Whatsapp


Etichette

HISTORI PSIKOLOGJI LETERSI SHQIPE SHKENCA POLITIKE BIOLOGJI QYTETARI SOCIOLOGJI DREJTESI ESE ARGUMENTUESE JURIDIK PEDAGOGJI GJEOGRAFI EDUKATE SHOQERORE DIDAKTIKE BAZAT E FINANCES SHKRIM AKADEMIK FINANC BANK LETERSI BOTRORE GJUHE SHQIPE MATEMATIKE HISTORI SHQIPRIE SHKENCA JURIDIKE ANALIZE VEPRASH EDUKIM FIZIKE PSIKOLOGJI EDUKIMI ESE UNIVERSITETI POEZI MENAXHIM FINANCIAR MJEKESI KIMI PARAPSIKOLOGJIA EKONOMI INFORMATIKA ESE LETRARE MENAXHIM BIZNESI NJOHURI PER MEDIANIAN TRASHGIMI KULTURORE Anatomi ESE FILOZOFIKE GAZETARI INFERMJERI MENAXHIM TURIZEM SHKENC TOKE E DREJTA NDERKOMBETARE PUBLIKE HISTORI BOTRORE POLITIKAT E SIGURIS KOMBETARE E DREJTA E PRONES Histori e Mendimit Politik ALL POST AUDITIM BANKAR BAZAT E DEMOKRACISE DHE TE DREJTAT E NJERIUT ESE SHKENCORE FILOZOFI HISTORI ARTI HISTORI E EKONOMIS SHQIPTARE LETERSI MENAXHIM NDERTIMI MIKROEKONOMI POEMA PSIKOLOGJI REHABILITIMI BJOLOGJI EDREJTA E MJEDISIT FJALE TE URTA LEKSIONE AUDITIM MARDHENIA ME PUBLIKUN MASTER SHKENCOR Marrëdhënie Ndërkombëtare PSIKOLOGJI KESHILLIMI PSIKOLOGJI SHKOLLE SINTAKS TEORI E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE ANGLISHT EDUKIM MUZIKORE ESE ANGLISHT ESE INFORMUESE GJUHE INFERMIERI KERKIM SHKENCOR METODAT E EDUKIMIT EMPIRIK METODIKE ARITMETIKE PSIKOLOGJI ZHVILLIMI TEKNOLOGJI INFORMACIONI TRASHGIMI KULTURORE EUROPIANE APLIKIM KOMPJUTERIK BUJQESI ESE HISTORIKE ETIKA E TE USHQYERIT GUIDE TURISTIKE HIGJENE HYRJE NE PSIKOLOGJI INFORMATIK ISMAIL KADARE LETERSI PER FEMIJE MENAXHIM KLASE MESIMDHENIE ORGANET E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE PSIKOTERAPI SOCIOLOGJI EDUKIMI pyetjet e Licences ANALIZE sHARL BODLER Dituri natyre E DREJTA KUSHTETUESA EDUKIM FIZIK EDUKIM PER KARRIER KSHILLA SHTATZANIE LIBRA LEXO-SHKARIKO LOGJIKE MATURA SHTETERORE MBROJTJE DOKTORRATURE MIGJENI MUZIKE POLITIK ARSIMORE POLITIKA NE BE PSIKOLOGJI E ZBATUAR NE MESIMDHENIE RECENSION TEME DIPLOME hist

Si ndikon televizioni te fëmijët



http://eseshkolle.blogspot.com/
Si ndikon televizioni te fëmijët
Televizioni si media përafërsisht ka për detyrë të formojë vetëdijen e qytetarëve. E dimë se me sa lehtësi televizioni realizon marrjen e informatave. Mirëpo, ata që kanë antena satelitore janë dëshmitarë të çmendurisë së shpirtit dhe mendjes njerëzore.
Sepse, në fillim, njeriu shikon televizionin sepse "nuk ka se çka të bëjë", ndërsa, më vonë ai nuk i kryen punët që duhet t'i kryejë sepse e shikon televizionin.


