Whatsapp


Etichette

HISTORI PSIKOLOGJI LETERSI SHQIPE SHKENCA POLITIKE BIOLOGJI QYTETARI SOCIOLOGJI DREJTESI ESE ARGUMENTUESE JURIDIK PEDAGOGJI GJEOGRAFI EDUKATE SHOQERORE DIDAKTIKE BAZAT E FINANCES SHKRIM AKADEMIK FINANC BANK LETERSI BOTRORE GJUHE SHQIPE MATEMATIKE HISTORI SHQIPRIE SHKENCA JURIDIKE ANALIZE VEPRASH EDUKIM FIZIKE PSIKOLOGJI EDUKIMI ESE UNIVERSITETI POEZI MENAXHIM FINANCIAR MJEKESI KIMI PARAPSIKOLOGJIA EKONOMI INFORMATIKA ESE LETRARE MENAXHIM BIZNESI NJOHURI PER MEDIANIAN TRASHGIMI KULTURORE Anatomi ESE FILOZOFIKE GAZETARI INFERMJERI MENAXHIM TURIZEM SHKENC TOKE E DREJTA NDERKOMBETARE PUBLIKE HISTORI BOTRORE POLITIKAT E SIGURIS KOMBETARE E DREJTA E PRONES Histori e Mendimit Politik ALL POST AUDITIM BANKAR BAZAT E DEMOKRACISE DHE TE DREJTAT E NJERIUT ESE SHKENCORE FILOZOFI HISTORI ARTI HISTORI E EKONOMIS SHQIPTARE LETERSI MENAXHIM NDERTIMI MIKROEKONOMI POEMA PSIKOLOGJI REHABILITIMI BJOLOGJI EDREJTA E MJEDISIT FJALE TE URTA LEKSIONE AUDITIM MARDHENIA ME PUBLIKUN MASTER SHKENCOR Marrëdhënie Ndërkombëtare PSIKOLOGJI KESHILLIMI PSIKOLOGJI SHKOLLE SINTAKS TEORI E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE ANGLISHT EDUKIM MUZIKORE ESE ANGLISHT ESE INFORMUESE GJUHE INFERMIERI KERKIM SHKENCOR METODAT E EDUKIMIT EMPIRIK METODIKE ARITMETIKE PSIKOLOGJI ZHVILLIMI TEKNOLOGJI INFORMACIONI TRASHGIMI KULTURORE EUROPIANE APLIKIM KOMPJUTERIK BUJQESI ESE HISTORIKE ETIKA E TE USHQYERIT GUIDE TURISTIKE HIGJENE HYRJE NE PSIKOLOGJI INFORMATIK ISMAIL KADARE LETERSI PER FEMIJE MENAXHIM KLASE MESIMDHENIE ORGANET E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE PSIKOTERAPI SOCIOLOGJI EDUKIMI pyetjet e Licences ANALIZE sHARL BODLER Dituri natyre E DREJTA KUSHTETUESA EDUKIM FIZIK EDUKIM PER KARRIER KSHILLA SHTATZANIE LIBRA LEXO-SHKARIKO LOGJIKE MATURA SHTETERORE MBROJTJE DOKTORRATURE MIGJENI MUZIKE POLITIK ARSIMORE POLITIKA NE BE PSIKOLOGJI E ZBATUAR NE MESIMDHENIE RECENSION TEME DIPLOME hist

Ekonomia në kolonitë helene të Adriatikut



http://eseshkolle.blogspot.com/ Ekonomia në kolonitë helene  të Adriatikut .

Shekujt VIl-VI para kr. kane qene ne historinë e Ilirisë nje periudhe zhvillimi intensiv. Tregimet historianëve japin pak informacione per ekonomine antike , në kolonitë helene  të Adriatikut pasi ata përqëndrohen me teper në çështjet politike dhe ushtarake. Kolonistet helene nuk ka bërë një dallim të qartë ndërmjet oikos (familjes)dhe ndërmarrjeve te biznesit ose ergasterioneve ,që kishin si personel skllevërit, në pronësi të një sipërmarrësi(skllavopronari).
Në Dyrrah e Apolloni ekzistonin dyqanet ,qarkullonin  pajisjet bujqësore, mallrat shtëpiake , tekstile,  orendi pajisjet e shtëpisë së banesës ose te ekonomise bujqesore .etj. Në këto qytete kishte blloqe banimi(insula) ,tempuj, ndërtesa publike e ndertime te tjera.Supozohet se gjysma e tokes së përiferisë së qytetit (Hora ),mbillej, për çdo vit,  me  drithëra,por ka patur edhe vite ku perjetohej  zia bukes.

