Whatsapp


Etichette

HISTORI PSIKOLOGJI LETERSI SHQIPE SHKENCA POLITIKE BIOLOGJI QYTETARI SOCIOLOGJI DREJTESI ESE ARGUMENTUESE JURIDIK PEDAGOGJI GJEOGRAFI EDUKATE SHOQERORE DIDAKTIKE BAZAT E FINANCES SHKRIM AKADEMIK FINANC BANK LETERSI BOTRORE GJUHE SHQIPE MATEMATIKE HISTORI SHQIPRIE SHKENCA JURIDIKE ANALIZE VEPRASH EDUKIM FIZIKE PSIKOLOGJI EDUKIMI ESE UNIVERSITETI POEZI MENAXHIM FINANCIAR MJEKESI KIMI PARAPSIKOLOGJIA EKONOMI INFORMATIKA ESE LETRARE MENAXHIM BIZNESI NJOHURI PER MEDIANIAN TRASHGIMI KULTURORE Anatomi ESE FILOZOFIKE GAZETARI INFERMJERI MENAXHIM TURIZEM SHKENC TOKE E DREJTA NDERKOMBETARE PUBLIKE HISTORI BOTRORE POLITIKAT E SIGURIS KOMBETARE E DREJTA E PRONES Histori e Mendimit Politik ALL POST AUDITIM BANKAR BAZAT E DEMOKRACISE DHE TE DREJTAT E NJERIUT ESE SHKENCORE FILOZOFI HISTORI ARTI HISTORI E EKONOMIS SHQIPTARE LETERSI MENAXHIM NDERTIMI MIKROEKONOMI POEMA PSIKOLOGJI REHABILITIMI BJOLOGJI EDREJTA E MJEDISIT FJALE TE URTA LEKSIONE AUDITIM MARDHENIA ME PUBLIKUN MASTER SHKENCOR Marrëdhënie Ndërkombëtare PSIKOLOGJI KESHILLIMI PSIKOLOGJI SHKOLLE SINTAKS TEORI E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE ANGLISHT EDUKIM MUZIKORE ESE ANGLISHT ESE INFORMUESE GJUHE INFERMIERI KERKIM SHKENCOR METODAT E EDUKIMIT EMPIRIK METODIKE ARITMETIKE PSIKOLOGJI ZHVILLIMI TEKNOLOGJI INFORMACIONI TRASHGIMI KULTURORE EUROPIANE APLIKIM KOMPJUTERIK BUJQESI ESE HISTORIKE ETIKA E TE USHQYERIT GUIDE TURISTIKE HIGJENE HYRJE NE PSIKOLOGJI INFORMATIK ISMAIL KADARE LETERSI PER FEMIJE MENAXHIM KLASE MESIMDHENIE ORGANET E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE PSIKOTERAPI SOCIOLOGJI EDUKIMI pyetjet e Licences ANALIZE sHARL BODLER Dituri natyre E DREJTA KUSHTETUESA EDUKIM FIZIK EDUKIM PER KARRIER KSHILLA SHTATZANIE LIBRA LEXO-SHKARIKO LOGJIKE MATURA SHTETERORE MBROJTJE DOKTORRATURE MIGJENI MUZIKE POLITIK ARSIMORE POLITIKA NE BE PSIKOLOGJI E ZBATUAR NE MESIMDHENIE RECENSION TEME DIPLOME hist

