Whatsapp


Etichette

HISTORI PSIKOLOGJI LETERSI SHQIPE SHKENCA POLITIKE BIOLOGJI QYTETARI SOCIOLOGJI DREJTESI ESE ARGUMENTUESE JURIDIK PEDAGOGJI GJEOGRAFI EDUKATE SHOQERORE DIDAKTIKE BAZAT E FINANCES SHKRIM AKADEMIK FINANC BANK LETERSI BOTRORE GJUHE SHQIPE MATEMATIKE HISTORI SHQIPRIE SHKENCA JURIDIKE ANALIZE VEPRASH EDUKIM FIZIKE PSIKOLOGJI EDUKIMI ESE UNIVERSITETI POEZI MENAXHIM FINANCIAR MJEKESI KIMI PARAPSIKOLOGJIA EKONOMI INFORMATIKA ESE LETRARE MENAXHIM BIZNESI NJOHURI PER MEDIANIAN TRASHGIMI KULTURORE Anatomi ESE FILOZOFIKE GAZETARI INFERMJERI MENAXHIM TURIZEM SHKENC TOKE E DREJTA NDERKOMBETARE PUBLIKE HISTORI BOTRORE POLITIKAT E SIGURIS KOMBETARE E DREJTA E PRONES Histori e Mendimit Politik ALL POST AUDITIM BANKAR BAZAT E DEMOKRACISE DHE TE DREJTAT E NJERIUT ESE SHKENCORE FILOZOFI HISTORI ARTI HISTORI E EKONOMIS SHQIPTARE LETERSI MENAXHIM NDERTIMI MIKROEKONOMI POEMA PSIKOLOGJI REHABILITIMI BJOLOGJI EDREJTA E MJEDISIT FJALE TE URTA LEKSIONE AUDITIM MARDHENIA ME PUBLIKUN MASTER SHKENCOR Marrëdhënie Ndërkombëtare PSIKOLOGJI KESHILLIMI PSIKOLOGJI SHKOLLE SINTAKS TEORI E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE ANGLISHT EDUKIM MUZIKORE ESE ANGLISHT ESE INFORMUESE GJUHE INFERMIERI KERKIM SHKENCOR METODAT E EDUKIMIT EMPIRIK METODIKE ARITMETIKE PSIKOLOGJI ZHVILLIMI TEKNOLOGJI INFORMACIONI TRASHGIMI KULTURORE EUROPIANE APLIKIM KOMPJUTERIK BUJQESI ESE HISTORIKE ETIKA E TE USHQYERIT GUIDE TURISTIKE HIGJENE HYRJE NE PSIKOLOGJI INFORMATIK ISMAIL KADARE LETERSI PER FEMIJE MENAXHIM KLASE MESIMDHENIE ORGANET E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE PSIKOTERAPI SOCIOLOGJI EDUKIMI pyetjet e Licences ANALIZE sHARL BODLER Dituri natyre E DREJTA KUSHTETUESA EDUKIM FIZIK EDUKIM PER KARRIER KSHILLA SHTATZANIE LIBRA LEXO-SHKARIKO LOGJIKE MATURA SHTETERORE MBROJTJE DOKTORRATURE MIGJENI MUZIKE POLITIK ARSIMORE POLITIKA NE BE PSIKOLOGJI E ZBATUAR NE MESIMDHENIE RECENSION TEME DIPLOME hist

