Whatsapp


Etichette

HISTORI PSIKOLOGJI LETERSI SHQIPE SHKENCA POLITIKE BIOLOGJI QYTETARI SOCIOLOGJI DREJTESI ESE ARGUMENTUESE JURIDIK PEDAGOGJI GJEOGRAFI EDUKATE SHOQERORE DIDAKTIKE BAZAT E FINANCES SHKRIM AKADEMIK FINANC BANK LETERSI BOTRORE GJUHE SHQIPE MATEMATIKE HISTORI SHQIPRIE SHKENCA JURIDIKE ANALIZE VEPRASH EDUKIM FIZIKE PSIKOLOGJI EDUKIMI ESE UNIVERSITETI POEZI MENAXHIM FINANCIAR MJEKESI KIMI PARAPSIKOLOGJIA EKONOMI INFORMATIKA ESE LETRARE MENAXHIM BIZNESI NJOHURI PER MEDIANIAN TRASHGIMI KULTURORE Anatomi ESE FILOZOFIKE GAZETARI INFERMJERI MENAXHIM TURIZEM SHKENC TOKE E DREJTA NDERKOMBETARE PUBLIKE HISTORI BOTRORE POLITIKAT E SIGURIS KOMBETARE E DREJTA E PRONES Histori e Mendimit Politik ALL POST AUDITIM BANKAR BAZAT E DEMOKRACISE DHE TE DREJTAT E NJERIUT ESE SHKENCORE FILOZOFI HISTORI ARTI HISTORI E EKONOMIS SHQIPTARE LETERSI MENAXHIM NDERTIMI MIKROEKONOMI POEMA PSIKOLOGJI REHABILITIMI BJOLOGJI EDREJTA E MJEDISIT FJALE TE URTA LEKSIONE AUDITIM MARDHENIA ME PUBLIKUN MASTER SHKENCOR Marrëdhënie Ndërkombëtare PSIKOLOGJI KESHILLIMI PSIKOLOGJI SHKOLLE SINTAKS TEORI E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE ANGLISHT EDUKIM MUZIKORE ESE ANGLISHT ESE INFORMUESE GJUHE INFERMIERI KERKIM SHKENCOR METODAT E EDUKIMIT EMPIRIK METODIKE ARITMETIKE PSIKOLOGJI ZHVILLIMI TEKNOLOGJI INFORMACIONI TRASHGIMI KULTURORE EUROPIANE APLIKIM KOMPJUTERIK BUJQESI ESE HISTORIKE ETIKA E TE USHQYERIT GUIDE TURISTIKE HIGJENE HYRJE NE PSIKOLOGJI INFORMATIK ISMAIL KADARE LETERSI PER FEMIJE MENAXHIM KLASE MESIMDHENIE ORGANET E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE PSIKOTERAPI SOCIOLOGJI EDUKIMI pyetjet e Licences ANALIZE sHARL BODLER Dituri natyre E DREJTA KUSHTETUESA EDUKIM FIZIK EDUKIM PER KARRIER KSHILLA SHTATZANIE LIBRA LEXO-SHKARIKO LOGJIKE MATURA SHTETERORE MBROJTJE DOKTORRATURE MIGJENI MUZIKE POLITIK ARSIMORE POLITIKA NE BE PSIKOLOGJI E ZBATUAR NE MESIMDHENIE RECENSION TEME DIPLOME hist

Teoritë kryesore gjeopolitike, aktorët dhe faktorët gjeopolitikë - PARAQITJE E MENDIMIT TË THEMELUESVE TË GJEOPLITIKËS

Teoritë kryesore gjeopolitike, aktorët dhe faktorët gjeopolitikë
Traseja e mendimit gjeopolitik është lidhja midis përgjithësimeve të mëdha gjeografike e atyre historike. Teoritë gjeopolitik që dominuan pjesën e parë të shek. XX, kanë ushtruar ndikim në rrjedhat e Luftës së Ftohtë, tani janë vënë në diskutim. Kjo erdhi si rezultat i prishjes së ballafaqimit dypolësh e të ndryshimit të mjedisit të sigurisë. Teoritë vijuese që do analizohen janë më shumë politike sesa gjeografike.

 PARAQITJE E MENDIMIT TË THEMELUESVE TË GJEOGRAFISË POLITIKE E TË GJEOPLITIKËS
 Friedrich Ratzel, themeluesi i gjeografisë politike e koncepton njeriun e natyrën si përbërës të një procesi tekonologjik. Gjeografia e Ratzelit për natyrën është një filozofi darviniane. Ratzelit ishte mbështetës i pushtimeve koloniale në jug dhe i ekspasionit tregëtar dhe teritorial në lindje.
Në bazë të dy kordinatave fizike, në bazë të të cilave studiohen dukuritë politike, sipas Ratzelit egziston dhe një faktor i tretë më i rëndësishëm: “qëllimi i hapësirës”. Ai është i ndryshëm dhe rrjedh nga kultura dhe historia e secilit popull. Çdo popull ka nevojë për hapësirë. Zmadhimi i kufijve politikë ndjek zmadhimin e kufijve ekonomikë. Teoria e Ratzelit u bë baza e zhvillimeve të mëvonshme të gjeopolitikës gjermanë. Politologu dhe sociologu suedez Rudolf Kjellen përdori i pari termin gjeopolitik.
Më vonë e zmadhoi kuptimin e saj si një ndër pesë kategoritë kryesore që anlizojnë tipat e shtetit dhe lidhjet e tyre të ndërsjellta (katër kategoritë e tjera janë: demopolitika, ekopolitika, sociopolitika, dhe kartopolitika. Mendimi i Kjellen ishte ndikuar nga darvinizmi shoqëror, filozofia idealiste gjermane dhe gjeografia politike e Ratzel.
