Stresim
ankthi dhe paniku
Valët e ankthit dhe
panikut mund të jenë shenja dominuese të disa formave deprisive. Prirjet janë
vetëm që këto t’i lidhim me stresin dhe paaftësinë për të përballuar shqetësimet
e përditshme. Disa ngulin këmbë se ankthi është një lloj pësimi apo çmimi që
duhet t’ia paguajmë ‘’modernizimt’’ tonë. Në kudhte normale, organizmi vë në lëvizje
një reagim që quhet ‘’ lufto ose mbathja’’. Sistemi nervor simpatik aktivizohet
dhe ky nga ana e vet shpalos një sërë reagimesh fizike, si, për shembull:
Shtimi i ritmit kardiak apo tensionit muskulor. Në këtë mënyrë, trupi përgatitet
për rrezikun që i kanoset. Ama, kur një reagim I tillë aktivizohet pa një motiv
të shpjegueshëm, stresi nuk është më një reagim fiziologjik dhe themelor për
mbijetesën tonë, por një gjendje e vazhdueshme alarmim e cila sjell një gjendje
të ankthit kronik.
Ankthi u shton rrugën një sërë manifestimeve të tjera somantike, si: rrahjet e forta të zemrës, ndjenjës së mbytjes, drejsitjes së tepruar dhe migrenës. Në raste të rënda ankthi kronik dhe të pajustifikueshëm mund të kalohet në kurthet e panikut, në frikën e pajustifikueshme (fobi) dhe në depresion.
Ndër shkaqet e shqetësimeve
të ankthit dhe të fobive mundë të ketë edhe një prirje gjenetike, një lidhje jo
korrekte ndjenjash me prindërit, ngjarje të papëlqyeshme në të shkuarën dhe që
nuk janë përtypur kurrë, patologji fizike, si: diabeti ose sëmundje kardiake
ose nga tronditje të rënda në jetën private,
Po
ç’është ANKTHI?
Ankthi
është një emocion i fuqishëm , i pranishëm tek çdo njeri që
nga lindja, një emocion që i shërben njeriut si një mekanizëm mbrojtës i
dobishëm në rastet e një rreziku.
Kur
rritet ky emocion përtej masës ai kthehet në një problem për individin.
Me
ankthin janë të lidhura edhe çrregullime të natyrave nga më të ndryshmet si:
depresioni, ataku i panikut, çrregullimet fobiko- obsesive , fobia
sociale, fobia specifike, çrregullimi obsesiv – kompulsiv, çrregullimi post
–traumatik nga stresi …
Ankthi
nuk është një sëmundje, por është simptome e një shqetësimi, shpesh e një shqetësimi
të thellë dhe të panjohur nga personi ankthioz.
Ataket
e panikut janë një sinjal alarmi dhe një “ftesë” për të eksploruar
dinamikat dhe problematikat e pandërgjegjshme që kanë filluar të “dëgjohen”
e të shqetësojnë individin.
Personi
i drejtohet mjekut atëherë ky ankth ka filluar të shkarkohet mbi
trupin duke i krijuar atij probleme me frymëmarrjen, zemrën,
stomakun, gjumin, etj….
A
është ankthi i trashegueshem?
Jo rralle ndodh që
ankthi “ trashegohet” gjenetikisht nga brezi në brez. Këtë e mbrojne teorite
bio-gjenetike që flasin për një numër të madh të molekulash “ ankthsjellese” si
noradrenalina në tru e cila shkakton rritjen e nivelit të ankthit mbi
normë.
Teori te tjera flasin për
“ trashëgiminë” e modeleve ankthioze të sjelljes. Një fëmijë që
jeton në një familje me prinder ankthiozë, mëson të shohë e trajtojë çdo
ngjarje të jetës me një preokupim të madh. Një nënë ankthioze është e
preokupuar se fëmija e saj do të lëndohet, apo do të ftohet, apo do të
zihet me moshataret. Këto frikëra , javë pas jave e vit pas viti gjenerojnë
tek femija frike e pasiguri.
Si mund ta kurojme?
Farmakoterapia. Terapia
farmakologjike për ankthin parashikon përdorimin e benzodiazepinave dhe
anti- depresiveve . Ndihmon në uljen e intensitetit te
ankthit por nuk e eleminojne atë.
Teknika
relaksimi: Teknika të autokontrollit që shkojnë nga
mendimi pozitiv, tek autohipnoza, training autogjen
etj.. Janë të gjitha teknika të mira, por veprojnë në pjesën e
siperfaqshme të ankthit. Kërkohet ndihmë e nje psikoterapisti, kur ankthi
vazhdon të shqetësoje.
