Whatsapp


Etichette

HISTORI PSIKOLOGJI LETERSI SHQIPE SHKENCA POLITIKE BIOLOGJI QYTETARI SOCIOLOGJI DREJTESI ESE ARGUMENTUESE JURIDIK PEDAGOGJI GJEOGRAFI EDUKATE SHOQERORE DIDAKTIKE BAZAT E FINANCES SHKRIM AKADEMIK FINANC BANK LETERSI BOTRORE GJUHE SHQIPE MATEMATIKE HISTORI SHQIPRIE SHKENCA JURIDIKE ANALIZE VEPRASH EDUKIM FIZIKE PSIKOLOGJI EDUKIMI ESE UNIVERSITETI POEZI MENAXHIM FINANCIAR MJEKESI KIMI PARAPSIKOLOGJIA EKONOMI INFORMATIKA ESE LETRARE MENAXHIM BIZNESI NJOHURI PER MEDIANIAN TRASHGIMI KULTURORE Anatomi ESE FILOZOFIKE GAZETARI INFERMJERI MENAXHIM TURIZEM SHKENC TOKE E DREJTA NDERKOMBETARE PUBLIKE HISTORI BOTRORE POLITIKAT E SIGURIS KOMBETARE E DREJTA E PRONES Histori e Mendimit Politik ALL POST AUDITIM BANKAR BAZAT E DEMOKRACISE DHE TE DREJTAT E NJERIUT ESE SHKENCORE FILOZOFI HISTORI ARTI HISTORI E EKONOMIS SHQIPTARE LETERSI MENAXHIM NDERTIMI MIKROEKONOMI POEMA PSIKOLOGJI REHABILITIMI BJOLOGJI EDREJTA E MJEDISIT FJALE TE URTA LEKSIONE AUDITIM MARDHENIA ME PUBLIKUN MASTER SHKENCOR Marrëdhënie Ndërkombëtare PSIKOLOGJI KESHILLIMI PSIKOLOGJI SHKOLLE SINTAKS TEORI E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE ANGLISHT EDUKIM MUZIKORE ESE ANGLISHT ESE INFORMUESE GJUHE INFERMIERI KERKIM SHKENCOR METODAT E EDUKIMIT EMPIRIK METODIKE ARITMETIKE PSIKOLOGJI ZHVILLIMI TEKNOLOGJI INFORMACIONI TRASHGIMI KULTURORE EUROPIANE APLIKIM KOMPJUTERIK BUJQESI ESE HISTORIKE ETIKA E TE USHQYERIT GUIDE TURISTIKE HIGJENE HYRJE NE PSIKOLOGJI INFORMATIK ISMAIL KADARE LETERSI PER FEMIJE MENAXHIM KLASE MESIMDHENIE ORGANET E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE PSIKOTERAPI SOCIOLOGJI EDUKIMI pyetjet e Licences ANALIZE sHARL BODLER Dituri natyre E DREJTA KUSHTETUESA EDUKIM FIZIK EDUKIM PER KARRIER KSHILLA SHTATZANIE LIBRA LEXO-SHKARIKO LOGJIKE MATURA SHTETERORE MBROJTJE DOKTORRATURE MIGJENI MUZIKE POLITIK ARSIMORE POLITIKA NE BE PSIKOLOGJI E ZBATUAR NE MESIMDHENIE RECENSION TEME DIPLOME hist

Teoritë humaniste.

http://eseshkolle.blogspot.com/
Psikologët humanistë përqëndrohen në veçantitë e personalitetit njerëzor. Ndonjëherë ataquhen teoricienë të vetes, sepse theksojnë veten (ç’është dhe ç’nuk është pjesë e vetes).Teoricienët humanistë e shohin individin si shumë aktiv në përcaktimin e rrugës që do tëmarrë jeta e tij. Ata janë në përgjithësi optimistë dhe përqëndrohen më shumë në anëtpozitive sesa në dobësitë e njeriut, ata theksojnë se çdo individ është një dhe i vetëm dhethonë se mënyra e duhur për ta studiuar një person është ta studiosh atë si njësi totale qënuk mund të ndahet në pjesë.
Teoria e vet-aktualizimit e Maslow.
