Whatsapp


Etichette

HISTORI PSIKOLOGJI LETERSI SHQIPE SHKENCA POLITIKE BIOLOGJI QYTETARI SOCIOLOGJI DREJTESI ESE ARGUMENTUESE JURIDIK PEDAGOGJI GJEOGRAFI EDUKATE SHOQERORE DIDAKTIKE BAZAT E FINANCES SHKRIM AKADEMIK FINANC BANK LETERSI BOTRORE GJUHE SHQIPE MATEMATIKE HISTORI SHQIPRIE SHKENCA JURIDIKE ANALIZE VEPRASH EDUKIM FIZIKE PSIKOLOGJI EDUKIMI ESE UNIVERSITETI POEZI MENAXHIM FINANCIAR MJEKESI KIMI PARAPSIKOLOGJIA EKONOMI INFORMATIKA ESE LETRARE MENAXHIM BIZNESI NJOHURI PER MEDIANIAN TRASHGIMI KULTURORE Anatomi ESE FILOZOFIKE GAZETARI INFERMJERI MENAXHIM TURIZEM SHKENC TOKE E DREJTA NDERKOMBETARE PUBLIKE HISTORI BOTRORE POLITIKAT E SIGURIS KOMBETARE E DREJTA E PRONES Histori e Mendimit Politik ALL POST AUDITIM BANKAR BAZAT E DEMOKRACISE DHE TE DREJTAT E NJERIUT ESE SHKENCORE FILOZOFI HISTORI ARTI HISTORI E EKONOMIS SHQIPTARE LETERSI MENAXHIM NDERTIMI MIKROEKONOMI POEMA PSIKOLOGJI REHABILITIMI BJOLOGJI EDREJTA E MJEDISIT FJALE TE URTA LEKSIONE AUDITIM MARDHENIA ME PUBLIKUN MASTER SHKENCOR Marrëdhënie Ndërkombëtare PSIKOLOGJI KESHILLIMI PSIKOLOGJI SHKOLLE SINTAKS TEORI E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE ANGLISHT EDUKIM MUZIKORE ESE ANGLISHT ESE INFORMUESE GJUHE INFERMIERI KERKIM SHKENCOR METODAT E EDUKIMIT EMPIRIK METODIKE ARITMETIKE PSIKOLOGJI ZHVILLIMI TEKNOLOGJI INFORMACIONI TRASHGIMI KULTURORE EUROPIANE APLIKIM KOMPJUTERIK BUJQESI ESE HISTORIKE ETIKA E TE USHQYERIT GUIDE TURISTIKE HIGJENE HYRJE NE PSIKOLOGJI INFORMATIK ISMAIL KADARE LETERSI PER FEMIJE MENAXHIM KLASE MESIMDHENIE ORGANET E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE PSIKOTERAPI SOCIOLOGJI EDUKIMI pyetjet e Licences ANALIZE sHARL BODLER Dituri natyre E DREJTA KUSHTETUESA EDUKIM FIZIK EDUKIM PER KARRIER KSHILLA SHTATZANIE LIBRA LEXO-SHKARIKO LOGJIKE MATURA SHTETERORE MBROJTJE DOKTORRATURE MIGJENI MUZIKE POLITIK ARSIMORE POLITIKA NE BE PSIKOLOGJI E ZBATUAR NE MESIMDHENIE RECENSION TEME DIPLOME hist

Sigurimi ndërkombëtar

Tema:  Sigurimi ndërkombëtar
Nëntemat  
Kuptimi i politikës ndërkombëtare
Siguria ndërkombëtare
Kuptimi i problemit të paqes botërore  
Studiuesi Charles Martin shprehet:

STUDENTËT DHE PEDAGOGËT E MARRDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE DUHET TË PËRBALLEN ME PROBLEMIN E DUALIZMIT DOMETHËNË ATË TË TË LËVIZURIT NË DY FUSHA TË NDRYSHME DHE TË KUNDËRTA.
Fusha e instituconeve të paqes që lidhen me rregullimin e marrëveshjeve
Fusha e luftës që lidhet me luftën për pushtet dhe mbizotërim
Vështirësia dhe kufizimet ndaj të kuptuarit e politikës ndërkombëtare
Vështirësia më e madhe është paqartësia e materialit me të cilin vëshguesi duhet të merret. Nga njëra anë ngjarjet janë unike pra që ndodhin vetëm një herë dhe nuk përsëriten asnjëherë më pas, nga ana tjetër disa ngjarje janë të ngjashme pasi janë shfaqje të forcave shoqërore
Lind pyetja më e vështirë se ku duhet të hiqet vija ndarëse mes të ngjashmes dhe unikes?
Studiuesi i Marrdhënieve Ndërkombëtare:
Duhet të jetë në gjendje të bëjë dallimin mes ngjashmërive dhe ndryshmeve në dy situata politike. Më tej ai duhet të jetë në gjendje të vlerësojë rëndësinë e këtyre ngjashmërive dhe dallimeve për politika të jashtme alternative.
