“Homoseksualët janë degjenerimi i shoqërisë, Evropa të mos na i shesë si vlera.”
-Dritëro Agollii
Çfarë është homoseksualizmi?
Homoseksualizmi është një sjellje, tërheqje ndaj gjinisë së njëjtë...
Është një nga tri kategoritë kryesore të tërheqjes seksuale krahas biseksualit dhe heteroseksualit...
Gjatë
gjithë historisë së shkruar njerëzore, në këtë jetë tokësore,
homoseksualizmi është gjykuar, dënuar, por edhe është admiruar...
Që
nga fundi i shekullit 18-të, kanë filluar lëvizjet për pranimin e të
drejtave të homoseksualëve, duke përfshi edhe martesën, sindikatat,
punësimin, kujdesin shëndetësor, shërbimin në ushtri etj.
Studimet,
hulumtimet që janë bërë në botën moderne Perendimore, në veçanti një
hulumtim i vitit 2006, tregon se 20% e popullsisë ka ndjenja
homoseksuale...
Që të shpjegohet qartë pse një pjesë e
popullsisë janë homoseksualë, kjo ende nuk është e qartë plotësisht,
thonë studiuesit, hulumtuesit...
Prejardhja e fjalës homoseksual
Fjala
homoseksual është me prejardhje greke dhe latine. Rrjedh nga fjala
greke Homos që do të thotë “e njëjtë”, pra që ka lidhshmëri me gjininë e
njëjtë... Ndërsa fjala gej i referohet homoseksualëve të gjinisë
mashkullore, kurse fjala lesbiane apo lezbiejka i referohet gjinisë
femërore...
Fjala lesbiejk rrjedh prej greqishtes, që
është emri i ujdhesës Lesbos, ku poetja Sappho ka shkruar gjërësisht për
marëdhënjet e saja emocionale me vajzat e reja...
Shkrimet e para rreth homoseksualëve
Shkrimi
i parë i shtypur rreth homoseksualëve është ai i vitit 1869, që është
një pamflet gjerman nga novelistja austriake Karl-Maria Kertbeny, por që
është një publikim anonim...
Në vitin 1879, Gustav Jager, në
librin e tij Discovery of the Soul (1880) (“Zbulimi i Shpirtit)”) i
përdorë termat e Maria Kertbeny-t, sikur që i përdorë pakëz më vonë, me
1886, termat homoseksual dhe heteroseksual shkrimtari Richard von
Krafft-Ebing, në librin e tij me titull: “Psychopathia Sexualis”....
Debatet rreth homoseksualëve
Vite
më parë, në shumë shtete të botës, në veçanti në SH.B.A, zhvilloheshin
debate rreth të drejtave të njeriut, veçanërisht të njerëzve me ngjyrë.
Sot kemi debate, kinse më të civilizuar, në të cilat kërkohet të mos
diskriminohen edhe ata persona që kanë devijime seksuale, pra, për
homoseksualët, debate që ka nisur edhe në Shqipëri, Kosovë...
Në
Shqipëri, në kushtet e globalizmit, Evropa dhe SHBA, meqë e kanë marrë
përsipër mbrojtjen e të drejtave të njeriut, kërkojnë ta imponojnë edhe
të drejtën e të qenurit homoseksual, në emër të lirisë, që nuk hynë
kurrsesi në mentalitetin e popullit tonë.
Me problemet e
homoseksualitetit, sipas porosive të perendimorëve, po merren disa
pseudo-intelektual të gazetave, radiove, në veçanti të mediave vizive,
si edhe disa përfaqësues e përfaqësuese të OJQ-ve, që e paraqesin këtë
problem sikur të jetë diçka në trend, sikur ndonjë modë e re për t’u
mbajtur nga shqiptarët...
Me çështjen e
homoseksualëve po merren edhe ambasadorët e vendeve perendimore, siç
është Henk G.C. van den Dool, Ambasador i Mbretërisë së Hollandës në
Shqipëri, i cili, ndër të tjera, për revistën “Psikostil”, Tiranë, tha:
”Në
Shqipëri, pyetjet si “çfarë është homoseksualiteti?”, “kush janë
homoseksualët në Shqipëri?”, “si jetojnë ata? “, “a janë ata ndryshe nga
pjesa tjetër e shoqërisë? “ – janë pyetje të cilat nuk janë drejtuar
ndonjëherë në mënyrë të hapur dhe direkte. Por pa bërë pyetje thelbësore
ju nuk mund të merrni përgjigje thelbësore, të thjeshta dhe të
drejtpërdrejta. Dhe pa këto përgjigje thelbësore, homoseksualët meshkuj
në Shqipëri mund të portretizohen ende si një kërcënim për krenarinë dhe
vlerat kombëtare, si një rezultat i dekadencës së Evropës Perëndimore,
një patologji apo një sëmundje, ndërsa ekzistenca e femrave homoseksuale
thjesht mohohet sepse presupozohet që nuk i përshtatet imazhit të gruas
“së denjë” shqiptare. Deklarata të tilla, besoj, vijnë si rezultat i
një “paditurie/injorance” mbi çështjet e homoseksualitetit, që lidhen me
strukturat patriarkale tradicionale të shoqërisë dhe tendencën për t`i
prezantuar këto struktura si vlera kombëtare.
