Tema:Femijeria
e hershme ,kurioziteti dhe stimulimi I pavarsise.
CFARE TRAJTOHET NE KETE DETYRE
KURSI?
Si ta ndihmojme femijen te behet I
pavarur
Si te stimulojme kuriozitetin e femijes
Vezhgimi I ndryshimeve
zhvillimi I trurit te femijes
Si funksionon imagjinata e femijes
Stimulimi I imagjinates
PAVARESIA E FEMIJES
Sa
më shumë të rritet fëmija aq më shumë ai/ajo e kupton se është një individ
ndryshe nga ju. Nevoja për t’i bërë gjërat vetë vjen si pasojë e rritjes së
identitetit.
Më
poshtë ofrohen këshilla për të shtuar zellin e fëmijës drejt pavarësisë:
Lejojeni
fëmijën tuaj të drejtojë veten. Çdo prind e ka të nevojshme vendosjen e
kufizimeve, por ndonjëherë nuk ka problem nëse e lejoni fëmijën tuaj t’i marrë
vendimet vetë edhe pse ato mund të duken të çuditshme.
Tregoji
fëmijës mënyrën. Aftësimi në një punë të caktuar është celësi i pavarësisë dhe
përmbushjes së fëmijës suaj. Por, për të forcuar aftësitë e tij/saj ju duhet të
demostroni qartësisht dhe gradualisht detyrat duke i ndarë ato në pjesë të
veçuara.
Lëreni
fëmijën tuaj në ritmin e tij/saj. Kur fëmija juaj shikon se si ju bëni gjithçka
pa patur një interesim të përcaktuar- gatuani, pastroni, kujdeseni për
mobiljet- ajo/ ai kërkon të përfshihet dhe t’ju ndihmojë. Kur kjo ndodh,
përpiqu të gjeni një mënyrë që fëmija juaj t’ju qëndrojë pranë.
Kontrolloni
dëshirën tuaj për t’u përfshirë. Nëse ju i keni caktuar një punë fëmijës
suaj, lejojeni ta vëzhgojë me kujdes edhe nëse fëmijës mund t’i duhet dyfishi i
kohës për ta bërë këtë gjë. Nëse nuk jeni vonë dhe nxitoni, lejojeni fëmijën të
shpenzojë pesë minuta për të palosur këmishën e gjumit në mëngjes. Kështu
ai/ajo do të ndihet më i/e përmbushur më pas sesa po ta realizonit ju punën në
vend të tij/saj.
Nëse
fëmija juaj po përjeton ankthin e ndarjes, ka mundësi që ndarja nga ju të
jetë problematike. Më poshtë jepen disa këshilla sesi ju mund ta ndihmoni atë
të ndihet më i qetë edhe kur është vetëm:
Thuaj
mirupafshim me siguri. Largimi juaj është shumë i vështirë për fëmijën por nëse
ju do të veproni sikur kjo të mos përbënte një problem shqetësues dhe se ju do
të ktheheni shpejt, ju do ta ndihmonit të largonte frikërat dhe të qetësohej.
Shpreheni përshëndetjen tuaj të largimit në një mënyrë të këndëshme por të rëndësishme
dhe më pas shkoni drejt derës. Nëse fëmija juaj shpërthen në lot, përpiquni të
mos shprehni mërzitjen tuaj në sy të tij/saj.
Praktikoni
mungesat. Ju mund ta ndihmoni fëmijën tuaj të mësohet me largimet dhe ardhjet
tuaja duke përdorur orën e kuzhinës. Vendose alarmin për pesë minuta dhe
thuaji: ”Mami do të shkojë në dhomën tjetër për pesë minuta dhe do të kthehet
prapë. ”Sapo ai/ajo ta kuptojë se ju do të ktheheni prapë, vendose alarmin për
një peiudhë më të gjatë kohë, derisa ai/ajo të pregatitet për ndarje më të
gjata të moshës parashkollore.
Evitoni
largimet fshehurazi. Edhe pse mund të duket ndihmuese largimi pa ju parë
fëmija, në të vërtetë ikja tinëz do ta mërzisë atë edhe më shumë. Me ta kuptuar
se ju jeni larguar pa i thënë mirupafshim, ai/ajo do të qajë dhe do të
shqetësohet për ardhjen tuaj.
Tregojini
atij/asaj se e doni shumë. Jepini fëmijës suaj dashuri dhe mbështetje në mënyrë
të vazhdueshme dhe ai/ajo do të ndërtojnë besimin e nevojshëm për të drejtuar
veten. Inkurajojeni çdo herë që ajo përpiqet të bëjë vetë dicka por asnjëherë
mos e largoni nëse ai/ajo vjen te ju për t’u siguruar. Fëmija e kërkon dhe e
dëshiron këtë risigurim për një kohë më të gjatë.
