Whatsapp


Etichette

HISTORI PSIKOLOGJI LETERSI SHQIPE SHKENCA POLITIKE BIOLOGJI QYTETARI SOCIOLOGJI DREJTESI ESE ARGUMENTUESE JURIDIK PEDAGOGJI GJEOGRAFI EDUKATE SHOQERORE DIDAKTIKE BAZAT E FINANCES SHKRIM AKADEMIK FINANC BANK LETERSI BOTRORE GJUHE SHQIPE MATEMATIKE HISTORI SHQIPRIE SHKENCA JURIDIKE ANALIZE VEPRASH EDUKIM FIZIKE PSIKOLOGJI EDUKIMI ESE UNIVERSITETI POEZI MENAXHIM FINANCIAR MJEKESI KIMI PARAPSIKOLOGJIA EKONOMI INFORMATIKA ESE LETRARE MENAXHIM BIZNESI NJOHURI PER MEDIANIAN TRASHGIMI KULTURORE Anatomi ESE FILOZOFIKE GAZETARI INFERMJERI MENAXHIM TURIZEM SHKENC TOKE E DREJTA NDERKOMBETARE PUBLIKE HISTORI BOTRORE POLITIKAT E SIGURIS KOMBETARE E DREJTA E PRONES Histori e Mendimit Politik ALL POST AUDITIM BANKAR BAZAT E DEMOKRACISE DHE TE DREJTAT E NJERIUT ESE SHKENCORE FILOZOFI HISTORI ARTI HISTORI E EKONOMIS SHQIPTARE LETERSI MENAXHIM NDERTIMI MIKROEKONOMI POEMA PSIKOLOGJI REHABILITIMI BJOLOGJI EDREJTA E MJEDISIT FJALE TE URTA LEKSIONE AUDITIM MARDHENIA ME PUBLIKUN MASTER SHKENCOR Marrëdhënie Ndërkombëtare PSIKOLOGJI KESHILLIMI PSIKOLOGJI SHKOLLE SINTAKS TEORI E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE ANGLISHT EDUKIM MUZIKORE ESE ANGLISHT ESE INFORMUESE GJUHE INFERMIERI KERKIM SHKENCOR METODAT E EDUKIMIT EMPIRIK METODIKE ARITMETIKE PSIKOLOGJI ZHVILLIMI TEKNOLOGJI INFORMACIONI TRASHGIMI KULTURORE EUROPIANE APLIKIM KOMPJUTERIK BUJQESI ESE HISTORIKE ETIKA E TE USHQYERIT GUIDE TURISTIKE HIGJENE HYRJE NE PSIKOLOGJI INFORMATIK ISMAIL KADARE LETERSI PER FEMIJE MENAXHIM KLASE MESIMDHENIE ORGANET E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE PSIKOTERAPI SOCIOLOGJI EDUKIMI pyetjet e Licences ANALIZE sHARL BODLER Dituri natyre E DREJTA KUSHTETUESA EDUKIM FIZIK EDUKIM PER KARRIER KSHILLA SHTATZANIE LIBRA LEXO-SHKARIKO LOGJIKE MATURA SHTETERORE MBROJTJE DOKTORRATURE MIGJENI MUZIKE POLITIK ARSIMORE POLITIKA NE BE PSIKOLOGJI E ZBATUAR NE MESIMDHENIE RECENSION TEME DIPLOME hist

Përgatitja e mirë, para shtatzanisë



http://eseshkolle.blogspot.com/
  Tema:  Përgatitja e mirë, para shtatzanisë

Përgatitja e mirë, para shtatzanisë
Një përgatitje e mirë fillon herët, para shtatzanisë
“Fillimi i mbarë është  gjysma e punës”- thotë një thënie e urtë. Kjo thënie e vjetër është e vërtetë edhe në shtatzani.Pra, kujdesi për të patur fëmijë të shëndetshëm fillon që në momentin kur gruaja mendon apo dëshiron të ketë një fëmijë. Ushqyerja e shëndetshme përpara mbetjes shtatzanë do të krijojë në trupin e saj një ambient të përshtatshëm dhe  ushqyes për fëmijën.

