Whatsapp


Etichette

HISTORI PSIKOLOGJI LETERSI SHQIPE SHKENCA POLITIKE BIOLOGJI QYTETARI SOCIOLOGJI DREJTESI ESE ARGUMENTUESE JURIDIK PEDAGOGJI GJEOGRAFI EDUKATE SHOQERORE DIDAKTIKE BAZAT E FINANCES SHKRIM AKADEMIK FINANC BANK LETERSI BOTRORE GJUHE SHQIPE MATEMATIKE HISTORI SHQIPRIE SHKENCA JURIDIKE ANALIZE VEPRASH EDUKIM FIZIKE PSIKOLOGJI EDUKIMI ESE UNIVERSITETI POEZI MENAXHIM FINANCIAR MJEKESI KIMI PARAPSIKOLOGJIA EKONOMI INFORMATIKA ESE LETRARE MENAXHIM BIZNESI NJOHURI PER MEDIANIAN TRASHGIMI KULTURORE Anatomi ESE FILOZOFIKE GAZETARI INFERMJERI MENAXHIM TURIZEM SHKENC TOKE E DREJTA NDERKOMBETARE PUBLIKE HISTORI BOTRORE POLITIKAT E SIGURIS KOMBETARE E DREJTA E PRONES Histori e Mendimit Politik ALL POST AUDITIM BANKAR BAZAT E DEMOKRACISE DHE TE DREJTAT E NJERIUT ESE SHKENCORE FILOZOFI HISTORI ARTI HISTORI E EKONOMIS SHQIPTARE LETERSI MENAXHIM NDERTIMI MIKROEKONOMI POEMA PSIKOLOGJI REHABILITIMI BJOLOGJI EDREJTA E MJEDISIT FJALE TE URTA LEKSIONE AUDITIM MARDHENIA ME PUBLIKUN MASTER SHKENCOR Marrëdhënie Ndërkombëtare PSIKOLOGJI KESHILLIMI PSIKOLOGJI SHKOLLE SINTAKS TEORI E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE ANGLISHT EDUKIM MUZIKORE ESE ANGLISHT ESE INFORMUESE GJUHE INFERMIERI KERKIM SHKENCOR METODAT E EDUKIMIT EMPIRIK METODIKE ARITMETIKE PSIKOLOGJI ZHVILLIMI TEKNOLOGJI INFORMACIONI TRASHGIMI KULTURORE EUROPIANE APLIKIM KOMPJUTERIK BUJQESI ESE HISTORIKE ETIKA E TE USHQYERIT GUIDE TURISTIKE HIGJENE HYRJE NE PSIKOLOGJI INFORMATIK ISMAIL KADARE LETERSI PER FEMIJE MENAXHIM KLASE MESIMDHENIE ORGANET E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE PSIKOTERAPI SOCIOLOGJI EDUKIMI pyetjet e Licences ANALIZE sHARL BODLER Dituri natyre E DREJTA KUSHTETUESA EDUKIM FIZIK EDUKIM PER KARRIER KSHILLA SHTATZANIE LIBRA LEXO-SHKARIKO LOGJIKE MATURA SHTETERORE MBROJTJE DOKTORRATURE MIGJENI MUZIKE POLITIK ARSIMORE POLITIKA NE BE PSIKOLOGJI E ZBATUAR NE MESIMDHENIE RECENSION TEME DIPLOME hist

ESE TE GATSHME

ESE TE GATSHME 





Ese letrare: Te falesh eshte hyjnore.


Njerëzit janë krijesa të lindura me atributet dhe dobësitë e tyre.Te gjithe ne bejme pjese ne shoqerine njerezore.Por, shoqeria ku jetojme sot eshte shume e padrejte. Ashtu siç nuk janë të pakta momentet

Ese"Miqesia"

http://eseshkolle.blogspot.com/Qe me lindjen e njeriut ka lindur dhe nevoja te mos jete vetem.Per te mbijetuar atij I duhej te qendronte me te tjere te llojit te tij .Por tani kohet kane ndryshuar .Njeriut nuk I duhet me te mbrohet nga kafshet e egra por nga dicka me e madhe me e eger dhe me e pameshirshme sic jane vete njerezit.Kjo shpjegon nevojen per miqesine …

Ese letrare : A jam une nje artiste?


Teksa hedh një vështrim kritik ditëve që kalojnë,shoh se rrjedha e tyre nuk është aspak e mbuluar nga një mantel i errët i monotonise. E dua jetën,ndaj dhe luftoj për të.Nuk është kurrsesi një lufte e ashpër,por jo dhe e lehtë. është një lufte e përditshme me një qëllim të vetëm:t’i jap ngjyrë ditëve të mia.

ESE:Cdo te ndodhte ne shoqerine njerezore nese lirise do ti mungonte morali ?

Cdo te ndodhte ne shoqerine njerezore nese lirise do ti mungonte morali ?
Bota ne te cilen jetojme, shoqeria njerezore e se ciles jemi pjese gjate gjithe kohes se  ekzistences se saj ka krijuar rregullatoret e vet per te mbijetuar. Pjese e ketyre rregullatoreve jane kodet ligjore, ato morale, pse jo edhe feja. Me ane te ketyre shoqeria njerezore kufizohet; jo ne nje konotacion negativ, por kufizohet ne te kryeren e gjerave jo njerezore. 

Ese filozofike: Njeriu edhe kur e ka pushtuar lavdinë, ka nevojë për një zemër njerëzore që e çmon dhe e do


Cdo faze e jetes, cdo vit, dekade apo shekull kane folur per lavdine njerezore , per menyrat si ajo eshte fituar , per ndikimet e saj mbi jeten , mbi mendjen e njeriut gjithashtu kane folur per ato zemra qe e kane perkrahur kete lavdi.

