Whatsapp


Etichette

HISTORI PSIKOLOGJI LETERSI SHQIPE SHKENCA POLITIKE BIOLOGJI QYTETARI SOCIOLOGJI DREJTESI ESE ARGUMENTUESE JURIDIK PEDAGOGJI GJEOGRAFI EDUKATE SHOQERORE DIDAKTIKE BAZAT E FINANCES SHKRIM AKADEMIK FINANC BANK LETERSI BOTRORE GJUHE SHQIPE MATEMATIKE HISTORI SHQIPRIE SHKENCA JURIDIKE ANALIZE VEPRASH EDUKIM FIZIKE PSIKOLOGJI EDUKIMI ESE UNIVERSITETI POEZI MENAXHIM FINANCIAR MJEKESI KIMI PARAPSIKOLOGJIA EKONOMI INFORMATIKA ESE LETRARE MENAXHIM BIZNESI NJOHURI PER MEDIANIAN TRASHGIMI KULTURORE Anatomi ESE FILOZOFIKE GAZETARI INFERMJERI MENAXHIM TURIZEM SHKENC TOKE E DREJTA NDERKOMBETARE PUBLIKE HISTORI BOTRORE POLITIKAT E SIGURIS KOMBETARE E DREJTA E PRONES Histori e Mendimit Politik ALL POST AUDITIM BANKAR BAZAT E DEMOKRACISE DHE TE DREJTAT E NJERIUT ESE SHKENCORE FILOZOFI HISTORI ARTI HISTORI E EKONOMIS SHQIPTARE LETERSI MENAXHIM NDERTIMI MIKROEKONOMI POEMA PSIKOLOGJI REHABILITIMI BJOLOGJI EDREJTA E MJEDISIT FJALE TE URTA LEKSIONE AUDITIM MARDHENIA ME PUBLIKUN MASTER SHKENCOR Marrëdhënie Ndërkombëtare PSIKOLOGJI KESHILLIMI PSIKOLOGJI SHKOLLE SINTAKS TEORI E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE ANGLISHT EDUKIM MUZIKORE ESE ANGLISHT ESE INFORMUESE GJUHE INFERMIERI KERKIM SHKENCOR METODAT E EDUKIMIT EMPIRIK METODIKE ARITMETIKE PSIKOLOGJI ZHVILLIMI TEKNOLOGJI INFORMACIONI TRASHGIMI KULTURORE EUROPIANE APLIKIM KOMPJUTERIK BUJQESI ESE HISTORIKE ETIKA E TE USHQYERIT GUIDE TURISTIKE HIGJENE HYRJE NE PSIKOLOGJI INFORMATIK ISMAIL KADARE LETERSI PER FEMIJE MENAXHIM KLASE MESIMDHENIE ORGANET E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE PSIKOTERAPI SOCIOLOGJI EDUKIMI pyetjet e Licences ANALIZE sHARL BODLER Dituri natyre E DREJTA KUSHTETUESA EDUKIM FIZIK EDUKIM PER KARRIER KSHILLA SHTATZANIE LIBRA LEXO-SHKARIKO LOGJIKE MATURA SHTETERORE MBROJTJE DOKTORRATURE MIGJENI MUZIKE POLITIK ARSIMORE POLITIKA NE BE PSIKOLOGJI E ZBATUAR NE MESIMDHENIE RECENSION TEME DIPLOME hist

BISEDË KËSHILLIMI - PSIKOLOGJI



                      TEMA: BISEDË KËSHILLIMI


RASTI
Rasti i cili do të shqyrtohet më poshtë bënë fjalë për një vajzë në moshën 21 vjeçare. Ajo ka përjetuar humbjen e të fejuarit në jetën e saj para një viti në një aksident, edhe më poshtë, duket edhe nga biseda se në njëfarë mënyre nuk e ka pranuar këtë fakt. Ajo kërkon gjatë gjithë kohës të largohet nga Tirana edhe të shkoj jashtë, kjo sepse mendon se vetëm nëpërmjet largimit ajo mund të harroj edhe të vazhdoj jetën e saj. Gjithashtu ajo shpesh ndjenë edhe bezdisje nga prindërit  nga familjai duken sikur e pengojnë që ajo të vazdhoj më tej. Shpesh është shumë e ndikuar nga opinion se çfarë janë të gatshëm të thonë njerëzit në qoftë se ajo gjen një tjetër person për ta vazhduar jetën, të gjitha këto i ngjallin dëshirën e largimit. Kujtimet e të fejuarit të saj i ruan me shumë delikatesë dhe nuk ndjehet aspak mirë në qoftë se i bie rasti që të flasi për historinë e saj. Dhuratat që i ka bërë i fejuari i ruan me shumë kujdes  sepse gjen ende një pjesë të atij brenda tyre. Ajo shpesh bën veprime dhe ka dëshirë ta vazhdoj jetën ashtu siç donte dhe ai vetë ta vazhdonte të tijën, sepse kjo e bën që të ndjehet më mirë dhe mos të ketë mbi vete fajin se ai ka vdekur ndërsa ajo është gjallë. Diskutimi niset nga shkolla dhe më tej tregn disa gjëra kryesore të problemeve të saj. Kjo ndodh sepse ajo kur e ndan mërzitjen e saj me të tjerë nuk ndjehet aspak mirë. Edhe nw fund kur mbyllet biseda ajo tregon se as nw vazhdim nuk ka dwshirw tw flasi pwr tw shkuarwn e saj.
