Whatsapp


Etichette

HISTORI PSIKOLOGJI LETERSI SHQIPE SHKENCA POLITIKE BIOLOGJI QYTETARI SOCIOLOGJI DREJTESI ESE ARGUMENTUESE JURIDIK PEDAGOGJI GJEOGRAFI EDUKATE SHOQERORE DIDAKTIKE BAZAT E FINANCES SHKRIM AKADEMIK FINANC BANK LETERSI BOTRORE GJUHE SHQIPE MATEMATIKE HISTORI SHQIPRIE SHKENCA JURIDIKE ANALIZE VEPRASH EDUKIM FIZIKE PSIKOLOGJI EDUKIMI ESE UNIVERSITETI POEZI MENAXHIM FINANCIAR MJEKESI KIMI PARAPSIKOLOGJIA EKONOMI INFORMATIKA ESE LETRARE MENAXHIM BIZNESI NJOHURI PER MEDIANIAN TRASHGIMI KULTURORE Anatomi ESE FILOZOFIKE GAZETARI INFERMJERI MENAXHIM TURIZEM SHKENC TOKE E DREJTA NDERKOMBETARE PUBLIKE HISTORI BOTRORE POLITIKAT E SIGURIS KOMBETARE E DREJTA E PRONES Histori e Mendimit Politik ALL POST AUDITIM BANKAR BAZAT E DEMOKRACISE DHE TE DREJTAT E NJERIUT ESE SHKENCORE FILOZOFI HISTORI ARTI HISTORI E EKONOMIS SHQIPTARE LETERSI MENAXHIM NDERTIMI MIKROEKONOMI POEMA PSIKOLOGJI REHABILITIMI BJOLOGJI EDREJTA E MJEDISIT FJALE TE URTA LEKSIONE AUDITIM MARDHENIA ME PUBLIKUN MASTER SHKENCOR Marrëdhënie Ndërkombëtare PSIKOLOGJI KESHILLIMI PSIKOLOGJI SHKOLLE SINTAKS TEORI E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE ANGLISHT EDUKIM MUZIKORE ESE ANGLISHT ESE INFORMUESE GJUHE INFERMIERI KERKIM SHKENCOR METODAT E EDUKIMIT EMPIRIK METODIKE ARITMETIKE PSIKOLOGJI ZHVILLIMI TEKNOLOGJI INFORMACIONI TRASHGIMI KULTURORE EUROPIANE APLIKIM KOMPJUTERIK BUJQESI ESE HISTORIKE ETIKA E TE USHQYERIT GUIDE TURISTIKE HIGJENE HYRJE NE PSIKOLOGJI INFORMATIK ISMAIL KADARE LETERSI PER FEMIJE MENAXHIM KLASE MESIMDHENIE ORGANET E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE PSIKOTERAPI SOCIOLOGJI EDUKIMI pyetjet e Licences ANALIZE sHARL BODLER Dituri natyre E DREJTA KUSHTETUESA EDUKIM FIZIK EDUKIM PER KARRIER KSHILLA SHTATZANIE LIBRA LEXO-SHKARIKO LOGJIKE MATURA SHTETERORE MBROJTJE DOKTORRATURE MIGJENI MUZIKE POLITIK ARSIMORE POLITIKA NE BE PSIKOLOGJI E ZBATUAR NE MESIMDHENIE RECENSION TEME DIPLOME hist

Cash dhe ekuivalentet e tij.



http://eseshkolle.blogspot.com/
Cash dhe ekuivalentet e tij.
Cash jane te gjitha format e parase qe pranohet ligjerisht ne treg.Ajo ndahet ne dy kategori si para e bute dhe para e forte.
Banka e Shqipërisë ka të drejtën ekskluzive për emetimin e kartëmonedhës dhe të monedhës kombëtare me kurs ligjor brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Ajo është emetuesja e vetme e kartëmonedhës dhe e monedhës kombëtare shqiptare.
Njësia monetare në Republikën e Shqipërisë është "Leku".

Rast Studimi - IZOTERM ALBANI Menaxhim-Biznesi



        
http://eseshkolle.blogspot.com/
SHKENCOR

FAKULTETI   EKONOMI-TURIZËM
Dega: Menaxhim-Biznesi
Lënda: Biznes ndërkombëtar

Tema: Rast Studimi - IZOTERM ALBANI

BERATI



http://eseshkolle.blogspot.com/
Berati është qytet me rreth 65.000 banorë dhe njëra nga dy bashkitë e Rrethit të Beratit që bën pjesë në Qarkun e Beratit. Trojet e Beratit, sipas arkeologëve kanë qenë të banuara nga njerëz të civilizuar që nga shekulli VII para erës sonë.
Gjeografia
Qyteti i Beratit është ngritur fillimisht si kështjellë, mbi kodrën shkëmbore me lartësi 187 m mbi nivelin e detit, në krahun e djathtë të lumit Osum, para se ky të dalë në fushën e Myzeqesë, më e madhja e Shqipërisë. Rrethi i Beratit shtrihet në Krahinën Malore Qendrore e pjesërisht në Ultësirën Jugperëndimore të Shqipërisë, në koordinatat: gjerësi gjeografike: Veri 40 gradë 52'24”; Jug 40 gradë 29'30” (qyteti 40 gradë 41'06”); gjatësi gjeografike: Lindje 20 gradë 10'51”; Perëndim 19 gradë 44'30” (qyteti 19 gradë 56'40”). Rrethi mbulon një sipërfaqe prej 953,6 km katror (qyteti 1,6 km katror).

