Whatsapp


Etichette

HISTORI PSIKOLOGJI LETERSI SHQIPE SHKENCA POLITIKE BIOLOGJI QYTETARI SOCIOLOGJI DREJTESI ESE ARGUMENTUESE JURIDIK PEDAGOGJI GJEOGRAFI EDUKATE SHOQERORE DIDAKTIKE BAZAT E FINANCES SHKRIM AKADEMIK FINANC BANK LETERSI BOTRORE GJUHE SHQIPE MATEMATIKE HISTORI SHQIPRIE SHKENCA JURIDIKE ANALIZE VEPRASH EDUKIM FIZIKE PSIKOLOGJI EDUKIMI ESE UNIVERSITETI POEZI MENAXHIM FINANCIAR MJEKESI KIMI PARAPSIKOLOGJIA EKONOMI INFORMATIKA ESE LETRARE MENAXHIM BIZNESI NJOHURI PER MEDIANIAN TRASHGIMI KULTURORE Anatomi ESE FILOZOFIKE GAZETARI INFERMJERI MENAXHIM TURIZEM SHKENC TOKE E DREJTA NDERKOMBETARE PUBLIKE HISTORI BOTRORE POLITIKAT E SIGURIS KOMBETARE E DREJTA E PRONES Histori e Mendimit Politik ALL POST AUDITIM BANKAR BAZAT E DEMOKRACISE DHE TE DREJTAT E NJERIUT ESE SHKENCORE FILOZOFI HISTORI ARTI HISTORI E EKONOMIS SHQIPTARE LETERSI MENAXHIM NDERTIMI MIKROEKONOMI POEMA PSIKOLOGJI REHABILITIMI BJOLOGJI EDREJTA E MJEDISIT FJALE TE URTA LEKSIONE AUDITIM MARDHENIA ME PUBLIKUN MASTER SHKENCOR Marrëdhënie Ndërkombëtare PSIKOLOGJI KESHILLIMI PSIKOLOGJI SHKOLLE SINTAKS TEORI E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE ANGLISHT EDUKIM MUZIKORE ESE ANGLISHT ESE INFORMUESE GJUHE INFERMIERI KERKIM SHKENCOR METODAT E EDUKIMIT EMPIRIK METODIKE ARITMETIKE PSIKOLOGJI ZHVILLIMI TEKNOLOGJI INFORMACIONI TRASHGIMI KULTURORE EUROPIANE APLIKIM KOMPJUTERIK BUJQESI ESE HISTORIKE ETIKA E TE USHQYERIT GUIDE TURISTIKE HIGJENE HYRJE NE PSIKOLOGJI INFORMATIK ISMAIL KADARE LETERSI PER FEMIJE MENAXHIM KLASE MESIMDHENIE ORGANET E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE PSIKOTERAPI SOCIOLOGJI EDUKIMI pyetjet e Licences ANALIZE sHARL BODLER Dituri natyre E DREJTA KUSHTETUESA EDUKIM FIZIK EDUKIM PER KARRIER KSHILLA SHTATZANIE LIBRA LEXO-SHKARIKO LOGJIKE MATURA SHTETERORE MBROJTJE DOKTORRATURE MIGJENI MUZIKE POLITIK ARSIMORE POLITIKA NE BE PSIKOLOGJI E ZBATUAR NE MESIMDHENIE RECENSION TEME DIPLOME hist

GRUAJA NE POLITIKE


http://eseshkolle.blogspot.com/
GRUAJA NË POLITIKË


I – E drejta për t’u marrë me politikë.
II – Gruaja, frymëzuese dhe pjesëmarrëse në politikë.
III – Ndikimi i gruas në politikën e një vendi. 
IV -  Sjellja e politikës ndaj gruas.