BISEDA
(V) à këshilluesi
(M) à klienti
V-Përshëndetje
M- Përshëndetje
V-Për ç’farë dëshironi që të flasim?
M-Dua të mos diskutoj në përgjithësi, por më shumë për veten time, jo për ngjarjet që kanë ndodhur në jetën time por tek vetja ime, tek pjesa që unë jam shumë e pavendosur, duket sikur i vendos disa  qëllime dhe pastaj i anashkaloj dhe them “jo do bëj dicka tjetër”, me kupton?
V-Une jam këtu për të të dëgjuar.
M- Atëherë nuk e di nga t’ja nis për këtë pjesë, por po ja nis për shkollën sepse ajo është pjesa që më intereson më shumë. Gjatë 3 viteve të shkollës së lartë kam ndryshuar mendim për masterin që dua të bëj jashtë shtetit,dhe kam ndërruar mendim 100 herë për vendin që dua te shkoj. Këto kohë jam fiksuar që dua ta bëj masterin në Itali, ndërkohë kur gjej kohë lexoj disa libra të gjuhës italiane, ne shkurt mendoj ta filloj kursin. Por kam frikë se mos më vonë do e ndërroj prap mendjen, dhe luftoj sa luftoj  por më pas më ikën vullneti dhe  gjithë ai mundim më shkon dëm.
V-Si mendon se mund ta zgjidhësh këtë gjë?
M-Mendoj se nëse futem në kurs do jetë vendimtare edhe nuk mund të ndërroj mendje,por nga ana tjetër nëse nuk vjen asnjë shoqe me mua jashtë mund te ndërroj sërisht mendje. Dhe këtë kam frikë nuk dua të më ndërrohet mendja, dua të kem një qëllim, një synim.
V-Pse nuk do që të ndërrohet mendja?
M-Nuk e di, ndoshta më pëlqen se unë po merrem me atë tashmë, po lexoj cdo ditë librin e italishtes, pavarësisht se unë e di pak gjuhën që kur isha e vogël nga filmat vizatimorë, mendojë se po të lexojë, do më pelqejë edhe më shumë edhe do jem gati për të shkuar atje në atë vend, dhe  e bindur.
V-Mendon se kjo është gjëja që ti do? Të vazhdosh masterin jashtë?
M- Po, e dua por nuk mundem të shkojë që tani pasi studiojë në një fakultet tjetër për juridik edhe jam në vitin e 2, kur të mbaroj atë do shkoj atje. Kështu kam plane por kam shumë frikë se do më ndërrohet mendja, nuk dua të më ndërrohet mendja, nuk dua të rri këtu njëher. Dua të iki, nuk e edi  nëse do ja dal atje, kjo më frikëson më shumë sepse më tha dikush që nuk ke për t’ja dal, kjo më frikëson edhe mendojë se nga kjo gjë mund te heqë dorë. Por atje mund t’ja dal sepse nuk kam shoqërinë që mund të më pengoje edhe duke qenë se skam me çfarë tjetër të merrem, do studioj.
V-Mendon se duke qenë larg miqve dhe larg familjes ke më shumë kohë për të bërë gjërat që do dhe këtu njerëzit të pengojnë?
