Vështrim mbi zhvillimin ekonomik të
Shqipërisë.
(
nga lashtesia deri më 1912)
Trualli i Shqiperise, eshte nder me te
lashtet vende te Europes Ai , ka qene banuar qe nga koha e paleolitit te
mesem(100.000-30.000 vjet me pare) e ne
vazhdim. Kerkimet arkeologjike kane deshmuar se banoret neolitiko- eneolitik te Fushës se Korçës mbillnin drithera e rritnin kafshe shtepiake .Ata prodhonin kategori te ndryshme enesh,vegla
pune prej briri,prefse prej stralli dhe
objekte te tjera te perdorimit te
perditshem.
Gjatë epokes se bronzit (2000-1100 p.e.r.),nga
banoret iliret e hershem ilire ,ndertohen vendbanime e para
te fortifikuara (Gajtan,Tren, etj).Po keshtu lindën edhe format e para ekonomise, sidomos metalurgjia
e bronzit ,qe arriti te prodhoje armë te
ndryshme mbi bazen e prototipave egjeanë . Ne fazen e fundit te epokes se bronxit (shek.XIII-XII para kr.) nga
Mikena importoheshin sasira te konsiderueshme veglash pune prej
bakri (thika ,kama,shpata etj,),nderkohe qe iliret eksportonin per ne Greqi produkte te ndryshme prej leshi
,lekurash,mishi,gje e gjalle ,dru,ndoshta edhe dridhera.
Ne kohen e hekurit (shek. XI-V para Kr.) vihet
re nje zgjerim i vendbanime te reja te
fortifikuara . Shume shpejt ato u kthyen
në qendra te prodhimit te qeramikes
dhe te veglave te punes. Në dekadat e para te kesaj kohe u vune ne
perdorim sëpatat e tipave dalmato-shqiptare ;me pas filluan te preferohen armët prej hekuri, qe zëvendesuan
plotesisht tipat prej bronzi .Nga
perpunimi artistik i metaleve , gjate shek.VIII-VII para Kr.,per nevojat e
pajisjes se kaloresve aristokratë ,farketaria ilire prodhoi parzmoret, kallçijtë dhe
përkrenaret prej bronzi.
Aty nga fundi i shek VII para krishtit u
themeluan disa ngulime greke ,qytetet e njohura bregdetare:Dyrrachion
(Durresi), Apolonia, dhe Oricum.
Zhvillimi ekonomik dhe urbanizimi i shpejte qe pervijoi gjate shek.
IV-III para Kr. ,sidomos ne trevat bregdetare, çuan ne formimin e nje vargu
qytetesh ilire. Perkrah poliseve
te njohura helene, u ngriten edhe qytete ilire si;Butroti (Butrinti),
Scodra, (Shkodra), Lissus (Lezha) etj.Per nga pozita dhe roli qe luajten keto
qendra qytetare , u bene pjese e
civilizimit te botes mesdhetare.
Pas vendosjes se rendit skllavopronar ne qytetet mëdha(Dyrrahu,Apolonia, Scodra,
Lissus etj )gjate shek.IV-III,
zbatohen principet urbane te sistemit ortogonal hipodamik. Ne agorate e
disa qyteteve u gjallerua
aktiviteti ekonomik . Shtresat zejtare ngriten nje sere ngrehinash te tipit
punishte, ku shfrytezohej puna e
sklleverve. Krahas formes private te pronës (qe deshmohet nga vulat e
punishteve) ,ekzistonte prona skllavopronare shteterore. Specializimi i degeve te zejtarise imponoi shtimin e
prodhimit te veglave të punes .Edhe poçeria hodhi
forma enesh qe imitonin tipat
helene. Ne shek.llI-II para Kr. punishtet shtetërore dhe private zotëronin plotësisht tregun ilir duke ngushtuar importin helen.
