Whatsapp


Etichette

HISTORI PSIKOLOGJI LETERSI SHQIPE SHKENCA POLITIKE BIOLOGJI QYTETARI SOCIOLOGJI DREJTESI ESE ARGUMENTUESE JURIDIK PEDAGOGJI GJEOGRAFI EDUKATE SHOQERORE DIDAKTIKE BAZAT E FINANCES SHKRIM AKADEMIK FINANC BANK LETERSI BOTRORE GJUHE SHQIPE MATEMATIKE HISTORI SHQIPRIE SHKENCA JURIDIKE ANALIZE VEPRASH EDUKIM FIZIKE PSIKOLOGJI EDUKIMI ESE UNIVERSITETI POEZI MENAXHIM FINANCIAR MJEKESI KIMI PARAPSIKOLOGJIA EKONOMI INFORMATIKA ESE LETRARE MENAXHIM BIZNESI NJOHURI PER MEDIANIAN TRASHGIMI KULTURORE Anatomi ESE FILOZOFIKE GAZETARI INFERMJERI MENAXHIM TURIZEM SHKENC TOKE E DREJTA NDERKOMBETARE PUBLIKE HISTORI BOTRORE POLITIKAT E SIGURIS KOMBETARE E DREJTA E PRONES Histori e Mendimit Politik ALL POST AUDITIM BANKAR BAZAT E DEMOKRACISE DHE TE DREJTAT E NJERIUT ESE SHKENCORE FILOZOFI HISTORI ARTI HISTORI E EKONOMIS SHQIPTARE LETERSI MENAXHIM NDERTIMI MIKROEKONOMI POEMA PSIKOLOGJI REHABILITIMI BJOLOGJI EDREJTA E MJEDISIT FJALE TE URTA LEKSIONE AUDITIM MARDHENIA ME PUBLIKUN MASTER SHKENCOR Marrëdhënie Ndërkombëtare PSIKOLOGJI KESHILLIMI PSIKOLOGJI SHKOLLE SINTAKS TEORI E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE ANGLISHT EDUKIM MUZIKORE ESE ANGLISHT ESE INFORMUESE GJUHE INFERMIERI KERKIM SHKENCOR METODAT E EDUKIMIT EMPIRIK METODIKE ARITMETIKE PSIKOLOGJI ZHVILLIMI TEKNOLOGJI INFORMACIONI TRASHGIMI KULTURORE EUROPIANE APLIKIM KOMPJUTERIK BUJQESI ESE HISTORIKE ETIKA E TE USHQYERIT GUIDE TURISTIKE HIGJENE HYRJE NE PSIKOLOGJI INFORMATIK ISMAIL KADARE LETERSI PER FEMIJE MENAXHIM KLASE MESIMDHENIE ORGANET E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE PSIKOTERAPI SOCIOLOGJI EDUKIMI pyetjet e Licences ANALIZE sHARL BODLER Dituri natyre E DREJTA KUSHTETUESA EDUKIM FIZIK EDUKIM PER KARRIER KSHILLA SHTATZANIE LIBRA LEXO-SHKARIKO LOGJIKE MATURA SHTETERORE MBROJTJE DOKTORRATURE MIGJENI MUZIKE POLITIK ARSIMORE POLITIKA NE BE PSIKOLOGJI E ZBATUAR NE MESIMDHENIE RECENSION TEME DIPLOME hist

PERDORIMI E NDARJA E FJALIVE NE SKEMA

                                              2.  SKEMAT E PERIUDHAVE 
      2.1. Skemat e periudhave me bashkërenditje
2..1.1. Periudhat me bashkërenditje mund të jenë të formuara prej dy, tri a më shumë fjalish të pavarura të lidhura njëra me
tjetrën, zakonisht, me lidhëza bashkërenditëse, ndonjëher të përsëritura para secilës prej  tyre:
                    a) Kishte të nxehtë/ dhe i pihej ujë. E kërkova, po s`e gjeta. Ky lajm as e tronditi,/ as i bëri përshtypje Xhemalit.
                   b) Ai herë i binte çairit mes për mes, si ndonjë dem i rëndë, herë zbriste që nga ullishta,/ herë ngjitej nga arat nën remë. Lek Dukagjini u shërua pas disa ditësh,/ dhe atëhere Skënderbeu i thirri që të dy,/ dhe mezi i pajtoi.