M-Po, është e vërtetë sepse unë jam edhe tipi që kam shumë qejf të dalë dhe duke pasur shumë shoqe jam gjatë gjithë kohës me ato, ndërsa familja nuk më ka penguar për të studiuar , ndoshta sepse jetojmë të ndarë, ne fëmijet vetëm edhe prindërit bashkë, por unë nuk mund ta gjej tamam atë pjesën e ngrohtësisë që të futem në dhomën time edhe të lexoj pasi jam në një dhomë me motrën edhe nuk jam dot e qetë, vëllai bën shumë zhurmë, ai është adoleshent, më mjafton që shoqet të më thonë “do shkojmë ketu “edhe unë menjëherë dal duke e lënë librin në një cep.
Ndërsa atje do jem vetëm, do jemë e fokusuar se në këtë orarë do lexoj, mund të krijoj shoqëri por jo shoqëri si këtu, normalisht atje është edhe jeta ndryshe, njerëzit dalin vetëm fundjavave, edhe nuk mendoj se kjo do më pengoj, atje do ja dal.
V-Mendon qe vetem atje do ja dalesh?
M-Mendoj që është inati që ti tregoj familjes që po unë ja dal, dhe kjo më bën qe t’ja dal, për t’ja kthyer atyre pse çfarë kam unë që të mos ja dal?
Nuk e di pse por çdo moment nuk jam e qetë këtu, pasi mendoj që duhet të ndryshojë ambient.
V-ç’fare të pengon te jesh e qetë këtu?
M-Kjo ishte pjesa që nuk doja te flisja
V-Pse nuk do të flasësh për atë pjesë? çfarë është?
M-Po e filloj duke të thënë që  unë shumicën e rastit nuk e marr autobuzin për në shkollë, dua të eci, mendoj se ashtu qetësohem, dua të shikoj të gjitha rrrugët që kam kaluar, pavarësisht se kaloj në rrugë ku kam qenë e lumtur, dua të shikoj ato rrugë edhe të jem e qetë, dhe nuk arrij te jem e qetë ndaj nuk dua të rri këtu, nuk dua që këtu të krijoj familjen time.
V-A ka lidhje me ndonjë gjë në veçanti?
M-Ashtu siç do femër e kam pasur ëndërr që në fëmijëri të krijoj familjen time, por këtu nuk dua ta krijoj sepse në çdo rrugë ku kam kaluar shumë e lumtur me dikë tjetër edhe më duket e padrejtë që një ditë të kaloj me dikë tjetër dhe me familjen tjetër që do të krijoj. Ndoshta sepse e vras mendjen se ç’farë do thonë të tjerët “Shiko kjo e krijoi familjen e vet”
 V-Te shqeteson opinion i të tjerëve?
M- Ne jemi nje popull që merremi me llafe edhe i intereson më shumë jeta e tjetrit sesa e vetja. Jo se më intereson shumë por tek kjo pjesë nuk më vjen mirë për atë, sepse duket sikur unë e harrova, sikur nuk më intereson më, do ndihesha keq që ai nuk mundi të vazhdonte jetën edhe unë po.
V-Edhe një udhëtim jashtë do të largonte nga këto probleme?
M-Sepse unë jo vetëm që mendoj ta bëj shkollën jashtë por edhe pse askush nuk e di, as familja ime, unë dua të jetojë atje, nuk dua të martohem me një shqiptarë, më mirë me një të huaj, ose një shqiptare që jeton jashtë vetëm mos të ketë mentalitetin e shqiptarve, nuk më pëlqen mentaliteti që kanë.
V-Mendon që një mashkull i huaj ka një mentalitet ndryshe?
M-Nuk do më paragjykonte pavarësisht se nuk kam ndonjë gjë për të më paragjykuar, një mashkull i huaj nuk do më thonte “Ke qenë e fejuar” nuk do më kujtonte dhe nuk do më vendoste para zgjedhjes se kë ke dashur më shumë, mua apo atë? Sepse do i them atë dhe ai do  lendohej. Me aq meshkuj që kam njohur po flas se nuk mund ti bëj te gjithë “gogol” pasi me aq meshkuj që kam njohur nuk më pelqejnë tipat. Ketu, une kam shokë që më thonë se ti kur të krijosh jetën tënde do e heqësh unazën besoj?! Por unë nuk do e heq unazën, ndoshta edhe një mashkull i huaj do thonte ta heq unazën por mendoj se do ishte me i kuptueshëm ose edhe ndryshe, unë nuk do e heq unazën çfarë do lloj gjëje të më ndodhi. Mendoj se unazës më vonë do ti vendos një gurë te kuqë.