Prona private u perhap edhe ne bujqesi, ku zbatohej dhenia me qira e
tokës nga pronarët e medhenj. Nje mbishkrimi shek. IV para Kr. tregon se ne
fisin ilir i pajoneve (fqinje me maqedonet) ,prodhohej aq shume
grure, saqe plotesonin nevojat e
krahines se tyre ,por edhe furnizonin me shumice qytetin e Athines.Ne kete kohe
fillloi te perdorej gjeresisht parmenda prej druri. Figuren e nje parmende te
ketille ,madje edhe te pajisur me plor hekuri ,e ndeshim ne faqen e nje eneje –hambar (pitos),e
zbuluar gjate germimeve arkeologjike te kryera ne fshatin Tren te
rrethit Korçe .
Ne burimet e shkruara iliret i
permendin si mjeshtra te kultivimit te ullirit ,rrushit dhe te pemeve te tjere
frutore.Prej elbit ata nxirrnin nje pije te shijshme “sabaja”,ndersa ne
Dyrrachion prodhohej nje lloj vere prej mjalti, e thirur me emrin” Balisk”.
Nje ndikim per zhvillimin ekonomik ne periudhen antike luajti edhe mbreteria ilire.Per nevojat e shkembimeve ne
tregun antik, u hodhen ne qarkullim monedhat e shtetit ilir,por edhe prerjet e
qyteteve të Apolonisë, Dyrrahut,
Skodrës, Lisit, Bylisit, Amantias luanin nje rol te ndjeshem ne kembimet
tregtare. Gjate shek.IV-II para
Kr. prodhimet ilire konkuruan mallrat helene .
.Shekujt IV-II para Kr. shënojnë lulëzimin
ekonomik dhe kulturor të qyteteve ilire. Që në shek. IV para Kr. Dyrrhachioni
qyteti kishte një kantier për ndërtim anijesh dhe mjeshtërit ilir permenden si
ndërtues të aftë të anijeve liburne.Ne cdo qytet kishte punishte për punimin e metaleve, të lëkurës,
të prodhimit të qeramikës ,të pëlhurës etj.
Pas pushtimit nga Roma me 168 para Kr. iliret u futen gradualisht ne juridiksionit e
administrates provinciale romake.Me ardhjen në pushtet të Oktavian Augustit,
disa qytete ilire (Dyrrachium, Buthrot etj.) u shpallen koloni romake dhe ne
mjediset e tyre filluan të zbatoheshin parimet e sistemit
romak të ekonomise. Ne tokat pjellore u krijuan latifunde ku u zbatua
gjeresisht puna e skllevërve. Pas shek.II
mbas Kr. projektuesit romake e orientuan ekonomine ilire ne zhvillimin e bujqesise, blegtorise dhe shfrytezimin e
minierave. Tregtia u orientua nga eksporti drejt Romes. Nje prioritet te vecante iu perkushtua qytetit
te Dyrrachiumit ku ,per nje kohe
relativisht te shkurter u ndërtuan: amfiteatri, biblioteka, terma publike,
ujësjellësi si dhe shumë vila luksoze.
Pas krijimit te provinces
romake te Maqedonise per zhvillimin e
infrastruktures rrugore ne Ballkan u
perpunua nje strategji e ve
cante. Ndertimi i rruges romake transballkanike(Dyrrachium-Thessalonik rreth
395 km), e thirur” Via Egnatia”,si vazhdim i “Via Apia “ne Itali ,beri te
mundur zgjerimin e lidhjeve tregetare dhe shndrimin e bregdetit te Ilirise Jugore si ure lidhese ne
mes Perendimit dhe Orientit.Rruga
Egnatia ,e shtruar midis viteve 146-143 nga
prokonsulli Maqedonise, Cnaesus Egnatius, pershkonte distancen nga Apolonia e Ilirise ne Thesalonik me rreth 267 milje(395 km). Me vone, pikenisje e Egnatias u be kolonia e Dyrrachiumit dhe duke mbritur ne
Bizanz ajo kish nje gjatesi prej
553milje (830 km). Gjurmimet e bera pergjat segmentit
Dyrrachium-Philippi (kalldremet,urat e
gurit,kanalizimet etj), kane deshmuar per tekniken e ndertimit te via Egnatias. Traktet ne forme kalldremi
te ndertuar me gure plloçake, te zbulura
ne Kryeluz te Kavajes, Librazhd( Xhure ,Cekrez ,Dardhe), kane gjeresi qe
varion 4-6.7 m.
