Whatsapp


Etichette

HISTORI PSIKOLOGJI LETERSI SHQIPE SHKENCA POLITIKE BIOLOGJI QYTETARI SOCIOLOGJI DREJTESI ESE ARGUMENTUESE JURIDIK PEDAGOGJI GJEOGRAFI EDUKATE SHOQERORE DIDAKTIKE BAZAT E FINANCES SHKRIM AKADEMIK FINANC BANK LETERSI BOTRORE GJUHE SHQIPE MATEMATIKE HISTORI SHQIPRIE SHKENCA JURIDIKE ANALIZE VEPRASH EDUKIM FIZIKE PSIKOLOGJI EDUKIMI ESE UNIVERSITETI POEZI MENAXHIM FINANCIAR MJEKESI KIMI PARAPSIKOLOGJIA EKONOMI INFORMATIKA ESE LETRARE MENAXHIM BIZNESI NJOHURI PER MEDIANIAN TRASHGIMI KULTURORE Anatomi ESE FILOZOFIKE GAZETARI INFERMJERI MENAXHIM TURIZEM SHKENC TOKE E DREJTA NDERKOMBETARE PUBLIKE HISTORI BOTRORE POLITIKAT E SIGURIS KOMBETARE E DREJTA E PRONES Histori e Mendimit Politik ALL POST AUDITIM BANKAR BAZAT E DEMOKRACISE DHE TE DREJTAT E NJERIUT ESE SHKENCORE FILOZOFI HISTORI ARTI HISTORI E EKONOMIS SHQIPTARE LETERSI MENAXHIM NDERTIMI MIKROEKONOMI POEMA PSIKOLOGJI REHABILITIMI BJOLOGJI EDREJTA E MJEDISIT FJALE TE URTA LEKSIONE AUDITIM MARDHENIA ME PUBLIKUN MASTER SHKENCOR Marrëdhënie Ndërkombëtare PSIKOLOGJI KESHILLIMI PSIKOLOGJI SHKOLLE SINTAKS TEORI E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE ANGLISHT EDUKIM MUZIKORE ESE ANGLISHT ESE INFORMUESE GJUHE INFERMIERI KERKIM SHKENCOR METODAT E EDUKIMIT EMPIRIK METODIKE ARITMETIKE PSIKOLOGJI ZHVILLIMI TEKNOLOGJI INFORMACIONI TRASHGIMI KULTURORE EUROPIANE APLIKIM KOMPJUTERIK BUJQESI ESE HISTORIKE ETIKA E TE USHQYERIT GUIDE TURISTIKE HIGJENE HYRJE NE PSIKOLOGJI INFORMATIK ISMAIL KADARE LETERSI PER FEMIJE MENAXHIM KLASE MESIMDHENIE ORGANET E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE PSIKOTERAPI SOCIOLOGJI EDUKIMI pyetjet e Licences ANALIZE sHARL BODLER Dituri natyre E DREJTA KUSHTETUESA EDUKIM FIZIK EDUKIM PER KARRIER KSHILLA SHTATZANIE LIBRA LEXO-SHKARIKO LOGJIKE MATURA SHTETERORE MBROJTJE DOKTORRATURE MIGJENI MUZIKE POLITIK ARSIMORE POLITIKA NE BE PSIKOLOGJI E ZBATUAR NE MESIMDHENIE RECENSION TEME DIPLOME hist

Metateoria e Shkencës Politike

Metateoria e Shkencës Politike”
Nëntemat:
 Truallëzimet e shkencës politike
 Antropologjia, ontologjia dhe epistemologjia.
 Metateoria në shkencën politike, induksioni dhe deduksioni

