Whatsapp


Etichette

HISTORI PSIKOLOGJI LETERSI SHQIPE SHKENCA POLITIKE BIOLOGJI QYTETARI SOCIOLOGJI DREJTESI ESE ARGUMENTUESE JURIDIK PEDAGOGJI GJEOGRAFI EDUKATE SHOQERORE DIDAKTIKE BAZAT E FINANCES SHKRIM AKADEMIK FINANC BANK LETERSI BOTRORE GJUHE SHQIPE MATEMATIKE HISTORI SHQIPRIE SHKENCA JURIDIKE ANALIZE VEPRASH EDUKIM FIZIKE PSIKOLOGJI EDUKIMI ESE UNIVERSITETI POEZI MENAXHIM FINANCIAR MJEKESI KIMI PARAPSIKOLOGJIA EKONOMI INFORMATIKA ESE LETRARE MENAXHIM BIZNESI NJOHURI PER MEDIANIAN TRASHGIMI KULTURORE Anatomi ESE FILOZOFIKE GAZETARI INFERMJERI MENAXHIM TURIZEM SHKENC TOKE E DREJTA NDERKOMBETARE PUBLIKE HISTORI BOTRORE POLITIKAT E SIGURIS KOMBETARE E DREJTA E PRONES Histori e Mendimit Politik ALL POST AUDITIM BANKAR BAZAT E DEMOKRACISE DHE TE DREJTAT E NJERIUT ESE SHKENCORE FILOZOFI HISTORI ARTI HISTORI E EKONOMIS SHQIPTARE LETERSI MENAXHIM NDERTIMI MIKROEKONOMI POEMA PSIKOLOGJI REHABILITIMI BJOLOGJI EDREJTA E MJEDISIT FJALE TE URTA LEKSIONE AUDITIM MARDHENIA ME PUBLIKUN MASTER SHKENCOR Marrëdhënie Ndërkombëtare PSIKOLOGJI KESHILLIMI PSIKOLOGJI SHKOLLE SINTAKS TEORI E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE ANGLISHT EDUKIM MUZIKORE ESE ANGLISHT ESE INFORMUESE GJUHE INFERMIERI KERKIM SHKENCOR METODAT E EDUKIMIT EMPIRIK METODIKE ARITMETIKE PSIKOLOGJI ZHVILLIMI TEKNOLOGJI INFORMACIONI TRASHGIMI KULTURORE EUROPIANE APLIKIM KOMPJUTERIK BUJQESI ESE HISTORIKE ETIKA E TE USHQYERIT GUIDE TURISTIKE HIGJENE HYRJE NE PSIKOLOGJI INFORMATIK ISMAIL KADARE LETERSI PER FEMIJE MENAXHIM KLASE MESIMDHENIE ORGANET E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE PSIKOTERAPI SOCIOLOGJI EDUKIMI pyetjet e Licences ANALIZE sHARL BODLER Dituri natyre E DREJTA KUSHTETUESA EDUKIM FIZIK EDUKIM PER KARRIER KSHILLA SHTATZANIE LIBRA LEXO-SHKARIKO LOGJIKE MATURA SHTETERORE MBROJTJE DOKTORRATURE MIGJENI MUZIKE POLITIK ARSIMORE POLITIKA NE BE PSIKOLOGJI E ZBATUAR NE MESIMDHENIE RECENSION TEME DIPLOME hist

ANALIZ ROMANI I HUAJ ALBERT KAMY



http://eseshkolle.blogspot.com/
 I HUAJI ROMAN I MASËS APO I LEXUESIT TË SPECIALIZUAR”