  
HYRJE 
Shoqëria njerëzore që nga moment që u quajt si e tillë e, deri në ditët e sotme, por edhe për shumë kohë të ardhme, krijoi një koncept që i vinte e do t’i vijë në ndihmë organizimit e funksionimit të kësaj shoqërie. Koncepti për politikën është po aq i vjeter sa edhe lindja e shtetit, por po ta shikojmë këtë koncept, përtej këtij caku historik e, organizimi ekonomiko-shoqëror, del se “politika” është krijuar që në “foshnjërinë” e njerëzimit. E them këtë sepse, hyrja e njerëzve në marrëdhënie më njëri-tjetrin, për kushte jetësore, në rraporte mjedisore nga ku mbështetnin jetesën e tyre me gjithçka që i duhej jetës, domosdoshmërisht kërkonte “politika” të çastit, por edhe nga ato me afat më të gjatë e, shumë të gjatë.
Çdo veprimtari njerëzore në funksion të progresivitetit të saj të gjithanshëm është e lidhur me “politikën” si një krijesë e vetë mendjes njerëzore, krijesë e cila i ka të dyja anët e veta të medaljes. Në kohërat e hershme të shoqërisë njerëzore, ky koncept nuk njihej e nuk trajtohej si një çelës “i artë” në duart e sundimtarëve, për të arritur synimet e objektivat e tyre, qofshin ato me karakter përsonal, a me karakter shoqëror, por më vonë ky koncept u përdor e u trajtua si i tillë.

I  -  E DREJTA PËR T’U MARRË ME POLITIKË

Në stadin e njeriut të kohërave moderne lindi domosdoshmeria objektive që si çdo e drejtë njerëzore që i takonte njeriut, edhe “E drejta e njeriut për t’u marrë me politikë”, të sanksionohej në dokumente bazë, themelorë, të çdo vendi e të kerkohej zbatimi i saj nga kushdo e, në çdo vend të kësaj bote.
Në Kartën Universale të të Drejtave të Njeriut, miratuar nga OKB-ja, edhe kjo e drejtë zë një vend të rëndësishëm e një trajtim të zgjeruar, pasi është një nga elementët bazë në të cilin flitet për humanizmin e emancipimin njerëzor e shoqëror, në konceptin global.
Nga masa e zbatimit të kësaj të drejte dhe mënyra se si e jetësojnë atë, vende e shtete të ndryshme, marrin mbi vete edhe “pasaportat” e qytetarisë, apo të primitivitetit shoqëror. Parë në këtë këndveshtrim, përfshirja e të dyja pjesëve gjinore, përbërëse të shoqërisë njerëzore, në mënyrë sa më të barabartë në politikë, tregon për shkallën e emancipimit shoqëror e njerëzor të një shoqërie apo të një vendi (shteti) të caktuar.
Në këtë trajtesë dua të ndalem në këndveshtrimin tim për përfshirjen e gruas në politikë, si një nga të drejtat themelore njerëzore. Po të hedhim sytë e mendjes larg në origjinën e popullit tonë, vërejmë se në periudhën e Ilirisë, ne kishim në kreun e politikës së Ilirisë e të popullit ilir, një grua, mbretëreshën Teuta që komandoi, drejtoi e mbretëroi në vitet 230- 228 para Krishtit. Ajo jo vetem frymëzoi politikën e kohës, por edhe u bë promotor i jetësimit të asaj politike.
Prijëse legjendare e kohës, me permasa jashtilire, ajo la gjurmë të pashlyeshme në tërë vijimësinë politike të kohërave; la vlera të shenuara në jetën e popullit të vet, por ndikoi edhe tek fqinjët e ilirëve, falë politikës që frymëzoi e ndoqi.