Televizioni është një mjet ku fëmija përshtatet në mënyrën më të mirë gjatë një kohe të caktuar, e cila pak nga pak merr kohë edhe nga aktivitetet e tjera, që mund të jenë mjaft të nevojshme për një fëmijë. Ai ndiqet mesatarisht rreth 20 orë në javë. Veçanërisht fëmijët bashkëkohorë janë nga ndjekësit më të rregullt të tij.Fëmijët e shikojnë televizionin me dëshirën dhe me kureshtjen më të lartë.
Në ditët e sotme po diskutohen shumë rreth problemeve që shkakton televizioni kur ndiqet në mënyrë të pakontorlluar. Televizioni tek fëmijët shfaq probleme, si fizike ashtu edhe emocionale. Një nga problemet fizike që shkakton ndjekja e televizionit për një kohë të gjatë është dëmtimi i syve, problem me të cilin janë afirmuar të gjitha klasat e shoqërisë. Qëndrimi i gjatë para ekranit shkakton varësi të fëmijëve ndaj televizionit. Televizioni bën që ata të mos jenë aktiv nëpër aktivitete fizike dhe mos të kërkojnë aktivitete të reja, në të cilat ata do të ishin më aktiv dhe në lëvizje. Kështu ata konsumojnë ushqim, por nuk bëjnë lëvizje, në mënyrë që të shpenzojnë kaloritë e tepërta, gjë e cila nuk do të shkaktonte problemin e mbipeshës te fëmijët.
Një fëmijë që rrië gjatë para  televizionit kthehet në një fëmijë joaktiv, i cili mbërthehet në vendin ku është ulur, nuk lëviz, nuk i krijohet mundësia të dalë dhe të bëhet i shoqërueshëm. Në brendësi të këtyre fëmijëve ecën ideja e një jete të mbyllur, e cila nuk të mundëson të shprehësh interesim apo vëmendje për gjëra të tjera dhe nuk të nxit aftësitë krijuese. Përgjegjësia më e madhe për këtë gjë që i ndodh fëmijës bie mbi prindërit, për të vetmen arsye se fëmija kërkon një përqëndrim dhe mbështetje të veçantë gjatë gjithë kohës që mos të krijojë varësi ndaj televizionit. Por prindërit, në mungesë të kohës që t’u përkushtohen fëmijëve si mjet qetësues dhe për t’i bërë të lumtur, zgjedhin si “dado elektronike” televizionin.
Shikimi i televizionit nga fëmijët, pa bërë përzgjedhje të emisioneve dhe kanaleve nga prindërit, krijon mundësinë që fëmijët të shohin skena të dhunshme, të cilat rritin mundësinë për sjellje agresive të fëmijëve, për arsye se fëmija mendon se ajo që transmetohet në televizion mund të ndodhë edhe në realitet dhe mund të jetë dicka e vërtetë. Kjo padyshim që ndikon te fëmijët. Kur ata shohin vazhdimisht dhunë në televizion, fillojnë të mendojnë që ajo është diçka normale dhe e pranueshme nga shoqëria, ndërkohë që shoqëria përpiqet që ta ndalojë atë. Fëmijët përvetësojnë atë çka shohin, duke mos ditur të bëjnë dallimin ndërmjet asaj që duhet të përvetësojnë dhe asaj që nuk duhet.Këtu duhet të kemi kujdes të shtuar, sepse ndikimi negative i televizionit mund të jetë i pashmangshëm kur dihet se fëmijët nuk kanë kapacitetin mendor që ta dallojnë realitetin nga fantasia.
Fëmijët po ndeshen me një presioni që kultivon tek ata antivlera. Fëmijët janë gjatë gjithë kohës nën ndikimin e filmave me dhunë, krim, mashtrim, vjedhje, degradim moral. Në moshën më delikate të formimit e kanë të vështirë, qoftë edhe nën monitorimin e prindërve dhe mësuesve, të gjejnë emisione edukative, formuese. Madje në këtë rrugë duket se përballë fuqisë së medias, ka rënë forca e shkollës, roli i mësuesit dhe puna edukative e familjes. Në këtë kontekst duhet njohur ndikimi i medias mbi fëmijët, si dhe kërkesë për një proçes selektimi të materialeve që fëmijët kanë mundësi të ndjekin përmes televizionit.
Mendoj se fëmijët janë duke u “bombarduar” me ide, mendime, filma e shkrime që në vend që t’i edukojnë fëmijët me ndjenja pozitive sociale, të humanizmit, solidaritetit, sedrës së shëndoshë, vetëpërmbajtjes seksuale, respektimit tëmoshuarve, respektimin e femrës, dhënies pas objektivave dhe synimeve të shëndosha për jetën, bëjnë të kundërtën.

