Whatsapp


Etichette

HISTORI PSIKOLOGJI LETERSI SHQIPE SHKENCA POLITIKE BIOLOGJI QYTETARI SOCIOLOGJI DREJTESI ESE ARGUMENTUESE JURIDIK PEDAGOGJI GJEOGRAFI EDUKATE SHOQERORE DIDAKTIKE BAZAT E FINANCES SHKRIM AKADEMIK FINANC BANK LETERSI BOTRORE GJUHE SHQIPE MATEMATIKE HISTORI SHQIPRIE SHKENCA JURIDIKE ANALIZE VEPRASH EDUKIM FIZIKE PSIKOLOGJI EDUKIMI ESE UNIVERSITETI POEZI MENAXHIM FINANCIAR MJEKESI KIMI PARAPSIKOLOGJIA EKONOMI INFORMATIKA ESE LETRARE MENAXHIM BIZNESI NJOHURI PER MEDIANIAN TRASHGIMI KULTURORE Anatomi ESE FILOZOFIKE GAZETARI INFERMJERI MENAXHIM TURIZEM SHKENC TOKE E DREJTA NDERKOMBETARE PUBLIKE HISTORI BOTRORE POLITIKAT E SIGURIS KOMBETARE E DREJTA E PRONES Histori e Mendimit Politik ALL POST AUDITIM BANKAR BAZAT E DEMOKRACISE DHE TE DREJTAT E NJERIUT ESE SHKENCORE FILOZOFI HISTORI ARTI HISTORI E EKONOMIS SHQIPTARE LETERSI MENAXHIM NDERTIMI MIKROEKONOMI POEMA PSIKOLOGJI REHABILITIMI BJOLOGJI EDREJTA E MJEDISIT FJALE TE URTA LEKSIONE AUDITIM MARDHENIA ME PUBLIKUN MASTER SHKENCOR Marrëdhënie Ndërkombëtare PSIKOLOGJI KESHILLIMI PSIKOLOGJI SHKOLLE SINTAKS TEORI E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE ANGLISHT EDUKIM MUZIKORE ESE ANGLISHT ESE INFORMUESE GJUHE INFERMIERI KERKIM SHKENCOR METODAT E EDUKIMIT EMPIRIK METODIKE ARITMETIKE PSIKOLOGJI ZHVILLIMI TEKNOLOGJI INFORMACIONI TRASHGIMI KULTURORE EUROPIANE APLIKIM KOMPJUTERIK BUJQESI ESE HISTORIKE ETIKA E TE USHQYERIT GUIDE TURISTIKE HIGJENE HYRJE NE PSIKOLOGJI INFORMATIK ISMAIL KADARE LETERSI PER FEMIJE MENAXHIM KLASE MESIMDHENIE ORGANET E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE PSIKOTERAPI SOCIOLOGJI EDUKIMI pyetjet e Licences ANALIZE sHARL BODLER Dituri natyre E DREJTA KUSHTETUESA EDUKIM FIZIK EDUKIM PER KARRIER KSHILLA SHTATZANIE LIBRA LEXO-SHKARIKO LOGJIKE MATURA SHTETERORE MBROJTJE DOKTORRATURE MIGJENI MUZIKE POLITIK ARSIMORE POLITIKA NE BE PSIKOLOGJI E ZBATUAR NE MESIMDHENIE RECENSION TEME DIPLOME hist

SURENALET ( Gjëndra mbiveshkore


 
SURENALET ( Gjëndra mbiveshkore )

Hyrje
Gjëndra mbiveshkore (adrenale) është organ i vogël çift në formë gjysmëhëne i vendosur mbi veshkë (gjenden mbi secilën veshkë).

Zhvillim
Gjendet pranë veshkave dhe së bashku kanë rëndësi të madhe për organizmin.
 Këto gjëndra prodhojnë disa hormone.
 Një hormon i tyre është edhe adrenalina. Kjo shkakton ngushtimin e enëve të gjakut dhe nxit punën e zemrës. Adrenalina ndikon edhe në kthimin e glikogjenit në glukozë.
 Hormone të tjera të ketyre gjendrave luajnë rol në shkëmbimin e lëndëve (të proteinave, të kripërave minerale). Mungesa e këtyre hormoneve shkakton sëmundjen e Adisonit, gjatë së cilës lëkura merr ngjyrë bronxi.

 Në prerjen tërthore ose gjatësore të gjëndrës mbiveshkore dallojmë dy pjesë:
1.Koren e gjëndrës mbiveshkore në periferi                2. Palcën e gjëndrës në brendi të organit.

 Si në kore, ashtu edhe në palcën e gjëndrës mbiveshkore prodhohen hormone me rëndësi të veçantë.
 Hormonet e gjëndrave mbiveshkore
 Gjëndrat mbiveshkore
 Gjëndrat mbiveshkore janë organe, të cilat gjenden mbi pjesën e sipërme të veshkave. Kjo do të thotë se mbi secilën veshkë gjendet nga një gjëndër mbiveshkore. Secila gjëndër mbiveshkore është e ndërtuar prej dy pjesëve themelore: kores (cotex) dhe palcës (medula).

