Gjendja ne shqiperi pas
reformave te para centralizuese osmane.
Me reformat qe ndermori,
duke hequr sistemin e timareve Porta e Larte synonte te forconte pushtetin
qendror dhe te rimekembte fuqine e Perandorise e cila ishte dobesuar se tepermi
nga prapambetjet ekonomike-shoqerore, nga sistemi shteteror anakronik, thellesisht
shfytezues e parazitar dhe nga ryengritjet e vazhdueshme te popujve te shtypur.
Reformat filluan te zbatoheshin ne Shqiperi qysh ne vitet 30. Ata jepnin nje
grusht te rende te pare klases se vjeter feudale ushtarake e cila ishte
dobesuar shum nga ekspeditat osmane te viteve 1822-1831. Nje pjese e krereve
feudal qe ishin aktivizuar ne kryengritje u asgjesua, te tjeret u internuan dhe
ata qe munden te shpetonin merguan jashte vendit. Te gjitha pronat e tyre u
shpallen cifligje shteterore. Tani filluan te ngriheshin e te forcoheshin cifligare
te rinj te lidhur me Porten e me politiken e saj centralizuese.
Dobesimi I klasesfeudale shqiptare I dha mundesi borgjezise te perfaqesuar nga tregtaret dhe
pronaret e punishteve zejtare e te manifakturave te merrte pjese me me gjalleri
ne jeten ekonomike e politike te vendit.
Me zbatimin e reformes
ne fushen administrative, pushteti civil u nda nga ai ushtarak dhe qeverisjen e
feudaleve vendas filloi ta kryente nje aparat burokratik I centralizuar. Porta
e larte nuk kishte me besim te funksionaret e shqiptare. Pervoja e viteve te
kaluara kishte treguar se ata ishin te prirur drejt qeverisjes se krahinave ne
menyre autoktonome e drejt shkeputjes se plote nga varesia e Perandorise
Osmane. Pastaj ajo filloi zevendesimin e tyre shkalle-shkalle me nenpunes te
huaj. Ne fillim u zevendesuan qeveritaret e sanxhaqeve shqiptare, te kadinjeve,
te myftinjeve, vecanarisht ne ato krahina ku kishin shperthyer levizjet kryengritese
qw sapo ishin shtypur me arme. Keshtu ne mjafte sanxhake e sidomos ne Shqiprine
e Jugut pushteti kaloi nga duart e qeveritareve shqiptare ne ato te funksionareve
turq.
Administrata e re
perbehej nga nenpunes te huaj qe nuk e dinin gjuhen e vendit dhe nuk I njihnin
zakonet e traditat e popullit shqiptar. Gjuha e tyre ishte shkopi dhe kerbaci.
Meqenese do te qendronin ne keto poste nje periudhe te caktuar dhe meqenese nje
pjese e nenpunesve ose nuk paguheshin rregullisht ose duhej te siguronin rrogen
nga te ardhurat locale ata perpiqeshin te grabisnin me te gjitha menyrat
popullsine me ane taksash e gjobash pa u ndaluar as para perdorimit te forces.
Pervec kesaj praktikohej gjeresisht ryshfeti pa te cilin nuk mund te kryhej
asnje pune. Ai u duhej dhene si nenpunesve te thjeshte ashtu dhe funksionareve
te organeve te larta te Perandorise Osmane. Edhe sistemi I mbledhjes se taksave
me ane te iltizamit, megjithese u krijua nje aparat I vecante nenpunesish te financave,
mbeti ne fuqi per nje kohe te gjate sepse u leverdiste funksionareve te larte
te shtetit qe merreshin me te tilla spekulime.
Ndersa ne nje varg
qendrash administrative u grumbulluan me shumice nenpunes te huaj, ne vitet 40
disa zona si Tiranen, Matin, Lezhen, Ulqinin, etj., Porta I la enede ne duart e
oxhakeve te vendit, te cilet I paguanin arkes shteterore ne Stamboll nje shume
globale vjetore, te nxjerre nga detyrimet qe u jepte atyre krahina.
Krahas reformes
administrative, Porta e Larte mori masa per te vene ne jete reformen ushtarake,
e cila parashikonte carmatimin e popullsise dhe krijimin e nje ushtrie te
rregullt. Ne kuadrin e krijimit te kesaj ushtrie Veziri I Madh, Mehmed Reshid
Pasha qe ishte ngarkuar me zbatimin e reformave ne shqiperi filloi te
rekrutonte ushtare te rregullt (nizame) nga mosha 15 dei ne moshen 30-vjecare.
Te rekrutuarit benin
jete kazerme dhe sterviteshin sipas rregullave te ushtrise evropiane. Ata e
benin sherbimin larg vendit te vet ne kushte shum te veshtira. Vetem nje pjese
e tyre mund te kthehej e gjalle dhe pa u gjymtuar nga sherbimi I gjate
ushtarak. Nje pjese e madhe vdisnin me teper nga abuzimet e intendenteve, nga
mungesa e ushqimit dhe veshmbathjes dhe nga epidemite, sesa ne lufte.
