Whatsapp


Etichette

HISTORI PSIKOLOGJI LETERSI SHQIPE SHKENCA POLITIKE BIOLOGJI QYTETARI SOCIOLOGJI DREJTESI ESE ARGUMENTUESE JURIDIK PEDAGOGJI GJEOGRAFI EDUKATE SHOQERORE DIDAKTIKE BAZAT E FINANCES SHKRIM AKADEMIK FINANC BANK LETERSI BOTRORE GJUHE SHQIPE MATEMATIKE HISTORI SHQIPRIE SHKENCA JURIDIKE ANALIZE VEPRASH EDUKIM FIZIKE PSIKOLOGJI EDUKIMI ESE UNIVERSITETI POEZI MENAXHIM FINANCIAR MJEKESI KIMI PARAPSIKOLOGJIA EKONOMI INFORMATIKA ESE LETRARE MENAXHIM BIZNESI NJOHURI PER MEDIANIAN TRASHGIMI KULTURORE Anatomi ESE FILOZOFIKE GAZETARI INFERMJERI MENAXHIM TURIZEM SHKENC TOKE E DREJTA NDERKOMBETARE PUBLIKE HISTORI BOTRORE POLITIKAT E SIGURIS KOMBETARE E DREJTA E PRONES Histori e Mendimit Politik ALL POST AUDITIM BANKAR BAZAT E DEMOKRACISE DHE TE DREJTAT E NJERIUT ESE SHKENCORE FILOZOFI HISTORI ARTI HISTORI E EKONOMIS SHQIPTARE LETERSI MENAXHIM NDERTIMI MIKROEKONOMI POEMA PSIKOLOGJI REHABILITIMI BJOLOGJI EDREJTA E MJEDISIT FJALE TE URTA LEKSIONE AUDITIM MARDHENIA ME PUBLIKUN MASTER SHKENCOR Marrëdhënie Ndërkombëtare PSIKOLOGJI KESHILLIMI PSIKOLOGJI SHKOLLE SINTAKS TEORI E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE ANGLISHT EDUKIM MUZIKORE ESE ANGLISHT ESE INFORMUESE GJUHE INFERMIERI KERKIM SHKENCOR METODAT E EDUKIMIT EMPIRIK METODIKE ARITMETIKE PSIKOLOGJI ZHVILLIMI TEKNOLOGJI INFORMACIONI TRASHGIMI KULTURORE EUROPIANE APLIKIM KOMPJUTERIK BUJQESI ESE HISTORIKE ETIKA E TE USHQYERIT GUIDE TURISTIKE HIGJENE HYRJE NE PSIKOLOGJI INFORMATIK ISMAIL KADARE LETERSI PER FEMIJE MENAXHIM KLASE MESIMDHENIE ORGANET E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE PSIKOTERAPI SOCIOLOGJI EDUKIMI pyetjet e Licences ANALIZE sHARL BODLER Dituri natyre E DREJTA KUSHTETUESA EDUKIM FIZIK EDUKIM PER KARRIER KSHILLA SHTATZANIE LIBRA LEXO-SHKARIKO LOGJIKE MATURA SHTETERORE MBROJTJE DOKTORRATURE MIGJENI MUZIKE POLITIK ARSIMORE POLITIKA NE BE PSIKOLOGJI E ZBATUAR NE MESIMDHENIE RECENSION TEME DIPLOME hist

Forma e veprimit juridik dhe fusha e zbatimit të regit actum - SHKENCA POLITIKE

Forma e veprimit juridik dhe fusha e zbatimit të regit actum
Përmbajtja:
  Forma e veprimit juridik
  Fusha e zbatimit të locus regit actum
Forma e veprimit juridik
Me formë të veprimit juridik kuptojmë mënyrën se si shfaqet veprimi juridik, vullneti për deklarimin e një veprimi juridik.
Doktrina e së drejtës njeh disa mënyra të shfaqjes së këtij vullneti.
Së pari, dallojmë shfaqjen e vullnetit me heshtje, përmes mjeteve demonstrative, apo  me fjalë të shkruara ose shenja. Parimi është liria e formës. Gjithsesi, nëse ligji parashikon një formë të caktuar atëherë duhet respektuar forma e kërkuar, në të kundërt veprimi juridik mund të shpallet i pavlefshëm. Pavlefshmëria mund të jetë absolute ose relative, kjo në varësi të rëndësisë që i jepet formës nga dispozita përkatëse ligjore.
E rëndësishme është të bëjmë dallimin midis formës dhe përmbajtjes së veprimit juridik.
Më sipër formën ë përcaktuam si mënyra se si shfaqet vullneti i palëve/subjekteve në një marrëdhënie juridike të caktuar. Përmbajtjen si element të marrëdhënies juridike e kemi përcaktuar si  tërësia e të drejtave dhe detyrimeve juridiko-civile të palëve. Kështu pra, arrijmë në konkluzionin se :forma është veshja që i bëhet përmbajtjes së veprimit juridiko-civil.
Cilësohen si ab probationem rastet kur forma ka rëndësi provueshmërie. Ab substantium rastet kur forma ka rëndësi për vlefshmërinë e përmbajtjes së veprimit juridik.

