Whatsapp


Etichette

HISTORI PSIKOLOGJI LETERSI SHQIPE SHKENCA POLITIKE BIOLOGJI QYTETARI SOCIOLOGJI DREJTESI ESE ARGUMENTUESE JURIDIK PEDAGOGJI GJEOGRAFI EDUKATE SHOQERORE DIDAKTIKE BAZAT E FINANCES SHKRIM AKADEMIK FINANC BANK LETERSI BOTRORE GJUHE SHQIPE MATEMATIKE HISTORI SHQIPRIE SHKENCA JURIDIKE ANALIZE VEPRASH EDUKIM FIZIKE PSIKOLOGJI EDUKIMI ESE UNIVERSITETI POEZI MENAXHIM FINANCIAR MJEKESI KIMI PARAPSIKOLOGJIA EKONOMI INFORMATIKA ESE LETRARE MENAXHIM BIZNESI NJOHURI PER MEDIANIAN TRASHGIMI KULTURORE Anatomi ESE FILOZOFIKE GAZETARI INFERMJERI MENAXHIM TURIZEM SHKENC TOKE E DREJTA NDERKOMBETARE PUBLIKE HISTORI BOTRORE POLITIKAT E SIGURIS KOMBETARE E DREJTA E PRONES Histori e Mendimit Politik ALL POST AUDITIM BANKAR BAZAT E DEMOKRACISE DHE TE DREJTAT E NJERIUT ESE SHKENCORE FILOZOFI HISTORI ARTI HISTORI E EKONOMIS SHQIPTARE LETERSI MENAXHIM NDERTIMI MIKROEKONOMI POEMA PSIKOLOGJI REHABILITIMI BJOLOGJI EDREJTA E MJEDISIT FJALE TE URTA LEKSIONE AUDITIM MARDHENIA ME PUBLIKUN MASTER SHKENCOR Marrëdhënie Ndërkombëtare PSIKOLOGJI KESHILLIMI PSIKOLOGJI SHKOLLE SINTAKS TEORI E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE ANGLISHT EDUKIM MUZIKORE ESE ANGLISHT ESE INFORMUESE GJUHE INFERMIERI KERKIM SHKENCOR METODAT E EDUKIMIT EMPIRIK METODIKE ARITMETIKE PSIKOLOGJI ZHVILLIMI TEKNOLOGJI INFORMACIONI TRASHGIMI KULTURORE EUROPIANE APLIKIM KOMPJUTERIK BUJQESI ESE HISTORIKE ETIKA E TE USHQYERIT GUIDE TURISTIKE HIGJENE HYRJE NE PSIKOLOGJI INFORMATIK ISMAIL KADARE LETERSI PER FEMIJE MENAXHIM KLASE MESIMDHENIE ORGANET E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE PSIKOTERAPI SOCIOLOGJI EDUKIMI pyetjet e Licences ANALIZE sHARL BODLER Dituri natyre E DREJTA KUSHTETUESA EDUKIM FIZIK EDUKIM PER KARRIER KSHILLA SHTATZANIE LIBRA LEXO-SHKARIKO LOGJIKE MATURA SHTETERORE MBROJTJE DOKTORRATURE MIGJENI MUZIKE POLITIK ARSIMORE POLITIKA NE BE PSIKOLOGJI E ZBATUAR NE MESIMDHENIE RECENSION TEME DIPLOME hist

Traktati i nicës. Nga konventa deri te kushtetuta

Traktati i nicës. Nga konventa deri te kushtetuta
Traktati i Nisës
Temat e Konferencës Qeveritare 2000
Vendimi për thirrjen e një konference qeveritare u mor në fillim të qershorit 1999, pra vetëm një muaj pas hyrjes në fuqi të Traktatit të Amsterdamit, me rastin e mbledhjes së Këshillit Evropian në Köln. Kjo do të thotë që dinamika e zhvillimit u forcua sërish. Konferenca duhej të zhvillohej, sipas vullnetit të lajmëruar të kryetarëve të shteteve dhe qeverive, në vitin 2000 si dhe të trajtonte ato çështje, që nuk ishin mundur të zgjidheshin në Amsterdam:

Përcaktimet e Traktatit të Nisës
Përsa i përket madhësisë dhe përbërjes së Komisionit, Traktati parashikon, që secili prej shteteve anëtare duke nisur nga viti 2005 do të kete vetëm një anëtar komisioni. Me anëtarësimin e shtetit të 27-të anëtar (Bullgarisë ose Rumanisë) numri i komisionerëve do të kufizohet (duhet të jetë më i vogël se 27). Për garantimin e një trajtimi të barabartë të të gjitha shteteve anëtare do të futet sistemi i rotacionit.
