Whatsapp


Etichette

HISTORI PSIKOLOGJI LETERSI SHQIPE SHKENCA POLITIKE BIOLOGJI QYTETARI SOCIOLOGJI DREJTESI ESE ARGUMENTUESE JURIDIK PEDAGOGJI GJEOGRAFI EDUKATE SHOQERORE DIDAKTIKE BAZAT E FINANCES SHKRIM AKADEMIK FINANC BANK LETERSI BOTRORE GJUHE SHQIPE MATEMATIKE HISTORI SHQIPRIE SHKENCA JURIDIKE ANALIZE VEPRASH EDUKIM FIZIKE PSIKOLOGJI EDUKIMI ESE UNIVERSITETI POEZI MENAXHIM FINANCIAR MJEKESI KIMI PARAPSIKOLOGJIA EKONOMI INFORMATIKA ESE LETRARE MENAXHIM BIZNESI NJOHURI PER MEDIANIAN TRASHGIMI KULTURORE Anatomi ESE FILOZOFIKE GAZETARI INFERMJERI MENAXHIM TURIZEM SHKENC TOKE E DREJTA NDERKOMBETARE PUBLIKE HISTORI BOTRORE POLITIKAT E SIGURIS KOMBETARE E DREJTA E PRONES Histori e Mendimit Politik ALL POST AUDITIM BANKAR BAZAT E DEMOKRACISE DHE TE DREJTAT E NJERIUT ESE SHKENCORE FILOZOFI HISTORI ARTI HISTORI E EKONOMIS SHQIPTARE LETERSI MENAXHIM NDERTIMI MIKROEKONOMI POEMA PSIKOLOGJI REHABILITIMI BJOLOGJI EDREJTA E MJEDISIT FJALE TE URTA LEKSIONE AUDITIM MARDHENIA ME PUBLIKUN MASTER SHKENCOR Marrëdhënie Ndërkombëtare PSIKOLOGJI KESHILLIMI PSIKOLOGJI SHKOLLE SINTAKS TEORI E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE ANGLISHT EDUKIM MUZIKORE ESE ANGLISHT ESE INFORMUESE GJUHE INFERMIERI KERKIM SHKENCOR METODAT E EDUKIMIT EMPIRIK METODIKE ARITMETIKE PSIKOLOGJI ZHVILLIMI TEKNOLOGJI INFORMACIONI TRASHGIMI KULTURORE EUROPIANE APLIKIM KOMPJUTERIK BUJQESI ESE HISTORIKE ETIKA E TE USHQYERIT GUIDE TURISTIKE HIGJENE HYRJE NE PSIKOLOGJI INFORMATIK ISMAIL KADARE LETERSI PER FEMIJE MENAXHIM KLASE MESIMDHENIE ORGANET E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE PSIKOTERAPI SOCIOLOGJI EDUKIMI pyetjet e Licences ANALIZE sHARL BODLER Dituri natyre E DREJTA KUSHTETUESA EDUKIM FIZIK EDUKIM PER KARRIER KSHILLA SHTATZANIE LIBRA LEXO-SHKARIKO LOGJIKE MATURA SHTETERORE MBROJTJE DOKTORRATURE MIGJENI MUZIKE POLITIK ARSIMORE POLITIKA NE BE PSIKOLOGJI E ZBATUAR NE MESIMDHENIE RECENSION TEME DIPLOME hist

Rast Studimi - IZOTERM ALBANI Menaxhim-Biznesi



        
http://eseshkolle.blogspot.com/
SHKENCOR

FAKULTETI   EKONOMI-TURIZËM
Dega: Menaxhim-Biznesi
Lënda: Biznes ndërkombëtar

Tema: Rast Studimi - IZOTERM ALBANI

 
Përmbajtja
-Historiku
-Produktet e Kompanise
-Standartizimi dhe Certifikimi Standarti ISO 9000
-Manaxhimi i Cilesise
- Konkluzione


