Whatsapp


Etichette

HISTORI PSIKOLOGJI LETERSI SHQIPE SHKENCA POLITIKE BIOLOGJI QYTETARI SOCIOLOGJI DREJTESI ESE ARGUMENTUESE JURIDIK PEDAGOGJI GJEOGRAFI EDUKATE SHOQERORE DIDAKTIKE BAZAT E FINANCES SHKRIM AKADEMIK FINANC BANK LETERSI BOTRORE GJUHE SHQIPE MATEMATIKE HISTORI SHQIPRIE SHKENCA JURIDIKE ANALIZE VEPRASH EDUKIM FIZIKE PSIKOLOGJI EDUKIMI ESE UNIVERSITETI POEZI MENAXHIM FINANCIAR MJEKESI KIMI PARAPSIKOLOGJIA EKONOMI INFORMATIKA ESE LETRARE MENAXHIM BIZNESI NJOHURI PER MEDIANIAN TRASHGIMI KULTURORE Anatomi ESE FILOZOFIKE GAZETARI INFERMJERI MENAXHIM TURIZEM SHKENC TOKE E DREJTA NDERKOMBETARE PUBLIKE HISTORI BOTRORE POLITIKAT E SIGURIS KOMBETARE E DREJTA E PRONES Histori e Mendimit Politik ALL POST AUDITIM BANKAR BAZAT E DEMOKRACISE DHE TE DREJTAT E NJERIUT ESE SHKENCORE FILOZOFI HISTORI ARTI HISTORI E EKONOMIS SHQIPTARE LETERSI MENAXHIM NDERTIMI MIKROEKONOMI POEMA PSIKOLOGJI REHABILITIMI BJOLOGJI EDREJTA E MJEDISIT FJALE TE URTA LEKSIONE AUDITIM MARDHENIA ME PUBLIKUN MASTER SHKENCOR Marrëdhënie Ndërkombëtare PSIKOLOGJI KESHILLIMI PSIKOLOGJI SHKOLLE SINTAKS TEORI E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE ANGLISHT EDUKIM MUZIKORE ESE ANGLISHT ESE INFORMUESE GJUHE INFERMIERI KERKIM SHKENCOR METODAT E EDUKIMIT EMPIRIK METODIKE ARITMETIKE PSIKOLOGJI ZHVILLIMI TEKNOLOGJI INFORMACIONI TRASHGIMI KULTURORE EUROPIANE APLIKIM KOMPJUTERIK BUJQESI ESE HISTORIKE ETIKA E TE USHQYERIT GUIDE TURISTIKE HIGJENE HYRJE NE PSIKOLOGJI INFORMATIK ISMAIL KADARE LETERSI PER FEMIJE MENAXHIM KLASE MESIMDHENIE ORGANET E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE PSIKOTERAPI SOCIOLOGJI EDUKIMI pyetjet e Licences ANALIZE sHARL BODLER Dituri natyre E DREJTA KUSHTETUESA EDUKIM FIZIK EDUKIM PER KARRIER KSHILLA SHTATZANIE LIBRA LEXO-SHKARIKO LOGJIKE MATURA SHTETERORE MBROJTJE DOKTORRATURE MIGJENI MUZIKE POLITIK ARSIMORE POLITIKA NE BE PSIKOLOGJI E ZBATUAR NE MESIMDHENIE RECENSION TEME DIPLOME hist

“Vendlindja ime Durrësi”

http://eseshkolle.blogspot.com/
                       REPUBLIKA E SHQIPЁRISЁ
UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS

“FAKULTETI I EDUKIMIT’’
  DETYRЁ KURSI
 TEMA:  “Vendlindja ime Durrësi”


LЁNDA: HISTORI SHQIPЁRIE

PЁRMBATJA
1.Historiku i qytetit tё Durrёsit
2. Roli i qytetit tё Durrёsit nё ngjarjet e rёndёsishme kombёtare
3. Pushtimet e huaja dhe ndikimi i tyre nё zhvillimin e qytetit
4. Institucionet qeveritare dhe historiku i tyre
5. Kultura e qytetit tё Durrёsit dhe monumentet kulturore
6. Historia e emrit tё qytetit tё Durrёsit
Historiku i qytetit tё Durrёsit
Nё themel tё historikut ka njё legjendё pёr themelimin e qytetit tё Durrёsit
Sipas legjendёs: Mbreti i barbarёve tё kёtij vendi ndёrtoi pranё detit njё qytetit dhe e quajti me emrin Epidamn. Ndёrsa nipi i tij ndёrtoi pranё qytetit njё liman, qё e mori emrin Dyrrah. Nё luftёn qё bёri Dyrrahu kundёr vёllezёrve tё tij u bashkua Herakliu, qё kthehej nga Erythia, duke i kёrkuar si kusht njё pjesё tё tokёs sё Epidamnit. Nё kёtё betёjё Herakliu vrau padashur Jonin, djalin e Dyrrahut. Trupin e hodhi nё det me qёllim qё Joni tё bёhej eponim i kёtij deti.