 Ponderimi i votave në Këshill dhe shumica e kualifikuar
Në lidhje me dy çështjet e tjera, shumë të lidhura me njëra tjetrën, pikërisht me ponderimin e votave në Këshill dhe zgjerimin e vendimmarrjes me shumicë të kualifikuar, Traktati parashikon, që në plot 30 dispozita të Traktatit parimi i unanimitetit të zëvendësohet me marrjen e një vendimi me shumicë të kualifikuar, ku mbeten jashtë gjithsesi disa fusha me rëndësi qendrore. Më tej, me fillimin e punës së Komisionit Barroso në Këshill do të bëhet një shpërndarje e re votash.
 Left-overs të Traktatit të Amsterdamit
Për Parlamentin Evropian Traktati i Nisës përcaktonte një ndarje të re të vendeve, e cila nga njëra anë zbut të paktën relativisht pabarazpeshat në përfaqësimin e deputetëve nga vende të veçanta, dhe, nga ana tjetër, duke marrë në konsideratë aftësinë operative të Parlamentit, kufizon numrin e deputetëve në një shifër prej jo më shumë se 732.
Bashkëpunim i konsoliduar
Le të vijmë në pikën e fundit të të pesë pikave qendrore të Traktatit të Nisës, në të ashtuquajturin bashkëpunim i konsoliduar. Rezultatet në këtë aspekt mund të përmblidhen si më poshtë. Në fakt pengesat për një bashkëpunim të konsoliduar në të ardhmen do të jenë më të pakta, gjë që padyshim do të kontribuojë në rrezimin e bllokadave ekzistuese në sektorë të caktuar. Por ajo, që nuk do të jetë e mundur, është shfrytëzimi i këtij bashkëpunimi si instrument i procesit të thellimit për të përftuar në këtë bashkëpunim fusha politike të reja
Nga Konventa deri te Kushtetuta
Në këtë përpjekje, që më në fund problemet urgjente të zgjidheshin ende përpara zgjerimit, është interesante mënyra e veçantë që u zgjodh për këtë, pikërisht thirrja e një konvente, e cila do të duhej të përpunonte një projekt-kushtetutë të reNdërsa deri më tani, sikurse njihet edhe nga fragmentet e mëparshme, kishin qenë vetëm qeveritë e shteteve anëtare ato, që këshillonin dhe përgatisnin ndryshimet e teksteve të marrëveshjeve, tanimë kjo do të behej në një kuadër më të gjerë, i cili do të përfshinte aktorë si në nivelin e Brukselit ashtu edhe në atë të shteteve anëtare.
Pas gjithë kësaj qëndronte para së gjithash ideja e shmangies së përqendrimit në interesat kombëtare, sikurse ndodhte gjatë konferencave qeveritare, dhe  bllokadat që rrjedhin së këtejmi. Një ide kjo, që ishte provuar si shumë e suksesshme edhe gjatë konceptimit të Kartës Evropiane për të Drejtat Themelore. Krahas kësaj, duke u nisur nga objektivat e bëra të ditura të rishikimit tjetër të Marrëveshjes – demokratizimi, çburokratizimi, afërsia me qytetarin si dhe thjeshtëzimi i të drejtës komunitare ekzistuese (formuluar në të ashtuquajturën  Deklaratë të Laeken mbi perspektivën e Bashkimit Evropian) – dukej se ishte i domosdoshëm një diskutim publik më i gjerë. Ndër të tjera qytetaret dhe qytetarët e shteteve anëtare ishin dukshëm gjithnjë e më pak të gatshëm, për ta njohur politikën e BE vetëm në teori pa patur mundësinë të ndikojnë vetë në të.