ESE BUKURIS, SI PERCEPTOHET BUKURIA


Bukuria. Si perceptohet.
Shpesh e kemi pyetur veten ne nje pike te jetes: cfare eshte bukuria, pas te ciles thuren kaq shume poema, kenge dhe industri te tera? Pasi analizova arrita ne perfundimin qe bukuria nuk eshte gje tjeter vecse vetebesim. Shume njerez ne boten e sotme e shohin bukurine thjesht si paraqitjen e jashtme te

ESE:"Cfare me thone 100 vjet pavaresi e vendit tim"

“Çfarë më thonë 100 vjet pavarësi e vendit tim”. 
Flamuri po ngrihej lart e më lart. Nën tingujt e himnit të flamurit dhe të brohorimave të qytetarëve, ai valvitej krenar mbi qytetin e Vlorës, në të njëjtën mënyrë si 100 vjet më parë. Ja, më në fund arriti në majë. Shqipëria mbushi 100 vjet shtet i pavarur. 28 Nëntori i këtij viti shënoi jo vetëm ditëlindjen e

ESE Letrare: "Ti dashuri je liri, ti dashuri je roberi"


Bazuar ne liriken e L. Poradecit
"Ti Dashuri je Liri, ti Dashuri je Roberi"
Pa dyshim qe per njeriun, ndjenja me e bukur qe mund te provoje ne jete eshte dashuria. Ajo dashuri e cila eshte nje force madhore, te ngre peshe shpirtin, te ben me te mire, nje force universale dhe

Ese letrare : Libri, miku yne me i mire


Besoj se te gjitheve na ka qelluar te kemi lexuar ndonje liber aq perfshires saqe s'e kemi kuptuar as si ka kaluar koha, as qe jemi vetem ne dhome. Personazhet na duken si miq te vjeter, vuajme me to, qajme per to apo dhe lutemi per to. Nga e ka valle origjinen kjo lidhje e vecante  e njeriut me librat?  A kane librat nje force te tille sugjestionuese qe na prek ndergjegjen, apo akoma me thelle,

Analize e nje pikture te Van Gogh

Vincent Van Gogh – Luledielli
Ka shume vepra arti qe shetisin neper te gjitha galerite e botes, dhe jane bere sinonime te vete emrit te artistit apo teknikes. Pikturat e shumta te lulediellit te van Gogh jane nje nga ky shembull. Sapo dikush e sheh kete ben nje lidhje te menjehersh

Ese filozofike : C'eshte njeriu?

Jemi njerez dhe shpesh e konsiderojme veten si superiore, zoterues te tokes ku jetojme dhe te afte te marrim  lehte ate c'ka duam. A eshte e drejte t'a qujme veten si qenien me komplekse? Pse duhet te konsiderohemi ne maje te piramides se evolucionit kur ka plot kafshe te tjera me aftesi qe ne nuk i kemi?

TEMA: Dhuna ne Familje -ESE


Dhuna kundër grave në Shqipëri duhet të analizohet në kontekstin e kulturës dhe traditave shqiptare. Studimi i dhunës në familje është i komplikuar, sepse ajo është një fenomen që ndodh prapa dyerve. Njerëzit nuk preferojnë të flasin mbi këtë çështje sepse ata e konsiderojnë atë çështje private dhe burim turpi. Gjithashtu, ky problem mbështetet nga mentaliteti tradicional dhe patriarkal që është thellësisht i rrënjosur në kulturën shqiptare

ESE FILOZOFIKE : "Subjektiviteti ne jeten e njeriut"

"Neper dy pika kalon nje dhe vetem nje drejtez." Njeriu i shekullit te ri, bashke me revolucionin teknologjik, solli dhe ate te mendimit shkencor. Ne ndryshim nga koha e mesjetes ku cdo ndodhi, fenomen apo objekt I atribuohej nje qenieje me te larte, shekulli I ri krijoji nje tjeter objekt kulti: shkencen. Fizika me perparimet qe ajo solli na mundesoi te kishim nje pamje me te qarte te realitetit ne te cilin jetojme. Nderkohe, matematika si mema e shkencave, na ofron nje ambjent te pershtatshem per te formuluar teorite tona. Matematika eshte ekzakte, nuk lejon devijime apo

Ese filozofike : Vdekja eshte vdekja e tjetrit

Vdekja eshte ajo qe na tremb me shume, me shume se cdo gje ne kete jete.
 Kujt I trembemi me shume, vdekjes tone, apo vdekjes te njerezve tane me te dashur? Cfare eshte me e dhimbshme te mendosh, qe

Ese e krahasim kontrastit :Klitemnestra dhe Medea-dy nena dy bashkeshorte,ku ngjajne e ku dallojne ato.

Ese e krahasim kontrastit :Klitemnestra dhe Medea-dy nena dy bashkeshorte,ku ngjajne e ku dallojne ato.
O mendje njerezore,njekohesisht e erret dhe e paparashikueshme,pjelle e veprave nga me tragjiket,nga me te dhimbshmet,si dhe pjelle e veprave nga me te bukurat dhe me te jashtezakonshme.O shpirt njerezor,nje qiell i kalter dhe i paane me ndricim e madheshti ,njekohesisht nje pus i thelle i erret e plot mistere.

Ese argumentuese : Migjeni, shkrimtari qe tronditi themelet e shoqerise shqiptare.

Ne tere vepren e tij, Migjeni trajton nje teme shoqerore ekistencialiste, me karakter polemizues dhe te drejtperdrejte. Ai shkruan per jeten e njeriut ne situatat e veshtira ekzistencialiste, e pare nepermjet shfaqjeve psikologjike. Mesazhi qe pershkon gjithe vepren e Migjenit eshte

Ese letrare : Deshira ime - DESHIRAT E MIA



Deshira ime . . Siç dihet çdo njeri ka dëshira. Një prej tyre jam edhe unë. Por kur bëhet fjalë vetëm për dëshirat e mia ato janë si një pikë e vogël në universin e pafundë në krahasim me dëshirat e të gjithëve, edhe pse neve nuk na duket ashtu! Shpesh herë duke shfletuar mendjen gjej kujtime të bukura, të paharruara që kam dëshirë ti përsëris edhe sot. Por nuk është çasti i duhur për arsyje të ndryshme. Megjithatë unë mendoj se dëshirat mund të realizohen për veç atyre që mund të quhen

Ese letrare: Vetmia, kthim ne vetvete.