II – GRUAJA FRYMËZUESË E PJESËMARRËSE NË POLITIKË

            Shkalla e emancipimit të një shoqërie përcaktohet nga hapësira që krijon vetë ajo shoqëri për përfshirjen e gruas në politikën e vendit. Duke e parë historikisht e, në vende të ndryshme të botës, pjesëmarrjen e gruas në politikë, mendoj se ajo, pra gruaja politikane, ka shfaqur jo rrallë vlerat e shpirtit të saj prej femre, si një qenie njerëzore me nje shpirt më të butë e më njerëzor, shpirt që i buron asaj nga qënësia e misioni i saj i mëmësise. Njeh jo pak raste historia njerëzore, por veçanërisht ajo e kohërave moderne, ku gra të veçanta janë shndërruar në “gra të hekurta”, në “gra të fuqishme”. Kështu mund të sjell në kujtesë gra të tilla si Indira Gandi – Indi, Benazir Buto – Pakistan; Theçer – Angli, Princesha Diana –Angli; M.Ollbrajt e H.Klinton –SHBA, A. Merkel- Gjermani.
            Politika nuk është vetem ajo që përfshin drejtimin e një shteti, por ajo shperfaqet edhe me forma te tjera të shumëllojshme, si përmes politikës së artit, bamirësisë, sportit e fushave të tjera jetësore. Kush nuk e njeh “politikën” humane me permasa të paperseritshme botërore në sherbim të të varfërve e të sëmureve në të gjithë botën, të femres shqiptare që sfidoi të gjitha politikat shtetërore të kohës e, që bash për këtë e tërë bota e quajti “Nënë”, pra Nënë Terezës? Shembuj të tillë flasin për domosdoshmërine e njohjes e pranimit të vlerave të mëdha të politikës që gjenerojnë shpirtrat, mendjet e veprimet e femrave politikane.
Vetë natyra e femres është e atillë sa ajo mbart në shpirtin e saj shumë anë njerëzore vlerore, çka natyra shpirtrore e burrit, ose nuk i ka, ose e ka të veshtirë t’i përdorë në politikë, por edhe në jetë.
Çdo shoqëri e ka mentalitetin e vet në lidhje me përfshirjen e gruas në politikë. Kështu ndodh edhe me shoqërinë shqiptare. Po të hedhim një shikim në hapësirë historike, verejmë se jetës tonë politike në vend, nuk i kanë munguar femrat që janë përfshirë në politikë, që para viteve nëntëdhjetë e, deri më sot. Por, ngelet për t’u parë e vlerësuar ana se sa e si është degjuar zëri i tyre; ç’poste kanë mbajtur; prania e tyre në jetën publike e, prania e tyre në media. Shoqëria e sotme shqiptare e pasnëntëdhjetës nuk vjen nga viti zero, nga “hiçi”. Kjo shoqëri vjen nga ajo pjesë e mentalitetit shoqëror të të pranuarit të burrave më shumë në politikë e në vendimmarrje. Ndaj lind nevoja parësore e thyerjes së këtij mentaliteti, duke pranuar shumë më tepër se sa deri më tani gra në politikë, në vendimmarrje e në qeverisje. Popullsia e vendit tonë përbëhet nga mbi 50% femra e, paradoksalisht ato janë “minoranca” në politikë. Kjo vjen nga fakti se  opinion i sëmurë në vend, grave që flasin hapur, u ngarkon  mbi vete vlerësime negative . Të habit rasti së këtë opinion e mbajnë gjallë edhe vetë gratë (!) Në të gjitha ato raste ku gratë kanë qënë të përfshira në politikë, rastet konfliktuale kanë qënë më të pakta, ashpërsia e kontradiktave ka qënë më e butë e, mundësia e zgjidhjeve në favor të shoqërisë ka qënë me e mundshme.