Hyrja

Izoterm është pjesë e Alba-Road, e cila operon kryesisht në industrinë e materialeve të ndërtimit. Izoterm u themelua në vitin1996. Kjo do të shënonte hapjen e fabrikës së parë të polisterolit në Shqipëri, me qendër në qytetin industrial të Elbasanit. Fabrika në Elbasan e zhvillon aktivitetin e saj në një ndërtesë me sipërfaqe 4,000 m2 dhe e gjithë ndërmarrja ka një sipërfaqe prej 11000 m2. Vendndodhja është në zonën industriale të Kombinatit Metalurgjik. Fabrika nisi aktivitetin e saj me prodhimin e polisterolit të presuar në tako, pllakave termoizoluese dhe elementëve për soleta.
Zhvillimi
Në vitin 2000 inagurohet fabrika e dytë, në autostradën Tiranë-Durrës, km 4 me një infrastrukturë model dhe me një pozicion mjaft të përshtatshëm në zonën industriale të Tiranës.
Fabrika në Tiranë është me një sipërfaqje 5,000 m2, parametra teknike dhe karakteristika të destinuara për prodhimin e polisterolit. Sipërfaqja ku ndodhen komplekset e ndërtesave është 8000 m2. Në Nëntor 2001 vihet në punë linja e re e prodhimit për Izobeton Aditivato-n.
Në Maj 2003 starton prodhimi i Izopllakës Blu me një teknologji tërësisht të re, të bazuar në metodën e injeksionit dhe pllakave të derdhura sipas një kallëpi. 
Në Qershor 2003 hidhet në treg produkti Izotegola (panel termoizolues prej polisteroli EPS) 
Në vitin 2004 bëhet një investim i rëndësishëm në godina, teknologji dhe makineri , duke mundësuar një kapacitet të lartë prodhues që arrin të plotësojë të gjitha nevojat e tregut. Game e produkteve pasurohet me materialet dekorative( korniza dekorative dhe rozeta). Gjithashtu instalohet linja e prodhimit të materialeve për ambalazhimin e produkteve bujqësore, arka peshkut dhe bikerina serash.Në Shkurt 2006 gamës së produkteve i shtohet "Sistemi MANTEL" ( Capotto), sistem për rifinitura të jashtme dhe termoizolim i cili përdoret për përmirsimin e kushteve të ndërtesave për qëllime banimi, industriale, të shërbimit etj, të reja apo ekzistuese.
Aktualisht IZOTERM, operon në gjithë Shqipërinë, nëpërmjet një rrjeti të zgjeruar tregtar dhe produktet e saj zënë mbi 60 % të tregut të ndërtimit .
Përveç produkteve të saj cilësore Izoterm, bashkëpunon me kompaninë multinacionale nr.1 në botë për prodhimin e materialeve termoizoluese XPS, DOW CHEMICAL, duke ofruar pllaka DOW. Ajo është shpërndarëse eksluzive e produkteve Dow në Shqipëri.
Në muajin Mars të vitit 2006 Izoterm çertifikohet me Standartin Ndërkombëtar të Cilësisë ISO 9001:2000 dhe është në proçes për marrjen e normës europiane CE. Izoterm me investimet e saj të mëdha, rinovimin e herëpashershëm të teknologjisë, rritjen e numrit të produkteve përfaqësohet si një kompani lider duke afirmuar tashmë prezencën e saj dinamike në pjesën më të madhe të tregut shqiptar.

