Whatsapp


Etichette

HISTORI PSIKOLOGJI LETERSI SHQIPE SHKENCA POLITIKE BIOLOGJI QYTETARI SOCIOLOGJI DREJTESI ESE ARGUMENTUESE JURIDIK PEDAGOGJI GJEOGRAFI EDUKATE SHOQERORE DIDAKTIKE BAZAT E FINANCES SHKRIM AKADEMIK FINANC BANK LETERSI BOTRORE GJUHE SHQIPE MATEMATIKE HISTORI SHQIPRIE SHKENCA JURIDIKE ANALIZE VEPRASH EDUKIM FIZIKE PSIKOLOGJI EDUKIMI ESE UNIVERSITETI POEZI MENAXHIM FINANCIAR MJEKESI KIMI PARAPSIKOLOGJIA EKONOMI INFORMATIKA ESE LETRARE MENAXHIM BIZNESI NJOHURI PER MEDIANIAN TRASHGIMI KULTURORE Anatomi ESE FILOZOFIKE GAZETARI INFERMJERI MENAXHIM TURIZEM SHKENC TOKE E DREJTA NDERKOMBETARE PUBLIKE HISTORI BOTRORE POLITIKAT E SIGURIS KOMBETARE E DREJTA E PRONES Histori e Mendimit Politik ALL POST AUDITIM BANKAR BAZAT E DEMOKRACISE DHE TE DREJTAT E NJERIUT ESE SHKENCORE FILOZOFI HISTORI ARTI HISTORI E EKONOMIS SHQIPTARE LETERSI MENAXHIM NDERTIMI MIKROEKONOMI POEMA PSIKOLOGJI REHABILITIMI BJOLOGJI EDREJTA E MJEDISIT FJALE TE URTA LEKSIONE AUDITIM MARDHENIA ME PUBLIKUN MASTER SHKENCOR Marrëdhënie Ndërkombëtare PSIKOLOGJI KESHILLIMI PSIKOLOGJI SHKOLLE SINTAKS TEORI E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE ANGLISHT EDUKIM MUZIKORE ESE ANGLISHT ESE INFORMUESE GJUHE INFERMIERI KERKIM SHKENCOR METODAT E EDUKIMIT EMPIRIK METODIKE ARITMETIKE PSIKOLOGJI ZHVILLIMI TEKNOLOGJI INFORMACIONI TRASHGIMI KULTURORE EUROPIANE APLIKIM KOMPJUTERIK BUJQESI ESE HISTORIKE ETIKA E TE USHQYERIT GUIDE TURISTIKE HIGJENE HYRJE NE PSIKOLOGJI INFORMATIK ISMAIL KADARE LETERSI PER FEMIJE MENAXHIM KLASE MESIMDHENIE ORGANET E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE PSIKOTERAPI SOCIOLOGJI EDUKIMI pyetjet e Licences ANALIZE sHARL BODLER Dituri natyre E DREJTA KUSHTETUESA EDUKIM FIZIK EDUKIM PER KARRIER KSHILLA SHTATZANIE LIBRA LEXO-SHKARIKO LOGJIKE MATURA SHTETERORE MBROJTJE DOKTORRATURE MIGJENI MUZIKE POLITIK ARSIMORE POLITIKA NE BE PSIKOLOGJI E ZBATUAR NE MESIMDHENIE RECENSION TEME DIPLOME hist

SHQIPERIA GJATE LUFTES SE PARE DHE TE DYTE BOTRORE



http://eseshkolle.blogspot.com/
Lufta e I Botërore dhe Shqipëria
Jo Ballkani, por e gjithë Evropa ishte në vitin 1914 një fuçi e madhe baruti, në të cilën qenë futur shumë fitilë, një prej të cilëve ishte Shqipëria, thotë historiani Michael Schmidt-Neke.

Shqipëria qe duke hedhur hapat e parë si shtet pas shpalljes së pavarësisë, kur ndodhi atentati i Sarajevës më 28 qershor 1914, që konsiderohet edhe si preteksti për shpërthimin e Luftës e Parë Botërore. Cilat ishin pasojat e këtyre ngjarjeve për Shqipërinë?
Schmidt-Neke: Lufta e Parë Botërore nisi nga Gadishulli i Ballkanit dhe jo vetëm për shkak të vrasjes së arkidukës Franz Ferdinand, trashëgimtar i fronit të Austro-Hungarisë, por për shkak se Luftërat Ballkanike të viteve 1912-1913 ishin një lloj faze prove. Askund në Evropë gjashtë fuqitë e mëdha të asaj kohe, pra Rusia, Britania, Franca, Italia, Gjermania dhe Austro-Hungaria nuk ishin aq të përkushtuara për të realizuar interesat e tyre konkurruese në bashkëveprim me shtetet e reja kombëtare. Kjo ishte vënë tashmë re që në vitin 1878 në Kongresin e Berlinit, përfundimet e të cilit ishin të pafavorshme për shqiptarët dhe kjo gjë tani u ashpërsua më tej.

Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë dhe njohja e saj ndërkombëtare në Konferencën e Ambasadorëve në Londër në korrik 1913 qe nga njëra anë rezultat i natyrshëm i lëvizjes kombëtare shqiptare, sepse në qoftë se askush nuk kërkon mëvetësinë si shtet, ndoshta një i tillë as nuk themelohet. Por nga ana tjetër shpallja e pavarësisë më 28 nëntor 1912 nuk do të kishte pasur efekt, nëse do të kishin triumfuar pozicionet e Rusisë, apo Francës, të cilat nuk kishin asgjë kundër një zgjerimi të Greqisë, të Serbisë dhe të Malit të Zi në gjithë Ballkanin Jugperëndimor.
Shqiptarët patën fat, sepse konjunktura politike po ndikonte në favor të një Shqipërie të pavarur dhe fat të keq, për shkak se ajo nuk punoi në favor të bashkimit të zonave të populluara me shumicë shqiptare. Kompromisi ishte njohja e Shqipërisë si një principatë prej gjashtë fuqive të mëdha, por vetëm brenda kufijve të ngushtë të saj, siç i kemi sot. Një kompromis tjetër qe emërimi i princit Wilhelm zu Wied si princ i Shqipërisë, sepse për shkak të origjinës, lidhjeve farefisnore dhe fesë, ai nuk ndeshi te asnjëra palë në kundërshtim të pakapërcyeshëm.
Por në qoftë se gjehet një zgjidhje përmes një kompromisi mes gjashtë palësh, kjo bëhet e pavlefshme, nëse palët papritmas fillojnë të qëllojnë mbi njëri-tjetrin. Me largimin e Princ Vidit Shqipëria u kthye në arenën ndërkombëtare sërish në atë pikë, ku kishte qenë para Konferencës së Ambasadorëve në një tokë, që sipas të drejtës ndërkombëtare, nuk i takonte askujt.
Kjo përkeqësohej më tej edhe prej faktit, se në vend nuk kishte asnjë faktor qendror, që do të qe në gjendje ta mbante shtetin të bashkuar. Romani i Ismail kadaresë "Viti i mbrapshtë" e përshkruan këtë kaos shumë tragjikomik, në të cilin shpejt as shqiptarët dhe as të huajt nuk po e merrnin më vesh se cili qe aleat me kë dhe kush luftonte për çfarë. Si rezultat pavarësia pas më pak se dy vjetësh u pezullua për të filluar të funksiononte përsëri në janar të vitit 1920 në Lushnjë.
Kur shpërtheu Lufta e Parë Botërore Shqipëria qeverisej nga princ Vidi. Ju keni shkruar në një studim: “Regjimi Vidi nuk ishte vetëm një pjesë e historisë shqiptare, por qe një gur i rëndësishëm mozaiku në panoramën e Evropës në kulmin e krizës së imperializmit, e cila shpërtheu në Luftën e Parë Botërore." Në ç'mase ishte periudha e qeverisjes së Vidit një pjesë e rëndësishme në kontekstin politik evropian dhe global?
Schmidt-Neke: Fan Noli, udhëheqësi i Kishës Ortodokse dhe kryeministri revolucionar i vitit 1924, ka thënë për princ Vidin: Atë mund ta fajësojmë vetëm për një gjë: që Vidi nuk mund të bënte mrekulli.
 Në periudhën komuniste flitej për ksenokraci, pra për sundimin e huaj, që do të thoshte se Vidi kishte shkuar në Shqipëri vetëm për të zbatuar interesat e huaja, por jo për t'i shërbyer vendit dhe popullit të saj.
Natyrisht që dështimi i Vidit qe i parashikueshëm, edhe për shkak se ai nuk sillte me vete asnjë lloj kualifikimi për këtë funksion.
Ndryshe nga princët dhe mbretërit gjermanë, që ishin vendosur në Greqi, Rumani dhe Bullgari, ai nuk kishte kohë për të mësuar nga gabimet e tij dhe për të përmirësuar mungesën e njohurive për vendin. Edhe vetëm vendimi i tij për të marrë pjesë si oficer gjerman në luftë, tregon se sa pak ishte adoptuar ai me rolin e tij si kreu i shtetit.
Çështja që është diskutuar me shumë forcë përsëri këtë vit është, në se Lufta e Parë Botërore qe e predestinuar të shpërthente, sepse konkurrenca e gjashtë fuqive imperialiste e kishte bërë të pashmangshme, apo nëse ishte e mundur një stabilizim i rendit të paqes. Kjo mospërputhje e politikës së atëheshme evropiane u bë e qartë në mënyrë mjaft shembullore në Shqipërinë e vogël. Nga njëra anë u bë e mundur të gjehej një konsensus në formën e një Shqipërie të pavarur me princin Wilhelm zu Wied në krye, nga ana tjetër më pas në qeveritë kombëtare fitoi përparësi politika për ndjekjen e interesave të veta me çdo kusht.
Jo Ballkani, por e gjithë Evropa ishte në atë kohë një fuçi e madhe baruti, në të cilën qenë futur shumë fitilë, një prej të cilëve ishte Shqipëria.
 Shqipëria nuk ka qenë pjesëmarëse aktive në Luftën e Parë Botërore dhe konsiderohet si top loje, apo plaçkë tregu e interesave të fuqive, që merrnin pjesë në luftë. Edith Durham ka thënë në këtë kontekst: "Shteti i sapokrijuar i Shqipërisë ju hodh përpara ujqve për të shpëtuar shtetet më të vjetër.” Sa qëndrojnë sipas mendimit tuaj këto pohime dhe pse?


