Whatsapp


Etichette

HISTORI PSIKOLOGJI LETERSI SHQIPE SHKENCA POLITIKE BIOLOGJI QYTETARI SOCIOLOGJI DREJTESI ESE ARGUMENTUESE JURIDIK PEDAGOGJI GJEOGRAFI EDUKATE SHOQERORE DIDAKTIKE BAZAT E FINANCES SHKRIM AKADEMIK FINANC BANK LETERSI BOTRORE GJUHE SHQIPE MATEMATIKE HISTORI SHQIPRIE SHKENCA JURIDIKE ANALIZE VEPRASH EDUKIM FIZIKE PSIKOLOGJI EDUKIMI ESE UNIVERSITETI POEZI MENAXHIM FINANCIAR MJEKESI KIMI PARAPSIKOLOGJIA EKONOMI INFORMATIKA ESE LETRARE MENAXHIM BIZNESI NJOHURI PER MEDIANIAN TRASHGIMI KULTURORE Anatomi ESE FILOZOFIKE GAZETARI INFERMJERI MENAXHIM TURIZEM SHKENC TOKE E DREJTA NDERKOMBETARE PUBLIKE HISTORI BOTRORE POLITIKAT E SIGURIS KOMBETARE E DREJTA E PRONES Histori e Mendimit Politik ALL POST AUDITIM BANKAR BAZAT E DEMOKRACISE DHE TE DREJTAT E NJERIUT ESE SHKENCORE FILOZOFI HISTORI ARTI HISTORI E EKONOMIS SHQIPTARE LETERSI MENAXHIM NDERTIMI MIKROEKONOMI POEMA PSIKOLOGJI REHABILITIMI BJOLOGJI EDREJTA E MJEDISIT FJALE TE URTA LEKSIONE AUDITIM MARDHENIA ME PUBLIKUN MASTER SHKENCOR Marrëdhënie Ndërkombëtare PSIKOLOGJI KESHILLIMI PSIKOLOGJI SHKOLLE SINTAKS TEORI E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE ANGLISHT EDUKIM MUZIKORE ESE ANGLISHT ESE INFORMUESE GJUHE INFERMIERI KERKIM SHKENCOR METODAT E EDUKIMIT EMPIRIK METODIKE ARITMETIKE PSIKOLOGJI ZHVILLIMI TEKNOLOGJI INFORMACIONI TRASHGIMI KULTURORE EUROPIANE APLIKIM KOMPJUTERIK BUJQESI ESE HISTORIKE ETIKA E TE USHQYERIT GUIDE TURISTIKE HIGJENE HYRJE NE PSIKOLOGJI INFORMATIK ISMAIL KADARE LETERSI PER FEMIJE MENAXHIM KLASE MESIMDHENIE ORGANET E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE PSIKOTERAPI SOCIOLOGJI EDUKIMI pyetjet e Licences ANALIZE sHARL BODLER Dituri natyre E DREJTA KUSHTETUESA EDUKIM FIZIK EDUKIM PER KARRIER KSHILLA SHTATZANIE LIBRA LEXO-SHKARIKO LOGJIKE MATURA SHTETERORE MBROJTJE DOKTORRATURE MIGJENI MUZIKE POLITIK ARSIMORE POLITIKA NE BE PSIKOLOGJI E ZBATUAR NE MESIMDHENIE RECENSION TEME DIPLOME hist

EKONOMIA E ILIRISE GJATË PERIUDHËS PREHISTORIKE


http://eseshkolle.blogspot.com/
EKONOMIA   E   ILIRISE  GJATË  PERIUDHËS  PREHISTORIKE
EPOKA E BRONZIT

  Periudha e  epoka e bronzit në Shqipëri përfshin harkun kohor nga fundi i mijëvjeçarit te tretë, (2100/2000p.e sone )e deri në fundin e shek.XII p.e.r. Kjo epoke  njihet prej të dhënave të fituara nga shtresat e kulturës së bronzit në vendbanimet e Maliqit, të Trenit e të Sovjanit në pellgun e Korçës, nga shtresa e parë e vendbanimit të Gajtanit në afërsi të Shkodrës, nga gjetjet në shpellën e Nezirit dhe nga kalaja e Kalivosë në rrethin e Sarandës. Gjithashtu njihet nga varrezat tumulare në Mat, në Kukës, në Barç (Korçë), në Pazhok (Elbasan), në Divjakë (Lushnjë), në Patos (Fier), në Vajzë e Dukat (Vlorë), në Piskovë (Përmet), nga tumat në luginën e Dropullit, nga tuma e Bajkajt (Sarandë) e nga depo e gjetje të rastit të zbuluara buzë liqeneve të Shkodrës, të Pogradecit, të Prespës etj.