Kёtё legjendё e tregon Apiani dhe e pёrsёrit Stefan Bizantini: Qyteti u quajt Epidamn prej Epidamnit, vajza e tё cilit Melisa, lindi me Posejdonin djalin me emrin Dyrrah.
Po tё analizojmё kёtё legjendё arrijmё nё disa pёrfundime: Qytetin e Durrёsit e ndёrtoi njё mbret barbar( duke nёnkuptuar njё mbret ilir) dhe se Epidamni ishte pjesa mё e vjetёr e ndёrtuar nё tokё, Dyrrahu ishte liman i kёtij qyteti qё ishte ndёrtuar mё vonё. Nё luftёn kundёr vёllezёrve tё tij Dyrrahu pati si aleat Herakliun, njё nga heronjtё e mitologjisё greke. Kёtij sipas marrёveshjes i dha njё pjesё tё tokёs, duke nёnkuptuar kolonizimin helen tё Durrёsit. Durrёsi nё fillimet e veta ishte qytet thjesht ilir.
Historia e qytetit tonё ёshtё shumё e hershme rreth 3000 vje&are. Kjo bёn qё historiku i tij tё jetё mbushur plot me ngjarje. Nё pamundёsi pёr ta paraqitur tёrё historinё po shkёpusim disa fragmente:
Qysh nё lashtёsi Durrёsi pёrmendet si jё skelё e rёndёsishme. Zona e qytetit tё Durrёsit ёshtё njё fushё me kodra tё buta rreth 10 km veri-jug me lartёsi 184 m mbi nivelin e detit. Ky varg kodrash nё filllimet e veta ka qenё ishull dhe mё vonё u bё gadishull. Pjesa veriore e kёtij vargu ёshtё Bishti i Pallёs( 30 m e lartё). Pёrmendet nga Ana Komnena nё shek 12 me emёrtimin Palia ose Palos. Nё jug tё tij shtrihej gjatё bregut, qyteti i Durrёsit. Mё vonё, nё dokumentat italiane, e gjejmё me emrin Durazzo. Nё dokumentat franceze Duras.
Durrёsi u themelua nё vitin 627 para K.  Nga helenёt e fisit tё Dorёve. Kёta banonin nё Korkyr( Korfuz). Kolonia u quajt Epidamnus. Qyteti kishte njё’’ Akropolis’’ nё kodёr, vendbanimi mё i lartё 98 m( sot nё kёtё kodёr ndodhet Vila e mbretit Zog). Pёr Durrёsin e kёsaj periudhe tregojnё mjaft autorё antikё: Polibi, Thuqiditi, Straboni. Nga viti 229 para K. qyteti ra nёn sundimin romak dhe u quajt Durachium. Nga Durrёsi nis rruga Egnatia, rrugё ushtarake drejt lindjes. Nё qytet nderohej shumё perendesha Venus( Venera). Durrёsi u bё i njohur nё luftёn e vitit 48 para K. Midis Cezarit dhe pompeit.
