Whatsapp


Etichette

HISTORI PSIKOLOGJI LETERSI SHQIPE SHKENCA POLITIKE BIOLOGJI QYTETARI SOCIOLOGJI DREJTESI ESE ARGUMENTUESE JURIDIK PEDAGOGJI GJEOGRAFI EDUKATE SHOQERORE DIDAKTIKE BAZAT E FINANCES SHKRIM AKADEMIK FINANC BANK LETERSI BOTRORE GJUHE SHQIPE MATEMATIKE HISTORI SHQIPRIE SHKENCA JURIDIKE ANALIZE VEPRASH EDUKIM FIZIKE PSIKOLOGJI EDUKIMI ESE UNIVERSITETI POEZI MENAXHIM FINANCIAR MJEKESI KIMI PARAPSIKOLOGJIA EKONOMI INFORMATIKA ESE LETRARE MENAXHIM BIZNESI NJOHURI PER MEDIANIAN TRASHGIMI KULTURORE Anatomi ESE FILOZOFIKE GAZETARI INFERMJERI MENAXHIM TURIZEM SHKENC TOKE E DREJTA NDERKOMBETARE PUBLIKE HISTORI BOTRORE POLITIKAT E SIGURIS KOMBETARE E DREJTA E PRONES Histori e Mendimit Politik ALL POST AUDITIM BANKAR BAZAT E DEMOKRACISE DHE TE DREJTAT E NJERIUT ESE SHKENCORE FILOZOFI HISTORI ARTI HISTORI E EKONOMIS SHQIPTARE LETERSI MENAXHIM NDERTIMI MIKROEKONOMI POEMA PSIKOLOGJI REHABILITIMI BJOLOGJI EDREJTA E MJEDISIT FJALE TE URTA LEKSIONE AUDITIM MARDHENIA ME PUBLIKUN MASTER SHKENCOR Marrëdhënie Ndërkombëtare PSIKOLOGJI KESHILLIMI PSIKOLOGJI SHKOLLE SINTAKS TEORI E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE ANGLISHT EDUKIM MUZIKORE ESE ANGLISHT ESE INFORMUESE GJUHE INFERMIERI KERKIM SHKENCOR METODAT E EDUKIMIT EMPIRIK METODIKE ARITMETIKE PSIKOLOGJI ZHVILLIMI TEKNOLOGJI INFORMACIONI TRASHGIMI KULTURORE EUROPIANE APLIKIM KOMPJUTERIK BUJQESI ESE HISTORIKE ETIKA E TE USHQYERIT GUIDE TURISTIKE HIGJENE HYRJE NE PSIKOLOGJI INFORMATIK ISMAIL KADARE LETERSI PER FEMIJE MENAXHIM KLASE MESIMDHENIE ORGANET E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE PSIKOTERAPI SOCIOLOGJI EDUKIMI pyetjet e Licences ANALIZE sHARL BODLER Dituri natyre E DREJTA KUSHTETUESA EDUKIM FIZIK EDUKIM PER KARRIER KSHILLA SHTATZANIE LIBRA LEXO-SHKARIKO LOGJIKE MATURA SHTETERORE MBROJTJE DOKTORRATURE MIGJENI MUZIKE POLITIK ARSIMORE POLITIKA NE BE PSIKOLOGJI E ZBATUAR NE MESIMDHENIE RECENSION TEME DIPLOME hist

“Etika dhe kaosi ne marrjen e vendimeve” Etika dhe biznesi



http://eseshkolle.blogspot.com/
Etika dhe kaosi ne marrjen e vendimeve”
1. Etika dhe biznesi
 Ata te cilet preken nga veprimtaria e nje organizate dhe kundrejt te cileve organizata duhet te sillet ne menyre etike jane stakeholder-at.
Se pari, subjektet qe preken nga veprimtaria e nje biznesi jane vete punonjesit e organizates. Tjeter subjekt qe preket nga vendimet e nje kompanie jane edhe aksioneret, te cilet rrezikojne pasurine e tyre me shpresen e fitimeve. Gjate veprimtarise se nje biznesi duhen marre ne konsiderate agjencite qeveritare dhe eshte detyra me elementare e cdo kompanie te respektoje ligjet. Si stakeholder te nje biznesi mund te konsiderohen edhe bizneset e tjera, disa prej te cilave mund te jene lidhur me biznesin me kontrata, licensa dhe marreveshje bashkepunimi. Duhet pranuar se stakeholder-i me i rendesishem per kompanine jane klientet. Klienti ka te drejte te dije se ajo qe blen perputhet me qellimin e tij, eshte e sigurt, ka cmime te ndershme dhe eshte e mbrojtur nga ndonje difekt apo skarcitet.