Sipas Kjellen gjeopolitika i takonte fushës politike e jo asaj gjeografike.Gjeopolitika analizohet nga tri aspekte:topolitika që ka të bëjë me pozicionin që ka shteti në raport me shtetet e tjera (shtet “kushinetë”, qendror ose periferik, detar apo kontinental);morfopoplitika që i refrohet formës së teritorit të një shteti (preferohet forma e rrethit...);fiziopolitika që lidhet me karakteristikat fizika para së gjithash, me përmasat e teritorit.
Kjellen ishte i bindur se ekuilibri evropian i fuqive dhe paqja britanike do të zhdukeshin; bota do të duhej të organizohej në tri zona ekonomike-politike: Amerika, dyta e sunduar nga Gjermania dhe zona e Azisë Lindore e dominiuar nga Japonia.

TEORITË E SUNDIMIT KONTINENTAL, SHKOLLA E MACKINDERIT DHE SHKOLLA E HAUSHOFERIT

Këto teori mbështesn epërsinë e tokës mbi detin, pra e shteteve që realizojnë zotërimi e masës kontinentale euroaziatike mbi fuqitë detare qoftë periferike siç janë Evropa dhe Japonia, apo të jashtme siç janë SHBA-ja. Ato janë një konfirmim i “çështjes euroaziatike” d.m.th. e ndërtimit të një aleance ruso-gjermane, që do të ndikojë mbi rivalitetin anglo-gjerman. Sër Halford Xh. Mackinder është mbështetësi më i njohur i teorisë kontinentale.
Pika qëndrore e tezës së tij: egziston një një zonë që u emërua “Pivot area” (shtylla e botës) më vonë me “heardtland” (zemra e tokës). Historia ka qenë zotëruar gjithmonë nga konflikti midis fuqive kontinentale dhe atyre detare. Sipas Mackinder (1904) sundimi kontinental e ka qendrën në zemrën e Euroazisë (ndërmjet Azisë Qendrore dhe Oqeanit të Veriut). Kjo zonë përbën “zonën kryesore” (pivot area) të historisë.
Pas Luftës së Parë Botërore Mackinder hodhi përsëri teorinë e tij me emër tjetër, “heartland” (zemra e tokës), por e çvendosi atë më në perëndim duke futur aty pellgjet e Detit Balltik e të Detit të Zi dhe gjithë Evropën Qendrore-Lindore, duke arritur deri te vija Elba-Adriatik.
Sipas Mackinder “zemra e tokës” paraqiste pozicionin strategjik themelor për sundimin e “ishullit të botës” të përbërë nga Azia, Evropa dhe Afrika. Ai e përmbidhte këtë sistem me formulën “Kush sundon zemrën e tokës, sundon ishullin e botës, kush sundon ishullin e botës sundon botën”.
Teza ishte një pohim i fuqive fitimtare në Luftën e Parë Botërore. Më 1943, vlefshmëria e teorisë së Mackinder ishte pohuar nga arma e aviacionit. Heartland ishte çvendosur në drejtim të lindjes, duke u kufizuar në perëndim nga vija Leningrad-Moskë-Stalingrad.
Rëndësi kryesore “Oqeanit të Mesëm, d.m.th. Atlantikut Verior, përgjatë vijës bashkuese midis SHBA-së, Anglisë dhe Kontinentit Evropian.
Fuqitë detare dhe fuqia kontinentale e hemisferës së veriut d.m.th. ShBA-ja e BS-ja do të duhej të mbeteshin aleatë, për të ekuilibruar peshën në rritje të Kinës dhe Indisë.
Karl Haushofer (1869-1946) kishte mbështetur nevojën që Gjermania  të kuptohej me Rusinë dhe Japoninë.
Pas paqes së Versajës ai u nxit edhe nga koncepti i Makinderit dhe foli në të mirë të pangjermanizmit. Në të kundërtën me Mackinder, Karl Haushofer ishte për aleancë me Rusinë, duke i caktuar Gjermanisë kontrollin e Evropës Qendrore. Sipas Haushofer bota shkonte duke u rikonstruruar në panzona e shrirë në drejtim të meridianeve nga veriu në jug.
Sipas Haushofer të kaluarën, konflikti midis Rusisë e Gjermanisë u ka dhënë mundësi fuqive anglosaksone të siguronin hegjemoninë mbi botën. Në vitin 1941 panzonat ishin katër: pan-Evropa ku përfshiheshin dhe Mesdheu, Afrika dhe Lindja e Mesme deri te Gjiri Persik; pan-Amerika me të dy Amerikat; pan-Rusia duke përfshirë Indinë; pan-Pacifiku nën hegjemoninë japoneze, që përfshinte Kinën, Indonezinë dhe Australinë. Sistemi i Mesdheut në kuadrin e pan-Evropës do të kishte autonomi dhe do të zotërohej nga Italia.
Teoritë e sundimit detar, Mahani dhe Korbeti. Lindën nga mendimi strategjik i përdoriomit të Flotës Detare dhe jo nga mendimi gjeografik. Mahan nuk ishte gjeopolitika, në kuptimin e vërtetë të termit, por historian dhe studiues i strategjisë.
Sipas Mahan oqeanet janë “orteket e mëdha” që kanë përfaqësuar forcë të madhe në histori. SHBA duhej të dominonte dy oqeane, duke përfshirë kontrollin e Filipineve e të Havait në Oqeanin Paqësor dhe të Kubës në Atlantik (për të kontrolluar në mënyrë të veçantë rrugët lindore të futjes në kanalin e Panamasë, si pikë kryesore strategjike për sigurinë dhe unitetin gjeostrategjik midis dy brigjeve perëndimore dhe lindore të SHBA-së).
Vepra më interesante e Mahan parë në prizmin gjeopolitikës është “Problemi i Azisë”. Mendimi: hemisfera e veriut, e kufizuar nga kanali i Panamasë dhe e Suezit, është qendra e Azisë dhe sundimit botëror. Zona e Azisë e përfshirë midis paralelit 30 e 40 do të ishte zona e konfliketeve dhe në të njëjtën kohë zona e ndarjes midis fuqisë kontinentale ruse dhe asj detare angleze.