Teoritë.
Termi truallizim
Është përdorur për të shpjeguar fjalën angleze foundation, gjermanisht  grund. Fjala është për të shënuar ide dhe përpjekjet e modernes për të gjetur pikënisje të mendimit që është e palëkundshme e qëndrushme si psh cogito ergo sum, mbi të cilën ndërtohet më tej gjithë dija njerëzore. Në gjuhën shqipe elementi më i palëkundshëm  dhe më i qëndrueshëm është  trualli.
1.Antropologjia e politikës
Sipas studiuesit Heinz Eulau: për shkencën poltike ”rrënja është njeriu…qëllimi është njeriu”. Shumë autore argumentojnë se koncepti i njeriut është qëndror për analizën poltike. Megjithatë problemi i njeriut në gjysmën e dytë të shek të XX-të është trajtuar pak ose aspak. Përtej filozofisë praktike apo qasjeve normative koncepti për njeriun gjendet si bazë edhe tek teoritë e prirura nga pozitivizmi dhe empirizmi.
Pyetjes se çfarë është natyra njerëzore studiuesi Christopher J. Barry i pergjigjet ose e sheh në katër pika apo polarizime. Barry shprehet se njeriu është:
1. Një qënie individuale apo bashkësie
2. Qënie politike apo apolitike
3. Qënie racionale e lire apo iracionale e determinuar
4. Qënie e përkryeshme apo e papërkyeshme
Këtyre ndarjeve mund ti shtohen dhe të tjera.


2. Ontologjia e shkencës politike
Ontologji do të thotë që çdo teori nis duke krijuar “një pëfytyrim bazë” për realitetin social. Ontologjia është doktrina mbi qënien. Pyetja kryesore e saj është a ekziston “bota reale” “atje jashtë” që është e pavarur nga dija jonë për të? Nga përgjigja e kësaj pyetje qëndrimet janë grupuar në tre pjesë:
Tre grupet janë
1.Pozitivizmi
Është truallist domeëthënë ai niset nga mendimi se ekziston bota reale, dhe në rastin e realitetit social ekziston bota sociale që është e jashtme për vepruesit social-politik dhe njohuritë për të.
2.Interpretizmi
Është antitruallist. Interpretistët nisen nga mendimi se bota sociale është e ndërtuar shoqërisht se fenomenet sociale nuk ekzistojnë pavarësisht interpretimit tonë për to dhe përgjithësisht mohojnë se bota sociale ekziston pavarësisht nga teoritë për të.
3.Realizmi
Është truallist. Qëndrimin ontologjk e ka të përbashkët me pozitivizmin por jo atë epistemologjik. Realizmi niset nga pikëpamja se bota  duke përfshirë dhe botën sociale ekziston pavarësisht dijeve tona për të, por rrjedhojat formësohen nga mënyra sesi është ndërtuar shoqërisht bota.
3.Epistemolgjia e shkencës politike
Përfshin mënyrat e stabilizuara për  mbledhjen e  dijeve. Ajo shënon doktrinat e njohjes dhe logjikës së kërkimit shkencor. Pyetja kyçe e epistemologjisë  është se çka mund të dimë për botën dhe si mund ta njohim. E thënë ndryshe: A mundet një vëshgues të identifikojë marrëdhëniet reale ose objektive ndërmjet fenomeneve sociale dhe n.q.s po si?
Epistemolgjia e shkencës politike mbron tre qëndrime:
1.Pozitivistët, të cilët argumentojnë se:
A është i mundur vëshgimi i drejtpërdrejtë sepse nuk ekzistojnë struktura të tilla që s’mund të vëshgohen.
B. Është i mundur një vëshgim dhe vëshgues objektiv.
C. Hipotezat e ngritura është e mundur të testohen nga vëshgimi i drejtpërdrejtë.
2. Interpretistët, argumentojnë se:
A. Nuk është i mundur vëshgimi i drejtpërdrejtë sepse bota sociale në cdo rast është e ndërmjetësuar nga interpretimi.
B. Bota sociale është e konstruktuar shoqërisht.
C. Nuk është e mundur që hipotezat e ngritura të testohen nga një vëshgim i drejtpërdrejtë objektiv sepse edhe vëshguesi shkencor vetë është një interpretues.
3. Realistët argumentojnë se:
Ndonëse ka fenomene që janë të vëshgueshme drejtpërdrejtë, jo të gjitha fenomenet sociale dhe marrëdhëniet ndërmjet tyre janë të vëshgueshme drejtpërdrejtë sepse ekzistojnë dallime ndërmjet shfaqjes dhe thelbit se ekzistojnë struktura të thella që nuk mund të vëzhgohen. Derisa fenomenet sociale ekzistojnë pavarësisht interpretimit tonë për to, interpretimi dhe kuptimi ynë ndikon rrjedhojat.
Njohja jonë për botën është e gabueshme dhe e ngarkuar nga teoria dhe se nëse duam të shpjegojmë marëdhëniet ndërmjet fenomeneve sociale kemi nevojë të identifikojmë dhe kuptojmë të dyja ‘realitetin e jashtëm’ dhe ndërtimin social të “realitetit” .

