Whatsapp


Etichette

HISTORI PSIKOLOGJI LETERSI SHQIPE SHKENCA POLITIKE BIOLOGJI QYTETARI SOCIOLOGJI DREJTESI ESE ARGUMENTUESE JURIDIK PEDAGOGJI GJEOGRAFI EDUKATE SHOQERORE DIDAKTIKE BAZAT E FINANCES SHKRIM AKADEMIK FINANC BANK LETERSI BOTRORE GJUHE SHQIPE MATEMATIKE HISTORI SHQIPRIE SHKENCA JURIDIKE ANALIZE VEPRASH EDUKIM FIZIKE PSIKOLOGJI EDUKIMI ESE UNIVERSITETI POEZI MENAXHIM FINANCIAR MJEKESI KIMI PARAPSIKOLOGJIA EKONOMI INFORMATIKA ESE LETRARE MENAXHIM BIZNESI NJOHURI PER MEDIANIAN TRASHGIMI KULTURORE Anatomi ESE FILOZOFIKE GAZETARI INFERMJERI MENAXHIM TURIZEM SHKENC TOKE E DREJTA NDERKOMBETARE PUBLIKE HISTORI BOTRORE POLITIKAT E SIGURIS KOMBETARE E DREJTA E PRONES Histori e Mendimit Politik ALL POST AUDITIM BANKAR BAZAT E DEMOKRACISE DHE TE DREJTAT E NJERIUT ESE SHKENCORE FILOZOFI HISTORI ARTI HISTORI E EKONOMIS SHQIPTARE LETERSI MENAXHIM NDERTIMI MIKROEKONOMI POEMA PSIKOLOGJI REHABILITIMI BJOLOGJI EDREJTA E MJEDISIT FJALE TE URTA LEKSIONE AUDITIM MARDHENIA ME PUBLIKUN MASTER SHKENCOR Marrëdhënie Ndërkombëtare PSIKOLOGJI KESHILLIMI PSIKOLOGJI SHKOLLE SINTAKS TEORI E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE ANGLISHT EDUKIM MUZIKORE ESE ANGLISHT ESE INFORMUESE GJUHE INFERMIERI KERKIM SHKENCOR METODAT E EDUKIMIT EMPIRIK METODIKE ARITMETIKE PSIKOLOGJI ZHVILLIMI TEKNOLOGJI INFORMACIONI TRASHGIMI KULTURORE EUROPIANE APLIKIM KOMPJUTERIK BUJQESI ESE HISTORIKE ETIKA E TE USHQYERIT GUIDE TURISTIKE HIGJENE HYRJE NE PSIKOLOGJI INFORMATIK ISMAIL KADARE LETERSI PER FEMIJE MENAXHIM KLASE MESIMDHENIE ORGANET E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE PSIKOTERAPI SOCIOLOGJI EDUKIMI pyetjet e Licences ANALIZE sHARL BODLER Dituri natyre E DREJTA KUSHTETUESA EDUKIM FIZIK EDUKIM PER KARRIER KSHILLA SHTATZANIE LIBRA LEXO-SHKARIKO LOGJIKE MATURA SHTETERORE MBROJTJE DOKTORRATURE MIGJENI MUZIKE POLITIK ARSIMORE POLITIKA NE BE PSIKOLOGJI E ZBATUAR NE MESIMDHENIE RECENSION TEME DIPLOME hist

Republika e Kosovës aktualisht me sovranitet ndërkombëtar: Juridikisht të kufizuar.



Tema:Republika e Kosovës aktualisht me sovranitet ndërkombëtar: Juridikisht të kufizuar.

http://eseshkolle.blogspot.com/HYRJE

VËSHTRIM HISTORIK MBI STATUSIN LIGJOR TË KOSOVËS

Statusi ligjor i Kosovës sipas Kushtetutës Jugosllave të vitit 1946.
Statusi ligjor i Kosovës sipas Kushtetutës Jugosllave të vitit 1963.
Statusi ligjor i Kosovës sipas Kushtetutës Jugosllave të vitit 1974.


Statusi ligjor i Kosovës deri në shpërbërjen e  Jugosllavisë.

Statusi ligjor i “Republikës së  Kosovës”.

Statusi ligjor i Kosovës sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit.

Drejtimi i punëve të jashtme dhe përfaqësimi me jashtë i Kosovës.