Abraham Maslow e përqëndroi teorinë e tij të personalitetit në personin e shëndoshë psikologjikisht. Ai besonte se natyra bazë e njerëzve është e mirë dhe se individi ka njëmotiv të lindur që e shtyn drejt vet-aktualizimit.Maslow i mendon njerëzit si të lindur me një hierarki nevojash – kur nevojat e nivelitprimar plotësohen, dalin në pah nevojat e shkallës së dytë. Hierarkia e nevojave përfshinnevoja fiziologjike, nevoja të sigurisë, nevoja të përkatësisë dhe dashurisë, nevoja tëvlerësimit dhe vet-aktualizimit. Katër të parat quhen nevoja bazë.
Piramida e nevojave njerëzore.
Vet-aktualizimiNevoja për vet-vlerësimNevojat e përkatësisë dhe dashurisëNevoja për siguriNevoja fiziologjike (uria, etja, seksi, të ushtruarit, pushimi)
 Nevojat fiziologjike
– sipas Maslow nevojat fiziologjike përfshijnë motive të tilla si uria,etja, seksi, të ushtruarit dhe pushimi. Njeriu ka nevoja fiziologjike deri në momentin kur disa nga nevojat e mësipërme janë plotësuar, të paktën pjesërisht. Mos harroni se nevojat më të larta në hierarki mund të bëhen më të mprehta kur nevojat fiziologjike fillojnë e plotësohen. Maslow besonte se shumica e antarëve të shoqërisë i plotësojnë si duhet nevojat fiziologjike. Pasi këto plotësohen, individi motivohet nga nevojat për siguri.
 Nevojat për siguri
– motive të tilla si mosrrezikimi, qëndrueshmëria, liria nga frika dheankthi, nevoja për strukturim dhe rregull janë nevoja për siguri. Mosrrezikimi, mbrojtjadhe siguria bëhen forca zotëruese të jetës së personit deri në momentin kur atoplotësohen. Fëmijëve u pëlqen rutina dhe mjedisi familjar dhe kur këto gjëraç’rregullohen rëndshëm, ata përjetojnë probleme. Ndërsa kur njeriu rritet, nevojat përsiguri plotësohen më mirë, me përjashtime të vogla. Kur ju ndjeheni i siguruar dhe iparrezikuar, atëherë ju lindin nevoja të tjera sociale, të cilat janë të një niveli më të lartë.
 Nevojat për përkatësi dhe dashuri
– motive të tilla si dashuria dhe afeksioni konsiderohennevoja përkatësie dhe dashurie. Kur na kanë lindur këto nevoja ne ndjejmë dëshirën përmiq, për familje e kontakte shoqërore, ne kemi nevojë për të bërë pjesë në një grup aponjë familje. Maslow mendonte se fëmijët shpesh kanë vështirësi kur u mungon familja,ngaqë ata kanë shumë nevoja që duhen plotësuar shpejt. Si të rritur ne kemi nevojë të japim e të marrim dashuri. Ne mund ti plotësojmë këto nevoja përmes martesës, punësapo veprimtarive shoqërore. Maslow besonte se nëse nuk plotësohen nevojat përpërkatësi e dashuri lindin probleme psikologjike.
 Nevojat për vlerësim
– vlerësimi i lartë i vetes, vet-respekti, suksesi dhe respektimi nga tëtjerët konsiderohen si nevoja për vlerësim. Nëse duam të fitojmë respektin e njerëzve tëtjerë, ne duhet të jemi të zotë, kompetentë. Kur fitojmë mirënjohjen e të tjerëve,vëmendjen e tyre dhe pozitë, ne plotësojmë nevojat për vlerësim dhe ndjehemi tërëndësishëm e me besim në vetvete. Nëse nuk i plotësojmë këto nevoja, atëherë priremi tëndjehemi inferiorë e të pafuqishëm.