Auditimi i cah-it – Bilanci



http://eseshkolle.blogspot.com/
Auditimi i cah-it – Bilanci
Ceshtjet:
Identifikimi i objektivave te auditimit
Diskutimi i ceshtjeve qe lidhen me planin e auditimit
Ekzekutimi i auditimit
 Objektivat
- Verifikimi i balances se cash-it ne arke dhe banke
- Vertetesine dhe saktesine e paraqitjes ne kontabilitet
Kjo kerkon kuptimin e transaksioneve te te ardhurave dhe pagesave ne cash, vleresimin e riskut
Objektivat e auditimit

Auditimi I brendshem dhe lidhja e tij me shkencat e tjera



http://eseshkolle.blogspot.com/
 Fakulteti:Shkenca te administrimit
Dega:Finance-Banke
Lenda:Auditim
TEMA: Auditimi I brendshem dhe lidhja e tij me shkencat e tjera
 Ceshtjet kryesore qe do trajtohen:

1)Hyrje
1.1)Perkufizimi I auditimit te brendshem
2)Synimi dhe metodologjia e auditimit
 3) Masat e nevojshme  per realizimin e objektivave kryesore te auditimit
4)Paketa ligjore dhe rregullatore per Auditimin e Brendshem.
 5)Te perbashketat dhe ndryshimet mes Inspektimi financiar dhe auditimi i brendshëm
6)Standardet e Praktikimit Profesional të Auditimit të Brendshëm
7)Vezhgim I pergjithshem per auditimin e brendshem
8)Auditimi i Sistemeve të Informimit (Information Systems ose Information Technology)
9)Auditimi i Menaxhimit të Riskut

EKONOMIA E ILIRISE NË PERIUDHËN ROMAKE


http://eseshkolle.blogspot.com/
EKONOMIA E  ILIRISE  NË PERIUDHËN  ROMAKE

Gjatë shekullit I e.s. në bregdetin e Ilirisë jugperendimore  kishte katër qytete koloni, si Buthroti (Butrinti), Bylis, (Hekali), Dyrrachu (Durrësi), Skodra (Shkodra) dhe municipiumi i Lisit (Lezha). Në rrethin e interesave strategjike të Romës përfshihej dhe qyteti i vogël i Orikut (Pashaliman) si dhe Apolonia. Ne Butrot kolonia u vendos përtej Vivarit, në fushen e Vrinës, ku u krijua një lagje me plan urbanistik që bazohej në ndarjen centuration me insula dhe rruge, krijimin e një forumi dhe furnizimin me uje të freskët nga burimet e Xarës nëpërmjet akuaduktit.Ekzistonin gjithashtu edhe forma ndermjetese te vendbanimëve :a)Civitas (qendra autonome). Qytete si Gurëzeza, Margelliçi etj., te cilat gjate Iuftës romako-maqedonase kishin mbështetur këta të fundit, u dogjen dhe u shkretuan nga romakët.b)Vicus vendbanim  i  vogel civil ne Perandorine Romake, me karakter urban os rural; i vendosur prane nje fortese, me qellin sigurimin e sherbimeve dhe nevojave per kete të fundit,nen varesine e nje  kolonie romake. Në fillim të shek. II të erës sonë, territori bujqësor i qytetit të Dyrrahut arrinte deri në Skampin (Elbasan) që ishte një fshat “vicus” i varur nga Dyrrahu.

ZHVILLIMI EKONOMIK E SHOQËROR I ILIRËVE NË PERIUDHEN HELENISTIKE



http://eseshkolle.blogspot.com/                 ZHVILLIMI EKONOMIK E SHOQËROR I ILIRËVE NË PERIUDHEN HELENISTIKE
Zhvillimi  gradual i ekonomisё
Njё shtytje pёr zhvillimin ekonomiko – shoqёror solli themelimi i kolonive nё brigjet iliriane  (shekujt 7 – 6 para Kr.). Me hapjen e tregjeve tё vogla por tё organizuara tё kolonive, u krijuan kushtet parёsore pёr shfrytёzimin sistematik tё prodhimeve bujqesore dhe  blegtorale. Shtimi dhe zgjerimi i vendbanimeve dhe i qyteteve ilire që nga shekulli i 4-tё para Kr.e ne vazhdim na dёshmon pёr njё shtrirje tё tillё tё popullsisё e cila do tё ishte e mundur vetёm me njё ndryshim tё tillё tё lidhjeve ekonomike. Megjithatё, zona e krahina te vecanta si ardanet pirustet,kaonёt apo fisete tjere , tё cilёt kishin nёn kontrollin dhe nёn shfrytёzimin e tyre burime natyrore prodhimtare me sasi dhe cilёsi, duket qё ishin nё gjёndje tё shtonin popullsinё e tyre edhe pёrpara shekullit tё 4te para Kr. megjithёse me ritme mё tё ngadalshme.

ASPEKTE TË EKONOMISË ARBËRORE GJATË MESJETËS SË MESME . (Shek.XII-XV)



http://eseshkolle.blogspot.com/
ASPEKTE TË EKONOMISË  ARBËRORE GJATË  MESJETËS SË MESME .
    (Shek.XII-XV)
             Në shek. XII-XV,qytetet arberore dhe  pronat  e fisnikëve arber morën pamjen e plotë të qendrave ekonomike. Ata filluan të merrnin përsipër veprimtari të tilla me interes të përgjithshëm, si ndërtime kishash e manastiresh, hapje e meremetime rrugësh, ndërtim veprash me karakter mbrojtës, veçanërisht në dobi të qyteteve e manastireve të mëdha. Oborret e aristokratëve të tillë të mëdhenj, si Balshët, Topiajt, Arianitët etj., filluan të konkurrojnënjeri tjetrin ne shume zeje te ekonomise se kohes.