V-Pse kërkon ta ndryshosh?
M-Jo për ta ndryshuar nga rrethi që është por sepse më ka humbur një unazë tjetër që më ka dhuruar Klajdi edhe ka pasur një gurë të kuqë, por në asnjë mënyrë ta heq nga gishti.
V-Do të kujtosh unazën që të ka humbur?
M-Po, sepse më ka humbur në detë, nuk e hiqja nga gishti sepse mendova se mund të humbte, por ja që më humbi në detë. E kam shumë fiksim atë unazën sepse ka qenë dhurata e tij e parë, dhe me kujtohet që ai kishte shkuarë në dyqan me shokët e tij për ta zjedhur unazën për mua, por ky i kishte thënë që do e zgjedhë vet, nuk dua mendim nga ju, me aq sa me ka thënë. Dua të kem atë gurin e kuqë sepse më kujtohet dita kur më tregonte sesi e zgjodhi.
V-Do të ruash kujtimet që ke pasur?
M-Unë tashmë e kam pranuar që ai nuk është më, thjeshtë dua që mos ti zhduk kujtimet tona pasi ka qënë periudha më e bukur e jetës time.
V-Të bën të ndihesh mirë kjo gjë?
M-Po, më pëlqen ta kujtoj atë.
V-Dëshiron të më thuash diçka tjetër për këtë pjesë?
M-Jo, më mirë të flasim për diçka tjetër.
….Heshtje…
V-Nuk e di se ku mund ta keshë shkuar…nuk dua të të humbas apo je duke menduar?
M-U largova nga kontakti…
V-Do  te verifikojë nëse ti u largohesh ngjarjeve të pa këndshme?
M-Jo po kësaj pjese po.
V-Mund ta kalojmë, si vazhdojnë planet e tua në lidhje me shkollimin?   
M-Dua të bëjë këtë vitë një shkollë verore si specializim për fëmijët me probleme mendore në itali, por nuk e di si dhe ku të aplikojë, madje një ditë duke këkuar nq internet u mërzita aq shumë sepse nuk po gjeja asgjë sa shkruajta “Si te  largohem nga ky vend”. Nëse nuk iki do mërzitesha shumë, por edhe nëse nuk mund ta bëj masterin atje unë mendoj të bëj një shkollë te 3-të në shtetë part- time për letërsi. Më pëlqen sepse kam një botë të madhe  brenda vetes, edhe më pëlqen shumë të shkruaj, që kur isha e vogël merresha me gazetën e shkollës edhe me pëlqen të vazhdojë të shkruajë. Madje për një kohë një mujore kam shkruajtur shumë poezi. Kam ide, shume fantazi edhe ndaj  më pelqen ti shkruaj. Kam frikë se kështu po bëhem lëmsh, sdo e gjej vetveten edhe kur të shkoj 60 –vjeçe do jem akoma duke bërë ndonjë shkollë tjetër.
V-A investon mjaftueshëm për ti arritur të gjitha ato që do?
M-Dua të shikoj se çfarë më pëlqen mua, ku do e ndjej veten më mirë, mendoj se po të bëj shkolla atëherë do e zbuloj.
V-Akoma nuk mendon se je e plotësuar, akoma nuk e ke gjetur veten në gjërat që bën edhe që të rrethojnë?
M-Për sa i përket shkollës “JO”, kam momente që më pëlqen diçka por ka momente që s’më pëlqenë më. Me vullnet mund të arrish çdo gjë por vullneti im është shumë i ulët dhe nuk arrij ta gjej veten në një vend.
V-Pse ke gjithë këto plane edhe projekte? Pse do ti bësh gjithë këto gjëra?
M-Buzëqesh…
V-Ke dëshira të brendshme? Të tuat ti si Matilda..apo? (përsa i përket atyre që do të bëje është pyetja)
M- Unë shkollën e dytë e kam filluar sepse ajo ishte dëshira e Klajdit dhe meqë ai s’mundi ta vazhdonte, po e bëj unë për të. Merrem me shumë gjëra njëkohësisht pasi nuk më pëlqen të rri vetëm, të mendoj,dua sa më pak kohë të mendoj, ndaj vazhdoj të 2-ja shkollat, madje edhe një punë part time tek vodafoni qe unë mos të  mendoj edhe mos të mërzitem, ndaj dua ta kem kohën e zënë.
