Whatsapp


Etichette

HISTORI PSIKOLOGJI LETERSI SHQIPE SHKENCA POLITIKE BIOLOGJI QYTETARI SOCIOLOGJI DREJTESI ESE ARGUMENTUESE JURIDIK PEDAGOGJI GJEOGRAFI EDUKATE SHOQERORE DIDAKTIKE BAZAT E FINANCES SHKRIM AKADEMIK FINANC BANK LETERSI BOTRORE GJUHE SHQIPE MATEMATIKE HISTORI SHQIPRIE SHKENCA JURIDIKE ANALIZE VEPRASH EDUKIM FIZIKE PSIKOLOGJI EDUKIMI ESE UNIVERSITETI POEZI MENAXHIM FINANCIAR MJEKESI KIMI PARAPSIKOLOGJIA EKONOMI INFORMATIKA ESE LETRARE MENAXHIM BIZNESI NJOHURI PER MEDIANIAN TRASHGIMI KULTURORE Anatomi ESE FILOZOFIKE GAZETARI INFERMJERI MENAXHIM TURIZEM SHKENC TOKE E DREJTA NDERKOMBETARE PUBLIKE HISTORI BOTRORE POLITIKAT E SIGURIS KOMBETARE E DREJTA E PRONES Histori e Mendimit Politik ALL POST AUDITIM BANKAR BAZAT E DEMOKRACISE DHE TE DREJTAT E NJERIUT ESE SHKENCORE FILOZOFI HISTORI ARTI HISTORI E EKONOMIS SHQIPTARE LETERSI MENAXHIM NDERTIMI MIKROEKONOMI POEMA PSIKOLOGJI REHABILITIMI BJOLOGJI EDREJTA E MJEDISIT FJALE TE URTA LEKSIONE AUDITIM MARDHENIA ME PUBLIKUN MASTER SHKENCOR Marrëdhënie Ndërkombëtare PSIKOLOGJI KESHILLIMI PSIKOLOGJI SHKOLLE SINTAKS TEORI E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE ANGLISHT EDUKIM MUZIKORE ESE ANGLISHT ESE INFORMUESE GJUHE INFERMIERI KERKIM SHKENCOR METODAT E EDUKIMIT EMPIRIK METODIKE ARITMETIKE PSIKOLOGJI ZHVILLIMI TEKNOLOGJI INFORMACIONI TRASHGIMI KULTURORE EUROPIANE APLIKIM KOMPJUTERIK BUJQESI ESE HISTORIKE ETIKA E TE USHQYERIT GUIDE TURISTIKE HIGJENE HYRJE NE PSIKOLOGJI INFORMATIK ISMAIL KADARE LETERSI PER FEMIJE MENAXHIM KLASE MESIMDHENIE ORGANET E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE PSIKOTERAPI SOCIOLOGJI EDUKIMI pyetjet e Licences ANALIZE sHARL BODLER Dituri natyre E DREJTA KUSHTETUESA EDUKIM FIZIK EDUKIM PER KARRIER KSHILLA SHTATZANIE LIBRA LEXO-SHKARIKO LOGJIKE MATURA SHTETERORE MBROJTJE DOKTORRATURE MIGJENI MUZIKE POLITIK ARSIMORE POLITIKA NE BE PSIKOLOGJI E ZBATUAR NE MESIMDHENIE RECENSION TEME DIPLOME hist

Fjalia e varura rrjedhimore

 Periudha me fjali të varura rrjedhimore

1.      Periudhë me fjali të varur rrjedhimore është ajo periudhë në të cilën shprehen ose marrëdhënie në mes një sasie, shkallës a interest të madh të parashtruar në fjaklinë kryesore si shkak ose pasojë a rrjedhimit që vijnë prej sajë, të shprehur në fjalinë e varur, ose mardhënie në mes faktit
a ngjarjes së shprehur në fjalinë e varur, ose marrëdhënie në mes faktit a ngjarjes së shprehur nga fjalia kryesore dhe përfundimit ligjik të tij, të shprehur në fjalinë rrjedhimore:
            Garda mbretërore u sul e tëra si një trup dhe e goditi qendrën turke me aq tërbim, sa kjo nisi të tronditej. Zbathur ajo ecte aq lehtë, sa nuk i ndiente dhe vetë çorapet e saj. Analiza qe kaq e imët, sa zgjati plotë tetë orë. Heshtja qe e tillë, që zhurmën e një qepeni e dëgjonte gjithë pazari. Stadium nuk nxinte më, kështu që mjaft sportdashës mbetëm jashtë.