Dijetari i shquar romak , Ciceroni(106-43
paraKr.) do ta percaktonte kete rruge
me shprehjen e njohur:”nostra militare”.Por ,per karakterin e
Via Egnatias burimet e shkruara
dhe objektet e ndryshme arkeologjike(relievet ,guret miliare e vecanerisht mbishkrimet qe gjenden
ne to ),flasin shkoqur se , krahas
shfrytesimit per operacione
ushtarake, ky aks rrugor
funksionoi vazhdimisht edhe si
arterie prioritare e tregut nderrajonal.
Qytetet koloni romake te Iliricumit
Jugperendimor kishin lidhje të gjëra ekonomiko-tregtare me qendrat kryesore portuale të pellgut Adriatiko-Mesdhetar dhe sidomos me
rajonet e gadishullit Apenin.Nga te dhenat epigrafike rezulton se , pervec perfaqesuesve te shtresave te qytetareve te thjeshte ,dalin
edhe emra qe kane te bejne me skllevër e liberte, por edhe te profesione te ndryshme si ajo e shkruesit,
muzikantit, kovaçit, karpentierit, rrobaqepesit etj.Në një mbishkrim të shek.
II pas Kr. bëhet fjalë për një edil (kujdestar ndërtimesh), i quajtur Syr
Epidamni nga Dyrrachiumi , për të cilin, pas vdekjes ,mjeshtrit karpentier, i
kanë dedikuar një monument.
Perbri Egnatias, ne rajonet ekonomikisht te
zhvilluar, u ndertuan edhe nje varg
stacionesh( mancio) .Nje i tille eshte Ad Quintum( ne afersi te Scampinit), i ndertuar ne shek.II mbas
Kr.,prane te cilit kishte edhe nje kompleks
monumental ( me terme,nymfe,
etj.).
Via Egnatia duke kaluar permes qendrave te medha
urbane(Dyrrachium-Scampis-Lychnidos-Herakleia-Edessa-Pella-Thessalonike-Amphipolis-Philippi-Neapolis-Ankontisma
-Traianopolis- Byzanz ), perfaqesonte
arteren me te shkurter qe lidhte
bregdetin e Ilirise jugperendimore
me Egjeun verior dhe
Bosforin.Ndersa te gjitha rruget e tjera ne veri dhe ne jug te saj ishin
thjesht degezime.
Kjo rritje e tregut provincial deshmohet arkeologjikisht ne
qarkullimin e amforave te transportit te tipeve Dressel,Lamboglia dhe te
llampave te prodhuara nga firmat
romake.Burimet historike dhe te dhenat epigrafike flasin shkoqur per presencen
e tregetareve romake ne Dyrrachium
Thessalonike,Amphipolis,Apollonia,Pella Edessa etj.Keshtu ne nje stele varri te
shek.I para Kr., e zbuluar ne Dyrrachium eshte shkruar ne greqisht emir i
tregetarit nga Ankona.
Qarkullimi ne qytetet ilire i monedhave
të perandorit Hadrian dhe te A.Piut nuk eshte e rastit,por mbeshtetet
nga fakti se ndertimet me kryesore(
ujesjelljellesat, banjot publike etj.) jane bere gjate sundimit te ketyre
perandoreve . Gjate kesaj faze nga punishtet e qyteteve vazhduan te
prodhoheshin sipas nje teknologjie te re
tullat e tjegullat. Pervec qeramikes sigilata italike, nuk perjashtohet
mundësia e ngritjes ne qytet e filialeve
të firmave apenine .Artikuj mjaft te kerkuar ishin kandilat e tipit me kanal(Firmenlampen) te
prodhuar nga mjeshtrat italikë : FELIX, FORTIS, OCTAVI, NERI, VIBIANI, FESTI
etj.cka provon se tregtia e qytetit ishte orientuar me
gadishullit Apenino -verior.