Terapitë
e mendimit dhe të sjelljes (Cognitive – Behavioral)
Terapitë e mendimit dhe sjelljes përdor teknika për përforcimin e
sjelljeve pozitive, desensibilizimin sistematik përballe objektit
ankthndjelles. Teknikat e ndryshimit të sjelljes shoqerohen edhe me teknika
konjitive (të mendimit) që zbulojnë e modifikojnë bindjet jo
funksionuese që gjenerojnë ankthin.
Këto
terapi përdoren me një përmirësim në kohë të rikthimit të krizave.
Terapitë
psikodinamike zbuloi dhe synon të ngrejë në nivelin e ndërgjegjes konfliktin apo
konfliktet e thella të pandërgjegjshme që ushqejnë
ankthin në rrënjë.
Psikoterapia adleriane funksionon
në këtë linjë duke filluar që prej menaxhimit të
simptomave ankthioze në inkurajimin , modifikimin
e ripercaktimin e stilit të jetës së
individit. Ankthi ndodh në tri nivele : 1. Tru, 2. Sjellje, 3. Përvojat
subjective
Shqetësimi
nga ankthi i përgjithësuar (GAD) është një gjendje ankthi ekstrem, e cila zgjat
shumë (diagnoza e sigurt mund të bëhet pas një periudhe vuajtjesh prej saj, për
të paktën gjashtë muaj rresht). Ankthi mblidhet në disa aspekte të jetës, për
shembull, rreth shëndetit apo tek problemet e fëmijëve; frika e pengon njeriun
të jetë konstruktiv dhe para-pozitiv dhe sjell nga ana tjetër shmangien e
situatave, në të cilat mund të ndodhin shpërthime të gjithë këtij ankthi të
mbledhur. Tensioni muskulor, frika e përsëritur dhe e pashkak, humori i rënë,
dramatizimet e situatave dhe të tjera si këto, janë simptoma dominuese, përvec
mungesës së vetëvlersimit dhe ndjeshmërisë ekstreme ndaj kritikave. GAD-i mund
të reagojë mirë, si ndaj ilaceve kundër ankthit, ndaj psikoterapive strategjike
të shkurtra, ashtu edhe ndaj terapive holistike. Shqetësimi nga kurthi i
panikut (DAP), karakterizohet nga kriza ankthi shumë të forta, që vijnë pa një
motiv të dukshëm dhe që shpalosin ndjesinë e llahtarshme të humbjes së
kontrollit. Kura mund të jepet në mënyrë të harmonizuar; kombinohen ilacet qetësuese
për të mbajtur nën kontroll ankthin pararendës me antidepresivët për të përballur
kurthet e panikut, por edhe psikoterapitë strategjike të shkurtra, grupet vetëndihmuese,
EMDR, hipnoza dhe kura holastike.
Psikoterapia
strategjike
Është një ndërhyrje e
shkurtër terapeutike, që përqëndrohet në shqetësimet e manifestuarit nga
pacienti, duke studiuar mekanizmat e këtyre shqetësimeve, duke skicuar në këtë
mënyrë dhe një strategji për eleminimin e tyre. Kjo terapi rekomandohet sidomos
kundër ankthit, fobive, panikut dhe obsesioneve.
Disa
kura homeopatike
Në vija të përgjithshme
mund të thuhet se cfarëdo kure homeopatike mund të përdoret , i përshtatet
personit në tërësinë e vet, më tepër se simptomave në patologjinë e tij. Nga
homeopatia rekomandohen kura më të përshtatshme. Bëhet fjalë për kura që në
studimet eksperimentale studjojnë efektet, kanë treguar se mund të prodhojnë
ato simptoma që i hasim shpesh në luhatjet e humorit, si: apatia, acarimi i
shpejtëi nervave, pesimizmi, turbullime të vijës logjike, momentet agresiviteti
apo trishtimi të thellë, ankthi dhe shumëfishimeve të tij.
ACONTINUM.
Është një nga ilacet
homeopatike kundër tronditjeve te ndryshme. Është tipike për shfaqje të ankthit
dhe depresionit të papritur dhe mjaft të ashpër.
ARGENTUM
NITRIUM. Është ilaci për atë që është gjithnjë në pritje.
