Whatsapp


Etichette

HISTORI PSIKOLOGJI LETERSI SHQIPE SHKENCA POLITIKE BIOLOGJI QYTETARI SOCIOLOGJI DREJTESI ESE ARGUMENTUESE JURIDIK PEDAGOGJI GJEOGRAFI EDUKATE SHOQERORE DIDAKTIKE BAZAT E FINANCES SHKRIM AKADEMIK FINANC BANK LETERSI BOTRORE GJUHE SHQIPE MATEMATIKE HISTORI SHQIPRIE SHKENCA JURIDIKE ANALIZE VEPRASH EDUKIM FIZIKE PSIKOLOGJI EDUKIMI ESE UNIVERSITETI POEZI MENAXHIM FINANCIAR MJEKESI KIMI PARAPSIKOLOGJIA EKONOMI INFORMATIKA ESE LETRARE MENAXHIM BIZNESI NJOHURI PER MEDIANIAN TRASHGIMI KULTURORE Anatomi ESE FILOZOFIKE GAZETARI INFERMJERI MENAXHIM TURIZEM SHKENC TOKE E DREJTA NDERKOMBETARE PUBLIKE HISTORI BOTRORE POLITIKAT E SIGURIS KOMBETARE E DREJTA E PRONES Histori e Mendimit Politik ALL POST AUDITIM BANKAR BAZAT E DEMOKRACISE DHE TE DREJTAT E NJERIUT ESE SHKENCORE FILOZOFI HISTORI ARTI HISTORI E EKONOMIS SHQIPTARE LETERSI MENAXHIM NDERTIMI MIKROEKONOMI POEMA PSIKOLOGJI REHABILITIMI BJOLOGJI EDREJTA E MJEDISIT FJALE TE URTA LEKSIONE AUDITIM MARDHENIA ME PUBLIKUN MASTER SHKENCOR Marrëdhënie Ndërkombëtare PSIKOLOGJI KESHILLIMI PSIKOLOGJI SHKOLLE SINTAKS TEORI E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE ANGLISHT EDUKIM MUZIKORE ESE ANGLISHT ESE INFORMUESE GJUHE INFERMIERI KERKIM SHKENCOR METODAT E EDUKIMIT EMPIRIK METODIKE ARITMETIKE PSIKOLOGJI ZHVILLIMI TEKNOLOGJI INFORMACIONI TRASHGIMI KULTURORE EUROPIANE APLIKIM KOMPJUTERIK BUJQESI ESE HISTORIKE ETIKA E TE USHQYERIT GUIDE TURISTIKE HIGJENE HYRJE NE PSIKOLOGJI INFORMATIK ISMAIL KADARE LETERSI PER FEMIJE MENAXHIM KLASE MESIMDHENIE ORGANET E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE PSIKOTERAPI SOCIOLOGJI EDUKIMI pyetjet e Licences ANALIZE sHARL BODLER Dituri natyre E DREJTA KUSHTETUESA EDUKIM FIZIK EDUKIM PER KARRIER KSHILLA SHTATZANIE LIBRA LEXO-SHKARIKO LOGJIKE MATURA SHTETERORE MBROJTJE DOKTORRATURE MIGJENI MUZIKE POLITIK ARSIMORE POLITIKA NE BE PSIKOLOGJI E ZBATUAR NE MESIMDHENIE RECENSION TEME DIPLOME hist

Shërbımı ı Intelıgjencës, Pjesë e Sıstemıt të Sıgurısë INTELIGJENCA, SIGURIA DHE KUNDËRINTELIGJENCA E SHTETIT

 Shërbımı ı Intelıgjencës, Pjesë e Sıstemıt të Sıgurısë
Studimet mbi kontrollin e shërbimit të inteligjencës përfshihen në fushën e studimeve të kontrollit civil për Forcat e Armatosura (FA). Fusha (kontrolli i shërbimeve të inteligjencës) është ndoshta dhe më problematike dhe e veçantë për demokracitë e reja. Problemet që e shoqërojnë këtë, lidhen jo vetëm me trashëgiminë nga regjimet e mëparshme jo demokratike, ku inteligjenca ose aparati i sigurisë ishte një element kyç i kontrollit politik. Për rrjedhojë abuzimi me të drejtat e njeriut shpesh ishte i lejuar, por në thelb është gjithashtu edhe një tension përditësor midis inteligjencës dhe shoqërisë demokratike në tërësi. Kështu, që një
shoqëri demokratike krahas të tjerave është e domosdoshme të jetë transparenca dhe dhënia e llogarisë e qeveritarëve tek ata që qeverisen prej tyre. Detyrat e shërbimit të inteligjencës për të qenë sa më efektive duhet të kryen në fshehtësi, pra, në kontrastë me rregullat e dhënies llogari e të trasparencës. Ndërsa në demokracitë e konsoliduara janë ngritur dhe veprojnë në mënyrë permanente institucione që merren me zgjidhjen e kësaj dileme (të kontrollit mbi shërbimet e inteligjencës), në demokracitë e reja, që janë akoma në procesin e shpërbërjes të institucioneve të ngelura nga sistemi i kaluar dhe të krijimit të atyre të reja, ka mungesa dhe probleme.
Arsyet që kontrolli demokratik i shërbimit të inteligjencës i përket fushës së studimeve të marrëdhënieve civilo-ushtarake janë dy. E para është se në shumicën e regjimeve autokratike, duke futur këtu edhe ato të regjimeve të ish bllokut komunist, shërbimi i inteligjencës ishte i militarizuara, një formë që këto regjime kishin përcaktuar dhe ndërtuar vetveten dhe e dyta edhe në ato shtete ku ishin krijuar shërbime të inteligjencës civile, FA kishin shërbimet e tyre të veçanta të inteligjencës.[1]
Çdo diskutim për kontrollin e inteligjencës është një problem e njëkohësisht një sfidë dhe kjo për disa arsye:
Së pari, termat dhe konceptet mbi inteligjencën janë me shumë kuptime dhe shpesh të diskutushme;
Së dyti, në përgjithësi veprimtaria e shërbimit të inteligjencës, pra procesi i grumbullimit, analizës dhe shpërndarjes të informacionit është i fshehtë, zotërimi i njohurive mbi ambientin ku jetojmë ka fuqinë e pushtetit, pra kush zotëron informacionin e mban atë për vete. Për analogji informacioni i mbledhur nga këto shërbime është pushtet, gjë që rezulton se ata, të cilët e zotërojnë, dëshirojnë ta ruajnë dhe përdorin vetëm për interesa të tyre. Punonjësit profesionistë të shërbimeve të inteligjencës janë anëtarë të një komunitetit të veçantë, i identifikuar si brenda FA ashtu dhe në administratën civile. Kështu që specialistët e shërbimeve të inteligjencës i fshehin ose i ruajnë me qëllim, si njohuritë për shërbimin që ata bëjnë pjesë po ashtu edhe për procestin, aktivitetin dhe informacionin e prodhuar prej tyre nga nëpunësit e tjerë të shtetit që nuk bëjnë pjesë në këtë komunitet;
Së treti, pak është shkruajtur rreth shërbimeve të inteligjencës dhe marrëdhënieve të tyre me procesin e demokratizimit të shoqërisë. Shumica e këtyre studimeve është prodhuar në shoqëritë e stabilizuara demokratike si në SHBA, Kanada, Angli ose Francë. Për këtë arsye, në këtë material përqëndrohemi tek strukturat, funksionet dhe veprimtarinë e shërbimeve të inteligjencës. Më tej analizojmë sfidat e kontrollit demokratik ndaj këtyre shërbimeve në kuadër të marrëdhënieve civilo ushtarake, kryesisht për demokracitë e reja, duke nënvizuar edhe rëndësinë e inteligjencës si profesion.
Numër i veçantë shtetesh kanë ndërmarrë reformë të sistemit të tyre të inteligjencës dhe duke bërë këtë, ato kanë përfshirë dhe gjeneruar debatin publik për funksionet dhe përgjegjësitë e këtyre shërbimeve në kuadër të një shteti demokratik. Ndërsa për këtë fushë në vendin tonë nuk ka shumë literaturë dhe studime dhe për rrjedhoj materiali ka vlera, si për dhënien e njohurive mbi këtë shërbim ashtu dhe thyerjen e mitit të fshehtësisë së tyre. Për më tepër, ky material grupon së bashku tre probleme të cilat zakonisht analizohet të veçanta: procesti i demokratizimit, marrëdhëniet civilo-ushtarake dhe studimet për shërbimet e inteligjencës.
Shumica e specialistëve, që merren me kërkime ose shkruajnë për demokracinë, nuk janë të ndërgjegjësuar e të gatshëm që të merren me implikimin e shërbimeve të inteligjencës në procesin e konsolidimit të shoqërisë demokratike. Edhe studiuesit e marrëdhenieve civilo-ushtarake përqëndrohen më tepër tek subjeket e kësaj shkence se sa në inteligjencën si profesion. Por edhe ata që janë specialistë në fushën e inteligjencës nuk janë marrë me studime në fushën ushtarake ose në format e procesit të demokratizimit ose së paku nuk janë marrë me rolin e veprimtarisë së inteligjencës në procesin e konsolidimit të shoqërisë demokratike.