Dёshmi e gjallё pёr madheshtinё e qytetit tё lashtё janё rrethinat e tij. Nё periudhёn romake, gjatё sundimit tё perandorit Adrian u ndёrtuan mjaft vepra si amfiteatri, ujёsjellёsi, termat. Shkatёrrim i vёrtetё ishte tёrmeti i vitit 345 para K. Kura perandoria romake u nda nё dy pjesё tё lindjes dhe tё perendimit, qyteti ndjeu rёndё plagёt e lёvizjes sё popujve. Nё periudhёn e perandorit bizantin, kёshtu u quajt perandoria e lindjes, Anastasi i parё ( 491-518) u ngritёn tempuj dhe monumente, njё hipodrom dhe mure pёr tё forcuar mbrotjen e qytetit. Ky perandor ishte nga Durrёsi. Nё shek e shtatё deri ne shek. e 12 Durrёsi u bё kryekёshtjella e perandorit bizantin nё detin Adriatik. Njё ndikim tё rёndёsishёm nё fatin historik tё qytetit nё shek e 9 luajtёn ngulimet e arabёve. Mё vonё bullgarёt viti 980, normanёt 1081, venedikasit 1204, dhe anzhuinёt nё 1272.
Mё 1273 nё Durrёs bie njё tёrmet i cili solli dёme tё mёdha. Nga ky tёrmet ёshtё formuar kёneta e Durrёsit, sot e tharё. Nisi rindёrtimi i qytetit. Mё 1296 qyteti pushtohet nga serbёt. Nё vitin 1368 Durrёsi ra nёn ndikimin e princit Karl Topia, i cili u detyrua tё lёshojё qytetin disa herё. Nё kohёn kur nё  rrethinat e Durrёsit u dukёn turqit, Katl Topia mё 1386 ja dorёzoi qytetin Vnedikut. Venedikasit e mbrojtёn qytetin pёr 108 vjet. Gatё kёsaj periudhe qyteti qeverisej me ligje, drejtohej nga njё Kёshill. Pёrmendet dhe njё statut i qytetit mё 35 kapituj. Mё 17 gusht 1501 nё qytet hyjnё turqit. Nё vitin 1502 turqit e zvogёluan qytetin duke ndёrtuar nё qendёr tё tij njё mur tё madh. Ky mur ka gjurmёt e tij dhe sot( tek kafeja pranё xhamisё sё madhe).Muri u ndёrtua me gurё tё monumenteve tё lashta. Ato ishin prej mermeri me gdhendje tё periudhёs romake, bizantine dhe venedikase.
Roli i qytetit tё Durrёsit nё ngjarjet e rёndёsishme kombёtare
Qyteti i Durrёsit ёshtё pёrfshirё nё ngjarjet e mёdha kombёtare. Ndёr kёto ngjarje fiksojme: Mё 21 nёntor 1912 nё portin e Durrёsit zbritёn njё grup patriotёsh tё kryesuar nga atdhetari Ismail Qemali pёr tё shpallur Pavarёsinё e vendit. Kundёrshtimi pёr ngritjen e flamurit nga prefekti turkoshak Mahir Beu dhe Dhespoti Jakov si dhe pёrparimi i shpejtё i ushtrisё serbe drejt Durrёsit bёnё qё Ismail Qemali dhe patriotё tё largoheshin pёr nё Vlorё. Mё 26 nёntor 1912 nё qytet u ngrit flamuri i pavarёsisё nga kryetari i bashkisё Hafiz Ali Podgorica. Mё 21 shkurt 1914 nё Durrёs u prit Vilhem Vidi. Durrrёsi ishte caktuar kryeqytet. Kёtu ushtroi funksionet princi dhe qeveri e tij.
