Dhuna
Dhuna është një fenomen i lindur
së bashku me natyrën njerëzore dhe si rrjedhojë e kësaj të fundit dhe historisë
që shoqërojnë ngjarjet e njeriut. Dhuna jeton dhe na shoqëron si pa u ndjerë e
pakontrolluar gati si një “epidemi”. Njerëzit që përjetojnë dhunën, si viktima
ose dëshmitarë, mësojnë të kenë frikë, ta evitojnë dhunën ose të bëhen njëlloj
të dhunshëm si dhunuesi. Shpesh dhuna kthehet në tragjedi, e në rastet më
“fatlume” ajo shoqëron si hije jetën e njeriut. Nuk e ekzagjerojmë po të themi
se dhuna e krimi në familje këto vitet e fundit ka triumfuar mbi llojet e tjera
të krimeve.
“Të gjitha prirjet e
burrave janë prirjet e grave, dhe megjithë këto gruaja është më
pak se burri.”
Gjithmonë, qënia njerëzore është përpjekur të
kuptojë dhe t’i japi kësaj dhune një
ngjyrim gjakërues, atributi i
mitologjisë hyjnore ose duket i friksuar disa rregulla të
moralit derisa kjo e fundit të
mund të përmbahet dhe të kontrollohet. Pikërisht për këto
motive çdo shoqëri civile lind dhe zhvillohet
në momentin kur bëhet e përgjegjshme për
një vetërrënim dhe për pasojë
arrin dhe të kontrollojë efekte kriminale. Dhuna nuk është
gjë tjetër veçse konkretizimi i
më të degjeneruarës agresivitet që përcaktohet nga
padrejtësitë e pësuara, nga
pamundësia për t’i dhënë vlerat e duhura të drejtave nga
pamundësia për të përballuar
dhunën por edhe nga pamundësia për tu përballur qoftë me
principin e realitetit apo qoftë
dhe me frikën e të ndjerit i mohuar nga vetë identiteti.
Të ndryshosh kuptimin kulturor
edhe tani është një veprim i konsideruar ekstrem dhe kompleks ku madje shumica
e të dhunurave arrin të dëmtojë veten ose të vetëvritet për të pushuar së
jetuari prej asaj “njolle” dhe prej dhimbjes që ka përjetuar.
Dhuna ndaj grave është pasojë e
një mendësie, që ushqehet në shumë kultura.
Të kërkosh me këmbëngulje një
shpjegim të thjeshtë apo të vetëm mbi dhunën ndaj grave dhe ndikimin e saj mbi
personalitetin, shkaqet e saj mund të çojnë në justifikime për mosveprim. Dhuna
ndaj grave ka një ndikim dhe pasoja më të thella sesa dëmtimi i krijuar pas
episodeve të dhunës dhe i ndikimit të saj në formimin e personalitetit të gjithësecilit
prej nesh.
Ky fenomen është aq i hershëm sa
ç’është edhe vetë historia e njerëzimit.
Dhuna është një fenomen i lindur
së bashku me natyrën njerëzore dhe si rrjedhojë e kësaj të fundit dhe historinë
që shoqërojnë ngjarjet njerëzore. Gjithmonë, qënia njerëzore është përpjekur të
kuptojë dhe t’i japi kësaj dhune një ngjyrim flakërues.Pikërisht për këto
motive, çdo shoqëri civile lind e zhvillohet në momentin kur bëhet e
përgjegjshme për një vetërrënim (shkatërrim) dhe për pasojë, arrin edhe të
kontrollojë efektet kriminale.
Dhuna ndaj gruas është mjaft e përhapur
në shoqërinë tonë, ndodh mes partnerëve të ngushtë dhe në familje, në të gjitha
klasat shoqërore, pavarsisht moshës, arsimit, fesë, gjendjes ekonomike, etnisë
apo indentitetit kulturor. Ajo është një nga format e krimeve më pak të
rapotuara dhe zakonisht kosiderohet si një çështje private, si rrjedhojë nuk
dihen me saktësi përmasat, dhe frekuenca e fenomenit. Megjithatë studimet e
kryera tregojnë se dhuna në familje, sidomos ajo ndaj grave dhe vajzave, është
rritur gjatë periudhës së tranzicionit. Vështirësia e grumbullimit të
informacionit mbi dhunën në familje vjen dhe si pasojë e gjendjes ekonomike të
viktimave, të cilat në shumë prej rasteve janë të varfëra (sidomos në vendin
tonë) dhe janë individë të cilët kanë aksesin më të kufizuar të informacionit
për të drejtat e tyre, shërbimeve sociale, ndihmës juridike, apo dhe vëmendjes
së medias.
Dhuna në familje është një
sjellje e udhëhequr nga nevoja për të pasur kontroll. Mund të nisë nga
kërcënimet, telefonatat bezdisëse dhe ndjekjet (si ndjekjet e viktimës kur
shkon e kthehet nga puna dhe kërcënime), e deri tek marrëdhëniet seksuale të
padëshiruara, goditjet dhe në rastin më të keq deri në vdekje.
Dhuna ndaj grave zakonisht nuk
është një rast i veçuar dhe shpesh bëhet më e ashpër dhe më e shpeshtë me
kalimin e kohës. Shumë dhunues nuk janë të dhunshëm në marrdhënie të tjera, si
p.sh. : në punë ose me miqtë. Në mënyrë të përsëritur ato e mohojnë dhunën ndaj
grave dhe ashpërsinë e kësaj dhune. Kur ballafaqohen me sjelljen e tyre abuzive, ata kanë tendencën të
fajësojnë partneren e tyre se i ka provokuar ose refuzojnë të pranojnë
përgjegjësinë.