SHËRBIMI I INTELIGJENCËS

Shërbimet e inteligjencës kryejnë një rol shumë të qenësishëm në një shoqëri demokratike, por më kryesorja, është informimi i qeverisë për ç’farë ajo ka nevojë që të dijë për kërcënimet e jashtme ose atyre të brendshme ndaj sigurisë kombëtare.[2] Qëllimi dhe llojshmëria e veprimtarisë së shërbimeve të inteligjencës krijon një mospërputhje me termin “inteligjencë”. Siç thekson Mark Lowenthal, “ky term ka së paku tre kuptime.
Së pari, “inteligjencë” mund ta përkufizojmë si një proces që prej të cilit çdo qeveri kërkon, mbledh, analizon dhe shpërndan një lloj informacioni të kërkuar, duke përfshirë këtu edhe operacione të fshehta që janë planifikuar dhe kryen.
Së dyti, me “inteligjencë” mund të kuptojmë produktin e procesit të grumbullimit, analizimit si dhe atë të operacioneve të fshehta.
Së fundi me “inteligjencë” mund t’i referohemi organizatës, domethënë, atyre agjencive të cilat kryejnë këtë funksion”. Pra, procesi, mbledhja dhe përdorimi i informacionit për disa qëllime është elementi më i spikatur në të tre përcaktimet e mësipërme që përbëjnë qëllimin e materialit.
Shumica e diskutimeve në komunitetin e inteligjencës përqëndrohet në profesionin (tradecraftin), domethënë “si ta bëjmë”, pra në burimet, metodat dhe analizën e informacionit, se sa me atë se “ç’farë është” inteligjenca. Kështu, ana e padukshme apo karakteri i veçantë i saj është realizuar qëllimisht, pra, për të ruajtur informacionin që nga embrioni deri tek personat që nuk ju takon të njihen me të. Punonjësit e shërbimit të inteligjencës janë të kualifikuar që të mbledhin informacion dhe ta ruajnë atë duke përjashtuar nga ky rregull vetëm pak drejtues sipas parimit “nevoja për tu njohur” (need to know).
Studiuesi Glen P. Hastedt, në librin e tij, “Kontrolli i inteligjencës”, përcakton saktësisht dhe me pak fjalë se: “Katër elementet e inteligjencës janë: mbledhja klandestine e informacionit, analiza dhe vlerësimi i tij, operacionet e fshehta, si dhe kundërinteligjenca”.[3] Tjetër studiues, Loch K. Johnson përshkruan marrëdhëniet reciproke ndërmjet këtyre katër fuksioneve: “Inteligjenca në përgjithësi ka dy kuptime të përgjithshme.
I pari, agjencitë sekrete që grumbullojnë dhe interpretojnë informacionin rreth kërcënimeve dhe problemeve që përballet kombi, në një përpjekje jo të plotë për të zvogëluar boshllëqet dhe informacion me dy kuptime që marren nga burimet e hapura rreth botës. Një komb e kërkon veçanërisht informacion e fshehtë me qëllim që ta ndihmoj atë të triumfojë në kohë lufte me sa më pak dëme që të jetë e mundur.
I dyti, bazuar në informacionet e mangëta të burimeve të hapura, politikëbërësit ju kërkojnë agjencive të tyre të inteligjencës të ruajnë kombin nga dëmet, (kundërinteligjenca si proces), ndërsa përpiqen të realizojnë interesat e tyre kombëtare nëpërmjet manipulimit të fshehtë të ngjarjeve dhe personaliteteve të huaja, (operacionet e fshehta).Inteligjenca i përfshin të dyja, si informacionin ashtu edhe përgjigjen”.[4]
Me inteligjencë do të kuptojmë katër fuksionet e përshkruara nga Hastedt: grumbullimi i informacionit, analiza, kundërinteligjenca dhe operacionet e fshehta. Megjithëse me termin inteligjencë ne i referohemi të dy koncepteve, si organizatës që grumbullon informacion ashtu edhe informacionit të mbledhur. Por informacioni në vetvete nuk është karakteristika dalluese dhe përcaktuese e inteligjencës.
Karakteristikat themelore të fuksioneve të inteligjencës janë që mblidhet për qëllim shtetëror dhe që është sekret. Shqyrtojmë shkurt secilin prej tyre, por është e rëndësishme të kemi parasysh se ato operojnë në mënyrë shumë efektive si pjesë e një procesi bashkëveprues dhe në lidhje të ngushta me njera-tjetrën.
Roy Godson në parathënien e librit të tij, “Inteligjenca dhe Politika” përmend në mënyrë të përmbledhur se: “Eshtë e vështirë të imagjinosh një sistem efektiv grumbullimi të inteligjencës pa një analizë që prodhon një udhërrëfyes efektiv ose “dhënie detyrash” për grumbulluesit. Kundërinteligjenca është e nevojshme për të ruajtur mbledhësit e inteligjencës nga zbulimi, neutralizimi dhe shfrytëzimi nga shërbimet e inteligjencës armike. Në mënyrë të ngjashme, një program i suksesshëm i operacioneve të fshehta duhet të jetë bazuar në një mbledhje, analizë dhe kundërinteligjencë efektive.
Natyra e inteligjencës është e tillë që disa elemente të saj të jenë pjesë e një sistemi të unifikuar, ku suksesi varet në punën efektive e të gjitha pjesëve. Shkurt, ai duhet të jetë një “shërbim i plotë i sistemit të inteligjencës”.
GrumbullimiNjë nga detyrat e shërbimeve të inteligjencës është mbledhja e informacionit. Pyetjet dhe kundërshtitë që shpesh rrethojnë këtë aktivitet kanë të bëjnë me llojin e informacionit që shërbimet mbledhin dhe mjetet që përdoren për mbledhjen e tij. Në kuptimin më të ngushtë ato (shërbimet) përdorin informacionin e atyre që ne i quajmë “burime të hapura” (OSINT), i cili përmbledh periodikë të ndryshëm, internetin dhe World Wide Web, seminare dhe konferenca, pra çdo lloj informacioni i vlefshëm për publikun Ka gjithashtu një debat të hapur për vlerën reale të burimeve të hapura në raport me burimet e klasifikuara, kjo për arsye se në ditët tona një sasi shumë e madhe informacioni për një mori të mëdha çështjesh është tashmë e vlefshme nëpërmjet mediave publike.
Mbledhësit e inteligjencës për më tepër bëjnë dhe dallimin e inteligjencës njerëzore (human inteligjence, HUMINT) dhe tipeve të ndryshme të inteligjencës shkencore dhe teknike, inteligjencës sinjalore (signal inteligjence, SIGINT, interceptim nga komunikimi elektronik, radaret dhe telemetria), inteligjencës shëmbëllyese (imagery inteligjence, , IMINT që përfshin imazhet nga ajri, sateliti dhe toka), inteligjencës nëpërmjet matjes dhe shenjave (measurement and signatures intelligence, MASINT), e cila është një inteligjencë teknike e ndryshme nga inteligjenca e mbledhura nga IMINT dhe SIGINT.