“Unë do
të inkurajoja të gjithë zyrtarët, politikanët, tregtarët, mësuesit,
doktorët, të gjithë ata që janë të përfshirë në çështjet sociale dhe
publike, si dhe gjithsecilin nga individët, që të familjarizohen me
problemet me të cilat përballen gratë dhe burrat homoseksualë në
Shqipëri, si dhe t’i kushtojnë vëmendje debateve bashkëkohore në lidhje
me gjininë dhe seksualitetin.
Unë do të sfidoja dhe
ftoja gjithsecilin për të hapur sytë dhe për të përqafuar
homoseksualitetin pa frikë. Homoseksualiteti nuk është një apati. Nuk
është një stil jetese. Nuk është një modë apo aksesor, dhe padyshim që
nuk është një sëmundje. Homoseksualiteti nuk ka lidhje me mëkatin apo
shpëtimin e shpirtit. Unë e kam njohur dhe e respektoj Shqipërinë si një
vend i cili e trajton çdo mik të ftuar si një shok, pa i dhënë rëndësi
se kush është apo nga vjen ai. Unë e kam njohur dhe e respektoj
Shqipërinë si një vend ku gjithsecili është i lirë të ushtrojë praktikat
e veta fetare. Sigurisht është po kjo Shqipëri ku gjithsecili duhet të
jetë i lirë për të qenë krenar dhe të jetojë sipas orientimit të vet
seksual.
Unë shpresoj që kur Shqiptarët e së ardhmes të
shohin mbrapa këto vite, ata do të shohin një kohë kur i`u dha fund
diskriminimit të geive dhe lesbikëve – nuk ka rëndësi nëse në zyrë apo
në rrugë, në shtëpi apo në lagje. Ata do të kenë mundësinë të shohin një
kohë kur Shqipëria si një komb, më në fund, pranoi marrëdhënien midis
dy burrave apo dy grave si një marrëdhënie po aq reale dhe e admirueshme
sa ajo midis një gruaje dhe një burri…”
Unë shpresoj
që dita nuk do të jetë e largët kur askush nuk do të ketë frikë të jetë
gay në Shqipëri. Kur askush nuk do të ketë frikë të ecë nëpër rrugë
kapur pas dore me personin që dashuron.”
Kush janë homoseksualët?
Në
një intervistë me Aristir Lumezin, poeti, shkrimtari i njohur, Dritëro
Agolli tha: “Homoseksualët janë degjenerimi i shoqërisë, Evropa të mos
na i shesë si vlera.”
Shkrimtarin e madh e irriton ky
debat dhe e cilëson të imponuar nga Evropa. Sipas tij, mentaliteti dhe
tradita jonë nuk toleron debate të tilla, duke shtuar se në fshatra janë
vrarë për një gjel të cilin e kanë cilësuar pederast. Dritëro Agolli
është i prerë në qëndrimin e tij dhe e cilëson homoseksualitetin
degjenerim të shoqërisë, si një shfaqje që bie ndesh me ligjet e
natyrës.
Homoseksualët, të urryer në Bibël dhe Kur’an
Ka
shumë të krishterë në hemisferën perendimore që dëshirojnë, por edhe
thojnë, se Bibla nuk e dënon homoseksualizmin. Dëshirojnë që Fjalën e
Zotit, të Cilit i besojnë, ta ndryshojnë, por ajo që ata thonë në Bibël
nuk qëndron.
Në Bibël, si në Besëlidhjen e Re, po
ashtu, edhe në Besëlidhjen e Re, homoseksualizmin jo vetëm që cilësohet
si një “vepër e tmerrshme”, por edhe urdhërohet të ndëshkohet me
vdekje...
Për homoseksualët në Besëlidhjen e Vjetër shkruan:
“Mos bjer me mashkull siç bihet me femër! Është vepër e tmerrshme!”
(Bibla, Besëlidhja e Vjetër, Levitiku, 18:22)
“Nëse mashkulli bie me mashkull si bihet me femër, të dy bëjnë vepër të urryer, le të ndëshkohen me vdekje...”
