HYRJE
Virusi HIV (Human
Immuno-deficiency Virus), virusi i mungesës së imunitetit te njeriu është një
virus që shkatërron sistemin imunitar.
AIDS-(Acquired
Immune Deficency Syndrome), Sindroma e fituar e mungesës së imunitetit – është gjendja
që pason kur trupi është i infektuar me virusin HIV kalon nga faza e mbartësit
të virusit në fazën e sëmundjes.
TRANSMETIMI
Virusi
HIV nuk mund të depërtojë nëpërmjet lëkurës së padëmtuar dhe as nëpërmjet
mbrojtjes që ofron një prezervativ. Ai nuk mund të jetojë gjatë jashtë trupit
të njeriut. Virusi nuk mund të transmetohet nëpërmjet kontakteve të tilla si
puthja, shtrëngimi i duarve, prekja e ndenjëses së banjës dhe përdorimi i lugëve,
pirunëve dhe thikave të njëjta me personat e infektuar. Ai nuk transmetohet
nëpërmjet pickimit të insekteve.
Ka
tri mënyra kryesore të transmetimit të virusit nga një person në një tjetër.
Një
mënyrë është nëpërmjet marrëdhënieve seksuale të pambrojtura
Mënyra
e dytë është ajo e kalimit të virusit direkt në gjak. D.m.th. nëpërmjet transfuzionit të
gjakut ose përdorimit të ageve të shiringave tek më shumë se një
person. Zakonisht preken persona që bëjnë transfuzion gjaku nëse bëjnë
një operacion dhe persona të cilët bëjnë praktikimin e drogës me të
njëjtën shiringë midis tyre.
Mënyra
e tretë është kalimi i virusit nga nëna tek fëmija. Gratë që janë të
infektuara me këtë virus ia kalojnë atë fëmijëve të tyre të ardhshëm gjatë
barrës ose nëpërmjet qumështit të gjirit. Kur virusi HIV hyn në trupin e
një personi, ai cilësohet si HIV pozitiv. Njeriu mund të
jetë HIV pozitiv pa e ditur se është i tillë.
SIPTOMAT
Shenjat
dhe simptomat e mundshme të virusit HIV janë: rreth 10 % humbje
në peshë, ethe për
më shumë se një muaj,lodhje dhe djersitje natën. Por këto shenja
nuk janë standarte dhe janë pothuajse të pa dukshme ose ta themi më thjesht nuk
i vëmë shumë rëndësi pasi janë gjëra që ndokush mund ti hasë ato në jetën e
përditshme.
Njerëzit
mund të jenë të infektuar, domethënë të jenë HIV pozitiv, për disa vjet përpara
se Sistemi imunitar i
tyre të bie aq shumë saqë infeksione të ndryshme të shkaktojnë kalimin e tij
nga HIV pozitiv në pacient me sëmundje të AIDS-it. Zakonisht një
periudhe 4 deri në 7 vjet është një kohë relativisht e shkurtër, por dhe
vendimtare për një person që mund të jetë infektuar. Kjo do të thotë se nëse ka
bëre një test, me kalimin e kohës padituria e infektimit me HIV mund të jetë e
rrezikshme për jetën e tij. Në fakt një person i shëndetshëm ka në gjakun e tij
nga 500 deri në 1200 trupa CD4-T ose rruaza të bardha. Kur një person HIV bie
me poshtë se 300 CD4-T për kampion gjaku ai menjëherë duhet të filloj kurimin
me ilaçe antiretroiale në mënyrë të tillë që dendësia e virusit për kapion
gjaku të bie d.m.th të parandaloj shumimin e tij në gjak dhe nga ana tjetër të
ndihmoj trupin të rris CD4-T për kampion gjaku.