“Etika dhe kaosi ne marrjen e vendimeve” Etika dhe biznesi



http://eseshkolle.blogspot.com/
Etika dhe kaosi ne marrjen e vendimeve”
1. Etika dhe biznesi
 Ata te cilet preken nga veprimtaria e nje organizate dhe kundrejt te cileve organizata duhet te sillet ne menyre etike jane stakeholder-at.
Se pari, subjektet qe preken nga veprimtaria e nje biznesi jane vete punonjesit e organizates. Tjeter subjekt qe preket nga vendimet e nje kompanie jane edhe aksioneret, te cilet rrezikojne pasurine e tyre me shpresen e fitimeve. Gjate veprimtarise se nje biznesi duhen marre ne konsiderate agjencite qeveritare dhe eshte detyra me elementare e cdo kompanie te respektoje ligjet. Si stakeholder te nje biznesi mund te konsiderohen edhe bizneset e tjera, disa prej te cilave mund te jene lidhur me biznesin me kontrata, licensa dhe marreveshje bashkepunimi. Duhet pranuar se stakeholder-i me i rendesishem per kompanine jane klientet. Klienti ka te drejte te dije se ajo qe blen perputhet me qellimin e tij, eshte e sigurt, ka cmime te ndershme dhe eshte e mbrojtur nga ndonje difekt apo skarcitet.

“Personaliteti dhe marrja e vendimeve”




http://eseshkolle.blogspot.com/
“Personaliteti dhe marrja e vendimeve”
1. Personaliteti ne marrjen e vendimeve


Forca psikologjike baze qe ndikon ne marresin e vendimeve eshte personaliteti i tij. Personaliteti eshte nje koncept i cili perfshin cilesite, vrullin, zakonet, interesat, idealet dhe karakteristikat e tjera qe e perbejne individin ashtu si ekziston ai ne shoqeri.
Nder teorite me interesante te personalitetit te njeriut eshte ajo e Maslow-t. Sipas Maslow-t qeniet njerezore motivohen nga nje hierarki nevojash, me e mprehta nga te cilat eshte nevoja per vetveprim, ose nevoja per te bere gjithcka qe mendon se mund te behet. Ne nivelin me te ulet te hierarkise qendrojne nevoja te tilla si ushqimi, uji dhe siguria. Keto jane nevojat me te domosdoshme qe duhet te kenaqen perpara atyre te nivelit te larte.

“Grupi dhe marrja e vendimeve” Vendim-marrja Anatomia e grupit


http://eseshkolle.blogspot.com/
Vendim-marrja
 “Grupi dhe marrja e vendimeve”
          
Ne fakt, ndodh shume rralle qe nje vendim ne nje organizate biznesi te merret nga nje individ. Kjo eshte e vertete ne menyre te vecante ne rastin e vendimeve te paprogramuara, te cilat jane jorutine dhe joperiodike. Organizatat moderne perdorin grupet per marrjen e vendimeve.
Pergjithesisht, grupet perdoren per marrjen e vendimeve per dy arsye kryesore:
  1. Gjithnje e me teper manaxheret duhet te marrin vendime per situata apo probleme komplekse, te cilat kerkojne njohuri me te specializuara dhe me te shumta sesa  mund te kete nje individ.
  2. Kur nje vendim merret ne grup shkalla e pranueshmerise se vendimit prej atyre qe do te ndikohen direkt apo indirekt prej tij, eshte me e larte sesa ne rastin kur vendimi merret nga nje individ i vetem.                                                                                                              

“Struktura organizative dhe marrja e vendimeve” Vendim-marrja Tiparet thelbesore te struktures organizative



http://eseshkolle.blogspot.com/
 “Struktura organizative dhe marrja e vendimeve” 

1. Tiparet thelbesore te struktures organizative
Strukturimi organizativ eshte nje nga ceshtjet qe ka terhequr gjithmone vemendjen e studjuesve dhe te menaxhereve te praktikes.
Struktura e brendshme e nje organizate ka nje ndikim te ndjeshem jo vetem mbi performancen, por ajo na ndihmon per te shpjeguar dhe parashikuar sjelljen e njerezve ne organizate. Qartesia e struktures, e marredhenieve hierarkike, e detyrave qe duhet te kryeje individi, grupet e punes kane influence ne formimin e qendrimeve dhe te motivimit per te dhene nje performance te nje niveli te larte.

Vendim-marrja - “Identifikimi i problemit/situates” - Analiza e sistemeve HARD



http://eseshkolle.blogspot.com/
“Identifikimi i problemit/situates”
  Organizatat si sisteme
Nje sistem eshte nje bashkesi ose nje kombinim i gjerave ose pjeseve qe formojne nje kompleks ose nje njesi unike, te cilat bashkeveprojne dhe jane ne varesi reciproke nga njera-tjetren, dhe qe te gjitha kontribuojne ne ruajtjen e ekuilibrit te sistemit. Pra sistemi eshte nje cikel aktivitetesh.
Qeniet njerezore, organizatat etj, mund te konsiderohen si sisteme te hapura. Secili prej tyre kerkon nga mjedisi inpute me qellim te funksionoje. Keto inpute permes proceseve te transformimit shnderrohen ne outpute te cilat i kthehen perseri mjedisit. Ne disa raste ne kete proces eshte i pranishem dhe feedback-u, i cili perfaqeson nje informacion mjaft te rendesishem qe e ndihmon sistemin per te ruajtur ekuilibrin.