Studimi i sherbimit ne bare dhe restorante



http://eseshkolle.blogspot.com/
                    
Lenda: Etike e te ushqyerit

Tema: Studimi i sherbimit ne bare dhe restorante
Sherbimi ne bare  dhe restorante eshte nje nga sherbimet me te rendesishme ne industrine e mikpritjes.
Tri funksionet e personelit te sherbimit
Parapregatitje per sherbim
Mikpritje
Shitje
Rradha e sherbimit ne tavoline
Femrave u sherbehet te parave, pastaj burrave.
Klientet me te moshuar para atyre me te rinjve.
Klienteve te nderuar gjithmone duhet t’u sherbehet te pareve
Atij qe fton I sherbehet ne fund
Sherbimi I veres
Etiketa e veres .
Gota e shebimit.
Temperatura e sherbimit.
Teknika e sherbimit
Sherbimet e Hotelit
Transporti nga aeroporti. Ne ofrojmë shërbimin “pick up” transportin nga aeroporti dhe kemi 15% zbritje.
Parkingu. Parkingu është i siguruar 24 orë.
Telefon. Të gjitha dhomat kanë një telefon i cili mund të përdoret për të thirrur edhe jashtë hotelit.
TV. Ekran Flat Screen me kanale digjitale..Recepcioni. Ne jemi 24 orë në shërbimin tuaj.
Restorant
Stafi ynë profesional do të iu shërbejë me një shërbim Mbretërorë.  Në restorant ne do të kemi kënaqësinë të iu shërbejmë kuzhinën tradicionale, rajonale dhe ndërkombëtare, nëse keni ndonjë dëshirë tjetë do të kemi kënaqsinë për të iu përgjegjur dëshoirës suaj.
Salla e Konferencave. Çfarëdo që jeni duke pritur një takim pune apo një konferencë, “Silver” Hotel ofron strukturë të përsosur për të përmbushur nevojat tuaja. Dhoma jonë speciale është plotësisht e paisur me përparimet e fundit teknike duke përfshirë aftësitë wireless internet dhe projektuesit LCD
Mëngjesi. Ne e shërbejmë mëngjesin në dhomë të veçantë nga 7:00 AM deri 10:00 AM gjithashtu kemi edhe shërbimin e mengjesit ne dhomën tuaj.
Interneti. Wi-Fi internet me shpejtësi të lartë është në dispozicion në të gjithë ndërtesën, duke përfshirë edhe në dhomat e hotelit dhe në Restorantë gjithashtu ofrojmë Lap Top për shfrytëzim për te gjithë klientët tanë.
Shërbimi Larje\Hekurosjen e Rrobave.  Në qoftë se i dergoni në recepcion rrobat e tuaja para orës 9:00 AM, ju do të merrni rrobat tuaja në të njëjtën ditë maximum deri në orën 18:00 PM, të pastërta dhe të hekurosura.
Mini-bar
Në çdo dhomë është një mini-bar dhe në te do të ketë ujë dhe lëngje.
Kasafort. Të gjitha dhomat janë të pajisura me kasafor digjitale.

Alarm për Zgjim
Ju lutemi të na informoni për numrin e dhomës tuaj dhe kohen kur dëshironi të iu zgjojmë përmes telefonit etj.Baret dhe Restorantet ne Hotel Vlora International

Restoranti “Bukuroshja e Durrësit” i pozicionuar përgjatë bregut të detit, ju ofron një mjedis komod dhe elegant me kuzhinë të zgjedhur.
Në restorantin “Bukuroshja e Durrësit” mund të shijoni bufe të ndryshme me gatime të freskëta.

Dreka 13:00 – 16:00
Darka 19:00 – 23:00               “Tre brezat”, një atmosferë e stilit Italian ku gërshetohet ambjenti i një xhelaterie, me restorantin me kuzhinë ndërkombëtare dhe “Wine bar-i” me mbi 200 lloje verërash.
Wine Bari “Tre brezat” është vendi ideal për të shijuar kohën mes miqve tuaj.

Orari i shërbimit: 7:00 – 24:00
                       
“Pool bar”-i pozicionuar në mes të pishinës, rrethuar nga palmat.Këtu ju mund të shijoni kokteile tropikale nën tingujt e muzikës verore.

Orari i shërbimit: 9:00 – 19:00                        Dy “Beach bare” nga ana e plazhit në dy skajet e hotelit ku shërbehen snekë të ndryshëm dhe pije të ftohta për të freskuar orët më të nxehta të verës.

Orari i shërbimit: 9:00 – 19:00
VLORA INTERNATIONAL
Cilësi dhe komoditet, është nga më luksozët në Vlorë ndodhet pranë portit detar 10 m larg nga deti ju ofron dhoma matrimoniale dhe singëll të pajisura me kondicioner, TV, telefon, minibar, shërbim në dhomë, mëngjesi falas, të gjitha dhomat me pamje nga deti. Pishinë e mbyllur.Sallë konferencash 200 vënde, 50 vënde.Bar-restorant me një menu të pasur në asortimente dhe cilësi.Parkim i bollshëm.Mund të bëni prenotime të cdo lloji.
Pranë portit detar-Vlorë