Nqs marim në shqyrtim tre ngjarje të ndryshme historike ka ngjashmeri në këto tre ngjarje apo të treja janë të ndryshme nga njëra nga tjetra dhe secila prej tyre do kërkojë një politike të ndryshme.(Lufta e Parë Botërore, Lufta e Dytë Botërore, Lufta e Ftohtë)
Dy mësimet kryesore që duhet të ketë parasysh studiuesi i marrdhënieve ndërkombëtare janë:
Mësimi i parë është se karakteri kompleks i çështjeve ndërkombëtare i bën zgjidhjet e thjeshta dhe profecitë e besueshme të pamundura.
Mësimi i dytë, me e mira që mund të bëjë një studiues është identifikimi i prirjeve të ndryshme që si mundësi janë pjesë e brendshme e një situate të caktuar ndërkombëtare.
KUPTIMI I PROBLEMIT TË PAQES BOTËRORE
Problemi i paqes botërore është bërë një problem apo fenomen mjaft i vështirë për tu arritur dhe për tu ruajtur.
Në botën moderne arsyet dhe faktorët janë të shumtë ku mund të përmendim katër me kryesoret që janë:
1. Sistemi shumështetësh i të kaluarës qendra e të cilit është në Europë është kthyer në një sistem gjithë botëror dy polësh qendra e të cilëve shtrihet jashtë Europës.
2. Uniteti moral i botës politike është ndarë në dy sisteme të menduari dhe të vepruari që nuk përputhen duke konkuruar kudo për besnikërinë e njerëzve.
3. Revolucionet në Europën Lindore dhe Qendrore dhe brenda ish BRSS kanë rikthyer një botë shumëpolëshe konturet e të cilës duhet akoma të përcaktohen.
4. Teknologjia moderne e ka bere te mundshme luftën totale  që mund të çojë deri në shkatërrim të përgjithshëm.
Roli i Sh.B.A –së. A e mban akoma ajo një pozitë sunduese?
Cilët janë skenarët e mundshëm përsa i përket qendrës së politikave të botës?
Jetojmë në një botë forca lëvizëse e së cilës është aspirata e vendeve sovrane për tu fuqizuar dhe rrugët për arritjen e paqes janë dy:
Ekuilibri i forcës
 Mekanizmi vetërregullues i forcave shoqërore

Parimet morale ndërkombëtare
Kufizimet ligjore ndaj luftës në formën e të drejtës ndërkombëtare, opinionit publik botëror, parimeve universale etj
SIGURIMI NDËRKOMBËTAR
Siguria konsiderohet si element thelbësor kryesisht në teoritë realiste të politikës. Realizmi si përfaqësues kryesor ka Kardinalin Rishelje, Kancelarin gjerman Bismark etj. Realizmi politik është një shkollë mendimi e cila i shpjegon marrdhëniet ndërkombëtare nga pikëpamja e fuqisë. Sipas tyre individët priren nga natyra të ndjekin interesat individuale për arsye se shoqëria është në anarki. Ata nuk i përkrahin Organizatat Ndërkombëtare sepse sipas tyre rregulli do të arrihetvetëm nëpërmjet ekulibrit të forcës. Realistët mbështesin përdorimin e forcës nga shteti.
Doktrina e Kardinalit Rishelje dhe koncepti i Raison d`etat (Arësyeja është shteti).
(Diskutim në mënyrë të hollësishme në orën e seminarit)
Lufta 30-vjeçare që kishte filluar në Evropë në vitin 1618-të, po e shkatërronte atë. Kjo luftë përfshiu shumë vende evropiane dhe u mbi-quajt lufta fetare. Lufta u bë në emër të Krishtërimit dhe filloi nga Perandori Ferdinand II Habsburg i cili i shpalli luftë gjithë protestantëve nën vizionin e tij të Fesë Universale, me moton “Një fe universale, një perandori universale”. Ky proçes që u quajt Anti-Reformizëm ishte shkaku i fillimit të Luftës 30 vjeçare. Dhe gjithë ky mllef kundër protestantëve, i akumuluar vinte për faktin se protestantët për gati një shekull, ishin fuqizuar dhe kishin fituar poste të larta shtetërore. Ky perandor dhe ata që e mbështesnin, nuk ishin në gjendje të dallonin ndryshimet që po pësonte njerëzimi dhe ngatërronte nocionin e shtetit me besimin fetar i cili e kishte verbuar dhe nxitur të bënte masakra dhe terrore ndaj protestatëve duke i marrë me rradhë të gjitha vendet, duke iu afruar gjithashtu dhe Francës së përçarë. Në këtë kohë të zymtë erdhi në pushtet Kardinali Rishelje (Armand Jean Du Plessis), Kryeministër i Francës në vitet 1624-1642, i cili me një vizion madhështor iu imponua kësaj kohe. Ishte rritur në një familje me vlera dhe i mësuar që i vogël me rregullin militar dhe fetar, më pas në politikë, disiplina, do bëhej dhe principi i tij kryesor. Ai do t’i tregonte njerëzimit se si ndërtohet dhe forcohet një shtet.