Tregtia dhe qarkullimi monetar në Ilirinë e Jugut



http://eseshkolle.blogspot.com/Tregtia dheqarkullimi monetar 
në Ilirinë e Jugut
Tregtia në Ilirinë e Jugut
Iliria u përfshi në rrethin dhe në organizimin ekonomik romak. Roma pushtoi të gjithë mesdheun duke krijuar një treg unik, pa dogana, me të njëjtat taksa dhe me liri lëvizje duke ndikuar në rritjen e tregtisë.
Qendra të rëndësishme tregtare të kësaj kohe qenë Dyrrahu, Apollonia, Lisus, Oriku, Salona, etj., në skelat e të cilave shkarkoheshin mallra të ndryshme që drejtoheshin nga perëndimi në lindje dhe anasjelltas.
Tregtarët italikë kishin njohuri  mbi prodhimet e mallërat e Ilirisë, veçanërisht për ato të prodhimit bujqësor. Këtë gjë e tregon edhe aplikimi nga ana e tyre e një sistemi të ri kadastrash.
Në këtë periudhë u zhvilluan në Iliri ato degë të zejtarive, prodhimet e të cilave ishin të destinuara për të plotësuar kërkesat e një rrethi të gjerë konsumatorësh,  në radhë të parë të vendasve.
Në këtë kategori hynin veglat e punës, orenditë shtëpiake, enët prej balte, qelqi dhe stolitë.
Në këtë periudhë kemi hyrjen e investimeve italiane në iliri si psh në prodhimin e llampave për ndriçim ku në Bylis janë gjetur llampa me vulën FORTIS e FELIX të manifakturave të Italisë së Veriut.
Tregjet romake u ndanë në zona specifike për shitje produktesh të ndryshme.
Horrea  për shitje drithi.            
Macellum për mish, mishi  i kripur apo i tymosur, peshku, djathi dhe ullinjtë.
Eumachia për tekstile apo stofra
Fluksi i tregëtareve nga vendet e ndryshme bëri që të lulëzojë hoteleria brenda dhe jashtë qytetit, duke punësuar  për hotelierët shumë persona, midis tyre edhe skllever.
Lindën atelje për prodhimin  e veprave te artit. Preferencë të madhe kishte arti i mozaikut.
Punishte për prodhimin e sapunit
Punishte të parfumëve
Dyqane për shitjen  e kukullave dhe lodra për të rriturit dhe fëmijët
Klinika me dentistë për heqjen dhëmbëve, por edhe vendosjen e urave dhe të protezave.
Një import i preferuar ishte mëndafshi nga Siria dhe Egjipti, të cilët e importonin atë nga Kina dhe India.
Rrugët romake
Për të siguruar zgjerimin e mëtejshëm territorial, lidhjen e provincave me njëra-tjetrën ose kontrollin e Romës mbi këto te fundit, Perandoria Romake ndërmori një program të gjerë investimesh në  infrastrukturën rrugore.
U ndërtuan rrugët: via Egnatia, Lissus — Naissus, rruga nga Salona në Dyrrah dhe rruga nga Dyrrahu në Spartë.
Këto nuk ishin rrugë për qëllime ushtarake por u shfrytëzuan edhe si arterie prioritare e tregut ndërrajonal.
Via Egnatia
Rruga u shtrua midis viteve 146-143 nga  prokonsulli Maqedonisë Gnaesus Egnatius.
Përshkonte distancën nga Apolonia e Ilirisë në Thesalonik me rreth 267 milje (395 km).
Më vonë, pikënisje e via Egnatias u bë kolonia e Dyrrachiumit dhe duke mbritur ne Bizant ajo kish një gjatësi prej 553 milje (830 km).
Në segmente të veçantë gjatë ndërtimit  u shfrytëzuan edhe akset e rrugëve ekzistuese si rruga ilire “Candavia”.
Rruga e rregullt me ura e stacione u riparua disa herë gjatë shek. II-III pas Kr. Siç dëshmon  mbishkrimi i një guri miliar të vitit 112 mbas Kr.  perandori Trajan e rindërtoi në disa pjesë dhe pas tij riparoi segmentin Lyhnid--Strugë perandori Karakalla
Kjo rrugë ishte një faktor zhvillimi rajonal sepse:
U hodh një shumë e madhe parash për ndërtimin e saj nga pushteti qendror.
Lidhte rajonet e zhvilluara me njëra-tjetrën.
Shkurtonte kohën.
Ishin shpenzuar për kalldrëm, ura, gur miliar dhe sisteme kanalizimi (punësohen punëtor, u ble lëndë e parë etj).
Përgjatë Rrugës Egnatia kishte një numër Mutationes (në intervale 12-18 milje) që shërbenin si  stacione e shërbimi për karvanet dhe këmbimin e kafshëve, por edhe Mansio (stacione pushimi me bujtina e gjellëtore), të ngritura dhe financuar  nga administrata romake.
Gjatë Via Egnatia u ngritën terma, dyqane apo aktivitete të ndryshme.
Qarkullimi i monedhave romake
Periudha e viteve  48 – 27 p.e.s lidhet me trasformimet e mëdha në fushën monetare.
Në Dyrrah politika monetare e këtij qyteti ndryshon duke filluar nga viti 48 p.e.s. Qyteti në këtë kohë pushon së preri drahme me lopë e viç, por vazhdon të presë monedha bronzi me emra origjinë romake.
Apollonia realizon një reformë monetare shumë të rëndësishme, që lidhet me vitin 38 p.e.s. në kohën e prokonsulit Anton.
Duke nisur nga mesi i shek. III p.e.s qytetet ilire të Skodrës dhe Lisit huazuan simbolin kryesor të monedhave prej bronzi të Dyrrahut, pra kokën e Zeusit, duke e vënë atë në faqe të monedhës së tyre, ndërsa për shpinë të monedhës përzgjodhën simbolin e njohur në territorin ilir, anijen liburne.
Në shekullin II p.e.s. na ka çuar në përfundimin se në këtë kohë në sistemin monetar të zgjedhur nga Skodra, Lisos dhe mbreti Gent, dallojmë një ndikim maqedonas. Ky konkluzion mbështetet në dy argumenta: së pari, në zgjedhjen e simboleve te tipit, si mburoja dhe së dyti prerja e monedhave të tyre me të njëjtën peshë dhe diameter si ato maqedonase.
Prania e monedhave republikane romake në territorin shqiptar shfaqet gjatë luftrave të Romës kundër mbretëreshës Teuta (229-228) dhe rritet gradualisht deri në periudhën e luftrave civile (49-48 p.e.s).
Prania e monedhës romake republikane në Iliri shpjegohet me disa faktorë, ndër të cilët më i rëndësishëm është faktori ushatarak dhe kontrolli i territorit ku taksat paguheshin me monedhën romake.
Ky faktor ka kushtëzuar shpërndarjen apo qarkullimin e monedhës republikane kryesisht në zona të përfshira në ngjarjet historike të luftrave te zhvilluara në territorin ilir në dy shekujt e fundit p.e.s (si lufta midis Çezarit dhe Pompeut, ajo midis M. Antonit e Brutit dhe lufta ndërmjet Oktavian Augustit me M. Antonin).
Thesaret e fshehura në kohë të pasigurtë të luftrave civile përbëhen vetëm nga denarë romake, çka tregon se drahmja ilire me lopë e viç ishte tërhequr nga qarkullimi, pra ajo nuk pritej më.
Thesari i Apollonisë i vitit 1975, i përbërë nga 1874 denarë dhe quinarë romakë të periudhës republikane dhe vetëm nga një gjysëm drahme të Dyrrahut.
Thesari i gjetur në Hoxharë, që ndodhet 3 km në veri të Apollonisë, përbëhet nga 552 denarë romakë. 

Post più popolari

KERKO DETYREN TENDE