Turizmi eshte nje industri qe karakterizohet nga perfshirja intensive e krahut te punes. Burimet njerezore per kete industri jane vleresuar si ‘lende e pare’  apo jane parashikuar nga ekspertet si faktori me i rendesishem qe do te perballohet nga kjo industri gjate dekadave te fundit dhe ne vazhdim.
Por cfare cilesie ofrojne burimet njerezore ne turizmin shqiptar? A i kenaq ajo kerkesat dhe nevojat e klientit d.m.th te turistit?
Cilesine e sherbimit dhe rolin e njerezve  mund ta shohim qe ne konceptimin e bizneseve dhe ndertesave deri ne menyren e kryerjes se sherbimit nga kamarieret, recepsionistet etj.
Tashme ne Shqiperi gjen hotele dhe restorante te ndertuara me materiale te shtrenjta, me mermere dhe granit, me TV dhe kondicioner, me banjo me vaske etj. Por nderkohe banjua mund mos jete e pastruar mire, hoteli mund te mos kete uje ose drita, mund te mos i punoje dushi, mund te mos gjesh njeri te komunikosh ne gjuhe te huaj, sherbimi  mund te filloje te ofrohet pas gjysem ore, cmimet i vene me te larta per te huaj apo kosovare, dhe kur i ankohesh pronareve te thone se mund te shkosh ne vend tjeter.Te gjithe  keto kane te bejne me  kulturen e sherbimit dhe ndikojne ne formimin e imazhit te sherbimit ne turizmin shqiptar.
Ai qe ka provuar dhe jeton eksperiencat e turistit apo klientit te ketyre sherbimeve veren nje “karakteristike” te turizmit shqiptar: ndertime luksi, por qe ne mjaft raste mbesin si te akullta, nuk mbushen me gjallerine dhe ngrohtesine e mikpritjes, dhe humbin luksin dhe elegancen per shkak te sherbimit  qe ofrohet.
Duhet theksuar se fajtore per kete nuk jane vetem pronaret dhe punonjesit. Keta te fundit shpesh kane deshiren dhe vullnetin per te bere dicka te bukur, por u mungon kultura e duhur profesionale qe te dallojne se cilat jane kerkesat dhe nevojat e turisteve dhe prioritet e tyre.
Nese do te analizojme historine e industrise shqiptare te turizmit do te shohim se kemi shume pak tradite, duke marre parasysh historine 40 vjecare te nje regjimi qe luftonte konceptin e nje shoqerie konsumi, ku ofrimi i sherbimeve te shlodhjes dhe argetimit konsiderohej i huaj dhe mikroborgjez, ku arti i kulinarise nuk u zhvillua nga varferia, ku ne sferen e sherbimeve ekzistonin vetem restorante popullore apo gjelltore te ushqimit social, dhe ndertimi i hoteleve ne qytetet kryesore u be vetem ne vitet 1970 atehere kur nevoja per valuten te huaj u pa e domosdoshme.

Kjo shpjegon edhe interesin e paket te opinionit publik mbi turizmin. Edhe pse dicka ka filluar te levizi keto dhjete vitet e fundit, ajo ngelet akoma ne kuadrin e propogandes politike gjate muajve te sezonit turistik. Akoma nuk po mendohet per spoteve publicitare sensibilizuese qe i tregojne opinionit publik vendas rendesine qe ka turizmi yne ne zhvillimin ekonomik, nxisin sjelljen e kulturuar dhe sherbimin ne nivelin e duhur apo kritikojne fenomenin e perfitimit, tentativat zhvatese, indiferencen qe vihet re shpesh ne sektorin e sherbimeve ne pergjithese. Keto duhet te financohen nga qeveria shqiptare (ne bashkpunim dhe me NGO perkatese) dhe te transmetohen ne menyre te vazhdueshme disa muaj rrjesht para hapjes dhe gjate sezonit turistik, me parrullen e qarte "Mesazh i qeverise shqiptare" ne fund te spotit. Kjo praktike aplikohet shpesh ne vendet perendimore per luftimin e fenomeneve negative, por edhe per te transmetuar ide te reja, pozitive per zhvillimin e vendit