Pra, HUMINT është informacioni i mbledhur direkt nga njerëzit, që përfshin informacionet të siguruara nga ambasadorë ose atashetë e mbrojtjes si pjesë e punës së tyre normale dhe rutinë, informacionet e mbledhura në ngjarje të ndryshme publike dhe sociale, si dhe informacionet e grumbulluara në mënyrë klandestine nëpërmjet punonjësve operativë, të cilët lexojnë postën e të tjerve dhe marrin në mënyrë sekrete dokumente. HUMINT është spiunazhi tradicional, i realizuar kryesisht prej agjentëve që operojnë në vende të ndryshme për të mbledhur informacion për shefat e tyre, të cilët e dërgojnë në shërbimet reciproke të vendit.
Analiza. Informacionet dhe të dhënat e papërpunuara janë jo shumë të vlefshme nëqoftëse nuk analizohen. Analiza ose procesi i analizës, përgatit dhe kërkesat informative. Vështirësia në këtë fazë qëndron, jo vetëm në nevojën e përpunimit, të analizuarit e një sasie gjigande të dhënash, por më shumë në atë të përcaktimit se çfarë konkluzioni del nga kjo sasi informacioni. Produkti i analizës është vetëm hapi i parë i inteligjencës, hapi i dytë është “shitja në treg” e tij. Analiza me pak fjalë, nuk është thjeshtë një çështje teknike por përfshin përzgjedhjen e metodave të përpunimit dhe preferencat politike të të dyja palëve, “të prodhuesit” dhe “të konsumatorit”. Shumica e literaturës që analizon veprimtarinë e shërbimeve të inteligjencës merret kryesisht me përcaktimin se për çfarë e duan dhe si e konsumojnë vendimmarrësit politiko-ushtarakë informacionin që shërbimet e inteligjencës kanë prodhuar për ta.
Nga pikëpamja e sigurisë kombëtare, inteligjenca në kohë dhe e saktë bëhet një mjet i fuqishëm për shumëfishimin e saj. Çdo plan strategjik është bazuar në përfundime, të cilat, veçanërisht ato që lidhen me shqetësimin që kanë vendimmarrësit për aftësitë, mundësitë dhe qëllimet e kundërshtarit potencial, duhet të jenë të bazuara në vlerësimet e një inteligjence të besueshme dhe profesionale. Procesi i prodhimit të një inteligjence strategjike të besueshme dhe të saktë është proces dinamik.
Ky proces shpesh i referohet konceptit të një cikli inteligjence, që fillon kur politikëbërësit dhe anëtarët e stafit të tyre planëzues si psh në SHBA, presidenti dhe Këshilli Sigurisë Kombëtare ose në Shqipëri, presidenti apo kryeministri, si dhe këshilltarët e sigurisë kombëtare, kërkojnë një informacion inteligjence që ti ndihmojë ata në marrjen e një vendimi objektiv për probleme të sigurisë kombëtare.
Menaxherët e inteligjencës, në shembullin tonë Central Intelligjence Agency (CIA) ose Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH) në nivele kombëtar, e kthejnë këtë kërkesë në një plan për grumbullimin e informacionit. Informacionet dhe të dhënat e pa përpunuara, që janë mbledhuar prej llojeve të ndryshme të metodave, përpunohen dhe ju jepen analistëve për t’i integruar, vlerësuar dhe analizuar, duke rezultuar në një produkt përfundimtar inteligjence (raport i shkruar ose brifing me gojë).
Këto informacione përfundimtare, produkte të analizës, shpërndahen tek konsumatorët (në shembujt tanë, në SHBA, tek presidenti ose stafi i tij në Këshillin e Sigurimit Kombëtar, në Shqipëri, tek presidenti ose kryeministri dhe këshilltarët e tyre për sigurinë kombëtare). Këta konsumatorë mund t’u kërkojnë shërbimeve të inteligjencës që të thellohen më shumë në informacione që kanë prodhuar ose të prodhojnë inteligjencë të mëtejshme për ta thelluar njohjen (feedback).
Kundërinteligjenca. Në thelbin e vet, qëllimi i kundërinteligjencës është të mbrojë shtetin dhe sekretet e tij nga shërbimet e zbulimit të shteteve të tjera. Ky koncept bëhet akoma më i qartë dhe i drejtpërsërdrejt nga James Angelton, për një kohë të gjatë drejtuesi i kundërinteligjencës në CIA, me aksiomën e tij “Labirinthi i pasqyrave”, (The wilderness of mirror), ku përcakton që “defektorët janë falso, gënjeshtrat janë të vërteta, e vërteta është e gënjeshtër dhe ky pasqyrim ju lë juve të verbuar dhe konfuz”.
Ndërsa studiuesi Abram N. Shulsky e përcakton: “Në kuptimin e saj të përgjithshëm, kundërinteligjenca i referohet informacionit të mbledhur dhe analizuar si dhe veprimtarisë të ndërmarrë në mbrojtje të një kombi (përfshirë këtu edhe veprimtarinë e shërbimeve të inteligjencës) nga një veprimtari e një shërbimi inteligjence kundërshtare. Në këtë përcaktim, qëllimi i kundërinteligjencës në vetvete, është po aq i gjerë sa dhe i vet inteligjencës, pra është një veprimtari mbrojtëse nga të gjitha teknikat e aktivitetet e shërbimeve të inteligjencës kundërshtare”.
Shulsi, si shumica e autorëve amerikanë që kanë shkruar për inteligjencën, veprimtarinë e kundërinteligjencës e lidh kryesisht me masat e marra kundër kërcënimeve të huaja. Në përdorimin e përditshëm, termi “kundërinteligjencë” përdoret edhe për ato veprimtari informative me qëllimin e kundërvënies dhe mbrojtes nga kërcënimet e brendshme.
Studiuesit britanikë preferojnë të përdorin termin “Security Intelligjence” (Inteligjencë Sigurie) për të përcaktuar misionin e shërbimeve të inteligjencës që kanë për detyrë mbrojtjen nga kërcënimet e brendshme. Peter Gill e përkufizon inteligjencën në fushën e sigurisë si një “mbledhje të informacioneve nga ana e shtetit për mbrojtjen nga kërcënimet që cënojnë sigurinë e tij dhe kryesisht nga spiunazhi, sabotimi, influenca e veprimtarive të huaja, dhuna politike dhe subversioni”.
Në materialet e botuara të shumë specialistëve me eksperiencë në fushën e inteligjencës, por edhe në botimet e studiuesve të kësaj fushe për studentët e inteligjencës theksohet se kundërinteligjenca dhe veprimtaritë e sigurisë kanë një ndikim të madhe negativ për arsye të survejimit të fshehtë ndaj qytetarëve të vendit të tyre. Këto implikime janë shumë më evidente për demokracitë dhe veçanërisht në vendet e sapo hyra në këtë proces. Kundërinteligjenca dhe siguria ishin fuksionet kryesore të shërbimeve të inteligjencës në regjimet e vjetra.
Këto shërbime të kthyera në vegla dhune të regjimit kërkonin të gjenin armiqtë real dhe imagjinar të shtetit, që kryesisht rezultonin të ishin kundërshtarët politikë të tij, dhe ushtronin represion ndaj tyre. Ky imazh shfaqet ndonjëhere edhe në demokracit e stabilizuara ndonëse në një masë të vogël. Ndërsa në vendet e botës së tretë, të cilët janë shumë më pak institucional dhe demokratik, ky qëndrim rezulton në shkeljen më ekstreme të të drejtave dhe lirive njerëzore si dhe në mos dënimin e punonjësve të këtyre shërbimeve që i kryejnë ato.