Gratë mund të përgatiten për një shtatzani të mirë duke:
konsumuar ushqim të shumëllojshëm dhe të pasur në proteina
marrë acid folik, mundësisht një-tre muaj përpara shtatzanisë
mbajturnënkontrollpeshën e trupit
ndaluar pirjen e duhanit dhe alkoolit
duke qënë në lëvizje çdo ditë

Për prindërit e ardhshëm
Shtatzania është koha e ndryshimeve në jetën e çdo gruaje. Jeta e përditshme nuk i përgjigjet tashmë vetëm nevojave personale por edhe nevojave të një ose më shumë krijesave të reja.
Një ushqim i mirë në shtatzani është i rëndësishëm për rritjen dhe zhvillimin e fëmijës në barkun e nënës dhe më tej, ndikon në shëndetin e fëmijës gjatë jetës së tij. Gjithashtu një ushqim i mirë është, jo më pak i rëndësishëm edhe për shëndetin dhe mirëqenien e vetë gruas. Gjatë shtatzanisë, i jepet një shans të gjithë familjes për të rishikuar mënyrën e ushqimit dhe të jetesës.
Rëndësia e ushqyerjes së gruas shtatzanë
Përse është e rëndësishme ushqyerja e gruas shtatzanë?
Shtatzania është një ngjarje biologjike në të cilën shëndeti i një personi (nënës) lidhet shumë me shëndetin e një personi tjetër (fëmijës). Ushqyerja e nënës ka një rol të rëndësishëm si në ecurinë po ashtu dhe në përfundimin e shtatzanisë. Një gjëndje e mirë nutricionale e nënës që para se të filloj shtatzania, si dhe të ushqyerit e duhur dhe gjatë shtatzanisë janë kushte thelbësore për parandalimin e patologjive më të rënda neonatale dhe amtare.
Ushqimet që konsumon një grua gjatë shtatzanisë mund të ndikojë në:

• Zhvillimin e fetusit
Zgjedhjet e ushqimit që një grua bën gjatë shtatzanisë në një masë të madhe do të ndikojnë në shëndetin e fëmijës së saj. Femrat e ushqyera jo mirë kanë më shumë të ngjarë të kenë fëmijë që lindin: të vdekur, fëmijë parakohe(premature) apo me defekte të lindjes.
Në tremujorin e parë, mungesa e folateve si lëndë ushqyese mund të sjellin defekte të palcës kurrizore. Në tremujorin e tretë, mungesa e proteinave dhe kalorive mund të shkaktojë probleme me zhvillimin e trurit.

• Lindjen 
Një ushqyerje e duhur gjatë shtatzanisë mund të parandalojë aneminë e cila ka një ndikim në hemoragjitë e zgjatura gjatë dhe menjëherë pas lindjes. Po kështu ushqyerja e duhur është me rëndësi për nënën që të rimëkëmbet më shpejt pas lindjes dhe të ushqejë me qumësht gjiri foshnjën.

• Rehatia dhe emocionet e gruas
Lodhja, nauzet, të vjellat, kapsllëku, krampet në këmbë dhe shqetësime të tjera të shtatzënisë mund të pakësohen ose pengohen me një ushqyerje të mirë, e cila mund të ndihmojë gjendjen emocionale të gruas shtatzënë duke pakësuar luhatjet e humorit.
Ushqyerja gjatë shtatzënisë
Ushqyerja gjatë shtatzanisë - ushqim i zakonshëm, ushqim i mirë
• Gruaja shtatzanë nuk duhet të ushqehet “sa për dy”. Ushqyerja e gruas shtatzanë nuk është shumë e ndryshme nga ushqyerja e gruas normale  edhe pse ajo duhet të mbulojë jo vetëm nevojat ushqyese të nënës, por edhe ato të fëmijës që pritet të lindë si dhe për të siguruar një zhvillim normal të shtatzanisë.
• Përzgjedhja e kujdesshme e ushqimit,apo cilësia e tij është shumë e
rëndësishme gjatë shtatzanisë. Nevojat për vitamina dhe kripra minerale, në ndryshim nga nevojat energjitike, dyfishohen duke filluar që nga dita e parë e shtatzanisë. Po kështu shtohet edhe nevoja për proteina. Ndërsa disa produkte si p.sh. peshku, frutat e detit apo mishi duhen të mos përdoren të pa gatuara gjatë kësaj periudhe.
• Më e zakonshmja dhe më e dëshirueshme është që fëmija që po zhvillohet
në barkun e nënës ti marrë ushqimet e përshtatshme nga ushqyerja e nënës. Nëpërmjet aparatit tretës të saj kryhet transportimi i këtyre ushqimeve të marra në qarkullimin e gjakut të nënës dhe kthimi i tyre në përbërës të thjeshtë ushqimorë,në lëndë ndërtimi, të cilat kalojnë tek fetusi nëpërmjet placentës.
• Ushqimi i zakonshëm, balancuar, i shumëllojshëm dhe i shëndetshëm,
plotëson si nevojat e nënës ashtu edhe të fëmijës.