Në të drejtën ndërkombëtare private shtrohet çështja se cili do jetë ligji rregullues i formës së veprimit juridik? Për këtë në sistemet botërore dallojmë:
 Aplikimin e lex fori, pra të ligjit të gjykatës.
  Lex substanciae = ligji i rregullimit të përmbajtjes së veprimit juridik. Si ligj rregullues për formën e veprimit jurdik, mund të jetë edhe ligji që rregullon marrëdhënien juridiko-civile.
 Me lex loci kuptojmë ligjin e vendit. Kriteri locus regit actum përfshin dy aspekte të rëndësishme, ligjin dhe vendin.
 “Proper loë” = ligji që rregullon përmbajtjen e kontratës.

Fusha e zbatimit të locus regit actum
 Me favor negoti (“zbatim I lidhjes me të favorshme”) kemi parasysh tendencën për unifikim të kritereve të lidhjes, me qëllim të sigurimit në maksimum vlefshmërinë e veprimeve juridike.

Megjithë pluralitetin e kritereve të lidhjes, përgjithësisht ekziston një kriter kryesosr dhe kritere plotësues të tij.
Në ligjin tonë për të drejtën ndërkombëtare private gjejmë të parashikuar disa kritere lidhjeje alternative që mund të aplikohen për rregullimin e formës së veprimit juridik: locus regit actum, lex nationalis, lex substanciae, lex rei citae.
Neni 18 parashikon:
1. Veprimi juridik është i vlefshëm, nëse  përmbush kriteret e formës, sipas ligjit të
shtetit, në të cilin është kryer veprimi juridik (*parimi locus regim actum),  ose kriteret e përcaktuara, sipas ligjit, i cili rregullon përmbajtjen e veprimit juridik (*parimi lex substanciae). 
2. Veprimi juridik, i lidhur midis personave, të cilët ndodhen në shtete të ndryshme, ka
formë të vlefshme, nëse ai përmbush kriteret e të paktën njërit prej këtyre shteteve. 
3. Veprimi juridik, i cili ka për objekt sende të paluajtshme, rregullohet nga ligji i
shtetit, në të cilin ndodhet sendi i paluajtshëm (*Parimi lex rei sitae).

Disa përjashtime nga parimi locus regit actum:
1.    Kufizimi i parimit të parë buron nga lex rei sitae. Pra, këkrohet që formalisht t1i nënshtrohet ligjit të vendit ku ndodhet sendi.
2.    Ato raste kur ë drejta ë brendshem e një vedni ka ëprcaktuar forma të pandryshueshme, që nuk mund të cënohen. (P.Sh. rasti kur kërkohet forma me akt notarial).
3.    Situata që lidhen me rendin publik. Kur forma e parashikuar nga ana e ligjit të huaj është në kundërshtim me rendin publik të një vendi ose nuk njihet nga sistemi i tij juridik.

Problematika nga praktika
Përcaktimi i vendit të kryerjes së veprimit juridik kur palët nuk janë shtetas të të njëjtit shtet?
P.sh. një kontratë e lidhur mes dy shtetasve të shteteve të ndryshme. Përsa i përket vendit në të cilin lidhet një kontratë, apo një veprim juridik i dyanshëm ekzistojnë dy teori:
1. Vendi i lidhjes së kontratës do të quhet vendi në të cilin përputhen vullnetet e palëve.
2. Shfaqja e vullnetitit të sejcilës palë duhet të vishet në formën që kërkon ligji I shtetit të shtetësisë së çdonjërës nga palët.


Literatura:
  Cikël Leksionesh të së Drejtës ndërkombëtare private.
  “E drejta ndërkombëtare private” Ardian Kalia.
  Ligji nr. 10428 dt.02.06.2011 ‘Për të drejtën ndërkombëtare private”

Post più popolari

KERKO DETYREN TENDE