Hyrje
Çfarë ndikimi ka tek ne si qenie njerezore ky roman?Albert Kamy është një nga autoret më të rëndësishëm të shekullit XX dhe një nga stilistet më të mirë të prozes moderne.Kamy është nga ata autor që kërkon maksimumin nga vetja dhe e arrin.Ai realizoi një ekuiliber të përsosur të përmbajtjes me formen.Në veprat e tij ai jep mendimin për jeten,për realitetin,për njeriun duke e përmbledhur në një njeri të vetem,në heroin e tij absurd.Bëhet fjalë për romanin I Huaji ku personazhi kryesor është Mërsoi I cili përshkruhet me një stil neutral dhe me një figure komplekse që lexues të ndryshëm mund ta përfytyrojnë në mënyra të ndryshme.Po a mundemi ta kuptojmë romanin pa e gjykuar atë dhe personazhin e tij?E kanë quajtur hero absurd,antihero,kriminel,viktime,deshtak,Krisht,antikrisht.
Hero absurd:sepse asnjë nga ne si lexues nuk gjen veten tek ai,duke përjashtuar raste të vecanta.
Kriminel: merr dhuraten që zoti ia ka dhënë arabit Jeten.
Viktime: është viktime e një realiteti të zymtë që gjithmonë e me shumë të merr frymen.
Deshtak: le veten në dore të të tjereve.
Krisht: përpiqet të vërë drejtësi.
Antikrisht: rezistenca për të besuar fjalët e priftit si përfaqesues të një besimi fetar.
Zhvillimi
Në këtë roman ngjarjet rrëfehen nga në veten e parë sa ne na krijohet përshtypja se rrefimi po ndodh në atë çast dhe përpara syve tone.Gjithcka fillon me një telegram ku shkruhet:”Nëna vdiq.Varrimi nesër .Ngushëllime.”Ai telegram aq I thatë për diçka kaq tronditese,I ngjan krejt pakuptim Mërsoit.Kështu absurdi hyn në roman qysh në fjalinë e parë,për t’u bërë pjesë e pandashme e gjithë jetës së Mërsoit.Më pas sjellja e tij dhe gjithçka ndodh duket aq e thatë dhe aq e pakuptim si teksti I telegramit.Ai nuk qan në varrimin e së ëmës,kurse të nesërmen shkon në plazh me të dashuren,mandej të dy së bashku shkojnë në kinema për të parë një film komik.Kur shoku I vet ngaterrohet me dy arabe dhe është gati të përdore revolen.Mërsoi ia merr për t;ia larguar sherrin,por ai e përdor vete revolen kundër njerit prej arabeve,në rrethana të cilat as ai vete nuk I kupton.Gjykatësit e dënojne Mërsoin me vdekje,të bindur se ky person që nuk ka derdhur lot as për nënën e vdekur,ka një zemer krimineli.Në gjyqin kundër tij ,Mërsoi duket se ai nuk merr pjesë dhe I duket se gjykatësit flasin për dikë tjeter.Madje,duket se ai nuk orvatet as për t’u mbrojtur.Ne mëngjesin e ekzekutimit,ai nuk pranon të bëjë pendese para priftit.Mërsoi nuk jep shpjegime për përgjigjet e qendrimet e veta sepse si rrefyes që është merr përsiper të rrefeje,të tregoje pa ndikuar tek si lexues.Ndaj nesh Mërsoi sillet njelloj si ndaj gjykatesve:faktet janë aty ,ai I rrefen ato sipas rradhës e secili le t’I gjykoje sipas mendjes së vet.Te Mërsoi dallojmë atë lloj virtyti,që Kamyja e quan sinqeritet total:ai pranon të vdese,por jo te gënjejë për t’I shtuar vetes pike para gjykatesve.Ngjarje në roman ndjekin një rrjedhë fatale drejt vdekjes.Spikasin tri takime me vdekjen:vdekja e nënës në krye të romanit,ajo e arabit në fund të pjesës së parë,që bën lidhjen me pjesën e dytë dhe,vdekja e trete,ajo e vete Mërsoit në fund te romanit.Ne nderkohen mes tri vdekjeve ndodhin fare pak gjera,rrefimi përmban episode e domosdoshme,thurur me fjali të thjeshta e gjykime të shkurtra,që fshehin me kujdes atë tension të brendshëm që buron nga prania e vdekjes.Në përputhje me këtë qëllim,Kamyja e ndan romanin ne dy pjese.Në pjesen e pare Mërsoi I sheh gjërat kryesisht me syrin e vet,kurse në të dytën ai detyrohet ta shohë veten në sytë të të tjereve.Përplasja e këtyre dy këndveshtrimesh çon në tragjedi.
Romani kunder vdekjes
Kamyja jep këtë shpjegim për romanin dhe heroin e tij: “Romanin I HUAJI e kam përmbledhur në një fjali,të cilën e di se është shume paradoksale:në shoqërine tone, gjithkush që nuk vajton mamane e vdekur,rrezikon te denohet me vdekje.”Ne lexuesit sikurse gjykatesi e njehohim Mërsoin si fajtor por jo për të njëjtat arsye dhe jo në atë mase sa për të pranuar një denim kapital.Fakti që Mërsoi nuk vdes për shkak të një gabimi juridik,por si pasojë e një gjykimi normal të institucioneve të drejtësisë kerkon reflektim të thellë tek ne.A janë organet e drejtesisë intitucioneve drejtësie që synojnë rehabilitimin shpirtëror e shoqëror të njëriut apo vegla për ta shtypur e për ta asgjësuar njeriun fizikisht?Kamyja jep një rast absurd mes shumë rasteve të tjera me qëllim që ne ta kuptojme se beteja me absurdin nuk fitohet lehtë.Protesta kunder vdekjes,që jep patosin themelor esesë “Miti I Sizifit”,fiton te romani “I Huaji një intensitet disa herë më të lartë,meqë këtu nuk bëhet fjalë për vdekjen abstrakte ose filozofike,por për vdekjen reale të personit me emrin Mërso.