Këto të dhëna dëshmojnë se territori i Shqipërisë gjatë kësaj epoke ka qenë i populluar gjerësisht, që nga zonat e tij të ulëta fushore e deri në krahinat e brendshme dhe të vështira malore. Njerëzit banonin kryesisht në vendbanime të hapura. Në një masë më të kufizuar janë shfrytëzuar dhe shpellat, ashtu siç kanë vazhduar të jenë në përdorim edhe palafitet, siç tregojnë gërmimet e viteve të fundit në vendbanimin palafit të Sovjanit. Nga fundi i kësaj epoke lindin edhe vendbanimet e para të fortifikuara, të cilat rrethohen me mure gurësh të palatuar e të lidhur në të thatë apo me ledhe e hunj. Një pjesë e mirë e vendbanimeve të këtij lloji, si kalaja e Gajtanit, qyteza e Margëlliçit (Fier) etj., që do të marrin zhvillim të plotë dhe do të bëhen karakteristike për epokën pasuese, atë të hekurit, e kanë origjinën e vet në këtë periudhë.
Banesat kanë qenë kasolle, që ndërtoheshin me lëndë drusore, kallama e kashtë. Ato janë njëkthinëshe zakonisht me planimetri katërkëndëshe, por duket se ka qenë në përdorim edhe tipi me bazë të rrumbullakët e trup konik. Dyshemetë kanë qenë të shtruara me baltë të ngjeshur e të rrahur, kurse muret të thurura me thupra e të lyera me baltë të përzier me byk. Në mes kishin nga një vatër të rrumbullakët.
            Karakteristika themelore e kësaj epoke është lindja e metalurgjisë së bronzit, që i dha emrin dhe vetë epokës. Për zhvillimin e saj ndihmoi shumë dhe pasuria me bakër e vendit tonë, sidomos në zonat metalmbajtëse të Matit, të Kukësit, të Korçës etj.
Vendin kryesor në prodhimin e metalurgjisë e zënë veglat e punës dhe sidomos armët, siç janë sëpatat, drapërinjtë, shpatat, kamat, thikat dhe majat e heshtave e të shigjetave. Veglat dhe armët e reja nuk mundën të përjashtonin plotësisht nga përdorimi veglat dhe armët e traditës neolitike. Madje në periudhën e parë të bronzit ato janë ende të pakta e të dobëta, por gradualisht shtohen e përsosen dhe hyjnë gjerësisht në përdorim, duke ushtruar një ndikim të fuqishëm në veprimtarinë ekonomike e shoqërore të njeriut. Përsosuria e derdhjes dhe pastërtia e objekteve të prodhuara në fundin e epokës së bronzit arrin një nivel të tillë teknik, që dëshmon se gjatë kësaj periudhe metalurgjia e bronzit kishte arritur lulëzimin e saj të plotë dhe ishte kthyer në një zejtari të mirëfilltë. Midis këtyre prodhimeve meritojnë të përmenden sëpatat me forma karakteristike vendase siç janë sëpatat me emrin “shqiptaro-dalmate”. Krahas tyre qëndrojnë prodhimet vendase të imitacioneve egjeane ose me origjinë nga Evropa Qendrore, të tilla, si sëpatat dytehëshe të tipit minoik, shpatat e gjata të tipit egjean, sëpatat e tipit kelt, etj., që dallojnë nga prototipat e tyre për veçantitë lokale.