Jeton vazhdimisht në gjendjen e alarmit,
për atë që vuan nga ankthi dhe frika e parakohshme. Mamatë që shohin
vazhdimisht orën duke pritur dajlin qe të kthehet, dhe për studentët që thonë
gjithmonë: kam një parandjenjë të keqe për këtë provim’’, si dhe për atë që
reagon në mënyrë të ekzagjeruar ndaj cdo ngjarje stresante.
ARSENICUM
ALBUM: Përdoret për gjendjet në të cilat mendja është rënduar
nga shumë mendime, tek personat që bien në kurthet e panikut dhe të ankthit që
sjell ulcerën e stomakut, dhembje koke, astmë bronkiale.
IGNATIA
Ignatia është ilaçi për të shëruar depresionin
me këtë origjinë ankthi. Vepron si qetësues, aq sa quhet me të drejtë. Në këtë
pikë, do të jetë më e lehtë për shkaqet e fshehura dhe të thella të ankthit dhe
origjinës së depresionit. Ignatia është ilaci për personat që sapo kanë humbur
një person të dashur, edhe në planin simbolik.
LYCOPODIUM. Bëhet fjalë për një bimë që njëherëishte
shumë e lartë dhe hijerëndë dhe që sot, në fakt, i është dashur të përshtatët
me kushte dhe përmasa shumë më modeste. Ai që do të “bëhet përsëri” i madh e i
fortë, i fuqishëm, porse ndjehet i vogël, i pasigurt, pre e ankthit dhe lodhjes
nervore. Gjendjen deprisive , si pagjumësinë, ankthin
THUIA
nuk gjendet kollaj, edhe ndër ilacet konvencionale, është një ilac i mirë për
obsesionet. Homeopatia i ofron këto ilace të përsosura për tu përdorur në të
gjitha rastet, në të cilat pacienti bëhej skllav i disa ideve dhe ka ndjesinë
se nuk mund të clirohet prej tyre. Thuia, është për atë person që e ka gjithmonë
kokën të mbushur me mendme, preokupimet,
idetë, për atë që dëshironë ti eskorciojë frikat e veta, me gjeste compulsive.
P.sh.: lan vazhdimisht duart, e kontrollon njëqind herë nëse gazi i sobës është
i mbyllur.
WHITE
CHESTNUI për atë që i
bluan gjërat përbrenda, që ka mendime obsesive të cilat nuk e lejojnë mendjen të
qetësohet, që ka një ndjenjë faji që nuk gjen qetësi, pagjumësi etj. Mendimi i
bllokuar, që nuk shprehet apo shfryhet me veprimin, shkakton ankth, vuajtje dhe
ankth. Ky bar rekomandohet për shqetësimet obsessive-kompulsive, pagjumësinë.
AGRIMONY
Është
bari për personat që fshehin tensionin dhe ankthin e vet nën një vello
alegorie. Nën maskën e klounit mund të fshihet ajo tragjedia e dhimbjes dhe lëngimit
të brendshëm, gjë e cila largohet ndonjëherë me ndihmën e drogave dhe alkolit.
CENTAURY Për atë që nuk ka vullnet që tregohet i dobët
dhe që merr e jep tërë ankth ndjenjat dhe kënaqsitë, të drejtat thelbësore, si
kërkimi i lumtureisë, në rrekjet që bënë duke i plotësuar dëshirat dhe nevojat
e të tjerve e duke lënë pas dore veten.
SWEET
CHESTUNI Është për atë
që ndjehet me shpatulla pas murit, pas asnjë rrugëdalje, pre e ankthit dhe dëshpërimit.
Eduard Bah shkruan lidhur me këtë bar: “Ankthi bëhet aq i madh, sa duket i
padurueshëm. Atëherë kur duket se mendja apo trupi kanë arritur kufirin ekstrem
të durimit dhe duhet të çentrojë”.
Një
rast
Roberta frekuenton
universitetin dhe deri në vdekjen e të atit, që ndodhi disa muaj më parë, nuk
ka pasur asnjë problem. Por, duke qenë se mbeti jetime, ndjehet e dëshpëruar, e
pushtuar nga një ndjenjë e padurueshme vetmie. Nuk bëhet fjalë vetëm për
trishtimin e pashpjegueshëm që ajo ndjen, gjë që i detyrohet edhe kësaj humbje
të madhe që ka pësuar. Roberta kupton se kjo ngjarje i ka vënë në diskutim gjithë
jetën e saj, që deri në këtë moment kishte kaluar e qetë, nën hijen e të atit.