• Në përgjithësi, nevojat për kalori nuk rriten deri në fillimin e tremujorit të dytë
të shtatzanisë, por nevojat kalorike të gruas shtatzanë varen nga pesha e saj para shtatzanisë, ritmi i saj i shtimit në peshë dhe aktiviteti fizik i saj.

Të mënjanohen rëniet në peshë gjatë shtatzanisë.
Të mënjanohen substancat e dëmshme,si alkooli,duhani,barnat,etj.
Gruaja duhet të jetë aktive, por pa kryer sforcime fizike

Shtimi në peshë gjatë shtatzanisë
Shtimi i duhur në peshë është i lidhur ngushtë me rezultatet e mira të shtatzanisë.
Pesha që një grua shtatzanë duhet të shtojë gjatë shtatzanisë varet nga:
pesha e saj para se ajo të mbetet shtatzanë,
mosha e saj (moshat e reja kanë nevoja më të mëdha),
numri i fetuseve që ka (binjakët, trinjakët, etj),
gjëndja e saj shëndetësore (nëse ajo ka diabet, apo presion të lartë të gjakut).
Cila është rëndësia e peshës së gruas?

Nga të gjitha faktorët biologjikë që ndikojnë në peshën e lindjes së fëmijës, shtimi i nënës në peshë ka një ndikim të fortë.

Pesha para shtatzanisë
Gjëndja e peshës së gruas para se të mbetet shtatzanë, përcakton disa nga rezultatet e shtatzanisë së saj. Një peshë e shëndetshme para shtatzanisë rrit shanset e një shtatzanie të shëndetshme.
Gratë që janë nën peshë, apo shumë të shkurtra para se të mbeten shtatzanë,kanë rrezik më të madh për të lindur fëmijë me peshë të ulët lindje, apo  fëmijë me rritje të kufizuar.
Gratë mbipeshë dhe obeze para se të mbeten shtatzanë kanë një rrezik më të madh për të lindur fëmijë me peshë të madhe dhe ka rrezik pak më të lartë për defekte të lindjes.Gjithashtu, gratë mbipeshë dhe obeze para se të mbeten shtatzanë, bëjnë më shumë, diabet gestational (barre), tension  të lartë, lindje me seksio cezarea apo shtrime në spital gjatë shtatzanisë.
Në tre muajt e parë të shtatzanisë, shtimi në peshë luhatet shumë nga një grua në tjetër. Një shtesë prej 1-3 kilogram quhet normale. Në tremujorin e dytë (nga muaji i katërt- i gjashtë) shtimi ideal i peshës është rreth 1 kg në muaj. Në tremujorin e tretë (nga muaji i shtatë deri në të nëntin) është normal një shtim peshe rreth ½ kilogram në javë.

Por si mund ta dini nëse pesha para shtatzanisë është normale, nënpeshë apo mbipeshë?
Për këtë ju vjen në ndihmë treguesi i masës trupore(IMT):

Njihni më mirë shtimin e peshës gjatë shtatzanisë:

Një i porsalindur në momentin e lindjes peshon ndërmjet 3-4 kg. Duke pranuar se një grua shton mesatarisht rreth 12 kg, mund të lindi pyetja ku gjenden 8 kg e tjera? Ndarja e shtimit në peshë ndryshon nga një grua tek tjetra, por në përgjithësi ndarja është si më poshtë:

Post più popolari

KERKO DETYREN TENDE