Një analizë e të ardhurave dhe shpenzimeve si dhe fitimit
neto duke parë ecurinë në vite.
Të ardhurat dhe shpenzimet si dhe rezultati
( në mijë lekë)
Nr
|
Treguesit
|
31.12.2010
|
1.12.2011
|
31.12.2012
|
1
|
Të ardhurat
|
179,472, 8
|
193,465,1
|
147,819,9
|
2
|
Shpenzimet
|
128,720,7
|
144,734,9
|
117,530,6
|
3
|
Fitimi neto
|
46,774,9
|
49,850,6
|
27,281,1
|
Në vlerë fitimi neto në vitin 2012 gati është përgjysmuar ku
ka ndikuar ulja e të ardhurave me rreth 23.6 %, ndërkohë që shpenzimet janë
ulur vetëm me 18.8%, duke rezultuar se diferenca i takon menaxhimit jo effiçient.
Analiza e audituesit duhet të përfshijë ;
Arsyet e rënies së të ardhurave ( mbyllje e ndonjë aktiviteti ;
konkurenca në treg ; ulja e çmimeve; prodhimet me cilësi të ulët etj, apo
menaxhim i keq).
Arsyet e rritjes së shpenzimeve (shtimi i stokut të pa
shitur apo inventareve të tjera ; shtimi i të punësuarve dhe shpenzimeve për
ta ; shtim i kostove të administrimit etj, apo keqmenaxhim).
Analiza e treguesve të performancës financiare në vite.
Kjo analize kryhet duke krahasuar ose ecirine e tyre ne vite
per nje njesi te audituar, ose treguesit e njesise nen auditim me ato te
njesive te ngjajshme qe operojne brenda se njejtes dege te instustrise dhe ne
kushte te njejta tregu etj. ( psh bankat, kompani ndertimi, etj)
Per llogaritajn e treguesve merren te dhenat e pasyrva
financiare si vijon ;
Tab.nr. 1.
Treguesit
|
2010
|
2011
|
2012
|
Treguesit
|
31.12.2010
|
1.12.2011
|
31.12.2012
|
Të ardhurat
|
179,472,800
|
193,465,100
|
147,819,900
|
Shpenzimet
|
128,720,700
|
144,734,900
|
117,530,600
|
Fitimi neto
|
46,774,900
|
49,850,600
|
27,281,100
|
Aktive qarkulluese
|
171,425,900
|
201,545,820
|
185,607,173
|
Inventaret
|
57,383,726
|
56,969,465
|
63,261,877
|
Pasivet rrjedhese
|
20,087,989
|
9,030,358
|
5,144,720
|
Kapitali i vet
|
258,623,734
|
308,474,309
|
288,397,362
|
Kosto e punes
|
49,249,519
|
47,361,748
|
48,656,203
|
Borxhi gjithsej
|
33,783,658
|
20,075,971
|
14,685,981
|
Aktivet gjithsej
|
292,407,392
|
328,550,256
|
303,083,343
|
Bazuar ne te dhenat me siper, llogariten 7 treguesit si ne
vijim ( por jo vetem ). Mund te
llogariten edhe me teper tregues per analiza financiare.
Tab. 2. Tregues e llogaritur te performances
financiare për tre vitet.
Treguesit
|
2010
|
2011
|
2012
|
Norma e fitimit nga biznesi (%)
|
28.3
|
27.3
|
19.3
|
Norma
e fitimit neto ( %)
|
26.1
|
25.7
|
18.4
|
Treguesi i likuiditetit (në
herë)
|
5.6
|
16
|
23.8
|
Treguesi
i normës së kthimit të kapitalit të vet(%)
|
18
|
16
|
9.4
|
Treguesi
i punës (%)
|
38
|
33
|
41.4
|
Raporti
i borxhit (%)
|
11.5
|
6.1
|
4.8
|
Kthimi
nga investimi (%)
|
16
|
15.2
|
9.0
|
Nga sa paraqesin treguesit e llogaritur më sipër konstatojmë
se performanca financiare e shoqërisë ka ardhur duke u përkeqësuar në tre vitet
e fundit pothuajse në të gjithë tipet e treguesëve duke dëshmuar paaftsëi të
lartë menaxhuese të parasë dhe aseteve të tjera publike, dhe konkretisht:
Fitimi nga biznesi ose nga veprimtaria kryesore është ulur
sidomos në vitin e fundit me 8.3 pikë përqindje ose me 9 pikë përqindje krahasuar
me të dy vitet.
E njejta ecuri paraqitet nga norma e fitimit neto norma e të
cilit ka ardhur vetëm në ulje edhe pse në vitin 2011 duket sikur ka fitim të
lartë në vlerë absolute. Kryesisht viti i fundit ka ulje të lartë me 7.3 pikë
përqindje.
Treguesi i likuiditetit është akoma më i keq menaxhuar se
çdo tregues tjetër dhe dëshmon paaftësinë e organeve drejtuese në menaxhimin e
likuiditetit, rezulton se shoqëria ka patur në vijimësi para të lira të cilat i
ka mbajtur të pa investuara, sidomos në vitin 2012 ku kjo paaftësi investimi e
likuiditetit të lirë ka arritur kulmin.