Hormonet e kores së gjëndrës mbiveshkore
 Korja e gjëndrës mbiveshkore është e ndërtuar prej tri zonave: zona gloglomerulosa, zona fasciluata dhe zona reticularis. Hormonet që krijohen në koren e gjëndrës mbiveshkore sipas strukturës kimike bëjnë pjesë në steroide, të cilat quhen kortikosteroide.
Në qelizat e kores së gjëndrës mbiveshkore krijohen tri lloje hormonesh: Mineralokortikosteroidet që i sekreton zona glomerulosa. Këto hormone ndikojnë kryesisht në metabolizëm të kripërave minerale dhe ujit. Glukokortikosteroidet që i sekreton zona gfasciculata. Këto hormone ndikojnë kryesisht në metabolizëm të karbohidrateve. Adrogjenet i sekreton zona reticularis. Këto hormone janë me aktivitet të hormoneve seksuale mashkullore.

 
Hormonet e palcës së gjëndrës mbiveshkore                                                                                               Palca e gjëndrës mbiveshkore funksionon si gjëndër me sekrecion të brendshëm. Qelizat e palcës kanë ndërtim të ngjashëm si disa qeliza të indit nervor. Palca i sekreton dy hormone: adrenalina (epinefrina) dhe noradrenalina (simpatina). Këto dy hormone sekretohen nga qelizat e njëjta të palcës së gjëndrave mbiveshkore. Këto hormone sekretohen edhe në vende të tjera në organizëm si hormone indore dhe mediatorë kimikë të impulseve nervore. Pasi të krijohen edhe në vende të tjera (si në glomus aorticus, glomus coccigeus etj.) deri më sot janë hulumtuar por ende janë të panjohura saktësisht pasojat e insuficiencës së palcës. Adrenalina dhe noradrenalina fitohen prej aminoacideve- fenialaninës dhe tirozinës.

 Korja e gjëndrës mbiveshkore është e domosdoshme për jetë. Hormonet që tajon korja rregullojnë shkëmbimin e sheqerit dhe të kripërave minerale në gjak. Në qoftë se korja nuk tajon këto hormone atëherë shfaqet sëmundja e Adisonit (sëmundja e bronzit). Lëkura e të sëmurit ka ngjyrë të bronzit, zbret shtypja e gjakut, kurse frymëmarrja i ngadalësohet, ka dhembje në bark, i pakësohet sasia e sheqerit dhe e kripërave te natriumit në gjak kurse i rritet përqendrimi i kaliumit. Nëse i sëmuri nuk shërohet, duke marrë hormone të kores së gjëndrës mbiveshkore së shpejti vdes.                                                                                                                                                        
   Nëse korja e gjëndres mbiveshkore tajon hormone me shumicë, atëherë shfaqet sëmundja e Kushingut. Tek i sëmuri ngritet shtypja e gjakut, rritet lëngu i indeve, kështu që ajet lëkura, sidomos ajo e fytyrës dhe rritet sasia e sheqerit në gjak.
Sëmundja e Kushingut shërohet, duke e hequr me operacion një pjesë të madhe të kores së gjëndrës mbiveshkore.
 Palca e gjëndrës mbiveshkore tajon hormonin adrenalin. Adrenalina duke e ndihmuar punën normale të sistemit nervor autonom, e rregullon punën e zemrës dhe të gypave të gjakut, si dhe punën e muskujve të lëmuar, ndikon në zgjerimin e bebëzës së syrit etj.

Gjëndrat mbiveshkore janë  gjëndra shumë komplekse, të cilat janë të pozicionuara sipër veshkave dhe prodhojnë një sasi të madhe hormonesh të cilat mund të grupohen në dy klasa të ndryshme : katekolaminat ( adrenalinë, noradrenalinë dhe dopaminë), të cilat prodhohen në
zonën më në brendësi të gjëndrës e quajtur medulare  dhe në hormone që prodhohen në zonën kortikale të mbiveshkoreve si  kortisoli, aldosteroni, dhe steroidet seksuale (estrogjenet dhe androgjenet)                                                                                                                                   Hormonet e prodhuara nga kjo gjëndër  ndërhyjnë në rregullimin të proceseve të ndryshme të trupit
të njeriut, të tilla si kontrollimin e presionit arterioz të gjakut, rregullimin  e nivelit të natriumit dhe kaliumit ne gjak, kontrollin e frekuencës kardiake dhe aftësinë për të reaguar në situatë stresi.
 Hiperfunksionimi i pjesës kortikale të mbiveshkoreve:
 Me qenë se ekzistojnë  tre  lloje thelbësore kortikosteroidesh të prodhuar në këtë zonë ( glukokortikoidet , mineralokortikoidet dhe steroidet seksualë) si rrjedhojë kemi dhe tre manifestime karakteristike të hiperfunksionimit të mbiveshkoreve.


Post più popolari

KERKO DETYREN TENDE