Te jesh i huaj, i vetem, a eshte e njejte me te qenin i vecante?
Kesaj pyetje do te mundohemi t’i pergjigjemi gjate ketij shkrimi, duke e pare vetmine nga disa kendveshtrime te njohura e te panjohura.

ESE TEMA:ILIRET DHE ARBËRIT PASARDHËSIT TANË


TEMA:ILIRET DHE ARBËRIT PASARDHËSIT TANË
Iliret jane harta jone e identitetit kurse arberit piedestali krenar I luftes per liri.Historia e tyre eshte shembellim I heroikes,trojet e tyre jane toka pjellore e trimave te pafund ndersa armet jane lavdia e pashtershme qe I bente ata fitimtare.

ESEARGUMENTUESE: Ekzistenca njerëzore, dashuria, forca, përpjekjet për ekzistencëntë qënies njerëzore është tematika kryesore e veprave të Kongolit. Jepnimendimin tuaj në lidhje me këtë gjetje të autorit.


Shpeshherë gjenden shkrime të autorëve nga më të ndryshmit përsa i përket ekzistencës njerëzore, dashurisë dhe forcës. Një ndër këta duarartë është edhe F. Kongoli, i cili shkruan gjërë e gjatë për një ekzistencializëm thuajse të pamundur për njerëzimin apo thjesht për disa jetë të veçuara të cilat dashur pa dashur përfundojnë në rrugë pa kthim.

ESE ME TEME: Atdheu Im


Atdhe, nje fjale qe menjehere te sjell ndermend vendlindjen tone te bukur. Per ne shqiptaret atdheu eshte shume i rendesishem. Por ende shume toka shqiptare ndodhen jasht kufijve te shtetit shqiptar.
Historia me ne shqiptaret eshte treguar jo miqesore dhe shpesh shume e padrejt. Edhe pse tokat shqiptare shtrihen ne disa shtete, ne na bashkon e njejta gjuhe. Gjuha jone e bukur shqipe, edhe pse armiqte tane ne shekuj jane munduar ta zhdukin. Por nuk na bashkon vetem gjuha qe ne flasim, por edhe e njejta kulture dhe tradita shekullore.

ESE:Familja IME dhe UNE

Vijmë në jetë si engjëj jo të kotë,vijmë në jetë si një shpirt i ri,vijmë në jetë për të lumturuar dy persona e për t’ia bërë jetën atyre më perfekte,vijmë në jetë..eh,më saktë erdha në jetë,erdha në jetë nga dy njerëz të mrekullueshëm,nga një dashuri e pafundme dhe sot jam kjo që sheh cdo person tjetër,cdo njeri është i vecantë,cdo njeri

ESE:Ekzistencializmi është humanizëm!


Të jesh ekzistent nuk do të thotë të jetosh, por të jesh hija e atyre që të rrethojnë, të biesh në sy dhe të kesh vëmendjen e personave të cilët çdo kush do të donte t’i kishte pranë. Gëzimi më i madh i njeriut është të ekzistojë për këdo, veçanërisht për një person, ose për një grup njerëzish që në jetë marrin emrin familje.

ESE:Të jetuarit mes dashurisë, tradhëtisë dhe humanitetit



Njerëzit kanë një jetë jo të sigurtë, një jetë në të cilën gjenden mjaft elementë sa të mirë aq edhe të këqinj. Janë tradhëtia, besnikëria, dashuria, humaniteti dhe shumë e shumë të tjera.
Çfarë e bën njeriun të jetojë? Kurioziteti, ideja dhe mendimi se çfarë do të ndodhë nesër, pasnesër e kështu me rradhë. Por për kë është më vështirë apo më thjeshtë për të pritur të nesërmen? Ndoshta për të dyja gjinitë, ndoshta për njërën prej tyre. Jeta nuk është fare e thjeshtë. Prandaj dhe çdo kush

ESE:Shqiptaret kombi me i vjeter I Ballkanit


Shqiptaret e lashte nenkuptojme Iliro-Pellasget ne kuptimin e trashegimise se emrit etnik pasi emri i Ilireve dhe Ilirise ishte i njohur ne perjudhen historike, ato si etni ekzistonin me parpara, sepse sipas studimeve gejnalogjike mbartesit e genit te pare "I" Dinarik ne Europe, kane qene populli paleolitike i pare 40.000-35.000 vjeçare i cili krijoj racen qe quhet "raca Adriatike" ose Dinarike. 

ESE ME TEME DASHURIA

Te jem e sinqerte eshte pakez e veshtire per mua si nja adoleshente 16 vjecare ta perkufizoj ndjenjen me te bukur ne bote, dashurine. Kam menduar gjate per kete gje dhe akoma vazhdoj te mendoj. Mendoj se eshte casti per te bere nje dallim per fjalen “dashuri” sepse eshte nje term teper i g

Ese argumerntuese: Lendet shkencore parapelqehen me shume se ato natyrore.

 Shkolla ! Shtepia e dijes !Ajo e cila mban gjithmone dyert hapur,e qe ne “tryezen” e saj servir “ushqimin”me vlera te pacmueshme , dijen ,per te gjithe “udhetaret” te cilet ndalojne aty.Shkolla!.Aty ku zhvillohen shume lende shoqerore,natyrore dhe shkencore,te cilat pasurojne bagazhin tone mendor vit pas viti. Vendi ku kalojme pjesen me te madhe te kohes sone ,si dhe vendi ku hedhim themelet e sigurta per te ardhmen tone.Aty ku bashkohet natyra dhe shkenca,thjesht aty ku mesojme te panjohuren si dhe njohim me mire te njohuren.

