Whatsapp


Etichette

HISTORI PSIKOLOGJI LETERSI SHQIPE SHKENCA POLITIKE BIOLOGJI QYTETARI SOCIOLOGJI DREJTESI ESE ARGUMENTUESE JURIDIK PEDAGOGJI GJEOGRAFI EDUKATE SHOQERORE DIDAKTIKE BAZAT E FINANCES SHKRIM AKADEMIK FINANC BANK LETERSI BOTRORE GJUHE SHQIPE MATEMATIKE HISTORI SHQIPRIE SHKENCA JURIDIKE ANALIZE VEPRASH EDUKIM FIZIKE PSIKOLOGJI EDUKIMI ESE UNIVERSITETI POEZI MENAXHIM FINANCIAR MJEKESI KIMI PARAPSIKOLOGJIA EKONOMI INFORMATIKA ESE LETRARE MENAXHIM BIZNESI NJOHURI PER MEDIANIAN TRASHGIMI KULTURORE Anatomi ESE FILOZOFIKE GAZETARI INFERMJERI MENAXHIM TURIZEM SHKENC TOKE E DREJTA NDERKOMBETARE PUBLIKE HISTORI BOTRORE POLITIKAT E SIGURIS KOMBETARE E DREJTA E PRONES Histori e Mendimit Politik ALL POST AUDITIM BANKAR BAZAT E DEMOKRACISE DHE TE DREJTAT E NJERIUT ESE SHKENCORE FILOZOFI HISTORI ARTI HISTORI E EKONOMIS SHQIPTARE LETERSI MENAXHIM NDERTIMI MIKROEKONOMI POEMA PSIKOLOGJI REHABILITIMI BJOLOGJI EDREJTA E MJEDISIT FJALE TE URTA LEKSIONE AUDITIM MARDHENIA ME PUBLIKUN MASTER SHKENCOR Marrëdhënie Ndërkombëtare PSIKOLOGJI KESHILLIMI PSIKOLOGJI SHKOLLE SINTAKS TEORI E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE ANGLISHT EDUKIM MUZIKORE ESE ANGLISHT ESE INFORMUESE GJUHE INFERMIERI KERKIM SHKENCOR METODAT E EDUKIMIT EMPIRIK METODIKE ARITMETIKE PSIKOLOGJI ZHVILLIMI TEKNOLOGJI INFORMACIONI TRASHGIMI KULTURORE EUROPIANE APLIKIM KOMPJUTERIK BUJQESI ESE HISTORIKE ETIKA E TE USHQYERIT GUIDE TURISTIKE HIGJENE HYRJE NE PSIKOLOGJI INFORMATIK ISMAIL KADARE LETERSI PER FEMIJE MENAXHIM KLASE MESIMDHENIE ORGANET E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE PSIKOTERAPI SOCIOLOGJI EDUKIMI pyetjet e Licences ANALIZE sHARL BODLER Dituri natyre E DREJTA KUSHTETUESA EDUKIM FIZIK EDUKIM PER KARRIER KSHILLA SHTATZANIE LIBRA LEXO-SHKARIKO LOGJIKE MATURA SHTETERORE MBROJTJE DOKTORRATURE MIGJENI MUZIKE POLITIK ARSIMORE POLITIKA NE BE PSIKOLOGJI E ZBATUAR NE MESIMDHENIE RECENSION TEME DIPLOME hist

Tema: Opinioni publik dhe demokracia qeverisëse. - SHKENCA POLITIKE

Tema: Opinioni publik dhe demokracia qeverisëse.
Nëncështjet:
Qeveria e konsensusit.
Mediat dhe policentrizmi.
Demokracia e drejtpërdrejtë dhe demokracia referendare.
Opinioni publik dhe demokracia qeverisëse
Imanuel Kanti e konsideronte mendimin e pavarur kritik si armën më të fuqishme kundër dogmës dhe autoritarizmit. Shpresa e Kantit se arsyeja, debati dhe publiciteti (një debat që i adresohet tërë “publikut të lexuar”), përcakton parimet e legjitimitetit të pushtetit shtetëror, mbështetej në forcën kritike të një publiku të informuar që përbëhet nga individë të lirë dhe të barabartë. E mbrojtur
si nga dora e shtetit, ashtu edhe nga forcat e tregut, sfera publike presupozon kështu dy elemente esenciale:
1.      Barazinë
2.      Lirinë.
Ajo është arena në të cilën mund të shprehen dhe të materializohen liritë civile të çdo individi dhe vlerat universale të shoqërisë. Duke u bërë institucionalisht e mbrojtur, sfera publike bën të mundur, gjithashtu, ushtrimin e kontrollit demokratik mbi institucionet e shtetit dhe mbi individët e veshur me pushtet.