Kardinali Rishelje ishte një katolik i bindur dhe besimtar i mirë por, kishte një ves si politikan: asnjëherë nuk e ngatërronte shpirtin me shtetin. Në vitin 1626 ndërsa Ferdinanti i II po avanconte me ushtritë e tij, Kardinali filloi projektet e reformave të mëdha. Princër, poetë, shkrimtarë, tregtarë, zotërinj të mëdhenj filluan të punojnë në zyrën e tij, me rroga shumë të larta për doktrinën e madhe që ai kishte në mendje “Raison d’Etat. Ai donte me çdo kusht që bashkëkombësit e tij të ishin të ndërgjegjshëm për madhështinë dhe lavdinë e Francës. Sipas Raison d’Etat-it, mbarëvajtja e shteteve justifikonte çfarëdo lloj mjetesh që ishin përdorur dhe do të përdoreshin për sigurimin shtetit, interesat kombëtare zëvëndësuan nocionin mesjetar të moralit universal. Rishelje vuri interesat e Francës mbi çdo lloj synimi fetar dhe mbi çdo lloj synimi personal.
Bindja ndaj Zotit nuk e pengonte aspak të bënte gjëra që për kohën konsideroheshin herezi. Ai e vlerësonte përpjekjen e Habsburgëve për rivendosjen e fesë katolike si kërcënim gjeopolitik për sigurinë e Francës. Për të ky nuk ishte veprim fetar por një manovër e Austrisë për sundimin e Evropës Qendrore dhe kjo do bënte që Franca të kthehej në një fuqi të dorës së dytë. Frika e tij nuk ishte e pabazë duke parë që Franca në atë kohë ishte e rrethuar nga të gjitha anët nga tokat e Habsburgëve, kurse pak kufij që nuk ishin nën sundimin e Habsburgëve të Spanjës, i përkisnin degëzimit austriak të familjes. Nqs edhe Gjermania Perëndimore do të binte nën sundimin e Habsburgëve atëherë Franca do të dobësohej shumë në krahasim me Perandorinë e Shenjtë Romake. Bashkimi i Francës ishte ëndrra e tij. Trazirat e brendshme dhe çështjet diplomatike dhe ushtarake evropiane penguan fillimisht që ai të ishte i sukseshëm në politikën e brendshme. Atij iu desh të ishte arrogant dhe i ftohtë. Shqetësimi i tij kryesor ishin fisnikëria e vendit dhe protestantët. Ata i organizuan një atentat Risheljesë ku u përfshi duka i Vendomes. Zbulimi i atentatit e bindi Risheljenë se nuk do të ishte i sukseshëm në arenën ndërkombëtare pa qenë fillimisht zot në atdheun e tij. Duhej bërë një shembull i mirë që të tjerët të zinin mend dhe të mos kthenin armët kundër shtetit. Dhe sa më e lartë figura që do dënohej aq me i lartë do të ishte efekti. Ndëshkimi i parë nuk ishte i protestantëve por i fisnikerisë – Henry de Montmorensi, që u ngrit kundër mbretit dhe kardinalit në emër të fisnikërisë. Ekzekutimi i tij ishte publik dhe prerja e kokës ishte makabre me “sëpatë zviceriane të dorës së III-të”. Ndërsa protestantët ishin më të organizuar dhe mendonin se mund ta sfidonin kardinalin, por u gabuan. Rishelje ndërmori një ofensivë diplomatike ndaj Habsburgëve ne Itali, Zvicër dhe Gjermani përkrah protestantëve kurse në Francë ai u shpalli luftë atyre duke i detyruar të strehoheshin në fortesën e La Roshelës.