ESE : “Njeriu edhe kur e ka pushtuar lavdine ka nevoje per zemernjerezore qe e cmon dhe e do”

Realiteti njerezor tregon dhe pranon qe ka njerez qe per merita, per vlera apo per arsye te vecanta kane shkelur podiumin e lavdise, e kane pushtuar ate me gjithe forcen e tyre.Ka njerez qe I njohin keto cilesi, por ka dhe nga ata qe nuk e kane njohur kurre me pare. Por keta njerez vertet nuk I kane

Ese:Si e perfytyroj une te ardhmen time?

Ese:Si e perfytyroj une te ardhmen time?
Sa shpejt qe iken jeta ! Ajo hap krahet e saj te brishte dhe merr fluturimin e larget per te na cuar ne horizonte te panjohura per ne. Momentet zgjazin kaq pak sa nganjehere me duket se lumturia te rreshqet nga duart pa e kuptuar aspak dhe nga femjieria jeta mbetet vec nje kujtim i embel dhe i ngrohte qe te ngjadh shume nostalgji.Koha ecen edhe pse ne nga njehere nuk duam. 

Ese krahasim kontrasti : "Makbeth-Procesi"


Njeriu ne te gjitha koherat ka qene ne lufte me drejtesine ,si brenda vetes dhe jashte saj.Vete si natyre ai e ka te pamundur te rrije i qete dhe i pa tundur ne levizjet e jetes,qofshin keto te duhurat apo te gabuarat.Me te qarte kete mendim na i japin 2 autoret F.Kafka dhe Shekspiri me veprat e tyre te famsheme Procesi dhe Makbethi.

Ese letrare "Vetmia,kthim ne vetvete."

Personalisht vetmine e perceptoj si metamorfoze te gjendjes emocionale. Ne shpirte mbizoteron nje qetesi e ndikuar nga faktoret e jashtem. Individi e terheq veten drejt nje guacke ku mund te shohe me kthjellim cdo moment qe ka kaluar. Sa fjale e brishte dhe

Ese argumentuese/ shpjeguese: Shkronja dhe fjala në art


" Të gjitha shkrimet e tanishme kanë një karakter mbylles te cilat gjinden jashtë gjuhes së folur . Shkrim nuk është aspak një mjet komunikimi , ai nuk është një kanal i hapur përmes të cilit kalojnë vetëm qellime gjuhësore . Tërë nje çrregullim rrjedhë përmes fjalës , dhe i jep lëvizje gllabëritese që mban gjendjen e pezullimit të përjetshëm. Në të kundërt , të shkruarit është një gjuhë e materializuar

Ese me Teme Jeta

Jeta … Nje fjale e cila permban kaq ndjenja por mbizoteron egoizmi. Egoizem si mund ta perkufizojme me nje term kete fjale e cila permban shume. Por te tille mund te quajme kohen e cila kalon pa pritur askend e duke menduar vetem per veten e saj, por koha eshte jeta. Hidh nje shikim

ESE: Boten prapa desh ta kthente dhe me ushte ta mberthente - Don Kishoti i Mances :


Boten mbrapa desh ta kthente dhe me ushte ta mberthente! Don Kishoti, ky kalores me pazmore idealiste qe deshiron te ktheje kohen mbrapsh, eshte bere nje figure simbol pergjate koherave. Mund te duket paradoksale : Te kthesh kohen mbrapa? A eshte e mundur? A eshte gjeja e duhur? 

Don Kiahoti i Mances Analize dhe komenti i vepres


Roman I shkruar nga Servantes per te vene ne loje prirjen e kalorsise se Spanjes si dukuri shoqerore dhe historike. Hodhi Idene e daljes nga erresira.
Don Kishotizmi eshte nje dukuri shterpe e panevojshme ku njeriu nuk arrin te vendose ekuilibrin midis te shkuares dhe te tashmes dhe nuk njeh ligjesite e jetes. Aventurizem qesharak dhe terheqje patologjike per leximin e nje libri te caktuar.

FJALE TE URTA


Fjale te urta nga Populli Populli

Fjale te urta nga Gjergj Fishta




Fjale te urta nga Populli Populli

Fjale te urta nga Populli Populli
1. Ara ime varri im 
2. Ardhin galat dhe prishën folenë e bilbilit 
9. Ç'ke në xhep të marin hop, ç'ke në tru s'ta marrin dot. 
10. Din më shumë i vuari, sesa i mësuari.
11. Dhelpra plakë i di shtigjet. 
12. E di qeni ku fle lepuri. 

Fjale te urta nga Gjergj Fishta

Fjale te urta nga Gjergj Fishta 
  • Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta se ti bashkosh dy shqiptarë.
  • Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota.
  • Pak di ai që të gjitha ia tregon gruas.
  • Nese rrezikon mund te humbasësh, nëse nuk rrezikon ke humbur gjithësesi.
  • Është zotësi e madhe të dish si duhet trajtuar të mundurit.

Fjalë të urta nga Mit`hat Frasheri

Fjalë të urta nga Mit`hat Frasheri
Liria është që të mos të trazojë njeri ty dhe ti të mos të trazosh të tjerët.
  
Meqënëse jeta dhe siguria e secilit është e lidhur me fatin e të gjithë atyre që, së bashku, formojnë kombin, do të na donte shpirti që çdokush të sakrifikojë pesë minuta në njëzet e katër orë dhe të hetojë nga thellësia e vetes së tij se c’shërbim ka bërë për shoqerinë dhe c’të mirë mund t’i bëjë kësaj shoqërie që quajmë komb.

Fjalë të urta nga SAMI FRASHERI

Fjalë të urta nga SAMI FRASHERI 
1. Mendimet e larta gjenden në fjalë të shkurtëra.
 2. Më e bukura fjalë është e thjeshtë dhe e shkurtër, është fjalë që kuptohet më lehtësi dhe që ka kuptim të thellë e të hollë.
 3. Njeriun e bëjnë të përjetshëm veprat e tij.
 4. Detyra jonë kryesore ndaj njerëzisë është të studiojmë dhe të mësojmë (të tjerët) pa u mërzitur.