Operacionet e fshehta. “Operacionet e fshehta” (Cover Operation) në SHBA, “veprimet politike speciale” (special political actions) në Britaninë e Madhe dhe “masat aktive’’ (active measures) në ish-Bashkimin Sovjetik, janë veprimtari që kanë për qëllim të ndikojnë tek shtetet e tjera me mjete dhe mënyra që nuk indentifikojnë shtetin që qëndron prapa këtij veprimi.
Operacioni i fshehtë si veprimtari nuk është në vetvete pjesë e procesit të inteligjencës. Inteligjenca, e konsideruar si nje produkt, mbështet operacionet operative të shërbimeve, si ato që janë të hapura apo të fshehta. Që operacioni i fshehtë të quhet ose indentifikohet si funksion i shërbimeve të inteligjencës është një zgjedhje strukturore e çdo shteti. Qeveri të ndryshme përzgjedhin shërbimin që do ta kryej këtë fuksion (operacionet e fshehta). Disa shtete preferojnë që ky funksion të jetë pjesë e përgjegjësive të FA-së, dmth “përgjegjësi ushtarake” (military responsibility), ndërsa të tjera si ajo e SHBA-së e ka vendosur atë në shërbimin e inteligjencës civile, CIA. Se ku qeveritë përcaktojnë të jetë i vendosur ky fuksion ka mundësi të ketë edhe një efekt të thellë dhe të gjatë të dorës së dytë, për vet shërbimet e inteligjences. Psh. duke e vendosur me ligj funksionin e operacioneve të fshehta tek CIA, qeveria e SHBA-se, modeloi kulturën dominuese të inteligjencës në CIA për më shumë se një brez. Veç kësaj, duke e vendosur fuksionin e operacioneve të fshehta në të njejtën agjenci, që është përgjegjëse për analizën e inteligjencës kombëtare, qeveria e SHBA-së krijoi një konflikt të brendshëm interesash brenda kësaj agjencie e cila mbizotëron edhe sot e kësaj dite.
Operacionet e fshehta ndahen në disa kategori duke filluar nga agjitacion dhe propaganda e deri tek veprimet paramilitare. Mark Lowenthal i kategorizon ato në bazë të marrëdhënies me nivelin e dhunës dhe “shkallës së mundësisë për të mohuar”, (degree of plausible deniability). Historia e termit lidhet me investigimin që ndërmori komiteti i senatit të SHBA-së, Church Committee, në 1975-1976 ndaj agjencive të inteligjencës. Në rrjedhën e invesigimeve, u zbulua se CIA që nga koha e administratës së presidentit Kenedi, kishte komplotuar për të vrarë një numër udhëheqëshit të vendeve të tjera, duke përfshirë edhe Fidel Kastron, presidentin e Kubës. Por, presidenti vet (i SHBA-së), i cili qartësisht ishte në favor të këtyre veprimeve, nuk ishte i përfshirë direkt në to, kështu, që ai mundet të mohonte që kishte njohurinë për to. Kjo mënyrë e të mohuari nga presidenti krijoi konceptin politik “mundësi për të mohuar”.
Niveli i parë i operacioneve sekrete është propaganda, që përfshin përdorimin e mediave të një shteti për të përçuar një mesazh prapagandistik të caktuar kundrejt një vendi tjetër. Ky operacion karakterizohet si operacioni me nivelin më të ulët të dhunës dhe me mundësinë më të madhe për ta mohuar.
Niveli i dytë është veprimtaria politike, e cila përfshin financimin ose të tjera mbështetje të drejtuesve të qeverive, partive politike, sindikatave, grupeve fetare, Forcave të Armatosura të një vendi tjetër, për t’i nxitur ato që të ndjekin një kurs të caktuar veprimi. Shumë afër me këtë nivel është edhe ai i veprimtarisë ekonomike, me të cilën qeveritë përdorin armën ekonomike, si shkatërimi i të mbjellave, ndërhyrja në tregje, vënien në qarkullim të monedhave të falcifikuara, me qëllim destabilizimin e regjimit.
Të dy nivelet e tjera (katërti dhe i pesti) i operacioneve të fshehta, kanë më shumë shkallë dhune dhe për pasojë japin më pak mundësi për ti mohuar. Rrëzimi i qeverive me grusht shteti, niveli i katërt, është një metodë e dhunshme me të cilën ndryshon regjimi dhe ka një shkallë më të ulet mundësie për ta mohuar.
Kurse operacionet paraushtarake janë shkalla më e lart e përdorimit të dhunës në operacionet e fshehta dhe për pasojë ato ofrojnë edhe mundësinë më të ulët për ta mohuar për qeverinë që po e kryen këtë. Operacionet paraushtarake përfshijnë përdorimin e forcës, zakonisht duke përdorur elemente të armatosur vendas, që kryejnë një sulm direkt kundër qeverisë së tyre, (psh. mbështetja që SHBA-ja i dha rebelimit të Kountrasve në Nikaragua gjatë vitit 1980).
Edhe operacionet paraushtarake mund të renditen brenda vetes, nga një shkallë e vogël aksioni, si psh vrasjet, armatimi dhe trajnimi i një grupi disidentësh deri tek veprimet shumë të mëdha siç ka qenë edhe pushtimi i Gjirit të Derrave (Bay of Pigs) në Kubë gjatë vitit 1961. Sa më i madh operacioni ushatarak, aq më e pakët është mundësia për ta mohuar atë nga shteti që e sponsorizon.
Richard Bissel, një specialist amerikan i operacioneve të fshehta, e ka përshkruar me mjeshtëri dhe drejpërdrejtë thelbin e operacioneve sekrete. “Ajo që bëhet tepër e qartë është që , jemi thellësisht të lidhur me problemet e brendshme të kombeve të tjera dhe deri sa jemi, ne bëjmë çdo përpjekje të inkurajojmë zhvillimin e komunitetit ndërkombëtar në akord me vlerat tona dhe për këtë arsye ne do të përpiqemi me qëllim të influencojmë në këto çështje. Ky argument mund të ngrihet jo për atë nëse do të influencojmë apo jo në punët e brendshme të të tjerëve, por si do ta bëjme atë. Diplomacia e hapur ka kufizimet e saj si një mekanizëm i politikës. Ka momente kur fuqitë e mëdha mund ti realizojnë më mirë objektivat e tyre duke vepruar totalisht në mënyrë sekrete. Në të tilla raste, fuqitë e mëdha, mund të kërkojnë të influencojnë në punët e brendshme të një kombi tjetër pa dijenin e tij, ose pa dijenin e komunitetit ndërkombëtar. Në këto rrethana kërkohet përdorimi i operacioneve të fshehta”.
E thënë thjeshtë, jo çdo komb ka mundësi të konsiderueshme që të mbajë shërbime që kryejnë të katër fuksionet e inteligjencës, por vetëm disa shtete me interesa globale i kanë këto mundësi. Inteligjenca është krijuar për të mbrojtur shtetin nga armiqtë potencial nga shtetet e tjera, nga aktorët e tjerë jo shtetëror, duke marrë në konsideratë që këto vende i kanë të gjitha instrumentet që i përmendëm. Çdo vend është i ndërgjegjshëm për shkallën dhe mundësitë e inteligjencës së vendeve të tjera gjithashtu janë të ndërgjeshëm se edhe vetë ato do të përfshihen në këtë proces si objekt i mbledhjes së informacionit apo dhe në raste te veçanta i operacioneve të fshehta.


