Auditimi bankar
Qellimi ;
te jape kendveshtrimin e audituesit duke paraqitur nje pamje te aktiviteteve
kryesore te biznesit bankar duke dhene funksionet kryesore, fushave kyce te
riskut si dhe funksionet e kontrollit.
Edhe
per bankat sikurse per cdo biznes tjeter, qeverisja e korporates organizimi
komercial, etj jane te njejta. Dokumentimi I politikave dhe procedurave per cdo
aktivitet, jane te formalizuara po ashtu edhe nivelet e autoritetit nenshkrues
per cdo transkasion, pagese etj. Auditimi I brendeshem ne banke duhet te jete konsistent
per te gjitha ceshtjet me siper po ashtu edhe ndaj riskut bankar etj.
Tipet e institucioneve
financiare
Ne
15-20 vitet e fundit nga globalizimi I tregjeve finaciare te kombinuara me
shkrirjen dhe bashkimin e organizatave nga vende te ndryshme te tregjeve, ka
rezultuar ne krijimin e institucioneve nderkombetare super te medha me prezence
ne shume tregje te ndryshme. Para 1987 kishte nje ndarje te qarte midis bankave
komerciale, dhomave te letrave me vlere, bankave merkante, menaxhereve te
fondeve dhe brokerave. Te gjitha keto njesi te ndryshne u shkrine dhe u
zmadhuan duke lindur biznese ose banka te investimeve qe perfshijne te gjitha
me siper. Pertej kesaj kane lindur edhe grupet e bankave globale te investimeve
Struktura
oeganizative
Ne
menyre tipike nje banke organizohet ne funksione;
“Front
Office”, “Middle Office”and “Back Office”
Front Office
Keto
funksione i takojne “business-end” te organizates dhe gjenerimit te te ardhurave
dhe kane qellim marketingun dhe sigurimin e burimeve te reja te biznesit, cmimet,
tregtimin e produkteve, menaxhimin e riskut , menaxhimin e maredhenieve me
klientet si dhe sigurimin e keshillimit per ta.
Ketu perfshihen tregtuesit, menaxheret e riskut, bankieret, menaxheret e fondeve
analistet e kerkimeve. Ketu shtohen edhe menaxheret teknike, te cilet zhvillojne
modele financiare per te vene cmimet e transaksioneve komplekse si derivative
etj. Linjat e raportimit te gjithe stafit per menaxheret ekzekutive jane pjese
e Front Office.
Middle Office
Keto
funksione sherbejne si nje lidhje midis front dhe back offices. Perkufizimi I
funksioneve middle office jane dicka qe varion nga banka ne banke, por
normalisht perfshin administrimin dhe
suportin per front office.
Gjithsesi
termi “middle office” perfsin; Kontrollin e produkteve dhe raportimin e risqeve,
qe kryhen kontrolle te rendesishme per fitimin dhe humbjen, si dhe risqet e
gjeneruara nga front office, si dhe kontrollin e pavarur te aktiviteteve te
front office.
Back Office
Keto
funksione perfshijne operacionet, Kontabilitetin financiar, Kreditin,
Teknologjine e informacionit. Departamentin e ligjeve dhe pajtueshmerise. Roli
I tyre siguron se transkasionet jane kryer dokumentuar dhe kontabilizuar per si
dhe sipas limiteve te aprovuara. Ato monitorojne implikimet ligjore dhe
rregullatore te firmave, bizneseve, si dhe sigurojne mirmbajtjen e IT dhe
sherbimin e mbeshtetjes se insrastruktures
2.1 FRONT OFFICE
Ne
vijim eshte nje permbledhje e fishave te biznesit qe duhen njohur dhe
strukturat e ndryshme .
2.1.1 Shitjet dhe tregtimi
Stafi
I Investimeve duhet te jete i ndare ne ate te : a) shitjes ( sales- marketing),
I cili ka pergjegjesi marketingun e produkteve te bankes per klientet e rinj,
si dhe gjetjen e burimeve te reja te biznesit,
b) ate te tregtimit (traders) ose menaxheret e riskut qe menaxhojne
pozicion e riskut te bankes, japin cmimet per transaksionet ne treg, Traders
dhe marketers operojne se bashku
Investimi
banker tregton ne tregjet e borxhit dhe kapitalit mund te operojne
ne tregjet primare e sekondare
Shitjet
dhe tregtimi mund te ndahen ne; te ardhura fikse (fix income), kapitale (equity) dhe tregje te tjera (other markets),
tregje qe edhe kryqezohet pasi nuk jane te izoluar nga njeri tjetri.