Stakeholder-at e nje organizate na japin nje kuader te etikes ne biznes, por ai ofron veshtiresi kur perdoret per te interpretuar disa vendime biznesi, per dy arsye kryesore:
  • Stakeholder-at e nje organizate kane disa lloj interesash
  • Cdo vendim i marre mund ta kenaqe nje pale, por mund te bjere ne kundershtim me interesat e pales tjeter.

Ekzistojne dy procedime krejt te ndryshme per marrjen e vendimeve etike.
  • Procedimi deontologjik. Nje procedim i tille ben ndarjen e veprimeve dhe vendimeve ne te drejta dhe te gabuara. Disa vendime pranohen nga te gjithe qe jane te gabuara dhe keto jane raste te qarta kur nje norme deontologjike mund te perdoret. P.sh ne boten e biznesit veprime te cilat mund te duken te gabuara nga te gjithe jane: shitja e produkteve te pasigurta, mashtrimi i klienteve etj.
  • Procedimi teleologjik. Sipas ketij procedimi, nje vendim merret vetem pasi te jene njohur dhe vleresuar te gjitha pasojat qe do te sjelle ky vendim. Sipas ketij procedimi cdo gje qe ne deshirojme eshte gjithmone me e mira per ne, prandaj marrja e nje vendimi qe na mundeson gjithcka qe ne deshirojme eshte etik.

Albert Carr duke bere analogjine me lojen e pokerit thekson: “Ai lojtar qe nuk respekton etiken e lojes (duke fshehur nje leter psh.) nxirret jashte lojes. Akoma me tej, suksesi ne poker kerkon mosbesim te lojtaret e tjere, injorim i miqesise etj. Keshtu ndodh edhe me biznesmenin. Per sa kohe respekton ligjet ai eshte ne rregull. Nje njeri qe ka qellim te jete fitimtar ne lojen e biznesit do te kete karakteristikat e nje lojtari”.

Krahasimi me lojen e pokerit eshte i dyshimte dhe kritikohet per disa arsye:

-          vendimi per terheqjen nga loja e biznesit nuk eshte kaq i thjeshte sa vendimi per terheqjen nga loja e pokerit;
-          lojtari i pokerit nuk humb me teper sesa ve ne loje, ndersa humbja ne biznes ka pasoja shpesh here teper te renda;
-          mekanizmat e biznesit kerkojne nje shkalle ndershmerie dhe besimi ne marreveshjet dhe planet e se ardhmes. Pa nje nivel baze besimi dhe pa lidhje me firmat e tjera nuk eshte e lehte per organizaten te operoje ne treg.

Milton Friedman u ben nje mbrojtje te fuqishme motiveve te fitimit dhe sistemit te ekonomise se tregut, duke theksuar se e vetmja pergjegjesi shoqerore e biznesit ishte te rrise fitimin ne menyre te ligjshme. Ai argumentoi se cdo drejtues biznesi qe merrte persiper p.sh krijimin e vendeve te punes, permiresimin e mjedisit apo zhdukjen e pabarazise nuk bente gje tjeter, vecse hidhte bazat e nje socializmi te deshtuar dhe minonte ekonomine e tregut te lire. Friedman ofroi pikepamjen qe bizneset nuk mund te kene pergjegjesi. Pergjegjesi kane vetem njerezit. Drejtuesit e bizneseve kane pergjegjesi direkte ndaj punonjesve te organizates dhe pronareve te saj, dhe kjo pergjegjesi ka te beje me drejtimin e biznesit ne perputhje me deshirat e pronareve per te bere sa me teper fitime, duke respektuar rregullat e shoqerise. Apeli i Friedmanit eshte i qarte: te kerkohen fitimet maksimale brenda parametrave te dinjitetit dhe legalitetit.