Tani beson se jeta është e padrejtë, asaj nuk i vjen për shtatë të përballojë të
gjitha përgjegjësitë prej të rriture. Kjo gjendje kërkonë një ndërhyrje
urgjente. Në këtë rast, duhet Sëeet Chestnut, që në një kohë relativisht të
shkurtër i jep mundësinë Robertës të dalë nga kriza. Ndërkohë, psikoterapeuti kërkon
ta sigurojë në aftësinë e tij për të përballur ekzistencën.
Për
frikën
ASPEN
(Plep malesh, plep i egër). Ky mund të merret për ankthet, obeseionet me
drejtim supersticioz, ndërhyrjet që nuk lejojnë shikimin e realitetit me syrin
objektiv.
RED
CHESTNUT (Gështenjë e kuqe) Është ilaçi për ankthin e
pajustifikueshëm, stresin që lind pa asnjë arsye konkrete.
ROCK
ROSE
(Mënishte). Rekomandohet për kurthet e panikut (është gjithashtu një prej
elementeve të Rescue Remedy), për ankthin që paralizon. Ky bar e bën njeriun të
gjejë kurajën, I jep zemër dhe energji.
Anthi
e paniku: Rock Rose, Aspen, Sëeet Chestnut
Ankthi:
Impatients, Elm, Vervain, Mimilus,
Agrimony.
Bimë
me veti qetësuese
Kawa-kawa Rrënja e kësaj bime përdoret prej shekujsh
për të nxjerrë një lloj pije që konsumohet në ishujt e Paqësorit.
Kawa
dhe ankthi. Sipas disa studiuesve, ekstrakti I bimës mund të
arrijë të zëvëndësojë, me kalimin e kohës, benzodiazepinën, sepse vepron tamam
si një qetësues tradicional. Në këtë rast, ama, është themelore që diagnoza të
nxjerret nga një mjek, sepse nën petkun e zakonshëm të një ankthi të caktuar,
mundë të fshihet një sëmundje.
Këto veprojnë në
sistemin limbic, apo në pjesën më ‘’primitive’’ të trurit, në atë pjesë e cila
aktivizon të gjith funksionet e tjera trunore, që është edhe vatra e emocioneve
dhe instikteve.
LULEBLETA
Lulebleta është një
ilac kundër ankthit në mesjetë fama që kjo bimë kishte si panace ishte aq e
madhe, sa Karli Madh porositi që të kultivohej në të gjitha kopshtet botanike të
perandorisë të tij.
Tri
ilaçe, për tri problem.
Ankthi. Perdoret valesë
apo çaj himesh. Vihen të zijnë himet për
10 minuta në ujë, pra lengu pihet edhe i vakët. Ka një funksion freskues dhe
qetësues.
Mendimet obsesive. Hong
hua, shafrani kinez. Një copëz pestili në një gote me ujë në mbrëmje. Në mëngjes
pihet lëngu. E vë në lëvizje gjakun, pra edhe shen-in, dhe për rrjedhoi edhe
mendimet qarkullojnë e shkrihen di si.
Pagjumësia. Gjysëm hide
apo kimike gjembash, fare biotelindore në formën e valesës apo cajit.
MAGNEZI.
Është një aleat i
sigurtë i humorit të mirë, prirjes për tu merakosur apo për të pasur një ankth
të tepruar, mund të arrihet deri në një shqetësim të vërtetë dhe të mirëfilltë
të sjelljes.
SELENI
Peshku është i pasur me selen, një element
gjurme mungesa e të cilit favorizon ankthin, lodhjen, depresionin. Aromat për
humorin e mire dhe clodhjen.
PORTOKALLI.
Bën për tu vendosur në dhomën e fëmijëve, për te harmonizuar dhe freskuar
ambientet që frekuentohen nga shumë njerëz. Çlodhes , largon gjendjet e
ankthit, nevozizmin dhe pagjumësinë.
RIGONI.
Është kundër pagjumësise dhe dhëmbjeve të kokës, këshillohet edhe ne rast
trishtimi dhe ankthi. Një e qeshur do ta fundosë ankthin depresionin! Ky qëndrim,
shendos muskujt, normalizon rrahjet e shpeshta të zemrës, largon ankthin, dhe është
një antipezmatues dhe analgjetik krejt natyral dhe pa anjë efekt anësor. Nga pikpamja
e humorit, një e qeshur e fortë, shpërthyese, e hapur dhe çliruese zgjeron
kraharorin dhe frymarrjen dhe sjell një rënie të tensionit dhe ankthit.