Rrethimi zgjati një vit, 1626-1627 dhe në fund fortesa u bombardua. Të mbijetuarit e asaj beteje u falën. Menjëherë pas kësaj nën këshillat e Kardinalit, mbreti Luigji i XIII firmosi faljen e Alese për të mbijetuarit. Edikti i Nantës u konfirmua por me një klauzolë e cila: nuk lejonte protestantët të kishin privilegje politike dhe ushtarake. Protestantëve iu lejua liria e besimit por nën mbikqyrjen e kishës katolike. Gjithashtu bëri që familjet e mëdha të hugeniotëve të konvertoheshin në fenë e të parëve por dhe këta nën mbikqyrjen e kishës katolike. Kur u vu në krye kardinali Rishelje, Evropa u tmerrua sidomos princërit protestantë të Evropës, sepse mendonin se tani u erdhi fundi, por ndodhi krejt e kundërta. Veprimet e tij i dhanë përgjigje pyetjes që gjithë nuk dinin t’i përgjgjeshin: Si do të jetonin bashkë protestantët dhe katolikët? Por do të ishin vetë katolikët që nuk do të dilnin nga lloji por do të transformonin vetveten. Doktrina “Raison d’Etat” tregoi se kur kemi të bëjmë me fondamentalizëm politik, zgjedhja e duhur nuk është të braktisësh llojin por ta transformosh atë nga brenda duke i dhënë jetë, aftësisë krijuese dhe mendimit personal origjinal. Rishelje kishte disa prioritete por dy më kryesoret ishin :
1- Integrimi territorial i Francës
2- Integrimi kulturor i vendit
Duke u mbështetur në doktrinën e tij, Kardinali mbajti afër dhe përkrahu njerëzit më të zotë, njerëzit më të ditur, më të kulturuar, dhe shprehimisht thoshte: “Franca ka një mision të lartë që do të përmbushet nëse mbajmë afër njerëzit më të kulturuar të vendit. Ne, në asnjë mënyrë nuk duhet të jemi xhelozë për diturinë e tyre”. Pra ai e shikonte reformimin të mbështetja e njerëzve më të kulturuar dhe të ditur të vendit. Edhe pse katolik i bindur dhe besimtar i devotshëm ai vendosi interesat shtetërore mbi ato fetare. Ai bëri të mundur bashkimin politik dhe administrativ të Francës. Tani që ai kishte suksesin brenda vendit dhe ishte i lirë drejt çështjeve të Evropës. Kardinali ndoqi një diplomaci të fshehtë dhe që rezultoi e sukseshme, për të dëmtuar Habsburgët. Ai i trembej shumë epërsisë së Austrisë dhe daljes së Perandorisë së Shenjtë Romake si një fuqi dominuese në kontinent. Ai vendosi t’i bënte lëshime Habsburgëve në Itali me vetëdijen e plotë se do të fitonte armiqësinë e të fuqishmëve në Francë, sidomos dukës De Never dhe Nënës Mbretëreshë. Por i justifikoi këto duke bërë një diplomaci të shkathët dhe përdori korrupsionin, duke i siguruar dukës së Neverit parlamentin e Ratisbonës që synohej nga Habsburgët.
Me këtë veprim ai siguroi dy avantazhe:
1-    Zbuti inatin e dukës De Never që ishte i afërt me Luigjin e XIII-të dhe
2-    Armiqësoi dukën me Habsburgët pa dalë fare në pah intriga e tij.
Dhe nuk do ta humbte rastin më 1629-ën, në vitin e njëmbëdhjetë të luftës kur Ferdinanti shpalli Dekretin e Dëmshpërblimit, që acaroi princërit protestantë të Evropës të cilët ishin tashmë të gatshëm të pranonin hegjemoninë e Habsburgëve në këmbim të lirisë së fesë së tyre. Por Ferdinanti nuk do t’ia lejonte këtë dhe e përkeqësoi më shumë me dekretin ku princërit protestantë duhet të kthenin tokat e kishës që kishin pushtuar në vitin 1555. Paaftësia e Perandorit Ferdinant për të kuptuar këto interesa kombëtare dhe Raison d’Etat dhe në fakt refuzimi i koncepteve të tilla i dhanë mundësi Kardinalit të përkrahte dhe subvenciononte princërit protestantë. Objektivi i tij ishte të lodhte Habsburgët dhe të parandalonte krijimin e një fuqie të madhe sidomos në kufirin gjerman. Duke e bërë këtë hap, Rishelje ishte i vendosur ta zgjaste luftën derisa Evropa Qendrore të dobësohej fare. Sipas doktrinës së tij “Raison d’Etat”, Franca duhet të ishte e pasur dhe e populluar që t’i përgjigjej luftës së ardhshme dhe duhet të ishte superiore në kulturë duke bërë që të tjerët të ndiqnin shembullin e saj.
Kriteri i tij i vetëm në krijimin e aleancave ishte që këto tu shërbenin interesave të Francës. Ai krijoi një aleancë me Gustav Adolfin e Suedisë, të cilit i kishte premtuar një rryshfet prej 1milion franga në vit dhe një aleancë me turqit myslimanë të cilët kishin dyqind vjet që përplaseshin me habsburgët. Pasi vuri në vendin dhe lartësinë që i takonte, emrin e Mbretit dhe Francës, si dhe pasi dobësoi Perandorinë e Shenjtë Romake përmes korrupsionit, ai hodhi vështrimin nga lufta dhe e fut Francën në vitin 1635, në luftë vetëm për të marrë “plaçkën e luftës”. Doktrina e tij justifikonte çdo gjë: “ Për të arritur një synim është e nevojshme që të bëhen disa llogaritje. Kur kemi përballë kundërshtarë të fortë dhe ambicioz është më mirë të vendosim dorën te xhepi i të hollave sesa te shpata. Shpata është “lëvizja e fundit”. Politika e kardinalit ishte divorci nga çdo sistem vlerash, përveç lavdisë së shtetit dhe ndërtoi aleanca vetëm në interes të Francës për të rritur mirëqenien e saj duke përdorur çdo mjet të ndershëm dhe të pandershëm. Nga kjo politikë shpjegohet dhe status-quo–ja me Anglinë duke përfituar prej saj dhe ndarja e Perandorisë së Shenjtë të Kombit Gjerman në tre qind e pesëdhjetë shtete të vogla, gjithashtu bëri të mundur që Austria dhe Gjermania të mos bashkoheshin më kurrë bashkë megjithëse janë i njëjti komb. Doktrina e kardinalit e kishte origjinën te teoria e evolucionit e Darvinit e bazuar në ekzistencën e më të fortit.