Më tej parashikohej sundimi i botës nga ana e një aleance midis SHBA e Anglisë dhe nga një koalicion i të dy vendeve anglosaksone me Gjermaninë dhe Japoninë për të frenuar një bllok ruso-kinez. Mahan ka rëndësi të madhe si strateg detar, është në anallogji me mendimin e Jominit përsa i përket strategjisë tokësore.
Admirali anglez Julian Korbet (1854-1922) ka një koncept të ndryshëm nga Mahan. Ai është i mendimit se strategjia e flotës është e varur nga strategjia e përgjithshme. Korbeti u fuqizua shumë nga mendimi i Klauzeviçit sesa nga mendimi i Jominit.
Teoritë e sundimit të hapësirës ajrore, Renevski dhe Seversky. Pas Luftës së Dytë Botërore zhvillimi i shpejtë i armës ajrore dhe i asaj raketë tërhoqi vëmëndjen e studiuesve të gjeopolitikës. Teoritë gjeopolitike të asaj periudhe qenë të frymëzuar nga një “hyjnizimi vërtetë i sundmit ajror”. Lindën teori të ndryshme si; ajo e sundimit ajror, ajo bëtrthamore deri te ajo për çfrytëzimin e hapësirës.
Xhon Renevski: era e sundimit ajror e kishte zvogëluar shumë kundërvënien tradicionale midis tokës e detit. Sundimi ajror kishte mundësuar që tashmë të egzistonin dy qendra tokësore: një në BS dhe një në SHBA që do të mund të testoheshin nëpërmjet Oqeanit të Veriut. Oqeani merte rolin e boshtit të ekuilibrit strategjik, duke u trasformuar në një “Mesdhe” të Polit të Veriut. Kjo tezë u zhvillua nga Severski.
Sipas tij bota ndahej në dy rrathë. Rrathët kishin për qendër zemrat industriale të SHBA-së e BS-së dhe për madhësi rrezet e veprimit të bombarduesve strategjik të asaj kohe. SHBA zotëronte hemisferën perëndimore, BS atë euraziatike. Zhvillimi i teorisë së sundimit ajror e pastaj ai i sundimit hapësinor shtuan dimensione të reja strategjisë së përgjithshme, e cila duhej të përmblidhte të tërë përbërësit tokësor, detar dhe hapësinor.
Prirja për t’i dhënë gjeopolitikës vetëm përmasa gjeostrategjike dhe strategjisë vetëm përmasa “teknologjike”, ishte prirje që u shfaq gjatë Luftës së Ftohtë për përqëndrimin e frikës bërthamore. Armët bërthamore kanë patur dhe kanë një ndikim të madh për gjeopolitikën.
Teoria e hapësirës globale apo konceptet rajonale e shumëpalëshe të gjeopoplitikës, Cohen
Saul B. Kohen kritikon si tezat e Makinderit ashtu dhe ato të Spajkmanit, mbi të gjitha doktrinën Truman. Ai nëse e pranon konceptin e rimlandit (të vendeve periferike), e quan të pamundur bashkimine tyre.
Kohen për botën dypolëshe vlerëson dy tipa rajonesh: ai gjeostrategjik dhe ai gjeopolitik. Rajonet gjeostrategjike janë dy: bota tregtare detare dhe bota euroaziatike. Kësaj i shtohet një minirajon i tretë gjeostrategjik që është autonm. Ky minirajon është nënkontinenti indian i cili qëndron jashtë garës së dy blloqeve.
Rajonet gjeostrategjike janë të ndara në rajone gjeopolitike. Për botën detare rajonet gjeopolitike janë ai anglo-amerikan e karaibik; Evropa detare, përfshi edhe Magrebin; Afrika e Jugut, Afrika nënsahariane dhe Oqeania (ku përfshihen edhe Japonia dhe Koreja e Jugut).
Bota euroaziatike ndahet vetëm në dy rajone gjeopolitike.: Evropën që përfshinë edhe Evropën Lindore dhe Azinë Lindore (kineze). Midis dy rajoneve gjeostrategjike egzistojnë “zona e frakturës”, ato të lindjes së Mesme dhe të Azisë juglindore.
SHBA nuk duhej t’i kundërvihej Bashkimit të Evropës dhe armatosjes së Japonisë.
Teoritë e Kohen shkuan më përpara me kontributet e Kissingerit për pesë pole force; me propozimet e Bzerzhinskit për një botë “treshe” (SHBA, Evropë e Japoni) si dhe më tej me teorinë e tij “të harkut të krizave” nga Maroku në Afganistan e më pas në shtetet balltike, në Kaukaz etj.
Rajonet shumëpalëshe nuk patën mundësi të zhvilloheshin gjatë Luftës së Ftohtë. Teoritë e ndryshme në shek. XX mund të klasifikohen në gjashtë shkolla: binare, marginale, zonale, pluraliste, idealiste dhe ajo e bazuar mbi konceptin qendër-periferi. Këtyre mund tu shtohet atë të interpretimit “anarkik” etj.
Gjeopolitika qoftë dhe për aftësitë bindëse që kanë hartat, përdoret nga “Mbreti” për të arritur marrëveshjen më të mirë të një projekti të veçantë politik. Alarmi për rënien e qytetrimeve shpesh jepen për të mbështetur ndryshimet në politikën e sigurimit ose për të mbështetur programet e armatosjes etj.
I tillë është roli “Kasandra” që luajti Makinderi ose që luan sot Eduard Lutvaku duke parashikuar shkatërrimin e Amerikës përballë sfidës gjeoekonomike eurojaponeze apo Samuel Huntigton, i cili nxit SHBA, Evropën, Rusinë e Japoninë për t’u përgatitur për një ndeshje me me një aleancë të qyterimit “konfucian islamik”.