a)                                                   b) 

        2.1.2 Periudhat me bashkërenditje, të përbëra prej tri a më shumë fjalish të pavarura, mund të jenë të formuaraedhe prej bashkimit të një fjalie me një tog fjalish ose prej dy a më shumë togje fjalish në kombinime të ndryshme:
          a) Ata ikën përpjetë/, kurse unë zbrita poshtë/ dhe u futa në kafene. (fjalia e dytë dhe e treta, me lidhje këpujore ndërmjet tyre, dalin si një tog fjalish me lidhje përqasore me fjalinë e parë).
           b) Era vinte që nga shpatet e malit/ dhe sulej poshtë luginës së Kolonjës,/ ndërsa pemët lëkundeshin (dy fjalitë e para përbëjnë një tog me raporte bashkërenditjeje këpujore, me të cilin bashkohet me raporte kundërshtore – përasore fjalia e tretë ).

a)                                                                    b)



         2.2. Skemat e periudhës asindetike (jolidhëzore)
         2.2.1. Periudhat me fjali të bashkuara pa lidhëza mund të jenë të përbëra prrej dy a, të shumtën e herës, prej tri a më shumë fjalish të pavarura të lidhura ndërmjet tyre nga intonacioni:
           a) Do të këndojmë,/ mos u dëshpëro.
           b) Ishte një fushë me lule shumë,/ nëpërmes saj shkonte një lumë,/ dy qe po kullotnin bar.
           c) Qielli është bërë sterrë,/ hapësira mbushur me re,/ dëbora bije e paprerë,/ dheu bërë i bardhë si ve;/ moti është i egërsuar,/ drurët janë ngarkuar.
a)


b)



c)








     2.2.2.  Periudhat asindetike prej tri a më shumë fjalish mund të jenë të përbëra edhe prej një fjalie të pavarur të bashkuara me  anë të intonacionit me një tog prej dy a më shumë fjalisht të pavarura, ose prej dy togje fjalish të bashkuara asindetikisht në mes tyre:
             a) Vetëm një gjë kërkojmë nga ju:/ mbani kryet lart,/ mos tregoni asnjë shenjë dëshpërimi. (Fjalia e dytë dhe e treta përbëjnë një tog të bashkuar asindetikisht me fjalinë e parë).
             b) Pjesën më të madhe, pothuaj tërë punën e mbaruat:/ Kruja dhe tërë krahina e saj u fitua;/ Dibra dhe malësite u bashkuan me ne;/ armikut s`i mbeti as shenja në fushat tona;/ qëndrojnë vetëm fortesat.

a)


b)





           c) Ia dha drurit,/ u tha;/ ia dha gurit/ u ça. (dy togje fjalish asidentike/ të bashkuara ndërmjet tyre/ asindetikisht, secili i formuar prej dy fjalish):
c)   




                 2.3. Skemat e periudhave me asindetizëm e bashkërenditje
                 Periudha edhe asindetike, edhe e bashkërenditur, mund të jetë e formuar:
         2.3.1. Zakonisht prej dy a më shumë fjalish të pavarua asindetike dhe prej një fjalie të bashkërenditur me fjalitë e mëposhtme:
          Ai ngjeshi duart në tokën e punuar,/ mbushi grushtet me dhe/ dhe i shtriu përpara.



      2.3.2. Nga një tog prej dy a më shumë fjalish të pavarura të bashkërenditura, të bashkuara asindetikisht me një fjali tjetrër të pavarur a me disa jali të tjera të pavarura të bashkërendituranë mes tyre, ose prej një fjalie a dy fjalish të pavarura të bashkërenditura në mes tyre, të bashkuara asindetikisht me një tog prej dy a më shumë fjalish të pavarura të bashkërenditura:
        a) Shkuam gjer afër monumentit/ dhe u kthyem:/ shoku Shemsedin posa ishte ngritur nga tavolina/ b) Makaseni kishte dërguar letër:/ në verë mbaronte mësimet/ dhe kthehej pergjithmonë në Shqipëri. c) U afrua me ngadalë/ dhe e zbuloi;/ dy sy flakë e vështruan/ dhe dy buzë qumështore lëvizin me gu - gu – gu.
a)                                                                   b)
 


 c)