PARIMI I DYTE I TERMODINAMIKES DHE VDEKJA E UNIVERSIT



http://eseshkolle.blogspot.com/
PARIMI I DYTE I TERMODINAMIKES DHE VDEKJA E UNIVERSIT
LIGJI I DYTË I TERMODINAMIKËS

Ligji i dytë i termodinamikës i cili pranohet si një nga ligjet themelore të fizikës, thotë se në kushte normale to gjitha sistemet e lëna në vetveten e tyre do të tentojnë të qrregullohen, disperzohen dhe shkatërrohen në proporcion të drejtëpërdrejtë me gjatësinë e kohës që kalon. Gjithqka, qoftë kjo e gjallë apo jo, zhveshet, prishet, degjenerohet, dezintegrohet dhe shkatërrohet. Ky është fundi absolut dhe me këtë do të ballafaqohen që gjitha qeniet, në një mënyrë apo në një tjetër, dhe sipas ligjit nuk ka shmangie nga ky proces.

DREJTIM I BURIMEVE NJEREZORE



http://eseshkolle.blogspot.com/
DREJTIM I BURIMEVE NJEREZORE
Rekrutimieshte procesi nepermjet te cilit ndermarrja tenton te terheqe nje numerkandidatesh me te cilet ajo do te mund te plotesoje vendet e saj te punes.Qellimi i pergjithshem i rekrutimit eshte ti siguroje organizates nje numer kandidatesh te kualifikuar.Pervec qellimit te pergjithshem rekrutimi ka edhe nje sere qellimesh specifike te tilla si:te ndikoje ne rritjen e numrit te kandidateve te kualifikuar,te ndihmoje rritjen e treguesit te suksesit te procesit te seleksionimit,te koordinoje perpjekjet e rekrutimit me programet e seleksionimit dhe te formimit,te vleresoje efektivitetin e teknikave dhe burimeve te ndryshme te rekrutimit per te gjithe llojet e aplikanteve,te plotesoje pergjegjesine sociale te organizates lidhur me perberjen e forces punetore.

Dukuritë psikopatologjike te adoleshentët



http://eseshkolle.blogspot.com/
Dukuritë psikopatologjike te adoleshentët

Dukuritë psikopatologjike te adoleshentët kanë ekzistuar që në kohërat më të hershme, prej atëherë kur njeriu filloi të mendojë, dhe të veprojë sipas intuitës dhe logjikës së tij. Në kohërat tona ato janë bërë shumë aktuale dhe të shprehura në çdo shoqëri, si në sistemin e kaluar totalitar  (socializëm) , në kohën e tranzicionit,  por edhe  në demokraci të konsoliduar.
Për paraqitjen e këtyre dukurive te adoleshentët ka patur mendime të ndryshme dhe është diskutuar  shumë që nga koha  e antikitetit, në shtetet e lashta si: Egjiptin e vjetër, Kinën e vjetër, Babiloninë e vjetër, Asirinë e vjetër, Heladën e vjetër etj,. Mirëpo, idetë e para dhe pak a shumë, më të sistemuara mbi dukuritë psikopatologjike dhe shkaqet që çojnë në paraqitjen e tyre,  gjenden në punimet dhe traktet e filozofëve antik grekë.

RINIA, SJELLJET DEVIANTE DHE VESET E BASHKEKOHESISE



http://eseshkolle.blogspot.com/
RINIA, SJELLJET DEVIANTE DHE VESET E BASHKEKOHESISE
Nga vetë titulli nënkuptohet se njëri nga konceptet kryesore të këtij artikulli është rinia. Edhepse dijetarët kanë mendime të ndryshme lidhur me periudhën kohore që përfshin kjo grupmoshë, shumica e tyre pohojnë se bëhet fjalë për një grupim që është ndërmjet moshës 15-25 vjeçare. Kjo është faza më dinamike dhe më komplekse e jetës së njeriut. Karakteristikat kryesore të atyre që janë duke e jetuar këtë moshë janë zhvillimi më i shpejtë psikologjik dhe fizik, emocionaliteti, mosdurimi, vrulli, entuziazmi, gjallëria kulminante, kërkimi i identitetit etj. Vitet e rinisë janë një fazë kur fitohen vetitë e personalitetit që janë të duhura për kryerjen e detyrave profesionale dhe familjare. Eshtë fazë përgatitore kur individi fillon të gjykojë në mënyrë më të pavarur dhe të përgjegjshme.

Shtatzania ne Adoleshence - Infermieristika e Obsetrikes - : Infermieri e Pergjithshme



http://eseshkolle.blogspot.com/FAKULTETI INFERMIERISE
Dega: Infermieri e Pergjithshme
Lënda:Infermieristika e Obsetrikes
DETYRË KURSI
 Tema:  Shtatzania ne Adoleshence
Shtatzënia në Adoleshencë

        Shtatzënia adoleshentepërcaktohet kur vajzat adoleshente ose të parritura në moshën adekuate për njështatzëni normale (zakonisht brenda moshës 12-19 vjeçare) mbesin me barrë. Ky term me një fjalë i referohet femraveqë nuk kanë arritur moshën e rritur juridike, që ndryshon nëpër vende tëndryshme në botë,për tu bërë më barrë. Zakonisht, ato nuk e planifikojnë  këtë shtatzëni por ajo ju ndodh për shumëarsye.

MARDHENJA MESUES NXENES, NXENES PRINDER, PRINDER MESUES DETYRAT E SECILIT



http://eseshkolle.blogspot.com/
Shkolla dhe mësuesit, kanë nevojë për ndihmën e prindërve. Duan prej tyre: kohë, interesim dhe kontribut. Të gjithë për një qëllim të përbashkët: të përgatisin fëmijët për jetën. Prandaj duke punuar së bashku, shkolla do të zgjedh pjesën kryesore të problemeve. Shkolla në disa vende të  diasporës  janë të  organizuara mirë dhe cilësore. Shkollat janë një sistem i krijuar nga shoqëria për interesat e vetë shoqërisë. Fuqizimi i rolit të prindit si pjesë integrale e procesit të edukimit dhe përfshirja e tyre në të gjitha aspektet e jetës së fëmijës, është shumë i rëndësishëm, sepse kështu fëmijët shfaqin plotësisht potencialin e tyre në shkollë e jetë, pasi ata kanë nevojë të ndihen mirë, të mësohen të marrin vendime, të jenë përgjegjës për rezultatet e këtyre vendimeve. Dihet se edukimi fillestar nis në familje dhe prindi është mësuesi i parë i fëmijës së tij. Por ky rol i prindërve duket sikur zvogëlohet me kalimin e viteve, sepse shtohen pjesëmarrës të tjerë në këtë edukim.