Me zhdukjen e botës bipolare gjeopolitika nuk është drejtuar më nga dimensioni i saj gjeostrategjik.
Shfaqja e gjeopolitikës është vetëm një simptomë e luftës akute për sundimin e hapësirës dhe njëkohësisht një ftesë për të përcaktuar interesat e veçanta kombëtare, jo më të detyrueshme siç bënin të gjitha shtetet (me përjashtim të superfuqive) në periudhën e Luftës së Ftohë.

GJEOPOLITIKA, SHTETI DHE POLITIKA
ORIENTIMI POLITIK I GJEOPOLITIKËS

Në këtë syth trajtohen drejtimet dhe përfundimet më kryesore të zgjidhjeve politike, që autori i librit “Gjeopolitika” ka rekomanduar për shtetin Italian. Sigurisht, këto zgjidhje janë në funksion të interesave italiane, që jo për gjithçka mund të korespondojnë me interesat e shtetit shqiptar.
Por prej tyre mund të nxiren disa mësime: duke vlerësuar, sipas kohës dhe rrethanave, shembujt dhe modelet që na interesojnë; duke kuptuar mënyrën se si Fuqitë e Mëdha i zgjedhin, përcaktojnë dhe mbështesin interesat e veta; cila është mënyra e të menduarit dhe të vepruarit të shteteve të industrializuara në raport me shtetet më superiore, me shtetet konkurrente dhe me shtetet e vegjël ose të dobët; çfarë i bën të suksesshme shtetet superiore dhe a kanë dobësi; çfarë duan ose arrijnë të mbulojnë shtetet e mëdha në drejtim të shteteve të vegjël dhe çfarë mund të bëjnë këto të fundit për mbrojtjen e interesave jetike të vendit; çfarë mund të bëjnë shtetet e vogla për t’u forcuar në sferat jashtë vëmendjes së Fuqive të Mëdha, ose me ndihmën e tyre; cilat raporte mund të konsiderohen si të suksesshme në raport me fqinjët dhe shtetet e tjera me shkallë fuqie të përafërt, etj.
Sigurisht, nuk është se në vijim do të gjejmë ndonjë përgjigjje të hollësishme nga pikëpamja e interesave shqiptare, por sidoqoftë renditen ato argumente nga eksperienca dhe mendimi gjeopolitik italian, që u korrespondojnë interesave tona, ose që mund të na shërbejnë si mësim.
Ideja e orientimit të politikës italiane nga Amerika drejt Evropës. Sipas vlerësimit të Carlo Jean, së bashku me Gjermaninë dhe Turqinë, Italia është vendi që potencialisht ka fituar më shumë nga fundi i Luftës së Ftohtë, ndërsa tash gjërat kanë ndryshuar. Italia nuk mund të përfitojë më si më parë nga Amerika, sepse edhe interesat e kësaj të fundit nuk janë ato të botës bipolare, ku Italia parqiste një interes të veçantë strategjik, në kuadrin e përplasjeve të mundshme midis NATO-s dhe ish Traktatit të Varshavës.
“Tashmë Evropa, në vend të SHBA-së, do të përbëjë pikën e përqëndrimit gjeopolitik të interesave italiane. Në pamjen e re evropiane Italia është duke u shndërruar nga vend mesdhetar perëndimor në një vend qendër-evropian. Pika e përqëndrimit të politikës së jashtme italiane do të jetë ajo e lidhjeve me gjermaninë, të cilat do të kenë të njejtën rëndësi, që kishin ato me SHBA-në në periudhën e Luftës së Ftohtë”.
Prej këtej mund të nxiren dy përfundime: së pari, ky orientim i mundshëm i politikës aktuale Italiane, duhet verifikuar e llogaritur mirë edhe në lëvizjet e politikës së jashtme të shtetit shqiptar; së dyti, fakti që Italia i ka pasur më parë marrëdhëniet me SHBA si prioritare në krahasim me BE-në (megjithse duke qenë një vend anëtar i kësaj të fundit), nuk bën gjë tjetër veçse argumenton akoma më tepër ruajtjen e paritetit të marrëdhënieve të një shteti të vogël si Shqipëria me SHBA (tashmë, edhe si një vend anëtar i NATO-s), krahas afrimit të pandërprerë drejt BE-së, me qëllim anëtarësimi.
Fokusimi i gjeopolitikës italiane drejt Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Juglindore. Carlo Jean beson se “Fundi i Luftës së Ftohtë e ka transformuar Italinë potencialisht në një fuqi të mesme rajonale, në zotërim të një kapaciteti jo më rajonal por global edhe pse të kufizuar e të ndarë me vende të tjera”. Gjithashtu, ai shkruan se “E ardhmja e Italisë, me siguri nuk është Mesdheu, rëndësia ekonomike e të cilit për vendin tonë është zvogëluar me shpejtësi dhe do të zvogëlohet edhe më shumë”.
Por këto pohime kanë lidhje me rekomandimin e autorit, se “ndoshta, është më mirë të ndërpritet kërkimi i roleve dhe të flitet më konkretisht për interesat kombëtare” të Italisë. Pra, në një farë mënyre duket sikur autori thotë, se nuk është koha e nismave propagandistike, por ka ardhur momenti për t’u fokusuar te lëvizjet konkrete, në funksion të interesit kombëtar të Italisë.
Në këtë kontekst, mund të citojmë se, “linjat e përqëndrimit të interesave e të përpjekjeve italiane janë zhvendosur nga mesdheu drejt Evropës Qendrore-Lindore e ish BS-së dhe nga Mesdheu Perëndimor në atë Lindor...”, ndërsa “zona e interesit të madh strategjik” italian është “Evropa juglindore, me Ballkanin dhe Adriatikun”.