Edhe
enet prej qelqi, imitojne modele italike ose forma të qeramikes arretine. Ato perfaqesohen nga
urnat cinerare, shishet e vogla (unguentaret dhe balsamaret), eprovetat
etj.. Me origjine nga Korinthi ,ashtu
sic eshte konstatuar edhe ne Apoloni,
Butrint, Bylis ,jane kandilat korintike te firmave : KARPU, POSFORU, KALISTU,
FLAVU etj.Qytetet e Ilirise Jugperendimore zhvillonin nje tregti te rregullt me qendra të Azise së Vogel, ishujt e Egjeut, nga
Atika, Afrika e Veriut,te gadishullit
Iberik etj.
Gjate periudhes se shekujve te pare mbas Kr. perbri qyteteve te via Egnatias
tregetoheshin edhe mallra te ndryshme te prodhimit romak dhe ato qe importoheshin
nga vendet ekzotike.(prodhime te farketarise,bizhuteri, etj.)
Me ndarjen e Perandonise Romake (viti
395), Iliria hyn ne perberjen e Perandonise Bizantine,nderkohe , ne kufijte e
saj, u dynden gotet, avaret etj. Kriza e rendit skllavopronar dhe dyndjet e
barbareve u pasqyruan ne ekonomine ilire me vendosjen e sistemit te kolonatit
ne shek.IV te er. Shekujt IV-V te e.r. shenojne nje renie relative te qyteteve
dhe zoterim te ekonomise bujqesore.Megjithate
periudha e antikitetit te vone
per portet e Epirit te Ri ishte koha e rigjallerimit te lidhjeve tregtare me mjaft provinca dhe
qytete te Mesdheut. Gjate kesaj periudhe kemi nje shkembim intensiv te artikujve te
artizanatit lokal bizantin, me importet
orientale e perendimore (gote
,longobarde etj). Ne qytetet e provincave bizantine te Epirus Novas,
Macedonia Prima e
Secunda, Thessali,Rhodope,etj,krahas te tjerave, eshte zbuluar nje lende e
pasur me plastike arkitektonike dekorative te prodhuara me mermer Prekonnesos
dhe te Thasosit ,materiale keto, qe jane transportuar dendesisht nepermjet
trasese se Egnatias.Keshtu ne baziliken
B te Philippit jane perdorur elemente arkitektonike prej mermeri te
Thasosit,ndersa tek bazilikat e provinces
Epirus Nova(Dyrrachion ,Scampis etj.) ndeshen si materiale ndertimi kolona e kapitele te importuara nga
Preconesios.
Per prefekturen
e Illyricumit(Praefectus praetoria
Illyricum ) ,gjate antikitetit te
vone , Thesaloniki
ishte punishtja
kryesore e prerjes se monedhave bizantine,nderkohe
qe
Dyrrachioni,Stoboi,Heraklea,Lynkestis,Amphipolis,Neapoli e qytete te
tjere konsideroheshin si qendra te medha
tregetare perbri rruges Egnatia. Ne tregjet e e tyre qarkullonin amforat
orientale , amforat cisterne te Samosit, ene te guzhines(terrasigillata fokeane ,ene te tipit Griss ,etj). Nder artikujt e importuar nga Egjeu dhe Azia
e Vogel per ne Itali preferoheshin vererat, produktet ushqimore tekstilet e mallra te tjere. Gjatë
shek.V-VII linjat më të rrahura detarë
ishin itineraret:
Kerkyra-Patras-Korinth-Dyrrhachion; Dyrrhachion-Brindizi-Otranto;
Dyrrhachioni -Olcinium-Salona etj.