Mё 25 dhjetor 1918 nё Durrёs u mbajt Kongresi Kombёtar pёr formimin e njё qeverie shqiptare. Ajo do t’i dilte zot fateve tё vendit. Nё kongres u formua njё qeveri e pёrkohshme. Qeveria u shpreh pёr ruatjen e pavarёsisё dhe tёrёsinё territoriale tё shtetit shqiptar. Kongresi caktoi dhe delegacionin shqiptar qё do tё shkonte nё Konferencёn e Paqes nё Paris pёr tё paraqitur pikёpamjet shqiptare. Nё kushtet e rritjes sё rrezikut tё copёtimit tё vendit nё Konferencёn e Paqes nё Paris doli e nevojshme rritja e qёndresёs popullore.
Rrethet patriotike kёrkuan thirrjen e njё kongresi tё ri kombёtar, sepse qeveria e Durrёsit nuk po e kryente misionin e saj. Nё mbёshtetje tё kongresit kishin ardhur vullnetarё nga Durrёsi, Shijaku, etj nёn drejtimin e patriotit Kasem Durrёsi, Dalip Pezёs dhe Hysen Kёrtusha.


Pushtimet e huaja dhe ndikimi i tyre në zhvillimin e qytetit
Prej lashtësie e deri në mbarimin e  Luftës së Dytë Botërore , Durrësi ka kaluar disa pushtime. Kolonizimi i tij më 627 para  k nga helenët është ndoshta pushtimi i parë i Durrësit. Kjo koloni u shqua me ndërhyrjen  e kulturës helene me atë ilire. Kultura helene pati ndikim të madh në jetën e qytetit. Organizimi itij i brëndshëm ishte i tipi të polisis ( qytet –shtet) grek. Ndërtimet ndoqën modelin grek. Që në shekullin V para krishtit, qyteti kishte një kartier për ndërtim anijesh, dhe në shek .IV kishte monedhën e tij të argjëndit. Disa tempuj si: i Afërditës, Artemisit, Herakliut. Bukuroshja e Durrësit është mozaiku më i shquar i artit të perjudhës së  shek. IV para k.
Me pushtimet romake pas luftës së parë iliro-romake më 229-228 Durrësi u bë protektorat romak, kjo ndikon në zhvillimin ekonomik dhe kulturor të qytetit. U ndërtua amfiteatri, bibloteka, terma publike, ujsjellësi dhe vila luksoze. Filloi të zbatohen parimet e sistemit romak.
Në perjudhën bizantine (395-1341) Dyrrahu vazhdonte të mbetej qyteti më i rëndësishëm në brigjet perëndimore  të gadishullit të Ballkanit. 
Me pushtimet turke 18 gusht 1501 qyteti pati pasoja të rënda . Ai u shëndërrua në një qytezë me rreth 200 shtëpi. Më 7 prill 1939 deri më 14 Nëntor 1944 pushtimin fashist Italian dhe më pas atë nazist gjerman . Gjatë kësaj perjudhe jeta social-ekonomike e qytetit kishte po ato tipare si gjithë jeta sociale –ekonomike e vëndit.

Institucionet qeveritare dhe historiku i tyre
Ky historik i institucioneve në Durrës zë fill që në perjudhën klasike të  antikitetit
 (480-355para K) . Sipas kushtetutës qyteti mbështetej në regjimin oligarkik , vëndin kryetarit të fisit e zuri Këshilli i qytetit. Gjatë kohës së sundimit të princit shqiptar Karl Topia, qyteti udhëhiqej nga ligjet e veta që afronin me statutet e qytet-shteteve të Italisë
( Firenca, Milano, Venediku).  Sipas  statutit organi më i lartë i qytetit Këshilli  Bashkiak.
Gjatë sundimit turke 1501-1912 institucionet qeveritëse u organizuan sipas reformave të bëra nga perandoria turke. Vendi u nda në sanxhaqe ku ҫdo sanxhak përbëhej nga vilajetet , vilajetet përbëheshin nga kazat, dhe kazatë nga nahijet.
Nga viti 1914-1924 vëndi u nda në prefektura dhe nënprefektura. Më 1925 për pushtetin vendor u fut elementi Bashki për qytetet dhe komunë për fshatrat, Durrësi ishte bashki.