INTELIGJENCA, SIGURIA DHE KUNDËRINTELIGJENCA E SHTETIT

Pothuajse të gjithë regjimet autoritare (duke përfshirë edhe ish Bllokun Sovjetik), aparati i inteligjencës ka qenë një mjet kryesor për mbajtjen e pushtetit. Në vendet me regjime ushtarake, shërbimet e inteligjencës ishin të vendosura direkt nën kontrollin ushtarak, ndërsa në shtetet ish-komuniste, aparati i inteligjencës ishte një përzjerje e shërbimeve ushtarake dhe civile.
Në studimin e Kieran Williams dhe Dennis Deletant për tre shërbime të inteligjencës së shteteve ish-komuniste të Evropës Qendrore, (të Republikave Çeke, Sllovake e Rumune) rezulton se këto shtete kishin një demokraci të re e të pakonsoliduar. Ato, si demokraci të reja ishin shoqëri të shartuara e që vuanin akoma nga mungesa e besimit tek institucionet e shtetit në përgjithësi dhe tek shërbimet e inteligjencës në veçanti.
Reformat në sektorin e inteligjencës ka qenë të vështira jo vetëm për arsye të një mosbesimi të gjerë të popullit ndaj këtyre shërbimeve por edhe të problemeve të tjera si psh. politizimit të burokracisë, të mungesës së kulturës demokratike të bashkësis dhe të një tradite të tillë në sektorin publik. Veç kësaj, shtetet ish-komuniste të Evropës, të dominuara për një kohë të gjatë nga Bashkimi Sovjetik ose kultura bolshevike, kishin pak eksperiencë në vlerësimin e kërcënimeve të jashtme dhe renditjen e tyre sipas rëndësisë së nevojave të sigurisë kombëtare. Këto pengesa gjatë reformës në sektorin e inteligjencës nuk janë unike vetëm për vendet e Evropës ish-komuniste, por janë në nivele të ndryshme e pothuajse të ngjashme tek shumica e demokracive të reja që ndërtohen pas sistemeve autokratike.
Sfida kryesore për demokracitë e reja është trasformimi i institucioneve duke përfshirë edhe sistemin ligjor e aktet e tjera nënligjore të regjimeve autokratike për krijimin e institucionet e reja, të cilat duhet të mbështesin regjimin e ri demokratik dhe të operojnë nën kontrollin demokratik civil. Në këtë vështrim, sfida është e njëjtë si tek shumica e sfidave të përgjithshme të marrëdhënieve civilo-ushtarake në demokracitë e stabilizuara.
Në vendet e stabilizuara demokratike siç janë SHBA dhe Britania e Madhe, shërbimet e inteligjencës kombëtare ekzistojnë për një qëllim: të informojnë dhe mbështesin drejtuesit në bërjen e politikës së jashtme, pra roli më esencial i tyre është që të zbulojnë qëllimet dhe mundësitë e kombeve kundërshtare dhe të paralajmërojnë për këto kërcënime potenciale udhëheqjen. Në të vërtetë të gjitha këto shërbime merren me probleme të strategjisë dhe pjesa e luanit e resurseve njerëzore dhe aseteve të tyre është e fokusuar në aftësitë dhe vlerësimin e kërcënimeve, duke mbështetur zhvillimin e planeve dhe duke identifikuar problemet emergjente që influencojnë në planifikimin afatgjatë dhe në atë të mjedisit strategjik. Kundërinteligjenca duket qartë që është një mision i dorës së dytë në shërbimet e inteligjencës, si ushtarake ashtu dhe civile. Shërbimi i brendshëm i inteligjencës së sigurisë është një fuksion në shkallën më të madhe “kryesisht politikë” dhe në shumicën e demokracive moderne, ky shërbim është i vendosur në një agjenci civile të ndarë nga shërbimi i inteligjencës si psh në SHBA, Byroja Federale e Investigimit (FBI) ose Shërbimi Sekret (MI5) në Mbretërin e Bashkuar.
Ndërsa në regjimet autoritare, kemi një mbivendosje të misionit dhe të fuksioneve të shërbimeve të inteligjencës, civile apo ushtarake, me të shërbimeve të policisë dhe që i bën ato të padallueshme nga njeri tjetri. Kjo ndodh se regjimet autoritare janë ndërtuar dhe bazohen jo në zgjedhje të lira. Ato kanë nevojë që të mbështeten në shërbimet e sigurisë për të identifikuar kundërshtarët e mundshëm politikë, neutralizuar opozitën, si dhe kërkojnë me mjete të ndryshme duke përshfirë edhe kontrollin mbi median, që të prodhojnë së paku një apati në popull. Në shumicën e rasteve, këto shërbime e realizojnë këtë detyrë të kërkuar nga regjimi. Për këtë besnikëri të verbër dhe vartësi të drejtpërdrejt nga pushteti, aparati i inteligjencës rritet si numër dhe në influencë e për pasojë ai bëhet më shumë fuqishëm. Në këto regjime jo demokratike, inteligjenca ka kuptimin e kundërinteligjencës ose të një shërbimi sigurie.
Misioni i tyre është të mbrojë shtetin dhe sekretet e tij nga personat e huaj dhe me këta të fundit, ata nënkuptojnë çdo individë që është jashtë bërthamës së pushtetit të tyre. Kjo është arsyeja që diktaturat konsiderojnë pothuajse çdo gjë çështje sekret shtetëror e të lidhur me sigurinë kombëtare duke rritur në një masë shumë të madhe objektin e kontrollit. Për pasojë, shërbimet e inteligjencës e lidhin ose e quajnë opozitën e brëndshme në mënyrë retorike “armik të jashtëm” që cënon sigurinë kombëtare dhe fokusojnë pothuajse të gjithë veprimtarinë e tyre ndaj saj dhe jo ndaj kërcënimeve reale të jashtëme.