Vet-aktualizimi
– nevoja e fundit e hierarkisë së Maslow është vet-aktualizimi. Kurnevojat fiziologjike, të sigurisë, të dashurisë e të vlerësimit janë plotësuar, individi është imotivuar për të arritur nevojën e rritjes, të vetaktualizimit (metanevojat). Kjo ka të bëjëme realizimin nga individi të potencialit të vet të veçantë, me atë që individi të bëhetç’është i aftë të bëhet. Nevoja e vetaktualizimit është nevojë tepër individuale, përderisasecili prej nesh ka grupe të ndryshme aftësish. Midis tyre mund të përdorim nevojën përdije, drejtësi, për të vërtetën e bukurinë. Metanevojat nuk ekzistojnë në hierarki, sinevojat bazë, ato mund ta zëvendësojnë njëra-tjetrën. Por pa një ambient të ngrohtë epërkrahës, ku individi të mund të plotësojë nevojat bazë, ai nuk mund të zhvillojë njëpersonalitet të vet-aktualizuar për shkak të ankthit që krijohet.Maslow përshkroi një numër tiparesh psikologjike të personit të vet-aktualizuar. Njerëzite vetaktualizuar janë realistë dhe i kapin shpejt gjërat e mundshme. Ata nuk e mërzisinveten duke punuar për synime të paarritshme, e pranojnë veten dhe të tjerët ashtu siç janë.Meqë ata i kanë zgjidhur konfliktet e tyre të brendshme, kanë tendencë të përqëndrohennë problemet jashtë vetes së tyre. Por ata kanë nevojë për jetë personale, sepse kanënevojat e tyre të ndryshme nga ato të të tjerëve. Ata janë autonomë dhe të pavarur, të aftëpër të vepruar pa marrë urdhra nga të tjerët dhe jo nga dëshira për të imituar. Njerëzit evetaktualizuar janë krijues, origjinalë dhe kanë sens humori. Vlerat dhe qëndrimet e tyre
 janë demokratike, ata kanë pasion për të siguruar mundësi të barabarta për të gjithë që tëbëhen njerëz të vetaktualizuar.
Vlerësimi i personalitetit
Psikologët kanë hartuar një numër metodash për të hartuar dhe matur personalitetin. Nëshkolla, ndërmarrje, klinika dhe spitale dhe si pjesë e punës terapeutike me pacientët,psikologët bëjnë shpesh teste personaliteti. Qëllimi i tyre është të zbulojnë modeletkarakteristike të sjelljes së një individi. Nga rezultatet e testeve të personalitetit ata mundtë përcaktojnë se çfarë detyre do ti jepet një personi në punë, ç’lloj lëndësh mund tëndjekë një student, si dhe çfarë lloj terapie mund ti shërbejë më mirë një personi tësëmurë. Çdo matje personaliteti duhet të plotësojë disa kërkesa:
1.Vlefshmërinë, që do të thotë se aktualisht matet ajo që synohet të matet. Nëvlerësimin e personalitetit kjo do të thotë që po matet personaliteti dhe jo disakarakteristika të përkohëshme, që mund të dalin në një situatë testimi. 
2.Besueshmërinë, që do të thotë qëndrueshmëri dhe përsëritshmëri: çdo herë që matetpersonaliteti i një personi duhet të merren të njëjtat rezultate, nëse testi është ibesueshëm. 
3.Standartizimi është procesi i përcaktimit të normave apo standarteve të njerëzve me tëcilët punon. Një test mund të standartizohet duke e aplikuar atë në një grup të madhqë përfaqëson popullsinë. 
4.Prakticiteti është i rëndësishëm në vlerësimin e personalitetit. Shumica e njerëzve nuk janë të interesuar të bëjnë një test, qoftë ky edhe shumë i mirë, nëse zgjat 16 orë.Vëzhgimi i personalitetit përfshin edhe intervistën, por kjo zakonisht shoqërohet ngavëzhgimi dhe testet.
 Intervista.
Intervistat klasifikohen si të strukturuara dhe të pastrukturuara. Në një intervistë tëpastrukturuar pyetjet nuk janë të përcaktuara dhe biseda merr drejtimin që mendohet simë i përshtatshëm. Në intervistën e strukturuar përfshihen një grup pyetjesh standarte, qëkanë për qëllim të japin informacionin që duhet për të vlerësuar personalitetin. Të dy tipete intervistave janë të rëndësishme për vlerësimin e përsonalitetit, por ata sigurisht varen
Perceptim efikas i realitetit
Përvoja kulmore.
Pranim i vetes dhe i të tjerëve.
Identifikim me njerëzimin
Spontanitet
 Marrdhënie ndërpërsonale të thella
Përqëndrim problemesh
Strukturë me karakter demokratik
Nevoja për jetë personale
Etikë e fortë
Autonomi
Sens humori joarmiqësor
Freski e vazhdueshme e vlerësimit pozitiv
Krijimtari
Rezistencë ndaj humbjes së kulturës.