RAPORTI MESUES NXENES, NXENES-NXENES PROBLEMET DHE PERMISIMI I TYRE



http://eseshkolle.blogspot.com/
 RAPORTI MESUES NXENES, NXENES-NXENES

PROBLEMET DHE PERMISIMI I TYRE
Mësimdhënia në shkollën shqiptare është dallu ar për natyrën tradicionale të saj. Ajo është cilësuar si mësimdhënie me në qendër mësuesin2. Në këtë mjedis ka një shqetësim në rritje të mësuesve për sjelljen e nxënësve në klasë. “Nuk mbahen, janë të papërmbajtshëm!”, këto janë fjalët që dëgjon të thuhen gjithnjë e më shpesh nga mësuesit shqiptarë. Më shumë se gjysma e mësuesve ankohen për sjelljen problematike të nxënësve 3. Është i dukshëm numri në rritje i fëmijëve që shfaqin sjellje disruptive përtej incidenteve të vogla të zakonshme tipike për shumicën e fëmijëve gjatë rrjedhës normale të zhvillimit. Një sjellje e tillë është bërë një nga çështjet më të ngutshme në shkolla.

Si ndikon televizioni te fëmijët



http://eseshkolle.blogspot.com/
Si ndikon televizioni te fëmijët
Televizioni si media përafërsisht ka për detyrë të formojë vetëdijen e qytetarëve. E dimë se me sa lehtësi televizioni realizon marrjen e informatave. Mirëpo, ata që kanë antena satelitore janë dëshmitarë të çmendurisë së shpirtit dhe mendjes njerëzore.
Sepse, në fillim, njeriu shikon televizionin sepse "nuk ka se çka të bëjë", ndërsa, më vonë ai nuk i kryen punët që duhet t'i kryejë sepse e shikon televizionin.

ESE ME TEME MIQESIA



http://eseshkolle.blogspot.com/ Ese "Miqesia"

Qe me lindjen e njeriut ka lindur dhe nevoja te mos jete vetem.Per te mbijetuar atij I duhej te qendronte me te tjere te llojit te tij .Por tani kohet kane ndryshuar .Njeriut nuk I duhet me te mbrohet nga kafshet e egra por nga dicka me e madhe me e eger dhe me e pameshirshme sic jane vete njerezit.Kjo shpjegon nevojen per miqesine …

SHKODRA - KALAJA E ROZAFES







HISTORIKU I SHKODRES

Shtrirja gjeografike
Shtrihet për rreth 16,46 km në nyjën hidrografike me pranë liqenit me të njëjtin emër dhe lumenjtë Drin, Bunë dhe Kir në një ultësirë të "mbrojtur" nga liqeni, Alpet Shqiptare në lindje ku spikasin majat e Cukalit (1.722 m), Maranaj (1.576 m), Sheldies (mali Sardonik i Barletit; për nga Shurdhahu) dhe Taraboshit (rreth 700 m) në perëndim dhe deti Adriatik. Në një rreze prej 45 km mund të arrihen ranishtet në Adriatik, shëtitjet e alpinizmi në Alpe, e kanotazhi nepër lumenj Shkodra është një ndër qytetet më të rëndësishme të Shqipërisë.
Në rrethin e Shkodrës ndodhen hidrocentralet më të mëdha të vendit: ai i Vaut të Dejës dhe i Komanit të cilët janë përcjellësit kryesor të energjisë elektrike në shtëpitë e shqiptarëve. Qyteti vizitohet nga turistët gjatë gjithë vitit dhe ofron turizëm të shumllojshë ku vlen të përmendet ai kulturor, bregdetar, liqenor, lumor e malor nga Velipojanë Adriatik, Shiroka e Zogaj buzë liqenit, Sarda në Vau Dejës deri në Razëm, Shkrel, Bogë, Theth, Vermoshi nepër Malësi, shumë e shumë pika të tjera.
Oborri i Kishës së Fretënvet
Relievi

Shkolla dhe psikologu shkollor


http://eseshkolle.blogspot.com/                                   
Tema:  Shkolla dhe psikologu shkollor
Mësuesi, psikolog? Pse jo…
Tani që ky shërbim i specializuar po e mbulon shkollën përherë e më ndjeshëm, sa do të jetë i nevojshëm mësuesi në rolin e psikologut, për klasën e tij në kujdestari, apo lëndën e tij? Mendimi im, është se mësuesi nuk është liruar aspak nga barra e të qenit psikolog i nxënësve dhe kjo për disa arsye:

Përgatitja e mirë, para shtatzanisë



http://eseshkolle.blogspot.com/
  Tema:  Përgatitja e mirë, para shtatzanisë

Përgatitja e mirë, para shtatzanisë
Një përgatitje e mirë fillon herët, para shtatzanisë
“Fillimi i mbarë është  gjysma e punës”- thotë një thënie e urtë. Kjo thënie e vjetër është e vërtetë edhe në shtatzani.Pra, kujdesi për të patur fëmijë të shëndetshëm fillon që në momentin kur gruaja mendon apo dëshiron të ketë një fëmijë. Ushqyerja e shëndetshme përpara mbetjes shtatzanë do të krijojë në trupin e saj një ambient të përshtatshëm dhe  ushqyes për fëmijën.

