TEMA: NDERHYRJA
E NATOS NE KOSOVE ISHTE NE PERPUTHJE ME NORMAT E SE DREJTES NDERKOMBETARE
Për
popullin kosovar 24 Marsi, kur Kosova ishte në luftë, NATO-ja nisi të
bombardojë objektivat
ushtarake
në Serbi. Fillimi i bombardimeve të NATO-s, si për Ushtrinë Çlirimtare të
Kosovës, ashtu edhe për aktorë të tjerë të çështjes së Kosovës, është cilësuarsi një ngjarje historike në vend. Fushata ajrore zgjati 78 ditë dhe u përmbyll
me dëbimin e forcave serbe nga Kosova, si dhe me hyrjen e rreth 50 mijë
ushtarëve të NATO-s në Kosovë. 15 vjet më parë, më 24 mars 1999, NATO-ja filloi
fushatën e bombardimeve kundër forcave serbe, e cila i dha fund luftës gati
dyvjeçare. Fushata e NATO-s arriti rezultate të shumta politike, diplomatike
dhe ushtarake. Ajo rezultoi me ndërprerjen e katastrofës humanitare dhe
kapitullimin e forcave të Miloshevicit, nënshkrimin e Marrëveshjes së
Kumanovës, miratimin e Rezolutës 12/44 të Këshillit të Sigurimit të OKB,
tërheqjen e trupave serbe nga Kosova dhe futjen e trupave të KFOR-it. Prej
vitit 1999 e deri në ditët e sotme vazhdon debati lidhur me sulmet ajrore
kundër Jugosllavisë (Serbisë) për çlirimin e Kosovës. Ndërsa para 15 vitesh
diskutimi kontravers u soll rreth legjitimitetit të ndërhyrjes ushtarake për
zgjidhjen
e krizës në Kosovë, sot ky debat nxitet më së shumti në rastin e
krizave të ndryshme në botë.Dilema lidhet me dy çeshtje, nëse NATO veproi në
Kosovë në përshtatje me ligjet ndërkombëtare të së drejtës ose jo. Dhe çeshtja
e dytë, nëse Kosova po përdoret ose keqpërdoret si precedent nga kundërshtarët
e ndërhyrjes së NATO-s për çlirimin e saj. Kundërshtarët e NATO-s dhe të
sulmeve ajrore kanë arësyetuar se më 24 mars të vitit 1999 Aleanca e Atlantikut
nuk respektoi të drejtën ndërkombëtare. Sipas tyre, kjo ndodhi për shkak të
mungesës së një vendimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, vendim i cili
mungoi pasi që Kremlini vuri veten e tij kundër këtyre sulmeve. Sigurisht
që mungesa e vendimit të Këshillit të Sigurimit krijoi një vacum ligjor, e
dobësoi legjitimitetin e ndërhyrjes ushtarake në këtë vend. Por kundërshtarët e
ndërhyrjes në Kosovë e shfrytëzuan këtë fakt për t’u konfrontuar me gjithë
procesin e vendosjes së paqes në Kosovë dhe në rajonin e Europës Juglindore.
Ata synuan në radhë të parë të kundërshtojnë politikat paqebërëse të Shteteve
të Bashkuara të Amerikës.Shumë studiues të së drejtës ndërkombëtare gjatë
përpjekjeve të tyre për të dënuar ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë u nisën
nga përceptimi i raporteve midis respektimit të së drejtës së shteti sovran dhe
të së drejtës së popujve për vetëvendosje. Sipas tyre, e drejta e sovranitetit
ka përparësi në raport me të drejtën për vetëvendosje, prandaj dhe ndërhyrja në
Kosovë shihet nga ata si shkelje e të drejtës së sovranitetit shtetëror, në
rastin konkret të së drejtës së sovranitetit të Serbisë në Kosovë. Në
përgjithësi kjo kategori shpreh mendimin se “demokracia dhe të drejtat e
njeriut nuk mund të rrënojnë të drejtën shtetërore dhe sovranitetin e
shteteve”.Në të gjitha këto raste kemi të bëjmë më shumë me një reagim
antiamerikan dhe antiNATO, ndërkohë që në kritikën përkatëse shohim pak
arësyetim në nëse u respektua ose jo Karta e OKB-së. Madje antiamerikanizmi i
disa ekspertëve shkon deri te instrumentalizimi i qëllimeve të SHBA-ve, duke e
lidh veprimin në Kosovë me përpjekjet për të zotëruar e kontrolluar burimet e
gazit e të naftës në Kaspik. Dhe në të gjithë këtë diskurs bie në sy fakti se
në kritikën antiNATO të sulmeve ajrore kundër Jugosllavisë (Serbisë), nuk gjen
në asnjë rast një qëndrim kritik sa i përket dhunës e terrorit serb në Kosovë.