           Elementet themelore të strukturës së periudhës me fjali të varura rrjedhimore janë: në fjalinë e varur lidhëzat sa, sa që, aq sa, që kështu që, edhe, në kushte të caktuara sintaksore, në mënyrë që: në fjalinë kryesore fjalët korrelative të mjeteve të lidhjes të së varurës me kryesoren si fjalët aq, kaq, përemrat i atillë, i tillë, ose shprehje, si: gjer atje deri atje, në atë shkallë, në atë pikë, në atë ditë dhe, në kushte të tjera edhe ndajfoljet e sasisë mjaft,  tepër.
          Në disa raste dallimi i fjalisë rjedhimore nuk bëhet dot vetëm nga mjeti i lidhjes.
             Prania e mjetit të lidhjes sa ose nuk është gjithmonë e mjaftueshme për të bërë dallimin nga tipa të tjerë fjalish të varura që kanë këto mjete të lidhjes, prandaj duhen marrë parasysh edhe elemente të tjera të fjalisë së varur dhe të fjalisë kryesore. Pra duhet pasur parasysh tërësia e mjeteve strukturore si dhe bashkëlidhja e brendive reale të fjalive të periudhës.
         Fjalia rrjedhimore dallohet prej fjalisë së varur krahasore që ka po atë mjet të lidhjes dhe po atë fjalë korrelative në kryesoren nga trajta dhe kuptimi leksikor i kallëzuesit: te fjalia rrjedhimore kemi rrjedhim si pasojë e një sasie të madhe që paraqitet si shkak kurse te fjalia kryesore kemi përshtatshmërin në mes një sasie të parashtruar në fjalinë kryesore dhe një tjetër që paraqitet në të varurën të shprehur me kallëzues që kanë kuptim leksikor të njëjtë, të afërt a të kundërt. Krahasoni:
               Ferdinanti ishte thyer në betejën e Sarnos dhe ndodhej aq keq sa e shoqa kërkonte ndihma nga besnikët (fjali rrjedhimore).
               Alfonci i dha Skëndërbeut aq të holla sa ishin të nevojshme për të financuar këtë ekspoditë (fjali krahasore e barazisë).
             Më i vështirë është dallimi i fjalisë rrjedhimore nga fjalia kohore, me lidhëzën sa: Thirri sa u ngjir. Nëse kemi këtu fjali rrjedhimore nga fjalia kohore, me këtë mund ta zgjidhë konteksti a situata. Pas kallëzuesit emëror me gjymtyrë emërore nga një mbiemër, që tregon mjaftueshëm ose pamjaftueshmëri, mund të dalë edhe një paskajore e zgjeruar me vlerën e një fjalie të varur rrjedhimore ose të një ndërtimi sinonimikë me të:
                Drita e saj ishte e mjaftueshme për të zbuluar udhën.
              2. Periudha me fjali të varura rrjedhimore ngërthen dy nëntipa kryesorë semantiko-strukturorë: nëntipin me fjali rrjedhimore të bashkëlidhur (korrelative) dhe nëntipin me fjali rrjedhimore jo të bashkëlidhur (jokorrelative).
                 Në nëntipin me fjali rrjedhimore të bashkëlidhur (korrelativ) ku lidhëza i përgjigjet ose mund t’i përgjigjet një fjalë e bashkëlidhur (korrelative) në fjalinë kryesore, fjalia e varur tregon një rrjedhim si rezultat i një sasie, shkalle, interesiteti të madh, ose i një cilësie të shprehur në kryesoren; lidhja ndërmjet fjalive është e ngushtë.
                Në nëntipin me fjali rrjedhimore jo të bashkëlidhur (jokorrelativ) ku lidhëzës i përgjigjet ose mund t’i përgjigjet në kryesoren ndonjë fjalë e bashkëlidhur (korrelative), fjalia e varur tregon një rrjedhim “të thjeshtë”, një përfundim logjik që nxirret nga brendia e tërë fjalisë kryesore: lidhja ndërmjet fjalive është më e çlirët.