NDIKIMI I TELEVIZIONIT NË AGRESIVITETIN E FËMIJËVE
Kemi vënë re se kur fëmijët shikojnë një model agresiv, ata e imitojnë atë, madje mundohen të krijojnë mënyra të reja për të stimuluar sjellje të dhunshme. Në vitin 1945, në një anketë, Gallup i pyeti amerikanët: “A e dini ç’është televizori?”, ndërsa sot, dy të tretat e familjeve amerikane kanë më shumë se tre televizorë në shtëpi. Në shtëpitë mesatare, televizori qëndron ndezur mesatarisht 7 orë në ditë dhe pjestarët e familjes shohin 4 orë në ditë secili. Gratë shohin televizor më tepër se burrat, fëmijët e vegjël dhe pensionistët shohin më tepër se nxënësit dhe punëtorët, ata më pak të edukuar shohin më shumë se ata më shumë të edukuar. Që prej 1994, Studimi Kombëtar mbi Dhunën e Televizionit (1997), ka analizuar rreth 100 000 programe nga të gjitha llojet e televizioneve amerikane. Nga kjo analizë rezultoi se gjashtë nga dhjetë programe përmbajnë dhunë. Në fund të shkollës fillore, një fëmijë mesatarisht ka parë rreth 8000 vrasje dhe 100 000 akte të tjera dhune në televizion.A stimulohen sjellje kriminale prej skenave kriminale? Apo ndoshta, këto skena përthajnë energjinë agresive duke e konsumuar atë gjatë shikimit? Si ndikon dhuna televizive mbi mendimin dhe sjelljen e shikuesve?

NDIKIMI I TELEVIZIONIT MBI TË MENDUARIT.
A ndikon bota fantastike e televizionit në shtrembërimin e realitetit të botës?Xhorxh Gebner dhe kolegët e tij të Universitetit të Pensilvanisë, supozojnë se pikërisht ky është ndikimi më i madh i televizionit. Anketat e tyre me fëmijët tregojnë se ata që shohin më tepër televizion kanë prirje më të madhe se ata që shohin më pak, që të ekzagjerojnë me sasinë e dhunës në botën që i rrethon.Një anketë kombëtare që përfshinte fëmijë amerikanë të moshave nga 7 deri 11 vjeç, zbuloi se ata që shikonin shumë televizor kishin prirje më të madhe se ata që shikonin më pak televizor, për të pranuar frikën “se një person i keq mund t’u futej në shtëpi”, ose “kur të dilnin jashtë dikush mund t’i dëmtonte”. Ata që shohin shumë filmat dhe emisionet e tjera ku shfaqet dhunë kriminale, e shohin Nju Jorkun si një vend të rrezikshëm. Ata mendojnë se edhe vetë qyteti i tyre ku jetojnë është një vend i rrezikshëm. Televizori, për çdo vit zëvendëson më shumë orë nga jeta aktive e njerëzve