Publiku dhe cështjet  publike.
Nëse demokracia është qeveri e popullit mbi popullin, atëherë ajo është pjesërisht e qeverisur, pjesërisht qeverisëse.
Kur është qeverisëse?
Kur votohet, kur bëhen zgjedhje. Rezultati "qeverisës" i zgjedhjeve nuk duhet nënvleftësuar. Ndërkohë zgjedhjet nuk janë ngjarje të vazhdueshme, ato i ndajnë intervale të gjata kohe.

Midis parapëlqimeve elektorale dhe vendimeve të qeverisë ka një hapësirë të madhe pavarësie:
1.      Zgjedhjet vendosin kush do të qeverisë dhe shumë më pak se ç'përmbajtje do të ketë qeverisja.
2.      Zgjedhjet numërojnë shprehjet individuale të vullneteve, bëjnë njëhsimin e opinioneve.
Po nga vijnë dhe si janë formuar këto opinione?
Zgjedhjet janë një mjet për të arritur te "qeveria e opinionit", të një qeverisje që i përgjigjet gjerësisht opinionit publik. Parakushti është që zgjedhjet të jenë të lira, por edhe opinionet duhet të jenë të lira, domethënë të krijuara lirisht. Zgjedhje të lira me opinione të imponuara (jo të lira) nuk kanë asnjë vlerë.
Një popull sovran që s'ka të thotë asgjë të vetën, pa opinione të vetat, është një sovran bosh. Nga kjo del që e gjithë ngrehina e demokracisë, në analizë të fundit, mbështetet mbi opinionin publik; po mbi një opinion që është vërtet i publikut, që, gjithsesi, lind nga publiku që e shpreh.
Këto vërejtje ngrenë disa çështje:
1.      Për ç'arsye përdorim termin "opinion"?
2.      Në ç'kuptim opinioni është "publik"?
3.      Cili është argumenti që lidh "qeverinë e opinionit"  me nocionin e "qeverisë së konsensusit", që na detyron të thellohemi në konceptin e konsensusit.
Shprehja "opinion publik" na çon në dhjetëvjeçarët që i paraprijnë Revolucionit Francez të 1789-ës. Fakti që lindja e opinionit publik, qoftë si shprehje, qoftë si forcë vepruese përkon me revolucionin e 1789-ës tregon edhe se kuptimi fillestar i konceptit është një kuptim politik.  Mund të ekzistojë, dhe ekziston vërtet, një opinion i përgjithësuar (i përhapur mes një publiku të gjerë) për cdo çështje.
Megjithatë termi "opinion publik" shënon, në radhë të parë, një publik të interesuar për "çështjet publike". Publiku në fjalë është sidomos një publik qytetarësh, një publik që ka një opinion për trajtimin e problemeve publike, pra, për problemet e qytetit politik. Shkurt, "publiku" nuk është vetëm objekt, por edhe subjekt i shprehjes.
Një opinion emërtohet publik jo vetëm pse është i publikut (i përhapur te shumë njerëz), por edhe sepse ka të bëjë me gjëra dhe fusha që kanë karakter publik: interesi i përgjithshëm, e mira publike dhe, në thelb, res publico. Pra, një opinion quhet publik në funksion të dy karakteristikave:
1.      Përhapja në publik.
2.      Lidhja me çështjet publike.
Kur u krijua kjo shprehje, të diturit e kohës njihnin greqishten dhe latinishten; dinin edhe se vërejtja e përhershme kundër demokracisë ishte se populli "nuk di". Pikërisht për këtë arsye Platoni evokonte filozofin-mbret: sepse qeverisja kërkonte, diturinë e vërtetë.
Që në fund iu kundërvu mendimi se demokracisë i  mjafton që publiku të ketë opinione. Pra, jo "vullneti" i vrazhdë dhe i verbër, opinion: as më shumë, as më pak. Pra, është thënë mirë, është thënë me vend, që demokracia është qeveri e opinionit, qeverisje e bazuar mbi opinionin.Konsensusi dhe qeveria e konsensusit. Qeveria e konsensusit, mbron tezën se një qeveri që lind nga opinionet e zgjedhësve (nga votimet që shprehin opinionin) dhe që qeveris në përputhje me gjendjet mbizotëruese të opinionit publik është pikërisht një qeveri e bazuar mbi konsensusin. Koncepti i konsensusit është kontradiktor.
