Whatsapp


Etichette

HISTORI PSIKOLOGJI LETERSI SHQIPE SHKENCA POLITIKE BIOLOGJI QYTETARI SOCIOLOGJI DREJTESI ESE ARGUMENTUESE JURIDIK PEDAGOGJI GJEOGRAFI EDUKATE SHOQERORE DIDAKTIKE BAZAT E FINANCES SHKRIM AKADEMIK FINANC BANK LETERSI BOTRORE GJUHE SHQIPE MATEMATIKE HISTORI SHQIPRIE SHKENCA JURIDIKE ANALIZE VEPRASH EDUKIM FIZIKE PSIKOLOGJI EDUKIMI ESE UNIVERSITETI POEZI MENAXHIM FINANCIAR MJEKESI KIMI PARAPSIKOLOGJIA EKONOMI INFORMATIKA ESE LETRARE MENAXHIM BIZNESI NJOHURI PER MEDIANIAN TRASHGIMI KULTURORE Anatomi ESE FILOZOFIKE GAZETARI INFERMJERI MENAXHIM TURIZEM SHKENC TOKE E DREJTA NDERKOMBETARE PUBLIKE HISTORI BOTRORE POLITIKAT E SIGURIS KOMBETARE E DREJTA E PRONES Histori e Mendimit Politik ALL POST AUDITIM BANKAR BAZAT E DEMOKRACISE DHE TE DREJTAT E NJERIUT ESE SHKENCORE FILOZOFI HISTORI ARTI HISTORI E EKONOMIS SHQIPTARE LETERSI MENAXHIM NDERTIMI MIKROEKONOMI POEMA PSIKOLOGJI REHABILITIMI BJOLOGJI EDREJTA E MJEDISIT FJALE TE URTA LEKSIONE AUDITIM MARDHENIA ME PUBLIKUN MASTER SHKENCOR Marrëdhënie Ndërkombëtare PSIKOLOGJI KESHILLIMI PSIKOLOGJI SHKOLLE SINTAKS TEORI E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE ANGLISHT EDUKIM MUZIKORE ESE ANGLISHT ESE INFORMUESE GJUHE INFERMIERI KERKIM SHKENCOR METODAT E EDUKIMIT EMPIRIK METODIKE ARITMETIKE PSIKOLOGJI ZHVILLIMI TEKNOLOGJI INFORMACIONI TRASHGIMI KULTURORE EUROPIANE APLIKIM KOMPJUTERIK BUJQESI ESE HISTORIKE ETIKA E TE USHQYERIT GUIDE TURISTIKE HIGJENE HYRJE NE PSIKOLOGJI INFORMATIK ISMAIL KADARE LETERSI PER FEMIJE MENAXHIM KLASE MESIMDHENIE ORGANET E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE PSIKOTERAPI SOCIOLOGJI EDUKIMI pyetjet e Licences ANALIZE sHARL BODLER Dituri natyre E DREJTA KUSHTETUESA EDUKIM FIZIK EDUKIM PER KARRIER KSHILLA SHTATZANIE LIBRA LEXO-SHKARIKO LOGJIKE MATURA SHTETERORE MBROJTJE DOKTORRATURE MIGJENI MUZIKE POLITIK ARSIMORE POLITIKA NE BE PSIKOLOGJI E ZBATUAR NE MESIMDHENIE RECENSION TEME DIPLOME hist

ANZALIZ, LASGUSH PORADECI- LETERSI SHQIPE



http://eseshkolle.blogspot.com/
PROJEKT LËNDA: LETËRSI LASGUSH PORADECI ,ZOG I QIEJVE !!