              2.1. Nëntipi me fjali të varur të bashkëlidhur (korrelativ) paraqet këto bashkëlidhje lidhëzash dhe fjalësh: aq...sa, kaq...sa, kaq...saqë, kaq... sa që, i atillë... sa, i tillë...sa, i (a) tillë...sa që, i (a) tillë...që.
            Fjalët e bashkëlidhura aq, kaq përcaktojnë zakonisht një mbiemër një folje, një emër: aq i madh, aq i mirë, aq njerëz, aq trimëri.
               Përemri dëftorë ai (rrallë ky) në togfjalësha emërorë pranë disa emrave më kuptim të caktuar leksikor (dhe të kufizuar në numër si shkallë, masë, pikë dhe ditë, mund të shërbejë si fjalë e bashkëlidhur e mjetit të lidhjes sa; po ashtu edhe gjer atje, deri atje, kurse fjalët shënuese mjaft, shumë, tepër dalin si fjalë të bashkëlidhura të lidhëzës .
            2.1.1. Sasia (masa, shkalla, intensiteti) e dëftuar nga korrelatët aq, kaq, mund të ketë të bëjë me anë të ndryshme të sendeve e të dukurive:
a. Me ciliësin e shprehur nga mbiemri, sipas tipit aq i madh, aq rrënjësor etj.                                                             Era ishte aq e fortë, sa përmbysi dhe theu qelqin e llambës.
b. Me një rrethanë të shprehur nga një ndajfolje: aq mirë, aq shumë, aq larg ej.                                                                                         Kaq shumë më do, sa nuk jeton dotë pa mua? I tregonte ngjarjet aq bukur, sa që njeriu e besonte.
c. Me sende konkrete ose abstrakte të shprrehura me emra: aq njerëz, aq trimëri etj.                                       Shpezët bënë kaq zhurmë me krahët e tyre, sa e trembën inxhinierin. Ai drejtoi trupin me aq nervozizëm, sa i shkau guna nga shpatullat.
            2.1.2. Shkalla e cilësisë mund të shprehet edhe me ndajfoljen e sasisë mjaftë së cilës i përgjigjet lidhëza sa dhe . Karakteristikë është përdorimi i foljes-kallëzuese në lidhore. Tipari i përmendur në kryesoren përbën një arsye të mjaftueshme (ose jo, kur kallëzuesi nështë mohor) për të sjellë (ose për të mos sjellë, kur kallëzuesi është mohor) rezultatin, pasojën e shprehur tek e varura.
                  Ky qe një argument mjaft serioz që kryedaktori të mos kundërshtonte më.
            2.1.3. Me fjalën e bashkëlidhur (korrelative) tepër tregohet si tipari shfaq në një shkallë të lartë, tej mase por ai nuk është në pajtim me përmbajtjen e fjalisë së varur, prandaj nuk mund të shkaktojë pasojën, rezultatin e shprehur prej saj:
               I biri i Skëndërbeut ishte tepër i vogël që të vihej në krye të Ligës.
               Ndërtime me fjalët e bshkëlidhura (korrelative) mjaft, sumë, tepër janë karakteristikë për stilin publicistiko-shkencor.
                 2.1.4 Përemrat dëftorë i atillë, i tillë si fjalë të bashkëlidhura (korrelative) dëftojnë pa e emëruar një cilësi që sjell rrjedhimi. Këto fjalë hyjnë në lidhje me lidhëzën (rëndom) ose sa (më rrallë):
Ishte situatë e tillë, që askush s’e kursente veten. Era e  tyre ishte e tillë sa gjithë zogjtë e blertë ajo erë i ndillte.
           2.1.5 Shkalla e lartë e shtjellimit të veprimit të fjalisë kresore jepet disa hetë  me lokucionet frazeologjike gjer atje, deri atje, gjer në atë shkallë, gjer në atë gradë, dhe në stilin bisedor me shprejet më atë ditë, më këtë ditë, të cilat duke shërbyer si fjalë korrelative tregojnë shkallën e skajshme të shtjellimit të veprimit që sjell pasojën e përmendr tek e varura rrjedhimore. Kallëzuesit e fjalisë kryesore shprehen rëndom me folje jo kalimtare që tregojnë lëvizje: arrij, vete, shkoj etj.
                 Gjer atje kishte arritur puna, sa turqit me një ushtri të vogël kishin shpresë të merrnin Krujën. Puna vajti gjer atje, sa u mblodhën të gjithë vërsnikët për ta bindur.