Në kuptimin e tij më të ngushtë
termi dhunë përdoret për të përshkruar incidente të sulmeve fizike, kur ato
kanë formën e dhunës seksuale apo fizike, si për shembull:
goditje me grusht, zënie fryme,
ngulje e thikës, hedhje e ujit të nxehtë / acid dhe herdhje në zjarr, pasojat e
të cilave mund të shkojnë blanat e mavijosura deri tek vdekja; ajo çka shpesh
herë fillon me sulme në dukje të vogla, mund të rritet si në intesitet ashtu
edhe në shpeshtësi.
Edhe pse nuk kemi mundësi që të
japim një pamje të plotë të përmasave të dhunës në familje, kryesisht ndaj
grave në shtëpinë e tyre, rezultatet e kësaj dhune janë fare të qarta. Përveç
dëmtimeve fizike që kemi përmendur, duke filluar nga shenjat e mavijosura deri
tek vdekja, gratë e abuzuara vuajnë nga probleme psikologjike dhe shëndetësore.
Ato kanë një nivel shumë të lartë ankthi, depresioni dhe ankesa somatike në
krahasim me gratë që nuk kanë vuajtur nga një abuzim i tillë. Shpesh ato mund
të paralizohen nga terrori dhe janë të stresuara nga prania e përhershme e
rrezikut të ndonjë sulmi. Ato kanë më tepër gjasa të jenë në gjëndje depresive,
gjë që mund të çojë në një shkallë të lartë vetëvrasjeje në krahasim me rastet
ndaj personave mbi të cilët nuk është ushtruar dhunë, kjo vlen edhe për burrat,
fëmijët ashtu si për gratë të cilat janë pjesa që janë më tepër pre e
abuzimeve. Dhuna në familje është gjithashtu e rrezikshme për anëtarët e
familjes apo për të tjerë që përpiqen të ndërhyjnë, të cilët mund të dëmtohen
ose të vriten nga abuzuesi, nëse ato përfshihen në një incident dhune, qoftë
rastësisht apo duke u përpjekur të mbrojnë nënën e tyre.
Aktualisht vendin dhe vëmendjen kryesore e ka
tërhequr dhuna ndaj gruas dhe dhuna ndaj
fëmijëve në familje.
Dhuna ndaj grave është një
problem global dhe prek të gjitha shtresat e popullsisë,të arsimuar apo
analfabetë, të martuar apo beqar, prek çdo kombësi, klasë, rracë, apo grup
etnik.
Në shoqërinë tonë ky fenomen
është shumë shqetësues. Ka gra të cilat dhunohen dhe nuk tregojnë, mendojnë se
ky është fati i tyre dhe duhet ta pranojnë. Por ka edhe nga ato të cilat e
denoncojnë dhunën, nuk lejojnë që të cënohet e drejta e tyre madje dhe
ekzistenca e tyre. Kjo ndodh kryesisht me gratë të cilat kanë një farë
arsimimi, kanë një mbështetje, ndërsa në periferi, në zonat rurale janë të
pakta vajzat apo grate qe bejne nje gje te tille per të mos thënë fare.
Po të analizojmë të gjitha
denoncimet në media të lenë për të dëshiruar pasi mungon etika e një lajmi që
duhet të shkruhet në shtyp. Raportimi i dhunës në këtë rast është bërë në
mënyrë sipërfaqësore, një raportim i plotë profesional do të thotë edhe
analizën e shkaqeve dhe të pasojave.
Ligji“Për masa ndaj dhunës në
mardhëniet familjare”, shënoi një hap të
sigurtë për përafrimin e legjislacionit kundër dhunës në familje. Çështja e
zbatimit të tij është e domosdoshme pasi me mjetet që ofron, ai mund të
shndërrohet në një faktor të rëndësishëm për parandalimin dhe reduktimin e
dhunës në familje. Zbatimi i ligjit është shtrirë në pjesën më të madhe të
rretheve gjyqësore të vendit. Ka një rritje të ndërgjegjësimit tëgrave dhe
vajzave për denoncimin e dhunës, jo vetëm të formës fizike të dhunës, por edhe
të formave të tjera të saj, sidomos asaj psikologjike.
Edhe pse ligji parashikon qartë
detyrimin e shtetit që të grarantojë për viktimat ndihmë ligjore falas,nuk ka
ende asnjë akt nënligjor që të
përcaktojë mënyrën e ofrimit të kësaj ndihme nga avokatët kryesisht.
Mungesa e ndihmës ligjore falas,
ka qenë një nga faktorët kryesorë të pushimit të gjykimit të çështjeve, sidomos
gjatë verifikimit të urdhrave të menjëhershëm të mbrojtjes. Shumë shpejt do të
fillojë infrastruktura rehabilituese për viktimat dhe dhunuesit, e cila ende nuk ka filluar të
krijohet. Nevojitet edhe rritja e njohurive të komunitetit për të drejtat dhe
mjetet ligjore që parashikohen në të.
Dhuna ndaj gruas është një
“plagë” e thellë në rrënjët e njerëzimit dhe si e tillë ndikimi i saj është i
shtrirë thellë në personalitetin e çdo individi ose të gjithsecilit prej nesh.
E lindur me shoqërinë e njerëzimit dhe vdes me vdekjen e tij.Dhe pavarsisht
dëshires sonë për të arritur në zhdukjen e këtij fenomeni ne e dimë që është e pamundur,por të
përpiqemi sadopak për uljen e numrit të familjeve