2. Teoria e kaosit

Marrja e te gjitha llojeve te vendimeve mbeshtetet ne supozimin se e ardhmja mund te parashikohet. Ne rast se ekziston mundesia e parashikimit te se ardhmes, marrja e vendimeve eshte nje detyre e lehte.
Por per cdo njeri eshte e qarte se biznesi dhe jeta ne pergjithesi nuk jane plotesisht te parashikueshme. Kjo shpjegohet me faktore te tille si mungesa e informacionit ose kufizimet e teknikave parashikuese.
Teoria e kaosit sugjeron se nje numer i madh fenomenesh jane te paparashikueshme. Per pasoje, te perpiqesh te parashikosh te ardhmen konsiderohet nje kohe e humbur; kjo do te thote qe do te marrim vendime, por pa e ditur dhe pa qene te sigurt per rezultatet. Nje situate kaotike karakterizohet nga mungesa e rregullave te cilat pengojne nje parashikim te sakte. Nje koncept i rendesishem qe favorizon teorine e kaosit eshte jolineariteti. Buxhetimi, vleresimi I investimeve, analiza e regresionit dhe programimi linear jane te gjithe shembuj te supozimit se tendencat e se kaluares do te perseriten edhe ne te ardhmen. Pra, e kaluara do te perseritet edhe ne te ardhmen. Teoria e kaosit nenkupton se megjithese ne mund te kemi informacion te plote rreth ngjarjeve qe kane ndodhur ne te kaluaren e ardhmja mund te jete krejt ndryshe.

Modeli racional i marrjes se vendimeve bazohet ne besimin se marrja e vendimeve i ngjan nje “ore”. Teoria e kaosit e pershkruan procesin ndryshe.

Pikepamja e ores                                                              Pikepamja e kaosit

Rregull                                                                             Crregullim
Vazhdimesi                                                                      Mosvazhdimesi
Parashikim                                                                       Ngjarje te rastit
Informacion                                                                     Injorance
Stabilitet                                                                          Paqendrueshmeri
Matje                                                                               Perafrim, supozim
Logjike                                                                            Intuite
Vendimet jane te lehta per tu marre nese supozohet qe cdo gje ecen sipas nje rregulli te caktuar. Teoria e kaosit sugjeron qe ndryshimet e vogla (crregullimet) mund te kene pasoja te medha te paparashikueshme per sistemin ne teresi.
Ata qe ndjekin pikepamjen e ores mbeshteten ne vleren historike te informacionit (vazhdimesine) dhe ne supozimin qe e kaluara perseritet pak a shume edhe ne te ardhmen. Kaosi supozon mosvazhdimesine e ngjarjeve, gje qe nenkupton qe vendimet duhen konsideruar me teper si fillime te reja sesa hallke e nje zinxhiri.
Ne rast se nje problem konsiderohet i parashikueshem edhe vendimet do te jene te qarta. Kur problemet nuk konsiderohen te parashikueshme ose jane ngjarje te rastit eshte shume me e veshtire te merren vendime.
Pikepamja e ores pohon se stabiliteti eshte gjendja normale ne te cilen merren vendimet dhe nenkupton qe e kaluara perseritet. E kunderta ndodh me teorine e kaosit. Paqendrueshmeria e sistemit nenkupton qe rezultatet e vendimeve te marra nuk mund te parashikohen dhe per kete arsye nevojiten mekanizma te posacem per te evituar paqendrueshmerine dhe jo mekanizma per manaxhimin dhe kontrollin e qendrueshmerise.
Metodat sasiore jane metoda tradicionale te perdorura ne marrjen e vendimeve. Mbledhja e informacionit, vleresimi dhe perdorimi i tij kerkojne metoda sasiore sipas pikepamjes se ores. Teoria e kaosit nenkupton qe edhe me teknika teper te persosura parashikimet mund te jene vetem te peraferta. Nga njera ane perafrimi shmang besimin e tepruar dhe shpenzimet e larta te metodave sasiore, nga ana tjeter con ne rezultate me realiste dhe me me vlere.
Ne marrjen e vendimeve racionale perdoren procedurat logjike. Stadet e marrjes se vendimeve ndjekin nje renditje logjike prej konceptimit te vendimit e deri ne zbatimin dhe kontrollin e tij. Teoria e kaosit i ve pikepyetje ketij procesi logjik i cili funksionon vetem ne rast se disponohet informacion i plote dhe i sakte. Teoria e kaosit pohon qe informacioni i plote dhe i sakte eshte i paarritshem.

Si perfundim mund te themi se ndikimet kryesore te teorise se kaosit ne marrjen e vendimeve mund te permblidhen si me poshte:
-          Nevoja per tu fokusuar me teper ne vendimet afatshkurtra se sa ato afatgjata.
-          Rendesia e planeve alternative si pjese e procesit te marrjes se vendimeve ne nje organizate.
-          Nevoja e vleresimit te metodave intuitive dhe krijuese te marrjes se vendimeve.
-          Rendesia e zhvillimit te strukturave dhe sistemeve fleksibile.
-          Modifikimi i kultures se korporates, duke i perfshire vlerat dhe normat ne perputhje me mjedisin e ri.
-          Nevoja per te zbuluar rregullat dhe ligjshmerite brenda kaosit.