Duhet bërë dallimi midis konsensusit si gjendje e shoqërisë dhe konsensusit si një kusht i demokracisë. Shoqëritë mund të jenë konsensuale apo konfliktuale, të integruara, të segmentuara apo të shpërbëra. Por është fakt se format demokratike u përshtaten si shoqërive konsensuale, edhe shoqërive konfliktuale. Nga ku mund të nxirret se konsensusi shoqëror nuk është i nevojshëm dhe se, anasjelltas, demokracia nuk kërkon konsensus, po konflikt, se demokracia rritet dhe pasurohet nga konflikti. Por kur themi "konflikt" e teprojmë ose e përdorim flalën në mënyrë të pasaktë, për të thënë, thjesht e butë, "mospajtim" (që është dicka krejt tjetër). Në kontekstin tonë konsensusi s'është tjetër vecse një miratim aktiv, i shprehur dhe specifik. Konsensusi etimologjikisht do të thotë "bashkënditje", që është një e ndjerë e përbashkët, që mbështetet gjerësisht pra, një element lidhës apo bashkëlidhës. Prandaj, konsensusi nuk është miratim; është i mjafitueshëm pranimi.
Po cfarë të mbështetësh apo të pranosh?
Lidhur me demokracinë, duhet bërë dallimi midis tri objekteve dhe niveleve të konsensusit:
1.      Pranimi  i vlerave themelore,
2.      Pranimi i rregullave të lojës
3.      Pranimi i qeverive.
I pari është konsensus në nivelin e komunitetit, konsensus për besimin te vlerat;
I dyti është konsensus në nivelin e regjimit, për rregullat proceduriale;
I treti është konsensus në nivelin e qeverisë, për politikat e qeverisë.
Konsensusi në nivelin e komunitetit ka si objekt sistemin e besimit dhe, pra, vlerat themelore.
Nëse një shtet-shoqëri mbeshtet të njëjtat vlerat, lirinë, barazinë dhe pluralizmin e mendimeve  atëherë kemi të bëjmë me një "kulturë politike homogjene“
Nëse nuk i mbështet, atëherë  shoqëria karakterizohet nga një kulturë politike heterogjene dhe fragmentare.
Të kuptohet: kultura politike nuk është "ideologji".
Edhe nëse e kemi të qartë ç'kuptojmë me ideoiogji, nocioni i kultureë politike s'ka të bëjë me atë të ideologjisë dhe dallohet edhe sepse përfshin pikëpamje të përhapura (jo specifike).
Mbi këto premisa, kthehemi te konstatimi se demokracitë ngrihen edhe mbi shoqëri konfliktuale. Do të ishte diçka arbitrare që nga ky konstatim të nxirrnim që demokracia kërkon konflikt. Po duhet nxjerrë që kultura politike homogjene nuk është kusht i domosdoshëm i demokracisë.
Por është një kusht lehtësues; është e qartë se konsensusi për vlerat themelore e ndihmon qëndrueshmërinë e një demokracie. Po demokracia nuk pengohet nga një kulturë politike heterogjene.
Një demokraci e qëndrueshme është edhe një demokraci që, me kohë, arrin ta homogjenizojë kulturën politike që gjen kur instalohet. Po mbetet gjithnjë e vërtetë se konsensusi në nivelin e komunitetit, për vlerat themelore të demokracisë, nuk është një kusht. Kur është, e lehtëson demokracinë. Kur nuk është, kemi të bëjmë me një "demokraci të vështirë", po jo të pamundur.
Kurse konsensusi që është vërtetë një kusht i domosdoshëm është konsensusi procedurial, të qenët në një mendje për të ashtuquajturat rregulla të lojës. Rregullat e lojës janë shumë, po, në nivelin e regjimit, rregulli i parë është të vendoset se si duhet vendosur, që përcakton një mënyrë për zgjidhjen e konflikteve. Një shoqëri politike pa një rregull për zgjidhjen e konflikteve është një shoqëri që rrezikohet të konfliktojë për çdo konflikt: dhe në këtë rast "konflikt" është fjala e saktë.
Është kaq e vërtetë, sa luftërat civile dhe revolucionet mbarojnë, kur fitimtari (individ) ose fitimtarët (kolektivë) u imponojnë të mundurve rregullin e vet vendimmarrës. Në demokraci konfliktet duhen zgjidhur paqësisht (pa dhunë dhe pa përdorimin e forcës) dhe zgjidhja paqësore e tyre i është besuar kriterit mazhoritar. Demokraci është të vendosësh me shumicë (brenda disa kufijve); dhe nëse kjo mënyrë e zgjidhjes së konflikteve nuk pranohet përgjithësisht, atëherë nuk ka demokraci (e ka të vështirë të jetë). Pra, konsensusi i domosdoshëm është konsensusi procedurial për atë se kush ka të drejtë të vendosë se qysh. Krejt tjetër gjë është niveli i qeverisë.