       2.3.3.  Me kombinime të tjera të ndryshme fjalish asindetike e fjalish të pavarura të bashkërenditura:
             a) Mëma dhe motrat qanin/ edhe djemtë i përqafonin,/ gjithnjë pranë i mbanin,/ i puthnin e i pushtonin.  b) Nata edhe s`e kishte ngritur atë pëlhurën e zezë,/ hëna me sy të venitur po perëndonte si rezë;/ ylli i mëngjesit po binte/ e lulet lulëzonin.  c) Historitë e anonimit venecian, Sansovinos dhe Dhimitër frëngu janë të shkurtëra/ dhe s`japin hollësira;/ shëmbëllejnë njëra me tjetrën si tri motra binjake/ dhe kanë pasur një kryeburim që të tria:/ janë ndikuar shumë prej Barletit,/ po ndryshojnë në shumë pika.
     2.4. Përbërja dhe skemat e periudhës me nënrenditje
      Periudha në nënrenditje është periudha e formuar prej fjalish me raporte nënrenditje midis tyre, të bashkuara me anë lidhëzash nënrenditëse a fjalësh lidhëse (përemra e ndajfolje), ndonjëherë edhe drejtpërdrejt:
        Yjet një nga një u venitën si fenerët/ i shuan era. Sa qe gjallë,/ s’u turpërua. Tek dhemb dhëmbi,/ vete gjuha. S’i shkoi asnjerit ndër mend,/ të mblidhte lule. Porsa plaku i tha këto fjalë,/ psheretiu një herë,/ sikur të merrte frymë.
         Kjo periudhë mund të dalë në forma dhe lidhje të ndryshme, me skema strukturore të ndryshme.
        2.4.1. Formën më të thjeshtë të periudhës me nënrenditje e kemi kur ajo përbëhet prej një fjalie kryesore dhe një fjalie të varur, e cila plotëson e sqaron kuptimin e një gjymtyre ose të gjithë fjalisë kryesore në tërësi:
        Realizimi i jetës së lumtur dhe të begatshme varen nga puna jonë, nga kuptimi i mirë dhe kryerja me përpikmëri prej të gjithëve e detyrave/ që na vihen përpara.
          Kur arriti afër kolibeve,/ qafa, faqet dhe balli i Memos ishin bërë të ftohtë si akull.
          Skema e këtyre periudhave është:







                Shënim. Fjalia e varur mund t’u referohet edhe dy a më shumë gjymtyrëve homogjenë:
               Prapa tij dëgjoheshin zëra, zhurmë lopatash e kazmash që gërmonin tokën e tharë.