Struktura e administratës shtetërore dhe bashkiake ishte e thjeshtë me numër të kufizuar nënpunësish, pa përgatitje të veҫantë .
Më 1953 njësia më e madhe administrative u emërua qarku i ndarë në rrethe dhe lokalitete. Durrësi ishte qyteti më i madh i rrethit të Durrësit. Në të vepronin Komuniteti i Partisë, Komuniteti Ekzekutiv i rrethit dhe Komuniteti i qytetit.
Më 1992 u bë ndarje  e re  administrative. Prefekturë, rreth, bashki dhe komunë.                          Që nga 1992 e deri tani qyteti i Durrësit ka pasur këta  Kryetarë Bashkie: Tomorr Golemi, Arqile Gorea, Lefter Koka, dhe sot Vangjush Dako.  Qyteti i Durrësit është  i ndarë që nga viti 2002 në 18 lagje të grupuara në 6 rajone.
Kultura e qytetit tё Durrёsit
Nga zhvillimet arkeologjike, ndёrtimet e artit arkaik i pёrkasin modelit grek, e pasqyruar kjo nё muze me amforat e restauruara qё tё shёrbein pёr ruatjen e vajit, verёs, lёngjeve tё ndryshme si dhe stelet e varreve, ku i vdekuri paraqitet nё profil. Nё vitet 480 deri nё vitet 335 para krishtit, qyteti qeverisej nga institucione politike juridike.
Dёshmia e artit klasik janё stela varresh, qё paraqiten nё mёnyrё monumentale dhe artistike, ku pёrve& dekorimeve pёrmbajnё edhe emra me gёrma greke. Durrahu qё ka tёrhequr vёmendjen e mjaft udhёtarёve e Ciceronёve, njёri prej tё cilёve ka shkruar: Rruga qё lidhte Romёn me Lindjen u restaurua nёn perandorinё e Trojanit, ku u ndёrtuan termat, ujёsjellёsi e amfiteatri. Pёrmisimi i jetёs nё qytetet solli njё nevojё pёr pёrhapjen e termave, sipas njё tradite shekullore tё lindur nё Itali rreth shekullit tё parё dhe tё dytё pas krishtit.
Termat pёrbёhen nga komplekse sallash, dhomat e veshjes, pishinё e ftohtё dhe sallё e ngrohtё. Nё Durrёs termat janё zbuluar nё vitet 1960 dhe gjenden nё themelet e pallatit tё kulturёs ‘’Aleksandёr Moisiu’’. Gjurmёt paraqesin njё dysheme tё thjeshtё tё shtruar me pllaka katrore, bardhё e zi. Gёrmimet e bёra rrёzё mureve tё kёshtjellёs, kanё nxjerrё nё dritё rrёnojat e njё amfiteatri tё madh, i vetmi i kёtij lloji nё Shqipёri, ndёr mё tё mёdhenjtё e botёs antike. Amfiteatri i Durrёsit krahasohet me amfiteatrot mё tё njohura dhe ёshtё shgrytёzuar pёr ndeshje gladiatorёsh pёr afro dy shekuj, me diametёr 136 m, lartёsi 20 m me kapacitet 15000-20000 spektatorё.
Ka njё arkitekturё tё ve&antё, njё pjesё e shkallarёs ёshtё ndёrtuar nё kodёr dhe pjesa tjetёr nё fushё. Galeritё dhe shkallarja pёrbёjnё njё element tё rёndёsishёm nё drejtimin dhe funksionimin e amfiteatrit, ku qёndronin kafshёt e egra para se tё niste luftimi. Tek pika e ndёrtimit tё amfiteatrit ёshtё njё pёrzierje e murit me gurё, duke e alternuar me 5-7 rreshta tulla tё lidhura me lla&. Vende- vende dallohen pllaka gurёsh kuadrik, dhe nё galeritё e brendshme ka disa kauore me dimenione tё vogla, ku vendoseshin kandil vaji pёr tё ndri&uar.