Metateoria e shkencës politike
Metateoria dhe supozimet metateorike janë të lidhura së brendëshmi me shkencën politike pikërisht nga metimi i saj për të qënë shkencë. Kështu edhe kur arrihet një pajtim se ç’ka është shkenca mbeten dallimet për qëllime të saj. Nqs diskutohen probleme si çfarë është teoria apo rrugët si arrihet deri te krijimi i saj atëherë ai është diskutim metateorik. 
Puna dhe synimi i metateorive sipas Spiner.
Sipas këtij studiuesi duhet që:
1. Të specifikojnë synimin e  njohjes.
2. Të përcaktojnë llojin e lejueshëm të zgjidhjes së problemeve dhe ndërtimin e testeve të rëndësishme.
3. Të japin udhëzime mbi ndërtimin interpretimin dhe kritikën e teorive.
4. Të programojnë dhe vlerësojnë përparimin njohës të shkencës.
Të përbashkëtat në shumicën e teorive janë:
1. Teoritë janë sisteme koherente pohimesh.
2. Teoritë janë të përgjithshme.
3. Teoritë përdoren si parime për shpjegimin e një klase të fenomeneve.
Atëherë për shkencën politike teori do të quhej një pohim i përgjithësuar që pohon se dy ose me shumë sende, veprimtari ose ngjarje, në kushtet e caktuara do të ndryshojnë bashkërisht.

INDUKSIONI DHE DEDUKSIONI
Dekarti- duhet filluar nga gjykimet më të përgjithshme dhe prej andej përmes procedurave deduktive të zbresë te fjalitë e shkallës më pak të përgjithshme.
Bekoni- mendonte se duhet filluar nga gjykimet më pak të përgjithshme dhe prej andej me anë të procedurave induktive të arrihet tek fjalitë secilën herë më të përgjithshme.

ZHVILLIMET NË SHEK E XX-të.
1. Logjika matematike
2. Filozofia analitike
3. Empirizmi logjik
4. Racionalizmi kritik

VLERËSIMI DHE ZGJEDHJA NDËRMJET TEORIVE
Me kalimin e kohës studiues të ndryshëm kanë përpunuar kritere të ndryshme për vlerësimin e teorive. Psh për Karl Poperin një teori është e mirë kur i bën ballë procesit të përgenjështrimit. Sa kohë që një teori nuk hidhet poshtë përmes përgenjështrimit mbetet si e pranueshme. Këto përfundime ai i nxjerr duke patur si bazë teorinë e tij të “tri botëve”.
Ndërsa për Lakatosh një teori është e mirë kur arrin ti parashikojë faktet dhe jo vetëm të shkojë pas fakteve. Ai propozoi që arritjet e mëdha shkencore  të mos maten me hipoteza të veçuara por me gjithë programin e kërkimit.
Për Thomas Kuhn, janë pesë karakteristika të cilat e bëjnë një teori në përgjithësi të mirë:
1. Saktësia (teoria në pajtim me rezultatet e eksperimenteve dhe vëzhgimeve ekzistuese)
2. Koherenca (jo vetëm së brendëshmi por dhe me teoritë e pranuara tanimë të zbatueshme)
3. Gjerësia (dmth të ketë fushë të gjerë)
4. Thjeshtësia (teoria të jetë e thjeshtë duke vendosur rregull të fenomeneve që në mungesë të saj do ishin të izoluara)
5. Frytshmëria (përsa i përket gjetjeve të reja kërkimore) 

S. Burchill percakton gjashtë kritere për vlerësimin e teorive
1. Kuptimi nga teoria të një çështje apo problem.
2. Fuqia shpjeguese e teorisë.
3. Suksesi i teorisë për të parashikuar ngjarjet.
4. Vijimësia dhe koherenca intelektuale e teorisë.
5. Shtrirja e teorisë.
6. Kapacitetet e teorisë për vetëreflektim kritik dhe angazhim intelektual me teoritë kontestuese.