PROGRAMET TELEVIZIVE NDIKOJNË TEK FËMIJËT
Profesori Arafat Shabani thekson se pasojat e të parit shumë televizor, veçanërisht të pamjeve filmike të dhunshme jo adekuate për moshën e tyre, mund të lënë gjurmë të thella afatgjata dhe të jenë negative, madje kur ata rriten dhe përballen të vetëm në shoqëri, manifestojnë edhe agresivitet. Hulumtimet shkencore flasin se ndikon negativisht në disa aspekte, jashtë aspekteve pozitive që ka.Pika kryesore është se TV rrit sjelljen agresive tek fëmijët, pastaj aspekti tjetër është se luan rol në uljen e motivimit të brendshëm pasi ne kemi dy lloje të motiveve, ato të brendshme dhe të jashtme për mësim dhe fatkeqësisht sistemi arsimor është i koncentruar për motivimin e jashtëm dhe i motivon ata të mësojnë me motive të jashtme, ku mësimdhënia moderne do të mësonte që nxënësit të motivohen me motive të brendshme, ndërsa shpenzimi shumë kohë para TV dhe kompjuterit shkakton ulje të motivit të brendshëm për mësim, ndërsa këtë ulje e zëvendëson me motive të jashtme për veprime negative në shkollë, familje dhe shoqëri . Shpenzimi pa kriter dhe pa kohëzgjatje të caktuar i orëve para televizorit si dhe moskujdesi i prindërve për mbajtjen nën kontroll të fëmijëve të tyre lidhur me ato çfarë shohin në televizor, shpesh ndikon në sjellje në stilin e jetesës dhe në suksesin e tyre në shkollë. Televizioni mund të jetë një burim i mirë i diturisë mirëpo varet nga ajo se çfarë fëmijët shohin në televizion, çfarë emisioni jepen në TV, a ka programe mësimore, përmbajtje edukativo-arsimore, varet nga ajo se çfarë i lejon prindi fëmijës të shikojë.   Pika kryesore është se TV rrit sjelljen agresive tek fëmijët, pastaj aspekti tjetër është se luan rol në uljen e motivimit të brendshëm pasi ne kemi dy lloje të motiveve, ato të brendshme dhe të jashtme për mësim dhe fatkeqësisht sistemi arsimor i yni është i koncentruar për motivimin e jashtëm dhe i motivon ata të mësojnë me motive të jashtme, ku mësimdhënia moderne do të mësonte që nxënësit të motivohen me motive të brendshme, ndërsa shpenzimi shumë kohë para TV dhe kompjuterit shkakton ulje të motivit të brendshëm për mësim ndërsa këtë ulje e zëvendëson me motive të jashtme për veprime negative në shkollë, familje dhe shoqëri” tha profesori Arafat Shabani.