ÇËSHTJA DELVINA KUNDËR SHQIPËRISË


http://eseshkolle.blogspot.com/

ÇËSHTJA DELVINA KUNDËR SHQIPËRISË
(Ankimi nr.49106/06)


Ky vendim do të marrë formë të prerë në rrethanat e përcaktuara në nenin 44§2 të Konventës. Ai mund t’i nënshtrohet rishikimit redaktues.
Në çështjen Delvina kundër Shqipërisë, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut (seksioni i katërt), në cilësinë e një Dhome të përbërë nga:
Nikolas Bratza, kryetar,

MATRICAT.VEPRIME ME TO.



http://eseshkolle.blogspot.com/MATRICAT.VEPRIME ME TO.


Matricat jane tabela drejtkendore me elemente nga nje fushe cfaredo.Ketu do te merremi me studimin e matricave,elementet e te cilave jane numra reale.Matrica

Eshte me tre rreshta dhe kater shtylla.Ne kete rast thuhet se kemi te bejme me nje matrice me 3×4- permasa,ose matrice te rendit 3 4.Ne pergjithesi  nje matrice me m rreshta dhe n shtylla,quhet matrice me m n-permasa.Matrice katrore te rendit n quhet matrice me n rreshta dhe n shtylla.Per te treguar elementin qe ndodhet ne rreshtin e i-te dhe shtyllen  e j-te perdoret shenimi aij.Per shembull,ne matricen e mesiperme a23=4,a33=0,etj.
Trajta e pergjithshme e matri

Pritja ne spital e pacientit dhe njohja me te, mardhenje me publikun



http://eseshkolle.blogspot.com/ 
    Pritja ne spital e pacientit dhe njohja me te. 
Menyrat e pritjes dhe rregullat e pranimit te pacientit ne spital.
Parimet baze te lidhura me kujdesjet infermieriore qe duhet t’i jepen te semurit te sapo shtruar ne spital.
Masat qe duhet te marre infermierja ,per te ndihmuar te semurin gjate shtrimit per pershtatjen ose eleminimin e defejtit emocional. Dihet qe eksperienca e gjithsecilit ne lidhje  me shendetin ,eshte e ndryshme. Disa semuren papritur,disa pesojne demtime,disa te tjere mund te kene pasur kohe qe ndihen te shqetesuar . por te gjithe kane nevoje,per kujdesje dhe trajtim mjeksor.keto kujdesje,personat e semure mund t’i kerkojne ne ambulance ose spitale.

Profili i Bankes NBG ne Shqiperi




http://eseshkolle.blogspot.com/
Profili i Bankes NBG ne Shqiperi

NBG e filloi aktivitetin në Shqipëri në shtator 1996 si një degë në Tiranë e Bankës Kombëtare të Greqisë S.A, banka e parë dhe më e madhe në Greqi me një histori 170 vjeçare. Ajo ka zgjeruar rrjetin e saj me 27 degë në të gjithë vendin,11 prej të cilave gjenden në Tiranë dhe 16 në çdo qytet të Shqipërisë. Banka NBG Albania,është një bankë që vetë financohet,me një likuiditet të lartë dhe bazë të fortë kapitali.
NBG Albania është një nga bankat kryesore në vend, iniciatore dhe një lojtar i rëndësishëm në dhënien e kredive për shtëpi dhe ato konsumatore, duke zotëruar një pjesë të konsiderueshme të tregut të këtyre produkteve.Banka ofron gamën e plotë të produkteve dhe shërbimeve për klientët e të gjithë segmenteve: korporata, biznese të mesme e të vogla dhe individë.

AUDITIMI I PASQYRAVE FINANCIARE



http://eseshkolle.blogspot.com/
1.Kontrolli i brendshëm është ndërtues i vazhdueshëm i operacioneve e procedurave që  kryhet nga punonjësit e organizatës dhe që jep siguri të arsyeshme (jo absolute) për drejtimin (menaxhmentin), se objektivat po arrihen siç janë parashikuar. Ai është pjesë integrale e çdo sistemi që menaxhmenti (niveli i lartë i menaxhimit) vendos dhe përdor për të rregulluar dhe drejtuar veprimtarinë ekonomiko-financiare dhe atë të drejtimit brenda organizatës.

2.Raportimet e KLSH permbajne:
Llogaritë e konsoliduara vjetore për transaksionet financiare të shtetit
Informacion për zbatimin e buxhetit vjektor
Informacion për borxhin publik,
Informacion për përdorimin e fondit rezervë të Këshillit të Ministrave
informacion për arritjen e objektivave nga sistemi i Kontrollit të Brendshëm.

Asepsia dhe antisepsia. Autoklava. Larja e duarve.



http://eseshkolle.blogspot.com/
Asepsia dhe antisepsia. Autoklava. Larja e duarve.
Asepsia
Eshte teresia e masave qe merren per parandalimin e infeksioneve ne organizem.
A-sepsis= gjendja e te mos paturit te agjenteve shkaktues te semundjeve.
Reduktimi ne maximum i kontaktit me pacientin dhe plagen e tij nga cdo objekt apo substance ne menyre qe te ulet nr i mikroorganizmave ne kontakt, eshte parimi baze i punes ne nje operacion kirurgjik.
Rreth viteve 1800 nga Semelvaisi u zhvillua koncepti i asepsise si rezultat i ritmeve te larta te etheve te lehonise.

