Whatsapp


Etichette

HISTORI PSIKOLOGJI LETERSI SHQIPE SHKENCA POLITIKE BIOLOGJI QYTETARI SOCIOLOGJI DREJTESI ESE ARGUMENTUESE JURIDIK PEDAGOGJI GJEOGRAFI EDUKATE SHOQERORE DIDAKTIKE BAZAT E FINANCES SHKRIM AKADEMIK FINANC BANK LETERSI BOTRORE GJUHE SHQIPE MATEMATIKE HISTORI SHQIPRIE SHKENCA JURIDIKE ANALIZE VEPRASH EDUKIM FIZIKE PSIKOLOGJI EDUKIMI ESE UNIVERSITETI POEZI MENAXHIM FINANCIAR MJEKESI KIMI PARAPSIKOLOGJIA EKONOMI INFORMATIKA ESE LETRARE MENAXHIM BIZNESI NJOHURI PER MEDIANIAN TRASHGIMI KULTURORE Anatomi ESE FILOZOFIKE GAZETARI INFERMJERI MENAXHIM TURIZEM SHKENC TOKE E DREJTA NDERKOMBETARE PUBLIKE HISTORI BOTRORE POLITIKAT E SIGURIS KOMBETARE E DREJTA E PRONES Histori e Mendimit Politik ALL POST AUDITIM BANKAR BAZAT E DEMOKRACISE DHE TE DREJTAT E NJERIUT ESE SHKENCORE FILOZOFI HISTORI ARTI HISTORI E EKONOMIS SHQIPTARE LETERSI MENAXHIM NDERTIMI MIKROEKONOMI POEMA PSIKOLOGJI REHABILITIMI BJOLOGJI EDREJTA E MJEDISIT FJALE TE URTA LEKSIONE AUDITIM MARDHENIA ME PUBLIKUN MASTER SHKENCOR Marrëdhënie Ndërkombëtare PSIKOLOGJI KESHILLIMI PSIKOLOGJI SHKOLLE SINTAKS TEORI E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE ANGLISHT EDUKIM MUZIKORE ESE ANGLISHT ESE INFORMUESE GJUHE INFERMIERI KERKIM SHKENCOR METODAT E EDUKIMIT EMPIRIK METODIKE ARITMETIKE PSIKOLOGJI ZHVILLIMI TEKNOLOGJI INFORMACIONI TRASHGIMI KULTURORE EUROPIANE APLIKIM KOMPJUTERIK BUJQESI ESE HISTORIKE ETIKA E TE USHQYERIT GUIDE TURISTIKE HIGJENE HYRJE NE PSIKOLOGJI INFORMATIK ISMAIL KADARE LETERSI PER FEMIJE MENAXHIM KLASE MESIMDHENIE ORGANET E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE PSIKOTERAPI SOCIOLOGJI EDUKIMI pyetjet e Licences ANALIZE sHARL BODLER Dituri natyre E DREJTA KUSHTETUESA EDUKIM FIZIK EDUKIM PER KARRIER KSHILLA SHTATZANIE LIBRA LEXO-SHKARIKO LOGJIKE MATURA SHTETERORE MBROJTJE DOKTORRATURE MIGJENI MUZIKE POLITIK ARSIMORE POLITIKA NE BE PSIKOLOGJI E ZBATUAR NE MESIMDHENIE RECENSION TEME DIPLOME hist