Ne fakt, me shume se nje ndergjegjesim te plote mbi potencialet e turizmit ne vendin tone, ka nje konfuzion, nje paqartesi, si ne sektorin publik ashtu edhe ne ate privat.  Askush nuk eshte ne gjendje te te thote se cfare drejtimi do marre turizmi yne, kush do i percaktoje keto drejtime, si, kush, dhe kur do zbatohen. ‘Shpetimi’ nga pyetje te tilla qe shtojne konfuzionin, vjen me pergjigjen: ‘Ka nje masterplan per turizmin’. Kete te thone kur duan te ‘te heqin qafe’ ne Ministri, kete te thone edhe ne komunat e vogla me potencial zhvillimi turistik, megjithese nuk e dine se cfare eshte ky ‘masterplani qe do t’ju vije nga “ata lart ne qeveri”’.
Rezultati me tragjik i ketij indiferentizmi ndaj turizmit tone, eshte se ai nuk po shihet akoma si potencial i tille as nga brezi i ri. Kjo vjen pikerisht per mungesen e atij sensibilizimi te opinionit publik qe permendem me siper. Dhe per pasoje, studentet shqiptare qe kane mundesi te studiojne jashte shtetit preferojne shume me pak degen e turizmit. Pra dikush qe shpenzon shuma te medha per t’u shkolluar jashte, nuk e shikon akoma turizmin si nje sektor qe do marre ate rendesi dhe zhvillim te mjaftueshem, qe t’i garantoj atij studenti nje burim te ardhurash per te ndertuar jeten e tij. 

Por nese kete garanci nuk ja japin qeveritaret tane (sepse nuk e kane idene as vete se cdo behet me turizmin), duhet te jete sektori privat ai qe duhet te beje me shume. Ketu nuk e kemi fjalen per ato agjensi turistike qe mbahen me viza kontrabande, apo ato hotele qe mbahen me prostituta, por per ato subjekte private serioze, qe kane njefare pervoje ne turizem dhe perpiqen te ndryshojne dicka. Eshte detyra e tyre te perpiqen te krijojne brezin e ri te menaxhereve, sepse tek ta duhet te shikojne rritjen e fitimit te tyre dhe mbijetesen nga konkurrenca.  Patjeter qe kete duhet ta kerkojne ta bejne ne bashkepunim me ministrite perkatese te turizmit dhe arsimit.

Nuk ka per te na i zgjidhur problemet e turizmit as nje masterplan qe nuk zbatohet ndonjehere, as nje funksionar ministrie qe degjon per here te pare per turizmin atehere kur e caktojne ne nje detyre te tille.  Zgjidhja e vetme e problemeve te turizmit vjen nepermjet edukimit ne nivelet bashkohore.

Turisti i sotem modern, nuk pyet me se ku do veje per pushime, por cfare do beje atje ku do veje. Dhe me keta drejtuesa te turizmit tone, ne nuk u japim dot pergjigje as per pyetjen e pare, se per te dyten as qe behet fjale. Prandaj per te kapur ritmin e kohes, duhet te fillohet te mendohet urgjentisht per pergatitjen e brezit te ri te menaxhereve te ardhshem te turizmit. 

Eksiston nje boshllek shume i madh ndermjet kerkeses per menaxher te tille dhe struktures arsimore te profilit te turizmit. Tre shkollat e mesme qe kemi nuk mund te pergatisin keta menaxhere. As ai gjysem simestri i Universiteteve tona s’mund ta bej kete. Ka ardhur koha te mendohet seriozisht per hapjen e nje shkolle te larte profesionale turizmi, e cila do pergatise nxenesit me te mire te ketyre shkollave te mesme drejt nivelit te menaxhereve.
Hapja e nje shkolle te tille nuk eshte e lehte kur mendon kushtet dhe eksperiencen tone, por po te vleresohet seriozisht rendesia e saj, po te bashkepunojne Ministrite e Turizmit dhe Arsimit me sektorin private, dhe tre shkollat e mesme dhe Universitetet, kjo zgjidhje nuk eshte e pamundur.  Dhe nese te gjitha palet japin kontributin e tyre, modelet apo dhe eksperienca mund te merret nga shkolla te ngjashme perendimore, te cilat jane gjithmone te gatshme te ndihmojne ne raste te tilla, kur shikojne nje angazhim serioz nga pala vendase.