Nё shekullin e dhjetё pas krishtit u ndaluan ndeshjet e gladiatorёve dhe amfiteatri nisi tё braktisej. Nё mjediset e tij u ndёrtuan u ndёrtua njё kapele, kushtuar Martirit tё parё Shёn Stefanit. Karakteristikё ёshtё mozaiku mural i kёsaj kapele i vetmi i kёtij lloji nё Shqipёri i punuar me gurё kubikё polikron. Janё gjetur edhe kёto objekte gjatё gёrmimeve nё amfiteatёr. Ky gurё pjekje i gjetur nё afёrsi tё muzeut arkeologjik i pёrket shekullit tё parё pas krishtit. Ёshtё i ndёrtuar prej qeramike, pёrdoret pёr pjekjen e anforave, qeramikёs, i marrё pjesё- pjesё i restauruar nё muze.
Durrahu duke qenё porti mё i madh i Adriatikut lindor, qendёr tregtare, vend qё tёrhqte vёmёndjen e udhёtarёve, mori njё zhvillim tё madh edhe nё shekullin e dytё pas krishtit. Kёto prodhime qelqi tregojnё pёr njё nivel tё lartё jetese.
-Në pikun e sezonit turistik, në portën e Muzeut të Arkeologjisë të qytetit turistik të Durrësit nuk ka turistë. Jo se nuk ka që duan ta vizitojnë, por për një arsye shumë të thjeshtë, se dera është e kyçur. Muzeu hyn në vitin e dytë turistik që nuk është i disponueshëm për vizitorët vendas ose të huaj, pasi muzeu është në riparim të tejzgjatur. Rikonstruksioni ka filluar që me 17 mars të vitit 2011. Fotot që po paraqesim janë të një dite më parë botimit të këtij shkrimi, dhe paraqesin një
gjendje të mjerueshme ristrukturimi. Madje mbeturinat e nxjerra nga brenda muzeut, ku thuret e shthuret pëlhura e Penelopës së papërgjegjësisë burokratike të Institutit të Monumenteve të Kulturës, janë hedhur mbi objektet e mermerta që ndodhen në oborrin e muzeut, i cili ka marrë një pamje të mjerë nga mbeturinat dhe letrat e shumta të plasmanit, të hedhura nga punëtorët e ndërtimit që merren me restaurimin.
Kudo bie në sy një terren mbytës për shijet e kujdo që viziton një qytet si Durrësi dhe që në vend të demonstrimit shekullor të kulturës antike, të përballet me një muze memec në riparim e sipër prej 2 viteve. Në tabelën, ku bëhet me dije se po bëhet ky rikonstruksion, nuk është shënuar afati i përfundimit të rikonstruksionit, por vetëm afati 240 ditë i këtyre punimeve. Por kjo “hile” e vogël është e vështirë që të mbulohet me një tabelë të tillë, pasi edhe me këtë afat, duke iu referuar arkivave, mësohet se për rikonstruksionin e muzeut është dhënë një konferencë shtypi mbi nisjen e punimeve që me 17 mars të vitit 2011. Në orët e paradites së asaj date është dhënë një konferencë për shtyp mbi startimin e këtyre punimeve dhe duke u nisur nga data e dhënë, mësohet me një krahasim të thjeshtë se ky afat përfundimi punimesh prej 240 ditësh, siç edhe shkruan tabela, është tejkaluar mbi 2 herë.
Ndërkohë, sipas shënimeve të asaj dite, që në atë konferencë që theksuar se: Meqë punimet do të realizohen gjatë sezonit turistik, do të biem dakord me firmën që punimet të mos pengojnë flukset e turistëve, që do të kenë dëshirë të vizitojnë muzeun. Ndërkaq, për herë të parë do të sistemohet edhe oborri i muzeut, i cili në një farë mënyre është transformuar në një magazinë fushore, ku janë hedhur andej-këndej objekte të ndryshme. Në këtë takim me shtypin është theksuar se: Kishte kohë që fondet për mbajtjen në këmbë të këtij objekti ishin dhënë me pikatore. Pas kaq kohësh dhe muzeu ka qenë krejtësisht i pavizitueshëm.