Pikërisht këtu konsensusi kalon në  (mospajtim) dhe pikërisht këtu ka vlerë thënia  "baza dhe thelbi i çdo demokracie" qëndron në "qeverisjen duke diskutuar". Po, të vihet re, këtu objekt mospajtimi janë kush qeveris dhe, prandaj, politikat e qeverisjes, jo forma e qeverisjes.
Edhe këtu fjala konflikt është e tepruar, të pajtohesh me mospajtimin, është me të vërtetë fjala që i jep shpirt demokracisë. Tani mund të kthehemi te materia, domethënë tek opinioni publik që duhet ta materializojë demokracinë.
FORMIMI I OPINIONIT
Lidhja midis opinionit publik dhe demokracisë është konstituive:
I pari është baza emërzuese dhe vepruese e së dytës, nga vjen edhe rëndësia e asaj sesi krijohet dhe merr formë ky opinion. Opinioni publik s'është dicka "e lindur": ai është tërësia e pikëpamjeve të përhapura (opinioneve) që ndërveprojnë me flukset e informacionit. Dhe problemi qëndron te flukset e informacionit. Publiku i merr ato.
Atëherë si i bëhet që opinionet në publik (ato që merren) të jenë edhe opinione të publikut?
Pra, si bëhet mbizotërues një opinion publik autononi? Dhe, në të kundërt, kur opinioni publik bëhet heteronom?
Derisa shumica e fluksit të informacionit vinte prej gazetave, mendohej se proceset e formimit të opinionit e lejonin vetëformimin. Por autonomia e opinionit publik u godit fort nga propaganda totalitare dhe hyri në krizë, të paktën u cënua, me daljen e radios dhe, më shumë akoma, të televizionit. Kuptohet se dallimi midis autonomisë dhe heteronomisë ka parasysh "tipa ideale" që, në botën reale, nuk ekzistojnë në gjendje të pastër. Ky dallim cakton polet e skajshme të një vije, gjatë së cilës gjejmë konkretisht shpërndarje vlerash, domethënë opinione kryesisht autonome ose kryesisht heteronome
Proceset e formimit të opinioneve zhvillohen sipas tri modaliteteve:
1.      Rënie në formë kaskade prej elitave poshtë;
2.      Zierje nga baza përpjetë;
3.      Identifikim me grupet e referimit.
E para zbritja dhe përhapja e opinioneve prej elitave vizatohet mirë nga modeli i kaskadës i Karl Dojfit (1968). Në këtë model proceset e opinioneve paraqiten si pika  të kaskadës, kërcimet e të cilave ndërpriten prej vaskave. Te Dojfi nivelet, apo depozitat, e kaskadës janë pesë.
1.      Sipër është vaska ku qarkullojnë idetë e elitave ekonomike e shoqërore,
2.      Vendi ku takohen e përplasen elitat politike e qeveritare.
3.      Nivelin e tretë e përbën rrjeti i komunikacionit masiv dhe kryesisht personeli që transmeton e përhap mesazhet.
4.      Një nivel të katërt formojnë "liderët e opinionit" në nivel lokal, domethënë ai 5-10-përqindësh që interesohet vërtetë për politikë, që është i vëmendshëm ndaj mesazheve të medias dhe që është përcaktues në plazmimin e opinioneve të grupeve me të cilët liderët e opinioneve ndërveprojnë.
5.      Në fund, gjithçka derdhet në demos, në rezervuarin e publikut masiv.
Gjëja themelore e modelit është përzierja e vazhdueshme. Brenda çdo rezervuari ka opinione e interesa që s'pajtohen, kanalet e komunikimit janë të shumta e polifonike.
Doktrina nënkupton gjithnjë që opinioni publik ia detyron autonominë e vet proceseve komplekse të riekuilibrimit dhe të neutralizimit të ndërsjelltë. Kur pohojmë se në demokracitë publiku formon një opinion të vetin për (cështjet publike, nuk pohojmë se publiku e bën gjithçka vetë dhe vetëm. Ne e dimë shumë mirë që ka "ndikues" dhe "të ndikuar", që proceset e opinionit lëvizin nga të parët te të dytët dhe se në origjinë të opinioneve të përhapura janë bërthamat e vogla të shpërndarësve. (cështja është se përhapja e opinioneve nuk është një proces që ka vetëm një shkak dhe as nuk është linear.