Kjo Konventë, në përbërjen e së cilës bënin pjesë 15 përfaqësues të kryetarëve të shteteve dhe qeverive (pra një përfaqësues për secilin shtet anëtar), 30 anëtarë të parlamenteve kombëtare (2 për secilin shtet anëtar), 16 anëtarë të Parlamentit Evropian dhe 2 përfaqësues të Komisionit, u mblodh për herë të parë në datën 1 mars 2002 nën kryesinë e ish-Presidentit francez, Giscard D'Estaing, dhe të dy zëvendëspresidentëve. Krahas tyre në seancat e kësaj konferencë morën pjesë edhe vëzhgues, pikërisht tre përfaqësues të Komisionit Ekonomiko-Social, tre përfaqësues të partnerëve socialë evropianë, gjashtë përfaqësues të Komisionit të Rajoneve si dhe i Ngarkuari i Qytetarëve Evropianë. Konventa zhvilloi seancat e veta me këtë përbërje deri në 20 qershor 2003 dhe gjatë kësaj kohe punoi  në konceptimin e kushtetutës evropiane. Vëzhgues për vite të tëra të zhvillimit të BE nuk po u besonin veshëve. Vetëm përdorimi i termit "Kushtetutë" në kontekstin e BE kish qenë gjithnjë një tabu, dhe ja papritur mbi tryezë gjendej një projekt i  përfunduar pikërisht i kësaj kushtetute. Të mësuar me një përshtatje të ngadaltë dhe graduale të zhvillimit të BE (inkrementalizimi), një dinamikë e tillë perceptohej si marramendëse. Por, në fund të fundit, ligjet e zhvillimit të BE do të vazhdonin të mbeteshin të vlefshme, sikurse do ta shohim më vonë. Në tetor 2003 filloi punimet, nën kryesinë e italianëve, konferenca qeveritare, e cila do të debatonte rreth kësaj projekt-kushtetute dhe do ta miratonte atë deri në Samitin e  Brukselit në dhjetor 2003. Megjithë shpresat e mëdha nuk u arrit të bihej dakord, dhe kjo, në fakt, për shkak ndryshimesh shumë të thella në këndvështrimet lidhur me përbërjen e Komisionit dhe shpërndarjen e votave në rast vendimesh me shumicë të cilësuar. Cila ishte konkretisht tema e këtij debati?
Interesat kombëtare si faktor përcaktues
Këtu ishte fjala për mungesën e proporcionit mes numrit të vogël të popullsisë krahasuar me numrin e lartë të votave, që Spanja dhe Portugalia zotëronin, por nuk donin të hiqnin dorë. Përsa i përket komisionit, këtu ishte fjala se, pas anëtarësimit të Bullgarisë dhe Rumanisë, kur numri i komisionerëve do të ishte më i vogël se ai i vendeve, kush do të emëronte një komisioner dhe në cilat distanca kohore. Pra, bëhej fjalë dhe vazhdon të bëhet fjalë për njërin prej faktorëve më të rëndësishëm ndikues,  interesat kombëtare, dëshira për të patur mundësisht sa më shumë ndikim brenda aparatit të BE apo frika se mos ky ndikim pakësohet. Një faktor ky, i cili ka pastaj efekt tejet negativ në rastet, kur për arsye të detyrueshme funksionale kërkohet domosdoshmërisht një zgjidhje mbikombëtare dhe dorëzimi i kompetencave, gjë të cilën shtete të caktuara kombëtare nuk janë në gjendje ta bëjnë.

Tetori 2004: Nënshkrimi i Marrëveshjes mbi Kushtetutën
Në fillim të janarit presidenca irlandeze ndërmori një përpjekje të re për të mundësuar mbylljen e suksesshme të bisedimeve deri në qershor 2004. Sa për kujtesë: më 1 maj 2004 ishte planifikuar zgjerimi i madh me 10 shtete të reja anëtare, ndërkohë pjesa më e rëndësishme, Kushtetuta, nuk ishe ende gati.  Pas debatesh jashtëzakonisht të vështira, më në fund, në të bihej dakord. Nënshkrimi ceremonial  u realizua në fund të tetorit 2004 në Romë pikërisht qershor 2004, u arrit në atë sallë, ku pothuaj 50 vjet më parë ishin nënshkruar edhe marrëveshjet për krijimin e KEE.
Pas kësaj vijoi marrja disi e vonuar marrja e detyrës nga Komisioni Barroso, në nëntor 2004, me të cilin hynë në fuqi edhe rregulloret e reja institucionale, parashikuar për një Bashkim Evropian prej 25 apo 27 shtetesh anëtare. Këtu bëjnë pjesë ndër të tjera edhe ndryshimet në shpërndarjen e votave në Këshillin e Ministrave dhe fakti, që prej këtij momenti secili vend do të ketë si përfaqësues vetëm një komisar.