Deri sa te hapet nje shkolle e tille, duhen pare mundesite e shpejta (qe te paraprijme sezonet e aferta te turizmit) per pergatitjen dhe thithjen e manaxhereve te rinj.
Ne mendojme se ekzistojne dy alternativa: e para ka te beje me thithjen e atyre pak studenteve qe kane bere apo po bejne nje shkolle te tille ne vendet me turizem me te zhvilluar se ai i yni.

Qe te terhiqen studente te tille ne sektorin publik apo privat, duhet te kihet parasysh qe kjo nuk behet duke u ofruar nje vend pune si recepsionist apo preres biletash. Po ashtu studente te tille qe shpesh mund te kene nje background me te pasur sesa vete shefat e tyre potencial shqipetare, nuk mund te vleresohen me nje rroge prej 10 000 lekesh kur nderkohe puna me e rendomte qe ata mund te gjejne ne perendim u ofron te pakten 1 000 Euro.
Dihet qe shuma te tilla jo te gjithe t’i japin ne Shqiperi, prandaj nje zgjidhje (sidomos per ata studente qe kane veshtiresi per te gjetur nje pune jashte shtetit) mund te jete kompesimi nepermjet angazhimit te kompanive shqipetare drejt produktit turistik vendas. Nese psh nje agjensi turistike merr persiper sfiden per te “zbuluar”, perfshire ne paketen turistike, dhe shitur produktin shqiptar, atehere ky produkt do zhvillohet me shume, gje qe do sjelle edhe rritjen e normes se fitimit, pra dhe te shperblimit te punonjesve. Ne te njejten kohe do terheqi vemendjen edhe te operatoreve turistik te huaj, si rezultat do rrisi dhe numrin e turisteve.
Pra drejtimi ndaj produktit vendas ofron me shume te ardhura dhe garanci per te ardhmen, si dhe u jep me shume mundesi studenteve te tille te vene ne praktik njohurite e tyre – dhe kjo mund te jete nje arsye per ta qe te mos presin te njejten rroge.