Fjalë të urta nga Nene Tereza

Fjalë të urta nga Nene Tereza 
Ne s'mund te bejme dot gjera te medha,vetem gjera te vogla me dashuri te madhe.

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu- Nene Tereza

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nënë Tereza lindi në Shkup më 26 gusht të vitit 1910 dhe vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta, (Indi), ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqen,kurse me 19 Tetorë të vitit 2003 u shpall e bekuar nga Vatikani.
Jeta e hershme

Vjersha Per Nene Terezen


Halloween Infoo Shqip

Ç’eshte Halloween ?
Halloween ose Hallowe'en një tkurrje e "Të gjitha Shenjtërit ' Mbrëmje "),  i njohur gjithashtu si Allhalloween, 'Eve, Gjithë Shenjtërit  ose të Gjithë

JETA DHE VEPRAT E JERONIN DE RADES






Jeronim De Rada lindi më 1814 në fshatin e vogël dhe piktoresk Maki të Kozencës, jo larg nga Shënmitër Korona, qendër e kolegjit arbëresh Shën-Adrianit. Në këtë kolegj De Rada i ri kreu studimet e para, që patën rëndësi të veçantë për formimin e personalitetit të tij. Aty ai studioi letërsinë antike dhe moderne, njohu idetë e Revolucionit Francez, që ndikuan në formimin e personalitetit të tij. Më 1833 De Rada mbaroi kolegjin dhe i ati e mbajti një vit në fshat, për të përmirësuar shëndetin. Pikërisht gjatë qëndrimit në vendlindje ndodhën dy ngjarje, që do t'i jepnin hov krijimtarisë së tij letrare. Në shekullin XIX ngulmimet arbëreshe, sidomos ato të arbëreshëve të Italisë kishin ruajtur të paprekur ndjenjën e dashurisë për atdheun e të parëve, gjuhën, zakonet e tradiat stërgjyshore, e shfaqën me një forcë të veçantë vetëdijen e tyre shqipatre edhe në fushën e lëvizjes kulturore e letrare. Letërsia e re që lindi tek arbëreshët përtej Adriatikut nga dhjetëvjetëshi i tretë i atij shekulli,

Serafina Topia dhe Skënderbeu i Pafat


Veprat kryesore poetike të De Radës janë "Këngët e Milosaos", "Serafina Topia„ dhe "Skënderbeu i pafat". "Këngët e Milosaos„ ishte një poemë lirko-epike, ku frymëzimi i poetit ka qenë tepër i kulluar dhe është arritur harmonia midis brendësisë dhe formës. "Serafina Topia„ dhe "Skënderbeu i pafat„ janë poema me vëllim të gjerë, të cilave poeti u kushtoi pothuajse tërë jetën. Në këto vepra është forcuar epizmi dhe është rritur thellësia e problematikës në krahasim me krijimet e rinisë. Ideja patriotike që ishte si një rrymë e nëndheshme tek Milosaoja këtu ka dalë në plan të parë. Poeti ka synuar të japë tabllo të gjera të kohës së Skënderbeut. Skenat e betejave alternohen me skena intime, që të jepet kështu sa më i plotë shekulli XV në Shqipëri. Këtu është forcuar edhe përpjekja për ngjyrim historik… Poeti shpreh frymën heroike të kohës në mënyrë madhështore te "Skënderbeu i pafat", nëpërmjet skenave të heroizmit masiv dhe atij të veçantë, siç janë skena e betejës së Shkodrës, skena e vrasjes së pashait turk nga Astriti, një trim shqiptar, dhe skena e ndeshjes së Skënderbeut me dy tartarët. Epoka e Skënderbeut këtu pasqyrohet në përpjestime të mëdha vigane. Në veprimin e poemës marrin pjesë jo vetëm individë të veçantë me veti të jashtëzakonshme, po gjithë kombi, si masat popullore, ashtu edhe aristokracia. Këto poema dallohen për shkrirjen e epizmit, lirizmit, dhe dramatizmit, këtu poeti i jep jetë një galerie të pasur personazhesh, midis të cilëve spikatin Skënderbeu, që është i pranishëm në të dyja poemat, dhe Serafina Topia, protagonistja e poemës, "Një pasqyrë e jetës njerëzore„ që shfaqet edhe te "Skënderbeu i pafat„. Skënderbeu mishëron idealin e udhëheqësit -si ushtarak dhe burrë shteti,- por De Rada ndalet edhe në anën e tij thjeshtë njerëore të tij. Serafia Topia mishëron idealin e gruas shqiptare dhe njëkohësisht idealin e njeriut të zhvilluar në mënyrë të gjithanshme. Romatizmi i De Radës merr në këto poema ngjyra të forta, heroikja ndërthurret me tragjiken. Problematika patriotike (çështja e çlirimit me luftë të armatosur, problemi i bashkimit të shqiptarëve, çështja e udhëheqjes) në këto poema është në qendër të vëmendjes, por shoqërohet edhe nga një larmi problemesh shoqërore, morale dhe filozofike, siç janë: shfrytëzimi feudal, e drejta e njeriut për të vendosur për fatin e vet, çështja e së mirës dhe së keqes, e drejta e njeriut për lumturi. Këto probleme mishërohen te personazhe nga më të ndryshmet. Poeti shfaq një thellësi të veçantë zhbirimi në botën e brendëshme të krijesave të veta. Veçanërisht të gjalla janë figurat e grave, si: Imotea, Agata, Frosina, Vantisana, te "Skënderbeu i pafat"; Serafina, Evoda, Parayllja, Olimpia te "Një pasqyrë e jetës njerëzore".
"Skënderbeu i pafat" shkrin elementë të eposit me elementë të poemës kombëtare-historike dhe të poemës filozofike. "Një pasqyrë e jetës njerëzore"është edhe ajo origjinale për nga lloji, shkrin llojin e poemës shoqërore-psikologjike me llojin e poemës epiko-heroike.
Të dyja poemat kanë marrë nga poezia popullore hiperbolizmin e figurave të kreshnikëve dhe pasurinë e figuracionit. Vargu afrohet me vargun e lirë.