Schmidt-Neke: Shqipëria nuk mund të ishte si shtet palë ndërluftuese, sepse nuk kishte shtet shqiptar. Shqipëria qe territor i pushtuar nga austriakët, serbët, malazezët, grekët, francezët, bullgarët, italianët, dhe secili prej tyre kishte aleatët e vet shqiptarë. Kushtet e vitit 1913 u rikthyen edhe më me forcë.
Ekzistonin ide krejtësisht të ndryshme, se si do të organizohej Ballkani pas luftës. Nëse do të kishin fituar Fuqitë e Treshes, Jugosllavia nuk do të kishte lindur, dhe ekzistencës së Serbisë dhe të Malit të Zi do t'i kishte ardhur fundi prej një zgjerimi të mëtejshëm të Austro-Hungarisë drejt Juglindjes dhe ekspansionit perëndimor të Bullgarisë. Rikrijimi i Shqipërisë si shtet i pavarur nuk kishte ndonjë prioritet veçanërisht të lartë për askënd.
Parrulla e "vetëvendosjes së popujve", që propagandonte presidenti amerikan Wilson drejtohej kryesisht kundër Austro-Hungarisë, dhe pas luftës u bë e qartë se në atë rast nuk bëhej aspak fjalë për një e drejtë universale të njeriut.
Kishte vetëm pak njerëz, që angazhoheshin për Shqipërinë, dhe për fat të keq ata nuk kishin shumë ndikim, si Edit Durham, Leo Freundlich, apo Aubrey Herbert.
Sa dhe në ç'formë kanë ndikuar sipas mendimit tuaj ngjarjet e Luftës së Parë Botërore, krahas Luftërave Ballkanike, në krijimin e përfytyrimit të shqiptarëve për fqinjët?
Schmidt-Neke: Këto ngjarje kanë polarizuar sigurisht shumë dhe kanë përkeqësuar sidomos marrëdhëniet reciproke midis serbëve, shqiptarëve dhe grekëve.
Në politikën zyrtare Shqipëria u largua nga bashkëpunimi mbarëballkanik, për të cilin u tentua në Lidhjen Ballkanike, duke përjashtuar Bullgarinë dhe nën mbretin Zog Shqipëria u vu në varësi të përgjithshme ndaj Italisë, gjë e cila do t'i kushtonte Shqipërisë më vonë sërish pavarësinë e saj.
Historiani Michael Schmidt-Neke ka mbrojtur disertacionin me temën Lindja dhe zgjerimi i diktaturës mbretërore në Shqipëri (1912-1939). Ai është autor i shumë shkrimeve për historinë e Shqipërisë si dhe për sistemin politik dhe shoqëror të vendit.