Arritjet në fushën e metalurgjisë së bronzit ndihmuan veprimtarinë prodhuese dhe u bënë mbështetje për zhvillimin e degëve të tjera të ekonomisë, në mënyrë të veçantë të bujqësisë. Karakteri i saj ndryshoi edhe si pasojë e zhvillimit të blegtorisë. Rritja e numrit të kafshëve shtëpiake, si kali, gjedhët dhe bagëtitë e imëta, që i gjejmë të përfaqësuara gjerësisht midis materialit kockor në shtresat kulturore të vendbanimeve të bronzit dhe në varrezat e kësaj kohe, solli me vete ndryshime thelbësore në bujqësi. Nga kopshtet e vogla, që rrëmiheshin me vegla të thjeshta prej briri e druri, kalohet tani në shfrytëzimin e sipërfaqeve më të gjera, që i punonin me parmendë druri, duke shfrytëzuar forcën tërheqëse të kafshëve. Tokat hapeshin me anë të djegies së pyjeve. Të shkriftuara nga zjarri i fortë dhe të pasuruara me plehun e hirit, ato ishin të gatshme për t’u mbjellë. Bujkut primitiv nuk i mbetej veçse të hidhte farën dhe ta mbulonte atë me një lërim të cekët. Kjo tokë nuk mund të shfrytëzohej për shumë vjet, sepse ngjishej dhe nuk mund të punohej më me veglat e thjeshta të kohës, prandaj bujqit hapnin toka të reja, gjë që i dha bujqësisë së bronzit një karakter ekstensiv.
Në krahasim me qeramikën e bukur dhe të një cilësie të lartë të neolitit të vonë, qeramika e bronzit të hershëm paraqitet më primitive si në teknikën e punimit, ashtu dhe në sistemin e zbukurimit. Por kjo është një qeramikë me forma të reja e të panjohura më parë, ndërsa një element i rëndësishëm në ndërtimin e saj janë vegjët. Më tipike në këtë qeramikë janë vazot me dy vegjë të larta mbi buzë, ato me dy ose katër vegjë unazore nën grykë, filxhanët me një vegjë të lartë mbi buzë dhe brokat me trup të fryrë dhe qafë cilindrike me një vegjë nën grykë. Tipar tjetër dallues i kësaj qeramike është zbukurimi me motive plastike shiritash me ose pa thellim.
Objektet e importit egjean, italik dhe ato me prejardhje nga viset e Evropës Qendrore, të përfaqësuara në gjetjet arkeologjike të vendit tonë përmes armëve, qeramikës dhe sendeve të tjera të luksit, janë dëshmi e përpjesëtimeve që marrin këmbimet gjatë bronzit. Zhvillimi i tyre dhe lidhjet me krahina kaq të largëta u ndihmuan nga lindja në këtë kohë e transportit tokësor, që shfrytëzon forcën bartëse të kafshëve dhe sidomos shfaqja e anijeve me vela, që lejuan lundrimet në det të hapur dhe arritjen e brigjeve të tjera. Që nga kjo kohë banorët e bronzit të vendit tonë, duket se kryen për herë të parë dhe kalimin e Adriatikut.