Në testamentin e tij politik, Rishelje shkruante se ai që ka forcën shpesh herë ka të drejtë dhe më i dobti me vështirësi mund të tregojë para botës se nuk e ka gabim. Franca u bë vendi dominues në Evropë dhe e zgjeroi së tepërmi territorin e saj, në sajë të mësimeve dhe doktrinës së Kardinalit. Atë arritje që ai e siguroi për Francën, nuk e bëri për Evropën Qendrore, bashkimin e të cilës e kishte frikë dhe parandaloi krijimin e saj. Në bazë të kësaj politike ai e dinte se, nëqoftëse shtetet e vogla do të kishin pavarësinë e tyre, Franca e madhe do kishte në dorë t’i manovronte ato. Në botën e Risheljesë, për shtetet nuk ishte me problem respektimi i një kodi moral. Nqse mirëqenia e shtetit ishte vlera më e lartë, detyra e sunduesit ishte rritja dhe lartësimi i lavdisë së tij. Më i forti do të dominonte dhe më i dobëti do të rezistonte. Rishelje nuk do t’ja dinte për nevojat fizike të popullit dhe e shtypi me taksa të mëdha dhe për këtë ishte i urryer. Por gjithshka e bëri në emër të Francës për ta fuqizuar atë dhe për ta përdorur kundër korrupsionit. Ai e dinte se turmat e pakontrolluara dhe pushteti i papërqendruar do të ishin fatale për atdheun e tij. Mbi të gjitha forca e tij qëndronte te largpamësia, aftësia për të parashikuar të ardhmen dhe duke ditur paaftësinë e shumë njerëzve që mund të vinin në pushtet, ai i dha atyre shinat për të ecur drejt shtetit francez dhe për të pasur një vazhdimësi të politikës së tij të sukseshme. Në të gjithë kohërat, një vend konsiderohet i sukseshëm dhe i rëndësishëm nëse arrin që gjuhën e vet kombëtare, ta kthejë në gjuhë ndërkombëtare.
Dhe Franca nën udhëheqjen e Kardinalit dhe doktrinës së tij, i`a imponoi gjuhën, kulturën dhe politikën e vet popullsisë dhe shteteve të botës. Frengjishtja u kthye në gjuhën e politikës dhe diplomacisë, mbretërit e Evropës flisnin frengjisht për të treguar supermacinë e tyre, traktatet shkruheshin në frengjisht për më shumë se dy shekuj. Politika e tij largpamëse, që u ndoq në traktatin e Vestfalisë i dha jetë lirisë shtetërore duke sanksionuar liritë dhe të drejtat themelore që çdo shtet duhet të gëzojë. Shtetet e vogla sovrane por të dobta do nxirrnin në pah supermacinë e Francës dhe do të kontrolloheshin prej saj nëqoftëse do të bënin përpjekje të prishnin këtë rend. Suksesi i politikës së Raison D’Etat varet para së gjthash nga aftësia për të vlerësuar raportin e forcave. Por për të përcaktuar kufijtë e forcës duhet një shtrirje e përvojës me inteligjencën dhe përshtatje e vazhdueshme sipas rrethanave. Kardinali shkruante në testamentin e tij se “Logjika dhe forca që e mbështet atë, duhet të jenë në proporcion gjeometrik me njëra-tjetrën”.
Liberalizmi (përfaqësuesi kryesor, ish presidenti i Sh.B.A –ve Wodroow Wilson)
Liberalizmi u zhvillua më tepër si një kundërpërgjigje ndaj realizmit. Ai e vë theksin tek e drejta ndërkombëtare dhe Organizatat Ndërkombëtare duke i parë ato si faktorë kyç në ngjarjet ndërkombëtare. Sipas tyre njerëzit nga natyra janë të mirë dhe me anën e zakoneve të mira, edukimit dhe strukturave ndërkombëtare të përshtatshme do arrijnë të ndërtojnë një paqe ose marrdhënie ndërkombëtare paqësore dhe bashkëpunuese. Marrdhëniet ndërkombëtare sipas tyre duhet të burojnë në bazë të moralit.

14 Pikat e Presidentit Amerikan Woodrow Wilson
(Diskutim në mënyrë të hollësishme në orën e seminarit)
1. Marrëveshjet për paqen të jenë publike dhe pas kësaj nuk mund të ketë marrëveshje të tjera të fshehta, diplomacia tash e tutje duhet të jetë publike.
2. Liri absolute e lundrimit detar jashtë ujërave territoriale gjatë kohës së paqes dhe gjatë kohës  së luftës.
3. Mundësisht heqja e të gjitha pengesave ekonomike në mënyrë që të krijohen kushtet e nevojshme për qarkullim të lirë të mallrave.
4. Të jepen dhe të merren të gjitha garancitë të cilat do të përkufizojnë nivelin e armatimit për nevoja të sigurisë së brendshme të shteteve.