Tema: Demokracia vertikale PARIMI MAZHORITAR DHE KOMANDIMI I PAKICËS

Tema: Demokracia vertikale
PARIMI MAZHORITAR DHE KOMANDIMI I PAKICËS
Opinioni publik dhe demokracia elektorale kërkojnë përmasën horizontale të politikës: bazën e ndërtesës. Po më pas vjen ndërtesa dhe, me të, përmasa vertikale e politikës: kush është sipër e kush poshtë, kush komandon e kush komandohet. Pra, demokracia vertikale është demokracia si sistem qeverisjeje.
I vetmi vizion "horizontal" i politikës është anarkia: pikërisht, jo
komanda. Anarkia nuk ka ekzistuar kurrë si sistem politik: ajo tregon vetëm kolapsin e tij. Anasjelltas, demokracia ekziston si sistem politik.
Cili është ndryshimi midis komandimit demokratik dhe komandimit jodemokratik?
Mund të shprehet me dy terma:
1. Rulership
2. Leadership
I pari i jep "komandës" një kuptim të fortë, si detyrim; I dyti e zbut.
Në të vërtetë, leadership do të thotë "udheheqje", pra, komandim duke udhëhequr (jo komandim duke komanduar). Është e lehtë të thuash se demokracia karakterizohet nga leadership-i dhe jo nga rulership-i.
“Shumicë" do të thotë
1.Kriter mazhoritar, një rregull,
2. Numër më i madh.
D.m.th. nuk është e thënë që të ketë kontradiktë midis komandës së shumicës dhe komandës së pakicës: gjithçka varet nga mënyra e argumentimit.
Demokracia është komandim i shumicës, në rast se me shumicë kuptohet që në marrjen e vendimeve demokracia i nënshtrohet rregullit mazhoritar.
Po nuk është komandë e shumicës, nëse me këtë kuptohet e pretendohet - duke perifrazuar Rusoin (Contratto Sociale, III, 4) - që numri më i madh qeveris dhe numri më i vogël qeveriset. Të pretendosh këtë do të thotë të pretendosh një marrëzi. Le të shohim atëherë se si shumica qëndron në pakicë në kuptimin substantiv të këtyre termave. Dhe, për këtë, le të marrim stadet e ndryshme të proceseve që ndërtojnë demokracinë vertikale.
Stadi i parë: shumicat elektorale zgjedhin kandidatet e vet, pakicat elektorale (ato që nuk arrijnë përqindjen e duhur) i humbin.
Stadi i dytë: të zgjedhurit janë, në fakt, një pakicë, një numër më i vogël në krahasim me zgjedhësit e tyre (të themi, një për tridhjetë mijë).
Stadi i tretë: të zgjedhurit, nga ana e tyre, zgjedhin një qeveri, që përsëri është një numër i vogël në krahasim me parlamentin që e voton.
Më në fund, shfaqet një kryeminister: një pakicë “një" krahasuar me fillimin e një procesi që ka përfshirë dhjetë, njëqind, deri në pesëqind milionë zgjedhës.
A mos u përmbys, u shkatërrua, demokracia? Pa dyshim që jo.
Duke e kaluar procesin hap pas hapi shihet që është pikërisht rregulli mazhoritar ai që herë pas here e kthen një shumicë substantive në një numër më të vogël.
Hamiltoni thoshte:
"Jepjani gjithë pushtetin shumicës dhe do të shtypë pakicën. Jepjani gjithë pushtetin pakicës dhe do të shtypë shumicën". Është e vërtetë.
Demokracia nuk ia jep askujt "të gjithë pushtetin" dhe e shpërndan ate midis shumicave e pakicave që ndërrojnë vend, pikërisht në sajë të parimit (rregullit) mazhoritar. Pra, në parim, nuk ka asnjë kontradiktë midis parimit mazhoritar dhe komandimit të pakicës. Në demokraci, si sistem i qeverisjes me zgjedhje, është pikërisht rregulli mazhoritar ai që "prodhon" pakicën apo pakicat që e qeverisin.
TIRANIA E SHUMICËS
Për autorët e kushtetutës amerikane, për Tokevilin dhe për Xhon Stjuart Millsin problem për demokracinë nuk ishin të paktët, por të shumtët: problemi i "tiranisë së shumicës".
Ngjan si një nocion intuitiv, po s'është i tillë. Problemi i tiranisë së shumicës ndryshon nga konteksti në kontekst dhe,duhet vendosur në to.
Kontekstet janë tri:
1). Kushtetues
2). Elektoral
3). Shoqëror.
Në kontekstin kushtetues, tirania e shumicës është shkelja e të drejtave të pakicës, duke bërë ligje ose  duke qeverisur: në thelb, ky është zbatimi absolut i parimit mazhoritar. Gjithsesi, Medisoni dhe Xhefersoni kishin parasysh një "despotizëm të zgjedhur" që ngjall frikën e një tiranie të shumicës si specie e një "përqëndrimi të pushtetit" në asamblenë e zgjedhur:
Për ta luftuar këtë skicuan ndarjen e pushteteve, që karakterizon kushtetutën e Shteteve të Bashkuara.
Në kontekstin elektoral, problemi është krejt tjetër, sepse ndryshon kuptimi i "pakicës“. Në votim pakice janë ata që nuk zgjedhin askënd, që u shkon vota kot. (Kuptohet, mund të jenë edhe votat e dhëna partive të vogla, partive të pakicës, po ky është një kuptim banal.) Pra, në votime pakica nuk ka të drejta: humbësit eliminohen dhe kaq. Eliminohen në mënyrë drastike në sistemet elektorale njëemrore (ku 49 për qind mund të humbasë fare) dhe në mënyrë më pak drastike në sistemet proporcionale; Edhe këtu pakica e votuesve që nuk arrin përqindjen e nevojshme e humb votën e vet.