STATUSI  LIGJOR AKTUAL I KOSOVËS -  KONKLUZION

Përpjekjet për të rindërtuar administratën e sistemit gjyqësor.



HYRJE

            Mënyra se si komuniteti ndërkombëtar ka trajtuar çështjen e Kosovës ka shkaktuar debate të nxehta midis politikanëve dhe juristëve ndërkombëtarë. Integriteti dhe prestigji i Kombeve të Bashkuara, si forumi më i lartë  ndërkombëtar, do të viheshin në balancë, në varësi nga mënyra si do t’i përgjigjej krizës kosovare.            
            Në 1998, forcat ushtarake e paraushtarake serbe u angazhuan në një fushatë të egër e shtypëse kundër popullsisë civile në Kosovë, duke çuar në një gjendje dramatike, ku mijëra njerëz u dëbuan nga shtëpitë e tyre dhe katastrofa humanitare ishte e pashmangshme.  Këshilli i Sigurimit miratoi rezolutat 1160, 1199 dhe 1203, sipas Kreut VII të Kartës së OKB-së, të cilat shprehnin se gjendja paraqiste një rrezik të vazhdueshëm për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, dënonin përdorimin e forcës së tepruar nga ushtria serbe dhe theksonin masat konkrete që duhej të ndërmereshin nga Jugosllavia. Këto rezoluta kërkonin ndërprerjen e menjëhershme të veprimeve ushtarake nga forcat serbe dhe tërheqjen e njësive të përdorura për shtypjen e popullsisë civile. Konkludohej se, po qe se nuk ndërmerreshin këto masa, veprime e masa të tjera do të mbaheshin në konsideratë për të rivendosur paqen dhe stabilitetin në rajon.
            Afirmimi nga këto rezoluta se gjendja paraqiste një rrezik për paqen dhe sigurinë rajonale, u përdor nga shtetet anëtare të NATO-s për të justifikuar fushatën ajrore që pasoi, e ndërmarrë në 24 Mars 1999 kundër Republikës Federative Socialiste të Jugosllavisë (RFJ), me që dështoi plotësimi i kërkesave të rezolutave. Si rezultat i 78 ditëve bombardimesh të vazhdueshme të NATO-s, ndërmjetësimit diplomatik rus dhe marrëveshjes së vendeve të G-8 mbi tekstin e rezolutës së Këshillit të Sigurimit që do të ishte e pranueshme nga RFJ, lufta mori fund. Në 9 Qershor, NATO dhe autoritetet ushtarake të RFJ nënshkruan ‘Marrëveshjen e Kumanovës’ për tërheqjen e forcave jugosllave nga Kosova. Të nesërmen, Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi Rezolutën 1244 (1999), e cila praktikisht e vendosi Kosovën nën administrimin e OKB-së.



VËSHTRIM HISTORIK MBI STATUSIN LIGJOR
            TË KOSOVËS

            Statusi ligjor i Kosovës ka ndryshuar shumë herë, sipas rrethanave historike e politike mbizotëruese në Jugosllavi. Një vështrim i përgjithshëm i fazave të  ndryshme përmes të cilave ka kaluar Kosova do të ndihmonte për të kuptuar më mirë kushtet që sollën stausin e saj të tanishëm. 


Statusi ligjor i Kosovës sipas Kushtetutës Jugosllave të vitit 1946.

Duke dalë fitimtarë pas Luftës së Dytë Botërore, komunistët erdhën në fuqi në Jugosllavi nën udhëheqjen e Titos. Përveç gjashtë republikave federative (Bosnja dhe Herzegovina, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Sllovenia), Jugosllavia përfshiu edhe dy njësi autonome: Vojvodinën dhe Kosovën.Kushtetuta Jugosllave e vitit 1946 konfirmoi natyrën federative të shtetit dhe përfshirjen e dy njësive autonome si pjesë përbërëse të tij. Sipas Kushtetutës serbe të 1947, Kosova kishte si prerogativa kushtetuese: të drejtën për të përgatitur buxhetin e vet, të përcaktonte programin e vet ekonomik e kulturor, të mbronte të drejtat e qytetarëve të vet, etj.

Statusi ligjor i Kosovës sipas Kushtetutës Jugosllave të vitit 1963.