Pjesa tjeter e tokes ,rreth gjysma e sipërfaqes së përgjithshme e Horës , ishte destinuar per  kullotjen e  deleve  dhe dhive .Kishte edhe  toka qe perdoreshin si: kallamishte për t’u perdorur si lende te pare ne ndertimin e qerpicit apo per  rritjen  e gjineshtrave ,nga ku siguroheshin thuprat  për shporta. Po ashtu,nje vend te rendesishem, zinte prodhimi i kripes,i nxjerre nga kenetat bregdetare.
Per ushqimin e perditshem, si burim i mundeshem konsiderohej mishi nga  lepuri, dreri, dhe ndoshta edhe nga derrat të egër që siguroheshin nga gjuetia ne Horën malore te Oricumit.
Lenda e  drurit (kryesisht bredhi ,qe staxhionohej nga mjeshtrit  greke), ishte mjaft e perdoreshme  për ndërtimin e anijeve. Lundrimi gjate shek IV para Kr.ishte perqendruar në mardhëniet me Greqinë veriperendimore ,Italinë e Jugut(Magnia graecia) ,e me qendra te tjera portuale te Mesdheut. Shumica e lendes drusore (bredh,selvi, lis), e nxjerre nga pyjet e Maleve Ilirike  perdorej për ndërtimin e shtëpijave ,tempujve ,por herehere ajo perdorej   edhe si lende djegese ne furrat e qeramikës.
Përdorimi i trareve te  ullinjve të eger ,te destinuara për shartim,apo si fashatura  ne hapjen e transheve, ishte nje zeje tjeter e vecante. Edhe prodhimi i katranit ,rrëshirës nga haloret,kishte prioritet  ne artikujt e kohes. Peshku i kriposur ,njihej si  nje mall per konsum te brendeshem, por edhe qe tregtohej nga Korinthi  deri në  viset veriore te Ilirisë.
Në vreshtari dhe prodhimin e ullirit , që nga shek.IV para Kr e ne vazhdim ,ne ultësirën pranadriatikase kishte  punishte    te prodhimit te vajit te  ullirit, aq sa  si kembim  importet e nga Greqia (ene dhe bizhuteri)cilesoheshin nder artikujt e zakonshem te trafikut nderkombetar. Lokalizimi i nje grupi të amforave në agoranë e Apolonisë lidhet ngushtë me riorganizimin e taracës në jug të kodrës 104 në fund të shek. 4 pr. Kr. – gjysma e parë e shek. 3 pr.Kr.,kohë kjo  kur Apolonia përjetonte një fazë lulëzimi dhe vetë qytetit .Tarraca pranë kodrës 104 ishte një vend impozant,me pamje të mrekullshme nga deti. Pranë saj ndodhej zona e shenjtë, stoa lindore, si dhe porta lindore e qytetit, përmes së cilës bëhej lidhja me prapatokën e afërt. Në këto rrethana taraca dhe vetë zona e shenjtë duhet të kenë marrë dimension të ri në periudhën helenistike. Në favor të rivlerësimit urbanistik të taracës dëshmon dhe një fragment rruge, i dokumentuar gjatë gërmimeve në vitin 2008, rreth 10 m në jug të grupit  të amforave. Ky fragment është pjesë e rrugës magjistrale P-L.Muri i temenosit,muri i teracimit, i njohur si stoa lindore, si dhe ndërtimi i i sheshit për grupin e  amforave duhet t´i përkasin të njëjtit projekt ndërtimor, i zbatuar në një shtrirje kohore akoma jo shumë të qartë, por që duhet të ketë përfunduar diku rreth çerekut të tretë të shek. 3 pr. Kr.Amforat e gjetura në Apoloni janë një pikë e mirë referimi përmes të cilave mund të kuptohen më mirë lidhjet tregtare të këtij qyteti me botën greko-romake. Rreth 92% e amforave duhet të jenë importuar nga Italia ndërsa pjesa tjetër, rreth 8% kanë origjinë nga bota greke.Rreth 98% janë amfora vere, ndërsa vetëm 2% e tyre mund të lidhen me importet e vajit. Ky është një informacion mjaft interesant, përmes të cilit ne mund të kuptojmë jo vetëm historinë ekonomike të qytetit, por edhe karakterin e mardhënieve tregtare të tij në periudhën e hershme helenistike. Vera greke ka hyrë në tregun ilir mjaft herët,së paku që në periudhën arkaike ndaj,e dokumentuar nga   një sasi e  madhe amforash transporti vere të Apolonisë, Tjetër pamje kemi për amforat e vajit, të cilat dëshmohen shumë rrallë në Shqipëri. Në këtë rast ofrohen dy alternativa spjeguese: ose nevojat e tregut për vajin e ullirit plotësoheshin nga prodhimi lokal, ose vaji i ullirit nuk ishte pjesë e kuzhinës ilire gjatë kësaj periudhe.Nga autori antik ,Plini mësojmë se, kultivimi i ullirit në Itali përdorej kryesdisht  për prodhimin e vajit, ndërsa ulliri në anën tjetër të Adriatikut dhe në Detin Jon preferohej për ushqim.
Fasulet dhe bizelet ishin si ushqime te destinuara për të varfërit .Një grup i dytë perbenin  pemët frutore si :mollë, dardha, shegë,  ftua, arre,gështenjë,etj.
Kafshët shtëpiake dhe bujqësore,ishin  shumë të nevojshme për plehun organik.
Kuajt  rriteshin për gara dhe për qëllime ushtarake, per kalorësit.Specie të tjera -gjedhet, delet dhe dhitë ,përveç  leshit,qumështit e mishit,kishin leverdi edhe per  kockat  e tyre,mbasi , pas therjes,perpunoheshin e  perdoreshin per prodhimin e zamkut.