                                                                        *
*                 *
            Në ndërtimet më të hershme me ledhe ose me mure guri të vendit tonë (neolit-bronz), ledhet nuk arrijnë një gjerësi më të madhe se 1,70 m. Në vazhdim të periudhës së parë të hekurit, vihet re në përgjithësi një rritje e trashësisë së mureve dhe e vetë gurëve të përdorur për ndërtimin e faqeve të tyre. Kjo teknikë e re i jepte një qëndrueshmëri më të madhe mureve mbrojtëse. Në vartësi nga formacionet shkëmbore të shtresëzuara, lartësia e gurëve disa herë është mjaft e vogël (0,20 m). Gurët e faqeve krijojnë boshllëqe të konsiderueshme në bashkimin midis tyre dhe shpesh janë përdorur gurë më të vegjël për plotësimin e këtyre boshllëqeve. Dallimin kryesor, për sa i përket teknikës së ndërtimit, e shohim ndërmjet mureve me gurë krejt të papunuar dhe atyre pak të punuar, të cilët krijojnë një puthitje më të mirë. Teknika e fundit tregon për një koncept të ri në ndërtimin e mureve si dhe për përsosjet e veglave të punës. Më e rëndësishmja është që këtë teknikë e takojmë në fortifikime, të cilat dhe nga elemente të tjera të ndërtimit datohen në një periudhë më të vonë, siç janë muret e hershme të Butrintit, dhe e kalaja e Kalivosë. Megjithatë teknika me gurë të papunuar zë një diapazon kohor mjaft më të gjerë nga kjo e fundit. Kjo vjen si pasojë e kushteve ekonomike të veçanta të vendbanimeve të ndryshme, të cilat bëjnë që këto dy teknika jo vetëm të bashkëjetojnë, por nganjëherë, teknika me gurë të papunuar të përdoret dhe në kohë më të vona, nga e para. Teknika e ndërtimit të fortifikimeve të Ilirisë Qendrore dhe Jugore, paraqet një sërë veçorishë nga ajo e Ilirisë së Jugut. Krahas ndërtimeve me mure guri, në këto zona takohen më shpesh fortifikimet me ledhe. Ledhet ndërtoheshin me dhe, zhavorr me dhe gurë të vegjël të ngjeshur mirë (Glasinac,Bosnje ), ose me gurë të vegjël e të mëdhenj të hedhur mbi njëri-tjetrin pa ndonjë rregull dhe nganjëherë me gurë të përzier me pak dhe. Një teknikë interesante paraqesin muret e disa fortifikimeve në Slloveni, ku ato me gjerësi rreth 5 m të ndërtuara me gurë të papunuar, përforcoheshin me trarë druri të vendosur vertikalisht në faqet e murit, të cilët lidheshin me sa duket me breza horizontale.
            Evolucionin e fortifikimeve prehistorike të vendit tonë mund ta shohim në tri drejtime kryesore: në teknikën e ndërtimit, formulimin planimetrik dhe konstruksionin e hyrjeve. Sidomos kur kemi të bëjmë me kombinimin e disave nga këto elemente që i përkasin një shkalle më të lartë zhvillimi, në mungesë të dhënash arkeologjike të sigurta, jemi të prirur të datojmë disa fortifikime si Butrinti dhe  Kalivoja, në shekujt e fundit të periudhës së parë të hekurit (rreth viteve 700-500 p.e.r.).
            Për sa i përket destinacionit, fortifikimet mund t´i ndajmë në vendbanime të fortifikuara, ku përfshihen shumica e fortifikimeve në trojet shqiptare, në vendstrehime, të cilat përdoren vetëm në raste rreziku dhe në ndërtime thjesht strategjikë, si muri i Zvezdës.
            Po të përfshijmë në këtë klasifikim edhe fortifikimet e krahinave të tjera të Ilirisë, do të ndeshim fortifikime që shërbenin për vrojtim, madje ka mendime që një pjesë e tyre përdoreshin për mbylljen e bagëtisë në raste rreziku, si edhe për qëllime kulti 
 Ne kete periudhe, krahasuar me periudhen neolitike, vendbanimet jane bere me të medha dhe  me te shumta ne numer, cka reflektojne nje rritje progresive te popullates pergjate epokes. Gjurmët e vendbanimeve te kesaj periudhe jane gjetur jo vetem ne vendbanimet eneolitike por edhe ne zona me pak te pershtatshme per jetese, por me lehte te mbrojtura dhe te pasura me  metale te dobishme, veçanerisht me baker. Keto jane kryesisht vendbanime te hapura eneolitike (Maliq, Podgorie etj), ndersa disa te tjere u vendosen ne zona pabanuara me pare.