Produktet e Kompanise
- Polisteroli klasifikohet sipas Normës Evropiane Klass 1. IZOTERM Albania prodhon polisterol EPS që varion nga polisterol i lehtë, 10 kg/m³ vetëshuesh dhe 12 kg/m³ (për themele dhe për soleta) dhe 15, 20, 25 kg/m³, deri ne polisterol me dendësi 30 kg/m³ (për termoizolim). Polisteroli EPS i prodhuar për ndërtim përveç vetive termoizoluese perfekte ndaj temperaturave të larta dhe të ulta, paraqet një vlerë të lartë të qëndrueshmërisë dimensionale duke garantuar kështu qëndrueshmëri të përgjithshme në përdorim dhe në kohë.
- Izobeton Aditivato është një produkt, perfekt për nënshtresë pllakash dhe dhënie pjerrësish me qëllim lehtësimin e elementëve të ndërtesës dhe izolimin termo-akustik të konstruksioneve të ndryshme .Izobeton Aditivato, shërben për përgatitjen e betonit të lehtë duke ndikuar në rritjen e rendimentit në ndërtim. Ai përdoret lehtësisht edhe në ndërtesa shumëkatëshe duke shmangur ngarkesa të panevojshme .
- Izopllaka Blu është panel i prodhuar nga polisterol i derdhur, vetëshues, me patura të stampuara nga të katër anët. Prodhohet me një teknologji tërësisht të re, bazuar në metodën e injeksionit për prodhimin e pllakave të derdhura sipas kallëpit.Izopllaka Blu ka dëndësi të lartë, e cila varion nga 20 - 25 - 30 kg/m³. Dimensionet e këtij produkti janë:2500 x 600 mm dhe 1200 x 750 mm, me trashësi (spesor) 30, 40 dhe 50 mm.
- Izotegola është një panel termoizolues prej polisteroli EPS me dendësi 20 kg/m³, aftësi vetëshuese, dimensione 1200 x 740 x 40 ( 50 ose 60 mm ), paturë nga të katër anët dhe me kanale të stampuara me dimensione 40 x 15 mm për vendosjen e ristelave .
Vertikal me ristelat ekzistojnë kanale me përmasa 20 x 20 mm të cilat sigurojnë ventilimin dhe ajrosjen e çatisë. Ky produkt lejon ajrosjen e çatisë, eliminon lagështinë nën mbulesë, dhe zvogëlon ndryshimet e temperaturave ndërmjet papafingos dhe ambjentit të jashtëm. Çatia mund të hidroizolohet me anë të një shtrese bituminoze, mbi të cilën vendosen në mënyrë të menjëhershme tjegullat.
- SISTEMI MANTEL, është një bashkim i pandashëm, i formuar nga elementë të ndryshëm të cilët përputhen mirë me njëri-tjetrin. Përkufizimi i saktë i tij është: "izolim termik nga ana e jashtme i mureve vertikalë, me një shtresë të hollë suvaje mbi izoluesin i cili ndryshe njihet si sistemi "cappotto" (veshje nga jashtë).Prej më shume se 30 vjet, vazhdon edhe sot, të përdoret në Europë edhe me gjerë, për përmirësimin e kushteve teknike të ndërtesave për qëllime banimi, qëllime industriale apo shërbimi, të reja apo ekzistuese.
- Pllaka "Dow" është shkumë e nxjerrë nga polisteroli, në gjëndje të ngurtësuar. Kjo pllakë blu ka qeliza krejtësisht të mbyllura dhe homogjene, dendësi të lartë, veti shumë të mira termoizoluese. Janë të përshtatshme për konstruksione të reja ose për rikonstruksione ndërtesash.
Emri tregtar i tyre është STYROFOAM.
 - Korniza dhe Rozeta për dekorimin e ambjenteve realizohen produkte të përfunduara në polisterol EPS, shumë të thjeshta për t'u përdorur dhe për t'u montuar, duke ruajtur nivele të larta cilësie.
Me matricat dekorative prej polisteroli EPS me dendësi të lartë realizohen zbukurime, korniza, bordurat e dritareve, etj. Lehtësia në dizenjimin e modeleve, i lejon projektuesit të shprehë dhe të realizojë çdo element arkitektonik ose dekorativ për rritjen e vlerës së ndërtesës. Dendësia e lartë e polisterolit EPS që përdoret, garanton ruajtjen e modelit të dizenjuar dhe krijon një suport me rezistencë të lartë. Matricat modelohen sipas dekorimeve që kërkohen. Këto produkte dekorative kanë cilësi të lartë dhe montohen shpejtë. Përdorimi i tyre lejon ruajtjen e një ambjenti të këndshëm. Produktet dekorative janë ekonomike dhe të sigurta.
- Kallepe Dekorative te prodhuara nga IZOTERM Albania lenë sipërfaqen e betonit të lëmuar dhe me përmasa të sakta dhe kanë rezultate shumë të mira tek ballkonet me beton të dukshëm (pa suvatim).
Kallëpet dekorative janë shumë më të lehtë dhe më të manovrueshem në përdorim se kallëpet prej druri dhe nuk krijojnë të papritura jo të këndshme.Sipas porosisë së klientit mund të bëhen dhe konstruksione të veçanta dhe modele të tjera kornizash dhe kallëpesh, ose korniza të drejta. Produktet dekorative aplikohen në mur, në tavan, në cepat e mureve, për të dekoruar dhe për të zbukuruar ambjentet ku jetojmë.
- IZOTERM, për të qënë sa më afër fermerëve realizon prodhimin e bikerinave me dimensione të ndryshme me anë të një teknologjie tërësisht të re. Këto bikerina janë një zgjedhje ideale për fermerët sepse ndikojnë direkt në rritjen e rendimentit të mbjelljes së fidanëve dhe rrit sigurinë për të ardhmen.
- IZOTERM realizon produkte për ambalazhimin e produkteve ushqimore dhe bujqësore dhe për ambalzhimin e produkteve të detit.EPS është pjesë e jetës sonë të përditshme. EPS-ja është një material që përdoret gjerësisht në industrinë e ndërtimit, si dhe një zgjidhje perfekte për qëllime ambalzhimi. EPS-ja ka shumë atribute pozitive pasi ai ofron siguri maksimale gjatë përdorimit. Ai përdoret për të mbrojtur një shkallë të gjerë produktesh ushqimore dhe bujqësore. Produktet e ambalazhit prej polisteroli EPS sigurojnë cilësi më të mira për ruajtjen e prodhimeve, janë të sigurt, të besueshëm dhe shumë higjenik në sajë të karakteristikave shumë të mira fizike dhe mekanike të tij, si edhe të strukturës së tij me qeliza të mbyllura.


