Whatsapp


Etichette

HISTORI PSIKOLOGJI LETERSI SHQIPE SHKENCA POLITIKE BIOLOGJI QYTETARI SOCIOLOGJI DREJTESI ESE ARGUMENTUESE JURIDIK PEDAGOGJI GJEOGRAFI EDUKATE SHOQERORE DIDAKTIKE BAZAT E FINANCES SHKRIM AKADEMIK FINANC BANK LETERSI BOTRORE GJUHE SHQIPE MATEMATIKE HISTORI SHQIPRIE SHKENCA JURIDIKE ANALIZE VEPRASH EDUKIM FIZIKE PSIKOLOGJI EDUKIMI ESE UNIVERSITETI POEZI MENAXHIM FINANCIAR MJEKESI KIMI PARAPSIKOLOGJIA EKONOMI INFORMATIKA ESE LETRARE MENAXHIM BIZNESI NJOHURI PER MEDIANIAN TRASHGIMI KULTURORE Anatomi ESE FILOZOFIKE GAZETARI INFERMJERI MENAXHIM TURIZEM SHKENC TOKE E DREJTA NDERKOMBETARE PUBLIKE HISTORI BOTRORE POLITIKAT E SIGURIS KOMBETARE E DREJTA E PRONES Histori e Mendimit Politik ALL POST AUDITIM BANKAR BAZAT E DEMOKRACISE DHE TE DREJTAT E NJERIUT ESE SHKENCORE FILOZOFI HISTORI ARTI HISTORI E EKONOMIS SHQIPTARE LETERSI MENAXHIM NDERTIMI MIKROEKONOMI POEMA PSIKOLOGJI REHABILITIMI BJOLOGJI EDREJTA E MJEDISIT FJALE TE URTA LEKSIONE AUDITIM MARDHENIA ME PUBLIKUN MASTER SHKENCOR Marrëdhënie Ndërkombëtare PSIKOLOGJI KESHILLIMI PSIKOLOGJI SHKOLLE SINTAKS TEORI E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE ANGLISHT EDUKIM MUZIKORE ESE ANGLISHT ESE INFORMUESE GJUHE INFERMIERI KERKIM SHKENCOR METODAT E EDUKIMIT EMPIRIK METODIKE ARITMETIKE PSIKOLOGJI ZHVILLIMI TEKNOLOGJI INFORMACIONI TRASHGIMI KULTURORE EUROPIANE APLIKIM KOMPJUTERIK BUJQESI ESE HISTORIKE ETIKA E TE USHQYERIT GUIDE TURISTIKE HIGJENE HYRJE NE PSIKOLOGJI INFORMATIK ISMAIL KADARE LETERSI PER FEMIJE MENAXHIM KLASE MESIMDHENIE ORGANET E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE PSIKOTERAPI SOCIOLOGJI EDUKIMI pyetjet e Licences ANALIZE sHARL BODLER Dituri natyre E DREJTA KUSHTETUESA EDUKIM FIZIK EDUKIM PER KARRIER KSHILLA SHTATZANIE LIBRA LEXO-SHKARIKO LOGJIKE MATURA SHTETERORE MBROJTJE DOKTORRATURE MIGJENI MUZIKE POLITIK ARSIMORE POLITIKA NE BE PSIKOLOGJI E ZBATUAR NE MESIMDHENIE RECENSION TEME DIPLOME hist