Përkundrazi, kritikët e luftës në Kosovë e shohin atë si manipulim
propagandistik me qëllim justifikimin e ndërhyrjes ushtarake për zgjidhjen e
konfliktit.Dhe shumica prej tyre thanë se ndërhyrja ushtarake në Kosovë do të
ishte shkak i zgjerimit të konfliktit në rajon, madje pati prej tyre që valën e
refugjatëve shqiptarë e shpjeguan me bombardimet e NATO-s. Ndërkaq thuajse të
gjithë iu referuan faktit që mungoi një mandat nga ana e Këshillit të Sigurimit
për të autorizuar veprimin ushtarak.Në të vërtetë mungesa e mandatit nga ana e
Këshillit të Sigurimit e dobësoi nga pikëpamja e argumentit të së drejtës
ndërkombëtare ndërhyrjen ushtarake në Kosovë. Por unë mendoj se ky fakt nuk e
delegjitimoi atë. Sipas nenit 51 e 52 të Kartës së OKB-së, Këshilli i Sigurimit
është organi kompetent, i cili autorizon ndërhyrjen ushtarake kundër një vendi
sovran. Karta e OKB-së, e ratifikuar në vtin 1945 në Konferencën e San
Françiskos, ia dha këtë të drejtë Këshillit të Sigurimit, duke i garantuar
anëtarëve të përhershëm të këtij këshilli të drejtën e vetos. Sipas Kartës,
vetoja e njërit prej këtyre pesë vendeve e çon në null vendimmarrjen. Kur KS
mori këto atribute besohej se vendet anëtare të përhershme të Këshillit të
Sigurimit qenë të të njëjtit mendim e të vendosura njësoj për ruajtjen e paqes
e të stabilitetit në botë. E njëjta gjë ndodhi edhe në rastin e Kosovës. Nëse
NATO nuk do të ndërhynte, konflikti do të përhapej në të gjithë Ballkanin
Pëerendimor dhe në luftë do të përfshiheshin Shqipëria, Maqedonia e vende të
tjera. Nëse në këtë konflikt do të përfshihej Shqipëria dhe Maqedonia, atëherë
do të tërhiqej edhe Turqia e Greqia, Turqia në mbështetje të Shqipërisë,
Maqedonisë dhe Kosovës, Greqia në mbështetje të Serbisë. Përfshirja në konflikt
e këtyre dy vendeve të NATO-s do të shkaktonte krizën euroatlantike, çka do të
thotë se konflikti do të zgjerohej në kontinentin euripian. Kështu vihej në
pikëpyetje vetë ekzistenca e Bashkimit Europian dhe e Aleancës së Atlantikut të
Veriut. Kjo sa i përket argumentit të ruajtjes së paqes, stabilitetit dhe
sigurisë në rajon dhe në kontinentin europian. Nëse NATO nuk do të vepronte,
Milosheviçi kishte vendosur që numrin e viktimave ta çonte së paku te numri i
viktimave të Bosnjë-Hercegovinës, ku në konfliktin me serbët humbën jetën mbi
150 mijë muslimanë. Pra, situata në Kosovë kërkoi me çdo kusht ndërhyrjen me
forcë ,sepse bota e qytetëruar nuk mund të pranonte aneksimin e territoreve në
formën e spastrimit etnik të tyre, si në kohët primitive.Megjithatë Kremlini në
marsin e vitit 1999 nuk pranoi të përdorej forca për ta ndalur këtë situate
katastrofike. Kjo do të thotë se në përmbajtje veprimi i NATO-s ishte i
justifikuar, derisa vetë Këshilli i Sigurimit kishte pranuar faktin se kishte
arësye objektive për veprim.Ndërkaq le të supozojmë se Këshilli i Sigurimit do