Ceremonia e marrjes së Standartit Kombëtar të Cilësisë, ISO 9001:2000
Në dt. 20 Qershor 2006 në ambjentet e Hotel Rogner EropaPark, Kompania Izoterm-Albania organizoi një ceremoni me rastin e marrjes së Standartit të Menaxhimit të Cilësisë, ISO 9001:2000.Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësues të biznesit shqiptar, përfaqësues të institucioneve shtetërore,përfaqësues të entit certifikues Worldwide Quality Assurance Ltd(WQA), përfaqësues të Lauda Consulting në Shqipëri,përfaqësues të Dhomës Amerikane të Tregtisë, nga Shoqata e Ndërtuesve në Shqipëri,Shoqata e Arkitekteve të Shqipërisë. Marrja e Standartit Ndërkombëtar ISO, shënoi një sukses të rëndësishëm për forcimin e mëtejshëm të pozitave të kompanisë në treg, duke garantuar klientët e saj për cilësinë e produkteve dhe shërbimeve, konform standarteve nderkombetare. Duke pasur standartet ISO ,arrihet te jepet nje imazh me I mire para partnereve ,por dhe rritet besimi per bashkepunim me te shpejte.Duke qene te certifikuar me te njejtat standarte si konkurrentet e ardhshem europiane, edhe negocimet mund te kryhen ne kushte te barabarta me partneret kombetare.

ISO 9001 ështe standarti me I gjere ndermjet standarteve ISO 9000, qe mbulon kompanite te cilat bejne dizajnin, prodhimin, zhvillimin dhe shitjen e produkteve te tyre.Parimi I ketyre standarteve ë qe sistemi I cilesise duhet te bazohet te formaliteti ,I cili ben te mundur arritjen e objektvave. Standartet synojne te formalizojne dhe standartizojne metodat nepermjet te cilave arrihet cilesia.ISO ështe forma e shkurtuar e International Organization for Standartization qe ne shqip do te thote Organizimi nderkohmbetar per standartizime. Qellimi I ketij organizimi eshte krijimi ,zhvillimi dhe promovimi I standarteve kombetare te cilesise.
Certifikimi i kompanive me ISO 9000 deshmon se ato kompani kane arritur standartet e cilesise te kerkuara nga ky organizem.Keto standarte jane te zbatueshme ne cdo lloj kompanie dhe biznesi dhe sot ky organizem ka anetar nga me shume se 90 vende te botes.