Shqipëria gjatë Luftës së Dytë Botërore
Shqipëria u sulmua nga Italia ne 7 prill 1939.Ajo u sulmua nga ajri dhe uji. Në tetor të 1940 forcat italiane e përdorën Shqipërinë si një bazë ushtarake për të pushtuar Greqinë, por ata u zmbrapsen shpejt në Shqipëri. Pasi Gjermania naziste mundi Greqinë dhe Jugosllavinë në vitin 1941, krahinat eKosovës dhe Çamërisë i´u bashkangjitën Shqipërisë, duke krijuar kështu një shtet shqiptar të bashkuar kombësisht. Shteti i ri zgjati deri në nëntor 1944, kur gjermanet që kishin zëvendësuar forcat pushtuese italiane duke ndjekur dorëzimin e Italisë u tërhoqen nga Shqipëria në vitin 1943. Kosova iu ritrupëzua pjesës serbe të Jugosllavisë dhe Çamëria greqisë.
Ndërkohë, grupet e ndryshme komuniste që kishin mbirë në Shqipërinë e Zogut nen drejtimin e dy emisarve te partise komuniste jugosllallave, u shkrinë së bashku për të formuar Partinë Komuniste Shqiptare dhe filluan ti luftojnë pushtuesit si një forcë e bashkuar qëndrese. Pas një beteje të suksesshme kundër fashistëve dhe me pas kunder frontit nacionalist dhe antikomunist të Ballit Kombëtar dhe atij pro-Zog te Legalitetit, komunistët morën kontrollin mbi vendin më 28 nëntor1944. Enver Hoxha, i zgjedhur nga emisaret jugosllave si sekretar i përgjithshëm i partisë komuniste shqiptare kishte udhëhequr luftën përballuese të forcave komuniste. Shqipëria, e cila para luftës kishte qënë në diktaturën vetjake të Mbretit Zog, do të binte nën diktaturën e eger 40 vjecare te Enver Hoxhës. Vendi qe u zyrtarizua Republika Popullore e Shqipërisë në vitin 1946 dhe në vitin 1976 Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë, do te binte ne nje izolim fanatik ku do te pushkatoheshin dhe burgoseshin .Shqiprai u lirua më 20 Nëntor 1944 dhe Forcat politike ishin:Balli Kombëtar, Partia Komuniste dhe Legaliteti. Në tetor te vitit 1942 u krijua Shtabi kryesor i perkohsem i cili ne pranverë te vitit 1943 u quajt Shtabi kryesor i Ushtrise Nacionalçlirimtare te jugosllavise per Kosoven.