Në kontekstin shoqëror, "tirania e shumicës" ndërron sërish kuptim.
Tokevili e nis duke shpallur se "thelbi i vërtetë i qeverisjes demokratike qëndron në sovranitetin absolut të shumicës" (1968) , po më pas vë re efektet shoqërore. Në të vërtetë, Tokevili dhe, më tej, në tragën e tij, Milli, me tirani të shumicës kishin parasysh një shtypje të shoqërisë mbi individin. Për ta tirania në fjalë ishte vetëm shpirtërore: diktati i konformizmit, i ortodoksisë "së shumicës" (në shoqërinë apo në komunitetin ku individit i takon të jetojë). Tokevili shkruante: "republikat demokratike e bëjnë të tepërt despotizmin, sepse është shumica ajo që e shtrëngon mendimin me një lak të frikshëm".
Tirani mbi mendimin, tirani shoqërore.
Që shoqëritë imponojnë konformizëm me zakonet, doket dhe besimet e saj, kjo ka qenë e vërtetë përherë, ndonëse në një masë krejt tjetër. Nëse Tokevili dhe Milli qenë veçanërisht të befasuar dhe të alarmuar nga tirania mbi opinionet, kjo ndodhte, sepse fokusi i tyre përqëndrohej sidomos te liria e mendimit dhe sepse trembeshin se mos demokracia bëhej legjitimuese e pushtetit të shumicës mbi mendimin. Nuk ndodhi krejtësisht kështu. Që shekulli ynë është karakterizuar nga një tirani "ideologjike", ky është fakt.
Po për këtë evoluim dhe transformim demokracitë dhe shumicat kanë shumë pak përgjegjësi. Shqetësimi i Tokeviiit dhe i Millit ishte i bazuar. Por asnjëri prej tyre nuk mund të parashikonte në ç'mënyra e në ç'rrugë do të konkretizohej ai.
“Tirani e shumicës" nuk duhet të na bëjë të mendojmë se shumicat elektorale mund të tiranizojnë. Tjetër gjë janë shumicat konkrete të grupeve të vogla "reale" (këto mund të jenë fare mirë tiranike) dhe krejt tjetër gjë shumicat elektorale.
Me këto të fundit kemi parasysh kolektive të gjera e të shpërndara; e, keshtu, "shumicë", zakonisht, ka kuptimin e bashkimeve emërore që formohen e shpërbëhen si subjekte vepruese zgjedhje pas zgjedhjesh. Është e vërtetë që mund të ekzistojnë edhe "mazhoranca të masave", të stabilizuara e në gjendje të mpiksur. Po, që të ekzistojnë, kërkojnë që shumica e një popullsie elektorale të jetë e përbërë nga persona identike (si klasë, racë apo parti) që të jenë intensivisht të identifikuar. Në demokracitë perëndimore nuk është thuajse kurrë kështu (ndodh te pakicat, jo te shumica).
Prandaj mazhoranca të masave që mbështesin dhe nxisin tirani të shumicës, në kuptimin konstitucional të shprehjes, janë tepër të pamundshme dhe është e vështirë të hamendësohen. Një tirani elektorale e shumicës, nëse nuk aludojmë për tiraninë e numrave, është pak e besueshme.Po, nëse ky nocion duhet ridimensionuar, ai nuk mund të hidhet poshtë në bllok me argumentin se, në fund të fundit, janë gjithnjë pakicat ato që komandojnë. Kjo kritike nuk qëndron: ajo nuk mund të zbatohet për kuptimet kushtetuese të tiranisë së shumicës dhe nuk është aspak e rëndësishme në kontekstin e tiranisë së mendimit.
 PAKICAT DHE ELITAT
Vijmë te "pakicat".
Po jo te pakicat elektorale dhe, aq më pak, te komunitetet gjuhësore, racore apo fetare, që janë pakicë në sistemin politik që i përfshin, po te pakicat pushtetorë që, në mënyra të ndryshme, quhen klasë drejtuese, klasë sunduese, elitë dhe klasë politike. Saktësojë menjëherë se klasa drejtuese, sunduese dhe elita (pa specifikim) janë kategori të përgjithshme më të gjera se "klasa politike" dhe se në mjedisin e politikës gjejmë, shpesh, edhe shprehjen ruling (pushtet) elitë.
Gjithsesi kufijtë midis kuptimit të gjerë dhe atij të ngushtë (politik) të pakicave pushtetore janë të paqartë dhe poroze, për arsyen e thjeshtë se pushteti është i tërthortë, se politika shfrytëzon burime jashtëpolitike dhe se politikanët ndikohen nga pushtete të tjera. Me gjithë këtë një dallim në vija të trasha midis pushteteve, politikë e jopolitikë, është i domosdoshëm; dhe është gjithashtu e dobishme ta ngushtojmë në maksimum nocionin e "klasës politike". Pakica kontrolluese, domethënë të pajisura me pushtet kontrollues mbi një univers të kontrolluarish potenciale; një pushtet që do kualifikuar si politikë në atë shkallë që buron prej postit politik.
Të mbahet parasysh: pyetja "ç'është një pakicë kontrolluese?"është një çështje koncepti dhe e gjen përgjigjen te përkufizimet. Kurse pyetja "cila është pakicë kontrolluese?" është empirike dhe do kërkime. Pasi caktuam shprehjen - pakica kontrolluese - si t'i identifikojmë ato?
 Kuptohet, si t'i identifikojmë me përkufizim.