Norma e kthimit nga kapitali i vet është përgjysmuar në
vitin e fundit krahasuar me 2010. Nga 18 lekë fitim për çdo 100 lekë të
investuara nga kapitali i vet që ka qenë
fitimi në vitin 2010 është ulur në 9.4 lekë në
vitin 2012.
Treguesi i punës, është treguesi më i keq që dëshmon paaftësi
menaxhuese, pasi ai është rritur në një kohë kur të gjithë tregesit e tjerë
janë ulur, dhe një drejtim efiçient duhet të kishte bërë të kundërtën duke e
rishikuar këtë tregues.
Shoqëria nuk ka borxhe të larta të pa paguara ( në fakt të
tretët nuk i paguajnë asaj).
Norma e kthimit nga investimi, sikurse të gjithë treguesit e
tjerë është përkeqësuar. Paraqitet se është ulur shumë ky tregues në vitin 2012
krahasuar me vitet e para, i cili na paraqet se 16 lekë për çdo 100 lekë të
investuar gjithësej (kapital i vet + borxh), ky fitim ka rënë në 9 lekë në
vitin 2012.
Vlerësimi dhe
Ndjekja e debitorëve dhe arkëtimi i parasë
Referuar
pasqyrave financiare gjendja e debitorëve në fund të çdo viti paraqitet si
vijon:
Në mijë lekë
Nr.
|
|
2009
|
2010
|
2011
|
2012
|
1
|
Debitorë e
Kreditorë të ndryshëm
|
3 976
|
3 976
|
3 976
|
3 976
|
2
|
Kërkesa të arkëtueshme
|
17 311
|
21 396
|
30 083
|
55 771
|
Analiza e treguesve
Është bartur në të gjitha vitet problemi i debitorëve sipas treguesit nr. 1
më sipër, për të cilin shoqëria nuk jep asnjë informacion në lidhje me to, për
origjinën si dhe për arsyet se pse nuk janë ndjekur dhe arkëtuar.
Rezulton se, edhe pse për problemin e mbledhjes së parave
nga llogaritë e arkëtueshme, si rezultat i konstatimeve të auditimeve të
mëparëshme është Urdhëruar nga aksioneri që organet drejtuese menjëherë të
analizojnë dhe marrin masa për përmirësimin e gjendjes së tyre, rezulton se jo
vetëm që nuk ka asnjë përmirësim, por gjendja e debitorëve për mall të shitur
dhe të pa arkëtuar është rritur në një mënyrë shqetësuese nga viti në vit,
përkatësisht me 19.1% , 28.8%, duke arritur kulmin në vitin 2012 me 46%, ose
gati gjysmën e shitjeve të paarkëtuara.
Nga analiza një për një e gjendjes së debitorëve në
përfudnim të këtij auditimi, rezulton se:
Subjekte publike
Drejtoria e Përgjithëshme e XXXXXX ka borxh 62 410 382.
Sipas kontratës duhet të shlyente brenda 30 ditësh, ndërkohë që detyrimi vijon
pasi data e faturës së papaguar është 26.02.2013. Shoqeria nuk ka ndërmarrë
asnjë veprim ligjor për mbledhjen e detyrimit, madje ka vijuar ti shesë këtij
klienti edhe pse nuk ka shlyer faturat e mëparëshme.
Drejtoria e Përgjithëshme e XXXXXXX ka borxh nga viti 2002
për 1 511 501 lekë. Për këtë shoqëria ka zhvilluar proces gjyqësor të fituar i
cili ka marrë formë të prerë si dhe ka dalë titulli ekzekutiv që me datë XX.03.20XX,
percjellë përmbarimit me nr. XXX datë XX.XX.20XX. Edhe pse ka kaluar rreth 1
vit e gjysëm nga ky moment, shoqëria nuk ka asnjë rezultat të ndjekjes së
zbatimit të këtij vendimi pas rreth XXX muajsh.
Një numur institucionesh të tjera publike të qeverisjes
vendore, arsimore etj, debitorë nga viti 1993, dhe të pa mbledhura deri sot.
Keto institucione vijojnë veprimtarinë normalisht edhe sot, si rrjedhim duhet
të ishte kërkuar në rrugë ligjore arkëtimi i borxheve.
Subjekte private
Subjektet private të cilat janë aktive edhe sot në treg, dhe
shoqëria vijon tu shesë produkte edhe pse ata nuk paguajnë për to dhe janë me
borxh të vjetër e të ri, janë:
1...... xxx leke.
2. .......xxx leke
..............................
Konstatohet se;
Shoqëria nuk ka kryer asnjë veprim për borxhe të para vitit
2011.
Janë nisur njoftime për debitorët me të rinj, por ato jane
derguar vetëm rreth një muaj para fillimit të këtij auditimi (datë xx.xx.20xx).
Ato janë formale, dhe nuk përbëjnë ndjekjen e ndonjë hapi ligjor për mbledhjen
e borxhit, si të tilla nuk kanë dhënë efekt në mbledhjen e parasë.
Për sa më sipër, si dhe dëmin që i është shkaktuar shoqërisë
nga mos mbledhja e parasë, dhe mos qarkullimi i saj për një kohë të gjatë dhe
pa asnjë shkak përveçse mangësive të drejtimit, mbajnë përgjegjësi, XXXXXXXXXXXXXXXXXXX