     2.1.6. Pranë këtij tipi qëndrojnë edhe  ato periudha që nuk kanë fjalë të bashkëlidhura (korrelative) por mund të shtihen aty pa sjellë ndryshime thelbësore gramatikore dhe semantike: mund të shtohen jo vetëm fjalët e bashkëlidhura (korrelative) aq, kaq por ede një togfjalësh që në kontekst ka kuptim metaforik hiperbolik si: gjëmon (zëri gjëmonë) ulërinë (bërtet me të madhe), egërsohem (zemërohem në kulm), tretem (dobësohem, tretem pa masë):
                Ulëriti një herë sa u tund pylli. Gjyshi u egërsua, sa i dridhej tërë trupi. Për tri javë u tret, sa mezi mbahej më këmbë.
            2.1.7. Kuptimi i intensitetit të madh të shtjellimit të veprimit shprehet në stilin bisedor me togjet e përfunduara nga përsëritja e së njëjtës trajtë foljore bashkuar nëpërmjet lidhëzës bashkërenditëse e:
                   Tetoja qau e qau, sa iu bëri nuses qull futën. Dhe vasha qau e qau, sa u tret.
            2.2. Nëntipi me fjali jo të bashkëlidhura (jokorrelative) ka këto karakteristika: a. Mjetit të lidhjes nuk mund t’i përgjigjet ndonjë fjalë korrelative në kryesoren, kjo shkakton një lidhje të dobët ndërmjet fjalive nga ana gramatikore dhe kuptimore, sepse fjalia kryesore është relativisht e plotë nga kuptimi:
     b. Brendia e fjalisë së varur është më të shumtën një thënie që del si një përfundim logjik i nxjerrë nga gjithë brendia e fjalisë kryesore.
         Fjalia e varur bashkohet me kryefjalën me kryesoren me lidhëzat e lokucionet lidhëzore aq as, kështu që, në mënyrë që dhe.
        2.2.1. Fjalitë e bashkuara me lokacion lidhëzor aq sa  kanë të bëjnë zakonisht me një fjali kryesore tek e cila shkalla, masa, sasia e cilësia është shprehur konkretisht dhe fjalia e varur tregon më fort njëfarë përfundimi të nxjerrë nga gjithë brendia e kryesores. Këto gjejnë shprehjën e vet në fjalinë kryesore me mjete leksikore, me mjete gramatikore dhe me anë të brendisë së nnjë thënieje të mëparshme:
           Në të vërtetë ai kishte ndrequr shumë gjëra ata gjashtë muaj në kooperativë, aq sa nganjëherë qeshte me mendjen e dikurshme. Ai kishte ndryshuar krejt, aq sa nuk e njihje.
         Fjalia e varur rrjedhimore me lidhëzën aq sa nuk është e zhveshur krejt nga ndonjë ngjyrim sasior dhe nuk është e njëjtë me vlerën e fjalisë së varur rrjedhimore me lidhëzën kështu që.
      2.2.2. Në periudhën me fjali të varura rrjedhimore me lidhëzën kështu që tregohet jo një përfundim që del nga ndonjë  shkallë sasiore e madhe e nga ndonjë cilësi e përmendur në fjalinë kryesore, por një përfundim disi objektiv i gjithë brendisë reale të fjalisë kryesore. Lidhja midis fjalisë së varur dhe kryesore është mjaftë e dobët, disi më e dobët se te rastet me lidhëzën aq sa:
                       Karrige s’kishte për të gjithë, kështu që një pjesë e spektatorve shtrohej këmbëkryq. Për fat të mirë,shtëpia e saj nuk rrinte kurrë bosh, kështu që ajo s’e ndiente veten të vetmuar:
        2.3. Në stilin publicistiko-shkencor përdoret edhe një fjali e varur rrjedhimore me lidhëzën në mënyrë që dhe me foljen –kallëzuaes në mënyrën dëftore: kjo fjali  tregon një pasojë, por me ngjyrim të mënyrës së shtjellimit të veprimit të fjalisë kryesore:
       Këngëtari ishte fort i ri, po drita i binte në mënyrë që e rrëfente shumë të ngrysur.
         2.2.4. Një nëntip periudhe me fjali të varur rrjedhimore me lidhëzën ngërthen disa lloje sipas elementeve strukturore të fjalisë kryesore dhe fjalisë së varur.