Së pari, në çdo rezervuar jo vetëm zhvillohet një cikël i plotë, po brenda çdo vaske proceset e ndërveprimit jan horizontal:
Ndikuesit kundër ndikuesve, transmetuesit kundër transmetuesve, burimet kundër burimeve.
Së dyti, gjatë çdo kalimi nga një nivel ëe tjetrin ndërhyjnë faktorë të rinj:  çdo herë rinis një cikël i plotë që përzien gjithçka dhe, duke përzier, bën modifikime.
Le të nisemi nga niveli i klasës politike; jo sepse kjo është fabrika e vërtetë dhe e parë e opinioneve, po sepse opinioni publik  ta mbajme në mend  karakterizohet si i tillë në marrëdhënie me cka thonë e bëjnë politikanët. Klasa politike është një shembull mjaft i mirë i karakteristikave të një rezervuari me cikël të plotë:
Ajo është një mikrokozmos jashtëzakonisht kompetitiv, ku partitë manovrojnë për t'i vjedhur zgjedhësit njëra-tjetrës dhe politikanët konkurrojnë, edhe brenda partive përkatëse, për t'i marrë postet njëri-tjetrit. Dhe nëse partitë si të tilla janë  të hapta, në kuptimin që i kanë sytë te elektorati, politikanët, si individë, përkundrazi, janë  të mbyllur, pra, të prirur të gjithë të manovrojnë brenda një bote të mbyllur të lojës së pushtetit.
Kështu, ekzistenca e shumë partive dhe, veçanërisht, konfliktualiteti ndërpartiak janë burimet nga nisen zëra të panumërt e të kundërt, që arrijnë së pari te personeli i mediave. Ky personel nuk i transmeton ata pikë për pikë.
Më e pakta, çdo kanal komunikimi përcakton ç'gjë përbën apo nuk përbën lajm. (cdo kanal përzgjedh, thjeshtëzon, ndoshta edhe shtrëmbëron, natyrisht interpreton dhe shpesh bëhet burim i pavarur mesazhesh. Në nivelin pasardhës, liderët lokalë të opinioneve luajnë një rol më pak të rëndësishëm. Mjetet e komunikimit, ndonëse nën pushtetin e tyre, janë instrumente anonime që nuk mund të zëvendësojnë ballafaqimin me një bashkëbisedues të gjallë. Veç kësaj, mediat flasin me zëra të ndryshëm, duke paraqitur "të vërteta" të ndryshme.
Kujt t'i besosh?
Liderët e opinioneve janë "autoritetet e njohjes", janë ata që ne i pyesim se kujt t'i besojmë dhe cfarë të besojmë. Pra, liderët e opinioneve lokale luajnë rolin e filtrit dhe të prizmit ndaj informacionit masiv: ata mund t'i përforcojnë mesazhet, duke i përhapur në mënyrë kapilare; po mund edhe t'i shmangin ose t'i bllokojnë, duke i shpallur pak të besueshme, të shtrembra ose të parëndësishme.
Mbetet të vëmë në dukje rolin dhe pozicionin e intelektualëve, në kuptimin e gjerë të fjalës, në nivelet e ndryshme të kaskadës. Popullsia e pajisur me "diplomë për të menduar" është rritur në mënyrë të shpërpjesetuar dhe, bashkë me rritjen, është zmadhuar dhe pesha e saj specifike.
Të paktën për arsye sasiore, fjala intelektual, ose pseudointelektual, shpërndahet në të gjitha nivelet. Nëse deri në vitet '60 pjesa dërrmuese e intelektualëve gjente një punë relativisht të varfër nëpër universitete, sot "klasa e re" përmbyt mediat dhe, duke mos gjetur vend as atje, vendoset edhe "jashtë profilit".
Së treti, opinion deri tani i injoruar, çon te identifikimet.
