HYRJE
Arsimi dhe edukimi është
procesi më i rëndësishëm i shoqërisë tonë. Shqetësimi për individualizmin e
bashkjetesës sociale bën që t’I kushtohet një vëmendje e madhe edukimit, ose thënë
ndryshe ndërtimit të qënies sociale në marrdhënie me idealet dhe me vlerat, me
praktikat dhe stilet që duhen realizuar mbi të gjitha në mjedise shoqërore si
shkolla, që i dedikohet mësimit dhe edukimit të brezave të rinj. Parson i referohet
drejtpërdrejtë familjes dhe shkollës për realizimin e një shoqërizimi të plotë.
Të dyja agjensitë e shoqërizimit janë bazike dhe duhet të veprojnë në vazhdimësi,
por rezultojnë të kenë një peshë të ndryshme përgjatë procesit të shoqërizimit.
Familja luan nje rol bazik në shoqërizimin parësor të fëmijëve, derisa të mund
të bëhen vërtetë antarë të shoqërisë. Në fillim është familja që luan rol të rëndësishëm
në formimin e karakterit dhe personalitetin e tyre. Familja duhet të jetë një
institucion që dhuron mbështetje, dashuri, paqe, qetësi dhe siguri. Ajo duhet
t’I mundësojë fëmijës mundësinë për t’u arsimuar dhe edukuar. Pas familjes është
shkolla institucioni i dytë që luan një rol të rëndësishëm në formimin e
individit. Shkolla është ai institucion ku fëmija kalon një pjesë të madhe të
kohës se tij. Përvec se shkolla është vend i të mësuarit te gjerave të reja dhe
marrje e dijeve, ajo është gjithashtu nje vend shoqërizimi. Vend shoqërizimi
sepse individët njohin njerëz të rinj, bashkpunojnë me ata, shkëmbejnë ide me
njëri-tjetrin. Duke qënë se edukimi është një process shumë delikat dhe i rëndësishëm
duhet që t’I kushtojmë atij vëmendjen dhe mbështetjen e duhur për t’a bërë
edukimin sa më të lehtë dhe funksional për individin.
PROBLEMATIKAT QË HASIN SHKOLLAT NE DITËT E
SOTME
Megjithëse teknologjia
dhe kohët kanë ecur shumë përpara në vendin tonë shkollat hasin një sërë vështirsish.
Problematikat me të cilat hasen shkollat tona janë të ndryshe duke filluar nga
disa problem të vogla deri tek ato që janë vërtet shqetësuese. Një problematikë
shqetësuese që prek shumicën e shkollave në vendin tonë është infrastruktura. Që
edukimi të jetë një process i lehtë dhe funksional duhet që shkolla të ofrojë
kushtet e përshtatshme për mësimdhënie pëe nxënësit e saj. Ne kemi parë dhe dëgjuar
shumë për shkolla që infrastuktura e tyre lë shumë për të dëshiruar. Shumë
shkolla nuk kanë dyer apo dritare të rregullta që janë baza më elementare për
cdo institucion. Klasat janë në gjendje të mjerueshme dhe higjena është një
tjetër problem mjaft serioz dhe shqetësues. Kur shkollat dhe institucionet përkatëse
nuk ofrojnë kushtet e përshtatshme për zhvillimin e mësimit atëherë mendoj se
dhe rezultatet e nxenesve nuk janë të kënaqshme sepse duke parë ambientin ku mësojnë
bie dëshira dhe motivimi për të mësuar. Një tjetër problem shqetësues mendoj që
është dhe numri i madh i nxenësve në klasa. Duke qënë se klasat kanë një numër
të madh nxënësish mësimi nuk bëhet në parametrat e duhur. Krijohet më shumë rrëmujë
dhe shpërqëndrim tek nxenësit si dhe mësuesi e ka më të vështirë që të mbajë
klasën nën kontrroll. Për të shmangur këtë problem duhet që nëpër klasa të jetë
një numër i kufizuar nxënësish në mënyrë që mësimi të jetë i qetë, frytdhënës
dhe aktivizimi i tyre është më i madh sepse mësuesi ka vëmendjen tek një numër
i kufizuar nxënësish dhe jo tek një grup i madh. Mungesa e laboratorëve dhe palestrës është një tjetër
problem i shkollave tona. Shumë pak shkolla janë të pajisura me laboratorë dhe
palestër. Mungesa e laboratorve sjell mangësi për zhvillimin e disa lëndëve
shkencore si biologji, kimi dhe fizikë. Duke pajisur shkollat me laboratorët përkatës
ofrohet mundesia për një njohje më të afërt me lëndën dhe përvetësimin e lendës
duke vënë njohuritë në praktikë. Mungesa e palestrës në ambientet shkollore është
një problem i rëndësishëm. Cdo shkollë duhet të ketë palestërn e saj për
zhvillimin në kushtet e duhura të Edukimit fizik. Shpesh herë kësaj ore nuk i kushtohet
vëmendja dhe rëndësia e duhur duke zbehur edhe tek nxënësit dëshirën për këtë
lendë pavarsisht faktit se është një lëndë aktive dhe mbi të gjitha e rëndësishme
për shëndetin tonë fizik dhe mësimin dhe vënien në praktikë të aktiviteteve të
ndryshme sportive.
REKOMANDIME
Unë përmenda më sipër disa nga problematikat që prekin shkollat tona.
Mendoj se duhet shumë punë dhe vullnet për të kthyer në rrugën e duhur këto
shqetësime. Që këto problem të gjejnë zgjidhje duhet që autoritetet përkatëse
t’u kushtojnë vëmendje dhe të përcaktojnë zgjidhjen për ato sa më shpejt.
Gjithashtu prindërit dhe mesuesit duhet që të jenë një shtysë e madhe për fëmijët
gjatë procesit të edukimit. Fëmijët kanë nevojë që prindërit dhe mësuesit të trëgojnë
kujdes, dashuri dhe mbështetje. Edukimi nuk është një process i lehtë por ne
duhet që të gjejmë mënyrat e duhura që ky process të jetë i suksesshëm dhe
funksional. Duhet punuar shume që arsimimi dhe edukimi të marrin rrjedhën e
duhur dhe secili nga ne duhet të bejë atë që ka mundësi dhe nuk duhet të
anashkalojmë asnjë problem sado i vogël që mund të duket sepse mund të marrë përmasa
të mëdha me kalimin e kohës.