Whatsapp


Etichette

HISTORI PSIKOLOGJI LETERSI SHQIPE SHKENCA POLITIKE BIOLOGJI QYTETARI SOCIOLOGJI DREJTESI ESE ARGUMENTUESE JURIDIK PEDAGOGJI GJEOGRAFI EDUKATE SHOQERORE DIDAKTIKE BAZAT E FINANCES SHKRIM AKADEMIK FINANC BANK LETERSI BOTRORE GJUHE SHQIPE MATEMATIKE HISTORI SHQIPRIE SHKENCA JURIDIKE ANALIZE VEPRASH EDUKIM FIZIKE PSIKOLOGJI EDUKIMI ESE UNIVERSITETI POEZI MENAXHIM FINANCIAR MJEKESI KIMI PARAPSIKOLOGJIA EKONOMI INFORMATIKA ESE LETRARE MENAXHIM BIZNESI NJOHURI PER MEDIANIAN TRASHGIMI KULTURORE Anatomi ESE FILOZOFIKE GAZETARI INFERMJERI MENAXHIM TURIZEM SHKENC TOKE E DREJTA NDERKOMBETARE PUBLIKE HISTORI BOTRORE POLITIKAT E SIGURIS KOMBETARE E DREJTA E PRONES Histori e Mendimit Politik ALL POST AUDITIM BANKAR BAZAT E DEMOKRACISE DHE TE DREJTAT E NJERIUT ESE SHKENCORE FILOZOFI HISTORI ARTI HISTORI E EKONOMIS SHQIPTARE LETERSI MENAXHIM NDERTIMI MIKROEKONOMI POEMA PSIKOLOGJI REHABILITIMI BJOLOGJI EDREJTA E MJEDISIT FJALE TE URTA LEKSIONE AUDITIM MARDHENIA ME PUBLIKUN MASTER SHKENCOR Marrëdhënie Ndërkombëtare PSIKOLOGJI KESHILLIMI PSIKOLOGJI SHKOLLE SINTAKS TEORI E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE ANGLISHT EDUKIM MUZIKORE ESE ANGLISHT ESE INFORMUESE GJUHE INFERMIERI KERKIM SHKENCOR METODAT E EDUKIMIT EMPIRIK METODIKE ARITMETIKE PSIKOLOGJI ZHVILLIMI TEKNOLOGJI INFORMACIONI TRASHGIMI KULTURORE EUROPIANE APLIKIM KOMPJUTERIK BUJQESI ESE HISTORIKE ETIKA E TE USHQYERIT GUIDE TURISTIKE HIGJENE HYRJE NE PSIKOLOGJI INFORMATIK ISMAIL KADARE LETERSI PER FEMIJE MENAXHIM KLASE MESIMDHENIE ORGANET E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE PSIKOTERAPI SOCIOLOGJI EDUKIMI pyetjet e Licences ANALIZE sHARL BODLER Dituri natyre E DREJTA KUSHTETUESA EDUKIM FIZIK EDUKIM PER KARRIER KSHILLA SHTATZANIE LIBRA LEXO-SHKARIKO LOGJIKE MATURA SHTETERORE MBROJTJE DOKTORRATURE MIGJENI MUZIKE POLITIK ARSIMORE POLITIKA NE BE PSIKOLOGJI E ZBATUAR NE MESIMDHENIE RECENSION TEME DIPLOME hist

Televizioni, pushteti i tij dhe ndikimi ne jeten sociale ...



http://eseshkolle.blogspot.com/Televizioni, pushteti i tij dhe ndikimi ne jeten sociale ...

 Televizioni ka shenuar nje kthese te rendesishme , jo vetem ne teknologji por edhe ne jeten njerezore.
Duke nryshuar shume aspekte , shume ide te njeriut.Shume informacione merren ne kohe reale dhe shume shpejt.Por, e keqja eshte dhe qendron tek keqinformimi , keqinterpretimi...
Jo cdo gje qe na serviret ne kete dritare te vogel informative eshte ashtu siç duket.
Dhe si pasoje kjo mund te ndikoje negativsht tek individet , tek te menduarit e tyre.Duhet te kujdesemi ne perzgjedhjet qe bejme per te shikuar diçka , emision , lajme etj...