Që do të thotë se opinionet e çdo individi burojnë, në një shkallë të vogël, edhe nga "grupet e referimit": familja, grupet e bashkëmoshatarëve, grupet e punës dhe identifikime të mundshme partiake, fetare, klasore, etnike e të tjera akoma. "Uni" është një "unë-në-grup" që integrohet në grupe dhe me grupet që krijojnë pikat e tij të referimit. Atëherë, themi se opinionet vijnë prej dy burimesh heterogjene: nga mesazhet informuese, por edhe nga identifikimet. Në kontekstin e parë kemi të bëjmë me opinione që ndërveprojnë me informacionet: kjo nuk i bën ato opinione informuese, por i karakterizon si opinione të ekspozuara dhe, gjithsesi, të ndikuara nga fluksi i lajmeve. Në kontekstin e grupeve të referimit, përkundrazi, është e lehtë të ndeshësh "opinione pa informacion". Që nuk do të thotë që në këtë lloj të menduari informacioni mungon krejtësisht, po që, në raport me informacionin, këto opinione janë të parakrijuara. Pra, opinioni pa informacion është një opinion që mbrohet nga informacioni dhe që priret të mbahet në këmbë pavarësisht nga faktet e kundërta.
Si përfundim: kush e krijon opinionin që bëhet ëe pas publik?
Opinionet vijnë nga identifikimet me grupin, me grupe të panumërt referimi, përgjigja tërësore s'mund të jetë vecse: të gjithë dhe askush. “Të gjithë" nuk janë vërtetë të gjithë, po janë shumë, dhe në vende e në mënyra të ndryshme. Po njësoj, "askush" nuk është vërtetë askush, por askush në mënyrë të veçantë. Edhe po të ishte e mundur që çdo individi t'i siguronim një "autoritet" të veçantë që ta udhëhiqte, një burim frymëzimi të denjë për besim, mbetet fakt që rezultati është një shkrirje ndikimesh dhe kundërndikimesh.  Ja, pra, opinioni publik që mund të quhet autentik: autentik, sepse është autonom dhe, natyrisht, aq autonom, sa mjafton për të ndërtuar demokracinë si qeveri të opinionit.
Policentrizmi dhe monopoli i mediave
Nënvizojmë se mënyra e ekzistencës së opinionit, sic u përshkrua më sipër, është e zbatueshme vetëm në demokraci.
Ajo, parakupton tri kushte:
1.      Liri mendimi
2.      Liri shprehjeje
3.      Policentrizem.
Liria e mendimit kërkon që individit t'i hapen të gjitha burimet e mendimit dhe të jetë i lirë të kontrollojë atë që gjen të shkruar apo dëgjon t'i thuhet. Nëse mungon bazamenti i kësaj vlere, të respektosh dhe ta kërkosh të vërtetën, liria e mendimit shndërrohet lehtësisht në liri të gënjeshtrës dhe liria e të shprehurit është e kotë. Nuk është e mjaftueshme që liria e shprehjes të jetë e mbrojtur nga ligjet; është e nevojshme edhe që të mos ekzistojë frika.
Atje ku ekziston frikësimi, ku, po të shmangesh prej ortodoksisë mbizotëruese, të marrin me sy të keq (në mos të lënë fare mënjanë), liria e shprehjes ngurtësohet dhe, rrjedhimisht, shtrembërohet edhe vetë liria e mendimit. Duke përjashtuar ndonjë hero, kush trembet të thotë atë që mendon, arrin të mos mendojë më atë që s'mund ta thotë. Liria e shprehjes e gjen vazhdimin e vet të natyrshëm te liria e organizimit për të përhapur atë që duam të themi. Partitë politike moderne, që e kanë zanafillën te clubet e opinioneve e të përhapjes së opinioneve të shek. XVIII, përbëjnë shembullin e parë të shndërrimit të lirisë së shprehjes në "organizata të opinioneve". Këtu na intereson sidomos liria e organizimit të komunikimit dhe, më saktë, struktura e komunikimit masiv, që është edhe produkt, edhe promotor i lirisë  së të shprehurit.
Struktura e mediave, karakteristike për demokracitë, është, arrijmë në piken kyce, një strukturë policentrike, shumëqendrore. Shkalla dhe forma e këtij policentrizmi ndryshon, dhe shumë, nga vendi në vend; por ai që mohon ekzistencën "reale" të tij, duhet ta bëjë këtë duke krahasuar (dhe të gjithë mohuesit i shmangen gjithnjë kësaj prove) me monopolin me strukturë njëqendrore, që karakterizon totalitarizmin dhe diktaturat. Që sot sistemet totalitare janë shkatërruar nuk e fshin faktin se Hitleri, Stalini, Maoja dhe të tjerë më të vegjël të së njëjtës prerje kanë ekzistuar dhe se kujtimi i atyre cka bënë e prishën ata nuk duhet të shkojë kot: është mirë që mësimi të bëhet pësim.
Në optikën që na intereson këtu, totalitarizmi karakterizohet nga disa elemente:
Së pari, struktura e të gjitha mjeteve të komunikimit masiv është rreptësisht njëqendrore e njëngjyrëshe dhe, flet vetëm me një zë: me atë të regjimit.