Në kuptim të përgjithshëm, shërbimet e inteligjences së sigurisë fuksionojnë më shumë si një “polici politike” se sa si një shërbim i brendshëm inteligjence, i ngjashëm me atë të një shteti demokratik. Për këtë arsye këto shërbime shtojnë influencën e tyre në kohë duke fituar një autonomi edhe më të madhe nga kontrolli administrativ, dhe njëkohësisht janë të shkëputura pothuajse tërësisht nga kontrolli legjislativ dhe juridik. Këto shërbime kanë prirje që të varen dhe të japin llogari direkte tek pushteti në fuqi, i cili ju ngarkon misionin dhe detyrat që duhet të kryejnë duke zvogëluar deri në zhdukje e mandatit të tyre ligjore. Ndërsa ato bëhen përgjegjëse vetëm përpara regjimit në fuqi e në këtë mënyrë përpiqen të përfitojnë autoritetin nga ai, si dhe për të rritur në mënyrë abuzive pushtetin dhe kopetencat e tyre. Pashmangshmërisht ato grumbullojnë informacione të karakterit politikë për veprimtarinë e një numri shumë të madhe njerëzish dhe e lidhin zakonisht me ndonjë figurë penale krimi-politikë.
Këto shërbime bëhen mjeti me të cilin regjimet autokratike ushtrojnë veprimet e tyre agresive kundër opozitës në vend. Në disa raste, si psh në Afrikën e Jugut, gjatë periudhës së drejtimit të Presidentin F.W. de Klerk, shërbimi i inteligjencës ushtarake përngjante me atë që W.W. Keller dhe Peter Gill e kanë quajtur “shtet brenda shtetit”. Kjo formë ekstreme e një shërbimi sigurie është e karakterizuar prej pothuajse një mungesë totale kontrolli nga organet e tjera shtetërore për veprimtarinë e tij. Ky model shërbimi ndryshon nga shërbimet të quajtura “polici politike” sepse ai i përcakton vet objektivat dhe axhendën, të cilat edhe mund të mos koinçidojnë me ato të drejtuesve të regjimit. Si financimet ashtu dhe politikat e tyre mbeten të fshehta nga pjesa tjetër e procesit të politikëbërjes dhe në këtë mënyrë këto shërbime përzgjedhin individët që do të survejojnë, si dhe masat që do të merren ndaj tyre.
Në pamje të jashtme, regjimet autokratike përpiqen që në rastin më të mirë të duken si një demokraci formale. Por edhe në këto raste legjitimiteti i regjimit i tyre është në pikpyetje, sepse të drejtat e njeriut janë të kufizuara dhe konflikti politik i brendshëm kthehet në ushtarak. Për rredhojë, shërbimet e inteligjencës së sigurisë, si një nga organet kryesore të ushtrimit të dhunës nga ana e pushetit e lidhin veprimtarinë e tyre me ushtrinë, bile në disa raste ato vihen edhe nën kontrollin e FA-së duke marrë një fuqi shumë më të madhe. Historia ka treguar se shumica e regjimeve autokratike mbështeten në një polici politike ushtarake, si për mbledhjen e informacionit ashtu edhe për t’u ruajtur nga kërcënimet e brendshme dhe kryesisht nga opozita.
Duke marrë këtë formë ekstreme, një regjim autokratik, shqetësohet akoma më shumë për kërcënimet që ka për pushtetin e tij politik si ato reale ashtu edhe ato imagjinare. Për pasojë, ai zhvillon një formë tjetër pushteti, atë të një shteti totalitar ku ushtria dhe strukturat e inteligjencës të sigurisë dominojnë mbi organet e tjera, ku veprimtaritë politike vihen nën kontroll, opozita del jashtë ligjit dhe regjimi që drejton ruan pushtetin mbi popullin e tij me masa të jashtëligjshme, pra me ushtrimin e dhunës dhe terrorit.
Klasa në pushtet bëhet gjithnjë e me shumë paranojake për kërcënimet e brendshme, për këtë ajo i jep më shumë pushtet ushtrisë dhe aparatit të sigurisë, duke e çuar atë në një lindje të një shteti sigurie brenda shtetit.
Qartë, një shtet sigurie brenda shtetit është totalisht i papajtueshëm me natyrën e demokracisë moderne. Në një shtet demokratik, politikëbërësit balancojnë kërkesat për nevoja në fushën e sigurisë me mirëqënien sociale të pritshme, duke kërkuar atë që ushtria, policia dhe shërbimet e inteligjencës të jenë subjekte të kontrollit civil. Vetë qeveria jep llogari tek institucionet e tjera të shtetit demokratik. Demokracitë e konsoliduara janë të afta të mbajnë nën kontroll të rreptë demokratik shërbimet e tyre të inteligjencës. Megjithatë, nëqoftëse një qeveri prekupohet më shumë për perceptimet për kërcënimet e brendshme si psh terrorizmi ose revoltat kundër shtetit, ajo ka një tendencë të vërë në plan të parë më shumë problemet e sigurisë kombëtare mbi ato të politikave ekonomike e për rrjedhojë krijon parakushtet për lindjen e një shërbimi të sigurisë më shumë autonom dhe më pak të varur nga shtetit. Në demokracitë e reja, aty ku institucionet janë të sapo ngritura dhe ende në fazën e krijimit të tyre, bëhen veçanërishtë vunerabile nga ky lloj deformimi.

