Tema:“ Siguria ne pune,detyrimet e punedhenesit dhe punemarresit”.
Siguria
ne pune, detyrimet e punedhenesit dhe punemarresit
Ligji per Sigurine dhe shendetin ne pune
cakton detyrimet e punedhenesin dhe punemarresit.
Siguria dhe shendeti ne pune tashme eshte
detyrim i punemarresit, i cili duhet te marre te garantoje sigurine dhe
mbrojtjen e shendetit. Por, edhe punemarresi duhet te plotesoje disa detyrime
pikerisht ne lidhje me sigurine dhe shendetin ne pune.
Punedhenesi:Ky ligj rregullon detyrimet e
punedhenesve per sigurimin e mbrojtjes se punemarresve ne te gjitha aspektet qe
lidhen me sigurine dhe shendetin ne pune, si dhe merr
masat e nevojshme
nepermjet parandalimit te rreziqeve per aksidentet ne pune dhe semundjet
profesionale, informimit dhe formimit
profesional te punemarresve, organizimit te mbrojtjes kolektive dhe
individuale, sigurimit te organizimit te vendit te punes dhe mjeteve te
nevojshme
Eshte parashikuar ngritja per here te pare dhe
funksionimi i sherbimeve te mbrojtjes dhe parandalimit, si dhe Keshillit
Nderministror te sigurise dhe shendetit ne pune. Keto struktura do te sherbejne
per zbatimin e masave parandaluese dhe pjesemarrjen e balancuar te punemarresve
ne hartimine dokumentit te vleresimit dhe parandalimit te rreziqeve qe burojne
nga puna.
Nje tjeter risi eshte detyrimi i punedhenesve
per te hartuar dokumentin e vleresimit dhe parandalimit te rrezikut, i cili
permban masat me karakter teknik, organizativ, higjieno - sanitare, te cilat do
te zbatohen sipas kushteve specifike te vendeve te punes te aktivitetit. Ligji
parashikon qe cdo punedhenes i nje subjekti publik apo privat, vendas apo i
huaj, fizik apo juridik eshte i detyruar te mbuloje me sherbim mjekesor ne pune,nepermjet
mjekut te punes.
Nje tjeter detyrim eshte qe ne rastet e
aksidenteve ne pune, si dhe te semundjeve profesionale, punedhenesi eshte i
detyruar te njoftoje menjehere Inspektoratin e Punes, Institutin e Sigurimeve
Shoqerore,Organet e prokurorise, etj.
PËRGJEGJËSIA
E PUNËMARRËSIT PËR SHPËRBLIMIN E DËMIT
Punëmarrësi është i detyruar që të
shpërblejë punëdhënësin për dëmin e shkaktuar pronës së tij publike apo
private. Në këtë rast nuk kemi të bëjmë vetëm me një detyrim moral por edhe një
detyrim juridik sepse sjell pasoja për shkak të cënimit me faj të pronës nga
ana e punëmarrësit gjatë kryerjes së punës së tij apo detyrës së tij.
Në këtë rast kemi të bëjmë me një
përgjegjësi materiale indirekte dhe formale pasi përveç forcimit të disiplinës
në punë, ka karakter parandalues për punëmarrësit e tjerë dhe rivendoset dëmi
pasuror që ka pëesuar ndërmarrja apo institucioni duke realizuar
shpërblimin e dëmit nga ana e punëmarrësit. Subjekti i përgjegjësisë së dëmit
është vetëm punëmarrësit i cili ka shkaktuar dëmin me dashje apo nga
pakujdesia, në momentin që kryehen detyrën apo punën dhe është në marrëdhënie
pune.
Punëmarrësi ngarkohet me përgjegjësi për
shpërblimin e dëmit[3] në qoftëse në veprën e
tij veprimin ose mosveprimin vërtetohen 4 elementë të domosdoshëm:
1.Dëmi pasuror. 2.Faji.
3.Paligjshmëria e veprëes.
4.Lidhja shkakësore.
Punemarresi: Ligji per Sigurine dhe Shendetin
ne Pune parashikon detyrime jo vetem ndaj punedhenesit, por edhe ndaj
punemarresit. Keshtu punemarresi ka detyrim te perdore me korrektesi
makinerite, aparaturat, veglat,substancat e rrezikshme, pajisjet e
transportit dhe mjetet e tjera, si edhe te perdore me korrektesi pajisjet
mbrojtese individuale, te vena ne dispozicion te tyre dhe, pas perdorimit,
rikthimin e tyre ne vendin qe eshte planifikuar ruajtja e tyre e sigurt.
Gjithashtu, punemarresi ka detyrim te mos nxjerre jashte sherbimit, te
ndryshoje ose te zhvendose arbitrarisht mekanizmat e siguri se te montuara ne
makineri, te aparaturave, veglave, impianteve dhe ndertesave, dhe ti perdore si
duhet keta mekanizma - behet e ditur neligjin per sigurine ne pune. Sipas ketij ligji, punemarresi duhet te
njoftoje, ne menyre te menjehershme, punedhenesin, punemarresin e ngarkuar per
ceshtjet e sigurise dhe shendetit ne pune dhe perfaqesuesit e punemarresve, per
cdo situate pune, per te cilen kane nje motiv te arsyeshem per ta vleresuar si
rast qe paraqet nje rrezik te rende te menjehershem per sigurine dhe shendetin,
si dhe per cdo defekt te konstatuar ne sistemin e mbrojtjes. Sipas ligjit,
aksident ne pune konsiderohet gjate punes, kohes se pushimitte punes apo edhe
rruges per ne pune.