Fixed Income
Termi
“Fixed Income” mbulon te gjitha tipet e monedhave, obligacioneve dhe normave te ineteresit te bizneseve. Konkretisht perfshin;
Kurset e kembimit (Foreign
Exchange [FX])
I
referohet tregtimit te monedhave te huaja ne monedhen baze. Tregtimi mund te
jete nga llogaria e vete bankes per te
siguruar monedhe per vete banken ose per te siguruar monedhe per nje klient nga
llogaria e tij. Ketu mund te perfshihen
edhe transaksionet me aksione sipas opsioneve te nje monedhe
Tregu i parase (Money Markets)
Aktivitetet
e Tregut te parase perfshijne pritjen e depozitave ne cash, tregtimin ne certifikata te
depozitave ne instrumentat afatshkurter si p.sh letrat tregetare , ose
mareveshjet e riblerjes (repo)
(repo).
Tregtuesit operojne ose ne tregun e tyre te brendshem ose ne tregun
nderkombetar te parase. Ata gjithashtu mund te tregtojne ne instrumenta te
letrave me vlere
Thesari (Treasury)
Tipikisht
bankat duhet te mbajne nje grup tregtuesish qe te jene pergjegjes per te
siguruar fondet efektive te bilancit te firmes. Kjo kerkon transaksione kembime
valutore ne tregun e parase per te mbajtur likuiditetin dhe per te siguruar qe
fondi I bankes ne normen me efektive te kostos dhe te mund te perballoje
detyrimet brenda afateve te kerkuara.
Kapitali (Equities)
Bankat
e investimeve blejne dhe shesin kompani, aksione , ose edhe si brokera.
Transaksionet mund te jene per pronen e bankes ose edhe duke vepruar si broker
per llogari te nje klienti.
Huadhenia
e kapitalit dhe dhenia me qera ne nje treg ku barazia e huamarrjes dhe
kreditimit eshte nje rast I vecante.
Tregjet
e tjera (Other Markets)
Bankat
gjithashtu mund te tregtojne ne fusha me te specializuara si psh. ari,
karburantet, metalet e tjera ( commodities),
si dhe me shpejtesi po zgjerohet edhe tregu I letrave me vlere te kreditit
Letrat
me vlere te kreditit shihen si aftesimi I bankave per diversifikimin e riskut
te kreditit . duke tregtuar pjese te ketij risku.
Tregu
I kapitaleve (Capital Markets)
Aktivitetet
e biznesit ne tregun nderkombetar te kapitaleve perfshin edhe letrat me vlere
te qeverise (government bonds), si dhe asistimin ne keshillimin e kompanive ne
emetimin e letrave te reja me vlere ne tregun e kapitaleve ose edhe perfshirjen ne ceshtje te tjera te
aksioneve psh ne privatizimin e aseteve publike
Ne disa raste bankat u sherbejne kompanive kundrejt
komisioneve.Aktivitetet e tregut te kapitaleve ne investimet bankare perfshin
menaxheret nga te dyja edhe te shitjes edhe te departamentit te tregetimit dhe
investimit bankar te front office
Kreditimi
tregetar (Commercial Lending)
Mbulon
biznesin tradicional banker si dhenien e kredive per kompanite ose individet.
Huaja
duhet te jete e sigurte me asetet e kompanise ndersa ne ato shuma te medha e me
risk te larte duhet te sigurohet nga bankat te tjera lider qe veprojne si
menaxhere.
Investimet
bankare dhe financat e korporatave (Investment Banking and Corporate Finance)
Bankat
keshillojne kompanite kliente per financimin e parave ne tregun e kapitaleve,
si dhe me problemet financiare si p.sh ne termat e rifinancimit te huadhenies
ose ne ristrukturimin e huave. Pervec kesaj mund te keshillojne ne bashkimin
ose ndarjen e kompanive kliente, duke qene negociuese me palet, rregullimin e
dokumentacionit per termat e financimit te transaksioneve.
Financa
e tregetimit (Trade Finance)
Historikisht
bankat kane qene instrumenta ne financimin dhe dokumentimin e import-eksperteve per kompanite e tregtuese nderkombetare. Kjo
perfshin sigurimin e letrave te kreditit, negocimin e faturave te kurseve te
kembimit per exportet, me teper bankat komerciale
Kerkimet
(Research)
Investimi
bankar puneson analiste qe sigurojne kerkime te detajuara dhe japin rekomandime per investime ne letra me vlere aksione ,
tregjet e kapitaleve etj.