SFIDAT E KONSOLIDIMIT DEMOKRATIK

“Konsolidimi” është një koncept i njohur nga të gjithë në shkencat politike dhe është i vlefshmë sepse ai reflekton idenë që proçeset që e ndërtimit të strukturës të pushtetit të ri janë duke u bërë të qëndrueshme. Duhet thënë, se një regjim demokratik është i konsoliduar atëherë kur elita e tij politike dhe masat e pranojnë atë “si e vetmja lojë në fushë” dhe mbështesin institucionet e tij. Ky pranim nuk është një punë e lehtë, veçanërishtë në se ne marrim në konsideratë se çfarë karakteristikash esenciale një regjim duhet të ketë, me qëllim që të jetë demokratik. Ndërsa Philippe C. Schmitter e Terry Lynn Karl, me konceptin e demokracisë bashkëkohore përcaktojnë: “Një demokraci politike moderne është një sistem qeverisjeje në të cilin sundimtarët japin llogari për veprimtet e tyre tek qytetarët, duke vepruar indirekt nëpërmjet konkurencës dhe bashkëveprimit me përfaqësuesit e tyre të zgjedhur”.
Në demokracitë e reja, aparati i inteligjencës së regjimit të shkuar është jo shumë i gatshëm të vendoset nën kontrollin demokratik të qeverisë dhe nga ana tjetër ose ruan të njejtin pushtet mbi zyrtarët civilë ose vepron akoma në bazë të planeve të tij. Kjo duket qartë, psh. në Peru, nën drejtimin e Presidentit Alberto Fujimori dhe në Afrikën e Jugut gjatë periudhës së presidencës së de Klerk.
E parë në tërësi ky është një problem që qëndron në shumicën e këtyre vendeve të cilat janë në hapat e para të demokracisë. Në qoftëse qeveritë demokratike të zgjedhura nuk i kontrollojnë strukturat e inteligjencës, do të thotë se ato nuk janë demokraci të konsoliduara, sepse konsolidimi demokratik kërkon, si ngritjen e shërbimeve të inteligjencës ashtu edhe kontrollin demokratik të tyre. Ligjshmëria është thelbësore në kontrollin demokratik. Në qoftëse një qeveri është monitoruar ose e kërcënuar nga shërbimet e inteligjencës, për pasojë, përfaqësuesit e zgjedhur do të dyshonin në legjitimitetin e demokracisë, kurse besimi i qytetarëve tek institucionet e demokracisë do të dëmtohej. Konsolidimi demokratik është një sfidë shumë e madhe për demokraci të reja e çdo handikap, veçanërishtë mungesa e ligjshmërisë, është një pengesë e vëshirë për t’u kaluar.