Një kriter i parë identifikimi është thjesht altimetrik. Një grup është kontrollues, sepse qëndron "lart".
Është i tillë, sepse për të arritur lart duhet pushtet dhe, anasjelltas, pushteti rrjedh nga të qenët lart. Gjithsesi kriteri lartësimatës kufizohet me regjistrimin e një fakti: fotografon, po nuk shpjegon pse-në e ndodhjes lart.
E, pra, është ky shpjegim që, nga ana e vet, shpjegon ndryshimin midis shoqërive të së drejtës hyjnore, të së drejtës prej të lindurit (fisnik), të së drejtës së forcës dhe, më në fund, të së drejtës popullore (demokracitë).
Të ndalemi te këto të fundit. Te demokracitë, grupet e kontrollit politik janë, si rregull, të zgjedhura. Janë të tilla nëse arrijnë të zgjidhen. Zgjidhen, po me ç'cilësi?
Dimë se qëllimi është përzgjedhja e më të mirëve. Kuptohet që zgjedhësi mund të gabojë; që do të thotë se, në qoftë se ai zgjedh X-in dhe lë mënjane Y-in, kjo ndodh sepse  në pozita të njejta ideologjike  mendon që X-i është më i zoti.
Kështu, kriterit altimetrik i shtohet një kriter meritokratik: Kush është lart ka arritur atje, sepse konsiderohet i kualifikuar dhe i aftë.
Paretoja përdori termin elitë, sepse fokusi i tij ishte meritokratik. Elita, shkruante ai, janë ata që kanë "treguesit më të lartë në degën e veprimtarisë së tyre" (1964).  Paretoja - në vend të "klasa të zgjedhura" (elita) - mund të ishte shprehur me dëshirë "klasat aristokratike", përderisa në greqisht aristoi do të thotë më të mirët.
Po për ne "aristokraci" ështe një fjalë "e djegur", që e ka humbur kuptimin fillestar. Pra, në mungesë të një tjetre, "elitë". Dhe ka rëndësi të nënvizohet se teoria Paretiane e qarkullimit të elitave mbështetet tërësisht te cilësia e tyre: elitat në pushtet bien, kur bëhen të paafta, dhe elitat e afta bëhen elita në pushtet. Po, nëse Paretoja thoshte "elitë", sepse "aristokraci" ishte një fjalë e humbur, ne arritëm shpejt ta digjnim edhe fjalën "elitë".
Në Amerikë, termi i Paretos u përdor nga Lesuelli, që e neutralizon, duke e ripërkufizuar kështu: "elita janë ata që kanë, në grup, pushtet më të madh" (1952); "elita politike është klasa në pushtet" (te Marviku, 1961).
Pra, të jesh elitë domethënë vetëm "të kesh pushtet". Jemi përseri te kuptimi i pastër altimetrik. Është për të ardhur keq se, nëse pakicat në pushtet përkufizohen vetëm me faktin e të qenit (altimetrikisht) në pushtet, në këtë mënyrë shënjtërohet fakti i kryer. Është për të ardhur keq, së dyti, sepse, nëse koncepti i elitës neutralizohet (i hiqet ngjyrimi vlerësues), atëherë humbim fjalën që na shtyn të vlerësojmë të pushtetshmit për meritat e tyre.
Strukturat e pushtetit (fakti) dhe strukturat e elitës (vlera) duhet të dallohen dhe, sigurisht, ato, me përkufizim, nuk përkojne me njëra- tjetrën.

Post più popolari

KERKO DETYREN TENDE