De Rada mbetet poeti që hodhi themelet e letërsisë me të vërtetë artistike arbëreshe, dhe dha një ndihmesë të madhe për tërë letërsinë kombëtare. Ai qe i pari që ngriti në art epokën e lavdishme të Skënderbeut. Duke pasqyruar "Motin e madh", kohën e "Skënderbeut". De Rada hodhi kushtrimin për luftë të armatosur kundër zgjedhës osmane. Ai është njëkohësisht i pari që çeli traditën e mbështëtjes së letërsisë arbëreshe në poezinë popullore. De Rada qe edhe lëvruesi i parë i poemës epiko-lirike, i novelës në vargje dhe i poemës epike. Gjithashtu ai ka meritën që lëvroi deri diku poemën shoqërore, ndonëse nuk i kuptonte deri në fund kontradikatat klasore. Poeti ka simpati për njerëzit e thjeshtë, pasqyron me dhembje mjerimin dhe shfrytëzimin, ka besim të madh te njeriu dhe te mundësitë e tij, megjithatë deri diku ndikohet nga fatalizmi dhe misticizmi, që vende-vende ia dëmtojnë krijimtarinë nga ana ideore, madje edhe estetike. Në thelb vepra e De Radës i përket romantizmit përparimtar, një romantizmi veçanërisht origjinal, që nuk i këndon vetëm të jashtëzakonshmes, por zbulon edhe poezinë e së zakonshmes. De Rada është mjeshtër i stilit të përmbledhur dhe tepër shprehës, i përdorimit të figuracionit, që dallohet për freski dhe ndikim të fortë emocional. Gjuha me të cilën shprehet De Rada, është e pasur, por disi e errët, Poeti pati një ndikim të madh në veprat e shkrimtarëve arbëreshë dhe një ndikim më të vogël te shkrimtarët e tjerë të Rilindjes.



Analize vepra -Këngët e Milosaos


Këngët e Milosaos është vepra e parë e De Radës dhe më e njohura. Me këtë poemë liroko-epike tepër të veçantë poeti afirmohej si individualitet i fuqishëm dhe origjinal. Skema e subjektit të poemës është e njohur në letërsinë sentimentale dhe romantike, një dashuri e kundërshtuar nga mjedisi. Po kërij motivi të njohur De Rada i jep

Jeronim De Rada - Jeta dhe krimtaria e tij

Hyrje
Jeronim De Rada lindi më 1814 në fshatin e vogël dhe piktoresk Maki të Kozencës, jo larg nga Shënmitër Korona, qendër e kolegjit arbëresh Shën-Adrianit. Në këtë kolegj De Rada i ri kreu studimet e para, që patën rëndësi të veçantë për formimin e personalitetit të tij. Aty ai studioi letërsinë antike dhe moderne, njohu idetë e Revolucionit Francez, që ndikuan në formimin e personalitetit të tij. Më 1833 De Rada mbaroi kolegjin dhe i ati e mbajti një vit në fshat, për të përmirësuar shëndetin. Pikërisht gjatë qëndrimit në

Histori e Skënderbeut (pjesa e pestë)

Histori e Skënderbeut (pjesa e pestë)

U ngrit fat' i Shqipërisë
Si i vdekuri nga varri,
Mori udhën' e Asisë,
Duke ikur si i marri,

Histori e Skënderbeut (pjesa e katërt)

Histori e Skënderbeut (pjesa e katërt)
Gjoni dërgoj shumë herë
Njerës në Adrinopojë,
Kërkoj djemtë mbret' i mjerë,
Se kishte mall e nevojë
Po sulltani i përgjigjej
Sot e nesrë, pas zakonit, 

Histori e Skënderbeut (pjesa e tretë)

E zeza Adrinopojë!  Q'u bëre burim i zisë,
Vure botën në nevojë,
Në helmit të ligësisë!
Djemthitë ndaj teje erdhë,
O qytet i mallëkuar!
Sa lot të varfërit derdhë
Me zëmrë të dëshëruar! 

Histori e Skënderbeut (pjesa e dytë)

Në mest t'ati mallëngjimi,
Që vij posi vetëtima,
Po dëgjonej si gjëmimi
Zëri i burravet trima:
"Luftë, luftë me Turqinë,"
Thirrë gjithë menjëherë,
"Nuk e duam miqësinë,

Histori e Skënderbeut (pjesa e parë)

Histori e Skënderbeut (pjesa e parë)
Këndo, ëngjëll, urtësinë
Edhe gjithë mirësitë,
Skënderben' e trimërinë,
Q'i dha Shqipërisë dritë.
Të lumtë goja, këndona,
Me gjuhë t'ëmblë si mjaltë,
Skënderben' e madh tregona,
Trimnë burrë, Zotn' e naltë. 

Parajsa (pjesa e pestë)


Sot për sot Maqedhonia,
Thesprotia, Mollosia,
Dhardhania, Iliria,
Paravea, Haonia
Që u thoshinë qëmoti
Bota, po s'u thosh i zoti,
Bëjnë gjithë Shqipërinë,
Edhe fqinjtë ton' e dinë. 

Parajsa (pjesa e katërt)

Parajsa (pjesa e katërt)
Shqipëria ishte zonjë
E kishte të madhe pronjë,
Shqipëria kurdoherë
Ka nxjerrë trima të vlerë,
Mehmet Alin', Ibrahimnë,
Gjikënë, Gjolekë trimnë,
Rrapon e Ali Pashanë, 

Parajsa (pjesa e tretë)


Gjithë botënë romanët 


E vunë poshtë, veç tanët
U pren' udhën' e s'i lanë,
Pa shumë lufëtra ngjanë.
U mbyt në gjak Shqipëria,
Po rop s'u bë njerëzia,
Nuk' u bë rop shqipëtari,
Po qëndroi si ish së pari! 