(Bibla, Besëlidhja e Vjetër, Levitiku, 20:13)
Ndërsa,
në Besëlidhjen e Re homoseksualizmi cilësohet si padrejtësi, tradhti,
siç janë idhujtarët, kurorëthyesit, vjedhësit, pijanecat, cubat, të
cilët nuk do të kenë pjesë në Mbretërinë e Hyjit.
Kështu shkruan
në Besëlidhjen e Re: “Athua nuk e dini se ata që bëjnë padrejtësi nuk do
të kenë pjesë në Mbretërinë e Hyjit? Mos u tradhtoni! As
fëlligështarët, as idhujtarët, as kurorëthyesit, as homoseksualët e çdo
lloji, as vjedhësit, as pijanecat, as cubat nuk do të kenë pjesë në
Mbretërinë e Hyjit.”
Besëlidhja e Re, Kor.1, 6:9-10)
Në
Kur’anin e madhnueshësh përmendet pejgamberi Luti (a.s.), i cili iu
kumtoi shpalljen nga Zoti dhe ftoi popullin të jetojë sipas vlerave
morale, por ata nuk iu bindën, vazhduan jetën e tyre homoseksuale dhe
Krijuesi i shkatërroi pranë Detit të Vdekur, që njihet në histori si
Sodoma dhe Gomora...
Kërkimet, hulumtimet bashkohore
kanë treguar se pohimet e Librave të Shenjta, siç janë Besëlidhja e
Vjetër, Besëlidhja e Re dhe Kur’ani nuk janë të pa arsye përsa i përket
neveritjes dhe homofobisë ndaj homoseksualëve.
Ne,
shqiptarët, që pranuam Krishterimin ndër të parët në Evropë, gjithashtu e
pranuam Islamin me shumicë dërmuese, kjo dëshmon se shoqëria shqiptare,
me dy besimet më të përhapura në rruzullin tokësor, është e lidhur
ngusht me moralin-etikën kristiane-islame, në lidhje me homofobinë ndaj
kësaj kategorie ndjenë neveri, sepse nuk është normale, sepse s’ka vlera
morale...
Burimet kryesore:
1. LeVay, Simon (1996). Queer Science: The Use and Abuse of Research into Homosexuality. Cambridge: The MIT Press.
2. Billy JO, Tanfer K, Grady WR, Klepinger DH (1993). "The
sexual behavior of men in the United States". Family Planning
Perspectives 25 (2): 52–60.
3. Binson, Diane; Michaels,
Stuart; Stall, Ron; Coates, Thomas J.; Gagnon, John H.; Catania, Joseph
A. (1995). "Prevalence and Social Distribution of Men Who Have Sex with
Men: United States and Its Urban Centers". The Journal of Sex Research
32 (3): 245–54.
4. Wellings, K., Field, J., Johnson, A.,
& Wadsworth, J. (1994). Sexual behavior in Britain: The national
survey of sexual attitudes and lifestyles. London, UK: Penguin Books.
5. Minton, H. L. (1986). Femininity in men and masculinity in
women: American psychiatry and psychology portray homosexuality in the
1930s, Journal of Homosexuality, 13(1), 1–21.
6. Terry, J.
(1999). An American obsession: Science, medicine, and homosexuality in
modern society. Chicago: University of Chicago Press
7.
Mravack, Sally A. (July 2006)."Primary Care for Lesbians and Bisexual
Women", American Family Physician 74 (2) p. 279–286..
8. www.revistapsikostil.com/index.php?...homofobia...
9. Shkrimi Shenjt, Besëlidhja e Vjetër dhe Besëlidhja e Re,
Përktheu dhe shtjelloi Dom Simon Filipaj, Drita, Ferizaj, 1994.