Në një shoqëri jo fort të zhvilluar si e jona, në një shoqëri ku niveli i aftësive personale përthithëse nuk është në lartësinë e duhur, roli i Televizionit merr një ngarkesë të madhe sociale. Në këto shoqëri, që e shikojnë programin televiziv si të vërtetën më të madhe të njerëzimit, që besojnë çdo frazë e video të shfaqur në të, televizioni ka në dorë të luajë rolin historik: ose të ndikojë vrullshëm në modelin e zhvillimit tërësor social ose të realizojë një “vrasje” masive, me përmasa gati “shfarosëse”. Televizioni në Shqipëri, megjithëse ende në formimin e tij të plotë, ka luajtur rolin e madh në ndryshimin e mentaliteteve të vjetra sociale, ka ndihmuar të ecë përpara shoqërinë shqiptare, ka sjellë modele të një jete bashkëkohore. Momenti që po jetojmë, na jep të drejtën të analizojmë me më shumë përgjegjësi, këtë rol e ndikim të madh të televizionit. Momentet ku ndodhemi sot, na detyrojnë të rishikojmë gjithçka ka të bëjë me ne. Le ta nisim nga produkti:
Së pari- Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm se televizioni nuk i bën njerëzit më të mençur, por as më të paditur. Ama mund t’i orientojë sjelljet e tyre, pozitivisht apo negativisht.Mjafton të shikosh sot një model sundues në shoqërinë shqiptare, për të kuptuar se si ka ndikuar televizioni:
Shoqëria shqiptare është thelbësisht e politizuar. Dhe unë mendoj se edhe televizioni ka luajtur rolin e vet negativ. Të gjitha televizionet, sipas krahëve mbështetës të politikës, e kanë “mbytur” shikuesin me debate politike, jo rrallë të acarueshme e të kalueshme deri në dhunë verbale e fizike. Sikur televizioni ta konsideronte politikën si aktivitet të shumicës, emisionet politike nuk do ishin thjesht debate mes individëve të politikës, por debate me objektiv të caktuar për të ndihmuar politikën dhe jo individin. Sot mund të themi se shoqëria shqiptare është ndoshta, më e lodhura në Europë nga politika. Faji pa dyshim bie dhe mbi televizionin. Në rrjetet sociale, kam vënë re se, kohët e fundit, ndihet një “çlirim” te njerëzit, çlirim që vjen dhe nga një fakt kuptimplotë: televizionet nuk janë më, shumë të ngarkuara me programe politike, me lajme se ku shkoi X politikan, kë takoi, me kë drekoi dhe kë përqafoi… Televizioni shqiptar në përgjithësi, ka nevojë të ndryshojë filozofinë e të bërit politikë për politikë. Në të kundërt, shoqëria shqiptare do të thellojë ndasitë politike që kanë çuar deri në ndasi sociale. Dhe ky është një krim i rëndë i politikës, por dhe i televizionit.