Sektorë te rendesishem ishin nxjerrja e metaleve ,e gureve nga guroret, e drurit për ndërtimin e anijeve ne kantjerin e Dyrrahut.
Nga figurat e vizatuara, stela , shohim veglat e farketarit (daret, cekani, etj.) dhe te marangozit (sepata, cekici, dalta, sqepar, gozhdet metalike etj.) .
Ndryshime rrenjesore ndodhin ne kolonitë  helene ,por edhe në krahinat e Ilirisë ne fushën e ndertimtarisë. Ndertimet relativisht primitive te kohes së hekurit u zevendesuan  me ndertesa shume te gjera dhe cilesisht te dallueshme  nga pikepamja arkitektonike  .
Me zgjerimin e kembimeve  tregetare , merr zhvillim te dukshem  prodhimi i qeramikes, perfeksionohet teknika e pregatitjes eneve, ndryshojne format dhe dimensionet e tyre. Ne enet  prej balte transportoheshin jo vetem lengje — vere, vaj ulliri — por kishte  edhe voza per drith,(pitosa), miell etj. Ne kohen e festave pagane ,(dioniset e mëdha dhe të vogla) ne  tempujt me te njohur, organizoheshin panaire.
 Perparimi i teknikes u duk gjithashtu edhe ne persosmerine e veglave bujqesore dhe ne shumellojshmerine e tyre me te madhe se sa ne kohen e mepareshme. Perdorimi e  ketyre veglave permisoi cilesine e perpunimit to tokes dhe e ngriti rendimentin ne pune. Per lërimin e tokës, ne kete kohe perdorej plugu i terqequr nga qete , i cili është pershkruar me shumê hollesi nga Hesiodi(dijetar i fillimit te  shek.VII para kr.).Ne kete periudhe  drithi thermohet ne mokrat me rrotullim. Me vone ne shekullin e V-tè para Kr., keto mokra filluan t,i vene ne lëvizje me anen e sklleverve ose me fuqine terheqese te kafsheve. Të tilla mokra që i perdornin, jo vetem per te bluar drithin, por edhe per shtrydhjen e  prodhimin e vajit te ullirit jane gjetur jo vetëm në qytete koloni helene të Ilirisë së Jugut ,por edhe ne qytete ilire. Kalimi nga kultura e drithit ne te tilla kultura, si ajo e rrushit dhe e ullirit, vihet re sidomos nga shekulli i IV para Kr.jo vetëm në kolonitë helene por edhe  ne shumë zona ,te Ilirisë  kryesisht ne territoret qe a perkisnin qyteteve me zejtari e tregeti te zhvilluar.
Zhvillimi i tregetise objektivisht shoqerohej me rritjen e qarkullimin e monedhes dhe  të fajdese .Cdo polis(Dyrrahu ,Apolonia,Oriku),por edhe qytet ilir (Skodra ,Lisi Bylisi,etj.)kishte  monedhen e tij.Keshtu ne prerjet  e Athines mbizoteronte monedha me figuren e kukuvajkes. Ne kushtet, kur ne Iliri ekzistonin sisteme te ndryshme monedhash, ishte e domosdoshme te organizohej konvertimi i tyre. Ky funksion  u perkiste kembyesve te posacem dhe vendi ku behej kembimi quhej  trapeza (greqisht do te thotë tryeza). Dalengadale trapezat u  shnduan edhe edhe ne qendra kreditimi dhe huaje  me perqindje. Tarifat .e përqindjeve në qytetet “Polis” perbenin zakonisht 12-16% ne vit.
Puna a sklleverve,ne boten antike , shtrytezohej ne shkalle te gjerë.Nje skllavopronar mund te kishte 50 deri 200 skllever  .
Ne kolonite helene te Adriatikut ashtu si ne Helladë praktikohej  dhenien me qira e skllevërve qe ishin ne pronesi te sipermarresve.Qiradhenia e sklleverve ,ishte nje dukuri e zakonshme , madje ndodhte qe ato te jepeshin  edhe me grupe te medha,  300 dhe bile deri ne  1000 vetë.