          Shpellat ishin ende ne perdorim si vendbanime ne kete periudhe (Tren, Bruç etj), ndersa në rrethana te vecanta, sidomos ne terren shume te lagesht, jane gjetur vendbanimet palafite te tradites neolitike, si p.sh. ne ane te liqenit te Prespes, dukshem i ngjashem me  vendbanimit te periudhes se bronzit ne Maliq.
          Gjate periudhes se bronzit vendbanimet shfaqen në kodra me mbrojtje natyrore, dominuese mbi zonen perreth, p.sh. Gajtan  I. Megjithese mungojne te dhena qendrueshme, mund te mendojme se ky tip vendbanimi mbrohej nga kanale ose mure te ndertuara nga blloqe guresh te papunuar, te vendosur afër njeri tjetrit pa llaç, te ngjashem me ato te periudhes se pare te hekurit, te cilat perfaqesojne ne Shqiperi tipin me karakteristik te strukturës monumentale te ilireve parahistorike.
Shtepite e kesaj periudhe nuk do te ishin rrenjesisht te ndryshme nga tipi i kasolleve neo-eneolitike, me formë kryesisht katerkendëshe dhe me nje ose me shumë dhoma, te ndertuara nga dege druresh e kallamash të thurura dhe të veshura me balte, sic mund te shihet në nivelet e periudhes së hershme te bronzit në Maliq.
Shtepite e Maliqit  ishin te pajisura me nje ose me teper vatra zjarri, drejtkendeshe me bordure anësore per vendosjen e trungjeve, dhe me një hapesirë boshe poshte tyre, per te siguruar qarkullimin e ajrit.
Gjate periudhes së bronzit njera nga llojet e njohura te furrave ka qene ajo ne trajte patkoi. Ajo kishte nje vater ne pjesen e perparme të hapjes dhe ishte e pajisur me me dy oxhaqe cilindrike per të nxjerrë tymin mbi çati. Kjo skeme sugjerohet te pakten nga modeli në miniature i nje furre prej balte të pjekur, e cila eshte gjetur ne nivelet me të hershme te epokes se bronzit ne Maliq .Gjetje te tilla te kufizuara arkeologjike, tregojne nje progres te shenuar në veprimtarine ekonomike te popullsise se kësaj epoke, ne menyre me te qarte ne metalurgji, në teknikat e derdhjes (bronzit ne veçanti) te cilat e kane origjinen e tyre nga traditat me te hershme lokale te punimit te metaleve, veçanerisht te punimit te bakrit, gjate periudhes eneolitike. Kallepet lokale prej guri  te zi per derdhjen e objekteve metalike dhe gypave prej argjili te pjekur te gjetura ne Maliq jane disa nga çelesat me zbulues te kesaj veprimtarie te hershme metalpunuese ne Shqiperi. Natyrisht, kjo situate eshte fovorizuar rnjafi nga pasuria e madhe e bakrit dhe mineraleve te tjere ne pjese te ndryshme te vendit, veçanerisht ne shtresen mineralmbajtese te Kukesit dhe te Korçes perkatesisht ne verilindje dhe juglindje te Shqiperise si dhe ne rajonet e Matit dhe te Mirdites ne Shqiperine qendrore, ku jane gjetur mbetje te shumta zgjyre ne siperfaqe dhe jane zbuluar disa punime nentokesore ne Gjegjan (Kukes) per shfrytezimin e shtreterve te bakrit..
Ne fazen e fundit te periudhes se bronzit teknologjia e punimit te bronzit permiresohet deri në ate mase sa qe ishte e mundur te krijohen një llojshmëri e gjere objektesh metalike, duke shfrytezuar plotesisht farketimin dhe te gjitha vetite e perpunueshmenise se lehte te bronzit. Disa nga keto objekte teknikisht te persosura kishm nje shperndarje te kufizuar gjeografike si
 p. sh : sepatat shkodrane dhe ato shqiptaro- dalmate .Kjo tregon se ne kete periudhe,zejtaret e punishteve individuale punonin per nje klientele lokale dhe kishin aftësi qe nuk gjendeshin ne prodhimin e rendomte shtepiak. Me fjale tjera ata kane qene specialiste te kesaj zejeje te veshtire. Keto metoda ne teknologjine e metalit qe filloi te lulezoj ne fund te periudhes se bronzit, ishin paraprakisht kushtet me te rendesishme .