Karakteristikat e përbashkëta të njerëzve të vetaktualizuar.
 46 nga zotësia e intervistuesit dhe nga bashkëpunimi e ndershmëria e të intervistuarit. Intervistuesi duhet të jetë i ngrohtë dhe miqësor, për ta nxitur të intervistuarin të flasëlirisht.
Vëzhgimi
.Vëzhgimi është ndjekja e sjelljes së një personi në situata të jetës së përditshme për njëkohë të caktuar. Vëzhgimi ideal është ai natyralist, ku personi vëzhgohet në ambientenormale. Megjithatë shumë herë vëzhgimet duhen bërë në një ambient klinik (p.sh. kurmjekët mundohen të diagnostikojnë problemet e sjelljes) ose në ambiente artificiale (p.sh.në zyrë gjatë një interviste pune). Vëzhguesi merr shënim sjelljet e subjektit e më pasmundohet të përcaktojë motivacionin dhe të bëjë një përshkrim të personalitetit tëindividit që po vëzhgohet. Përsëri suksesi i vëzhgimit varet nga aftësia e vëzhguesit dhekooperimi i subjektit. Ka shumë mundësi që subjekti gjatë vëzhgimit të sillet ndryshe ngazakonisht. Ky problem kapërcehet duke bërë vëzhgime në një periudhë të zgjatur kohe,në mënyrë që individi të ç’tensionohet e të sillet si normalisht.Me qëllim që vëzhgimi të standartizohet e të bëhet më objektiv psikologët kanë hartuardisa shkallë klasifikimi. Shkalla e klasifikimit është një formular që plotësohet ngavëzhguesi gjatë vëzhgimit të subjektit. Ajo ka një numër kategorish në të cilat shënohenkarakteristikat që shfaq subjekti. Që të bëhet një klasifikim sa më i saktë i subjektit, kjoshkallë është mirë të plotësohet nga disa vëzhgues.
Testet objektive të personalitetit.
Testet objektive të personalitetit zbatohen dhe vlerësohen sipas udhëzimeve tëstandartizuara. Kështu, pavarësisht se kur dhe ku bëhet testi, ai do të zbatohet dhevlerësohet në të njëjtën mënyrë, duke siguruar në këtë mënyrë objektivitet në administrimdhe interpretim. Sot ka një numër testesh objektive që përdoren shumë: 
1.Inventari i interesit Strong-Kampell – kombinon personalitetin e personit me njerëz tëprofesioneve të ndryshme. 
2.Inventari shumëfazor i personalitetit i Minesotës – përbëhet nga 550 pyetje (e vërtetë-e gabuar) që mund të përdoren për të dalluar një numër çrregullimesh në personalitet. 
3.Inventari psikologjik kalifornian – përdoret për të matur personalitetin e njerëzvenormalë. 
4.P16FP.
5.Treguesi i tipit Myer-Briggs (Majer-Brigz) – përdoret për testimin e personalitetit dheaftësive të nxënësve e studentëve në shkolla.
Testet projektive të personalitetit.
Testet projektive të personalitetit japin stimuj të thjeshtë, jo të qartë, që i lejojnë subjektittë përgjigjet siç e mendon, duke projektuar në këtë mënyrë personalitetin e vet. Në këtopërshkrime subjekti e projekton veten në rolin e heroit të tregimit. Meqë nuk ka përgjigjetë prera, të drejta supozohet se kjo i minimizon mundësitë e mashtrimit. 
Disa prej këtyretesteve janë: 
1.Testi i njollës së bojës Rorschach (Roshah) – përbëhet nga 10 karta që përmbajnënjolla boje. Subjekti shikon njollat dhe diskuton lirisht çfarë sheh. 
2.Testi i Aperceptimit Tematik – i jep subjektit fotografi të jetës së përditshme dhe ikërkon të ndërtojë një tregim për njerëzit e portretizuar në fotografi.
 47Megjithatë psikologët kanë vërtetuar se kushtet e përkohëshme si uria, mungesa e gjumitdhe frustracioni mund të ndikojnë shumë në përgjigjet e subjekteve. Kundërshtimikryesor i testeve projektive është keqinterpretimi. Megjithatë ata na japin një pamje tërëndësishme të personalitetit.

Post più popolari

KERKO DETYREN TENDE