të autorizonte përdorimin e forcës në Kosovë e ndërkohë NATO nuk do të donte ta
zbatonte këtë vendim. Këshilli i Sigurimit ka të drejtën e vendimmarrjes, por
nuk ka forcë urdhëruese mbi një instrument të caktuar për të vepruar. Kështu që
ky vendim i supozuar në rastin e dhënë do të ishte shndërruar gjithashtu në
null. Atëherë a do të fajësohej këshilli i Sigurimit për pafuqi në zgjidhjen e
krizës?! Sigurisht që po. Por fatkeqësisht nuk fajësohet në rastin kur bllokon
vendimmarrjen. Kjo është njësoj sikur në një gjykatë të mos dënohet krimineli,
për shkak se nga tre, pesë apo shtatë gjyqtarë, njëri prej tyre është kundër
këtij dënimi!!!, edhe pse vetë ky gjyqtari e pranon faktin se i pandehuri ka
bërë krim. Kështu ndodhi me Rusinë e marsit të vitit 1999.Ndërkaq legjitimiteti
i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë konfirmohet edhe nga disa faktorë të tjerë të
kohës. Së pari, në përfundim të luftës Kosova u vu nën protektoratin
ndërkombëtar. Kjo ndodhi përmes rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit. Rusia
u pajtua të legjitimojë veprimet ushtarake të NATO-s, derisa ajo dha votën e
saj që Kosova të mos administrohej qoftë dhe përkohësisht nga Serbia. Rusia u
pajtua që “agresori”, pra NATO të ishte përgjegjëse për sigurinë e qytetarëve
të Kosovës. Ndërkohë në atë rezolutë thuhet qartë se statusi i Kosovës do të
vendosej përmes një dialogu midis palëve në prani të faktorit ndërkombëtar ,
çka do të thoshte se pozita e Kosovës do të ishte e tillë, që nuk do të varej
nga Serbia. As vetë kritikët e luftës në Kosovë nuk vunë asnjëhërë theksin te
padrejtësia e ndërhyrjes, ndërkohë që rezoluta 1244 konsideron se ndërhyrja
ushtarake e NATO-s ishte e drejtë, derisa ajo rezolutë autorizon NATO/n dhe
forcën e saj ushtarake KFOR-n të kujdeset për sigurinë e saj. Kjo do të thotë
se aksionet ushtarake të NATO-s në fund morën pëlqimin e Rusisë për t´u
trajtuar si aksione të drejta, por nuk e morën bekimin e saj për të filluar si
të tilla.Siç thamë, NATO në Kosovë veproi me dy objektiva: Të parandalojë
përhapjen e konfliktit dhe katastrofën humanitare e njëkohësisht të rijojë më
shumë stabilitet dhe siguri në rajon. Të dy këto objektiva madhore shohim se
janë realizuar tashmë në praktikë. Ndërsa këto kohë jemi mësuar thuajse
vazhdimisht të dëgjojmë të krahasohet ndërhyrja ruse në Krime me ndërhyrjen e
NATO-s në Kosovë si dhe të legjitimohet aneksimi me dhunë i Krimesë me
pavarësimin e Kosovës.Nëse shqiptarët e Kosovës u kërcënuan pandërprerje me
likuidimin fizik të tyre për gati një shekull, në Krime nuk u shfaq asnjë
kërcënim i tillë, asnjë ditë të vetme. Në analizën krahasuese të ngjarjeve dhe
ndodhive në Kosovë dhe në Krime apo rajone të tjera ku ka ndërhyrë Moska, nuk gjen
asnjë përqasje midis asaj që ka ndodhur në Kosovë dhe në ato rajone.