Procesi i ratifikimit të Marrëveshjes mbi Kushtetutën
Në nëntor 2004 filloi edhe procesi i miratimit të Kushtetutës nga - atëherë - 25 shtetet anëtare, në pjesën më të madhe me anë procedurash parlamentare, por pjesërisht edhe përmes referendumesh. Ratifikimi i realizua me sukses nga Lituania, Hungaria, Sllovenia, Italia, Greqia , Sllovakia, Spanja – vendi i parë me referendum – (76,73 %: po; 17,24: jo; pjesëmarrja në referendum = 42,32%;), Austria dhe Gjermania.
Jo! në Francë dhe Hollandë
Por pas kësaj vijuan dy goditje të rënda njëra pas tjetrës për projektin e Kushtetutës Evropiane, të cilat bënë që kjo kushtetutë të mos hynte në fuqi. Fillimisht referendumi në Francë në datën 29 maj 2005, me anë të të cilit Marrëveshja për Kushtetutën u refuzua me një shumicë prej 54,87% (Jo) kundër 45,13% (Po) dhe më një pjesëmarrje të konsiderueshme  prej 69,74%. E vetëm pak ditë më vonë referendumi në Hollandë, në të cilin u votua madje me 61,8% për Jo dhe vetëm 38,2% për Po. Dhe kjo në dy shtete anëtare të themelimit të KEEMe këtë zgjedhësit u kishin sinjalizuar qeverive të tyre një „Stop!“ të qartë, gjë që nuk do ta lejonte më BE të vazhdonte sikur deri më tani dhe thjesht të kalonte në rendin e ditës. Dhe këtë nuk mundi ta ndryshonte as „Po“-ja e fortë e referendumit, zhvilluar në Luksemburg më 10 korrik 2005. Përcaktimet e mangëta të Traktatit të Nisës vazhduan të mbeteshin në fuqi dhe BE ra sërish në një krizë të thellë.
Arsyet e refuzimit
Cilat kishin qenë arsyet e refuzimit? Në Francë, sipas anketimeve, një ndër arsyet kryesore për "Jo!"-në për 52% të të anketuarve ishte gjendja ekonomike dhe sociale e vendit. 24% e kundërshtarëve të Kushtetutës deklaruan, se kishin shfrytëzuar mundësinë për t'i bërë opozitë qeverisë dhe presidentit. 31% pohuan, se me Jo!-në e tyre kishin dashur të shprehin mosbesimin e tyre ndaj klasës politike në përgjithësi. Pra, me fjalë të tjera në plan të parë qëndronin arsye të politikës së brendshme. Kjo përshtypje të përforcohet më tej, kur sheh që ideja bazë për kushtetutën mbështetet nga një shumicë prej 61% e qytetarëve të BE - sikurse rezulton nga anketimet e Eurobarometrit në korrik 2005 - dhe anëtarësimi në BE vlerësohet si shumë pozitiv si në Francë me 53% dhe veçanërisht në Hollandë me 67%. Por, në kundërshtim me këtë ka një rritje të skepticizmit përkundër zgjerimit dhe para së gjithash pranimit të mundshëm të Turqisë në BE. Por ç'do të thotë kjo për analizën tonë të zhvillimit të BE? Qytetarët e BE, popullsitë e shteteve anëtare janë shndërruar vitet e fundit - krejt e kundërta e fillimeve të KEE/Komunitetit Evropian - në një faktor qendror ndikues. Prej BE kërkohet me ngulm të jetë e hapur për qytetarët shumë më shumë se deri më tani dhe t'i përfshijë ata në veprimtarinë e tij.