Edhe pse perberesi kryesor i bronzit, bakri gjendej brenda vendit, perberesi i dyte, kallai, duhej te sillej nga jashtë, ndoshta nga nje vend i larget,pasi nuk ka pasur miniera te kallajit në kete kohë në gadishullin Ballkanik.

           Numri i madh i gurëve te blojës, dhe enët e rezervave per grure e dhe prodhime të tjera bimore ose shtazore te gjetur në mënyrë të veçantë në Maliq, ne nivelet e periudhes se vonë te bronzit deshmojne nje aspekt  te rendesishme e jetes ekonomike te komunitetit të pcriudhes se bronzit. Sasia e eshtrave te gjetura ne shtresat e periudhes së bronzit ne Maliq tregojne se kafshet e zbutura me të zakonshme ishin lopet, delet, dhite, derrat dhe qente. Duket se keto kishin nje perdorim me te madh racional, duke qene se nevojiteshin per mish, lesh, lëkure, dhe punet e fushes. Gjedhet dhe kuajt në veçanti perdoreshin me sa duket, per të terhequr plugjet dhe transportuar mallrat.
Rritja e numrit te kafsheve të kultivuara ka zvogeluar por nuk e ka ndaluar gjuetine, e cila ishte e dobishme në plotesimin e furnizimit ditor me ushqim. Koleksioni e kockave te gjctura ne Maliq tregon se lloji me i gjuajtur, ka qene si edhe ne koherat e vjetra, dreri dhe derri i eger. Ne komunitetet e hershme afer lumenjve ose liqeneve ,peshkimi luante nje rol te rendesishem në ekonomi. Kjo eshtë deshmuar në Maliq me peshat per rrjetat e peshkimit te nje tipi vendas tradicional eneolitik.
Progresi ne bujqesi dhe blegtori dhe zhvillimi i teknikave te perpunimit të metalit solli ndryshime te rendesishme ne strukturen sociale te komuniteteve primitive te kesaj ieriudhe. Ndersa ne koherat neolitike gruaja luante rolin kryesor ne ekonomi, tani eshte mashkulli qe merret me bujqesi, blegtori dhe perpunim te metalit. Kjo ne menyre te konsiderueshme ka permiresuar statusin e tij ne familje dhe shoqeri. Keshtu gjate periudhes se bronzit ishin krijuar kushtet per ndryshim nga sistemi i vjeteruar matriarkal me një forme me te avancuar te organizimit social, kryesisht te bazuar ne koncepte fisnore dhc patriarkale dhe ne familje monogame patriarkale si njesi themelore e rendit te ri. Rritja e perdorimit te veglave te bronzit çoi ne efikasitet me te madh dhe keshtu ne prodhim me te madh, keshtu qe u krijuan teprica te tij. qe pa dyshim synoheshin per t’u koncentruar ne duart e familjeve te caktuara patriarkale, si forme e prones private.
Lidhjet e aferta me Egjeun qe nga periudha e mesme e bronzit dhe ne vazhdim, sic eshte reflektuar arkeologjikisht nga artikujt e importuar ose prodhimet lokale metalike te frymezuara nga modelet e punishteve Egjeane, sugjerojne edhe pse ne menyre indirekte disa modifikime te rendesishme ne strukturen fisnore të kesaj periudhe. Ne veçanti, nje berthame e pasur eshte zhvilluar ne zemër te kesaj shoqerie si nje aristokraci fisnore e cila ishte gjithnje e me e interesuar ne prodhimet e shtrenjta te punishteve Egjeane, vcçanerisht ne armet: shpata, kama, maja heshtash, thika etj. Keto arme kane qene shume te perdorshme dhe vertete te pazevendesueshme per aristokracine  fisnore.Nje dukuri e tille vihet re tek fakti se aristrokracise se re fisnore ne kete kohe i  dedikohen varrezat tumulare te kesaj periudhe ne Vajze, Mat, Pazhok etj.