5. Gatishmëri absolute për një rregullim të tillë të kërkesave koloniale që  të merren parasysh edhe interesat e popujve për të cilët bëhet fjalë edhe kërkesat me vend të qeverive të interesuara në rastet konkrete.
6. Evakuimi i gjithë territorit rus nga forcat e jashtme ushtarake, në mënyrë që Rusia të ketë rast që plotësisht e pavarur të përcaktojë zhvillimin e vetë politik e nacional.
7. Belgjika të evakuohet në tërësi dhe t’i kthehet sovraniteti i plotë.
8. I gjithë territori francez duhet të çlirohet, dhe padrejtësia e bërë nga Prusia sa i për ketë Alsasës dhe Lorenës duhet të ndreqet.
9. Italia të ngrihet në kufijtë e saj të pranuar nacionalë.
10. Liri e plotë e zhvillimit autonom dhe të sigurt të popujve të Austro-Hungarisë.
11. Evakuimi i forcave të huaja nga Rumania, Serbia dhe Mali i Zi, si dhe dalje e lirë  në det për Serbinë. Po kështu duhet të zbatohen garancitë ndërkombëtare për pavarësi politike, ekonomike dhe integritet territorial për disa shtete tjera ballkanike.
12. Pjesa turke e Perandorisë së sotme Osmane të gëzojë sovranitet të plotë, ndërsa popujt jo turq në këtë perandori të kenë zhvillim autonom; kalim i lirë në ngushticat e Dardaneleve.
13. Themelimi i shtetit të lirë të Polonisë të cilit t’i bashkohen territoret e banuara me polakë dhe të ketë dalje në det.
14. Themelimi i një lidhje të përgjithshme të kombeve e cila do të jap garanci reciproke për pavarësinë politike dhe territoriale të gjitha shteteve si të voglave edhe të mëdhave.
Fuqia
Shpesh përkufizohet si aftësia për të bërë që një aktor tjetër të bëjë atë çka në kushte të tjera nuk do ta kishte bërë. (ndikimi)
Karakteristikat që bëjnë që një shtet të jetë i fuqishëm janë: madhqsia pra territori, niveli i të ardhurave, forcat e armatosura, numri i popullsisë, GDP e një shteti etj.
Vleresimi i fuqisë.
Ata që janë përgjegjës për politikën e jashtme të një vendi dhe ata që i japin formë opinionit publik në lidhje me çështjet ndërkombëtare kanë detyrë të vlerësojnë saktë ndikimin e këtyre faktorëve ndaj forcës së vendit të tyre si dhe të vendeve të tjera dhe kjo detyrë duhet të kryhet si për të tashmen ashtu edhe për të ardhmen. Pyetjet që mund të shtrohen janë të ndryshme si psh: Cili është ndikimi i cilësisë së strukturës ushtarake të SH.B.A në ecurinë e konfliktit në Libi? Sa do të ndikojë përkrahja e popullit të Libisë në këtë konflikt? Këto janë pyetje që u duhet dhënë përgjigje e saktë në mënyrë që politika e jashtme e SH.B.A-së të jetë e sukseshme.
Në momentet kur:
Ju referohemi ndryshimeve të një faktori të veçantë nuk është vështirë ti jepet përgjigje pyetjeve, mirëpo ka pyetje që përfshijnë më shumë se një faktor atëherë dhënia e përgjigjeve të sakta vështirësohet. Psh çfarë do të nënkuptonte industrializimi i KINËS, INDISË për forcën ushtarake të këtyre vendeve? Por detyra e analistit mund të jetë dhe më e veshtirë kur duhet ti japë përgjigje dhe pyetjeve akoma më të vështira si psh ato që kanë të bejnë me krahasimin e një faktori force në një vend me të njëjtin ose një tjetër faktor në një vend tjetër. Pra kanë të bëjnë me rëndësinë relative që kanë faktorë të njëjtë ose të ndryshëm force për dy apo më shumë vende që krahasohen. Detyra e përllogaritjes së forcës është e vështirë sepse ajo duhet bërë çdo ditë pasi dhe ndryshimet e përditshme sado të vogla dhe të paperceptueshme  për faktorët e një kombi mund të shndërrohen në të rëndësishëm për raportin e forcave në marëdhëniet mes vendeve që konkurojnë në politikën e jashtme. Të gjithë faktorët e fuqisë kombëtare të një vendi me përjashtim të gjeografisë janë në lëkundje të vashdueshme. Për të ndjekur ecurinë e rrjedhës së fuqisë kombëtare të një vendi dhe të rrymave  të ndryshme që e përbëjnë atë si dhe për të parashikuar ndryshime në drejtimin dhe shpejtësinë e tyre, kjo është detyra “ideale” e vëshguesit të politikës ndërkombëtare. Ideale në thonjëza sepse kjo është e pamundur të arrihet. Edhe sikur përgjegjësit e politikës  së jashtme të kenë intelekt superior dhe gjykim super të saktë dhe të mund të mbështeteshin në burime më të plota e të sigurta të informacionit, gjithësesi do të ekzistonin faktorë të panjohur  që mund të prishin përllogaritjet në çdo moment. Ata nuk mund të parashikojnë katastrofat natyrore si uria dhe epidemitë, katastrofa të shkaktuara nga njeriu si luftërat dhe revolucionet  si dhe shpikjet dhe zbulimet, mendimet dhe veprimet e udhëheqësve ushtarakë etj Po rasti i JAPONISË? Cunami dhe difekti në centralin atomik! Si përmbledhje mund të themi
Se edhe njerëzve më të mençur dhe më të informuar  do tu duhej të përballeshin me të papriturat e historisë dhe natyrës. Kjo sdo të thotë se nuk duhet të bëjmë parashikime apo vlerësime.