2005-2007 - Fazë reflektimi
Qershor 2007 – Mandat për konferencën qeveritare Nga referendumet e dështuara deri në hyrjen në fuqi të Traktatit të Lisbonës
Pas referendumeve refuzuese duke patur parasysh kërkesën e unanimitetit ishte bërë e qartë, që Marrëveshjes mbi Kushtetutën politikisht i kishte ardhur fundi. Në mënyrë që të mendoheshin mundësitë e reagimit pas këtij shoku u vendos për një fazë të ashtuquajtur reflektimi deri në mes të vitit 2007. Gjatë kësaj periudhe disa prej shteteve anëtare e vijuan më tej procesin e ratifikimit të Marrëveshjes mbi Kushtetutën, ndërsa të tjera -  Danimarka, Irlanda, Polonia, Portugalia, Suedia, Çekia dhe Mbretëria e Bashkuar – e ndërprenë atë proces. Pasi Presidenca finlandeze kishte filluar gjysmën e dytë të vitit 2006 të verifikonte mundësi të ndryshme, se si do të vijohej më tej me projektin e një përshtatjeje të kushteve të përgjithshme kontraktuale, në qershor 2007 Këshilli i BE ia doli mbanë, që pas bisedimesh të mundimshme - në mënyrë të veçantë për shkak  të rezistencës së fuqishme të Polonisë kundër sistemit të parashikuar të votimit në Këshill -  të miratonte një mandat për një konferencë qeveritare, e cila deri në fund të vitit duhej të konceptonte hollësitë rreth një marrëveshjeje të re reformash. Kjo  u bë e mundur vetëm falë lëshimeve, që iu bënë kërkesave të veçanta të Polonisë, por edhe për një sërë shtetesh të tjera anëtare.
Referendumi irlandez qershor 2008
Referendumi i dytë irlandez tetor 2009
2008-2009 Ratifikimi në shtetet anëtare
Sikurse e dini prej leximit të kaptulli paraardhës rreth zhvillimit të BE, nënshkrimi i një marrëveshjeje nuk shënon kurrsesi përfundimin e procedurave, përkundrazi në këtë moment fillon rruga shpesh e mundimshme dhe e paparashikueshme e ratifikimit përmes shteteve anëtare në përputhje me legjislacionin përkatës të tyre. Programi fillestar i presidencës gjermane kishte parashikuar, që procedurat e ratifikimit të përmbylleshin deri në fund të vitit 2008, në mënyrë që Marrëveshja të hynte në fuqi në 1 janar 2009. Por, për shkak të votës negative të një referendumi në Irlandë, që atje duhej mbajtur për shkak të procedurave të brendshme ligjore atje, u bë e pamundur respektimi i këtij afati. Pas një faze boshe dhe pa rezultat kryetarët e shteteve dhe qeverive ranë dakord në dhjetor 2008 për t'i bërë një sërë lëshimesh Irlandës, të cilat do t'i mundësonin qeverisë së këtij vendi t'u paraqiste edhe njëherë  për votim zgjedhësve të vet - dhe këtë herë me sukses - marrëveshjen e modifikuar. Këtu bënin pjesë ndër të tjera garancia, që numri i komisarëve nuk do të reduktohej sikurse ishte parashikuar - pra çdo shtet do të vazhdonte të ishte i përfaqësuar në Komision - si dhe garanci ligjore në fushën e Politikave Evropiane për Sigurinë dhe Mbrojtjen, aspekte këto që merrnin në konsideratë asnjanësinë tradicionale, si dhe pika të tjera të rëndësishme për vendin dhe të tematizuara gjatë referendumit të parë. Irlanda nga ana e saj siguroi, që përpara përfundimit të mandatit të komisionit aktual, pra deri në fund të vitit 2009, do të mbante një referendum të dytë, i cili u zhvillua në tetor 2009. Rezultati ishte: me një pjesëmarrje në votim prej 58%, 67,1% e zgjedhësve votoi pro ndërsa 32,9% kundër pranimit të Traktatit të Lisbonës. Kjo do të thoshte, që në krahasim me qershorin e vitit 2008 kishin ndërruar mendim ndërkohë plot 20% më shumë qytetarë në drejtim të miratimit. Si shkaku më i rëndësishëm për këtë vleu kriza globale e ekonomisë, të cilën irlandëezët shpresonin ta përballonin më mirë me ndihmën e BE. Krahas kësaj edhe lëshimet e përmendura më sipër luajtën një rol të rëndësishëm.