            Si rrjedhojë e kërkesave në rritje nga republikat për decentralizim dhe për më shumë kompetenca rajonale, partia dhe shteti u federalizuan gradualisht dhe në 1963 u miratua kushtetuta e re jugosllave. Kjo kushtetutë ishte një thikë me dy presa për shqiptarët e Kosovës. Në një anë, statusi ligjor i Kosovës ishte ngritur në atë të një ‘Province Autonome’, duke qënë tashmë i barabartë me atë të Vojvodinës. Në anën tjetër, sipas kushtetutës së re, republikave u jepeshin të drejta të formonin provinca të reja me iniciativën e tyre, duke qënë kështu pjesë përbërëse të republikave, dhe jo të federatës. Pasojë e këtij vendimi ishte se Kosova e Vojvodina e humbën statusin e tyre në nivel federativ, dhe ishin pjesë vartëse të Republikës së Serbisë.

Statusi ligjor i Kosovës sipas Kushtetutës Jugosllave të vitit 1974.

Për sa i përket të drejtave të shqiptarëve të Kosovës, ato arritën kulmin e tyre në Kushtetutën e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë të vitit 1974, e cila do të mbetej në fuqi deri në shpërbërjen e Jugosllavisë në 1991. Sipas ligjit kushtetues jugosllav, statusi ligjor i Kosovës erdhi më pranë atij të një republike federative. Asaj iu dhanë atributet e një shteti, si pasja e bankës së vet kombëtare dhe e drejta për t’u angazhuar në marrëdhënie ndërkombëtare brenda kuadrit dhe kufizimeve të caktuara nga Federata.    
            Në nivel federativ, Kosova kishte përfaqësuesit e vet në Parlament, Presidencë dhe Gjykatën Kushtetuese, sikurse edhe republikat socialiste. Barazia me republikat ishte e shprehur në të drejtën e saj për të patur kushtetutën, asamblenë parlamentare dhe sistemin e vet gjyqësor, përfshirë një Gjykatë Kushtetuese dhe një Gjykatë të Lartë, dhe më e rëndësishmja,  Asambleja e saj kishte të drejtë të votonte po qe se do të ndërmerrej ndonjë ndryshim në Kushtetutën Federative. Sipas dispozitave kushtetuese, si në nivel federativ, ashtu dhe në kontekstin e Republikës së Serbisë, populli i Kosovës posedonte ‘të drejta sovrane’ brenda provincës autonome.


Statusi ligjor i Kosovës deri në shpërbërjen e  Jugosllavisë.

            Në fillim të vitit 1989, Asambleja e Serbisë përgatiti amendamentet e kushtetutës serbe, te cilat do të kufizonin së tepërmi kompetencat e Kosovës. Serbia do të rimerrte kontrollin mbi ruajtjen e rendit publik, politikat arsimore dhe ekonomike, nxjerrjen e urdhërave administrative dhe vendimin për gjuhën zyrtare. Amendamenti(47) të Kushtetutës Serbe, sipas të cilit, pozicioni, të drejtat dhe detyrimet e Provincave autonome nuk mund të ndryshoheshin nga amendamentet e Kushtetutës Serbe. Për të çuar edhe më tej masat e marra, duke mohuar të drejtat ekonomike të popullsisë shqiptare të Kosovës, nga Asambleja Serbe u nxorrën ligje që ndalonin blerjen dhe shitjen e pronave nga shqiptarët pa leje të posaçme të autoriteteve serbe. Aktet e mëparshme të shitjes së pronave nga serbët e larguar tek shqiptarët e Kosovës u anuluan dhe u deklaruan të pavlefshme, me qëllim që të dekurajohej marrja e pronave të paluajtshme nga shqiptarët dhe t’u ofroheshin stimuj serbëve të riktheheshin në Kosovë.

Statusi ligjor i ‘Republikës së  Kosovës’.