Politika e mbështetur tek fuqia, si lindin konfliktet midis shteteve

Tema: “Politika e mbështetur tek fuqia, si lindin konfliktet midis shteteve”   Nëntemat:
Politika ndërkombëtare si luftë për pushtet
Dobësimi i pushtetit politik
Cilatdo qofshin synimet themelore të politikës ndërkombëtare, pushteti është gjithnjë qëllimi parësor.
Nga ky koncept i politikës ndërkombëtare rrjedhin dy përfundime:
1. Jo çdo veprim që kryen një vend në raport me një vend tjetër është i natyrës politike.
2. Jo të gjitha vendet janë në çdo kohë në të njëjtën shkallë të angazhuar në politikën ndërkombëtare (ndryshon masa e përfshirjes, janë të papriturat  e fuqisë, transformimet kulturore).
Dallimet midis pushtetit dhe ndikimit.
Pushteti politik është raporti psikologjik midis atyre që e ushtrojnë atë dhe atyre mbi të cilët ai ushtrohet.
Ndërsa ndikimi rrjedh nga tre burime:
·         shpresa për përfitime
·         frika nga dëmtimet
·         respekti apo dashuria për njerëzit dhe institucionet
Ndikimi mund të ushtrohet përmes
1.    Rendit
2.    Kërcënimeve
3.    Autoritetit apo karizmës së një njeriu
4.    Autoritetit apo karizmës së një institucioni
5.    Ose nga një kombinim i secilës prej tyre

Në bazë të kësaj duhet të bëhen katër dallime që janë:
1.Dallimi midis pushtetit dhe ndikimit
2.Dallimi midis pushtetit dhe forcës
3.Dallimi midis pushtetit  të përdorshëm dhe të papërdorshëm
4.Dallimi midis pushtetit të ligjshëm dhe të paligjshëm

Shpjegime
1.Dallimi midis pushtetit dhe ndikimit
Këshilltari i kryeministrit të shqipërisë për arsimin e këshillon atë për ndjekjen e politikave të caktuara arsimore por ama mbetet vetëm në nivelin e këshillimit asgjë me tepër, nuk ka tagrin ta urdhërojë atë, ndërsa kryeministri nga ana tjetër ka të drejtë ta urdhërojë dhe ti imponojë vullnetin e tij me anë të formave të ndryshme të ndikimit
2.Dallimi midis pushtetit dhe forcës
Pushteti politik duhet të dallohet nga forca në kuptimin e ushtrimit të dhunës fizike. Nëse nis një luftë e armatosur mes dy shtetesh atëherë pushteti politik zëvëndësohet me atë ushtarak.
3.Dallimi midis pushtetit  të përdorshëm dhe të  papërdorshëm
Lehtësia e përdorimit të armëve bërthamore e bën të nevojshëm të bëhet dallimi midis pushtetit të përdorshëm dhe të papërdorshëm.  Lufta me shumë zero- Të gjitha palët e përfshira në rivalitet apo konflikt dhe pse e zotërojnë armën bërthamore nuk e përdorin dot sepse e dinë që dëmi që do vinte nga përdorimi i saj do të ishte aq i madh sa në çdo rast do dalësh i humbur. Lufta bërthamore mes shteteve që e zotërojnë armën bërthamore smund të ketë fitues, prandaj dhe quhet luftë me shumë zero.
4.Dallimi midis pushtetit të ligjshëm dhe të paligjshëm
Pushteti i përdorur nga një oficer policie që kontrollon sipas një urdhëri për kontroll është krejtësisht i ndryshëm nga pushteti i një hajduti që kryen të njëjtin veprim duke kërcënuar me armë.
Dobësimi i pushtetit politik
Politika ndërkombëtare është domosdoshmërisht luftë për pushtet. Xheremi Bentham besonte se konkurenca për kolonitë ishte në themel të të gjitha konflikteve botërore. Kobdeni dhe Prudoni ishin të bindur se heqja e barrierave tregtare ishte i vetmi kusht për vendosjen e një harmonie të përhershme mes vendeve. Për Marksin dhe pasuesit e tij në themel të mosmarrëveshjeve dhe luftës ishte kapitalizmi. Gjatë shekullit të XIX-të liberalët kudo kishin bindjen se politika për pushtet dhe lufta ishin mbetje të një sistemi të vjetëruar qeverisjeje dhe se fitorja e demokracisë mbi absolutizmin dhe autokracinë do të siguronte fitoren e harmonisë botërore dhe paqes së përhershme ndaj politikës për pushtet dhe luftës.