Si të stimuloni kuriozitetin e fëmijës suaj…
Fëmijët
nga natyra janë kuriozë. Përvec kësaj çdo gjë në botë për ta është e re edhe
pse mund të jetë një milingonë që tërheq një fije shumë më më madhe se trupi i
saj ose një kërmill që zvarritet përgjatë një trotuari të lagur. Kurioziteti
natyror i fëmijës suaj mund të shkaktojë shpërqëndrim te ju nëse nuk keni kohë
si psh: ju jeni duke e çuar atë në cerdhe/ kopësht dhe autobuzi është duke
ardhur. Por ky mund të jetë një tregues që ju kujton juve se fëmija jeton në
një botë ku udhëtimi i kërmillit është më i rëndësishëm sesa i juaji. Ka disa mënyra
për të nxitur kuriozitetin e fëmijës tënd dhe për të luajtur me të.
Vëzhgo
me kujdes ndryshimet
Fëmijët i adhurojnë ndryshimet, ndoshta pjesërisht për këtë arsye ata ndryshojë shumë shpejt. Fillo me gjërat që ndodhen përreth: Shihni së bashku yllin e parë që del në qiell dhe shprehni një dëshirë, ose vini re hënën çdo natë për një javë rresht dhe diskutoni sesi ndryshon forma e saj.
Lërini
në botën e tyre të vogël
Fëmijët
pëlqejnë gjërat e vogla: butonat, tespijet, gurickat. Kush e di pse —
ndoshta ky është rezultati i të jetuarit në një botë ku nuk mund të shohësh
sipër
tavolinës.
Gjithsesi nuk duhet harruar se sendet shumë të vogla janë të rrezikshme për
fëmijët nën 4 vjeç.
Ju gjithashtu mund të keni vënë re se fëmija juaj pëlqen hapësirat e vogla dhe të rehatshme që i japin asaj një ndjesi privatësie dhe përshtatshmërie. Shndërrojini batanijet në “guva” ku ata mund të rrijnë dhe të luajnë. Fëmijët preferojnë sendet që kanë masën e tyre të cilat mund t’i manipulojnë lehtësisht dhe këto mund të përdoren për një shumëllojshmëri eksperimentesh në kuzhinë dhe projektesh ndërtimi
Ju gjithashtu mund të keni vënë re se fëmija juaj pëlqen hapësirat e vogla dhe të rehatshme që i japin asaj një ndjesi privatësie dhe përshtatshmërie. Shndërrojini batanijet në “guva” ku ata mund të rrijnë dhe të luajnë. Fëmijët preferojnë sendet që kanë masën e tyre të cilat mund t’i manipulojnë lehtësisht dhe këto mund të përdoren për një shumëllojshmëri eksperimentesh në kuzhinë dhe projektesh ndërtimi
Zhvillimi
i trurit të fëmijës
Fëmija juaj ka lindur me rreth 100 bilion qeliza trunore. Kjo është interesante por mos harroni që gjatë fëmijërisë së hershme numri i këtyre qelizave rritet. Secila prej këtyre qelizave trunore merr dhe dërgon sinjale elektrike duke krijuar lidhje mes qelizave trunore të cilat përmes përsëritjes kthehen në rrjeta. Këto rrjeta (shpesh të quajtura qarqe) i mundësojnë atij të mësuarin dhe të menduarin. Në vitin e tretë të jetës truri i fëmijës do të ketë krijuar rreth 1000 trilion lidhje.
Pikërisht
në këtë moment truri i fëmijës suaj është duke krijuar rrugë
kalimet që do të përdoren gjatë gjithë jetës. Një lidhje trunore që
përdoret në mënyrë të vazhdueshme bëhet e përhershme, edhe nëse nuk përdoret me
(ose përdoret rrallë) mund të zhduket. Kjo është arsyeja që specialistët e vënë
shumë theksin në tre vitet e para të temës: Çdo gjë që fëmija juaj bën që nga
loja të të ushqyerit, të ecurit, të lexuarit dhe të kënduarit ndihmon në
stimulimin e trurit.
Ndërsa
ju e ekspozonni fëmijën tuaj ndaj pamjeve të reja, tingujve, ndjesive ju
zgjeroni njohuritë e tij në një botë më të gjallë. Dhe kur ju përdorni
imagjinatën tuaj në ndërveprim me të – “ Shiko, unë jam tigri I
xhunglës!” “Le të imagjinojnë sikur po shkojmë në shtëpinë e gjyshes” – ju
ngacmoni trurin e tij për të ndërtuar “rrugëkalimi imagjnare”.
Si funksionon imagjinata e
fëmijës ?
Mund të jetë e vështirë të kuptoni se cfarë po mendon fëmija juaj, për shkak se aftësitë verbale të fëmijës suaj nuk janë aq mirë të zhvilluara. Por, ju mund të shihni grimca të imagjinatës në imitimet e tij mbi gjërat që sheh rrotull tij- një sjellje që shpesh shfaqet rreth moshës 18 deri 20 muajsh. Fëmija juaj mund të kopjojë gjërat që po bën, imitues I rutinës së tij ditore duke pretenduar të ushqejë arushin e tij ose ta vërë atë në gjumë, etj.
Si
e ndihmon fëmijën tuaj stimulimi i imagjinatës
Imagjinata aktive do ta ndihmojë fëmijën tënd në më shumë mënyra se sa mund të mendohet:
Imagjinata aktive do ta ndihmojë fëmijën tënd në më shumë mënyra se sa mund të mendohet:
Përmirësimi
i fjalorit. .
Marrja
e kontrollit. .
Zgjidhjen
e problemeve.