            Më 2 korrik 1990, anëtarët shqiptarë të Asamblesë së Kosovës u mblodhën në shkallët e hyrjes dhe e deklaruan Kosovën “një entitet të barabartë e të pavarur në kuadrin e Federatës Jugosllave”. Si rezultat, autoritetet serbe e shpërndanë si Asamblenë ashtu dhe qeverinë  e Kosovës, duke hequr kështu prerogativat e fundit të autonomisë së Kosovës. Heqja e autonomisë së Kosovës i bëri drejtuesit politikë shqiptarë edhe më të vendosur për të ndjekur rrugën e pavarësisë, ndonëse me mënyra paqësore. Një vit më vonë, referendumi i mbajtur nga shqiptarët e Kosovës konfirmoi sovranitetin dhe pavarësinë e ‘Republikës së Kosovës’. Pas deklarimit të pavarësisë, shqiptarët u angazhuan në krijimin e institucioneve paralele, të qeverisë e parlamentit, dhe udhëheqësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK) Ibrahim Rugova u zgjodh President i Republikës.
            Përsa i përket të drejtës ndërkombëtare, Republika e Kosovës e shpallur në mënyrë të njëanshme nuk mund të pretendonte atributet e një shteti, megjithëse ajo kishte një territor të përcaktuar qartë me një popullsi të përhershme që banonte në të, qeveria e saj dështoi në marrjen e njohjes ndërkombëtare(me përjashtim të Shqipërisë), kështu që ishte e pamundur të angazhohej në marrëdhënie me shtete të tjerë. Shenim: Në fakt, një delegacion i Kosovës u pranua në Konferencën e Paqes të Londrës për ish Jugosllavinë më 1992.

Statusi ligjor i Kosovës sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit.
            Pas një fushate bombardimi të vazhdueshëm nga aleanca e NATO-s, RFJ pranoi kushtet e propozuara nga vendet e G-8, dhe Këshilli i Sigurimit nxori Resolutën 1244 (10 Qershor 1999), e cila shpallte fundin e konfliktit të armatosur dhe e vendoste Kosovën nën administrimin e OKB. Baza ligjore për veprimin e ndërmarrë nga Këshilli i Sigurimit gjendet në dispozitat e Kreut VII të Kartës së OKB. Rëndësia e referimit të Rezolutës 1244 tek Kreu VII i Kartës së OKB qëndron në faktin se kompetencat e dhëna administratës së OKB rrjedhin nga autorizimi i  Këshillit të Sigurimit në përputhje me Kartën (pra detyruese për të gjithë shtetet). Duket si paradoks që, ndërsa OKB-ja mori përsipër administrimin e Kosovës me qëllim ndërtimin e demokracisë dhe qeverisjen e mirë të bazuar në të drejtat e njeriut dhe në zgjedhjen e një qeverie përfaqësuese, ajo i imponoi popullsisë vendase mekanizma që janë krejtësisht jodemokratike, e që iu mungojnë kontrollet dhe balancat, të cilat OKB-ja normalisht ua kërkon shteteve të tjerë të përfshirë në të njëjtën veprimtari. Teksa përpiqej për vendosjen e ligjit, UNMIK-u mori rolin e një ‘despoti dashamirës’, dhe një aspekt i këtij ‘despotizmi’ është mungesa e përgjegjësisë.



Drejtimi i punëve të jashtme dhe përfaqësimi me jashtë i Kosovës.
            Një nga kushtet për ekzistencë dhe, në të njëjtën kohë, një nga prerogativat e qeverisë së një vendi sovran, është kompetenca për të hyrë në marrëdhënie me jashtë. Në të drejtën ndërkombëtare, shtetet njihen si subjekte të veta dhe qeveritë përkatëse drejtojnë punët e jashtme në emër të tyre. Në rastin e Kosovës, ka një ndarje të kompetencave administrative dhe sovrane. Në njërën anë, Rezoluta 1244 ruante de jure sovranitetin e Jugosllavisë, ndërsa në anën tjetër Këshilli i Sigurimit caktoi UNMIK-un si një organizëm vartës të Kombeve të Bashkuara për të ushtruar pushtetin administrativ në Kosovë. Dispozitat e Kuadrit Kushtetues shprehimisht konfirmojnë kompetencat e UNMIK-ut për drejtimin e punëve të jashtme të Kosovës, duke i dhënë kompetenca të posaçme të hyjë në marrëveshje me shtetet dhe organizatat ndërkombëtare për të gjitha çështjet brenda sferës së Rezolutës 1244 (1999) dhe si të jetë e nevojshme për plotësimin e mandatit të vet.


STATUSI  LIGJOR AKTUAL I KOSOVËS- KONKLUZION
Përpjekjet për të rindërtuar administratën e sistemit gjyqësor.