3. Krijueshmeria ne marrjen e vendimeve

Cfare eshte krijueshmeria?
Nje aftesi: krijueshmeria ne menyren me te thjeshte mund te perkufizohet si aftesia per te perfytyruar ose per te shpikur dicka te re. nuk eshte aftesia per te krijuar nga asgjeja, por eshte aftesia per te gjeneruar ide te reja nepermjet kombinimit, ndryshimit apo rizbatimit te ideve ekzistuese.
Nje qendrim: krijueshmeria eshte gjithashtu nje qendrim, nje sjellje: eshte aftesia per te pranuar ndryshimin dhe te rene, nje vullnet per tu angazhuar ne idete dhe mundesite, nje fleksibilitet kendveshtrimi.
Nje proces: Njerezit krijues punojne shume dhe vazhdimisht i permiresojne idete dhe zgjidhjet, duke bere ndryshime graduale dhe permiresime te punes se tyre.
Ne literaturen e manaxhimit njihen dy lloj te te menduarit karakteristikat e te cileve jepen me poshte:

Te menduarit kritik                                      Te menduarit krijues
Analitik                                                       Gjenerues
Konvergjent                                                Divergjent
Probabilitet                                                  Mundesi
I fokusuar                                                    I shperndare
Objektiv                                                      Subjektiv
Por                                                               Edhe
Nje pergjigje                                               Disa pergjigje
Identifikohen 4 metoda klasike per gjenerimin e rezultateve krijuese:
  1. Evolucioni. Eshte nje metode e permiresimit te vazhdueshem. Ide te reja burojne nga idete e vjetra, zgjidhje te reja bazohen ne zgjidhjet e meparshme. Ketu krijueshmeria bazohet me teper ne permiresimin hap pas hapi, sesa ne krijimin e dickaje plotesisht te re. metoda evolucionare e krijueshmerise na kujton edhe nje parim mjaft te rendesishem: cdo problem qe eshte zgjidhur nje here, mund te zgjidhet perseri ne nje menyre me te mire.
  2. Sinteza. Sipas kesaj metode dy ose me shume ide ekzistuese kombinohen per te krijuar nje te trete, nje ide te re.
  3. Revolucioni. Disa here nje ide e re krijuese ndryshon ne menyre rrenjesore nga idete e meparshme.
  4. Riaplikimi. Studio dicka te vjeter ne nje menyre te re. Leri menjane paragjykimet dhe zbulo sesi dicka mund te riaplikohet. Ideja eshte te shohesh pertej se dukshmes per ide dhe zgjidhje te reja.

Qendrime pozitive qe favorizojne krijueshmerine:
  1. Kurioziteti. Njerezit kurioze deshirojne te njohin sa me shume. Njohurite jane element i domosdoshem i krijueshmerise.
  2. Sfida. Njerezit kurioze i pelqejne sfidat dhe supozimet. Prapa cdo fenomeni ata shohin faktoret qe e shkaktojne ate. Kjo i ndihmon te bejne supozime dhe te prodhojne ide te reja.
  3. Pakenaqesia konstruktive. Ketu nuk kemi te bejme me nje ambicie negative, por me nje deshire per permiresime te vazhdueshme.
  4. Besimi se shume probleme mund te zgjidhen.
  5. Behuni indiferent ndaj problemit. Mendoni shume rreth problemit, pastaj harrojeni ate per pak kohe, ose shkoni te flini duke menduar se do te zgjoheni me ide te reja.
  6. Perpiqu ta perkufizosh problemin ne ate menyre qe te mos duket i tille.
  7. Pyetjet PSE. Pyet PSE pese here.
  8. Gjashte pyetje baze: cili, cfare, ku, kur, si dhe pse.

Qendrime negative qe bllokojne krijueshmerine:
  1. Oh jo, nje problem. Reagimi ndaj nje problemi shpesh eshte me I madh se problemi ne vetvete. Shume njerez e mohojne lindjen e problemeve deri sa pastaj do te jete shume vone. Nje problem duhet konsideruar si nje diference midis asaj qe kemi dhe asaj qe deshirojme, si nje konstatim se ekziston dicka me e mire se situata konkrete, nje shans per nje veprim pozitiv.
  2. Ky problem nuk mund te zgjidhet.
  3. Nuk jam ne gjendje ta zgjidh problemin. Disa njerez i nenvleresojne aftesite e tyre duke menduar se nje problem mund te zgjidhet nga persona te tjera, por jo prej tyre.
  4. Mund te deshtoj.

Post più popolari

KERKO DETYREN TENDE