10. KURANI i madhërishëm, Përktheu kuptimin e tij nga gjuha
arabe: Prof.Hasan I. Nahi, Përgatiti për botim: Instituti Shqiptar i
Mendimit dhe i Qytetërimit Islam, Tiranë, 2006
Etichette
HISTORI
PSIKOLOGJI
LETERSI SHQIPE
SHKENCA POLITIKE
BIOLOGJI
QYTETARI
SOCIOLOGJI
DREJTESI
ESE ARGUMENTUESE
JURIDIK
PEDAGOGJI
GJEOGRAFI
EDUKATE SHOQERORE
DIDAKTIKE
BAZAT E FINANCES
SHKRIM AKADEMIK
FINANC BANK
LETERSI BOTRORE
GJUHE SHQIPE
MATEMATIKE
HISTORI SHQIPRIE
SHKENCA JURIDIKE
ANALIZE VEPRASH
EDUKIM
FIZIKE
PSIKOLOGJI EDUKIMI
ESE UNIVERSITETI
POEZI
MENAXHIM FINANCIAR
MJEKESI
KIMI
PARAPSIKOLOGJIA
EKONOMI
INFORMATIKA
ESE LETRARE
MENAXHIM BIZNESI
NJOHURI PER MEDIANIAN
TRASHGIMI KULTURORE
Anatomi
ESE FILOZOFIKE
GAZETARI
INFERMJERI
MENAXHIM TURIZEM
SHKENC TOKE
E DREJTA NDERKOMBETARE PUBLIKE
HISTORI BOTRORE
POLITIKAT E SIGURIS KOMBETARE
E DREJTA E PRONES
Histori e Mendimit Politik
ALL POST
AUDITIM BANKAR
BAZAT E DEMOKRACISE DHE TE DREJTAT E NJERIUT
ESE SHKENCORE
FILOZOFI
HISTORI ARTI
HISTORI E EKONOMIS SHQIPTARE
LETERSI
MENAXHIM NDERTIMI
MIKROEKONOMI
POEMA
PSIKOLOGJI REHABILITIMI
BJOLOGJI
EDREJTA E MJEDISIT
FJALE TE URTA
LEKSIONE AUDITIM
MARDHENIA ME PUBLIKUN
MASTER SHKENCOR
Marrëdhënie Ndërkombëtare
PSIKOLOGJI KESHILLIMI
PSIKOLOGJI SHKOLLE
SINTAKS
TEORI E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE
ANGLISHT
EDUKIM MUZIKORE
ESE ANGLISHT
ESE INFORMUESE
GJUHE
INFERMIERI
KERKIM SHKENCOR
METODAT E EDUKIMIT EMPIRIK
METODIKE ARITMETIKE
PSIKOLOGJI ZHVILLIMI
TEKNOLOGJI INFORMACIONI
TRASHGIMI KULTURORE EUROPIANE
APLIKIM KOMPJUTERIK
BUJQESI
ESE HISTORIKE
ETIKA E TE USHQYERIT
GUIDE TURISTIKE
HIGJENE
HYRJE NE PSIKOLOGJI
INFORMATIK
ISMAIL KADARE
LETERSI PER FEMIJE
MENAXHIM KLASE
MESIMDHENIE
ORGANET E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE
PSIKOTERAPI
SOCIOLOGJI EDUKIMI
pyetjet e Licences
ANALIZE sHARL BODLER
Dituri natyre
E DREJTA KUSHTETUESA
EDUKIM FIZIK
EDUKIM PER KARRIER
KSHILLA SHTATZANIE
LIBRA LEXO-SHKARIKO
LOGJIKE
MATURA SHTETERORE
MBROJTJE DOKTORRATURE
MIGJENI
MUZIKE
POLITIK ARSIMORE
POLITIKA NE BE
PSIKOLOGJI E ZBATUAR NE MESIMDHENIE
RECENSION
TEME DIPLOME
hist
Post più popolari
-
ESE: Atdheu Im Atdhe, nje fjale qe menjehere te sjell ndermend vendlindjen tone te bukur. Per ne shqiptaret atdheu eshte shume i rende...
-
Ese letrare : Deshira ime Deshira ime . . Siç dihet çdo njeri ka dëshira. Një prej tyre jam edhe unë. Por kur bëhet fjalë vetëm për ...
-
Kafshet ne rrezik zhdukje neShqiperi Kafshët e rralla në vendin tonë prej disa vitesh janë rrezikuar të pakësohen si pasojë e dë...
-
“ I HUAJI ROMAN I MASËS APO I LEXUESIT TË SPECIALIZUAR” Hyrje Çfarë ndikimi ka tek ne si qenie njerezore ky roman?Albert Kamy...
-
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL ANALIZE LETRARE: KENGET E MILOSAOS - JERONIM DE RADA [ANALIZE LETRARE] KËNGA XX Poemat epiko...
-
Grupi i shtatëmbëdhjetë i elementeve kimike Ky grup përbehet nga këto elemente : Fluori Klori Bromi Jodi ...
-
Ç’fare eshte Organizimi i Komunitetit? Qëllimi kryesor i organizimit në komunitet, është të ndihmojë njerëzit të identifikojnë ne...
-
MBIERMRI Mbiemër quhet ajo pjesë e ndryshueshme e ligjeratës që emërton një tipa, cilësi të një frymori a të një sen...
-
Tema: Gjakmarrja Nje pellumb I bardhe fluturon ne qiellin me ngjyren e syve te sapo-qare, te vuajtur deri ne skuqje. Pershkon hapesir...