III – NDIKIMI I GRUAS NË POLITIKË

Gruaja është një forcë e madhe shoqërore, një forcë që mund të shenojë edhe kthesa historike, me levizjet e veta perparimtare, emancipuese e mbarëvlerore për gjithë shoqërinë. Përfshirja e gruas në politikën e një vendi, në rraportet e duhura, e thyen tabunë e nënvleftësimit të gjysmës femërore të popullsisë, por edhe të mendimit të gabuar se “politika është mashkullore”.
Nxjerrja e pengesave madhore si, të qënit nënë, gjendjes shoqërore e intelektuale, nga pjesa burrërore e shoqërisë, si pengesa që e diskriminojnë “objektivisht” gruan në përfshirjen e saj në politikë, është një kryepengesë që e paguan e tërë shoqëria. Ndikimet e stereotipave gjinorë që influencojnë në qendrimet për kandidatet politike, shumë shpesh konvertohen në vota. Për ndikimin e gruas në politikë, në jo pak raste nga ana e intelektualëve, nga analistë të ndryshëm, vihet në dyshim inteligjienca e grave në punët drejtuese. Pikërisht edhe për këtë arsye, gratë duhet të demonstrojnë me fakte, përmes talentit, urtësisë karakterizuese, përkushtimit të tyre shembullor se janë të afta po aq sa edhe burrat të përfshihen në politikë e, bile edhe t’i japin asaj një fytyrë e përmbajtje të re, më njerëzore e, më bashkëkohore.
 Politika nuk mund të jetë as “mashkullore”, as “femërore”, por bëhet e tillë kur ajo dominohet nga shumicat gjinore e, nga mendësitë e njëanshme.
Gruaja ndikon fuqimisht në vendimmarrje, në politikëbërjë kur është mirë e përfaqësuar në të dhe kur degjohet e merret parasyshë zëri e fjala e saj. Ky zë e ajo fjalë mund të degjohen kur vetë sistemi politik në të cilin veprojnë gratë, është shprehës e mbrojtës i lirive dhe i të drejtave të grave, me vepra e jo me fjalë. Levizjet e ndryshme të grave, të koordinuara e me synime të qarta edhe politike, në mbrojtje të tyre e të vlerave gjithëkombëtare, mund të ndikojë dukshëm në boshtin politik të një vendi, duke e bërë politikën më humane e, më të prekshme për masën e popullit. Edhe në SHBA, ku modeli i kësaj politike është më i arriri, ky model tregon se që nga vitet nëntëdhjetë e kendej, gratë janë përfaqësuar në politikë më shumë duke dhënë legjslatore shtetesh, senator e guvernatore më shumë e, më të suksesshme. I tërë ky progres ka ndikuar edhe në politikën bazë, duke e bërë politikën më të kuptueshme e më të ndjeshme ndaj halleve e nevojave të popullit.
Edhe në Shqiperi qendrimet ndaj përfaqësimit të gruas në politikë po ndryshojnë, duke u bërë këto qendrime më të pranueshme për gratë politikane. Sot gruaja shqiptare është më e pergatitur dhe më e motivuar për misionin e saj edhe në politikë. Përmes strukturimeve të levizjeve të grave, që nga shoqatat e, deri tek koalicionet e rrjetet e ndryshme sociale, gratë mund të arrijnë si një forcë e fuqishme që të kapin suksesin e tyre politik e, të ndikojnë në përmirësimin e klimës politike, në favorin e tyre, që është edhe favori e uguri i bardhë i shoqërisë. Gruaja shqiptare e organizuar në levizjet e veta, sot ka përparësinë ndër levizjet më të rëndësishme në Ballkan. E tërë kjo vlerë ka ndikuar dukshëm edhe në zbutjen e frymës konfliktuale, në ngushtimin e hendeqeve të vjetra e të reja ndër gjinore, ndërkombëtare rajonale, në ruajtjen e frymës së bashkëpunimit, mirëkuptimit edhe politik, në ruajtjen e qendrueshmerisë politike edhe rajonale.
Fryma politike e përçuar përmes lëvizjeve të gruas, përmes veprimtarive e nismave të përbashketa ndërkulturore, nderekonomike, shkencore, historike e turistike rajonale, ka ndikuar në mirëharmonizimin edhe të veprimeve politike ndershtetrore rajonale, në të mirë të paqes e ardhmerisë së saj të sigurtë.
IV – SJELLJA E GRUAS NË POLITIKË