Alternativa e dyte eshte sponsorizimi i studenteve me te mire te turizmit ne Shqiperi per te sudiuar ne nje shkolle perendimore. Kjo mund te behet nepermjet bashkepunimit te sektorit privat (individualisht ose te organizuar) me shkollat perkatese ne vend. Me keta studente mund te lidhet nje kontrate, ku kompani te ndryshme mund te paguajne nje burse (pervoja tregon qe nuk eshte ndonje shume e madhe per keto kompani) per studim te ketyre studenteve, kurse studentet duhet te arrijne nje rezultat te kenaqshem dhe te kthehen te punojne per kompanine shqiptare mbas studimit. Kjo e fundit realizohet duke kooperuar me autoritetet qe japin lejen e qendrimit te studentit ne vendin ku do studiohet, duke e bere kete leje qendrimi me kusht kthimi.
Të lësh apo të mos lësh bakshish? Në shtete të caktuara është i detyrueshëm, në të tjera fakultativ, por në disa shtete edhe ofendues për atë që i ofrohet
Sipas “Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe”, bakshish quhen të hollat që i jepen dikujt për shërbime të vogla mbi vlerën e punës që bën.Të dhënit bakshish është i ndryshëm në kultura dhe shërbime të ndryshme. Në disa rrethana, si për shembull te punonjësit e administratës, të pranosh këtë sasi të hollash konsiderohet e paligjshme. Në disa vende, të japësh bakshish është normë, disa punëdhënës i paguajnë punëtorët e tyre duke llogaritur edhe shtesat e bakshisheve që do të marrin.
Një numër ekonomistësh mendojnë se bakshishi është ekonomikisht i paefektshëm.Ai lidhet edhe me paragjykime racore, pasi minoritetet shprehen se janë më pak të aftë të paguajnë sasi të mëdha bakshishi.Në këtë mënyrë ata tregohen haptazi më të varfër dhe kjo gjë nuk u pëlqen.Studime të tjera shprehen se bakshishi përmban nota të racizmit, pasi pakicat etnike ankohen se për shërbimet e tyre u japin më pak sesa vendasve.Korrupsioni dhe ryshfeti shpesh justifikohen pas veprimit të lënies bakshish, por është e qartë se të dyja ato janë të një shkalle më të sofistikuar, që lidhen me shpërblime shumë herë më të larta sesa shërbimi.
Bakshishi është më tepër i lidhur me shërbime si restorantet dhe kafenetë, ku përshkruhet si jo i detyrueshëm, por që në vetvete është pothuajse një detyrim. Ja si duhet të veproni në shtete të ndryshme të botës për lënien e bakshishit.
Në SHBA dhe Kanada, si të gjitha të ardhurat e tjera, bakshishi është një e ardhur që taksohet dhe që duhet të deklarohet.Zakonisht në Kanada, pronarët e bizneseve dhe stafi i tyre nuk merr bakshish dhe nuk ka një sasi, për shembull prej 10 për qind të faturës, që është e detyrueshme të lihet pas shërbimit.
Në Shtetet e Bashkuara lënia e bakshishit është një zakon i përhapur gjerësisht në shoqëri.Përgjithësisht jepet për shërbime si restorantet, në kurset e golfit, në kazino, në hotele, në shpërndarjen e ushqimit, në taksi dhe në sallonet e bukurisë. Për pjesën më të madhe të shekullit XX, marrja e bakshishit ishte një sjellje jo e hijshme për personat që drejtonin apo ishin pjesë e institucioneve, por në shekullin ku jetojmë, kjo është bërë një domosdoshmëri për të gjitha shërbimet.
Në Kinë, zakonisht bakshishi nuk ekziston, përjashtim bëjnë Hong-Kongu, Macau dhe Tajvani. Megjithatë në hotelet ku u shërbehet të huajve, bakshishi mund të jetë i lejueshëm.
Në Indi, lënia e bakshishit nuk është një detyrim i konsumatorit, pavarësisht se kohët e sotme është një praktikë gjerësisht e shpërndarë.Në lokalet e kategorive të mesme, bakshishi nuk është diçka që pritet, por në ato të shkallës së lartë ai varion nga 10-15 për qind të faturës.Në Indi, bakshishi aplikohet për punët që kanë të bëjnë me shërbimin manual, si për shembull portierët dhe shërbëtorët e hoteleve. Në këtë vend nuk ka shumë rëndësi sasia e bakshishit, pasi ecet me mendimin më mirë pak, se asgjë.
Në Izrael, bakshishi është diçka që vihet re në bare dhe restorante, varion nga 10-12 për qind.
Në Japoni, dhënia e bakshishit nuk është pjesë e kulturës së vendit. Japonezët nuk ndihen rehat kur atyre u jepet bakshish, në këtë rast ata ndihen konfuzë, vihen në siklet dhe ka shumë mundësi të refuzojnë.
Në Jordani, bakshishi është pjesë e kulturës vendase dhe haset gjerësisht në restorante, hotele, taksi, dyqane dhe bare. Nëse jeni një klient i rregull i një lokali, sasia e bakshishit që do të lini pritet të jetë nga 5-36 për qind.Ai quhet “baksheesh” dhe u jepet punëtorëve, me qëllim që të përmirësojnë shërbimin ose si shpërblim për punën e tyre.Për nëpunësit, policët dhe ushtarakët cilësohet si e paligjshme të marrësh bakshish.
Në Malajzi, lënia e bakshishit nuk është e zakonshme, megjithatë të huajt mund të paguajnë një sasi të vogël parash, sipas dëshirës, sidomos nëse shërbimi ka qenë veçanërisht i mirë.Në restorantet shumë të mira ekziston një taksë prej 6 për qind e vendosur nga qeveria dhe shpesh mund të hasni bashkë me faturën tuaj edhe një shtesë prej 10 për qind për shërbimin.
Në Pakistan, bakshishi nuk është një normë shoqërore dhe si pasojë nuk është i detyrueshëm në bizneset e vogla.Kur bie fjala për bizneset e shkallës së lartë, siç mund të jenë shërbimet e ushqimit, ndodh që konsumatorët të lënë bakshishe shumë bujare.Këto janë zakonisht nga 5-10 për qind mbi shumën e faturës.
Në Singapor, bakshishi nuk është shumë i përhapur. Në bare dhe restorante përgjithësisht vihet një shtesë prej 10 për qind që shkon për shërbimin, pavarësisht se nuk i jepet stafit që shërben. Zakonisht bakshishi jepet për taksi dhe në kafene.
Në Korenë Jugore, lënia e bakshishit nuk është e detyrueshme në restorante, hotele apo taksi. Madje ai cilësohet si veprim shpërqendrues.
Në Tailandë, një sasi e vogël bakshishi lihet zakonisht në restorante. Të marrësh qindarkat kur ke paguar një faturë të majme, konsiderohet e pasjellshme.Nuk është e detyrueshme një përqindje e caktuar, por ama shihet si një veprim që duhet të bëhet.
Në Turqi, bakshishi ka kuptimin e dhuratës, nuk është i detyrueshëm dhe nëpër restorante jepen nga 5-10 për qind.Një bakshish i vogël i lihet portierit, ndërsa shoferët e taksive, nuk presin që t’i lihet ndonjë e hollë.