V-Ti mendon se nëse nuk i bën këto gjëra, nuk mund të jesh e qetë?
M-Jeta ime është shumë e pazgjidhshme, jam munduar të bëj ndryshime, madje në dhomën time kam ndryshuar ngjyrën edhe hoqa disa foto të tij, jo për ta harruar por që unë të jem  më e qetë, por gjithsesi prap s’mundem.
V-Pse pikërisht përdorë termin e pazgjidhshme?
M-Unë mendoj se dashuria tek unë ka lënë pasoja që them, jeta është e pazgjidhshme. Por mendoj gjithmonë që unë kam familjen, shoqërinë, shëndetin, edhe mjaftojnë këto gjëra për të më kompensuar atë  që më mungon.
Edhe pse unë ndihem shumë e vetmuar edhe do doja të isha si të gjitha femrat e tjera, të isha edhe une çift.
V-Me që dëshiron që të jesh çift, a ke bërë ndonjë përpjekje për të qenë çift?
M-(qesh) Kur më prezantojnë shoqet dikë, unë them që smë pëlqen edhe pa i parë, mendojë se nuk jam gati, ndoshta do të më vij zor edhe nga të tjerët, të përflitem për një histori dashurie.
 V-Pse të intereson opinion i të tjerëve?
M- Kam dëshirë që një ditë edhe unë të krijoj një lidhje por kam shumë komplekse, nuk i dëgjoj fjalët e të tjerëve, por pavarësisht kësaj ndihem keq kur flasin për mua edhe pastaj më duket sikur po jetoj për të tjerët.
V-ç’farë bën ti për t’ju ruajtur opinionit?
M-Nuk dalë me asnjë, mundohem që kur të dalë me shokë të mos  jem vetëm unë me një mashkull në tavolinë, mos të dal me shoqëri ku dukemi si çifte-çifte.
….pauz…
M-Të të them edhe diçka?
V-Më thuaj     
M-Unë ndihem keq të flas para të tjerëve për historinë time.
V-Po tani jemi vetëm
M-Me ty mund të flasë, kjo më ndodh kur ka shumë njerëz, sidomos tek ata që nuk i njoh.
V-Na kanë mbetur edhe 5 minuta Matilda
Kemi diskutuar për shkollën për dëshirën tënde për të bërë masterin jashtë vendit, për familjen tënde, për  historinë tënde, për opinionin e të tjerëve sesi ndikon tek ty, dhe në këto 5 minuta cilën do më rendisni ju si më të rëndësishmen prej tyre dhe cilën prej tyre do të diskutonim në séancën tjetër?
M-Përderisa gjërat që kanë kaluar janë të kaluara edhe unë nuk mund ti ndryshoj dot, mendoj se në vendin e parë do rendisja shkollën time, dëshirën për të bërë masterin jashtë edhe sa do mundja ta bëja.
V-Faleminderit Matilda
Séances i erdhi fundi .
V- Mirupafshim
M-Mirupafshim



VËSHTRËSITË
Vështirësitë që u hasën gjatë bisedës së këshillimit qenë disa, së pari klienti nuk kishte dëshirë që të fliste për atë që e shqetësonte me të vërtetë por bisedën e filloi me një sërë problemesh të vogla për të shkuar tek ato më të mëdhaja. Më pas kur fliste për humbjen e të fejuarit  nuk ndihej mirë, ndoshta sepse edhe ajo vetë se kishte pranuar humbjen e tij. Në këtë rast mendoj që psikologu duhet të ndihmoj klientin që të pranoj si fillim humbjen që i ka ndodhur në jetë, për të vazhduar më tej pa dyshime dhe ngurime të shumta jetën e saj të qetë. Të mos kërkoj që të largohet por të përpiqet të përballet me vëshirësitë që hasen, psikologu duhet ta ndihmoj klientin që ti tejkalojë këto problematika më anë të seancava që do të mund të vijonin.Të gjitha këto do të sijllnin zgjidhjen e problemeve të saj dhe heqjen e peshës së madhe që e pushton gjatë gjithë kohës.

Post più popolari

KERKO DETYREN TENDE