Legjitimitetin e një vendimmarrje në dëm të sovranitetit të një vendi të
caktuar e justifikon gjithashtu diplomacia prevenuese. Kjo diplomaci u përdor
në mënyrë permanente në Kosovë e për zgjidhjen e konfliktit shqiptaro-serb. U
ngrit Grupi i Kontaktit, ku bënte pjesë Rusia. U mblodh pesë herë Këshilli i
Sigurimit dhe miratoi po kaq rezoluta me thirrje dhe paralajmërime për
armëpushim dhe ndërprerje të konfliktit, duke fajësuar Milosheviçin dhe
aparatin e tij shtypës. Kosova ishte për 16 vjet pjesë konstituive e Federatës
Jugosllave.Në këto rrethana bëhet ende më e qartë se cili është rezultati i
sulmeve ajrore të NATO-s kundër Jugoslllavisë (Serbisë) për çlirimin e Kosovës,
rezultat i cili çliroi njëkohësisht rajonin nga konfliktet disa shekullore dhe
vendosi bazat e pajtimit dhe integrimit rajonal e europian. E vështruar edhe
nga ky këndvështrim, këto sulme mund të konsiderohen si legjitime. Në fund të
fundit kritikët e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, patën parashikuar se veprimet
ushtarake nga jashtë do ta destabilizonin rajonin dhe do të shkaktonin viktima
të panumërta. Në fakt ndodhi e kundërta. Sipas vlerësimeve të ekspertëve
aksionet ushtarake të Aleancës në ish-Jugosllavi shkaktuan gjithsej 556 viktima
dhe 878 të plagosur, një numër ky minimal në një luftë të armatosur..Komisioni
konstaton që ndërhyrja ushtarake e NATO-s ishte jolegale, mirëpolegjitime.
Ishte jolegale sepse nuk e kishte miratimin paraprak nga Këshilli i Sigurimittë
Kombeve të Bashkuara. Megjithëkëtë, Komisioni konstaton që ndërhyrja ishte e
justifikueshme,meqë ishin shpenzuar që të gjitha mundësitë diplomatike, dhe
meqëndërhyrja e pati si efekt çlirimin e popullatës shumicë të Kosovës nga
shtypja e rëndë dhe e gjatë nën sundimin serb.Meqë veprimet e NATO-s, tek e
fundit,zbatoheshin në një bazë juridike jostabile, meqë këto bëheshin duke u
mbështetur në një vendim për ta zbatuar ndërhyrjen e armatosur jo vetëm pa
pëlqimin, por,për më tepër, edhe pa e kërkuar fare pëlqimin e Këshillit të
Sigurimit të OKB-së, dhe pa e bërë asnjë lloj kërkese plotësuese në Asamblenë e
Përgjithshme. Me Rezolutën e Bashkuar për Paqe,2 Asambleja e Përgjithshme
autorizohet të veprojë në rastet kur KSi OKB-së nuk mund t’i përmbush obligimet
e veta në rrethanat e kërcënimit të paqesdhe të sigurisë. Traktati3 themelues i
NATO-s nuk e paraqet ndonjë bazë të forte juridike për përdorim të forcës, me
përjashtim të rasteve të ballafaqimit me ndonjë forcë të jashtme të drejtuar
kundër integritetit territorial dhe pavarësisë politike të vendeve të saj
anëtare.E Drejta Ndërkombëtare, siç parashihet tekstualisht me Kartën e OKB-së,
është njëpërshkrim i qartë lidhur me shkallën e lejueshme të përdorimit të
forcës në jetën ndërkombëtare.4 Kërcënimi dhe përdorimi i forcës është
kategorikisht i ndaluar me Nenin 2(4). Përjashtimi i vetëm, i rregulluar me
Nenin 51, është e drejta për vetëmbrojtje, dhe atë vetëm si reagim ndaj ndonjë
sulmi të bërë paraprakisht i cili e cenon ndonjë kufi ndërkombëtar, dhe edhe
kjo trajtë lejohet vetëm përkohësisht. Kërkesa për të reaguar në vetëmbrojtje
duhet t’i komunikohet menjëherë KS të OKB-së, i cili është i autorizuar për ta
dhënë vlerësimin përfundimtar. KS i OKB-së, në kuadër të përgjegjësive të veta
për paqe dhe siguri ndërkombëtare.