            Ato filluan me krijimin e Departamentit të Drejësisë në Korrik 1999. Si rezultat i punës së tij, nga fundi i atij viti u emëruan 300 gjyqtarët dhe prokurorët e parë. Për shkak të ndryshimit të situatës në të kundërt në Kosovë, ku serbët përballeshin me sulmet hakmarrëse të shqiptarëve, dhe të lidhjeve të tyre me regjimin e mëparshëm, edhe ata pak gjyqtarë serbë që kishin mbetur u detyruan të largoheshin. Gati krejt trupa e gjyqtarëve dhe prokurorëve  përbëhej nga juristë shqiptarë, të cilët, për shkak të mungesës së përvojës, presionit politik apo ndikimit etnik, jepnin vendime që ishin larg standarteve ndërkombëtare të drejtësisë. Kjo gjendje, e lidhur dhe me gjendjen e përkeqësuar të sigurisë të minoriteteve etnike jo-shqiptare dhe nevojës për forcimin e luftës kundër krimit të organizuar, bëri të nevojshme futjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve ndërkombëtarë  në sistemin gjyqësor të Kosovës.    
            Sistemi gjyqësor ka një strukturë me tre nivele: Gjykatat Bashkiake dhe të Kundravajtjeve të Vogla, pesë Gjykata Rajonale dhe Gjykata e Lartë. Prokuroria përbëhet nga zyrat e prokurorëve bashkiakë dhe rajonalë dhe Zyra e Prokurorit Publik. Kosova nuk ka Gjykatë Kushtetuese, por Gjykata e Lartë ka Dhomën e Posaçme, e cila është e ngarkuar të gjykojë nëse një ligj i miratuar nga Asambleja është në përputhje me Kuadrin Kushtetues dhe me ligjet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, zgjidh konfliktet midis institucioneve dhe vendos në se aktet e anëtarëve të Asamblesë apo të qeverisë mbulohen nga imunitetet e tyre.
Gjatë 6 viteve të administrimit të Kosovës, UNMIK ka transferuar gradualisht kompetencat e veta tek qeveria e zgjedhur lirisht, dhe përfundimi logjik i veprimeve të saj ishte shpallja e pavaresise. Kjo është pikërisht ajo që kërkuan shqiptarët e Kosovës. Ndër zgjidhjet e ndryshme, u propozua edhe dhënia e ‘pavarësisë së kufizuar’ për Kosovën me mbikëqyrje të gjerë ndërkombëtare, EULEX, etj. dhe u kërkua që veprimi i nisur nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së të mbështetet nga grupi i Kontaktit dhe Bashkimi Europian. Grupi i Kontaktit ka deklaruar se statusi përfundimtar i Kosovës duhet të përjashtojë, ndër të tjera, copëzimin e Kosovës, bashkimin e Kosovës me një vend ose pjesë vendi tjetër pas përcaktimit të statusit të saj. Me gjithë zhvillimet pozitive në Kosovë, çështja e mbrojtjes së të drejtave të minoriteteve. Si garanci për mbrojtjen e tyre, gjyqtarët ndërkombëtarë do të vazhdonin të qëndronin në Gjykatën e  Lartë të Kosovës, për të gjykuar rastet delikate që përfshijnë marrëdhëniet ndër-etnike. Gjendja në Kosovë provon se të drejtat e personit janë pazgjidhshmërisht të lidhura me sovranitetin. Është sovraniteti ai që mundëson vendosjen e një sistemi kushtetues që garanton mbrojtjen e të gjitha të drejtave të njeriut.






BIBLIOGRAFI


“The Kosovo conflict and international law: an analytical documentation, 1974-1999, Cambridge University Press, 2001.
Ramiz Lushaj “Toni Bler Per Shqiptaret”, ACABS, Tiranë, 2005.

Noel Malcolm “Kosovo, a short history”, Papermac, 1998.

Zace Malko & Ylli Polovina, “Kosova nga lufta tek pavaresia”, Tiranë, Scanderbeg, 2004.
Alfred Moisiu & Andi Balla “Kosova midis luftes dhe paqes”, Tiranë, Toena 2005.
Simon Chesterman “Justice Under International Administration: Kosovo.

Camille Andrée Monteaux, “The Status of Kosovo under International Law”, SOAS, 2000.
Rezoluta e Këshillit të Sigurimit 1160, 31 mars 1998.

Rezoluta e Këshillit të Sigurimit 1199, 23 shtator 1998.

Rezoluta e Këshillit të Sigurimit 1203, 24 tetor 1998.

Rezoluta e Këshillit të Sigurimit 1244, 10 qershor 1999.

Post più popolari

KERKO DETYREN TENDE