Frymarrja bëhet edhe më thellë (ndërsa ajo frymarrja tipike e ankthit është e
shkurtuar dhe e kufizuar vetëm në anën e sipërme të mushkrive). ‘’E qeshura
rrit sekrecionin e substancave kimike naturale, si: katekolaminat dhe
endorfinat, që na bëjnë të ndihemi të gjallë dhe në formë’’. Ashtu si thotë
edhe Pach Adams, mbrojtësi më I famshëm I vlerave terapeutike që ka e qeshura.
MUZIKA
Tingujt, dhe për
rrjedhojë muzika, veprojnë në shumë nivele, në ato fiziologjik e duke e
ndryshuar tonin muskulor dhe duke dhënë përsëri ritmin e qetë frymëmarrjes. Nëse
rënia e tonit të humorit lidhet me ankthin, atëherë rekomandohet meloditë e
muzikës Neë Age, sidomos ato që bazohen në tingujt e natyrës, si era, deti, kënga
e zogjve. Po aq qetësuese janë adaxjio e famshme e Albinonit, apo sonata e
Shopenit.
Çrregullimi
Obsesiv-Kompulsiv
Një lloj relativisht i
rëmdomtë çrregullimi ankthi është çrregullimi obsesiv-kompulsiv, i cili mund të
shfaqet në reformat të ndryshme. Personat me ankth kanë mendime të përsëritura
(obsesione) ose shtytje të vazhdueshme
per t’u marre me veprime të përsëritura pa kuptim.
Këto obsesione ose kompulsione krijojnë brengosje
dhe shqetësime të ndjeshme
në funksionimin normal
të indivitit dhe i
shpenzojnë shumë kohë.
Obsesionet dhe
kompulsionet shpesh janë të
kombinuar me njëra-tjetrën, siç është rasti
i shqetësimit nga
papastërtia e shoqëruar me lajren
e duarve pas çdo ore. Ose një
person që ka frikë nga të ftotit, vesh disa triko dhe hedh mbi vete disa
batanije. Në qoftë se një person ka 100 triko duhet të jemi të sigurtë se kemi të bëjmë me një sjellje komplsive. Ne të gjithe kemi mendime dhe
manierizma që i kryejme thuajse në mënyrë automatike .
Personi mund të fantazojë here pas here për
vrasjen e një njeriu të afërt. Që
të dalë në rrugë lakuriq ose të thërrasë me zë të lart gjëra të turpshme.
Çdo përpjekje për t’u
dhënë fund këtyre mendimeve shpie në një
ankth edhe me të theksuar. Veprimet kompulsive janë po aq shqetesuese për
personin që i bën ato. Në to mund të
përmendim veprime rutinë e të parëndësishme sikurse është të kontrolluarit
Saktësisht pesë here,
duke vazhduar me rituale të tilla komplekse sikurse veshja dhe zhveshja shtatë herë para daljes nga
shtëpia, ose mbledhja e numrave të të gjithë targave të makinave që i dalin
përpara kalimit në anën tjetër të rrugës.
Për të gjykuar skatë
nëse një sjellje e caktuar është obsesive komplusive, duhet të merret në konsideratë konteksti social .
Egzistojnë disa teori
që shpjegojnë çrregullimet obsesive kompulsive. Sipas modelit psikoanalitik
ankthi dhe frika për një problem mund ta poshtoj njeriun. Atëhere ai mendon se
duke bërë dicka tjetër ja heq mendjen nga ky problem. Teoria e sjelljes së
mësuar (apo të fituar) sugjeron që çrregullimet obsesive kompulsive lindin si përgjigje ngaj përvojave që
shkaktojnë ankth. Kur ndjehemi të shqetësuar për diçka ne përdorim metoda të
ndryshme për ta zbutur ankthin. Kur vërejme se dick aka difekt, ne vazhdojmë ta
bëjmë atë. Dollert dhe Miller thonë se, sjelljet tona të pa përmbajtura mund ta
kenë burimin tek sjelljet tona të shpërblyer në fëmijëri. Përshembull, për
larjen e duarve, veshjen, ose rregullimin e dhomës shpesh kemi marrë lavdrim.
Kërkimet më të fundit vënë në dukje se egziston një baze biologjike për disa
nga format e sjelljes obsesive kompulsive.
Çrregullimi
i ankthit të përgjithësuar.