TEORITË NË SHKENCËN POLITIKE
Përsa i përket teorive në shkencën politike nuk ekziston ndonjë mendim shumë optimist. Shkak kanë qënë ngjarjet më të mëdha që shoqëruan shek e XX-të. Asnjë teori e vetme nuk arriti t’i shpjegojë të gjithë fenomenet që tronditën politikën botërore. 
Këto ngjarje ishin:
•Lufta e Parë Botërore.
•Lufta e Dytë Botërore.
•Rebelimi i Studentëve në Vitet 60.
•Fondamentalizmi i Ri.
•Fundi Paqësor i Luftës së Ftohtë etj.

NDËRTIMI I TEORIVE
Në shkencën politike ndërtimi i teorive luhatet në pjesën më të madhe të rasteve në polet ekstreme të bazuara në:
•AKTORIN
•SISTEMIN

Disa prirje në shkencën politike janë prirjet: 

•Metateorike
•Prirjet normative-ontologjike

Teoritë normative-ontologjike janë ato për të cilat përdoren dhe emërtime të tjera si:
•Normative
•Vlerësuese
•Esencialiste
•Filozofike praktike etj.

Këto teori janë pikëpamjet më të vjetra dhe më tradicionale të shkencës politike.
Ato janë të ndërtuara mbi bazën e një konceptimi klasik për arësye se i kanë rrënjët tek filozofët e greqisë së lashtë si psh: Platoni dhe Aristoteli, prandaj dhe quhet konceptim klasik. Platoni dhe Aristoteli e konceptonin shkencën politike si pjesë të filozofisë praktike, një koceptim që ka gjetur përkrahës që në koheët antike dhe deri në ditët e sotme.

Çështjet qëndrore të trajtuara prej teorive normative-ontologjike janë:
 Antropologjia filozofike
 Etika dhe 
 Personalizmi

Kategoritë themelore të teorive normative-ontologjike janë konceptet e :
 Të mirës së përbashkët
 Arsyeja e shëndoshë
 Jeta e mirë

Objekt i njohjes së teorive normative-ontologjike janë kuptimi dhe thelbi i shoqërisë, refleksioni mbi këtë kuptim e thelb dhe priren të shmangin objektin real, veprimtarinë shoqërore dhe sociale. Shkenca politike normative e vë në qëndër të punës së vet kuptimin dhe qëllimin e shoqërisë dhe vetërealizmin e plotë të njeriut.
Pikënisja e teorive normative-ontologjike, është një aksiomatikë një strukturë e rendit të vlerave të fundit që supozohen si të sakta, por se cila është kjo vlerë nuk ka pajtim ndërmjet autorëve të ndryshëm. Për disa vlerë është “e mira e përbashkët”, për disa “jeta e virtytshme” për të tjerë “shpalosja e plotë e njeriut”
Qëllimi i teorive normative-ontologjike, është ti japë udhëzime veprimtarisë për realizmin e vlerave. Ato dëshirojnë ti udhëzojnë njerëzit para së gjithash politikanët sesi realizohen virtytet e postuluara.
Ndër premisat e teorive normative-ontologjike konsiderohen:
Së pari, pranimi i të vërtetës.
Së dyti, kjo e vërtetë objektive ekziston në strukturat e qënies në realitetin historik dhe politik.
Së treti, reflektimi shkencor çon drejt afrimit të përhershëm tek të vërtetat e qënies, të vërtetat objective.
Nga pikëpamja e metodave në teoritë normative ontologjike parapëlqehen ose përdoren më shumë metodat e shkencave humane, teknikat hermeneutike të interpretimit të tekstit etj.
Kritikat ndaj teorive normative-ontologjike.
Sipas këndvështrimit të këtyre teorive vlerat nuk mund të bazohen empirikisht dhe prandaj ekzistenca e tyre është e postuluar subjektivisht dhe në varësi nga kulturat të cilave u takojnë studiuesit. Duke qënë të postuluara subjektivisht ato janë shprehje e emocioneve dhe ndjenjave të autorit dhe si të tilla nuk i nënshtrohen kontrollit ndërsubjektiv dhe procesit të përgenjështrimit.