Në Australi, bakshishi nuk është zakon vendas. Minimumi i rrogave atje është zakonisht 15.96 dollarë për orë. Veprimi i lënies së bakshishit në çdo lloj biznesi konsiderohet si jo i zakonshëm. Kazinotë në Australi e ndalojnë bakshishin për stafin e tyre, pasi ai konceptohet si ryshfet.
Në Zelandën e Re, bakshishi është një zakon i ri që po krijohet kohët e fundit dhe që varion nga 10-15 për qind. Turistët e ardhur nga vende që e kanë shumë të zhvilluar bakshishin si SHBA-ja, e kanë kultivuar këtë veprim në Zelandën e Re. Bakshishi jepet si shpërblim për një shërbim të kryer shumë mirë ose kur dikush ka dëshirë ta dhurojë. Në guidat turistike të Zelandës së Re shkruhet se bakshishi nuk është i detyrueshëm as në bare dhe as në restorante.
Në Kili, bakshishi është i përhapur si një sasi 10 për qind nga shuma totale e faturës në bare dhe restorante. Ndonjëherë në faturat që jepen, shënohet edhe sasia e bakshishit e këshillueshme për t’u lënë.Për shoferët e taksive, pavarësisht shërbimit të mirë që japin, bakshishi nuk është i njohur.Në ndalesat e semaforëve gjenden performues artistikë, të cilët zakonisht paguhen me të holla, por kjo ndodh vetëm nëse u pëlqen shfaqja.Në shërbimin e hotelit nuk praktikohet bakshishi, por rekomandohet për shërbimin e pastrimit pas largimit.
Në Argjentinë mund të lini 10 për qind bakshish në bare dhe restorante, kur jeni të kënaqur me shërbimin. Nëse nuk lini asnjë shpërblim, atëherë kjo tregon se jeni larguar shumë i pakënaqur që aty.Në shumë restorante gjendet një pagesë e vogël që aplikohet për çdo person në shenjë dhurate për shërbimin.Në Argjentinë bakshishi lihet për personat që shpërndajnë ushqim dhe për ata që mbajnë valixhet në aeroport.
Në Brazil, 10 për qind i shtohet zakonisht faturës suaj në restorante si bakshish.Ju jeni të lirë të mos e paguani këtë shifër, por është i pazakontë si veprim. Në klubet e natës së Brazilit ka filluar të aplikohet 10 për qind bakshish jo vetëm për shërbimin brenda lokalit, por edhe për hyrjen. Bakshishi në Brazil u shkon pronarëve dhe jo personelit.
Në Kolumbi jeni të lirë të lini bakshish sa para të dëshironi ose mund të paguani 10 për qind që është i detyrueshëm. Shumicën e herëve pronarët nuk e ndajnë në mënyrë të drejtë sasinë e të ardhurave të fituara nga bakshishi me punonjësit.Prej vendasve pritet që turistët të paguajnë më shumë sesa shuma normale e bakshishit.
Në Belgjikë, bakshishi nuk ndodh. Në klubet e natës dhe restorante mund të lihen vetëm qindarkat, që rrumbullakosin shumën kryesore.
Në Kroaci, bakshishi është i përhapur më shumë në restorante, ku lihet nga 3-5 për qind e faturës. Në lokale dhe bare lihen shuma të përafërta me pagesën totale. Nuk është e domosdoshme t’u lini të holla shoferëve të taksive apo parukerëve, por kjo është diçka që mund ta përcaktoni vetë.Në vende turistike si Kroacia dhe Singapori, kini parasysh se bakshishi “mund t’ju hapë shumë dyer” dhe t’ju shërbejë për të lënë një përshtypje të mirë te vendasit.
Në Danimarkë, Finlandë dhe Norvegji, bakshishi nuk kërkohet dhe nuk është i detyrueshëm.Ai mund të lihet në shenjë mirënjohjeje, vetëm kur shërbimi dhe ushqimi ka qenë shumë i mirë.Në Danimarkë dhe Finlandë, të hollat për shërbimin e kryer mblidhen së bashku me faturën.
