HIGJENA PERSONALE E PACIENTEVE
Higjiena personale e pacientit,banjo e
pergjithshme,banjo ne shtat,kujdesi syte,floket dhe higjiena orale.
Higjiena
eshte shkenca e shendetit dhe e parandalimit;teresia e masave praktike qe
ndihmojne ne ruajtjen e nje gjendje te mire shendtsore. Nje higjiene e mire
trupore eshte e rendesishme per gjendjen e pergjithshme te individit. Kur nje
person eshte i semure,zakonisht ai ka me pak rezistence ndaj infeksionit.
Rendesia qe i kushtohet pastertise trupore varet ne nje mase te madhe nga
shtresa shoqerore ku ben pjese personi.
Infermierja vezhgon ndryshimet ne
nevojat dhe zakonet personale dhe ne kete menyre planifikon kujdesjet e duhura
per te semuret.
Banjo e te semurit.
I
behet te semurit jo vetem per arsye pastertie e mireqenie,por gjithashtu per
shkak se ajo nxit qarkullimin e gjakut dhe i krijon rastin te semurit te
ushtrohet. Kur infermierja ndihmon te semurin,te lahet ajo i shpjegon disa nga
masat e nevojshme higjienike dhe perfiton nga rasti per te zbuluar nevojat e
tij. Ora e banjos eshte nje moment ideal per te vezhguar;
.gjendjen
e lekures
.te
thonjeve
.flokeve
te te semurit
.per pranine e faktoreve te tille si pranine e
nje edeme
.cilesine
e frymemarrjes
.te
gjitha veshtiresite ose dheimbjet qe ai shfaq gjate qendrimit ne ato pozicione.
Banjo
eshte po ashtu nje cast i pershtatshem per te vlersuar gjendjen mendore te te
semurit. Shume prej tyre i flasin infermieres me deshire ne oren e banjos. Eshte
mjeku ai qe percakton llojin e pershtatshem per cdo te semure. Ne nje te semure
qe ka bere operacion abdominal,nuk lejohet qe te behet banjo,apo dush para
sherimit te plages se incisionit per shkak te rrezikut te infeksionit nga uji.
Banjo mund te behet nga infermierja ose i semuri,mund te marre pjese ne masen
qe ia lejon gjendja fizike.
Banjo ne shtrat.
Mjetet
qe perdoren jane.
1.doreza
per infermieren
2.peshqir
3.legen
me uje te ngrohte
4.mbajtese
sapuni dhe sapun per larjen e te semurit.
Po
ashtu duhet nje mbulese plastike banjoje per te parandaluar qe i semuri te
marre te ftohte,si dhe per te respektuar ndenjen e fshehtesise. Lloji i sapunit
qe do te perdoret varett nga nevojat individuale te te semurit dhe rregullat. Gjate
larjes duhet te zbulohet vetem pjesa qe do te pastrohet. Kjo eshte me pak e
turpshme per te semurin dhe parandalon qe ai te ftohet. Cdo pjese e lekures
fshihet menjehere pas larjes. Nese i semuri zhyt duart dhe kembet ne legen,ai
ka pershtypjen se eshte me i paster. Kjo po ashtu ndikon ne zbutjen e
thonjve,si dhe lehteson pastrimin e tyre. Per larjen e kurrizit i semuri eshte
me mire te shtrihet mbi bark. Ne se nuk eshte e mundur,ai kthehet ne anen e
djathte,nderkohe qe infermierja i pastron anen e majte te kurrizit. Infermierja
duhet te pastroje palat e lekures se te semurit dhe te pastroje te dalat
kockore,sepse keto vende jane te prirura per tu irrituar. Normalisht pjesa me e
madhe e te semureve deshiron qe uji i banjes te kete nje temperature 46grade
celsius qe nuk rrezikon te djege lekuren ose mukozat. Megjithate toleranca ndaj
nxehtesise eshte e ndryshme nga nje person ne tjetrin. Krahet dhe kembet
ferkohen me levizje te zgjatura,te rregullta qe fillojne nga pika distale drejt
pikes proksimale,veprim ky qe ndikon ne shpejtimin e debitit venoz. Levizja e
artikulacioneve,pervec permiresimit te qarkullimit te gjakut,pengon dhe
kontrakturat muskulore.
Kujdesi per
gojen.