OBJEKTIVAT Njohja me veprën dhe autorin. Analizë e disa prej veprave të tij. Dallim i elementeve moderne dhe stilit të Lasgushit. LASGUSH PORADECI Lasgush Poradeci (Llazar Gusho) u lind në Pogradec në një familje që kishte ndihmuar lëvizjet patriotike. Poradeci është poeti lirik që solli në letërsinë shqiptare një ndjeshmëri të vecantë të fjalës, poezisë. Krijimtaria poetike e tij
dallohet në tri aspekte kryesore: në poezinë filozofike, patriotike dhe erotike. Llazar Sotir Gusho i njohur nën pseudonimin Lasgush Poradeci, lindi më 27 dhjetor të vitit 1899 në Pogradec, Shqipëri dhe vdiq më 12 nëntor të vitit 1987, poet dhe shkrimtar shqiptar. Mbas mbarimit të shkollës fillore në Pogradec shkoi ne Liceun Rumun të Manastirit . Në 1915 në Pogradec duke e lënë Liceun pambaruar. Shkon ne Athine dhe regjistrihet ne liceun francez. Atje sëmuret nga mushkëritë dhe për dy vjet qëndron i shtruar në sanatoriumin "Sotiria". Përsëri nuk e mbaron liceun.Në vitin 1921 ai shkoi në Bukuresht (Rumani], për të vazhduar studimet e lëna përgjysëm. Duke qenë pa bursë dhe pa asnjë ndihmë, ai u detyrua të punonte dhe njëkohësisht të studionte. Në Bukuresht ai u lidh me lëvizjen atdhetare të kolonisë shqiptare, u miqësua me Asdrenin e atdhetarë të tjerë shqiptarë dhe u zgjodh edhe sekretar i përgjithshëm i Kolonisë. Në Rumani, duke dhënë provimet mori bacalaureatën në Silistra. Në verën e vitit 1924 Qeveria e Fan Nolit i dha bursë dhe ai regjistrohet në Universitetin e Gracit (Austri) në Universitetin Karol Francik dhe në 1934 përfundon studimet e larta në Grac (Austri) në Fakultetin e Filologjisë Romano-Gjermane dhe fiton titullin Doktor-Profesor. VEPRAT E TIJ Lasgush Poradeci është poeti i parë modern shqiptar dhe një nga lirikët më të mëdhenj shqiptarë të shek. XX. Dy librat e tij poetikë “Vallja e Yjeve” dhe “Ylli i zemrës” u botuan në vitet ’30. Poezia e tij qëndron larg së qeni romantike dhe e angazhuar në krahasim me poezinë e periudhës së Rilindjes Kombëtare. Ajo dallohet nga mendime të thella, ndjenja labirintike e ide
të fuqishme universale. Kjo poezi solli një ndjeshmëri të re në letërsinë shqiptare të viteve ’30, një kërkim të thellë gjuhësor të formës e një figuracion të rrallë stilistik. Në të gjitha poezitë e Lasgushit shprehet hapur koncepti se artisti i madh krijon për vete dhe misioni i artit të tij është t’i transmetojë lexuesit kënaqësi e mesazhe estetike. MOTIVET E POEZIVE TË TIJ Lasgushi nuk e ndan poezinë në mënyrë skematike sipas motiveve kryesore, por në bazë të frymëzimit dhe të konceptimit që ka ai për secilin cikël. Aty dallohen poezitë e peisazhit, poezitë e dashurisë dhe poezitë filozofike. Në thelb të gjitha poezitë e tij janë poezi meditative- filozofike. Krijimin e tij Lasgushi e mbështet në katër figurat elementare: qiellin, dheun, ujin e zjarrin, të cilat janë temat e përhershme të poezisë së tij. LIRIKAT E TIJ Lirika filozofike Në lirikën filozofike poeti mediton se mundja e vdekjes nuk arrihet duke ikur, por duke u ballafaquar me të. Kjo ide qëndrore e të tjera meditime poetike shpalosen në triptikun e poezive simbolike të tij. Në lirikat filozofikë të tij duket shumë qartë sistemi i ngritjes piramidale i emocionit e i shprehjes gjuhësore. Ndër to mund të përmendim: “Zemra e Vdekjes”, “Gjeniu i anijes”, “Lundra dhe flamuri”, “Vdekja e Nositit”, “Përjetësia” etj. Lirikat e peisazhit Lirikat e tij të peisazhit në pamje të parë duken si poezi përshkruese peisazhi, por në fakt ato janë poezi, ku shfaqjet e jashtme janë shprehje të trazimeve të brendshme shpirtërore. Duke përdorur elementë natyrorë e të peisazhit poeti shpreh dhimbjen e madhe njerëzore e poetike për tema të caktuara. Lirikat e dashurisë