Menaxhimi
I fondeve (Fund Management)
Menaxhimi
I fondeve (njihet edhe si “asset
management” ose “investment management”) eshte I njohur edhe si ndermarrje nga
shume institucione per llogari te fondit te pensioneve, kompanive te
sigurimeve, investitoreve private etj. Keta investitore hyjne ne marrveshje se
si fondet duhet te investohen nga menaxhere specialiste te fondeve te cilet
mund te operojne ne tregje.
Menaxheri
I fondeve merr kthimin e tij nga diferencat ne blerje - shitje, nga komisionet
e fituara etj.
MIDDLE OFFICE
Funksionet
e middle office sherbejne si nje lidhje midis front and back office. Ajo I
referohet funksioneve te administrimit per te siguruar mbeshtetje per tregtimin
dhe marketingun e personelit etj.
Gjithsesi termi qe perdoret shpesh I referohet fuknsioneve kyce te kontrollit
si kontrolli I produkteve dhe Raportimit te Riskut.
Kontrolli
i Produkteve eshte pergjegjesi e verifikimit te pavarur te vleresimit dhe
kontabilizimit te transaksioneve dhe
sigurimin e fitimit te raportuar nga tregetimi. Ketu perfshihet edhe verifikimi
I modelit financiar te vleresimit.
Raportimi
I Riksut , eshte pergjegjesi per nje verifikim te pavarur te te dhenave ditore
te riskut per menaxheret e front office.
BK OFFICE
Ka
nje numer departamentesh te cilat kryerjen funksionet e back office ne banke.
Rolet e tyre ndryshojne nga banka ne banke por pergjegjesite e tyre me kryesore
jane;
Operacionet
si pergjegjesi per kontrollin mbi
transaksionet ne sistem duke mbajtur konfirmimet e te gjithe informacionit ne
nje burim te dyte, perfshire pagesat ne cash. Gjithashtu mbajne edhe llogarite
e depozitave dhe korporatave per rakordim me front office.
Ketu
duhet patur parasyh ndarja e detyrave esenciale si;
-
Midis stafit qe rregjistron informacionin e tregtimit dhe atyre qe konfirmojne
nga palet e treta.
-
Midis stafit qe autorizon pagesat dhe atij qe rregjistron dhe I rakordon
llogarite e cashit.
Kontrolli
Financiar
Eshte
pergjegjes per mbajtjen e Librave te Medhenj te kontabilitetit, pergatitjen e
llogarive financiare dhe te menaxhimit, krijimin e buxhetit dhe raportimet e
tyre. Eshte pergjegjes edhe per
implementimin e politikave kontabel sipas kerkesave te GAAP.
Krediti
Eshte
pergjegjes per vleresimin e riskut te kredise nga ekspozimi I bankes ndaj
klienteve te saj. Kjo perfshin analizat financiare, aprovimin e limiteve per
klientet e rinj, lehtesirat, ekspozimin ndaj riskut te sektoreve apo
industrive etj. Duhet te raportoje
rregullisht te Komiteti i Kredise I cili eshte pergjegjes per aprovimet e
limiteve te kredise etj.
Ligjori
Sektori
I ligjeve eshte keshilltari I bankes lidhur me ceshtjet e legjislacionit,
ndryshimet e tij, pergatitjen e mareveshjeve dhe dokumentacionit ligjor te
bankes etj.
Teknologjia
e Informacionit
Sa
vjen dhe bankat jane te varura teresisht nga IT si rrjedhim ky sektor eshte
substancial per to. Nevoja per automatizimin e proceseve te tregtimit,
networkut, aplikimeve te biznesit, sigurise se sistemeve dhe expozimit ndaj
risqeve etj kerkojne sector IT te forte si dhe auditues IT.
Taksimi
Dhume
banka punesojne specialiste taksash per te siguruar keshillimin per ceshtjet e
taksimit nga aktivitetet bankare ndaj autoriteteve te taksave.
Bizneset
e reja
Shpesh
nuk eshte sektor me vete por nese krijohet ai merret me rishikimin e tipeve te
bizneseve, llojeve te transaksioneve qe ata procesojne rregullave te tyre
specifike, kontabilitetit, risqeve etj.
Risku
i tregut (Market Risks)
Risku
tregon ekspozimin e bankes ndaj risqeve te tregut. Risku duhet llogaritur me
qellim qe te dale humbja potenciale p.sh nga luhatjet e medha te normes se
kredise etj.