Dobësimi i pushtetit politik
Kohët e fundit bindja se lufta për pushtet mund të eleminohet nga skena ndërkombëtare është e lidhur me përpjekjet e mëdha për organizmin e botës si Lidhja e Kombeve dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Lufta për supremaci
Është universale në kohë dhe në hapësirë si një fakt i pamohueshëm nga përvoja. Nuk mund të mohoet se gjatë gjithë historisë pavarësisht nga kushtet shoqërore, ekonomike dhe politike shtetet janë përballur njëri me tjetrin në rivalitetin për pushtet.  Por nëse joshja për pushtet nuk mund të braktiset kudo në botë: Ata që mund të shërohen prej saj vetëm sa do të binin viktima të pushtetit të të tjerëve.
Dy burimet e dobësimit të pushtetit politik
1. Filozofia e shekullit të XIX-të.
2. Përvoja amerikane.
Shpjegime
Shekulli i XIX-të çoi në dobësimin e politikave për pushtet si rezultat i zhvillimeve të brendshme. Karakteristike ishte dominimi i klasave të mesme nga aristokracia dhe duke u nisur nga kjo filozofët e kohës identifikuan kundërshtimin ndaj politikës aristokratike me armiqësine ndaj çdo lloj politike
Përvoja amerikane. Identifikimi i politikës për pushtet me qeverinë e aristokratëve gjeti mbështjetje në përvojën amerikane. Kjo mund të gjendet në tre elemente të kësaj përvoje:
1. Natyra unike e Amerikës.
2. Izolimi i kontinentit nga qendrat e konfliktit botëror.
3. Anti-imperializmi i ideologjisë politike amerikane.
Ushtrimi i fuqisë nga shtetet në marrëdhëniet me njëri - tjetrin quhet real politik ose thjesht politikë e mbështetur te fuqia.
Fuqia shpesh përkufizohet si aftësia për të bërë që një aktor tjetër të bëjë atë çka në kushte të tjera nuk do ta kishte bërë. (ndikimi)
Karakteristikat që bëjnë që një shtet të jetë i fuqishëm janë: madhësia pra territori, niveli i të ardhurave, forcat e armatosura, numri i popullsisë, GDP e një shteti etj. Është veshtirë të flasësh për fuqinë e një shteti në mënyrë absolute sepse dhe këndvështrimet e gjykimit mbi fuqinë ose variablat janë të ndryshëm. Gjithsesi mund të flasim për fuqi relative dhe kjo shpesh mund të shërbejë për të shpjeguar përfundimin e një konflikti të armatosur.
Rëndësia e fuqisë sipas Morgenthau: “... shtetarët mendojnë dhe veprojnë nga pikëpamja e interesave të përcaktuara si fuqi”. Në kuptimin pozitiv, fuqia mund të përcaktohet si kapaciteti i një individi ose grup individësh për të modifikuar sjelljen e individëve ose grupeve të tjerë, ashtu siç ai dëshiron (influencë). Në kuptimin negativ, është aftësi për të parandaluar të tjerët për të ndikuar tek sjellja e tij (autonomi).
      Kriteret sasiore për kualifikimin e një shteti si i madh ose i vogël, tregonin shkallën në të cilën një shtet do të kërkonte të ndikonte në jetën jashtë mjedisit të tij të drejtpërdrejtë. Duke folur nga pikëpamja e fuqisë, vogëlsia mund të karakterizohet si mundësia për të krijuar si një ndikim, ashtu edhe një deficit në autonomi.
      Përveç ndarjes bazë midis influencës dhe autonomisë, duhet të dallohen edhe dimensionet e fuqisë materiale. Transferimi i resurseve të fuqisë nga një fushë në tjetrën lidhet me transferimin e kostove. Kompleksiteti në rritje i mjedisit ndërkombëtar ka ndikuar gjithashtu edhe në resurset e fuqisë.
      Organizatat ndërkombëtare sigurojnë një mjet të përsosur për kombet e vogla për të ndikuar në mjedisin e tyre të sigurisë. Dilema tradicionale e shteteve të vogla qëndron në kontradiktën midis influencës dhe autonomisë. Shtetet e vogla kanë më shumë interes se shtetet e tjera për të përmirësuar impaktin e vendimeve të tyre në fushën e politikës së lartë. Por n.q.s shtetet e vogla arrijnë të ushtrojnë influencën e tyre nëpërmjet zgjidhjeve institucionale, ato rrezikojnë një humbje të autonomisë.
KONCEPTI I FUQISË KOMBËTARE, MODELIN STRUKTUROR DHE KONTEKSTIN E SAJ.
  Fuqia është një koncept tepër i paqartë.
  Është aftësi për të imponuar një veprim të dëshiruar përballë qëndresës që mund ëe bëhet nga pala kundërshtare.
  Nënkupton bindjen (detyrimin) e kundërshtarit duke përdorur ndikimin dhe autoritetin.
  Përfundimet e dëshiruara mund të arrihen edhe me anë të institucionalizimit të autoritetit.