 Lasgushi i këndon dashurisë, jo si emocion, por si fuqi themelore jetësore, si fuqi tokësore e qiellore. Te ato tingëllon i vecantë zëri i tij, figuracioni origjinal dhe variantet e ndryshme të ndjenjës së thellë. Lasgushi shkruante vepra brilante për dashurinë duke gërshetuar magjinë, erotiken, universalizmin, modernitetin dhe njëherazi frymën autoktone të mbështetur tek poezia popullore e kultivuar. Erosi jepet më shumë në ujërat e ëndrrës. Në veprat e tij, ai përfshiu modernitetin duke dhënë praninë e pikturës, muzikës në ndërtimin e lirizmit poetik dhe duke dhënë kështu tiparet simboliste të krijimtarisë së vet. Në letrat shqipe deri te Poradeci nuk ekzistojnë projekte kaq të stërholluara, që krijojnë një pasqyrim aq të thellë të erosit njerëzor. Erosi është i  projektuar më së tepërmi në ujërat e ëndrrës. Onirikja te Lasgush Poradeci nuk është vetëm një prosede letrare, por dhe një model pjellor i njohjes, i kuptimit të ekzistencës, një pikënisje për përftimin e raporteve të çuditshme midis reales dhe ideales, individuales dhe kozmikes, vdekjes e jetës dhe, mbi të gjitha, midis erosit dhe qenies njerëzore .
RISITË E POETIKËS SË LASGUSHIT  Në vëllimin “Vallja e yjeve” si rrallëherë në poezinë shqipe vjen një magji e pastër e një gjuhe simboliste e cila nëpërmjet renditjes logjike të mendimit objektiv-poetik sjell fillesat e lirikës moderne shqiptare. Tek “Vallja e yjeve” Lasgushi përpiqet në mënyrë të vazhdueshme për reformimin e gjuhës së pastër shqipe. Në vëllimin “Vallja e yjeve” shkrimtari jep një gjendje vetëdijeje konkrete përmes një gjuhe të ngjyrosur dhe simbolike. Poezia ishte tempulli shpirtëror dhe meditativ i Lasgush Poradecit. Çdo ndjenjë e pasqyronte në mënyrë origjinale si p.sh: dashurinë, të cilën e ndjen dhe e kupton si një fuqi të pashtershme. Rëndësia e poezisë së Poradecit qëndron në reformimin që ai i bëri lirikës në poezinë shqipe si në formë ashtu edhe në përmbajtje. Në një periudhë tepër të vështirë për të ai nxori poemat filozofike e erotike: “Mbi ta”, “Kamadeva”, “Ekskursioni teologjik i Sokratit”. Lasgushi kështu krijoi poetikën origjinale, në të cilën ngrihet një univers emocionesh, idesh e idealesh, në të cilën vendosi botën shqiptare. Me Lasgush Poradecin ndodh, në fakt, një modifikim struktural në retorikën e poezisë shqipe. Nëse deri te Poradeci ligjërimi kishte një patos të jashtëm,nëse mesazhi poetik konfigurohej në një sasi të madhe informacioni tëtransmetuar lexuesit, përmes autorit të vëllimit “Vallja e yjeve”, lirika bëhet,në radhë të parë, shprehja e një gjendje vetëdijeje konkrete, përmes një gjuheme ngjyrim afektiv. ORIGJINALITETI I TIJ Me veprat poetike “Vallja e yjeve”dhe “Ylli i zemrës”, ai krijoi një sistem unik poetik. Poezia e tij për gjuhën shqipe njeh figurën origjinale, formën e re dhe ndjeshmërinë e papërsëritshme në letërsinë tonë. Ai përdor magjinë e