Sherbimi reservist (redif)
behej zakonisht ne vendlindjen e rezervisteve. Kjo u jepte atyre mundesi qe nje
kohe te caktuar krahas sherbimit ushtarak te merreshin edhe me bujqesi dhe
blegtori.
Reforma ushtarake u
shoqerua edhe me tatime e taksa te reja <<te jashtezakonshme >> qe
sherbenin per ushqimin dhe veshjen e ushtareve nizame.
Edhe reforma ushtarake
nuk u zbatua kudo dhe menjhere. Ushtria e rregullt u vendos ne qytetet ku
mbaheshin garnizone ushtarake. Ne Manastir dhe ne Janine u grumbulluan forca te
medha me ane te te cilave Porta ushtarake nje presion te vazhdueshem mbi trevat
shqiptare. Ndersa ne njeren ane Stambolli organizonte ushtrine e rregult, ne
anen tjeter vazhdonte te perdorte repartet e parregullta, te rekrutuara nga
krere feudale e bajraktare midis malesoreve per ti derguar ne frontet e luftes
me shtete te tjera ose per te shtypur kryengritjet Brenda dhe jashte
Shqiperise. Ne keto raste Porta e Larte synonte jo vetem te perfitonte nga
ndihma e tyre ushtarake, por edhe t’I largonte nga Shqiperia ku zienin
kryengritjet e t’i neutralizonte keto forca te rrezikshme per te.
Me reformat e
Tanzimatit Porta e Larte u kishte njohur kombesive te Perandorise Osmane te
drejten te merrnin arsim ne gjuhen amtare ne shkollat publike. Por ajo
vazhdonte te identifikonte kombesine me fene. Keshtu myslimanet e Perandorise,
midis te cileve edhe shqiptaret ajo I quante <<turq>>, ndersa
ortodokset, qofshin keta shqiptare, bullgare, serbe, apo vllehe, I quante
<<greke>> ose <<rume>> dhe I kishte lene nen
administrimin fetar e kulturor te Patrikanes greke te Stambollit. Si kombesi me
vete konsideroheshin edhe katoliket ose <<latinet>> e Perandorise.
Shqiptareve ten dare ne
mysliman, ortodokse e katolike, duke mos bere pjese ne nje bashkesi te vetme
fetare dhe duke mos u njohur keshtu sin je kombesi me vete nuk u jepej mundesia
te levronin lirisht gjuhen e tyre amtare. Ata detyroheshin te kishin arsimin
sipas fese se tyre ne turqisht, greqisht, ose italisht. Ne perputhje me kete
politike pas shpalljes se dekreteve te Tanzimatit ne Shqiperi u rrit numri I
shkollave ne gjuhe te huaj. Shkolla shteterore fillore dhe qytetese (ruzhdie)
ne gjuhen turke u hapen dhe ne krahina te ndryshme te vendit; ne Shqiperine e
Jugut u rrit dhe numri I shkollave laike ne gjuhen greke per popullsine
ortodokse, te cilat ndodheshin nen mbikqyrjen e peshkopeve greke, ndersa ne
veri, ndonese me pak numri I shkollave katolike qe drejtoheshin nga kleri ose
nga disa mesues private ne Shkoder. Megjithese perhapnin njohuri te dobishme,
te gjitha keta shkolla pershkroheshin nga nje fryme fanatizmi dhe intolerance
fetare. Ato nuk sherbenin per afrimin e shqiptareve te feve te ndryshme, por
per te nxitur percarjen fetare. Ato ishin ne te njejten kohe vatra te
propagandes antikombetare dhe I sherbenin politikes antishqiptare te shteteve
qe I mbanin keto shkolla.
Reformat parashikonin
barazine e shtetasve pavaresisht nga feja e tyre. Por ne te vertete klasa
sunduese feudale osmane vazhdoi ta ruante poziten e saj te privilegjuar
kundrejt popullsise se krishtere. Pabarazia juridike e popullsise se krishtere
shprehej, pervec te tjerave, ne pagimin e nje takse te vecante per gjith
meshkujt mbi 12 vjec.
Vete sulltani rrjeti I
tij familjar si edhe perfaqesuesit e tjere te klases feudale osmane nxirrnin perfitime
duke shkelur parimet e shpallura nga reformat dhe duke ruajtur praktiken e
vjeter te abuzimeve, sic ishte vecanterisht shitja e posteve qeveritare.
Sulltani dhe familja e tij ruajten ne Shqiperi per nje kohe te gjate nje varg
privilegjesh feudale. Keshtu, nje pjese e mire e te ardhurave te sanxhukut te
Ohrit ku perfshiheshin edhe krahina Shqiptare vazhduan t’i shkonin sit e
ardhura private sulltanes-nene, kurse sulltanit te ardhura nga qiraja e
Bezistenit* ne pazarin e Shkodres dhe nga shitja e te drejtes se peshkimit po
ne kete qytet. Madje gabelet (arixhinjte) e Myzeqese konsideroheshin te gjith
skllever te sulltanit dhe sherbimet e tyre u shiteshin per nje vit nga ana e
tij te interesuarve kundrejt nje shume te caktuar.