Së dyti: Karakteri komercial i televizioneve shqiptare, natyrisht ndikon në ekzistencën edhe të programeve “skarco” që i përshtaten një kategorie të caktuar shikuesish. Askush nuk ka të drejtën t’u kërkojë këtyre televizioneve më shumë programe kulturore, shkencore, edukative etj. Por ama, si konsumues të tyre, kemi të drejtën t’u kërkojmë më shumë kulturë brenda atyre emisioneve që janë “skarco” për nga përmbajtja. Të sillesh si qytetar në një emision, është minimalja që i kërkohet këtij mjeti me rezonancë masive! Pavarësisht natyrës personale që marrin emisionet, në varësi të produksionit, ka ardhur koha të kuptohet roli kompletues edukativ, që ka një televizion. Nga ana tjetër, në epokën e sotme, televizionet mund dhe duhet t’i hapin rrugë programeve që paraprijnë përgatitjen e shoqërisë për të ardhmen. Me fjalë të tjera, mendoj se dhe kur programet duhen bërë “të thjeshta”, për të tërhequr një audiencë të madhe, nuk kanë nevojë për t’i shtuar “seksin”, vulgaritetin, dhunën për t’u bërë më të shikueshëm. Sigurisht që në këto raste shikueshmëria mund të rritet, pasi kuptimi i këtyre gjërave nuk ka nevojë as për inteligjencë e as për “lodhje” mendje. Por pasoja është e pashmangshme: krijimi i modeleve banale, madje shpesh, më se vulgare mes njerëzve! Dhe ky nuk mund të jetë misioni i një televizioni! Më shumë se 50% e njerëzve mbajnë si model, modelin e fituar nga televizioni. Kështu ndodh kudo në botë. Përjashtim nuk bën as Shqipëria. Nuk ka si të mendosh ndryshe, kur adoleshenca shqiptare priret të ketë sjellje seksuale shumë herë më të lira (mendoni se kemi vetëm 23 vjet që kemi dalë nga shoqëria e ngrydhur) sesa bashkëmoshatarët e tyre në Europë! Problemet që hasim sot me dhunën brenda familjes, me dhunën seksuale të rrugës, me vrasje e vetëvrasje, na tregojnë se dhe Televizioni ka rolin e vet negativ në këtë drejtim.
Së treti: Dritan Hoxha, në një bisedë me punonjësit e tij të televizionit, kur ishte ende në hapat e para, ka thënë: “Televizioni, duhet ta dini të gjithë, nuk është më i Tanit, por është i njerëzve, ndaj nuk ka vend për personalizime”. Mendoj se kjo është filozofia që duhet të udhëheqë televizionin. Në të duhet të ketë vend opinioni kolektiv dhe jo personal. Janë kthyer jo vetëm në të padurueshëm, por gati dhe qesharakë, emisionet “qoka”, ku “opinionistët” e emisioneve të ndryshme ndërrojnë karrigen, një herë si drejtues, e një herë si opinionistë, duke ndikuar në krijimin e një lloj opinioni publik, personal. Natyrisht që kjo dukuri është shprehje, sa e “foshnjërisë së televizioneve” aq edhe e frikës nga hapja e mendimit të lirë në televizion. Profesionalizmi dhe shpirti i lirë janë dy elementë që mundësojnë një televizion sa komercial aq edhe “kombëtar”!
Së katërti: Televizioni ushtron pafund një ndikim të jashtëzakonshëm te fëmijët dhe të rinjtë. Modeli që kemi përpara syve sot, lë shumë për të dëshiruar. Nuk gjej dot asnjë justifikim që një televizion, orë e pa orë, jo vetëm që jep emisione banale me një humor vrastar, që të bën të vjellësh, por në këtë humor aktrojnë fëmijët!!!!! Kjo, mendoj se është një fatkeqësi shumë e madhe për çdo shoqëri dhe jo më për shoqërinë tonë ende të papjekur kulturalisht.