Në kushtet e sundimit bizantin, Durrësi
,Kruja, Scodra ,Lisus,Sarda, Berati ,Aulona etj ishin ndër qytetet e Ballkanit (Hemusit) që perballuan zigzaket e zhvillimit mesjetar.Ne
shek. VII-VIII, si fazë e parë e mesjetës së hershme ,në kushtet e sundimit
bizantin ,Durrësi, ishte ndër qytetet e paktë të Ballkanit (Hemusit) që
perjetoi një periudhë “qetësie”.
Përfaqësuesi i fundit i dinastisë së Justinianit, Maurik Tiberi
(582-602), bëri disa investime në Durrës. Njëfarë qëndrueshmërie arriti të
kishte qyteti edhe në kohën e perandorit Herakli(610-641).
Pas largimit të garnizoneve bizantinë në
vitin 616, vartësia e qytetit të Durrësit nga pushteti qëndror pësoi një shkëputje relative. Kjo
bëri që në Durrës dhe në trevën përreth tij
të rigjallërohen organet e lashta të vetëqeverisjes lokale dhe të
zhvillohej më tej tradita vendase me tipare të reja, tanimë feudale.
Pas rinovimit te raporteve politike e
ekonomike midis Bizantit dhe perendimit(
e vecanerisht politika e bashkeekzistences se perpunuar nga perandori Herakli,
) u vu re nje rigjallerim i tregetise me
qytetet italike. Keto mardhenie ishin kaq te gjera sa nje pjese e mire e
rajonit te Pulias, te Sardenjes,Lacios,e Kampanias, pas vitit 600 , thirej me emrin “Bizanti
Perendimor “
Aty nga mesi i shek.VII deri ne fund te
shek.VIII ne tregjet e qyteteve ,qe munden te
mbijetojne(Dyrrachion,Thesalonik,Amphipolis, Philippi, Neapolis
,Chrystopolis etj), pervijoi nje tregeti aktive ,madje ne Thesaloniki vepronte
kommerkiarios apothekes dhe nuk perjashtohet qe dege te saj te kishte edhe ne
Dyrrachion e Chrysoupolis. Thesaloniku ishte kommerkiarioi nepermjet te cilit
behej jo vetem rishperndarja e te gjithe prodhimeve te artizanatit bizantin,
por edhe te mallrave italiane,lusitane ,
iraniane etj . Prania e disa
mallrave, sic duket italike, shpreh lidhjet me qendrat e perkundrejta te Adriatikut .Keshtu perkrenarja e tipit
Baldenheim (me origjine ostrogote), e
njohur si gjetje ne Heraklea Lynkeste,
Justininana Prima etj., mendohet se mund te jete prodhuar ne Ravene.
Edhe enet prej qelqi italiko-verior gjate
shek.VII, ishin mjaft te
preferuar si artikuj ne tregjet e Dyrrachionit, Lissusit, etj.
Gjate shek.VII, ashtu si ne mbare perandorine , u vune re kufizime te
qarkullimit te monedhave edhe ne rajonin e Adriatikut te Poshtem, shfaqje
kjo e krizes se sistemit monetar ne gjithe perandorine bizantine . Duke qene
nen kontrollin e drejperdrejte te sllaveve dhe te avareve , rruga Egnatia ,
gjate kesaj kohe ,pothuajse pushtoi se qeni si arter kryesor tregtar i
perandorise. Keto rrethana sollen si
pasoje mbylljen e rruges baze te sferes se kembimit dhe te qarkullimit te
monedhes ne Ilirikumin.
Prirje per pakesim dhe madje, per nje
nderprerje te monedhes, pati dhe gjate
shek.VIII. Duke filluar nga Konstanci IV Pogonati (v.668) e deri tek Theofili
(v.829) zbulimet arkeologjike ne Shqiperi,
kane dhene fare pak gjetje monetare dhe per rrjedhoje nuk mund te behet
fjale per rrjedhshmeri normale te qarkullimit monetar gjate kesaj periudhe. Por megjithese ky kufizim i qarkullimit monetar solli veshtiresi te
ndryshme ne ekonomi . Pavaresisht nga ky nivel prodhues i qyteteve te Adriatikut te Poshtem , prapeseprape
germimet arkeologjike dhe burimet flasin per nje vazhdimesi te panderprere te
jetes qytetare edhe gjate kesaj
periudhe.