Shqiptarët shpëtojnë hebrejtë gjatë Luftës së Dytë Botërore


Një ngjarje deri tani e patreguar e holokaustit Nazist po shfaqet këto ditë  në një tempull izraelit në Shën Luis të shtetit amerikan Mizuri. Është një ekspozitë me fotografi , në të cilën shfaqen portretet e disa pleqve shqiptarë myslimanë. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Dejvid Uajnberg, këta burra e gra në këto 30 fotografi  kanë ndihmuar në shpëtimin e gati 2 mijë hebrejve, të cilët u strehuan në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“Kush ka dëgjuar ndonjë herë që myslimanët të kenë ndihmuar izraelitët?”
Pra, kur fotografi Norman Gershman dëgjoi tregimet e tyre , ai vendosi të vizitojë Shqipërinë dhe u takua me familjet, ende gjallë, të cilat kishin strehuar hebrejtë.
“Desha të shkoja në Shqipëri për të zbuluar së pari se kush janë këta njerëz”.
Gjatë  6 vjetëve të kaluara, Gershman, profesionist në artin e fotografisë, puna e të cilit zakonisht ekspozihet nepër muzeume, udhëtoi anë e mbanë Shqipërisë dhe Kosovës. Ai i fotografoi shumicën e karaktereve të tij në shtëpitë e  tyre,  shpesh me objekte që ishin domethënëse  për njerëzit që ata strehuan. Në një fotografi  është një njeri, i cili qëndron në këmbë, duke mbajtur tre libra hebraikë lutjesh, të cilat një familje hebrejsh i kishte lënë aty pas luftës.
“Kurrë nuk do ta harroj atë ditë, kur vizituam shtëpinë e këtij njeriu; ai na pa me zemërim, dukeje sikur thonte: ”Çfarë po kërkoni këtu”? Ne iu përgjigjëm;
 “Familja juaj ka shpëtuar  këtë familje izraelite…ai na pa dhe tha: “E çfarë pastaj? Çdo shqiptar do të bënte një gjë të tillë, ne nuk kemi bërë asgjë të veçantë…dhe e kishte me shumë seriozitet”.
Shqiptarët e kanë një fjalë të posaçme për këtë dukuri: Besa që me fjalë të tjera është “fjala e nderit” që  në Shqipëri  është normë e veçantë kulturore e morale, që është specifike për shqiptarët.
“Fjala Besë në Shqipëri është një lloj mbrojtjeje kur ata presin një mik—për shiptarët ajo nënkupton një rregull, sipas të cilit e mbrojnë mysafirin edhe me jetën e tyre”.
Alberto Colonomos ka lindur më 1933 në një fshat  në veri të Shqipërisë i cili atëherë ishte pjesë e Jugosllavisë. Ai ishte 10 vjeç kur familja e tij u arratis në Shqipëri
“Në atë zonë jetonin rreth 7 mijë e 200 hebrej. Ata i nisen për në kampet e përqëndrimit dhe të gjithë ata i çuan në Treblinka. Të gjithë i vranë, asnjëri prej tyre nuk mundi të shpëtojë. Por rreth 50 familje arriten të arratiseshin një, ose dy javë përpara deportimit të tyre në kampet e përqëndrimit”.
Një njeri i pasur, i cili punonte në një fabrikë duhani e mori nën mbrojtje familjen Colonomos. Ndryshe nga shumë izraelitë të tjerë në pjesë të tjera të Evropës që i shpëtuan luftës  duke u fshehur nepër tavane e bodrume, izraelitëve në Shqipëri iu dhanë emra myslimanë dhe u trajtuan si mysafirë të nderuar. Colonomos shpjegon se në emër të  “Besës”, shqiptarët e venë mysafirin përpara familjeve të tyre.
“Me të vërtetë na fshehën, duke rrezikuar jetën e tyre; ata i dinin pasojat që do të kishin, nëse  gjermanët do ta kuptonin se çfarë po bënin. Por nëse japin Besën, ata nuk i tradhtojnë miqtë e tyre. Ishin njerëz të mrekullueshëm”.
Portretet bardhë e zi të Norman Gershmanit kanë qarkulluar  nëpër mbi 70 ekspozita anë e mbanë botës. Deri në fund të këtij vitit ato do të vazhdojnë të  shfaqen për here të parë në pjesen perëndimore të Shteteve të Bashkuara, në Tempullin Emanuel, një sinagogë e reformuar izraelite në Shën Louis të shtetit Misuri. Kreu i këtij Tempulli Rabai, bënë shërbimet  fetare…
Shabbat Shallon then under….
“Jemi shumë të kënaqur me ekspozitën dhe gëzohemi që po  shohim këtë interesim kaq të madh.”
Rabini Justin Kerr e drejton këtë kongregacion prej një viti e gjysëm. Ai shfaqi shpresën që kjo ekspozitë do të ndihmojë për fillimin e një dialogu ndërfetar në komunitetin e tij, që do të përhapej në pjesë të tjera të vendit.

“Në këtë kohë, kur në botë ka një tension të madh dhe në një kohë kur konfliktit mes hebrejve dhe myslimanëve po i kushtohet kaq shumë vëmendje, është shumë e rëndësishme që të gjithë ta kuptojnë  se kjo nuk është e gjithë historia. Gjërat nuk kanë qenë gjithmonë kështu. Unë kam shumë dëshirë që  marrëdhëniet me fondacionin islamik të forcohen.”

Kështu shpreson edhe Muftiu Minhaxhudin Ahmet, imam dhe drejtor i shërbimeve fetare në fondacionin islamik të Shën Louisit, i cili në partneritet me Tempullin Emanuel organizuan dikutime mbrëmjen që u hap ekspozita.
“Mendoj se tani që marrëdhënjet  mes izraelitëve dhe myslimanëve janë të tensionuara për shkak të shumë ngjarjeve që po ndodhin  në Lindjen e Mesme, kjo ekspozitë u hap në kohën e duhur dhe është shumë e nevojshme, sepse ve në dukje se si myslimanët i kanë shpëtuar izraelitët dhe këto janë mësimet e vërteta të islamizmit. Ky është një rast i mire, që edhe të tjerët të mësojnë se feja nuk ka lindur  në kushtet e dhunës, por ajo ka të bëjë me dhemshurinë dhe mirësinë”.
Dhemshuria dhe mirësia, besa e shqiptarëve, u përkujtuan nga Izraeli në vitin 2007, kur u disa shqiptarëve çmimin më të lartë të nderit; ky çmim quhet “Të moralshmit nga vende të ndryshme të botës”. Ky çmim u jepet vetëm të huajve që u shpëtuan jetën hebrejve gjatë Holokaustit. Fotografitë e Norman Gershmanit për ata burra e gra janë botuar në një libër të titulluar “BESA”: Myslimanët të cilët shpëtuan hebrejtë gjatë Luftë së Dytë Botërore. Një film dokumentar i bazuar në vizitën e zotit Gershman në Shqipëri do të fillojë të shfaqet vitin e ardhshëm


Post più popolari

KERKO DETYREN TENDE