DETYRIMET
PUNEDHENES – PUNEMARRES
Ne fushen e marrdhenieve juridike te punes, ne respektim te
ligjislacionit ne fuqi punemarresi duhet te respektoje si me poshte:
1-Kryejrejn e punes personalisht (neni 42 K.P)
2-Detyrimin e bindjes (neni 23 K.P)
3-Detyrimin e dhenies llogari (neni 25K.P)
4-Detyrimin e besnikerise (neni 26 K.P).
Detyrimet e punedhenesit
1-Mbrojtjen
e personalitetit (neni 32 K.P)
2-Ndalimin e mbledhjes se informacionit per punemarresin
3-Ndalimin e kontrollimit te sendeve personale
4-Masa desiplinore vetem kur jane te parashikuara ne marrdhenien
kolektive.
Rastet kur vleresohet aksidenti ne pune
Ligji
per Sigurine dhe Shendetin ne Pune parashikon vleresimin e aksidentit ne pune
cka do te thote se ne cilat raste dhe situata kemi aksidente ne pune. Keshtu
sipas aksidentit vleresohet se ka ndodhur ne pune ose per shkak te punes, kur
punemarresi demtohet ne keto raste si gjate kryerjes se punes, sipas
pershkrimit te saj, si edhe kryerjes se nje pune tjeter, pa urdher te
punedhenesit, por per arsye madhore, ne intereste punes, kryerjes se nje pune
tjeter me porosi te punedhenesit. Gjithashtu aksident ne pune konsiderohet edhe
gjate kohes se pushimit nevendin e percaktuar nga punedhenesi, ose per venien
ne rregull temakinerive, veglave te punes, veshmbathjeve, para ose pas
mbarimit te punes, - behet e ditur ne ligj, duke shtuar se aksident ne pune
eshte edhe gjate rruges ne linjen e drejtperdrejte, nga banesa per ne pune dhe
anasjelltas, ne rastet kur transporti eshte i organizuar nga punedhenesi apo individualisht
nga punemarresi, si edhe gjate kryerjes se kurseve teformimit
profesional.Gjithashtu, aksident ne pune konsiderohet edhe demtimi gjate
dhenies se ndihmes se pare, per motive te kryerjes se detyres, ne rastet e
fatkeqesive natyrore.
Aksidentet
ne pune:
Aksidentet ne pune, bazuar ne pasojat dhe
numrin e personave te demtuar, klasifikohen ne kater kategori. Sipas ligjit,
jane aksidente qe shkaktojne paaftesi te perkohshme ne pune per me shume se 3
dite kalendarike. Kategoria e dyte jane aksidente qe shkaktojne invaliditet te
perkohshem ose te perhershem e pasur nga kategoria e trete qe jane aksidente me
vdekje. Ndersa kategoria e katert jane aksidente masive, ku te pakten dy apo me
shume persona demtohen ne te njejten kohe dhe per shkak te se njejtes arsye. Ligji
per Sigurine dhe Shendetin ne Pune ka percaktuar edhe kategoriteme te
rrezikuara. Keshtu, sipas ketij ligji, grate shtatzena, grate me femijene gji,
te miturit, si dhe personat me aftesi te kufizuar mbrohen ndajrreziqeve, qe i
prekin ata ne menyre te vecante. Punedhenesit detyrohente pershtatin vendet e
punes, duke marre parasysh pranine e grupeve, qe jane te ndjeshme ndaj
rreziqeve. Mbrojtja e sigurise dhe e shendetit per grupet, qe jane te ndjeshme
ndajrreziqeve, nuk duhet te perbeje shkak per te krijuar situata tepafavorshme
per gruan ne tregun e punes, thuhet ne ligjin per Sigurinedhe Shendetin ne
Pune.
Bibliografia
Leksione të përgatitura nga pedagogu i lëndës
CELA, K. – HAXHI, P., “E DREJTË E KRAHASUAR E
PUNËS”, Tiranë, 2002.
GHERA, Eduardo, “ DIRITTO DEL LAVORO “, Bari,
1993.
KODI I PUNËS, Tiranë, 1995.
KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, Tiranë,
1998.
ALKET HYSENI, “TË DREJTAT E NJERIUT NË
KUSHTETUTËN SHQIPTARE”, “Dita 2000”,
Tiranë 2008
“PËRMBLEDHJE MBI TË DREJTËN E PUNËS”, Përkthim i Fondacionit Gjerman në Shqipëri
“Hans Seidel”.
Vendime të GJYKATËS KUSHTETUESE. Vendime të
GJYKATËS SË LARTË.