Në
novelat bizantine të shek.VIII-IX, flitet për Arhondinë e Durrësit, si
qarku më i madh e më i rëndësishëm dhe
ndër brezat bregdetarë të Adriatikut lindor. Durrësi ,me skelën e tij
njihej si baza më e madhe e flotës ushtarake bizantine dhe arhondi (sundimtari)
kishte në kontroll të gjithë komandantet e kësaj flote. Gjatë kesaj periudhe qyteti pati lidhje dhe kontakte të
drejtpërdrejta ose anësore me
Konstandinopojën,Selanikun
dhe me qytete të tjera të Bizantit.
Roli i qyteteve u rrit akoma me tej pas
themelimit te themave. Pozicioni i favorshem gjeografik i themave te
Dyrrachionit,Thesalonikut,Strymonit dhe Macedonise, riperteritja e Via
Egnatias, (qe ne kete kohe thirej edhe me emerin “Via Dyrrachion”),fuqizimi i
kontakteve me rajonet e Mesdheut, rritja e vleres se monedhes bizantine te gjitha keto bene te
mundur qe midis shek.IX-XI te perjetohet
nje impuls te ri ekonomik. Ne tregjet e Via Egnatias, gjate kesaj kohe ,
qarkullonin prodhimet e qeramikes (tipet Otranto I e II), nje numer i larmirte me stoli te natyres
ballkano-bizantine : vethe, unaza, varese, byzylyke, mjetet e liturgjise
(enkolpione te tipit “Holy Land”, kryqe
e shandane )
Via Egnatia dhe akset qe lidheshin me te
:Rruga e Sofjes, Rruga transversale (Naissus-Serdika-Portes
Trajanes-Philippoi-Adrianople) ,ishin arterieret kryesore te trafikut tokesor
te Ballkanik qendror dhe jugor gjate
shek.IX-XI.
Në fillim të shek.XI në Durrës kishte një
lagje që banohej kryesisht nga tregetare
venedikas dhe amalfianë. Gjeografi i shquar arab i shek.XII Abu Abdullah
Al-Idrizi e quan Durrësin si “…qytet i madh dhe me shumë banorë .
Gjate shek.XII-XIV, periudhe që përkon me
kohën e vonë bizantine, në qendrat e bregdetit të Arbanonit janë vërejtur
ndikime të kulturës romaniko-gotike. Ky proces pati intensitet të dukshëm pas
vendosjes së normanëve në Durrës me 1081. E ndersa në fazën e parë (1081-1204)
kemi të bëjmë me ndertime të pjeshme të
arkitekturës e artit perëndimor, në fazën e dytë (1204-shek.XIV), me
ndermjetësinë e urdhërave franceskanë e domenikanë, u ndërtuan në Durrës dhe në
prapatokën e tij (Cetë, Rodon etj.) kisha të mirëfillta të stilit
romaniko- gotik.
Ne fillim te shek.XIII (vitet 1204-1213)
Durresi ishte organizuar ne formen e
Dukatit te tipit venecian dhe
kish arritur nje zhvillim te dukshem ekonomik, me popullsise qe
llogaritej me rreth 25.000 banore. Edhe gjate shek.XIV-XV administrata
e Venedikut ne Durres kishte
sjelle ne qytet pronare me prejadhje nga fisnikeria italiane (De
nobili genere).Midis tyre kishte familje
te shquara,si Kontarenet,Maurot,,Barbadigot etj.,qe kishin blere toka e
bageti jo vetem ne Durrres,por edhe ne
Vlore e Butrint duke ngritur ne afersi te ketyre qyteteve edhe fermat e tyre (casale).