Që një shtet i relativisht i madh dhe fuqishëm si Italia e përfshin Ballkanin dhe Adriatikun si një “zonë (të vetën) të interesit të madh strategjik”, sigurisht që kjo mund të jetë e dobishme edhe për Shqipërinë. Por mbetet për t’u parë, se çfarë vendi i rezervohet në këtë mes Shqipërisë në veçanti dhe faktorit shqiptar në përgjithësi, në raport me vendet e tjera të këtij rajoni; ose, ndryshe, çfarë roli do mund t’i rezervohej faktorit shqiptar në këto hapësira?
Me fjalë të tjera, shteti shqiptar mbase nuk e ka akoma luksin që ti shprehë shumë qartësisht interesat e veta kombëtare, ndaj është i detyruar të vazhdojë të angazhohet me rolet që mund ti mbulojë, (role që Italisë i sugjerohet ti lerë pas). Mirëpo edhe rolet në lidhje me interesat kanë relativitetin e tyre. Një interes kombëtar i një vendi të madh mund të plotësohet përmes ndonjë roli nga një vend i vogël, por ky rol duhet të funksionojë njëkohësisht edhe si interes kombëtar i vendit të vogël. Më konkretisht, role të tilla do duhej t’i mundësonin shtetit shqiptar plotësimin e interesave të veta strategjike e kombëtare, të sotme dhe të perspektivës. Përndryshe, nëse punët çohen deri te pragu i mbijetesës, rolet nuk kanë kuptim.
Ideja e konkurrencës shtetërore të Italisë me shtetet e tjera të Evropës.Në ndryshim nga përfytyrimi rozë që mbizotëron te shqiptarët, se me futjen e vendit në BE do të mbyllen një herë e mirë edhe hallet e shtetit apo të kombit tonë, përkundrazi, te përfytyrimi gjeopolitik i Carlo Jean një fuqi rajonale si Italia, vendoset përballë sfidash të mëdha.
Në kushtet kur Evropa është bërë parësore për interesat kombëtare italiane në raport me SHBA-në, dhe pavarësisht faktit që Italia është një vend anëtar i BE-së, Carlo Jean shpreh shqetësimin “se duhen bërë llogaritë së pari me Gjermaninë”. “Pika e përqëndrimit të politikës së jashtme italiane do të jetë ajo e lidhjeve me Gjermaninë, të cilat do të kenë të njëjtën rëndësi, që kishin ato me SHBA-në në periudhën e Luftës së Ftohtë. Një orientim i tillë i interesave italiane përbën një sfidë të vërtetë, sepse “do të vihet në provë aftësia e Italisë, që në kuadrin e burimeve të saj politike e ekonomike të ndajë rolin me Gjermaninë, mbi të gjitha për ekspresionin dhe ndikimin e saj në drejtim të Lindjes”.
Në këtë kontekst, autori shkruan se “do të ishte më reale që Italia të harmonizonte politikën e saj në zonë me atë gjermane duke ridimensionuar synimet e saj... Nyja thelbësore për t’u zgjidhur është ajo e marrëdhënieve me Slloveninë e Kroacinë, me të cilat është e nevojshme të kapërcehet sa më parë (por jo me çdo kusht) kontradikta e sotme, të zhvillohet një politikë e kooperimit që lejon të vlerësohet sistemi portual i Adriatikut Verior për transportet me Evropën Lindore, që do të organizohet rreth kanalit Reno-Danub e atij të ardhshëm Bratislavë-Oder”.
Por prapë nuk i dihet. Ndaj te interesat kryesore italiane, si interes i parë përcaktohet “pjesëmarrja aktive në procesin e integrimit evropian, e cila, nga njëra anë nuk duhet të shkatërrojë unitetin e shtetit e, nga ana tjetër, të mos e lërë vendin jashtë “organit drejtues” të Fuqive të Mëdha evropiane. Kjo do të jetë e mundur vetëm duke rritur peshën tonë ekonomike efektive në Evropë. Në pritje për ta bërë këtë, kemi interes për një prani të fortë ekuilibruese të SHBA-së si në Evropën Qendrore ashtu edhe në Mesdhe”.
Turqia, është një lojtar tjetër i rëndësishëm në rajon, që llogaritet nga Italia. Sipas autorit, “Së bashku me Gjermaninë dhe Turqinë, Italia është vendi që potencialisht fiton më shumë nga fundi i Luftës së Ftohtë, pavarësisht se i kanoset përsëri rreziku i një “fitoreje gjysmake”...”. Kjo do të thotë, se brenda kuadrit të fuqive të Aleancës Atlantike trekëndëshi që formohet midis Italisë, Gjermanisë dhe Turqisë përfshin Ballkanin, ku Shqipërisë dhe shqiptarëve u takon të përcaktojnë lëvizjet e veta. (Me avancimin e NATO-s drejt Bullgarisë dhe Rumanisë dhe futjen së fundi edhe të Shqipërisë dhe Koracisë në këtë aleancë, kjo besoj se do kushtëzojë që, influenca e Rusisë ndaj Ballkanit të jetë e parëndësishme.)
Nga më sipër mund të veçohen disa përfundime:
Së pari, mendimi gjeopolitik i Carlo Jean nuk i shikon marrëdhëniet e Italisë në mënyrë abstrakte, si raporte me BE-në “në përgjithësi”, por duke mbajtur parasysh marrëdhënie konkrete me shtetet e veçanta brenda saj dhe posaçërisht me Gjermaninë, me të cilën, siç duket ka kryqëzim të zonave të interesit strategjik. Në këtë kuadër, mund të përfshihen edhe marrëdhëniet e Italisë me Turqinë, si vend bashkë-anëtar i NATO-s dhe lojtar në të njejtën zonë të interesit strategjik.
Së dyti, pjesëmarrja aktive në procesin e integrimit evropian, kushtëzohet me mosshkatërrimin e unitetit të shtetit.