MJEKIMI
Deri
më sot nuk ekziston ndonjë vaksinë ose ilaç i cili
shkatërron plotësisht virusin HIV. Përkundrazi ekzistojnë një sasi e madhe
ilaçesh të cilat bëjnë të mundur kontrollin e shumimit të HIV si edhe
parandalimin e futjes së tij në RNA për të realizuar relativisht programimin e
pjesëve përkatëse në DNA të cilat i bën me gabime. Virusi HIV nuk duhet
paragjykuar, dhe nuk i përket grupeve të caktuara njerëzish. Ai është thjesht
një virus që transmetohet si rezultat i mos marrjeve të masave mbrojtëse gjatë
raporteve seksuale. Virusi përbënë një rrezik që mund të na prekë të gjithëve,
por nuk është i pashmangshëm. Hulumtimet moderne janë duke bërë kërkime për gjetjen
e ndonjë vaksine e
cila mund të ndihmonte në parandalimin e HIV, megjithatë dekada hulumtime
nuk kanë dhënë rezultate. Nga ana tjetër duhet të themi se ku virus mund të
vihet në gjumë nga një seri e madhe ilaçesh të cilat bëjnë të mundur jo
shkatërrimin e virusit por parandalimin e tij të shumohet në gjak. D.m.th të
ulë vetinë e shumimit dhe të rris vetinë e trupit të prodhojë CD4+T ose rruaza të bardha të
cilat bëjnë të mundur siç e dimë mjaft mirë pastrimin e gjakut nga mikrobe,
infektime etj. Pra rrisin nivelin e Sistemit imunitar në
standarde pothuajse normale ose me nivele të pëlqyeshme që trupi i njeriut të
jetë i gatshëm të përballoj çdo lloj mikrobe. Këto ilaçe quhen ilaçe
antiretriorale.
A
është AIDS i rrezikshëm?
Viruse
të ndryshme sulmojnë pjesë të ndryshme të trupit të njeriut – disa mund të
sulmojnë lëkuren,
disa të tjerë aparatin tretës e kështu me radhë. Ato
kryesisht janë në formën e infeksioneve si p.sh.: mielitidha [gr] e cila nëse
është pranë shtyllës kurrizore mund të shkaktojë dhe paralizimin e disa pjesëve
te trupit. Nëse nuk merren masat e duhura nga mjekët si antiviruse etj., mund
të shkaktojë dëme akoma më të mëdha. Ftohja, është një sëmundje e cila prek
shpesh personat qe kanë kaluar nga Hiv ne Aids, dmth të sëmurët ose sistemi i
tyre imunitar është kaq i dobët saqë dhe një ftohje mund ti sjell deri te vdekja. Çfarë e
bënë AIDS kaq
të rrezikshem? Veçanarisht, ai sulmon një tip të veçantë qelize të quajtur:
qeliza e sistemit imunitar ose ndryshe CD4-T. Pa këto qeliza sistemi imunitar
nuk është më në gjendje të sulmojë dhe të shkatërroj viruset e bakteret.
Ky
proces nuk është i dukshëm, dhe nuk ka asnjë mënyrë për të kuptuar nëse jemi
ose jo të infektuar nga HIV. Por, një test gjaku mund të gjej jo virusin por,
antitrupat që Sistemi imunitar ka prodhuar për të shkatërruar këtë virus rreth
tre muaj pas infektimit. Një person i infektuar me HIV mund të duket dhe të
ndjehet mirë për shume vite me radhë pa e ditur se është i prekur nga kjo
sëmundje vdekjeprurëse. Pastaj tek ky njeri sistemi imunitar nuk do të jetë në
gjendje ta mbroj trupin edhe nga sëmundja me
e lehtë, qoftë kjo sëmundje e shkaktuar nga një bakter a nga një protozoar.
Nga
erdhi HIV / AIDS?
Shumë
ekspertë mendojnë se HIV/AIDS ishte prezent në Sh.B.A., Evropë dhe në Afrikë për
disa dekada ose më shumë deri në rastin e parë i shfaqur në vitin 1959. HIV
ishte identifikuar për herë të parë më 1984 nga shkencëtarët francez dhe
amerikan, por virusit që ndjellte vdekjen nuk iu dha emri deri më 1986.
Mendohet që për herë të parë e ka shfaqur një majmun me ngjyrë të gjelbër prej të
cilit pastaj është infektuar edhe njeriu.