SHËRBIMET E INTELIGJENCËS DHE DEMOKRACIA

Të gjitha shtetet i mbajnë aparatet e tyre të inteligjencës për interesat e tyre kombëtare si dhe me një aftësi të caktuar. Një pyetje që ngrihet për demokracitë e reja është se për çfarë lloj strukture inteligjence ato kanë nevojë dhe si mund ato të kontrollohen? Për këto demokraci sfida është e qartë, kontrolli demokratik i inteligjencës. Ky kontroll është subjekt i një debati të gjerë së paku për katër arsye:
Së pari, siç pohon edhe Pat Holt, “Sekreti është një armik i demokracisë” kjo për arsye se fshehtësia inkurajon abuzimin. Në qoftëse ka një veprim të fshehtë, si mund të ketë pastaj dhënie llogarie për të, pra, të veprojë mekanizmi i kontrollit demokratik, e veçanërishtë kur të dy, si furnizuesi po ashtu edhe përdoruesi i fundit i informacionit sekret kanë përfitime reciproke nga përjashtimi i mbikqyrjes. Për arsyen se shërbimet inteligjente veprojnë në fshehtësi, ato i shmangen shumë parimit “checks and balance” në të cilin demokracia është bazuar.
Së dyti, agjencitë e inteligjencës mbledhin dhe analizojnë informacione, dhe informacioni domethënë pushtet. Zyrtarë të lartë në organizatat e inteligjencës kanë mundësinë ta përdorin aksesin tek informacioni i klasifikuar për të caktuar kërkesat dhe qëllimet në interes të tyre, duke përfshirë edhe përfitimet e “miqve” të tyre në qeveri. Në këtë mënyrë strukturat e inteligjencës mund të bëhen autonome nga kontrolli i shtetit nëpërmjet përdorimit të informacionit që të tjerët nuk e disponojnë, bile, mund edhe të përcaktojnë politikën e shtetit.
Së treti, shërbimet e inteligjencës në mënyrë rutinore thyejnë ligjet e shteti tjetër ku ata veprojnë, pra spiunimi është një aktivitet ilegal kudo. Oficerët e shërbimeve të inteligjencës, rregullisht nxjerrin fonde për të paguar në mënyrë të fshehtë: shtetas të huaj për të vepruar si agjentë, përgjojnë telefonat, vjedhin dokumentacion, veprime këto që janë të gjitha kundër ligjit. Në shumicën e rasteve, operativë nuk pranojnë se kush janë në realitet dhe për cilën organizata punojnë, pra qëndrojnë ilegal. Kjo kulturë, ku këta inspektorë janë të paguar që të operojnë jashtë ligjeve dhe pa u ndëshkuar, mund krijojë problem për mos bërjen e dallimit nga thyerja e ligjit jashtë vendit me atë të thyerjes në vendin e tij.
Së katërti, oficerët e shërbimeve të inteligjencës gjithmonë pretendojnë se puna e tyre është shumë e rëndësishme për mbrojtjen e vendit. Ata lehtësishtë mundet të zhvillojnë perceptimin se e njohin më mirë se kushdo tjetër çfarë ndodh jashtë vendit dhe sa i rrezikshëm është ky kërcënim, pra kanë mundësinë që të njohim informacione që të tjerët nuk e kanë këtë mundësi. Ky fakt i kombinuar me “liçensën” de fakto për të operuar jashtë rregullave të shoqërisë, lehtësishtë mundet t’i çoj ata në një ndjenjë mbivlerësimi për veteveten dhe punën e tyre, bile mund të çoj deri në një sjellje armiqsore ndaj atyre që nuk janë anëtarë të këtyre shërbimeve.

KUSHTE TË DOMOSDOSHME PËR REFORMIMIN E INTELIGJENCËS

Për reformimin e shërbimeve të inteligjencës në shtetet demokratike është e domosdoshme që të aprovohet një strukturë ligjore e saktë dhe e hollësishme për veprimtarinë e tyre. Këto shërbime, siç është trajtuar më sipër, kanë tendencë që t’i rrëshqasin ligjit në qoftëse ai, për veprimtarinë e tyre nuk është i qartë dhe i hollësishëm, duke vështirësuar edhe kontrollin demokratik ndaj tyre. Ligji për organizimin e shërbimeve të inteligjencës është një kusht i domosdoshëm për kontrollin demokratik të veprimtarisë së tyre, por vet ligji nuk mjafton për realizimin efektiv të këtij kontrolli. Ka tre kushte themelore dhe disa dytësore që duhen të ndërmeren për vendosjen e një kontrolli demokratik efektiv mbi shërbimet e inteligjencës. Këto alternativa duhet të përcaktohen brenda një strukture ligjore të qartë dhe të hollësishme e të miratuara nga parlamenti.
Kushti i parë është përcaktimi, se cilin nga katër fuksionet e inteligjencës do të implementojë vendi dhe në ç’masë do ta mbështetet atë financiarisht. Pjesës së parë të kësaj pyetje, mund ti përgjigjemi vetëm duke bërë një vlerësim real të situatës globale dhe rajonale, aleancave, historisë së kohëve të fundit dhe mundësive. Pjesës tjetër “sa shumë vlen inteligjenca” është një vendim politik. Qartësishtë, ajo ka një vlerë të madhe në qoftëse se siguron pavarësinë e kombit me mjetet e duhura përballë kërcënimeve të brendshme e të jashtme. Nëpërmjet inteligjencës shteti vlerëson kërcënimet ndaj tij si dhe mundëson krijimin e mbajtjen e një ushtrie të vogël dhe efektive ndaj kërcënimeve më serioze e në këtë mënyrë zvogëlon koston e mbajtjes dhe të veprimeve operacionale. Por a mundet që duke patur një nga funksionet e inteligjencës në një nivel të caktuar do të parandalojë ajo qëllimet dhe veprimtaritë armiqsore ndaj vendit ? Në situatën aktuale më shumë varet edhe nga marrëdhëniet e qeverisë me shtetet më të fuqishme që mund të jenë të gatshme të ndajnë informacione



Post più popolari

KERKO DETYREN TENDE