gjuhës, tiparin themelor të letërsisë moderne. Qëllim ndoshta jo në vetvete i poezisë së tij, por i arritur, ishte vizioni sistemor mbi letërsinë shqipe dhe letërsinë botërore, duke i parë këto në një bashkëlidhje funksionale me njëra-tjetrën. Ai proklamonte domosdoshmërinë e një vështrimi tërësor mbi letërsinë dhe të një vepre në sintezë, pra një formë dhe një përmbajtje që mund të arrihet vetëm përmes intuitës. Ai solli një model krejt të ri të lirikës në poezinë tonë, duke e trajtuar atë si problem filozofiko-estetik, ndaj dhe zgjidhja që ai ofron përmes vargjeve është absolute. Koncepti prej reformatori mund të konceptohet bazuar në shenjën e veçantë të ndjeshmërisë, që ai e sintetizon në formë dhe përmbajtje. Lasgushi përdorte gjuhën metaforike. Ai ia doli që nëpërmjet muzikalitetit të vargut (aliteracionit, onomatopesë, rimave) të realizojë tiparet stilistike të estetikës simboliste. Gjithashtu mbështetja në folklor është prirje e tillë, por ndoshta në një kuptim më naiv. Autori në poezinë e tij përdor fjalë që lidhen me dukuritë dhe jo me sendet; reflekton perceptimin dhe jo vëzhgimin apo prekjen e tyre. Ai e refuzon gjuhësisht vendngjarjen dhe kohën e ndodhjes, duke krijuar hapësira e shtrirje universale në poezinë e tij. MODERNITETI I TIJ
Lasgush Poradeci, duke bërë pjesë në peizazhin modern evropian, mbart edhe tipare moderne që do të dallohen në jetën kulturore të kontinentit. Ligji që përcakton stilin e konceptuar si “vizion” nuk gjenerohet nga subjekti apo tema e veprës, dhe as nga gjuha artistike tradicionale. Me veprën e tij, poezia shqipe njohu praninë e pikturës dhe muzikës në ndërtimin e lirizmit poetik më shumë se çdoherë më parë. Lasgush Poradeci na hap portën e një jete të re në poezinë shqiptare, një frisson nef, siç pat thënë Viktor Hygoi për veprat e Bodlerit, lind e rritet në lëmin e këngës shqiptare një stil i ri, të cilin do ta kërkosh më kot ndër poetët e tjerë shqiptarë, por më kot edhe ndër shkrimtarët e huaj nga shkaku i origjinalitetit që shquan këtë poet djalosh. Kuteli ka thënë për Lasgushin: Arti i tij i detyrohet vetëm e vetëm artit-mjeshtër të veprës Lasgushiane, e cila prej shumë vitesh e ka robëruar me bukuritë e saj të pashoqe në literaturën shqipe PËRFUNDIME Me Lasgush Poradecin, lirika shqiptare mund të konsiderohet si një dukuri evropiane për nga niveli i ligjërimit poetik origjinal. Ai paraqitet si poet me shpirt modern dhe evropian. Tek universi poetik i L. Poradecit hasim si te rrallëkush në poezinë shqipe, një magji të pastër të gjuhës shqipe, të forcave magjike të tingujve, që japin thirrjet e jetës nëpërmjet zanoreve; në radhitjen objektive njeriu, jeta, Zoti,përjetësia; në radhitjen logjike gruaja-burri-androgjenia, të lidhur të gjithë së bashku nëpërmjet erosit, dashurisë si thelb i jetës, si dhe nëpërmjet vdekjes si rruga drejt përjetësisë, afektive nëpërmjet cilësimeve. Poezia e Lasgush Poradecit është krijuesja e një hapësire kombëtare, më së shumti nga pikëpamja gjuhësore. Idilet e përmallshme të një jete të pastër, mendimet filozofike, kënga për vendlindjen dhe posaçërisht për liqenin marrin jetë në një mjedis morfologjikisht të pastër shqiptar. Gjuha shqipe është vetëdija e ndërdija e tij dhe e gjithë kombit shqiptar.

Post più popolari

KERKO DETYREN TENDE