Mozaiku, i zbuluar në themelet e pallatit
Mozaiku doli në dritë nga gërmimet për hapjen e themeleve të një pallati në lagjen 11 të qytetit të Durrësit ku u zbuluan rrënojat e një lagjeje antike. Me të hasur shtresën arkeologjike, Drejtoria e Monumenteve të Kulturës në Durrës dhe Departamenti i Arkeologjisë kanë ndërprerë punimet dhe pas udhëzimeve të IMK-së një grup arkeologësh punuan për nxjerrjen në dritë të plotë të këtij zbulimi me shumë vlerë. Ndërkaq, një grup tjetër arkeologësh, siç u deklarua në atë periudhë, punoi në parcelën arkeologjike të po kësaj lagjeje, ku fillimisht janë zbuluar gjurmët e një insule (lagje antike) e cila mendohet se i përket periudhës antike, më saktë të fillimit të kolonisë romake dhe në vazhdim. Nën themelet e pallatit të mbuluar tashmë me ujra të zeza, u gjenden struktura kthinash të teknikës së njohur të ndërtimit romak, të cilat ndeshen dhe në amfiteatrin e Durrësit. Po kështu, në parcelë me sipërfaqe rreth 600 m², është grumbulluar një lëndë e pasur arkeologjike që u përfol se u përpunua imtësisht. Sipas arkeologut Hoti, interesant është fakti se si rrallëherë në këtë lagje antike përplaseshin disa periudha, duke filluar nga ajo helenistike, romake deri në periudhën bizantine.
Pallati shumëkatësh që do të ndërtohej në këtë zonë ka pasur leje nga KRT-ja e Bashkisë së Durrësit dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës, por me zbulimin e gjetjeve arkeologjike punimet janë ndërprerë fillimisht deri në zbulimin e plotë të objektit. Mendohet që gërmimet të zgjeroheshin në një zonë më të gjerë se sa po gërmohej, ndërkohë që u deklarua se ishte vetëm IMK ai që do të vendosë për të lejuar ose jo vazhdimin e ndërtimit.
Pikërisht në rrënojat e mureve të insulës janë zbuluar dhe 10 skelete, të cilat mendohet se i përkasin shekujve 7-9. Lagjja antike mendohet se është një lagje e vogël që përmbledh një numër të kufizuar banesash me anekse shërbimi. E gjithë insula (lagjja) ishte e përshkuar nga rrugica. Gërmimet e mëtejshme dhe dokumentimi i tyre do të hidhnin dritë në pasuri të tjera arkeologjike që fsheh kjo zonë. Kjo ishte situata, punimet dhe deklarimet e vitit 2005.
Historia e emrit tё qytetit tё Durrёsit
Qyteti i Durrёsit ka mbajtur dy emra: Epidamn dhe Dyrrah, dy emёrtime mitologjike. Po aq tё lashtё ёshtё mosha dhe toka e qytetit tonё. Nё vёshtrimin gjeomorfologjik nё epokat gjeologjike, vendi ku sot ngrihet Durrёsi ka qenё ishull shkёmbor mё nё veri, por vende-vende edhe me shpate argjilore nё jug dhe nё perёndim, me njё gjatёsi afro 3 kilometra. Edhe sot Durrёsi i parё nga deti e nga ajri, ka trajtё ishullore. Kodrat e Vrinit, Shkёmbi i madh i Bishtit tё Pallёs qenё tri kuotat mё tё larta dhe mё tё afёrta tё tokёs sonё kontinentale. Shumё mё pёrpara se tё themelohej qyteti, ka ekzistuar si njё strukturё nё formёn e njё emporiumi( tregu, veendbanimi ilir).