Nje zhvillim te dukshem mori ekonomia pas shek IV para Kr.Teknika e zejtarise, ne shume dege te prodhimit, u përmiresua. Endja, perpunimi metaleve, prodhimi i qeramikes, perpunimi i lëkures, , punimi i enëve prej qelqi, filluan pjeserisht te zene vendin e  atyre prej balte. Nje mjeshteri e  larte e zejtarise  ilire ishin pelhurat e  linjta ,ato prej leshi dhe mendafshi.
Aspekte të marrëdhënieve të helenëve me ilirët (shek. V-Ill p.e.sonë.).
Gjatë shek. IX-VIll p.e.sonë, në periudhën para kolonizimit helen, që është faza më ë hershmë e kontakteve midis ilirëve dhe helenëve, nuk kemi akoma marrëdhënie të rregullta. Prania e thalasokracisë liburne  në Adriatik ka penguar, në një farë masë, kontaktet dhe ngulimin e helenëvë në brigjet ë Ilirisë deri  para fundit të shëk. VII p.e.sonë. Në periudhën arkaike, me themelimin e kolonive grekë në brigjët lindorë të Adriatikut (në fund të shek. VII p.e.sonë), kontaktet bëhen më të shpeshta. Pasuritë e trevave ilirë joshnin kolonistët dhe i nxitnin për të zgjeruar marëdhëniet më vendasit.
Eksporti korintas dhë ai jonik zenë vëndin më të rëndësishëm në trevat ilire dhe  nuk ka dyshirn se dëpërtimi helen, më krijimin e kolonive në  Dyrrah dhe  në Apoloni, përshpejtohët së tëpërmi. Në dekadat e para të ekzistencës së kolonive shtohet gama e objekteve helene në Iliri,ndërkohë që  eksporti korintas zinte vëndin e pare.
Më vonë ndodh zëvëndësimi i importit konintas nga ai atik, cka  pasqyrohët dhe në bilancin e gjetjeve arkeologjikë të Dyrrahut dhe  të Apolonisë e të shumë qendrave ilire, që është një tregues mjaft shprehës për situatën e krijuar në Athinë, e cila kërkonte   tregje të reja për sigurimin e  importit     drithit.
Fuqizimi ekonomik i kolonive gjatë shek. V-IV p.e.sonë, si rrjedhojë e lidhjeve të ngushta më trevat ilirë, bëri të mundur shkëputjen e tyre nga vartësia e Korintit. Ato shndrrohen në njësi ekonomikë te pavarura nga metropolet, gjë që shprehët mjaft qartë dhë më prerjen e monedhavë autoktonë. Dinamika e zhvillimit të Dyrrahut dhe Apolonisë në këtë kohë, lidhet ngushtë më vëtë ndryshimet që pëson shoqëria ilirë, në zhvillimin e jetës qytetare dhe formimin e shtetit ilir.
Marrëveshja e Dionisit tiran të  Sirakuzës, më ilirët për rivënien e  Alketës në fronin epirot në fillim të shëk. IV p.e.sonë, dëshmon më së miri për prestigjin që gëzontë shteti ilir në marëdhënie më fuqitë e tjera mesdhetare .
Humbja e Athinës pas luftës së Peloponezit shënoi dhë dobësimin e saj si fuqi detarë dhe tregtarë në Adriatik, duke ia  lënë vëndin Sirakuzës.Për rrjedhojë  vazot italike më figura të kuqe eklipsojnë  gjithnjë e më shumë qeramikën atike nga tregu ilir.
Megjithatë  Dyrrahu dhe Apolonia vazhduan të qarkullonin  mallrat  të importit grek apo italik. Dëshmitë për praninë e enëve në reliev të  tipit Megarë, apo të  qeramikës apule më figura të kuqe, të tipit Gnathia,flasin qartë për këtë import.  Amforat nga Korinti, Korkyra, Rodi, Kiosi, Knidi si dhe ato më origjinë italikë të ndeshura aq shpesh në Dyrrah, Apoloni dhe në mjaft qëndra ilire, tregojnë së Iliria ë Jugut gjatë shëk. IV-II p.ë.sonë, ishte shndërruar në një treg të rëndësishëm për verën, vajin dhe mallra të tjera që vinin nga qëndrat helenistike më të përmëndura të Mësdheut.