Kompanite qe duan te ceritifkohen me ISO 9000 duhet te sigurojne shume dokumentacion ne lidhje me gjithe proceset e cilesise qe ato zbatojne, duke perfshire ketu metodat e monitorimit te cilesise,metodat e trajnimit te punetoreve dhe sa shpesh behen ato, pershkrimi i puneve, programet e inspektimit, dhe mjetet e perdorura nga procesi i kontrollit statistikor.Dokumentacioni i te gjitha ketyre proceseve duhet te jete shume cilesor dhe permbajtesor. Kompania pastaj auditohet nga eksperte e ISO 9000, te cilet vizitojne fabrikat dhe ndertesat e tjera te shfrytezuara nga kompania, qe te sigurohen se kompania ka sistem manaxhimi te cilesise shume mire te dokumentuar dhe proceset e ketij sistemi jane te nivelit te kerkuar nga ISO 9000.

ISO 9000 fokusohet vetem ne proceset e cilesise qe perdoren nga kompania dhe perputhja me specifikimet e kompanise ( e cila mat se sa produkte e sherbimet e prodhuara jane brenda normave te caktuara dhe nivelit te tolerances se caktuar nga dizajnerat) duke injoruar keshtu kualitetin e produkteve dhe sherbimeve dhe se a jane apo jo te kerkuara ato ne treg dhe se sa plotesojne nevojat e klienteve dhe te tregut.ISO 9000 injoron standartet e dizajnit cilesor , udheheqjes cilesore dhe klimes organizative brenda kompanise,struktures udheheqese dhe strategjise organizative.Pra, ISO 9000 vlereson vetem procedurat ,trajnimin e punetoreve dhe dokumentimin e sistemit te manaxhimit te cilesise brenda kompanise ,prandaj kjo certifikate duhet shikuar vetem si standart elementar i cilesise dhe hap para ne arritjen e qellimeve kryesore te manaxhimit gjithperfshires te cilesise.
Te mirat e ISO 900 se pari burojne nga perfitimet qe kompanite qe certifikohen me ISO 9000 marrin si rezultat i rritjes se nivelit te cilesise brenda kompanise e pastaj edhe ne perparesite qe keto kompani kane ne shitjen e produkteve dhe sherbimeve kundrejt kompanive qe nuk jane te certifikuara.Shume kompani te medha ne bote sot,nuk pranojne te kene pune fare me kompani qe nuk jane te certifikuara me ISO 9000.
Manaxheret hartojne standarte te cilesise per specifikimin e produkteve /sherbimeve te tyre dhe masin cilesine e realizuar per te pare se sa i jane pergjigjur ketyre specifimeve te standartizuara.Specifikimet ruhen ne dokumenta te cilesise per cdo operacion.Cdo specifikim parashikon edhe nje tolerance per dimensione kritike, dhe cdo produkt qe ështe jashte tolerancave te lejuara jane skarcitete te cilat terhiqen ose hidhen. Cilesia e keqe humbet mundesine e firmes te konkurroje ne treg duke rritur koston e prodhimit te produktit apo te sherbimit.Kurse cilesia e mire rrit aksionet dhe ul koston e prodhimit.

Nga studimet e bera nga kompani ështe rezultuar se nje sherbim i cilesise se larte pozicionon me se miri firmen perballe konkurrenteve.Cilesia e larte sjell fitime te larta pasi produktet vleresohen me cmim me te larte se produktet me cilesi te ulet.Cilesia e larte ,ul koston e cila rrit fitimin ,pra drejtimi ështe i afte te konkurroje me cmime me te lira dhe me cilesi me te larte.