Angazhimi I shoqërisë për parandalimit e kriminalitetit tek të miturit dhe të rijnt



http://eseshkolle.blogspot.com/
Angazhimi I shoqërisë për parandalimit e kriminalitetit tek të miturit dhe të rijnt

Angazhimi shoqërorë për çrrënjosjen e së keqes dhe eliminimin e dukurive devijante nga shoqëria, përbën një elemente thelbësor për luftimin e së keqes.
Parandalimi I fenomeneve negative nis me vënien në shërbim të mekanizmave ekzistues komunikues-mediatik për ta ngritur vetëdijen e njerëzve për rrezikun e dukurive deivijante dhe domosdoshmërinë e kultivimit të së mirës.

Femijeria e hershme ,kurioziteti dhe stimulimi I pavarsise.



http://eseshkolle.blogspot.com/
  Tema:Femijeria e hershme ,kurioziteti dhe stimulimi I pavarsise.

 CFARE TRAJTOHET NE KETE DETYRE KURSI?
  Si ta ndihmojme femijen te behet I pavarur
 Si te stimulojme kuriozitetin e femijes
 Vezhgimi I ndryshimeve
 zhvillimi I trurit te femijes
Si funksionon imagjinata e femijes
  Stimulimi I imagjinates

PAVARESIA E FEMIJES              
Sa më shumë të rritet fëmija aq më shumë ai/ajo e kupton se është një individ ndryshe nga ju. Nevoja për t’i bërë gjërat vetë vjen si pasojë e rritjes së identitetit.
Më poshtë ofrohen këshilla për të shtuar zellin e fëmijës drejt pavarësisë:

Dukuritë psikopatologjike te adoleshentët



http://eseshkolle.blogspot.com/
Dukuritë psikopatologjike te adoleshentët
Dukuritë psikopatologjike te adoleshentët kanë ekzistuar që në kohërat më të hershme, prej atëherë kur njeriu filloi të mendojë, dhe të veprojë sipas intuitës dhe logjikës së tij. Në kohërat tona ato janë bërë shumë aktuale dhe të shprehura në çdo shoqëri, si në sistemin e kaluar totalitar  (socializëm) , në kohën e tranzicionit,  por edhe  në demokraci të konsoliduar.
Për paraqitjen e këtyre dukurive te adoleshentët ka patur mendime të ndryshme dhe është diskutuar  shumë që nga koha  e antikitetit, në shtetet e lashta si: Egjiptin e vjetër, Kinën e vjetër, Babiloninë e vjetër, Asirinë e vjetër, Heladën e vjetër etj,. Mirëpo, idetë e para dhe pak a shumë, më të sistemuara mbi dukuritë psikopatologjike dhe shkaqet që çojnë në paraqitjen e tyre,  gjenden në punimet dhe traktet e filozofëve antik grekë.

Analiza e pasqyrave financiare Analiza e PASH"



http://eseshkolle.blogspot.com/
Analiza e pasqyrave financiare
Tema: "Analiza e PASH"
Çeshtja I SHPENZIMET 
Nisur nga ky motiv ato ndahen ne:
   Shpenzime te veprimtarise se zakonshme, te cilat ndahen;
          -shpenzime te zakoneshme
          -shpenzime financiare.

b.     Shpenzime nga ngjarje te jashtezakoneshme.   

Ese argumentuese “ Siguria ne pune,detyrimet e punedhenesit dhe punemarresit”.


http://eseshkolle.blogspot.com/
Tema:“ Siguria ne pune,detyrimet e punedhenesit dhe punemarresit”.
Siguria ne pune, detyrimet e punedhenesit dhe punemarresit    
Ligji per Sigurine dhe shendetin ne pune cakton detyrimet e punedhenesin dhe punemarresit.
Siguria dhe shendeti ne pune tashme eshte detyrim i punemarresit, i cili duhet te marre te garantoje sigurine dhe mbrojtjen e shendetit. Por, edhe punemarresi duhet te plotesoje disa detyrime pikerisht ne lidhje me sigurine dhe shendetin ne pune.
Punedhenesi:Ky ligj rregullon detyrimet e punedhenesve per sigurimin e mbrojtjes se punemarresve ne te gjitha aspektet qe lidhen me sigurine dhe shendetin ne pune, si dhe merr

SURENALET ( Gjëndra mbiveshkore


 
SURENALET ( Gjëndra mbiveshkore )

Hyrje
Gjëndra mbiveshkore (adrenale) është organ i vogël çift në formë gjysmëhëne i vendosur mbi veshkë (gjenden mbi secilën veshkë).

Zhvillim
Gjendet pranë veshkave dhe së bashku kanë rëndësi të madhe për organizmin.
 Këto gjëndra prodhojnë disa hormone.
 Një hormon i tyre është edhe adrenalina. Kjo shkakton ngushtimin e enëve të gjakut dhe nxit punën e zemrës. Adrenalina ndikon edhe në kthimin e glikogjenit në glukozë.
 Hormone të tjera të ketyre gjendrave luajnë rol në shkëmbimin e lëndëve (të proteinave, të kripërave minerale). Mungesa e këtyre hormoneve shkakton sëmundjen e Adisonit, gjatë së cilës lëkura merr ngjyrë bronxi.