Gabime karakteristike të vlerësimit të elementeve të fuqisë kombëtare
Tre gabimet karakteristike në vlerësim
1. Ai që shpërfill relativitetin e forcës së një vendi deri në një shkallë absolute. Ky ka të bëjë me mungesën e lidhjes së forcës së një vendi me forcën e vendeve të tjera.
2. Ai që mer të mirëqenë karakterin e përhershëm të një faktori të caktuar, që në të kaluarën ka luajtur një rol vendimtar duke mos vënë re ndryshimin dinamik të cilit i nënshtrohen shumica e faktorëve të forcës. Ky ka të bëjë me mungesën e lidhjes së forcës reale në një kohë të caktuar me forcën e mundshme në kohë të së ardhmes
3. Ai që i atribuon një faktori rëndësi vendimtare për të neglizhuar gjithë të tjerët
Ky i treti ka të bëjë me mungesën e lidhjes së një faktori të forcës me të tjerë në të njëjtin vend

Karakteri absolut i forcës
Koncepti i forcës është gjithnjë relative. Një nga gabimet më elementare dhe më të shpeshta në politikën ndërkombëtare është nënvlerësimi i karakterit relativ të forcës dhe trajtimi i forcës së një kombi sikur ajo të ishte absolute. Vlerësimi i forcës së Francës në periudhën mes dy luftërave botërore  është një nga këto raste. Në fund të Luftës së Parë Botërore, Franca ishte vendi më i fuqishëm në botë nga ana ushtarake. Në Luftën e Dytë Botërore u mendua si rezultat i këtij vlerësimi të gabuar se ushtritë gjermane nuk mund të sulmonin Francën. Por u bë vlerësimi i ushtrisë franceze në raport me të tjerat në fund të Luftës së Parë Botërore, ku psh ajo gjermane ishte e shkatërruar dhe jo vlerësim në raport me kohën. Fakti që ushtria ishte në numër dhe armatime në të njëjtin nivel si në vitin 1919-të, kjo u përkthye dështim i sigurt ndërkohë që ushtritë e vendeve të tjera kishin avancuar. Shembulli i GBR-së. Dominimi i GBR-së nga luftërat napoleoniane deri në fillim të Luftës së Dytë Botërore, erdhi si rezultat i dy faktorëve të rëndësishëm siç ishin pozicioni i saj ishullor dhe kontrolli thuajse monopolist i rrugëve kryesore detare të botës. Por tashmë kishte ndryshuar situata. Dhe Çemberlejn e kishte kuptuar relativitetin e forcës së Britanisë, por ai u përpoq të shmangë luftën me çdo kusht edhe pse për ironi i hapi rrugë fillimit të luftës me çdo kusht. Meritë e politikës britanike ka qenë fakti se ka qenë gjithmonë e vetëdijshme për karakterin relativ të forcës së një vendi  dhe mbi të gjitha kanë qenë të vetëdijshëm për rënien e forcës britanike në raport me forcën e vendeve të tjera.

Karakteri i përhershëm i forcës
1. relativiteti i forcës
2. raporti i imunizuar ndaj ndryshimeve
Gabimi i dytë tipik që dëmton vlerësimin e forcës së kombit, është përzgjedhja e një faktori të veçantë të forcës apo të raportit të forcave  duke e mbështetur vlerësimin mbi supozimin se ky faktor apo ky raport është i imunizuar ndaj ndryshimit. Shembulli i Francës. Kështu kur më 1940-41 Gjermania ishte në kulmin e fuqisë së saj besohej gjerësisht se dominimi gjerman në europë ishte vendosur përgjithmonë. Kur fuqia e fshehtë e BRSS befasoi botën më 1943-in, Stalini u përshendet si padroni i ardhshëm i Europës dhe Azisë. Në vitet e pasluftës monopoli amerikan mbi bombën atomike i dha jetë konceptimit të “SHEKULLIT AMERIKAN” një sundim i botës i mbështetur mbi forcën e pakundërshtueshme amerikane. Vëshguesi apo studiuesi i politikës ndërkombëtare i përballur me paqartësi të papritura dhe pasiguri të situatës ndërkombëtare kërkon një kuptim përfundimtar të faktorëve të forcës mbi të cilat mbështetet politika e jashtme. Ajo që i nevojitet këtij vëshguesi për të pakësuar në minimum gabimet e paevitueshme në përllogaritjes e forcës është imagjinata krijuese e imunizuar nga joshja se forca mbizotëruese e momentit  është e hapur ndaj mundësive për ndryshim që përfshin dinamika e historisë.