Kategorite
kryesore te riskut te tregut jane;
Risku
I kursit te kembimit
Risku
I normes se interesit
Risku
I kapitalit
Risku
I likuiditetit
Risku
I kredise; rregjistron humbjet
potenciale te bankes nga mospagesa nga palet e treta Brenda afateve te kesteve.
Per kete arsye banka llogarit masen e ekspozimit ndaj ketij risku.
10
Risku
operacional
Nenkupton
alokimin e kapitalit te kerkuar bazuar ne nivelet e riskut operacional, ose me
mire risqet qe mund te sjellin renie te bankes nga proceset dite pas dite ose
nga kontrolli i brendshem.
(
psh direfencat nga variacioni I cmimeve, nga gabimet kontabile, siguria IT) te
cilat kerkojne masat e menaxhimit per zbutjen e tyre, ose minimizimin dhe
kontrollin e tyre.
Risku
ligjor dhe rregullator
Banka
vepron mbi rregulla e ligje, dhe deshtimi ne zbatimin e tyre con ne penalitete
te demshme per banken, Keshtu qe banka duhet te kujdeset per ineteresat e saj
duke e menaxhuar kete lloj risku. Marrdheniet me klientet duhen dokumentuar me
marreveshje ligjore.
Risku
I planifikimit te vijueshem
I
referohen aftesise se institucionit te mbaje biznesin edhe ne kohe krize, apo
demtimesh, ngjarjesh etj deri edhe nje sulmi terrorist , natyror apo sulm ndaj
bankes etj. Kjo kerkon dhe ka marre rendesi te vecante per marrjen e masave per
ti paraprire demeve te ketyre lloj risqeve.
Risku
I imazhit dhe reputacionit
Konfidenca
edhe emri I bankes jane faktore kritike ne mbajtjen e nivelit te biznesit, pasi
e kunderta con ne uljen e nivelit te likuiditetit, goditjen e reputacionit,
etj. Ketu duhet reklame, sjellja e stafit kenaqesia e klienteve rregulloret e
degeve bankare etj.
Risku
i mashtrimit (Fraud Risk)
Ky
eshte risk operacional I pamundur te llogaritet. Per kete ka nje numer te larte
skenaresh qe diktohen nga kontrolli i brendshem ; vjedhje ne pagesa, siguria e
IT, dalja e te dhenave konfidenciale marreveshje
midis dy te punesuarve etj.
AUDITUESI
Ne
adresimin e risqeve, duhet qe banka te siguroje kontrollet e brendeshme te
duhura. Audituesi duhet ti kuptoje dhe njohe te gjitha zonat e riskut bankar, kontrollet
e nevojshme qe duhet te ngrihen per minimizimin e tyre si dhe natyren dhe
cilesine e struktures se kontrollit te bankes.
Nuk
eshte e mundur qe te sigurohet nje liste e detajuar e te gjitha kontrolleve
kritike, por mund te jepen ne kete leksion nje numer standartesh qe duhen
zbatuar nga banka.
Audituesi
vlereson :
Kontrollet
organizative
_
Autoriteti I nivelit te Bordit duhet percaktuar qarte.
_
Raportimi I rregullt te Bordi mbi performancen e biznesit dhe I te gjitha
zonave kyce te risqeve.
Kontrollet
e menaxhimit
_
Delegimi I qarte I pergjegjesive te menaxhimit dhe autoritetit te tij.
_
Ndarje e qarte midis front and back office, si pavaresia e kontrollit te
dyfishte te jete e pa kompromentuar.
_
Politikat formale dhe limitet e struktures per te gjitha llojet e biznesit dhe
risqet ;
_
Monitorimi I rregullt I nivelit te
riskut nga menaxhimi
_
Tipet e reja te biznesit te jene rishikuar perpara adoptimit.
_
Dokumentimi I plote I te gjithe proceseve te perditshme
_
Niveli I stafit dhe aftesia e tij duhet te jete sa me te pershtatshme
Kontrollet
kyce operacionale
_
Percaktimi I qarte I te gjitha pergjegjesive te punes te secilit ;
_
Te gjitha transaksionet te jete autorizuar sipas rregullave, te dokumentuara
etj;
_
Pagesat duhet te kerkohen nga dy autoritete;
_
Ndarje e qarte e detyrave midis konfirmimit funksioneve te pageses dhe
kontabilizimit te pagesave;
_
Rakordimi I rregullt I librave kontabel me rregjistrimet kontabel
_
Parate e klienteve te jene te ndara
_
Pasqyrat e vleresimit ti dergohen klienteve rregullisht ;
_
Sistemet IT jane stabel dhe te sigurta ;
_
Procedurat e menaxhimit te jene efektive ;
_
Ka plane te zhvillimit te vijueshme te biznesit .