Teoritë empirike-analitike
Kjo qasje i ka rrënjët në pozitivizmin anglez të shekujve të XVIII dhe XIX tek Ogust Konti dhe kritika kantiane e arsyes. Nëpërmjet këtyre teorive synohej që të hidheshin bazat e një teorie unifikuese me një aparat metodik të vlefshëm universalisht sipas parimeve strikte logjike dhe të rivendosej kështu uniteti i shkencave natyrore, sociale dhe humane. 
 Premisat e teorive empirike-analitike janë:
1. Premisa se vetëm dija pozitive e ndijueshme empirikisht dhe që kapet përmes vëshgimit sistematik mund të plotësoje metimin e njohjes shkencore të realitetit.
2. Për përvojën shkencore është e pranueshme vetëm ç’ka matet në mënyrë objektive.
3.”Lirimi nga vlerat” i studiuesit. vlerat konsiderohen si gjykime parashkencore, personale metafizike sepse nuk janë të arritshme për metodat si veçimi, numërimi etj
4. Të  gjitha pohimet e shkencës duhet të jenë të kontrollueshme ndërsubjektivisht.
5. Gjithë dija njerëzore dhe shpjegimi janë të pamjaftueshme dhe jopërfundimtare.

Procesi shkencor sipas këtyre teorive ndjek këto etapa:
1. Shestimet parashkencore. Proceset që kanë të bëjnë me kapjen dhe ngritjen e problemeve si dhe dhënien e motiveve që shtyjnë një studiues të përpunoje shtrimin e problemit.
2. Ngritja e hipotezave.
3. Operacionalizmi, zbërthimi i hipotezave të përgjithshme.
4. Përgenjështrimi. Kontrollimi nëse ekzistojnë dallime ndërmjet hipotezës dhe materialit të mbledhur e të krijuar dhe nëse hipoteza vlen si e mbrojtur për të filluar një proces tjetër përgenjështrimi.
5. Teoria. Përbëhet nga disa ligje të lidhura njëra me tjetrën ose një sistem gjykimesh të përgjithshme për shpjegimin e fenomeneve të veçanta.
6. Parashikimi. Pritja që në kushte të ngjashme me një siguri të caktuar e njëjta ngjarje ose sjellje të ndodhë dhe në të ardhmen.

Teoritë kritike dialektike

Ndryshe quhen dhe kritike shoqërore dhe dialektike historike. Përfshihen pikëpamjet teorike të shekullit  të XIX dhe XX me dialektikën e Hegelit, ekonominë politike të Marksit apo psikanalizën e Frojdit. 

 Në karakteristikat e shumicës prej tyre bëjnë pjesë:
1. Interes njohës, që është emancipimi kërkesa për të gjurmuar dhe për të rrënuar marëdhëniet e varësisë ndërmjet njerëzve dhe ndërmjet shkencës jokritike politike e shoqërisë në mënyrë që të ndikojë për heqjen e sundimit të njeriut mbi njeriun.
2. Qëllimi i njohjes, është nomologjik formulimi i ligjeve historike të zhvillimit socio-politik të shoqërisë ku theksimi ’historike’ ka rëndësi. 
Sipas teorive kritike dialektike, tensionet dialektike janë pjesë e paevitueshme e jetës dhe e marrëdhënieve në shoqëri. Ekzistojnë në fakt disa prirje të këtyre teorive por thelbi, ose baza në ndërtimin e tyre mbetet pikërisht koncepti i tensioneve si pjesë e paevitueshme endërtimit dhe funksionimit të marrëdhënieve ndërmjet individëve në shoqëri.




Post più popolari

KERKO DETYREN TENDE