Modelet strukturore të fuqisë: Fuqia vetë nuk ka staturë reale dhe mund të shfaqet në shumë mënyra. Morgenthau e përkufizon fuqinë si “kontroll i njeriut ndaj mendjes dhe veprimeve të njerëzve të tjerë” dhe “marrëdhënie psikologjike ndërmjet atyre që e ushtrojnë atë dhe atyre ndaj të cilëve ushtrohet. Fuqia është një koncept  dinamik, komponentët e së cilës kanë ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme gjatë shekujve modern. Fuqia ushtarake është përdorur gjithnjë si një nga mjetet e politikës. Në epokën e balancës së fuqisë së Europës klasike, llogaritja e fuqisë mbështetet në mekanizmat e ndryshëm, të aleancës, koalicionit dhe kompensimin, në përdorimin e armëve dhe zhvillimin e luftës si mjet popullor, por gjithashtu mjeti i fundit. Wallerstein, i përshkruan përbërësit e fuqisë në fillimet e sistemit shtetëror modern si: (1) tregtia; (2) fuqia ushtarake; (3) financat publike; (4) burokracia efektive; (5) blloku hegjemon.

Konteksti i Fuqisë Kombëtare: Fuqia kombëtare është kontekstuale në kuptimin që ajo mund të matet vetëm në kontekstin e një kuadri të veçante të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ndaj aftësive të aktorëve të tjerë shtetëror dhe jo shtetëror. Fuqia mund të vlerësohet vetëm në bazë të të gjithë elementeve të saj dhe duke e krahasuar këtë me një aktor ose aktore të caktuar dhe duke patur parasysh  situatën në të cilën përdoret fuqia. Ekuacioni i fuqisë në marrëdhëniet ndërkombëtare nuk është asnjëherë i qëndrueshëm dhe permbajtja e fuqisë kombëtare është në ndryshim të vazhdueshëm.

Elementët Shoqëror të Fuqisë

Elementet Shoqëror janë: Ekonomik, ushtarak, politikë, psikologjik dhe informimi Ekonomik.