Pasiguria e krijuar nga lufterat plaçkitese i detyruan disa pjese te komuniteteve të periudhes se bronzit te vone te vendoseshin ne syprinat e kodrave, pasi ato u ofronin mbrojtje natyrore .Keto maja kodrash ato arriten  t’i fortifikonin me ledhe te forta ne menyre qe te krijonin aty ose vendbanime te perhershme ose vende strehimi.
Ekonomia në epokën e hekurit bazohej ne kullotat  e  mёdha malore dhe livadheve fushore ku ruheshin njё numёr i madh bagetish .Ndёrkaq kullotat dimёrore tё vendeve fushore mbeteshin nё pjesёn mё tё madhe tё kohёs tё pёrmbytura nga lumejte(Drini,Vjosa,etj). ndёrsa shpatet e ulta dhe tё rafshta tё masiveve malore, tё cilat supozoheshin si mё tё pёrshtatёshme pёr kullotjen e dhive dhe tё dhenёve nuk mjaftonin pёr tё ushqyer njё numur tё madh kafshёsh. Nga ana tjetёr, kullotat e mёdha malore tё supozuara, qё lejonin shfrytёzimin e tyre tё gjerё me kosto tё vogёl. Nё kushtet e stinave te  thata e tё ngrohta mesdhetare ,drithrat ndjekin njё cikёl biologjik, i cili arrin si kohë normale deri në nёntё muaj. Mbjellja dhe kultivimi i dritherave bёhej gjatё periudhёs sё vjeshtёs dhe tё dimrit, tё korrurat midis muajit Maj dhe Qeshor. Megjithatё, cikli i madh biologjik i drithёrave nuk ёshtё njё nevojё fiziologjike. Mbartja e kultivimit tё drithёrave nga terrene tё thata nё toka aluvionale, nё lugina lumenjsh karstike ose tektonike shpejtonte ciklin e tyre biologjik gjatё periudhёs sё pranverёs. Periudha kohora nga mbirja deri nё pjekjen pakёsohej nё tre muaj (90-100 ditё), midis muajit Mars dhe Maj, kur ujrat e fushave kanalizohen shpejt nё gropa natyrore, duke çliruar sipёrfaqe tё rёndёsishme tokash bujqёsore.
Nga të dhënat e arkeologjisë rezulton se popullsia vendase e Thesprotisё (Camëria e sotme ) dhe e Kaonisё u grumbulla nё fshat pёrreth tokave pjellore . Pёr prodhimin bimor pёrdorej njё zonё tё kufizuar tё njё prodhimtarie tё lartё, qё prodhonte bashkёsi tё vogla tё qёndrueshme nё formёn e vendbanimeve pa mure rethuese, pak mё lart se zonat e kultivuara, rrёzё masiveve malore relativisht nё kodra tё ulta
Nё krahinat moçalore tё papёrshtёshme pёr kultivimin e drithёrave do tё kishin mundёsi tё ushqeheshin qe, derra dhe kuaj dhe tё kultivohen bimё blegtorale foragjere vjetore siç janё ato kokёrr-vogla si bathe, farёra, tё cilёt plotёsonin ushqimin dimёror tё njё numёri tё kufizuar dhive dhe dhenёve kur paksoheshin barёrat e shpateve tё buta nё anё tё fushave.
Bibliografi:
1.S.Islami –H.CEKA,Te dhena te reja per lashtesine ilire ne territorin e Shqiperise Konferenca I e Studimeve Albanologjike ,Tirane 1965,f.441-456.
2.F.Prendi, Epoka e hekurit ne Shqiperi,Iliria 2,1985,f.83-93.

Post più popolari

KERKO DETYREN TENDE