Së treti, përfshirja e Italisë në BE nuk shihet si një pjesëmarrje pa konkurrencë me shtetet e tjera, por si ambicie për të qenë pjesëtare e barabartë e “organit drejtues” të Fuqive të Mëdha evropiane.
Së katërti, përfshirja e Italisë në BE shoqërohet me ambicien për të rritur peshën e saj ekonomike efektive në Evropë, si kusht i domosdoshëm për të fituar një vend në “organin drejtues”.
Së pesti, në pritje për t’i arritur këto synime, Italisë i sillet në vëmëndje se ka interes për një prani të fortë ekuilibruese të SHBA-së si në Evropën Qendrore ashtu edhe në Mesdhe, (pavarësisht se ky vend nuk është anëtar i BE.)
Gjithë sa sipër, në se mbahen parasysh nga një vend i rëndësishëm si Italia, e aq më tepër duhen respektuar nga vendet e vogla, si Shqipëria. Mirëpo ne mund të kemi një difekt kombëtar të trashëguar nga shekujt, të tilla si besa, çiltërsia, dhe deri vetëmohimi për nderin dhe mikun. (Madje ka rrezik që cilësi të tilla të jenë ngritur nga niveli personal deri në nivel shtetëror, për shkak të inferiotitetit ende të fuqishëm, që ndihet nga trashëgimia e kaluar komuniste.)
Prandaj me përpjekjet për t’u futur në BE duhet të ecin paralel me njohjen dhe kuptimin e frymës perëndimore, si në aspektin personal, por njëkohësisht edhe në aspektin institucional, shtetëror dhe kombëtar. Kjo njohje duhet trajtuar jo si një mësim që duhet të na i japin evropianët, por si një mësim që duhet krijuar dhe përvetësuar nga shqiptarët, në bashkëveprim me evropianët, në mënyrë të tillë që të mundësohet përcjellja e kulturës dhe qytetërimit shqiptar në koloritin e gjerë të kulturës dhe qytetërimit evropiano-perëndimor.
Për ta inkurajuar këtë ide, po citoj dicka nga këndvështrimi i Carlo Jean: “...përcaktimi i interesave kombëtare italiane përbën një përparësi logjike në raport me interesat evropiane e botërore. Tashmë ai (elektorati italian) nuk lejon të vihet në lojë me të quajturin zëvendësim të interesave italiane nga ato evropiane”. Sa bukur do të tingëllonte sikur të shpreheshim me të njejtën krenari edhe për paritetin e interesave kombëtare të shqiptarëve?!
Ndërkohë që ne (me të drejtë) krenohemi me Skënderbeun, i cili në një farë mënyre mbrojti edhe Perëndimin e krishterë nga invazioni otoman, pak kush kujtohet të na tolerojë në pasojat negative që rrodhën si rezultat i kësaj rezistence. Prandaj gjykoj se një reformim perëndimor i vërtetë do të na rikthente te citimi më sipër i Carlo Jean.
Alternativa italiane e gjeopolitikës detare, në rast dështimi me gjeopolitikën kontinentale. Një alternativë e tillë parashikohet nëse në të ardhmen do të verifikohet një lëvizje e kundërt e politikës së Berlinit në krahasim me atë të Uashingtonit, me ç’rast raportet e Italisë me SHBA-në do të bëheshin shumë delikate.
Në një situatë të tillë supozohet se “linjat e përqëndrimit të interesave e të përpjekjeve italiane janë zhvendosur nga Mesdheu drejt Evropës Qendrore-Lindore e ish BS-së dhe nga Mesdheu Perëndimor në atë Lindor, nga Afrika në Amerikën Latine e në Azinë Juglindore”. Në këto kushte, Carlo Jean sugjeron se “Italia, mbi të gjitha, do të duhet të zhvillojë rolin e “shtetit tregtar”, duke u dhënë përsëri vlerë politikave globale të shteteve Italiane të parabashkimit, veçanërisht atyre të republikave detare...”.
Këtu dallohen dy-tre fjalë kyçe bazë: “shtet tregtar”, ku si i tillë është njohur Anglia (si fuqi ishullore dhe detare) dhe “shtetet italiane të parabashkimit” duke iu referuar veçanërisht “atyre të republikave detare”. Pra këtu dallohet një lloj rikthimi te “republikat detare italiane të parabashkimit”, me çka duket se kihet parasysh skenari i copëzimit në mikro-shtete (siç do ta shohim më poshtë), por sidoqoftë duke inkurajuar tregtinë dhe pasurimin e shteteve të tilla të shkëputura, ndoshta në kuadrin e interesit në rast të ndonjë ribashkimi të tyre të mëvonshëm.
Më tej, Carlo Jean saktëson, se “në një farë kuptimi, do të duhet të ndiqet një politikë e jashtme e ngjashme me atë të Japonisë (pra edhe kjo një fuqi detare dhe ishullore-shënimi im-B.Z.), e bazuar në zhvillimin dhe në mbështetjen e tregëtisë dhe të begatisë kombëtare, pa lejuar që të kushtëzohet me kërkesën për shpirt sakrifice dhe me romantizmin për rolin parësor të italianëve e të misionit Civilizues të Romës në botë...”.
Më tej akoma, fryma “detare” ndihet edhe te përcaktimi i njërit prej interesave kryesore Italiane, ku kërkohet: “të shmanget mundësia e thithjes së plotë të Ballkanit, Evropës Qendrore dhe e ish BS-së nga Gjermania dhe të shtrihet prania e ndikimit italian paralel dhe në bashkëpunim me atë gjerman, duke kërkuar mbështetjen e shteteve të tjera perëndimore në veçanti të Francës”.