Së dyti, ende më i rëndësishëm, të gjitha instrumentet shoqërizuese e, në veçanti, shkolla janë gjithashtu instrumente të propagandës së shtetit: është fshirë dallimi midis propagandës dhe arsimimit.
Së treti, bota totalitare mbrohet si një botë e mbyllur që nuk i do parametrat e jashtëm, që pengon daljen e shumicës dërrmuese të shtetasve të vet dhe që censuron të gjitha mesazhet e botës përreth.

Së katërti, bota totalitare është vazhdimisht dhe në çdo qelizë e mobilizuar dhe në këtë mobilizim të përjetshëm liderët lokale të opinioneve, më shumë se nga kontrolli policor, dërrmohen nga mengeneja e veprimtarëve të partisë.
Së pesti, duke përmbledhur, totalitarizmi në praktikën dhe në teorinë e vet përbën pushtimin dhe shkatërrimin e "sferës private".
Një sistem totalitar duhet të qëndrojë "i mbyllur", një mbyllje që s'u mbajt dot në këmbë në Bashkimin Sovjetik. Fakti që totalitarizmi dështon në përpjekjet për t'u mbajtur i mbyllur e nën tension nuk do të thotë që ai ka dështuar edhe në drejtimet e tjera. Propaganda dhe indoktrinimi totalitar nuk lindën një "njeri të ri", po qenë shumë të efektshëm në atrofizimin e njeriut të lirë dhe lirisë së tij për të menduar vetë. Kur qytetari, thuajse prej djepit deri në varr, i nënshtrohet një propagande obsesive e indoktrinuese, që bën të kuadrojë çdo gjë, sepse çdo gjë është e rreme, dhe që gjithçka të duket e vërtetë, duke penguar kontrollin e së vërtetës, atëherë kemi të bëjmë me një opinion në publik që nuk është në asnjë mënyrë opinion i publikut. Përderisa një sistem është totalitar, nuk ekziston një opinion publik i denjë për këtë emër.
Nuk ekziston, sepse nuk ecën me këmbët e veta dhe nuk është "ligj i vetvetes" (autonom). Propaganda totalitare e pengon qysh në prag formulimin e sistemeve pohuese të opinioneve, të ndryshme nga ato që përhap ajo, po nuk mund ta pengojë refuzimin. Publiku, i velur nga ky bombardim dhe ingopur me këtë monotoni, i shmanget grindjes duke mos besuar ose duke qënë i cinteresuar: mbyllet në vetvete, mbrohet në apati dhe arrin, ndoshta, të kundërveprojë me një armiqësi të papërcaktuar. Që nuk do të thote se dështimi i një totalitarizmi nuk qëndron edhe në atë cka shkatërron, në gjërat që eliminon.
 Nëse në fund zbulojmë se ai s'ka ndërtuar asgjë, edhe kështu ka shkatërruar mjaft.

Pra, ndryshimi midis opinionit publik të krijuar në mënyrë policentrike dhe opinioneve të përhapura në publik nga struktura monocentrike është se, në rastin e monopolit, nuk ekziston opinioni i publikut.
Mediat në demokraci meritojnë plot rezerva dhe kritika.
Akuza e parë është se liria e të shprehurit  në media dhe nëpërmjet medias  nuk është e barabartë për të gjithë.
Është e vërtetë; po në optikën "perfeksioniste". Që të jetë adekuate (me qëllimet që e kërkojnë) një strukturë policentrike duhet të ketë njëfarë ekuilibri, domethënë të jetë e aftë për riekuilibrime të tjera.
Pjesëmarrja dhe demokracia pjesëmarrëse
Në vitet '60 doli në skenë demokracia pjesëmarrëse.
Të marrim rastet që janë më pranë saj:
Demokracinë elektorale dhe përfaqësuese, nga njëra anë, dhe demokracinë e drejtpërdrejtë e demokracinë referendare, nga ana tjetër. Për demokracinë elektorale folëm më lart.
Me demokraci përfaqësuese, mjafton të themi se është një demokraci e tërthortë, ku demos-i nuk vetëqeveriset, po zgjedh përfaqësuesit që e qeverisin. Demokracia përfaqësuese përmban në vetvete si një komponent të domosdoshëm demokracinë elektorale, po qëndron mbi të, me elemente të tjera shtesë. Demokracia përfaqësuese nuk përjashton as pjesëmarrjen, as referendumin, por i përfshin si elemente vartëse. Për sa i takon referendumit, demokracia përfaqësuese e pranon, po si një element dytësor dhe pa entuziazëm: sepse vendimmarrja nëpërmjet referendumit jo vetëm është një vendimmarrje që i hiqet parlamentit, por është një mënyrë të vendosuri e cënuar nga defekte të brendshme.