Gabimi i një faktori të vetëm
Gabimi i tretë tipik në vlerësimin e forcës së vendeve është ai i cili i jep një faktori të vetëm rëndësi mbizotëruese në dëm të gjithë të tjerëve.
Gjeopolitika, Nacionalizmi, Militarizmi
Gjeopolitika
E konsideron si thelbësor faktorin e gjeografisë dhe të hapësirës duke e çuar rëndësinë e tyre në një shkallë absolute aq sa mund të përcaktojë fatin e shteteve. Sipas gjeopolitikës ka një ligj historik sipas të cilit popujt duhet të zgjerohen duke pushtuar hapësirë ose në të kundërt të shuhen. Sipas këtij koncepti forca relative e shteteve përcaktohet nga raportet e ndërsjella të zonave të pushtuara. Sipas Halford Makinderit rajoni qendror i politikës botërore është hapësira e madhe e Euro-azisë (vollga –jance-himalaje-oqeani arktik) e cila është “zemra e botës”. Kush sundon europën lindore kontrollon zemrën e tokës, kush sundon zemrën e tokës kontrollon ishullin botëror, kush sundon ishullin botëror kontrollon botën”. Mbi bazën e kësaj analize Makinderi parashikoi lindjen e Rusisë apo çfarëdo vendi që do të kontrollonte territorin e përshkruar më sipër si fuqinë dominuese botërore. Gjeneralët gjermanë me në krye Haushoferin pretendonin se Europa Lindore ose duhej pushtuar ose duhej bërë aleancë në mënyrë që Gjermania të bëhej fuqia dominuese në botë. Sipas tyre gjermanët ishin një popull pa hapësirë.
Nacionalizmi
Përkatësia në një komb - nacionalizmi përpiqet ta shpjegojë forcën e kombit vetëm ose të paktën kryesisht me karakterin kombëtar dhe degjeneron gjatë proçesit në një metafizikë politike të racizmit. Ashtu si gjeografia ishte përcaktuese për forcën e një kombi, për gjeopolitikën në të njëjtën formë, për nacionalizmin përkatësia në një komb është përcaktuese për fuqinë e tij.
Procesi i përpkekjeve për marrëveshje.
Përpjekjet e ndërsjellta për të ndikuar mbi të tjerët përbëjnë një proçes përpjekjeje për marrëveshje. Përpjekjet për marrëveshje mund të përkufizohen si një komunikim i heshtur ose i drejtpërdrejtë për të arritur marrëveshje për një shkëmbim vlerash, dmth për çështje të prekshme ose jo të cilat vlerësohen prej të dyja palëve.
Karakteristikat e këtij proçesi.
      Perpjekjet per marrëveshje nuk ka pse të jenë të drejtpërdrejta
      Në proçes mund të marin pjesë dy ose më shumë pjesëmarrës dhe ndonjëherë ka edhe ndërmjetës.
      Çështjet për të cilat secili pjesëmarres shpreson të arrijë marrëveshje me kushte përparësore me vetveten jane një ose shumë .
      Interesat e pjesëmarrësve për çështjet që diskutohen janë të shumta dhe të ndryshme, si pasojë rrjedhimisht do të krijohen kontradikta
      Kontradiktat përcaktojnë një hapësirë të përpjekjeve për marrëveshje domethënë një ose disa përmasa
      Marrëveshjet nuk përcaktojnë domosdoshmërisht një shkëmbim të drejtë vlerash, shumë marrëveshje janë të njëanshme dhe të padrejta në mënyyrë të dukshme.
Pjesëmarrësit përdorin gjatë ketij proçesi mjete të ndryshme ndikimi që janë:
      Premtimi për sanksione positive, shpërblime nqs aktori tjetër jep çfarë kërkoi aktori i parë
      Kërcënimi për sanksione negative nqs nuk e jep atë që kërkohet
      Thirrja ndaj vlerave të dashurisë, miqësisë, simpatisë apo respektit që secili aktor ka për aktorin që kërkon
Kur perpjkjet për marrëveshje kryhen në mënyrë zyrtare quhen bisedime zyrtare.
Strategjitë
Janë planet qe aktorët përdorin për të zhvilluar dhe shpalosur aftësitë e tyre të fuqisë me qëllim që të arrijnë qëllime të caktuara.
Strategjitë - Anë themelore e strategjisë është zgjedhja e llojeve të aftësive që duhen zhvilluar në kushtet e ekzistencës së burimeve të kufizuara me synimin për të arritur një ndikim sa më të madh ndërkombëtar.
Planet që duhen bërë në lidhje me mënyrat sesi duhen përdorur aftësitë në rrethana të caktuara quhen taktikë.


Post più popolari

KERKO DETYREN TENDE