Parajsa (pjesa e dytë)

Dhe fqinjët e Shqipërisë,
Armikët e perëndisë,
Kshu treteshin nga nakari,
se ish burrë shqipëtari.
Sa mbretërë të dëgjuar,
Në Shqipëri të uruar,
Sa burra të fort' e trima,
Me vështrim si vetëtima,
Kan' ardhur e kanë shkuar,
Dh' emri s'u është haruar! 

Parajsa (pjesa e parë) Naim Frasheri

Parajsa (pjesa e parë)

O vëllezrë shqipëtarë!
Pa të zëm' udhën e mbarë,
T'i bijem pas urtësisë
Dhe dritës e diturisë,
Të mos rrimë n'errësirë,
Se nuk është pun' e mirë.
Neve që qemë njëherë
Në gjithë botët të ndjerë,
Dhe të par' e të lëvduar,
E të rënd' e të dëgjuar,
Trima të fort e të mirë,
Të rrimë sot n'errësirë. 

Bagëti e Bujqësia (pjesa e tretë)

Bagëti e Bujqësia (pjesa e tretë)

Ti perëndi e ligjërisë, që rri në malt të Tomorit,
Unju posht' e më ndih pakë, o motra im'e të gjorit!
Më ke leshrat të florinjta e të ergjëndtë krahrorë,
Ball' e gush' e faq'e llërë dhe këmb' e duar dëborë;
Sikundër do malësorët dhe pyjet e bagëtinë,
Duaj edhe fusharakët dhe arat' e bujqësinë,
Edhe ti, o mëmëz' e dheut, q'i fale dheut aq' uratë,
Sa pjell mijëra të mira e kurrë s'mbetetë thatë, 

Poema Bagëti e Bujqësia (pjesa e dytë) Naim Frasheri

Bagëti e Bujqësia (pjesa e dytë)

Bariu plak krabën në dorë edhe urdhëron të rinjtë,
E ata gjithë punojnë, ngriturë më bres përqinjtë;
Ca bëjnë vathën e shtrungën, ca ngrehin tëndën e stanë,
Kush sjell gjeth e karthj' e shkarpa, sicilido ndih më nj'anë;
Kush përvjel, kush qeth sheleknë, kush mjel dhitë, kush mjel dhëntë,
Njëri merr ushqen këlyshnë, tjatëri përgëzon qëntë.
Stopani, bër'i zi sterrë, shikon bulmetn' e bekuar,
Tunt, bën gjalpë, djathë, gjizë edhe punon pa përtuar;
Udhëtar' e gjahëtorë, q'u bije udha ndër male, 

Poema Bagëti e Bujqësia (pjesa e parë)

Bagëti e Bujqësia (pjesa e parë)


O malet' e Shqipërisë e ju o lisat' e gjatë!
Fushat e gjëra me lule, q'u kam ndër mënt dit' e natë!
Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt' e kulluar!
Çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pylle të gjelbëruar!
Do të këndonj bagëtinë që mbani ju e ushqeni,

Zogu dhe Djali

Një zok të bukur zuri një djalë,
Ay po dridhej dh'e i thosh ca fjalë:
"Nukë të vjen keq që jam i mitur,
Si ti i vogël e s'jam dhe rritur? 

Shkëndijë e Diellit ndaj Manushaqes - poezi Naim Frasheri




Manushaqe bukuroshe, 
Pse s'ngre kryete përpjetë,
Po rri e mpit' edh' e qetë,
Pse s'zbukuroh e s'shëndoshe?

Pa shiko lulet' e tjera,
Q'u çel' e u lulëzuan,
Shih, pa shih ç'u zbukuruan,
I ngjalli përsëri vera.

Pellazgët - Shqiptarët - Poezi

Pellazgët - Shqiptarët

Ishte një ditë
Që pellasgjitë
Posi një dritë
Mbuluan dhenë
Duall ng' Asia 

Fabula Ujku dhe Qengji

Ujku pa fe
Erth në kope
Dhe, si s'pa qën,
U fut nër dhën, 

Poezia Në Dashtë Zoti e Frasherit

Nastradini ish qetuar
Dhe po rrij duke mejtuar;
Po përnjëherë u zgjua,
Së shoqes i tha: "O grua, 

Perendija - poezi Naim Frasheri

Rri mejtohem shumë herë
Tek perëndon yll'i zjarrtë,
Edhe hapetë një derë,
Soje rrjeth një drit' e artë.

NAIM FRASHERI

1846 - 1900
Jeta dhe Vepra
Hyrje
Lirika Filozofike
Analiza
Poezi
Bagëti e Bujqësia
Parajsa
Histori e Skënderbeut

Figuraqëndrore e letërsisë shqiptare të Rilindjes, ai që u bë shprehës i aspiratave të popullit për liri e përparim, si poet i madh i kombit, është Naim Frashëri, bilbili i gjuhës shqipe. Naimi lindi më 25 maj 1846 në Frashër, që ishte edhe një qendër bejtexhinjsh. Mësimet e para i mori tek hoxha i fshatit në arabisht e turqisht. Që i vogël nisi të vjershëronte. Studimet e mesme i kreu në Janinë, në gjimnazin e njohur "Zosimea". Aty horizonti i tij kulturor u zgjerua së tepërmi, njohu letërsinë, kulturën dhe filozofinë klasike greke e romake, ra në kontakt me idetë e Revolucionit Borgjez Francez dhe me iluminizmin francez. Duke përvetësuar disa gjuhë, si: greqishten e vjtër e të renë, latinishten, frëngjishten, italishten e persishten, Naimi, jo vetëm që mori bazat e botëkuptimit të vet, por njohu edhe poezinë e Evropës e të Lindjes. Të gjitha këto tradita poetike ndikuan në formimin e tij si poet. Më 1870, pas mbarimit të shkollës, shkoi për të punuar në Stamboll, por u prek nga turbekulozi dhe u kthye në Shqipëri në klimë më të shëndetshme.
Gjatë viteve 1872-1877 Naimi punoi në Berat e në Sarandë si nëpunës. Kjo periudhë pati rëndësi të veçantë në formimin e tij. Atdhetar e si poet. Ai njohu më mirë jetën e popullit, zakonet, virtytet dhe aspiratat e tij, gjuhën e bukur e shpirtin poetik të njerëzve të thjeshtë, krijimtarinë popullore, bukurinë e natyrës shqiptare.