Ekonomik:
  Zhvillimi dhe aftësia (kapaciteti) ekonomik janë dy hallka kyçe, tepër të rëndësishme si për elementet natyror ashtu dhe ato shoqëror të fuqisë kombëtare. Zhvillimi ekonomik në një vend buron nga elementet shoqëror të fuqisë, qofshin ato modernizimi politik dhe arsimimi (edukimi) i gjerë formal, lëvizshmëria shoqërore e gjeografike dhe gadishmëria e pranimit të novacionit.
  Ekonomitë e brendshme të fuqishme, prodhojnë fuqi kombëtare jo ushtarake në arenën ndërkombëtare. Fuqia e ekonomisë së vendit ka ndikim të drejtpërdrejtë në llojshmerinë, elasticitetin dhe kredibilitetin e zgjedhjeve ekonomike ndërkombëtare.
 Rritja e ndërvarësisë ka krijuar ndryshime të mëdha në elementin ekonomik të fuqisë kombëtare. Ekonomitë kombëtare janë bërë më të varura në tregëtinë dhe tregjet financiare ndërkombëtare, të cilat janë bërë vërtetë globale nga pikpamja e veprimtarisë. Nga ana tjetër, kjo e bën më të vështirë për një vend që të rrisë nivelin e interesave afat-shkurtër apo të koordinojë politikën e tij monetare me aktorët e tjerë ndërkombëtare.

Elementi Ushtarak:
 Fuqia ushtarake është treguesi i saktë i fuqisë kombëtare.
 Fuqia ushtarake është më shumë se tërësia e personelit, paisjeve dhe armatimit.
  Lidershipi, morali dhe disiplina gjithashtu mbeten faktor vital të fuqisë ushtarake.
 Cilësia e teknologjisë së armëve është bërë një faktor shumë i rëndësishëm për të gjitha vendet në periudhën e arritjeve të mëdha e të shpejta shkencore. Teknologjia nuk është një ilaç mrekullibërës automatik për arritjen e fitoreve të shpejta dhe me humbje të vogla, veçanërisht në mungesë të udhëheqjes së qartë politike dhe një strategjie koherente.

Elementi Psikologjik:
  Përbëhet nga vullneti dhe morali kombëtar, karakteri dhe shkalla e integrimit kombëtar.
  Është elementi më jetëshkurtër i fuqisë shoqërore, i cili në mënyrë të përsëritur është bërë shkak që vendet me fuqi ekonomike dhe ushtarake superiore të jenë mundur ose politikat e tyre të dështonin nga përballja me aktorë më pak të aftë.
 Vullneti, gatishmëria dhe morali kombëtar përcaktohen si shkallë e vendosmërisë që manifeston çdo aktor në përmbushjen e objektivave të brendshëm dhe të jashtëm.
  Shkalla integrimit i referohet thjesht sensit të përkatësisë dhe identifikimit të popullit të vendit.

Elementi i Informimit:
  Revolucioni i komunikimit, ka marrë një vrull të ri në dekadat e fundit.
  Zhvillimi i komunikimit dhe aksesi në informacion, më tepër se kudo, ka gjetur përdorim në zhvillimin e luftës.
  Në fushën thjesht ushtarake, mbizotërimi në informacion mund të krijojë sinergji operacionale duke bërë të mundur sistemeve që sigurojnë njohjen dhe kuptimin e fushës së luftimit, të rrisin nivelin e komandim-kontrollit dhe krijon forcën e saktë për tu integruar në të ashtëquajturin “sistem i sistemeve”.
  Kompresimi (ngjeshja-permbledhja) e nivelit strategjik, operativ dhe taktik të luftës, me parë konsiderohej si hallkë e veçantë komandimi dhe e përgjegjësive funksionale. Në të ardhmen, komandanti do të përballet me një detyrë shumë më komplekse, atë të njohjes së veprimeve që ndodhin njëkohësisht në të tre nivelet e luftës dhe bashkimin e tyre në gjykime të kujdesshme që rezultojnë nga shqyrtimi tradicional në nivel operativ se në cilat luftime e beteja taktike të marrësh pjesë, tu bashkohesh dhe cilave tu shmangesh.

Elementët natyrorë të  fuqisë kombëtare (Gjeografia, Popullsia dhe  Burimet).