Përzgjedhja e programeve dhe përmbajtjeve qe shikojme ne televizor.
Te ne, ende nuk është ndërtuar kultura për përcjelljen e programit televiziv. Nuk kemi vënë kritere, në familje, për përzgjedhjen e programeve të cilat janë të përshtatshme edhe për fëmijët. Me shumë rëndësi dhe domosdoshmëri, është që të përzgjidhen programet që i përgjigjen moshës së fëmijës. Emisionet në TV, duhet të jenë në përshtatshmëri me moshën kalendarike të fëmijës. Çdo shmangie nga kjo mund të ketë më shumë efekte të dëmshme se sa pozitive. Në këtë mënyrë fëmijët parashkollorë (por edhe të tjerët), mund të mësojnë gjëra të dobishme dhe të pa dobishme të cilat ndihmojnë të zhvillojnë imagjinatën e tyre. Nuk ka dyshim se televizioni mund të jetë një mësues i shkëlqyer dhe argëtues.
Efekti parësor i tij qëndron në faktin se ndikon në sferën e perceptimin vizual dhe dëgjimor.
Pamja vizuale ushtron ndikim të lartë tërheqës për fëmijët dhe të rriturit, për të gjitha moshat. Këtë fëmijët e përcjellin pa kurrfarë shtytje nga të tjerët, shtytje të cilën në shumë raste ata mund ta marrin si imponim. TV-në e shikojnë me dëshirë dhe me kureshtje të lartë. Por a janë të gjitha emisionet me përmbajtje pozitive apo negative për fëmijët. Si ndikojnë këto përmbajtje të televizioni te fëmijët parashkollor? Është shumë e vërtetë që sot shumica e fëmijëve parashkollorë kalojnë kohë të gjatë para televizionit. Sipas Fondacionit Kaiser Family (KFF):
• Dy të tretat e foshnjave dhe të vegjëlve shikojnë në TV me një mesatare prej 2 orësh në ditë.
• Fëmijët nën moshën gjashtë vjeçare mesatarisht shikojnë rreth 2 orë në ditë në ekran, kryesisht TV dhe video ose DVD.
• Fëmijët dhe adoleshentët e moshës 8-18vjeç shpenzojnë gati 4 orë në ditë para ekranit televiziv dhe gati 2 orë shtesë në kompjuter dhe duke luajtur video lojëra.
Por çfarë statistike kemi ne në Kosovë, kur nuk kemi ndonjë të dhënë se sa kohë kalojnë fëmijët duke parë TV-në? Kjo është shqetësuese kur kemi parasysh kohën që fëmijët e kalojnë para TV-së, por dhe kur e dimë se çfarë janë llojet e programeve në të cilat fëmijët parashkollor janë të ekspozuar. Qëndrimi i gjatë para ekranit shkakton varësi të fëmijëve ndaj televizionit. Sidomos kjo varësi mund të shprehet te fëmijët parashkollor të cilët qëndrojnë gjatë para televizorit kur dihet se personaliteti i tyre është në formim e sipër. Në shumë raste, në realitetin kosovar, fëmijët jetojnë në familjet ku televizioni është gjithmonë, apo në pjesën më të madhe të kohës i ndezur edhe pse nuk është duke e shikuar askush. Fatkeqësisht, në këto raste, “kontribuojnë” edhe prindërit, në mënyrë të pavetëdijshme apo në mungesë të informimit apo të kulturës për përcjelljen e televizionit.
Prindërit shpesh, në mungesë të kohës që t’u përkushtohen fëmijëve, si mjet për t’i qetësuar ata, zgjedhin si “kujdestar-edukator “ televizorin. Fëmijët parashkollor kanë nevojë të hulumtojnë rrethin, të lëvizin, manipulojnë dhe të mësojnë duke qenë në kontakt të drejtpërdrejtë dhe duke i prekur gjërat që i rrethojnë. Por duke shikuar televizor, ata mbërthehen për vendin ku janë ulur dhe nuk shprehin interesim apo vëmendje në gjëra të tjera, nuk krijojnë raport sociale,por edhe nuk i nxisin aftësitë krijuese të tyre. Në këtë fazë të zhvillimit ata janë imitues, atë që e shohin edhe e shfaqin duke imituar.
Etika në televizor dhe përgjegjësia e publikut