Për sjelljen e gruas në politikë, si shtim numerik, por edhe si shtim vlerash, duke vendosur kuotat gjinore ka hapur debate të mëdha, duke kristalizuar një pyetje bosht: A bëjnë gratë politikë? Vetë pervojat e krijuara vitet e fundit, ku vendosja e kuotave gjinore në përfshirjen e gruas në politikë edhe, nga OKB-ja, për çdo vend pjestar të saj, flet se kjo sjellje në politikë është e domosdoshme ashtu siç është oksigjeni për jetën.
Gjatë kësaj kohë ku sjelljet në politikë të grave kanë qënë më të dukshme, është verejtur edhe prirja e kësaj kategorie politikanesh për të krijuar një profil të ri politikanesh me fuqi ndikuese në politikëbërje e, në vendimmarrje. Një balancë më e mirë gjinore në vendimmarrje e në bërjen e politikave të ndryshme, e përmirëson shumë politikën “e madhe” dhe demokracinë në një vend.
Pjesëmarrja e gruas në politikë ua çel shtegun shumë theksimeve e çështjeve të reja në kuadrin publik. Gruaja luan një rol të rëndësishëm në demokratizimin e jetës së një vendi, por edhe në demokratizimin e vetë partive politike ku bëjnë pjesë ato. Një ndër detyrat më parësore të një politike shtetërore e kombëtare është shkollimi i femrave dhe perfshirja e tyre në politikë. Kjo nuk do të thotë se duam të krijojmë një pamje të pranueshme tek të tjerët, por se një veprim i tillë na krijon përveç pamjes edhe një cilësi të re përmbajtësore e vlerore politike, si vend, si shoqëri e, si shtet.
Në qoftë se vetem shumë pak vite më parë në vendin tonë, 64% e studentëve që hynin në arsimin e lartë, ishin vajza, 36% ishin djem e, nderkohë që 70% e atyre që mbarojnë studimet e larta ishin vajza dhe 30% ishin djem, ky tregues domethënës na vë para përgjegjësisë morale për të sjellë disa herë më shumë këtë masë shumice të shkolluar, në politikë. Në një vend ku pjesa prej 70% e të shkolluarëve janë vajza e, 30% e të shkolluarëve janë djem, dhe përfaqësimi në Parlament është 16.4% nga gratë, s’ka se si të mos flasë për një pabarazi gjinore përfaqësuese në politikën vendimbërëse e vendimmarrëse. Sot konceptimi për gruan e për përfshirjen e saj në politikën e vendit ka pësuar ndryshime të dukshme pozitive, ndryshime që e mbështetin gruan dhe pjesëmarrjen e saj në politikë.
            Pjesëmarrja e femres në politikë është emancipim, është zhvillim, është shkëputje cilësore nga ato norma e koncepte frenuese e me natyre të vjetëruar kanunore, çka, në të kundërten do ta çonte shtetin në kohërat e parashtetit e, ligjin do ta zëvendësonte, norma kanunore. Përfshirja e gruas në politikë është demokraci e demokracia e vertetë nuk mund të konceptohet pa gruan në rraporte te drejta me burrin në relievin politik të një shteti, qe nga baza e deri në majën e piramidës shtetërore. Në bazë të statistikave dihet se në Shqiperi mbi 50% e popullsisë përbëhet nga femrat e, përfaqësimi më i lartë i tyre në politikë, as në zgjedhjet e fundit parlamentare nuk mundi t’i afrohet raportit të përfaqësimit në politikë, prej 30%, raport ky i vendosur nga OKB. Kjo dukuri ende negative, që buron nga natyra konservatore e lidershipeve te forcave politike në vendin tonë, reflektohet edhe në qeverisjen lokale, ku ky përfaqësim i gruas në politikën lokale është dukshëm disa herë më i vogel. Këtë mund ta konkretizojmë më faktin se në zgjedhjet e fundit për qeverisjen vendore, 2011, nga 384 krerët e njesive vendore, vetem 7 ishin gra dhe, vetem 12,4% të këshilltarëve lokal janë gra. Sot nuk bëhet fjalë për përfshirjen e gruas në politikën lokale, në zonat rurale, çka ajo në këto zona është një njeri i panjohur në politikë.
            Si përfundim mund të them se ende na duhet edhe shumë punë e kohë për të thyer barrierat e vjetersirave prapanike që pengojnë emancipimin e shoqërisë dhe përfshirjen e merituar në politikë, në roporte te drejta me burrat, të gruas shqiptare. Mendësitë e vjetëruara të drejtuesve politikë të forcave të ndryshme politike, mendësi që demonstrohen edhe me mbajtjen e drejtimit politik të atyre forcave me çdo kusht e me çdo mjet në kohë të papërcaktuara, flet edhe per vështirësitë e shumta në rrugën e përfaqësimit të drejtë të grave në politikën e vendit tonë.
            Përderisa edhe gratë janë njëlloj si burrat, qënie njerëzore, edhe pjesëmarrja në politikë e grave është sa domosdoshmeri, aq edhe një veprim njerëzor i një shoqërie me vlera e standarte njerëzore. Rritja e përfaqësimit të grave në politikë, në zgjedhjet e fundit qendrore, krahasuar me ato të vitit 2009, flet për një zgjim të shoqërisë e të politikës, për ta parë realitetin në sy e, për ta pranuar atë. Le të shpresojmë edhe në këtë drejtim, drejtim që duhet të marrë e tërë jeta politike në vendin tonë, sot e në të ardhmen.

Post più popolari

KERKO DETYREN TENDE