Për referendumin mjafton të thuhet se është një instrument i demokracisë së drejtpërdrejtë, që do të thotë edhe se nuk është e gjithë (dhe as pjesa më e mirë) demokracia e drejtpërdrejtë. Në veçanti, në referendum pjesëmarrja nuk shfaq atë çka vlerëson tek ajo teoria pjesëmarrëse e demokracisë. Pjesëmarrje do të thotë të marrësh pjesë personalisht, të marrësh pjesë aktivisht, një pjesëmarrje që ëshëe vërtet imja, e vendosur dhe e realizuar lirisht nga unë.
Pra, nuk është një "bëj pjesë" , as e detyruar.
Pjesëmarrje do të thotë të vihesh në lëvizje (vetë) dhe jo "të të vënë në lëvizje" të tjerët (mobilizim).
Demokracia e drejtpërdrejtë dhe demokracia referendare
Demokraci e drejtpërdrejtë do të thotë edhe ndërveprime të menjëhershme, marrëdhënie të drejtpërdrejta, ballë për ballë ose thuajse, midis pjesëmarrësve (të vërtetë).
Këto dy karakteristika bashkoheshin, për shembull, në demokracinë antike.
Përderisa bashkohen, demokracia e drejtpërdrejtë dhe vetëqeverisja janë nocione të shkëmbyeshme. Po bashkimi që e bën demokracinë e drejtpërdrejtë sinonim të vetëqeverisjes nuk është domosdoshmëri:
Të dy rastet mund edhe të ndahen.
Rinisemi prej diskutimit për vetëqeverisjen  dhe, më saktë, prej pohimit se intensiteti i një vetëqeverisjeje është në përpjesetim të zhdrejtë me shtrirjen e saj; nga del se vetëqeverisja bëhet gjithnjë e më pak autentike, sa më shumë rriten numrat (e atyre që supozohet të qeverisin veten vetë). Rrjedh që vetëqeverisja arrin shpejt në një tavan. A duhet ta pranojmë këtë përfundim edhe për demokracinë e drejtpërdrejtë?
Po dhe jo. Nëse përdorim përkufizimin e zgjeruar (me dy karakteristika), atëherë po: edhe demokracia e drejtpërdrejtë është e kushtëzuar nga numrat dhe bëhet e pamundur neënumrat e mëdhenj. Nëse qëndrojmë te përkufizimi minimal, atëherë jo: një demokraci që është e drejtpërdrejtë vetëm në kuptimin "pa ndërmjetës" (pa përfaqësim) nuk është e lidhur me numrat: ajo mund të shtrihet edhe në qindra milionë njerëz.
Pra, qeverisja e drejtpërdrejtë dhe vetëqeverisja duhen dalluar. Në pjesën e parë të udhës të dyja udhëtojnë së bashku; po më tej, në një pjesë të gjatë rrugë, ndahen.
Deri ku ecin së bashku?
Ecin bashkë derisa qeverisja e drejtpërdrejtë dhe vetëqeverisja nuk kapërcejnë madhësinë e grupeve relativisht të vogla. Demokracia e drejtpërdrejtë do të thotë edhe të qeverisësh vetë (ku "vetë" ka ende kuptim) derisa jemi në mjedisin e "të pranishmëve të vezhgueshëm".
Kur mundësia e vëzhgimit zhduket dhe bashkëprania pakësohet, atëherë kalojmë në një demokraci që është prapë e drejtpërdrejtë (pa ndërmjetësinë e përfaqësuesve e të përfaqësimit), por edhe e gjymtuar dhe e varfëruar: e varfëruar prej pakësimit të marrëdhënieve ndërpersonale, i marrëdhënies së drejtpërdrejtë që i jep lendën. Në demokracinë e drejtpërdrejtë në përmasa të gjera, ndërveprimi midis të pranishmëve, midis individëve që ndikojnë njëri-tjetrin, që krijojnë opinione dhe pastaj shkëmbejnë opinione duke dëgjuar njëri-tjetrin, nuk ekziston më; dhe kështu nuk ekziston më demokracia e ndricuar prej diskutimit që i paraprin vendimit.
www.youtube.com/watch?v=DvodhsMc2QM‎



Post più popolari

KERKO DETYREN TENDE