Keto kosto rritenme rritjen e nivelit te cilesise, qe do te thote se te rritesh duhet te shpenzosh kohe ,pune,para. Ketu perfshihen shpenzimet per projektim, skicimin e produkteve me specifikimet perfekte, trajnimet e punonjesve,programet per furnitoret me qellim sigurimin e inputeve me cilesi te larte.Kompania siguron nje preventiv per cdo ze te shpenzimeve dhe kostove dhe deklaron se ky preventiv ka nje total mjaft te larte por qe justifikohet nga shitjet me cilesine e larte te produkteve dhe sherbimeve.
Keto kosto ulen me rritjen e nivelit te cilesise qe do te thote se per cilesi te larte e te qendrushme shpenzimet e kontrollit ulen per njesi prodhimi.Ne qofte se parashikohen difekte qe mund te ndodhin dhe merren masa parandaluese atehere problemet e cilesise identifikohen me me lehtesi ,dhe kerkohen me pak burime per inspektim dhe zgjidhjen e problemeve te dala.
- Metodat Organizative per permisimin e cilesise te ndjekura nga IZOTERM
Kapercimi i pengesave administrative ( Kompania ka krijuar Grupin e Sigurimit te cilesise GSC e cila merret me njohjen e ketyre pengesave.Grupi vendos ceshtjet e problemeve aktuale qe lindin nga konsumatori duke identifikuar problemet me potenciale dhe merr veprime konkrete duke u mbeshtetur ne nje buxhet te mjaftueshem) Motivimi i punonjesve per permisimin e cilesise ( hartohen programe te trajnimit per punonjesit, sepse keto programe ulin defektet e punes dhe rrisin rendimentin.Punonjesit duhet te jene te motivuar dhe kurajoz per te propozuar veprime racionale kur shfaqen defektet. Kompania ka zhvilluar programe per motivim ne lidhje me stimuj monetar dhe jomonetar). Zhvillimin e rretheve te cilesise ( punonjesit krijohen ne grupe per te identifikuar,analizuar , dhe zhvilluar problemet e cilesise dhe permisimit te metejshem te saj

Konkluzione
Kompania ka arritur qe nepermjet realizimit dhe plotesimit te standarteve te sjelle ne treg produkte dhe sherbime me cilesi te larte.Edhe pse me kosto te larte ajo nuk ka hequr dore ne permisimin e vazhdueshem te cilesise.Kjo vihet re ne permisimin e ambjenteve te punes ,trajnimit dhe motivimit te punonjesve, investimeve me kosto te larta ne teknologji moderne.Kompania ka nje departament te vetin te manaxhimit te cilesise qe merret me identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve ne vazhdim.Pasi dihet qe mjedisi ku operon kompania ështe mjaft kompleks dhe dinamik. Ne arritjen e standarteve kompania ka siguruar keshtu zgjerimin e tregjeve ,tashme ajo mund te konkurroje edhe ne tregje nderkombetare duke ofruar cmim dhe cilesi konkurruese , ka siguruar rritje te produktivitetit, perfitimeve dhe jetegjatesise se saj.
Përfundimet
Cilësia e lartë, përvoja e gjatë, njohuritë teknike të plota, teknologjia e lartë, inovacioni. IZOTERM® është prodhuesi i parë i polisterolit në Shqipëri. Kompania ka promovuar totalisht të gjitha aplikimet e produkteve të polisterolit dhe sistemet e ndryshme të tyre (kombinimet etj) që perdoren tashmë gjeresisht në ndërtim në vendin tonë. Sistemet dhe produktet që përdoren sot për soletat e lehtësuara, format dhe kallupet dekorative të polisterolit tëpërpunuara në pantograf, kokriza për betonet e lehtësuar, IZOPLLAKA Blu, XPS, IZOPOR  Grafit, MANTELI(CAPPOTO), IZODEKOR, Paketa e Termo - Hidroizolimit (gjeotekstil, XPS, membrane PVC),  jane  lançuar dhe promovuar ekskluzivisht për herë të parë në Shqipëri nga IZOTERM. Nga kompania janë berë përpjekje titanike, studime me katedrat e Universiteve (Selanikut, Patras,Tiranes, Padova) , Institute Teknogjie, EUMEPS si dhe seminare, konferenca, work- shop, për të mundësuar penetrimin e produkteve në ndërtim dhe krijimin e tregut të materialeve termoizolues.  

Post più popolari

KERKO DETYREN TENDE