I huaji Mërso
Titulli I romanit shërben si çeles për të hyrë në brendësi të tij.Personazhi kryesor Mërsoi,nuk është një I huaj në kuptimin e shtetësisëMërsoi nis ta përjetoje ndjesinë e të qenet I huaj ne momentin kur përballet me vdekjen.Në vdekjen e parë,ku të tjerët I ppropozojnë ta hapë arkivolin për t’I dhënë lamtumirën nënës,ai përgjigjet se kjo nuk është e nevojshme ai trup I shtrirë,nuk është më nëna e tij.në vdekjen e dytë,kur ai drejton revolen arabit,ai vepron si robot dhe ka ndjesinë sikur këmbëzën e shrehu Dielli që bie në kokë ose dora e një tjetri e jo e vetja e tij.Ne vdekjen e tretë,të vetvetes,atij sërish I duket sikur bëhet fjalë për dikë tjëtër,pasi ai nuk e njeh veten ashtu sic e paraqesi gjykatesit dhe siç e mendon prifti.Mërsoi e sheh veten sit ë huaj,sidomos në çastin kur e gjykojnë dhe interpretojnë sjelljen e tij ndaj nënës e shoqërisë.Ndjesia e të huajit përforcon tek ai nga qëndrimi I dëshmitarëve dhe itrupit gjykues,të cilët e konsiderojnë si një specie të çuditshme e të dyshimtë.Ai ndihet I huaj mes njerëzve,të cilët,jo vetem nuk përpiqe ta kuptojnë por I japin të shtyrën e fundit për në humnerë.Mërsoi e ndien se në mjaft raste fati I tij luhet nga fuqi të mistershme,si gjumi,klima,dielli,gjyqi,e deomos vdekja.Për të gjitha këto ne e shohim Mërsoin si të huaj.Mërsoi është tipi I personazhit me të cilin nuk identifikohemi dot ai na duket I huaj në raport me veten tonë.Mërsoi as nuk bën moral,as merret me politik,as synon karrierë,as mërzitet për gjëra si vdekja,dashuria,martesa.Aq më pak tek ai nuk dallojmë as ambicie,as xhelozi,as hipokrizi,as paragjykime çka karakterizon shumicën e njerëzve.Për  gjykatësit Mërsoi është një I huaj moral I rrezikshëm,të cilit duhet t’I pritet koka,për t’I larë duart me të e për të shkatërruar të vërtetën që ai bart.
MBYLLJA
Me këtë roman Kamyja nuk kërkon të na mallëngjeje.por të ngacmojë ndjeshmërinë dhe të zgjojë tek ne sensin e gjykimit.Ai nuk paraqet nje hero të pafajshem,të cilit gjyqtarët I bien në qafe kot se koti.Përkundrazi,ai përpiqet të na ngrejë peshë për t’I dalë në mbrojtje një personi fajtor që dënohet më rëndë sesa faji I vet.Për Kamynë,as jeta,as arti nuk janë botë bardhezi,por universe ku e bardha dhe e zeza shkrihen me njera-tjetren.Sipas tij,te Mërsoi lipset të shohim “historinë e një njeriu I cili pa qebë hero,pranon të vdesë për të vërtetën”.Mërsoi nuk sajoi “rrethana lehtesuese”për veten e as trillon fakte të paqena për t’u mbrojtur.Ai thotë shkurt e saktë vetëm atë që ndjen.Pavarësisht se do të lërë kokën,ai nuk gënjen,por I qëndron besnik të vërtetës së vet.
Historia e Mërsoit tregon se gjithkush përgjigjet për veprimet e veta dhe për pasoja që këto sjellin.Mersoi e lëshon veten të vozisë I lirë në rrjedhë të jetës,pa pyetur për më tej,dhe jeta një herë e njerr në det të hapur e herë e fundos në llum.Ai nuk gjen një ide të lartë për t’u udhëhequr në jetë,nuk e angazhon lirinë e vet në sensing e dobishem,nuk njeh përgjegjësinë për akte e veta të kthyeshme,ndaj I duhet të mbajë përgjegjisi për aktet e veta të pakthyeshme,vrasjen.Raporti emocional I lexuesit me Mërsoin përgjithësisht nuk paraqet si raport sipmati,as antipasti.Ky raport mbetet disi I paqartë e I mjegullt,sepse vetë personazhi me dashjen e autorit,paraqitet “I huaj “ Autori,madje na lë shteg për ta marrë Mërsoin tjeter për tjeter,me qellim që gjatë gjyqit të kuptojmë se për pak do të kishim marrë anën e gjykatësve.Fundja ,në lidhje me Mërsoin mund të thuhet e njëjta gjë që thotë avokati për gjyqin e Mërsoit: “Gjithçka është e vërtetë e asgjë nuk është e vërtetë”!
Bibliografia:
Letersi Boterore,Ardian Marashi,Sabri Hamiti
I Huaji,Albert Kamy

Post più popolari

KERKO DETYREN TENDE