NDIKIMET NEGATIVE TË TELEVIZIONIT
Një studim i ri që doli në numrin e Prillit të “Pedriatia”, del në përfundimin që fëmijët që shikojnë televizion përjetojnë harqe të shkurtuara të vëmendjes Akademia Amerikane e Pedriatisë ka rekomanduar që fëmijët nën moshën dy vjeçare të mos shikojnë televizor dhe ky studim i ri ka përforcuar këtë rekomandim.
Sipas Dr. Day, që për më shumë se një dekadë ka mbështetur eleminimin e televizionit gjatë viteve të para të fëmijës: “fëmijët shikojnë mesatarisht televizor 43 orë në javë, që është më shumë se orët e punës së një të rrituri në javë. Gjatë shikimit, ata shumë shpejt bëhen pothuajse të hipnotizuar. Është treguar shkencërisht që pas pak minutash para televizorit, truri ndryshon nga valë vigjilente të trurit (valët beta) në valë hipnotike (valët alfa), ku qendra e gjykimit të trurit anashkalohet. Kështu dhuna dhe dekadenca që sheh fëmija, anashkalon qendrën e gjykimit dhe ngulitet në trurin e fëmijës pa ndonjë aftësi nga ana e fëmijës për të vendosur nëse ajo që sheh ai është e mirë apo e gabuar. Dhuna dhe dekadenca pranohen nga truri pa iu nënshtruar ndonjë gjykimi moral. Atëhere ajo bëhet pjesë e subkoshiencës së përhershme të fëmijës.Mënyra jonë e jetës, por edhe ambienti jonë ka ndryshuar shumë në dhjetëvjetëshin e fundit. Hapësira e aksioneve të fëmijëve dhe mundësitë e tyre që ta njohin ambientin në mënyrë aktive dhe ta “robërojnë“ atë, janë fort të kufizuara, dhe kështu nevoja për lëvizje natyrore është e penguar.
Aty bëjnë pjesë televizori, radio, CD- Player, videolojërat dhe videofilmat, DVD, revistat, Handys dhe kompjuteri deri te interneti. Konsumi medial do të thotë kufizim për aktivitetin trupor. Për këtë arsye fëmijët dhe të rinjtë duhet të mësojnë aktivisht si të sillen me këto media
SI DUHET TË JETË RAPORTI FËMIJË-TELEVIZION?
Fëmijët munden vetëm një pjesë të sasisë të informacioneve t´i përpunojnë. Televizori me ndërrim të shpejtë të pamjeve shkakton një vërshim ngacmimesh, që para se gjithash fëmijët e njomë nuk mund t´i përballojnë. Fëmijët reagojnë për këtë me shqetësim.                                              Fëmijët e njomë nuk munden po ashtu ta bëjnë dallimin në mes të vërtetës dhe trillimit. Dhuna në televizor i tremb dhe i frikëson ata. Së pari diku në moshën 9 vjeçare fëmijët munden t´i kuptojnë, filmin dhe realitetin, si dhe të dallojnë shtjellimet e komplikuara. Fëmijët dhe të rinjtë janë blerësit më të fortë të informacioneve, të cilat janë të dedikuara posaçërisht për një publik të caktuar. Ne nuk kemi mundësi në ditët e sotme, që publicitetit t´i shmangemi plotësisht, për këtë duhet që prindërit me fëmijët e tyre të diskutojnë mbi kuptimin dhe qëllimin e këtyre mesazheve.

MARRËDHËNIET ME TELEVIZORIN DUHET TË MËSOHEN
Televizori nuk duhet ta zëvendësojë nevojën e fëmijës për sport dhe lëvizje. Lëvizja dhe shfryrja i takojnë zhvillimit të shëndetshëm. Fëmijët (por edhe të rriturit) nuk duhet të hanë para televizorit. Televizori nuk ka vend në dhomën e fëmijëve.  I rrituri duhet t`i lejojë fëmijëve të shikojnë vetëm një emision në ditë. Pastaj televizori duhet të ndalet. Nuk duhet të shëtitet nëpër kanalet e tjera. Fëmijët duhen ta shikojnë televizorin atëherë kur t´i kenë kryer detyrat e tyre. Fëmijët e vegjël nuk duhet të lihen vetëm para televizorit. Vetë programet speciale për fëmijë munden nganjëherë të shkaktojnë frikë. Pastaj është shumë me rëndësi, që fëmija të ketë mundësi të flasë me prindërit për të. Përmes televizionit njeriu harxhon kohën edhe ashtu mjaft të kufizuar për investim në jetën familjare. Sot, në masë të madhe koha "rrudhet" nga televizioni dhe, fatkeqësisht, më me kënaqësi shikohen problemet familjare të botës kinematografike, se sa vetë problemet dhe telashet e familje.