Ne kete kohe
permenden zanatcinj te ndryshem : botari (prodhuesit e vozave),
lekurpunuesit, kepucaret, bukepjekesit, kasapet (macellarius).etj.. Qytetet
arberore kishin unifikuar masat e peshave dhe vulat qe vendoseshin mbi thaset e kripes. Midis mallrave kryesore qe
eksportoheshin nga Arberia per ne
tregjet e Adriatikut ,e vecanerisht per ne Venedik,Ankona,Raguze etj, pervec
kripes dhe peshkut, kishte edhe prodhime te tjera si:dritherat,bulmetra
verera,dyll,mendafsh,lekura,lende druri,bageti te gjalla, kuajt (albanos
hyppos) etj. Tregtaret durrsake permenden me anijet e tyre ne Venedik. Nder artikujt e importit qe vinin nga
Venediku, Raguza e qytete te tjera italike ishin cohrat e shtrenjta, armet,
stolite prej ari, xhamat, orendi shtepiake
etj.Ne
tregun e Durresit ,Shkodres ,Vlores e gjetke
, sic ka rezultuar edhe nga germimet arkeologjike,ishin mjaft te
preferuar enet me glazure te prodhimeve veneciane
Per gjallerimin e tregut,krahas
monedhave te njohura te te Republikes,Venediku preu dhe vuri ne qarkullim prerjen e re me legjenden : DALMAT ET
ALBAN.
Deri ne fund shek. XV per nga niveli ekonomiko-shoqeror ,Arberia ecte krahas vendeve të tjera
adriatiko-ballkanike. Por pushtimi osman e nderpreu ketë zhvillim.
Sipas kronikanëve osmanë të shek.XVI
Durrësi apo sic e cilësojnë ato, Konstantinopolis i dytë, u pushtua nga turqit
më 15 gusht 1501
Pushtimi otoman pati pasoja të rënda jo vetëm për Durrësin, por dhe për mbarë
Arbërinë. Qyteti i madh dhe hijerëndë u
transformua në një qytet të vogël me 100-120 shtëpi duke mbetur i tillë për një
periudhe relativisht të gjatë
Gjatë shekujve XVI-XVII qytetet shqiptare u
përfshine në njësitë
administrative-ushtarake turke, te
sanxhaqeve dhe kazave. Vetëm në shek.XVII Durresi filloi ta rimarrë veten duke u bërë qendër e
tregtisë tranzite dhe skela kryesore e Shqipërisë së mesme. Tregtare venedikas,
raguziane e fiorentinas te kesaj kohe
kerkonin te eksportonin nga Shqiperia nepermjet skeles se Vlores, Durresit dhe
Lezhes. Gjate shek.XVII Durresi u shdrua
qendra kryesore e vendit ku, nepermjet
skeles se tij,qarkullonin mallrat e tyre rreth 100 tregtare vendas( nga
Shkodra, Elbasani, Voskopoja etj)dhe te huaj,qe kishin edhe magazinat e tyre ne kete qytet. Vetem
gjate vitit 1699 u eksportuan nga Durresi per ne Venedik 3000 kv dyll, 15000kv
lesh te cilesise se pare dhe sasira te medha lekure . Tregtia tranzite me karvane ndiqte rrugen e
vjeter Durres- Elbasan- Oher- Selanik
Durresi gjate shek.XVIII konsiderohej si
porti kryesor i Shqiperise, madje edhe
si skela me rendesi nderballkanike ku ishin vendosur disa konsullata te
vendeve europiane. Prodhimet shqiptare terhoqen vemendjen e mjaft shteteve
evropiane. Keshtu Franca themeloi zyren konsullore ne Durres ne 1669. Pas vitit
1718 ne Durres krijohen agjensi konsullore edhe Anglia , Hollanda, Venediku,
Raguza dhe Austria.
