LEUCEMIA
(Leukemia)
Leucemia është sëmundja e kancerit që prek rruazat e bardha të gjakut, të cilat, për shkak të uljes së numrit, janë të paafta të kryejnë funksionin e tyre.
Zhvillim
Me shfaqjen e kësaj sëmundjeje përballemi me
ulje të numrit të rruazave të kuqe, të hemoglobinës dhe të pllakëzave. Sëmundja
fillon me dobësi, lodhje të shpejtë, dhembje në muskuj dhe kocka, humbje
oreksi, ngritje të vogla të temperaturës. Pas kësaj faze, sëmundja fillon
vrullshëm.
Shfaqen gjakrrjedhje nga hunda, nga mishrat e dhëmbëve, nga organet
e brendshme. Ekzistojnë dy lloje të leucemisë, të cilat përcaktojnë edhe
zhvillimin e sëmundjes. Leucemia akute është më e rrezikshme, pasi zhvillimi i
saj bëhet me ritme të shpejta, ndërsa leucemia kronike mund të vazhdojë me vite
të tëra. Kjo sëmundje është gjithmonë kronike dhe karakterizohet nga prezenca e
disa celulave jonormale ose në shumë raste leucemia karakterizohet edhe si
pamjaftueshmëri e gjakut dhe e palcës kurrizore. Një shumicë e tepruar e
rruazave te bardha dhe një pakicë fatale e rruazave të kuqe janë
karakteristikat mjekësore të sëmundjes, ndërkohe ajo shkakton në shumicën e
rasteve dhembje të forta koke. Të dhënat mjekësore tregojnë se kurimi i saj
varet shumë nga grada në të cilën e kap sëmundjen pacienti. Tri shenja janë
karakteristike për të gjithë personat që kanë mungesë gjaku. Pjesa më e madhe e
tyre kanë lodhje fizike, takikardi dhe janë shumë të zbehtë.Simptomat
- Ethe
- Lodhje
- Dhimbje të kockave dhe muskujve
- Dhimbje koke
- Infeksione të vazhdueshme
- Njolla në lëkurë
- Gjëndra të fryra