Individet me
çrregullimi të ankthit të përgjithësuar jetojnë në një gjëndjë ankthi të
vazhdueshem. Njerzit me ankth nuk e dinë përse ndienje se diçka e tmerrshme do
tju ndodhe; ankthi i tyre është i pa përcaktuar dhe nuk lidhet me ndonjë objekt
apo situatë të caktuar. Personat me
çrregullim ankthit të përgjithësuar ndjehen të pa zot dhe të pa fuqishem
në përballimin e jetës dhe sfidet e saj. Njerzit me çrregullim ankthit të përgjithësuar ndjehen në
vështirësi te theksuar, kur kanë të bëjnë më probleme që ne të tjerët i kalojmë
pa ndonjë zor.
DSM-III-R
numëron 18 simptoma, 6 nga të cilët janë të nevojshme për diagnozën e
çrregullimit të ankthit të përgjithësuar. Simptomat e tensionit muskulor
përfshin dridhjet, tensionin muskulor, shqetësimin dhe vendodhjen. Simptoma të
një vigjilece të theksuar shfaqen në formën e dyshimit të të qënit kyçur
brënda, me reagime të ekzagjeruara të trembjes. Personi duhet ti manifestojë
këto simptoma të paktën për 6 muaj qe të diagnostikohen se vuan nga çrregullimi
i ankthit të përgjithësuar. Ka gjithshtu të dhëna se krizat e panikur mund të
shfaqen tek individët me çrregullimi të ankthit të përgjithësuar. Çrregullimet
e ankthit të përgjithësuar përfaqësojne fundin e zbutur të spektrit të
keqpërshtatjes. Sado serioze që janë, siç shihet terapia mund të trajtohet me
sukses dhe personin mund të rifilloj një jetë produktive.
Studim rasti
Koli është një djalë
tetë vjecarëqë referohet për shkak të tërheqes së tij sociale, frikërave të
shumta, ankesave të shumta somatike dhe refuzimit të tij për të ndjekur shkollën.
Vështërsitë e Kolit fillimisht filluan me të fjeturit dhe me makthet e shumta të
tij. Ai ishte shumë I shqetësuar nga mendimet e tij gjatë gjithë ditës për
vdekjen e ndonjë të afermi të tij, me dëmtimin e tyre, ose me kërcënimin nga
superheronjt e frikshëm dhe shumë të tmerrshëm. Ai në mënyrë kategorike
refuzonte të shkonte në shtrat nëse nëna e tij nuk ulej pran tij. Dhe shumë net
të tjera atij I duhej të kalonte shumë kohë për ta zënë gjumi nga frika se mos
nëna do të largohej. Sidomos në ditët e shkollës, Koli ankohej shumë për
dhimbje barku, koke ose stomaku, për të cilat asnjë bazë fizike nuk mund të
gjehej. Për shkak të ankesave të shumta fizike, ai shpesh qëndronte në shtëpi
pas shkolle dhe kishte shumë vështirësi të përqëndrohej në mësim. Ai shpesh
insistonte të ishte I sëmurë dhe kishte nevojë të qëndronte në shtëpi.
Perfomanca e tij në shkollë nisi të përkeqësohej dhe notat e tij filluan të
ishin gjithnjë e më të ulta. Mardhëniet sociale të Kolit ishin shumë të ngurta
dhe strikte, për shkakun se ai kishte frikë të largohej nga shtëpia dhe të
shkontë në shtëpitë e shokëve të tij apo refuzonte të flinte te ndonjë shokë
netëve. Edhe pse ai ishte shumë I gëzuar të lunate me ta, ai nuk donte të
shkonte në shtëpitë e tyre, por i ftonte ata të luanin në shtëpinë e tij. Kur
shkonte të lunate në shtëpinë e ndonjë shoku, ai këmëngulte të kishte me vete
numrin e telefonit në cdo moment që të mundë ta lajmëronte atë për çdo rast dhe
gjithashtu këmbëngulteqë nëna ti thoshte orën e saktë se kur do të vinte për ta
marë. Ai shpesh kërkonte që nëna e tij ti telefononte per ta siguruar atë se do
të vinte ta merte dhe se ajo ishte ajte. Ai shpesh në mënyrë të përsëritur
pyeste për orën dhe për sa kohë tjetër kishte mbetur që nëna të vinte ta merte.
Nëse ajo në ndonjë mënyrë mundë të vonohej disa minuta, ai frikësohej dhe bëhej
ankthioz si dhe i pa aftë të përqëndrohej në lojra më shokët.