Tregëtimi  i vërës më anën e  amforavë korkyrase në brigjet e Adriatikut na bëhet e njohur dhe nga Aristoteli. Gjetjet në trevat e Ilirisë së Jugut të amforave me origjinë korkyrase vërtëtojnë arkeologjikisht  njoflimin e Aristotelit. Me  sa duket, në këtë kohë, Korkyra, tregohët shumë më e interesuar se sa Korinti për tregun ilir. Për këtë ajo merr masa konkrete duke vënë nën vartësi  të saj qytetin e Orikut, për ta përdorur si “avant-post” për  Iehtësimin e  depërtimit e  saj ekonomik dhe politik në trevat e llirisë së  Jugut.
 Qarkullimi i monedhave prej argjendi të Dyrrahut, Apolonisë dhe Damastionit, si dhe i atyre prej bronzi të prera nga disa qytete dhe  krahina kryesorë ilirë, si: Skodra, Lisi, Labeatët,  Bylis, Amantia, Olympe, së bashku më qarkullimin e monedhave bashkëkohëse të Maqedonisë, Epirit, Korinthit, Korkyrës, etj., lehtësuan shkëmbimet si brënda tregjeve ndërkrahinorë,ashtu  edhe  ato me botën e jashtëme.
Dyrrahu dhë Apolonia, edhe pse ishin shumë më të zhvilluara ekonomikisht në krahasim më mjedisin që i rrethonte, në rrethana të caktuara historikë ,pranojne të njohin sovranitetin e mbretërvë ilire, të Glaukias, të Monunit dhe Mytilit dhe të  integrohen plotësisht në jetën ekonomike e politike të shtetit ilir. Me vendosjen e sovranitetit  të shtetit ilir mbi kolonitë, ilirët gëzojnë të gjitha të drejtat qytetarë që nuk i gëzonin më parë dhe sic na dëshmohet nga materiali numizmatik, filluan    ushtronin funksione të rëndësishmë politike-administrative në jëtën e kolonive.
Midis faktorëve që favorizuan integrimin politik të Dyrrahut dhe Apolonisë në shtetin ilir. dukuria e ilirizimit është një nga më të rëndësishmet që ka ndikuar në shkëputjen graduale të kolonive nga metropolet dhe integrimin e tyre në mjedisin vëndas.

Post più popolari

KERKO DETYREN TENDE