Aty nga fund i shek. XVI-fillimi i
shek.XVII ,ekonomia e vendit nisi ta rimarre veten, çka çoi në rigjallerimin ekonomik te qyteteve si: Berati, Shkodra, Elbasani,
Prizreni, Gjirokastra etj. Në shek.XVIII Franca, Venediku, Hollanda, Raguza
e më vonë Austria, kishin ngritur ne Durres konsullatat e tyre. Në mesin e
shek.XIX qyteti kishte 84 dyqane, 64 magazina, 8 hane të bukura si dhe disa konsullata dhe agjensi të huaja.
Në harkun kohor ,fundi i shek XIX- fillim të
shekullit XX ,Shqiperia përfaqësonte një
vend të vogël të tipit oriental ku
mbizotëronte prodhimi zejtar. Përmes
porteve detare si :Durresi e Vlora tyre
realizoheshin eksportet dhe importet
detare me pellgun Adriatiko-Mesdhetar ,ashtu dhe me Evropën Qendrore.
Nga limani Durrësit eksportoheshin drithra buke për në tregjet e Venedikut,
Triestes dhe Dalmacisë. Në Austri dhe Egjypt dërgoheshin kafshë të gjalla.
Lëkurat e kafshëve dhe leshi shiteshin në Venedik, ndërsa duhanin e dërgonin
për ta përpunuar në fabrikat e cigareve të Milanos. Nga ky port
eksportoheshin gjithashtu fasule, farë
liri, brirë kafshësh etj. Importi përbëhej nga prodhime industriale dhe
bujqësore si dhe lëndë të parë: zink, kallaj, llamarinë etj.
[2]. M. Korkuti, Rapports de
civilisation illyro-égéens a l'âge du bronze et survivances de certains objets
de type mycénien à l'âge du fer), "Studia Albanica" 1970, 2, f. 43-59.G.Touchis – P.Lera, Le bronze moyen dans le bassin de
Korçë á la lumière des fouilles de Sovjan, L'Illyrie Méridionale et
l'Épire dans l'Antiquité –IV: Actes du IVe ,colloque international de
Grenoble (10-12 octobre 2002). Paris, 2004,
f. 23-28.
[3].
B.Jubani, Il traffico e gli scambi commerciali–culturali fra l'Albania ed i
paesi limitrofi nella prima epoca del ferro. "Südost-Europa-Schriften band 17.
Prähitorische Archäologie in Südosteuropa band 11". Handel, tauch und
verkehr im bronz-und frühei-senzetlichen Südosteuropa. München-Berlin,
1995, f.
363-369.
[4]. H. Ceka -
N. Ceka, Sur le développment
de l'état ches les Illyriens,”Studime Historike"
1969, 2,
f. 133-143.
[5]. P.Cabanes, La presence grecque sur la côte orientale de
l’Adriatique en Illyrie du Sud. Greek influence along the East Adriatic
Cost. Proceedings of International Conference held in Split from
September 24th to 26th , 1998. Split, 2002.
f. 51-62.
[7].Sh. Gjongecaj-
O.Picard, Drahmes d'Apollonia et de Dyrrachion dans les Balkans.Studia
Albanica, 1/2005. Tiranë, 2005,
f. 139-154.
[8]. S.Islami, Problems
of Illyrians History,Studia Albanica, 2000, XXXIIIe année. Tiranë,
2001, f.
47-55.
[10]. A.Hoti-D.Komata,Via Egnatia: The Dyrrachion –
Philippi,itinerary.”2 nd Internacional Conference
of Ballkan Historical Studies”,(Kavala,15-18 september 2005),pp.112-114.
[15]. E.SHEHI‘ I rapporti commerciali di Dyrrachium e di altre citta dell Illyricum del sud con i
centri del Mediterraneo (III secolo a.C.-III secolo d.C), Atti del 1°
incontro scientifico Antichità Altoadriatiche LII,
Trieste 2003,p. 214.
[17] . A.Hoti-D.Komata,,Via Egnatia: The Dyrrachion – Philippi,itinerary.”2 nd internacional
conference of
Ballkan historical studies”,(Kavala,15-18 september 2005),pp.112-114.