           2.2.4.1. Fjalia kryesore ka modalitetin e pasigurisë ose të supozimit dhe rrjedhimi i paraqitur në të varurën jepet i shkaktuar nga një fakt i supozuar në fjalinë kryesore:
                 Kush e di ç’pabesi dhe tradhëti bënin princërit e tjerë, që u shtrëngua Skëndërbeu t’u  aneksonte principatat.
             2.2.4.2. Kur fjalia kryesore përmban një mohim të një tipari shprehur nga kallëzuesi emëror, dhe folja – kallëzues e së varurës është në lidhore, tregohet se mungon tipari ose vlerësimi që mund sillte rrjedhimin në fjalinë e varur. Sfera e përdorimit të këtyre ndërtimeve është dialogu, ligjërimi i folur:
- S’ka hapur gojë, po edhe matuf nuk është Llazi, që të mos marrë vesh! (mbaje gojën, ore bej). S’kam qenë hyzmeqari yt, që të më kërcënosh.  Nuk kam bërë faj që të më dënojnë.
          2.2.4.3. Periudha me fjali të varura rrjedhimore me lidhëzën që mund të ketë disa nga karakteristikat e periudhës me fjali të varur qëllimore: lidhëzën që dhe kallëzuesin në mënyrë  lidhore në fjalinë e varur, një folje-kallëzues që mund të ketë edhe kuptim leksikor të një veprimi konkret në fjalinë kryesore. Megjithatë, fjalia e varur rrjedhimore tregon një veprim që do të jetë rrjedhim objektiv i shkakut real i përmendur në kryesoren. Veprimi i shprehur nga fjalia e varur nuk lidhet me synimin e vërtetë, është një pasojë objektive e domosdoshme (a konsiderohet si e tillë prej ligjëruesit):
       Tashti po afrohet mesi i natës e ti dashke të këndosh, që të zgjosh njerëzit. Unë u zura edhe me nënën ditën e karnavaleve se nuk doja të bëhesha nuse, që të tallëshin pastaj shokët me mua.
              2.2.4.4. Fjalia e varur me lidhëzën që jo të bashkëlidhur (jokorrelative) mund të bashkohet me fjali kryesore ku as mund të ketë korrelata, as kemi të shprehur leksikisht ndonjë sasi të madhe a ndonjë cilësi, megjithatë ngjyrimi afektiv i këtyre ndërtimeve e jep si një nëntekst sasinë a cilësinë, si diçka subjektive që vlerësohet prej ligjëruesit, si theksim, qortim, qesëndi:
      Me punën e karikaturës me breshkën pleqtë shkuan një cop herë, që u knaqën.
        Kjo lloj periudhe është karakteristikë kryesisht për ligjërimin popullor.

3.    Rendi i fjalive në periudhën më fjali të varura rrjedhimore            
         Fjalia rrjedhimore e tipit jo të bashkëlidhur (jokorrelativ) ka rend të ngulur, fjalia e varur ndjek fjalinë kryesore:
        Korridori qe mbushur plot, aq sa të zihej fryma nga vapa. Ama atë natë kishim ndenjur vonë, kështu që as dy orë gjumë s’i kishim bërë.
        Fjalitë rrjedhimore të tipit të bashkëlidhur (korrelativ) dhe ato që mund të marrin fjalë korrelative rëndom vijnë pas kryesores:  Sytë iu mbyllën e iu shtrënguar aq fort, sa i lëshuan xixa. Lumenjtë vinin të rrëmbyer, sa nuk kapërceheshin dot.
          Kur disa fjali rrjedhimore kanë të bëjnë secila me gjymtyrë homogjene të fjalisë kryesore, gjithë të tjerat, përveç të fundit, hyjnë në mes të fjalisë kryesore.
         Në të hyrë të kooperativës ka një rrap të madh, të moçëm, sa s’mbahet mend, me një trung të trashë, sa as dy vetë nuk mund ta pushtojnë dot.
         Fjalitë rrjedhimore ndahen rregullisht me presje.
         Bëjnë përjashtim tipat e periudhave që kanë në fjalinë kryesore ndajfoljet mjaft ose tepër:
     I sëmuri ishte tepër i dobët që të linte shtratin.
         


Post più popolari

KERKO DETYREN TENDE