Televizioni si media përafërsisht ka për detyrë të formojë vetëdijen e qytetarëve. E dimë se me sa lehtësi televizioni realizon marrjen e informatave. Mirëpo, ata që kanë antena satelitore janë dëshmitarë të çmendurisë së shpirtit dhe mendjes njerëzore.
Sepse, në fillim, njeriu shikon televizionin sepse "nuk ka se çka të bëjë", ndërsa, më vonë ai nuk i kryen punët që duhet t'i kryejë sepse e shikon televizionin.

Ndikimi i televizionit te fëmijët
Televizioni mund të ndikojë mirë tek fëmijët atëherë kur prindërit bëjnë zgjedhjen e programit të duhur për shikim.
Megjithatë, shumë prindër e shohin televizionin si ndikues të dëmshëm për zhvillimin dhe edukimin normal të rinisë, e veçanërisht të fëmijëve.
Sipas psikologëve gjermanë, 20.000 deri 30.000 fëmijë qëndrojnë deri në orën dy të mesnatës para televizionit. Një 18 -vjeçar, sot nëpërmes mediave ka parë me sytë e tij mbi 200.000 akte dhune, dhe ky fëmijë ka parë mbi 40.000 herë sekuenca ose foto me njerëz të gjymtuar, të dhunuar e të masakruar.

Disa këshilla për prindërit:
Edhe pse televizioni mund të ketë një ndikim përkeqësues, mendohet se kjo media nuk duhet të përjashtohet tërësisht për fëmijët dhe të rinjtë. Me rëndësi është kontrollimi i shikimit të tij nga prindërit të cilët do të caktojnë emisionet që kanë rol pozitiv për informacion, argëtim e edukim tek fëmijët e tyre. Kjo sepse ka programe televizive që përmbajnë edhe dokumentare të përziera rreth historisë, shkencës dhe natyrës sikur edhe drama të shkëlqyera klasike.
1. Konsumimi i programit televiziv duhet të bëhet në përputhje me moshën e fëmijës. Programi televiziv i cili është i përshtatur për moshën e fëmijës mund të ndikojë pozitivisht, duke e përshpejtuar procesin e të mësuarit te fëmijët. Programi i tillë kontribuon për zhvillimin e imagjinatës te fëmijët, i stimulon fëmijët të mendojnë dhe me ndihmën e televizionit fëmijët mund të mësojnë të lexojnë, mësojnë numra, forma, ngjyra, etj.
2. Fëmijët e vegjël nuk duhet lejuar të shikojnë televizion vetëm. Ata kanë nevojë për "mbrojtjen e afërt" dhe sqarimin e emisionit nga një i rritur.
3.Sipas disa statistikave në SHBA fëmijët nga mosha prej 2-12 vjet mesatarisht shohin televizion rreth 25 orë në javë. Situata është e ngjashme edhe në vendin tonë.
Ndërsa, sipas Akademisë Amerikane për Pediatri të shikuarit televizion për fëmijët duhet të kufizohet në 1-2 orë në ditë.

Disa nga efektet negative të televizionit:
1. Fëmijët e vegjël nuk janë të aftë ta dallojnë fantazmën nga realiteti dhe televizioni u mundëson të largohen dhe të ikin nga bota reale.
2. Në programet televizive shpesh është prezente dhuna dhe armët. Fëmijët, sidomos djemtë të cilët i adhurojnë programet e tilla mund të përpiqen t'i emitojnë aksionet agresive, bëhen më pak të ndjeshëm për dhembjen e të tjerëve ndërsa te disa fëmijë shfaqet edhe “frika” (ankthi).
3. Shpesh promovohen norma morale të cilat dallohen nga bindjet tona personale
4. Në qoftë se me televizionin harxhohet tepër kohë, fëmija nuk do të ketë kohë të mjaftueshme për aktivitetet e tjera që e stimulojnë zhvillimin dhe kreativitetin.
5. Edhe mbipesha mund të jetë pasojë e shikimit të tepruar të televizonit.

Post più popolari

KERKO DETYREN TENDE