     2.4.2.   Më shpesh përdoret periudha e nënrenditur e përbërë prej një fjalie kryesore dhe prej dy a më shumë fjalish të varura ose ndërtimesh funksionalisht sinonimike me to.
Këto periudha mund të dalin të një madhësie të ndryshme e në forma të ndryshme nënrenditje. Fjalitë e varura mund të plotësojnë ndonjë gjymtyrë të fjalisë ose një fjalie. Numri i tyre mund të jetë i ndryshëm, të ndryshme janë edhe mjetet edhe mënyrat e lidhjes ndërmjet tyre.
           Format më kryesore të nënrenditjes së dy a më shumë fjalive janë nënrenditja paralele dhe nënrenditja varg ose e varguar. Mund edhe të bashkohen në të njëjtën periudhë nënrenditja paralele e nënrenditja varg.
          2.4.2.1. Nënrenditja është paralele, kur varen drejtpërdrejt nga fjalia kryesore dy a më shumë fjali të varura. Kjo mund të ndodhë kur:
             Lajmet/ që u ishin ardhur ato ditë nga Peza (fjali e varur përcaktore gjithashtu, i referohet fjaliës “lajmet”), të plotësuara aty këtu edhe me gojën e korrierit të ri, që i kish jetuar vetë ngjarjet (fjali e varur përcaktore gjithashtu, i referohet fjalës “e korrierit”), të jepnin zemër. Rrugës mendjen s’e kisha as te qortimi/ që hëngra/ as te kosi/ që do të blija,/ po te lulet që kisha mbjellë (tri fjali përcaktore, që u referohen përkatësisht gjymtyrëve homogjen “qortimi”, ”kosi”,  “lulet”);
               2.4.2.1.2. Fjalitë e varura i referohen gjithë fjalisë kryesore a drejtuese dhe janë funksionalisht të ndryshme:
          Gjersa nuk po i ngrihen sytë (fjali e varur shkakore), nuk po ngrinte as zërin,/ megjithëse heshtja qe rivendosur (fjali e varur lejore);
               2.4.1.3. Fjalitë e varura janë funksionalisht të ndryshme dhe u referohen gjymtyrëve të ndryshme ose njëra një gjymtyrë e tjetra, ose të tjera, fjalisë kryesore në përgjithësi.
              Mjegulla/ që kishte mbuluar fushën (fjali e varur përcaktore, i referohet kryefjalës “mjegulla”) tregonte/ se do të prishej moti (fjali e varur kundrinore, i referohet kallëzuesit ”tregonte”). Ata i kishin thënë tashmë të gjitha fjalët/ me të cilat njerzit mund të merren vesh (fjali e varur përcaktore, i referohet kundrinës “fjalët”),/ megjithëse kishin folur aq pak (fjali e varur lejore, i referohet gjithë fjalisë kryesore);
                 2.4.2.1.4.   Fjalitë e varura i referohen së njëjtës fjali e janë funksionalisht të njëjta, po shprehin gjykime kuptimore të ndryshme:
               Kur arritën në majë të malit,/pritën aty/ gjersa u grumbulluan të gjithë (dy fjali të varura kohore, që shprehin  kuptime kohore të ndryshme).
                2.4.2.1.5.  Fjalitë e varura paralele të një fjalie kryasore, të shumtën e herës, shpërndahën para e pas saj ose hyjnë edhe në mes, por mund të vijnë edhe njëra pas tjerës, përpara ose pas fjalisë kryesore:
    Herën e fundit,/ kur ish takuar me Dekon,/ ky e kish gjetur në oborrne hijen e manit,/ ku kish nxjerrë tryezen. Sido që të ishin ngjarjet e së ardhmes,/ Aliu mendoi/ se duhej të forconte kufijtë ë bregdetit. Luftëthirrja e shqiptarëve, ushtrimat e turmbetave dhe qëllimet e dyfekëve lajmëronin që Skënderbeu ish atje;/ kur turqit ia kishin humbur fare trastën.
           Skema e periudhave me fjali të varura paralele të varura paralele të mësipërme është kjo:
     
Fj. kryesore





            2 Fjali të varura
             2.4.2.2. Në nënrenditjen varg ose të varguar fjalia e varur e pare plotësisht prej një fjalie tjetër të varur, kjo prej një tjetre e kështu më tutje, të lidhura, pra, si unazat e një vargoi. Fjalia që varet nga fjalia kryesore quhet fjali e varur e shkallës së parë; ajo që i nënrenditet kësaj, fjali e varur  e shkallës së dytë; e mëpasmja, fjali e varurt e shkallës së tretë; mund të ketë sado rrallë, edhe fjali të varura të shkallëve të mëtejme:
         Këtë vendim s’ia kishte thënë Adnani,/ kur e kishte lajmëruar (fjali e varur e shkallës së parë),/ që të përgatitej për mbledhjen e organizatës (fjali e varur e shkallës së dytë), ku do të merrej në shqyrtim pranimi i tij (fjali e varur e shkallës së tretë). Po më duket/ se e kërkon nevoja (fjali e varur e shkallës së parë)/ të sqarohen çështjet më me rëndësi, (fjali e varur e shkallës së dytë),/ përpara se të shtroni punën e shoqatës (fjali e varur e shkallës së trerë),/ që duhet ngritur (fjali varur e shkallës së katërt).


      Periudha e fundit ka këtë skemë:

                                                     Fj.kryesore

                                                      Fj.v e shkallës së parë

                                                      Fj. v e shkallës së dytë

                                                       

                                                                                           Fj. v e shkallës së tretë



                       Fj. v e shkallës së katërt







Post più popolari

KERKO DETYREN TENDE