Rezervat e Polonisë dhe Çekisë
Traktati i Lisbonës hyn në fuqi
Në këtë mënyrë u rrit presioni ndaj presidentëve euroskeptikë të Polonisë dhe Çekisë për të hequr dorë nga rezervat dhe taktika e tyre e vonesave. Lech Kaczynskii e nënshkroi Traktatin më 10 tetor 2009 gjatë një ceremonie në Varshavë, ndërsa kolegu i tij çek, Vaclav Klaus, e bëri këtë më 3 nëntor 2009, pasi gjykata kushtetuese çeke e kishte konfirmuar si të pajtueshme me kushtetutën e vendit. Tanimë ishin krijuar të gjitha kushtet paraprake, që Traktati i Lisbonës të mund të hynte në fuqi më 1 dhjetor 2009. Në këtë mënyrë kishte marrë fund - të paktën përkohësisht - një rrugë shumë e gjatë, e cila kishte nisur më Traktatin e dështuar të Nisës. Një rrugë, që sikurse me siguri mund ta keni vënë re gjatë leximit, është e përshtatshme për të përçuar këndvështrime interesante lidhur me pyetjet e formuluara në hyrje rreth arsyeve të stanjacionit dhe vijimit të mëtejshëm të tij.
Ndryshimet krahasuar me Marrëveshjen e Kushtetutës
Një dallim i parë qëndron në faktin, që me Lisbonën, ndryshe nga ç'ishte parashikur që bazat kontraktuale ekzistuese të zëvendësoheshin krejtësisht me të reja, ndodhi që përkundrazi – sikurse kishte qenë edhe rasti i ndryshimeve të mëparshme – Traktatet ekzistuese do të vazhdonin të mbeteshin të vlefshme dhe vetëm sa do të pësonin disa ndryshime. Kjo do të thotë, që vazhdon të ekzistojë një Trakat i Bashkimit Evropian dhe një marrëveshje tjetër, e cila përmban tërësinë e kuadrit rregullator të Komunitetit Evropian të deritanishëm me sektorët politikë të komunitarizuar, por që tanimë quhet ndryshe, pikërisht: „Traktati rreth mënyrës së funksionimit të Bashkimit Evropian“. Termi "Kushtetutë" eliminohet, po kështu ndërmerren edhe disa ripërkufizime të tjera, si për shembull Përfaqësues i Lartë për Politikat e Jashtme dhe të Sigurisë në vend të termit të planifikuar "Ministër i Jashtëm i Unionit" apo urdhëresa në vend të "ligje evropiane". Këtu bëhet e qartë përpjekja për të minimizuar disi rëndësinë e këtyre ndryshimeve, për t'iu përgjigjur kështu rezervave të shprehura nga disa shtete anëtare. Edhe fakti tjetër, që Karta e të Drejtave Themelore nuk përfshihet drejtpërsëdrejti në Traktat, por që bëhet e detyrueshme vetëm nëpërmjet një referimi në nenin 6, kreu 1 i Traktatit të Bashkimit Evropian, vlerësohet si tentativë për të shmangur ngjashmëritë me kushtetutat kombëtare, të cilat shpesh përmbajnë katalogje të të drejtave themelore. Ndërsa ndryshimet e Traktatit të përmendura deri më tani kanë patur më shumë karakter kozmetik, këta dy që do të paraqesim më poshtë kanë të bëjnë me thelbin.
Procedurat e votimit në Këshillin e BE do të ndryshohen jo më parë se viti 2017
Jo reduktim i Komisionit
Sikurse do të diskutojmë edhe më poshtë në Këshillin e BE ndryshon përllogaritja e shumicës së cilësuar. Modeli i ri i shumicës së dyfishtë, i cili merr në konsideratë në mënyrë më të përshtatshme numrin e ndryshëm të popullsisë në vendet anëtare dhe për të cilin (fillimisht) u mendua të ishte menjëherë i vlefshëm, do të aplikohet në mënyrë të pakufizuar jo më parë se viti 2017 – kjo veçanërisht për arsye të rezistencës së Polonisë. Krahas kësaj nuk do të realizohet reduktimi i parashikuar i Komisionit, që mendohej se do të sillte rritjen e efikasitetit të këtij organi, por do të kishte bërë që jo çdo shtet anëtar do të mund të kishte në çdo kohë një komisar të vetin si përfaqësues. Për shkak të kundërshtimit nga ana e disa shteteve të vogla, por dhe duke supozuar se kjo pikë kishte qenë ndër arsyet kryesore, që kishin çuar në dështimin e referendumit të parë, Këshilli Evropian vendosi në dhjetor 2008 të mos e merrte më në konsideratë. Këtu duket shumë e qartë linja e konfliktit “i madh kundër i vogël“.

http://www.youtube.com/watch?v=8PpiEPHPQi4

Post più popolari

KERKO DETYREN TENDE