Epdamni- Nё lashtёsi, nё anёn perendimore e veriore, nё bregdet, mendohet se Epidamni tё jetё vendosur te Currilat, duke qёndruar mbi kodrat e duke u futur dhe nё det. Sot nuk ekziston. Duhet tё jetё fudosur nga njё tёrmet i rёndё 345 tё epokёs sonё dhe atё tё vitit 518 tё erёs sonё. Nё vitin 1273 ndodhi tёrmeti katastrofik. Qyteti u pёrmbys. Kjo provohet edhe nga fakti se edhe sot nё det, brenda nё ujё deri 2-3 metra thellёsi, duken gjurmёt e Epidamnit tё lashtё, nё zonёn e Currilave, ku ndodhet edhe kampi i pushimit. Nё gojё e popullit edhe sot dёgjohen flaёt’’ muri i parё, muri i dytё..’’ ose shkalla e parё, shkalla e dytё, notrёt ndeshen me kёto mure nё det.
Themeluesi i Epidamnit sipas Apianit shek i gjashtё dhe Stefan Bizantit quhet Epidhamnos, tek romakёt thirrej Epidamnus. Nё tregimin e vet Apiani bёn fjalё  pёr njё mbret barbar Epidhamnos ilir, jo helen, i cili paska qenё ai qё themeloi i pari qytetin e mёsipёrm nё breg tё detit, duke i dhёnё kёtij qyteti emrin e vet Epidamnos. Tё njёjtin mendim shpreh edhe Stefan Bizantin. Kjo dёshmon se Epidamni ka qenё vendbanim ilir, para ngulmimit grek. Ilirёt, pra janё tё parёt banorё  autoktonё tё kёtij qytet- shteti, jo helenёt. Kёtё e mbёshtёt edhe arkeologu austriak Schober, por qyteti mbante dy emra: Epidamnos dhe Dyrrah. Qё kёtej u formua kompozita Epidamn qё shqip pёrkthehet: mbisulmues, sulmon e shkatёrron. Historiani, Marin Barleti, na njofton se romakёt Epidamnin e quanin ogurzi, se shkatёrronte dam e fatkeqёsi. Kёtё bёstytni tё romkёve e pёrmend edhe Gai Plini Sekundi nё veprёn ‘’ Historia e natyrёs’’, ku shkruan: Epidamni, koloni, emёr, ogurzi qё romakёt e shndёrruan dhe e bёnё Dyrrah. Edhe Pompon Mela nё veprёn : Mbi ndёrtimin e botёs’’ shkruan ‘’ Dyrrahu, i cili mё parё quhej Epidamn dhe qё romakёt ia ndryshuan emrin pёr arsye se u dukej se u  ndillte tё keqen.
Shkrimtari romak Dion Kasi nё veprёn ‘’Historia romake’’ shkruan vendi u quajt Dyrrachium prej romakёve, pёr shkak tё vёshtirёsisё qё paraqet bregu i tij, sepse fjala Epidamnus nё gjuhёn latine ka kuptimin e dёmit dhe kёshtu e quanin se ёshtё shenjё e keqe. Tё dhёna tё tjera na sjell gjithashtu Stefan Bizantini, kur thotё: ‘’ Pas disa kohe, domethёnё pas themelimit tё qytet-shtetit, Epidamnin e pushtuan brygёt, fis thrakas, pas tyre taulantёt ilirё.
Qyteti ra nё duart e liburnёve, tjetёr fis ilir, qё grabitnin rreth e rrotull me anё anijesh tё shpejta. Taulantёt, tё dёbuar nga qyteti, kёrkuan ndihmёn e korkyrasit, tё cilёt me fuqinё detare qё zotёronin, erdhёn dhe i purzunё liburnёt. Kёshtu pra, qyteti mbeti pёrsёri nё dorёn e taulantёve. Pranё banorёve tё qytetit zunё vend korkyrasit, qё u vendosёn nё kёtё vend ilir si kolonistё tё parё me origjinё helene. Kjo nё vitin 627 p.e.s. kёshtu shpjegohet limani qё ndёrtoi Epidamnin pranё qytetit dhe i dha emrin Dyrrah, tani po ky liman, meqё kolonёt e korkyrasve u pёrzien me durrёsakёt, konsiderohej si liman helen.



Post più popolari

KERKO DETYREN TENDE