Gjeografia: faktorët gjeografik ndikojnë në aftësitë dhe parashikimin për të ardhmen e vendit. Vendosja, në veçanti, lidhet ngushtë me politikën e jashtme të shtetit. Shtetet vulnerable kanë patur të bëjnë me shumë probleme, madje dhe deri me humbjen e ekzistencës kombëtare. Në të kundert, Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Japonia kanë qenë të mbrojtura nga masa të mëdha uji përgjatë gjithë historisë së ekzistencës së tyre. Lidhja ndërmjet politikës së jashtme dhe vendosjes gjeografike, në të vërtetë është kaq e rëndësishme, sa në shekullin e kaluar ajo u bë shkak për lindjen e gjeopolitikës si fushë më vete studimi. Në ekstremin e tyre më të lartë, gjeopolitika mund të krijojë tundim në lidhje me “Besimin e gabuar të Faktorit të Vetëm” të Morgenthaut ose siç ka ndodhur në shkrimet e Karl Haushoferit ku shtrembërohet në një lloj metafizike politike me thirrje për hapësirë jetike kombëtare të mjaftueshme. Vendosja gjeografike është e lidhur ngushtë me klimen, e cila, ka një efekt të madh në fuqinë kombëtare. Shtetet më të varfër ekonomikisht dhe më të dobët në aspektin e fuqisë kombëtare gjatë kohëve moderne kanë qenë të gjitha të vendosura jashtë zonës së klimës së butë, qoftë kjo në tropik ose në zonën e ftohtë.

Popullsia: madhësia, prirjet dhe struktura demografike përbëjnë një aspekt të rëndësishëm të fuqisë kombëtare. Një popullsi e madhe është një kërkesë apo parakusht i nevojshëm, por jo një garanci e vetvetishme e rritjes së fuqisë. Prirjet në rritjen dhe zvogëlimi i popullsisë mund të kenë një ndikim të madh në fuqinë kombëtare. Struktura e popullsisë, është shumë e rëndesishme për zhvillimin e kombeve, ku rëndësi të veçantë merr përqindja e popullsisë në grupin me produktiv, që në përgjithësi konsiderohet të jetë diku ndërmjet moshës 18 dhe 45 vjeç, që mund të plotësojnë më mirë nevojat e industrisë dhe forcave të armatosura të vendit, si dhe të krijojnë brezin e ardhshëm.

Burimet Natyrore: sasia e madhe e burimeve natyrore është thelbësore për një shtet modern që të zhvillojë luftë, për të vënë në veprim bazën e tij industriale, si dhe për të shpërblyer aktorët e tjerë ndërkombëtarë nëpërmjet tregëtisë dhe ndihmës, ose me produkte industriale moderne ose në lëndë të parë. Por keto burime, janë shpërndarë në mënyre jo të barabartë rreth globit dhe po bëhen gjithnjë e më shumë të pamjaftueshme si rrjedhojë e konsumit dhe kerkesës gjithnjë në rritje. Për më tepër, ashtu si dhe në rastin e pronësisë ndaj vendeve strategjike, edhe zotërimi fizik i burimeve natyrore nga një vend i caktuar nuk është domosdo një burim i garantuar i fuqisë, derisa ky vend të mund t’i zhvillojë burimet që zotëron dhe të ruajë kontrollin politik mbi shfrytëzimin e tyre. Përkundrazi, shtetet me organizata të mëdha industriale dhe infrastrukturë prodhuese tradicionalisht kanë qenë në gjendje të shndërrojnë fuqinë potenciale të burimeve të tyre natyrore në fuqi kombetare reale, megjithatë shumë pak vende janë të vetë-mjaftueshëm në aspektin e burimeve natyrore. Së fundi, kemi një mungesë furnizimi me materiale strategjike që janë të domosdoshme për teknologjinë e lartë dhe armët moderne. Një ndër rrjedhojat e këtij pakësimi të lëndëve të para ka qenë shfaqja e fundit të detit, me rezervat e tij të naftës dhe magnezit, si një skenë e konkurrencës ndërkombëtare, ku vendet me një vijë të gjatë bregdeti dhe me ujra të gjera territoriale kanë më tepër avantazhe.



Post più popolari

KERKO DETYREN TENDE