Në Francë, që prej kohës kur pagesa për shërbimin u bashkua me faturën, bakshishi nuk është një veprim që pritet.Megjithatë në mënyrë rastësore klientët mund të lënë kusurin si shenjë e cilësisë së lartë të shërbimit.
Në Gjermani dhe Austri, bakshishi nuk është aq i përhapur sa në SHBA, por lihet nga 5-10 për qind në bare dhe restorante. Ndonjëherë shihet edhe në format e rrumbullakosjes së faturës dhe lënies së kusurit.Në Gjermani bakshishi konsiderohet si e ardhur, por nuk taksohet.
Në Greqi, bakshishi është i përhapur, por jo i detyrueshëm. Zakonisht jepet në formën e disa qindarkave që lihen në tavolinë gjatë kohës kur klienti largohet.Nuk ka ndonjë formulë të caktuar për sasinë që mund të lihet.
Në Islandë, bakshishi nuk është i zakonshëm dhe nuk pritet nga asnjë person që shërben që t’ia lini.
Në Itali bakshishi jepet vetëm si mirënjohje për shërbimin shumë të mirë. Pothuajse në të gjitha lokalet ekziston një çmim për shërbimin, ndaj kamerierët nuk presin ndonjë bakshish, por nëse ia jepni, nuk e refuzojnë. Nuk është e detyrueshme, por shpesh në bare dhe kafe dëgjohet shprehja “mbaje kusurin”.Zakonisht janë përhapur shumë kavanozat pranë arkave, ku lihen të hollat që cilësohen si të panevojshme, por në disa vende publike si për shembull tualetet, në Itali kjo formë bakshishi është e palejuar.
Në Holandë bakshishi nuk është një veprim që pritet të bëhet.Mund të ndodhë që të lihet si rrumbullakosje e shumës së përgjithshme.Në shumicën e restoranteve lihet një enë qelqi ku hidhen bakshishet, shuma e së cilës ndahet më pas në mënyrë të barabartë mes të gjithë punonjësve.
Në Portugali, bakshishi është i përhapur në restorante, në taksi, shërbimin e shpërndarjes së ushqimit dhe te personat që rregullojnë defektet në shtëpi. Shuma e lënë është e vogël dhe nuk ka lidhje me ndonjë përqindje.
Në Spanjë, bakshishi varet nga statusi ekonomik i klientit dhe nga kategoria e restorantit.Në baret dhe bizneset e vogla lihet një sasi e vogël të hollash pas mbarimit të darkës. Në vitin 2007, ministri spanjoll i Ekonomisë ua hodhi fajin bakshisheve për inflacionin e krijuar në vend.
Në Britaninë e Madhe, bakshishi nuk është i përhapur në bare dhe klube nate. Në restorante lihet zakonisht 10 për qind e faturës kryesore, që nuk është e detyrueshme, por që është e pazakontë të refuzohet pagesa.Në qytetet e mëdha pritet që për shërbime si taksia dhe parukeritë të jepni bakshish, ndërsa në qytetet e vogla nuk është e nevojshme.
Në Shqipëri, bakshishi është shumë i pritur nga çdo lloj shërbimi.Ai është bërë akoma më shumë i përhapur nga të huajt dhe nga emigrantët që kthehen përsëri në Shqipëri.Të lësh një bakshish prej 10 për qind të faturës në restorante është e zakonshme. Sipas këshillave të agjencive të huaja botërore, në Shqipëri portierët, ciceronët dhe shoferët privatë presin me padurim dhënien e bakshishit. Nëse nuk dëshironi të jepni bakshish, atëherë mund t’i dhuroni alkool, pasi do të japë efekt të njëjtë. Nëse vendosni të mos lini fare bakshish, shqiptarët do t’ju përcaktojnë si të pasjellshëm

Post più popolari

KERKO DETYREN TENDE