Ndërkohë vendi ishte përfshirë në ngjarjet e mëdha të lëvizjes çlirimtare, që do të sillnin formimin e Lidhjes Shqiptare të Prizerenitmë 1878, udhëheqës i së cilës ishte Abdyli, vëllai më i madh i Naimit. Naimi dha ndihmesën e vet për krijimin e degëve të lidhjes në Jugun e Shqipërisë, përkrahu dhe përhapi programin e saj. Më 1880, kur veprimtaria e Lidhjes ishte në kulm, ai shkroi vjershën e gjatë "Shqipëria", në të cilën shpalli idetë kryesore të Rilindjes. Me këtë krijim Naimi niste rrugën e poetit kombëtar. Më 1881 Naimi u vendos përfundimisht në Stamboll, ku u bë shpirti i Shoqërisë së Shkronjave dhe i lëvizjes së atdhetarëve shqiptarë. Gjithë forcat dhe talentin ia kushtoi çështjes kombëtare, punoi për ngritjen e shkollës shqipe dhe hartoi libra për të, shkroi vjersha, përktheu e botoi vazhdimisht, duke ndihmuar për zhvillimin e letërsisë sonë, për botim edhe të shumë veprave të autorëve të tjerë. Lëvizja kombëtare, idealet e çlirimit të Shqipërisë, të përparimit e të qytetërimit të saj, u bënë faktori themelor që ndikoi në formimin e Naimit si poet e atdhetar.
Krijimtaria e gjerë letrare e Naimit, me veprat poetike e didaktike, kap një periudhë të shkurtër prej 13 vjetësh (1886-1899). Vetëm në vitin 1886 ai botoi veprat "Bagëti e Bujqësia", "Vjersha për mësonjtoret e para", "Histori e përgjithshme" dhe poemën greqisht "Dëshira e vërtetë e shqiptarëve", "E këndimit çunavet këndonjëtoreja". Më 1885 botoi përmbledhjen me vjersha persisht "Tehajylat" (Ëndërrimet) më 1888 botoi "Dituritë", më 1890 "Lulet e verës", më 1894 "Parajsa dhe fjala fluturake", më 1898 "Historia e Skënderbeut" dhe "Qerbelanë" dhe më 1889 "Historia e Shqipërisë". Sëmundja dhe lodhja e madhe ia keqësuan shëndetin poetit, zemra e të cilit pushoi së rrahuri më 20 tetor 1900, në moshën 54-vjeçare, i zhuritur nga malli për atdheun dhe me brengën që s'e pa dot të lirë.
Vdekja e poetit qe një zi e vërtetë kombëtare. Shqiptarët kishin humbur atdhetarin e kulluar, apostulin e shqiptarizmës, poetin e madh. Dhembjen dhe vlerësimin për Naimin e shprehu bukur elegjia e Çajupit, që niste kështu:
Vdiq Naimi, vdiq Naimi,
moj e mjera Shqipëri,
mendjelarti, zemërtrimi,
vjershëtori si ai.
****************************
Naim Frashëri vuri themelet e letërsisë kombëtare shqiptare. Vepra e tij shënoi lindjen e një letërsie të re me vlera të vërteta artistike. Ajo shprehte aspiratat e shoqërisë shqiptare të kohës dhe ndikoi fuqishëm në luftën e saj për liri e progres.
Naimi krijoi traditën e letërsisë patriotike, qytetare, ai solli në letërsi botën shqiptare, aspiratat jetike të popullit.
Dashuria për Atdheun, popullin dhe njeriun, krenaria kombëtare dhe besimi në të ardhmen, ideja e madhe e çlirimit, formojnë thelbin romantik të veprës së tij. Naimi e afroi letërsinë me popullin, duke trajtuar tema të reja, të ndryshme nga ato të letërsisë së vjetër, temat e problemet e kohës. 
Në formimin e Naimit si poet ndikuan disa faktorë, por faktori kryesor ishte jeta e popullit të vet dhe lëvizja e tij për çlirim kombëtar.
Naimi njohu disa tradita poetike të huaja, prej të cilave mori elemente që u tretën mjaft natyrshëm në veprën e vet. Por krijimtarisë së tij vulën e origjinalitetit ia vuri jeta dhe tradita historike e artistike e populli të vet. Traditat poetike popullore, që përbën një nga burimet e formimit të tij si poet, i dha shumë më tepër nga çdo traditë tjetër. Lidhja me të u shpreh jo vetëm në gjuhën e poezisë së Naimit dhe në figuracionin e pasur, por, në radhë të parë, në përmbatje dhe në frymën e saj.
Naimi është bilbili i gjuhës shqipe, mjeshtër i fjalës. Vepra e tij vuri bazat e gjuhës letrare kombëtare shqipe, e cila do të njihte më vonë një zhvillim të mëtejshëm, për të arritur gjer në shqipen e sotme letrare kombëtare të njësuar e të zhvilluar. Tradita që krijoi Naimi, është e gjallë dhe frymëzuese edhe në jetën e shoqërisë sonë të sotme. Naimi më tepër se shkrimtar, është poeti më i madh i Rilindjes sonë Kombëtare, është atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit dhe i kulturës shqiptare.



Post più popolari

KERKO DETYREN TENDE