ARKITEKTURA E KISHES SAN FRANCESKO NE ASSISI(ITALI)



http://eseshkolle.blogspot.com/                                                            
TEMA:ARKITEKTURA E OBJEKTIT
 KISHA SAN FRANCESKO NE ASSISI(ITALI)
Shteti : Itali
Rajoni :Umbria
Vendndodhja: Assisi
Feja: katolike
Dioqeza e Assisi-Nocera Umbra-Gualdo Tadino
Bekimi: 1253
Stili: italian gotik arkitektonike
Fillimin e ndërtimit :në vitin 1228
Përfundimi :në 1253

MATEMATIKA HISTORIA DHE SIMBOLET E SAJ



http://eseshkolle.blogspot.com/
Matematika 
 
Matematika përbën një fushë të njohurive abstrakte të ndërtuara me ndihmën e arsyetimeve logjike mbi koncepte të tilla si numrat, figurat, strukturat dhe transformimet.
Matematika dallohet nga shkencat tjera për një lidhje të veçantë që ka ajo me realitetin. Ajo është e një natyre të pastër intelektuale, e bazuar tek një seri aksiomash të deklaruara të vërteta (do të thotë që aksiomat nuk i janë nënshtruar asnjë eksperience por janë të frymëzuara nga eksperienca) ose mbi disa postulate përkohësisht të pranuara. Një pohim matematikor – i quajtur përgjithësisht teoremë ose propozicion konsiderohet i vërtetë nëse procesi i vërtetimit formal që përcakton vlefshmërinë e saj respekton një strukturë arsyetuese logjike-deduktive.
Edhe pse rezultatet matematike janë të vërteta plotësisht formale, ato gjejnë zbatim në shkencat tjera dhe në fushën e teknikes. Për këtë arsye Eugène Wigner flet për « efikasitet të paarsyeshëm të matematikes në shkencat e natyrës ».

ROLI DHE FUNKSIONI I PSIKOLOGUT NE SHKOLLE



http://eseshkolle.blogspot.com/
HYRJE
Psikologjia si shkence ka relativisht pak vite qe eshte e njohur ne vendin tone, ndaj dhe ai si profesion ndeshet me veshtiresine perharjen, integrimin ne nje shoqerine si e jona…
Reforma që ka përfshirë sistemin tonë arsimor, ka sjellë risi dhe ndryshime të qenësishme në aspektin e kurrikulave, programeve e teksteve të reja, përdorimit dhe aplikimit tërësisht dhe me sukses të metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe mësim nxënien me në qendër nxënësin.
Pra, ky proces ristrukturimi i gjithë jetës shkollore nuk mund të kuptohet pa ecurinë dhe mbështetjen e shërbimit psikologjik në arsimin parauniversitar. Është viti i tretë që shërbimi psikologjik në shkolla të arsimit bazë dhe të mesëm, vlerëson të gjithë komunitetin shkollor në tërësi,duke mbështetur dhe ofruar shërbime psikologjike dhe sociale. Tashmë, dihet nga të
gjithë, se problemet e edukimit në shkolla kanë vështirësitë e veta, me përmasa të reja, zgjidhja e të cilave kërkon njohjen dhe bashkërendimin e punëve të gjithë aktorëve në shkolla, e veçanërisht kontributin e psikologut shkollor, i cili duke mbajtur marrëdhënie të drejtpërdrejta me nxënësit, mësuesit dhe komunitetin, praktikon në mjediset e shkollave, përqasje psikologjike, sociale dhe emocionale tek fëmijët, nxënësit dhe adoleshentët.

SHQIPERIA GJATE LUFTES SE PARE DHE TE DYTE BOTRORE



http://eseshkolle.blogspot.com/
Lufta e I Botërore dhe Shqipëria
Jo Ballkani, por e gjithë Evropa ishte në vitin 1914 një fuçi e madhe baruti, në të cilën qenë futur shumë fitilë, një prej të cilëve ishte Shqipëria, thotë historiani Michael Schmidt-Neke.

Shqipëria qe duke hedhur hapat e parë si shtet pas shpalljes së pavarësisë, kur ndodhi atentati i Sarajevës më 28 qershor 1914, që konsiderohet edhe si preteksti për shpërthimin e Luftës e Parë Botërore. Cilat ishin pasojat e këtyre ngjarjeve për Shqipërinë?
Schmidt-Neke: Lufta e Parë Botërore nisi nga Gadishulli i Ballkanit dhe jo vetëm për shkak të vrasjes së arkidukës Franz Ferdinand, trashëgimtar i fronit të Austro-Hungarisë, por për shkak se Luftërat Ballkanike të viteve 1912-1913 ishin një lloj faze prove. Askund në Evropë gjashtë fuqitë e mëdha të asaj kohe, pra Rusia, Britania, Franca, Italia, Gjermania dhe Austro-Hungaria nuk ishin aq të përkushtuara për të realizuar interesat e tyre konkurruese në bashkëveprim me shtetet e reja kombëtare. Kjo ishte vënë tashmë re që në vitin 1878 në Kongresin e Berlinit, përfundimet e të cilit ishin të pafavorshme për shqiptarët dhe kjo gjë tani u ashpërsua më tej.

Ekonomia në kolonitë helene të Adriatikut



http://eseshkolle.blogspot.com/ Ekonomia në kolonitë helene  të Adriatikut .

Shekujt VIl-VI para kr. kane qene ne historinë e Ilirisë nje periudhe zhvillimi intensiv. Tregimet historianëve japin pak informacione per ekonomine antike , në kolonitë helene  të Adriatikut pasi ata përqëndrohen me teper në çështjet politike dhe ushtarake. Kolonistet helene nuk ka bërë një dallim të qartë ndërmjet oikos (familjes)dhe ndërmarrjeve te biznesit ose ergasterioneve ,që kishin si personel skllevërit, në pronësi të një sipërmarrësi(skllavopronari).
Në Dyrrah e Apolloni ekzistonin dyqanet ,qarkullonin  pajisjet bujqësore, mallrat shtëpiake , tekstile,  orendi pajisjet e shtëpisë së banesës ose te ekonomise bujqesore .etj. Në këto qytete kishte blloqe banimi(insula) ,tempuj, ndërtesa publike e ndertime te tjera.Supozohet se gjysma e tokes së përiferisë së qytetit (Hora ),mbillej, për çdo vit,  me  drithëra,por ka patur edhe vite ku perjetohej  zia bukes.

Post più popolari

KERKO DETYREN TENDE