Pra identifikimi i mundësisë së një rreziku të tillë merr parasysh më tepër rastin, kur Gjermania do të tërhiqte pas vetes Evropën Qendrore, duke u bërë një superfuqi kontinentale. Në këtë rast mund të parashikohet se do të kishim krijimin e një blloku të fuqive detare për ballancë, ku mendoj se ka më tepër gjasa që Shqipëria dhe shtetet e tjera detare (mbase edhe Ballkani Perëndimor në tërësi), të renditen te kjo e fundit. Megjithatë, konfigurimi kryesor i kësaj renditjeje do të përcaktohej nga fakti, se ku do të vendosej kufiri ballancues mes dy blloqeve të tilla hipotetike.
Përcaktimi i interesave Italiane në kontekstin e skenarëve gjeopolitikë më të rrezikshëm. Sipas mendimit gjeopolitik të Carlo Jean, midis interesave kryesore të Italisë në pikën e tretë (gërma c), veçohet: “Të mos lejohet që shtrirja e Evropës a e NATO-s të shkojë vetëm drejt vendeve të Vishegradit, duke lënë jashtë Evropën Juglindore, që përkon me zonën e interesit tonë të madh strategjik, me Ballkanin e Adriatikun”. Ky prioritet italian duket se është edhe në interesin e Shqipërisë, me ç’rast edhe Italia largon nga vetja kufirin e pasigurisë, si dhe ruan prezencën, nëse NATO “nesër” mund të shpërbëhet apo transformohet.
Por nga pikëpamja shqiptare, mund të shtrohej pyetja: me çfarë skenarësh do të ballafaqohej Evropa Juglindore, në se nuk do të ndodhte shtrirja e NATO-s dhe BE-së? Dhe tani, kur Shqipëria është anëtare e NATO-s, së bashku me Kroacinë, me çfarë skenarësh mund të ballafaqohemi nëse nuk na përfshin edhe shtrirja e BE-së?
Por edhe identifikimi i interesit tjetër italian, që u përmend te çështja më sipër lidhur me “shangien e mundësisë së thithjes së plotë të Ballkanit, Evropës Qendrore dhe e ish BS-së nga Gjermania”, tregon se mundësia “e thithjes” gjithsesi nuk duhet përjashtuar. Sigurisht, ky mendim i Carlo Jean duhet vendosur në kontekstin e kohës kur është botuar (1996), por gjithsesi Bashkimi Evropian ende nuk ka përfunduar, ndësa përballë skenarëve të bashkimit dhe integrimit qarkullojnë njëkohësisht edhe skenarët e dezintegrimit, pra të shpërbërjes ose coptimit.
Midis skenarëve të integrimit, sipas Carlo Jean mund të flitet për disa mundësi: për një “evropë të qytetarëve”, ose një “evropë të shteteve”, ose një “evropë të atdheve”, ose një “evropë të rajoneve” (apo të gjermanizuar). Gjithashtu mund të kemi edhe një “evropë të bananes”, e shtrirë nga lugina e Lumit Ren deri te ajo e Po-së, që është e ngjashme në shumë drejtime me “evropën e rajoneve”. Në dy rastet e fundit do të lindë nga një qendër kryesore dhe disa anësore, të cilat ndjejnë nevojën e qendrës. Rajonet e pasura do të synojnë të shkëputen nga shtetet dhe të bashkohen me qendrën kryesore. Hamendësohet edhe një “evropë e bashkimeve të nënsistemeve” e përshkuar nga konkurrenca mes dy poleve franko-gjermane, ku një peshë të madhe do të ketë edhe SHBA-ja.
Sigurisht që ne si shqiptarë jemi krejt të lumtur, pasi nuk dimë se çfarë do mund të na ndodhë me skenarët e lartpërmendur, që sërish mbartin brenda vetes edhe farën apo rrezikun e coptimeve dhe dezintegrimit, por së paku mund të diferencojmë se cilido nga këta skenarë është kurdoherë shumë më pak i rrezikshëm se sa skenarët e coptimeve dhe dezintegrimit imediat, duke përjashtuar integrimin. Në vijim po sjellim në vëmëndje vetëm dy prej tyre:
Së pari, skenari i “Evropës tregtare” nënkupton një zonë të thjeshtë të shkëmbimit të lirë me dogana të bashkuara, por e paunifikuar as politikisht, as ekonomikisht, ndërkohë që integrimi tregtar tashmë shtrihet në nivel botëror, jo më në nivel kontinental. Evropa do të mund, më në fund, të disintegrohej. Shtetet kombe në ekuilibër kooperues midis tyre, do të mundnin të përfundonin, si rezultat i ndarjeve midis tyre, në pjesë më të vogla, në koalicion të amerikanizuar ose në një koalicion nën hegjemoninë amerikane, i shtrirë ndoshta deri në kufirin e Rusisë evropiane a të paktën deri te republikiat më perëndimore të ish BS-së.
Së dyti, skenari i fundit llogaritet ai i një “rinacionalizimi” në mënyrë të veçantë me shpërbërjen e Bashkimit Evropian dhe me formimin brenda tij të ekuilibrave nënrajonalë, me ndërhyrjen e mundshme të fuqive të jashtme. Rusia do të mund të bëhej aleate e një blloku të Evropës qendrore dhe SHBA-ja do të mund të bëhej aleate e Francës dhe e Anglisë. Italia do të mund të aderonte me njerin ose me tjetrin bllok.
Përballë këtyre skenarëve, në “Gjeopolitikën” e Carlo Jean tërheq vëmëndjen fakti, që proceset e dizintegrimit megjithatë nuk shikohen aq si një rrezik ndaj vendeve të fuqishme apo të industrializuara (megjithse e përmend si mundësi në rastin e Italisë) por si diçka që mund të ndodhë normalisht te vendet e pazhvilluara, ose e thënë më shqip, “andej tutje” nga Ballkani (po t’i referohemi idesë për mundësinë e “thithjes” së këtij të fundit nga ana e Gjermanisë.) Por ndoshta autori ka të drejtë, se për ndryshe nuk ka si kuptohet ideja e mësymjes gjeoekonomike të Italisë jashtë vendit, nëse do të ndihej kërcënim nga mundësia e dizintegrimit brenda.