Higjiena
e mire e gojes eshte e domosdoshme per shendetin dhe mireqenien. Shpesh nje
kujdes i rregullt,menjanon infeksionet e gojes dhe te gjendrave parotide. Higjiena
e gojes nenkupton vizitat e rregullta te dentisti dhe te laj dhembet ne menyre
te vazhdueshme. Larja e dhembeve me furce heq ushqimet e grumbulluara ne
hapesirat e dhembeve,te cilat ofrojne nje vend te favorshem per shumimin e
baktereve. Pjesa me e madhe e njerzve lajne dhembet 2 here ne dite,ne mengjes
dhe ne darke. Shume dentiste i keshillojne klientet e tyre te lajne dhembet pas
cdo ngrenie,ose ne pamundesi te shplajne gojen pas ngrenies. Kjo mase
parandalon ne grumbullimin e mbeturinave ushqimore,qe eshte faktore
predispozues per kariet. Gjerat e nevojshme per pastrimin e dhembeve te semuret
kur shtrohen ne spital i marin me vehte,perberja baze e pastrave te dhembeve
eshte,kripa dhe bikarbonati i sodes. Te semuret qe jane te paafte te lajne
dhembet vete ndihmohen nga te aferm. Gjendja ushqyese e te semurit ndikon ne
gjendjen e shendetit te gojes se tij. Marrja e pershtatshme hidrike dhe
rregjimi i ekuilibruar ushqyes,ndihmojne ne parandalimin e semundjeve te gojes
dhe mishrave te dhembeve.
Kujdesi per floket.
Kujdesjet
per floket e te semurit jane te rendesishme si per higjienen ashtu dhe per
mireqenien. Krehja dhe rregullimi i flokeve bejne pjese ne tualetin e
perditshem te te semurit . nje krehje energjike nxit qarkullimin e gjakut ne
lekuren e kokes dhe permireson keshtu ushyerjen e epitelit. Pjesa me e madhe e
te semureve jane te afte te krehin floket. Ne kujdesjet e perditshme per floket
e femrave,infermierja duhet te lidhe floket e gjate per nje pamje me te
rregullt dhe per te mos shqetesuar te semurat. Gjate qendrimeve te zgjatura ne
spital,deshirojne te lajne koken. Kur i semuri nuk mund te ngrihet floket lahen
ne shtrat,ne kete rast i semuri cohet deri afer lavamanit dhe vendoset koka ne
nje mbeshtetese. Kur i semuri nuk mund te levizet nga shtrati,infermierja
perdore nje mbulese plastike qe uji te bie ne nje ene mbledhese. Paraprakisht
ajo perdor gjithcka te nevojshme,per te menjanuar qe i semuri te ftohet,thahen
floket me tharese,ose me peshqir.
Kujdesi per syte
Kur
I semuri I ka syte te irrituar,ose te infektuar,ai I kerkon ndihme infermieres.
Mjeku mund te udhezoje perdorimin e nje solucioni special per pastrimin esyve.
Ne mungese te tij,mund te perdoret uje rubineti ose tretesire fiziologjike.
Normalisht uji dhe solucioni fiziologjik mund ti heqin pa veshtiresi sklepat. Ferkimi
i syrit do te behet me pambuk hidrofil te njomur me uje,nga kendi palpebral i
brendshme drejt kendit palpebral te jashtem. Nderrohet pambuku pas cdo perdorimi.
Perpara se te kryhet levizja nga pika e bashkimit te palpebres se siperme me
ate te poshtme ne qosh te syrit,hiqen sklepat e kanalit te lotit,qe ndodhet ne
pjesen e brendshme te orbites se syrit.
Perdorimi
I nje komprese te njomur,per te mbrojtur syte.
Te
semuret ne gjendje te pavetedijshme kerkojne kujdesje te vecanta.
Pastrohet
rregullisht kapaku i siperm dhe ai i poshtem i syrit,per te menjanuar
grumbullimin e sklepave. Te semureve ne gjendje kome,u mbyllen palpebrat dhe
vendosen mbi to garza sterile te njomura me solucion fiziologjik,me qellim qe
te shmangim gervishtjen e kornese.
Infermierja
ndihmon te semuret qe nuk mund te kujdesen vete per syzet,lentet e kontaktit
ose protezat e syrit.