Në debatet mbi etikën në gazetari, opinioni publik luan një rol të veçantë. Përderisa publiku konsumon dhe thith vazhdimisht prodhimin medial, i takon pranuesit, pra opinionit publik, të këndellet dhe të analizojë se kush dhe si po e keqpërdor, kush po e instrumentalizon atë. Pra, publiku do të duhej të merrte mbi vete përgjegjësinë etike që i takon.
Mediat, d.m.th. gazetarët, ofrojnë me pompozitet “mallin” e tyre, por është shikuesi, dëgjuesi dhe lexuesi është ai që vendos nëse i pëlqen apo jo ky "mall". Po të ballafaqoheshin mediat me një opinion të tillë të vetëdijshëm, me siguri se do t’u duhej të luftonin për cilësi, oferta të shëndosha dhe objektive.
Pra, nëpërmjet pjesëmarrjes aktive të opinionit publik në procesin e komunikimit përcaktohet shumë se çfarë cilësie dhe në çfarë shkalle do të bëhet ndërmjetësimi i etikës gazetareske dhe si rrjedhojë e kësaj edhe informimi i vetë opinionit në përgjithësi.
Në lidhje me këtë, deri vonë kishte shumë shkencëtarë që shihnin publikun krejt pasiv, si të pambrojtur dhe të pa ndihmë. Por, së voni shkencat e komunikimit zbuluan pranuesin aktiv, i cili i shfrytëzon mediat nga nevoja, ndaj dhe duhet ta ketë mundësinë që ai vetë të kryejë analizën dhe përzgjedhjen e tyre. Në këtë mënyrë pedagogjia e komunikimit synon dhe dëshiron që pranuesin "ta detyrojë" të emancipohet dhe "të mbushet mend", sepse në mesin e tij, siç e thamë edhe më parë, qëndrojnë edhe shumë rrugaçë dhe analfabetë të quajtur gazetarë. Është kjo një ndër arsyet e shumta që duhet ta detyrojë pranuesin që të orientohet dhe të vetëdijesohet mirë në (mos)përdorimin dhe (mos)shfrytëzimin e mediave me përmbajtje ”të këqija”.
Si do të përfytyrohej dhe si do të dukej një publik i tillë me përgjegjësi të vetëdijshme etike? Për këtë profesori i shkencave të komunikimit, amerikani Kliford Christians, shkruan: "Sikurse që mbijetesa njerëzore varet nga mbrojtja dhe kujdesi për natyrën, në të njëjtën shkallë kërkohet një ‘ekologji e kulturës’ (ku e dhe mediat bëjnë pjesë), një përkujdesje dhe një mbrojtje e saj". Christians guximshëm fajëson dhe gjykon opinionin publik për përgjegjësi kolektive. Me përgjegjësinë kolektive nënkuptohet detyrimi moral që ka publiku ndaj proceseve sociale në përgjithësi dhe ndaj mediave në veçanti, për të nxitur informimin sa më objektiv e profesional të shoqërisë nëpërmjet një përcjelljeje të tillë, objektive dhe të vetëdijshme.
Nëse publiku do të ishte përgjegjës dhe bashkëfajtor për rrënimin dhe për zhbërjen e gazetarisë etike, atëherë do të duhej që këtij t’i bëhet e qartë se si do të duhej të zhvillohej procesi i konsumimit të mediave. Konsumimi me përgjegjësi i mediave masive nga pranuesi duhet të ndodhë jo vetëm për të nxitur cilësinë e mallit gazetaresk, por në radhë të parë për veten e tij dhe për të mirën e brezave që vijnë.
Struktura topografike e mediave shqipe nuk është aq e thjeshtë, përkundrazi, është shumëkomplekse, "plot male e kodra të larta, gropa e humnera të thella". Gara për t’u ngjitur në këto male e kodra, nganjëherë, për ndokënd, është e lodhshme, e mundimshme dhe madje e paarritshme. Shumëkush në këtë ngjitje humb fuqinë, energjinë dhe përqendrimin, stërlodhet dhe s’e gjen më rrugën. Por, kjo ngjitje në këto "male e kodra të etikës" nuk duhet të ndërpritet, pavarësisht sa lodhje dhe sa sakrifica kërkon ajo.
Mediat do të ishin shtyllë e fortë dhe pozitive për opinionin dhe për shoqërinë, nëse do të kishin ”burrërinë” për të ”gërmuar dhe zbuluar” pasojat dhe shkakun e errësirës dhe të çrregullimit tonë kombëtarë e shoqëror.
Ndikimi i televizionit mbi të menduarit tek femijet.
A ndikon bota fantastike e televizionit në shtrembërimin e realitetit të botës?Xhorxh Gebner dhe kolegët e tij të Universitetit të Pensilvanisë, supozojnë se pikërisht ky është ndikimi më i madh i televizionit. Anketat e tyre me fëmijët tregojnë se ata që shohin më tepër televizion kanë prirje më të madhe se ata që shohin më pak, që të ekzagjerojnë me sasinë e dhunës në botën që i rrethon.Një anketë kombëtare që përfshinte fëmijë amerikanë të moshave nga 7 deri 11 vjeç, zbuloi se ata që shikonin shumë televizor kishin prirje më të madhe se ata që shikonin më pak televizor, për të pranuar frikën “se një person i keq mund t’u futej në shtëpi”, ose “kur të dilnin jashtë dikush mund t’i dëmtonte”. Ata që shohin shumë filmat dhe emisionet e tjera ku shfaqet dhunë kriminale, e shohin Nju Jorkun si një vend të rrezikshëm. Ata mendojnë se edhe vetë qyteti i tyre ku jetojnë është një vend i rrezikshëm. Televizori, për çdo vit zëvendëson më shumë orë nga jeta aktive e njerëzve

Post più popolari

KERKO DETYREN TENDE