Ceshtje
rregullatore
_
Raporrtet statutore jane te plotesuara ne kohe ;
_
Limitet rregullatore jane respektuar ;
_
Klientet jane formalisht te identifikuar po ashtu edhe ata te rinj ;
Rolet
dhe pergjegjesite e audituesit te brendshem
Cfare
duhet te beje audituesi?
Auditimi
i brendeshem I bankes eshte nje department I pavarur nga linja e menaxhimit,
detyra e pare e te cilit eshte te rishikoje cilesine dhe efektivitetin e
kontrollit te bankes, me qellim menaxhimin dhe minimizimin e riskut, mbrojtjen
e aseteve. Ne permbushjen e punes se tij auditimi prodhon rekomandime dhe
keshilla per menaxhimin mbi ceshtje qe kerkojne vemendje.
Auditimi
normalisht prodhon nje plan vjetor te punes I cili perqendrohet ne zonat me
risk te larte
Pas
kesaj strukturohet nje plan auditimi dhe ne perfundim te cdo rishikimi hartohet
nje raport auditimi qe I paraqitet menaxhimit te larte. Per ceshtjtet e
parregullsive mund te kerkohen investigime te metejshme.
Cfare
auditimi nuk duhet te beje
Per
te ruajtur pavaresine e tij auditimi nuk
eshte pergjegjes per te kryer asnje operacion te perditshem pune ne banke dhe
as per pergjegjesi per implementimin e cdo iniciative edhe pse eshte rezultat I
ndonje rekomandimi te auditimit. Por auditimi mund te ofroje vetem keshilla dhe
te jape asistence per linja te ndryshme kur kjo eshte e mundur.
Si
duhet te jete I organizuar auditimi
Linja
e raportimit te auditimit varion nga banka ne banke ne varesi te struktures. Si rregull linja e raportimit duhet te jete e
tille qe te maksimizoje pavaresine e auditimit , dhe te lejoje performmace
eficiente te pergjegjesive te tij. Linja
e raportimit per Shefin me te larte dhe keshillohet me mire dhe me e pranueshme eshte, se sa ajo
tek shefi ekzekutiv. Por mund te ekzistoje edhe nje komitet i auditimit ne te cilin
nuk duhet te marrin pjese drejtues ekzekutive , te cilit auditimi duhet ti
raportoje.
Brenda
departamentit te auditimit, pergjegjesite e menaxhimit mund te organizohen ne
nivel rajonal ose te biznesit.
Ne
praktike keshillohet qe struktura e auditimit te jete sipas struktures se
biznesit kur kjo eshte e mundur. Shumica e departamenteve te auditimit ne banka
kane auditues te IT te cilet rishikojne kontrollet dhe sigurine e operacioneve
te sistemit, networkeve dhe aplikimeve , si dhe sigurojne asistence per
zhvillimin e biznesit.
Cili
eshte roli I Komitetit te Auditimit
Komiteti
i auditimit eshte pergjegjes per rishikimin dhe aprovimin e planit vjetor te
auditimit si dhe per garantimin e marrjes se masave nga menaxhimi ne zbatim te
rekomandimeve te dhena nga auditimi. Ai
gjithashtu eshte pergjegjes per sigurimin e burimeve te auditimit, per nivel te
larte te tij, dhe cilesi te larte te punes audituese. Komiteti i auditimit
sherben si pike mbeshtetese per auditimin e jashtem.
Cfare
dijesh duhet te kete audituesi I brendshem I bankes.
Duhet
te kete dije dhe ekspertize ne nje nga fushat;
-
Ne auditim, kontabilitet;
-
Ne banke ose institucione financiare ;
-
Ne IT ;
Ne
vartesi te nevojave mund te kete edhe staf me profil matematike, per
llogaritjen e modeleve per cmimet, menaxhimin e risqeve financiare etj.
Lidhje
e auditimit te brendshem me te jashtem
Roli
i auditoreve te jashtem eshte te japin opinionin mbi pasyrat financiare te
bankes. Ai ka nevoje te mbeshtetet ne rezultatet e ausditimit te brendshem dhe
per bashkepunimin e tij, per te shmangur edhe dublimet e punes.