Thelbi i përgjigjjes së autorit në lidhje me skenarët e mësipërm mund të përmblidhet në kushtëzimin e tyre për ruajtjen e unitetit të shtetit gjatë pjesëmarrjes aktive në procesin e integrimit evropian, sigurimin e pranisë ose shtrirjen e influencës italiane në drejtim të “Evropës Jug-lindore”, qoftë edhe duke u përplasur me shtetet e fuqishme të BE-së për këtë qëllim, si dhe në ekspansionin gjeoekonomik jashtë vendit, qoftë edhe duke inkurajuar pasurimin (e pavarur) të rajoneve të veçanta të Italisë, (pra duke lënë të hapura shtigjet e një rinacionalizimi të mëvonshëm, në rast se një dizintegrim më i afërt do të ishte i paevitueshëm).
Po përgjigjja shqiptare!? Në fakt pozita e Shqipërisë dhe e shqiptarëve në rajon është thuajse në kontrast të plotë me rastin e Italisë. Shqipëria tash për tash nuk mund të përfshihet jo më në lojëra gjeopolitike të mëdha (këto le t’i bëjnë të mëdhenjtë) por nuk mund të luajë ndonjë rol as në aspektin gjeoekonomik.
Ndoshta, i vetmi qëndrim mësymës që mund dhe duhet të mbajë shteti ynë, në kushtet e tanishme, do mund të ishte në aspektin e historisë, kulturës dhe të qytetërimit shqiptar; pastaj gjithçka tjetër do duhej të ishte thjesht një përparim i kujdesshëm dhe i matur, duke siguruar fort atë çfarë është arritur.
Gjithashtu, mund të rezultonin të dobishëm edhe disa hapa të tjerë: Së pari, ndërtimi i politikave ekonomike që t’i bëjë njerëzit të interesuar të mos braktisin vend-banimet; së dyti, inkurajimi i emigrantëve shqiptarë (si dhe i shqiptarëve të mërguar më herët) që të kthehen dhe të investojë në trojet e të parëve; së treti, organizimi i frymës së solidaritetit mbarëshqiptar, duke personalizuar një mbështetje konkrete ndaj çdo shqiptari, kudo që të jetojë, etj.
Ideja e kundërveprimit italian për mbrojtjen e interesave të veta kombëtare. Kjo çështje është një pikë tjetër, ku ne shqiptarët mund të nxjerim një mësim të vlefshëm nga “Gjeopolitika” e Carlo Jean. Konkretisht ai sugjeron si interes kryesor të Italisë edhe stimulimin e integrimit në hapësirën evropiane të industrisë italiane të teknologjisë së lartë, në radhë të parë të asaj të mbrojtjes. Por duke paralajmëruar: “nëse partnerët evropianë do të vendosin kushte shumë të rënda ose do të synonin të na përjashtonin nga ky integrim të mos hezitojmë për ta zgjeruar kooperimin me SHBA-në e Japoninë, madje edhe duke iu kundërvënë prirjeve integruese evropiane”.
Sigurisht, nuk mund të pretendojmë se Shqipëria ka “këllqet” e Italisë, por sidoqoftë kjo është mënyra e të menduarit, madje krejtësisht “Perëndimorë”.
Mbyllja sa më shpejt e problemeve me fqinjët, por jo duke paguar çdo çmim. Kjo është një çështje tjetër me interes, ku ne si shqiptarë duhet të mësojmë nga Carlo Jean. Konkretisht ai sugjeron si interes kryesor të Italisë edhe mbylljen sa më parë, por jo me çdo çmim, të kontradiktave me Slloveninë e Kroacinë, “...në mënyrë që të mos dëmtojmë bashkë-grupimin tonë, me ato vende, duke bërë një mbrojtje të arsyeshme të të drejtave historike e të veçorive kulturore të minoriteteve italiane në Istria e Dalmaci...”.
Pra nga më sipër mund të nxiren disa përfundime:
Së pari, duket se mbyllja sa më parë e problemeve me fqinjët është e rëndësishme, por jo me çdo çmim; sepse edhe fqinjët duhet të jenë njësoj të përkushtuar për mbylljen e problemeve me fqinjët e vet.
Së dyti, sipas autorit, Italia përfshihet në të njëjtin bashkë-grupim me Slloveninë e Kroacinë, ku më shumë gjasa mund të përfshihet edhe Shqipëria; por gjithashtu, kjo do të thotë, se integrimi në formën e “bashkë-grupimeve” është më tepër i mundshëm, çka duhet të na detyrojë që të fillojmë të mendojmë edhe rreth këtyre skenarëve.
Së treti, ende mbetet aktuale “mbrojtja e arsyeshme e të drejtave historike” dhe veçorive kulturore të minoriteteve, pra aty ku minoritete të tilla kombëtare janë vërtetë pakica, që mund të konsiderohen minoritete (pa folur për rastet kur shqiptarët mund të përbëjnë shumicën në trojet e veta, në raport me shtetasit e kombësisë domuniuese).
Ndjesë, nëse këto ide të vendosura në kokën e një shqiptari do të quheshin nacionalizëm; ndaj po i largoj shpejt e shpejt, duke rikujtuar se janë idetë e “Gjeopolitikës”, të Carlo Jean.

Literatura.
Karlo Jean, Gjeopolitika, Shtëpia Botuese e Ushtrisë, Tiranë, 1998.
Hans Morgethau, Politika Ndërmjet Kombeve, Tiranë, 2008.
Karl Dojç, Analiza e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Tiranë,1994.
Henry Kissinger, Diplomacia, Plejad”, Tiranë, 1999.
Hans Morgethau, Politika Ndërmjet Kombeve, Tiranë, 2008.

Post più popolari

KERKO DETYREN TENDE