Whatsapp


Etichette

HISTORI PSIKOLOGJI LETERSI SHQIPE SHKENCA POLITIKE BIOLOGJI QYTETARI SOCIOLOGJI DREJTESI ESE ARGUMENTUESE JURIDIK PEDAGOGJI GJEOGRAFI EDUKATE SHOQERORE DIDAKTIKE BAZAT E FINANCES SHKRIM AKADEMIK FINANC BANK LETERSI BOTRORE GJUHE SHQIPE MATEMATIKE HISTORI SHQIPRIE SHKENCA JURIDIKE ANALIZE VEPRASH EDUKIM FIZIKE PSIKOLOGJI EDUKIMI ESE UNIVERSITETI POEZI MENAXHIM FINANCIAR MJEKESI KIMI PARAPSIKOLOGJIA EKONOMI INFORMATIKA ESE LETRARE MENAXHIM BIZNESI NJOHURI PER MEDIANIAN TRASHGIMI KULTURORE Anatomi ESE FILOZOFIKE GAZETARI INFERMJERI MENAXHIM TURIZEM SHKENC TOKE E DREJTA NDERKOMBETARE PUBLIKE HISTORI BOTRORE POLITIKAT E SIGURIS KOMBETARE E DREJTA E PRONES Histori e Mendimit Politik ALL POST AUDITIM BANKAR BAZAT E DEMOKRACISE DHE TE DREJTAT E NJERIUT ESE SHKENCORE FILOZOFI HISTORI ARTI HISTORI E EKONOMIS SHQIPTARE LETERSI MENAXHIM NDERTIMI MIKROEKONOMI POEMA PSIKOLOGJI REHABILITIMI BJOLOGJI EDREJTA E MJEDISIT FJALE TE URTA LEKSIONE AUDITIM MARDHENIA ME PUBLIKUN MASTER SHKENCOR Marrëdhënie Ndërkombëtare PSIKOLOGJI KESHILLIMI PSIKOLOGJI SHKOLLE SINTAKS TEORI E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE ANGLISHT EDUKIM MUZIKORE ESE ANGLISHT ESE INFORMUESE GJUHE INFERMIERI KERKIM SHKENCOR METODAT E EDUKIMIT EMPIRIK METODIKE ARITMETIKE PSIKOLOGJI ZHVILLIMI TEKNOLOGJI INFORMACIONI TRASHGIMI KULTURORE EUROPIANE APLIKIM KOMPJUTERIK BUJQESI ESE HISTORIKE ETIKA E TE USHQYERIT GUIDE TURISTIKE HIGJENE HYRJE NE PSIKOLOGJI INFORMATIK ISMAIL KADARE LETERSI PER FEMIJE MENAXHIM KLASE MESIMDHENIE ORGANET E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE PSIKOTERAPI SOCIOLOGJI EDUKIMI pyetjet e Licences ANALIZE sHARL BODLER Dituri natyre E DREJTA KUSHTETUESA EDUKIM FIZIK EDUKIM PER KARRIER KSHILLA SHTATZANIE LIBRA LEXO-SHKARIKO LOGJIKE MATURA SHTETERORE MBROJTJE DOKTORRATURE MIGJENI MUZIKE POLITIK ARSIMORE POLITIKA NE BE PSIKOLOGJI E ZBATUAR NE MESIMDHENIE RECENSION TEME DIPLOME hist

PSIKOLOGJI - ZHVILLIMI I FËMIJËVE ME PRINDËR TOKSIKOMANË

“Nënë! Lejomë të vij pastër në këtë jetë!”

Fenomeni i drogës ka ekzistuar që në kohërat e lashta. Në Azi dhe Afrikë droga është përdour për qëllime fetare dhe mjekësore ndërsa në Europë droga është përdorur nga artistë dhe nga populli i thjeshtë. Me kalimin e kohës droga filloi të përhapej më shumë dhe lindën lloje të reja të drogës. Tashmë kjo gjë përbën rrezik të madh për shoqërinë tonë. Por, varësia ndaj drogës nga ana e prindërve tanë është quajtur pengesë për zhvillimin social, normal e psikologjik të fëmijëve.
Toksikomania është një gjendje e një nevoje të shpeshtë të pakontrollueshme për të marrë një substancë pavarisht nga dëmet që mund të shkaktojë, të cilat mund të jenë fizike, psikologjike, emocionale e shoqërore. Toksikomania është krijuar nga përdorimi i lëndeve narkotike dhe substancave psikotrope. Kemi dhe substanca të tjera që mund të shkaktojnë varësi si kokaina, heroina, alkooli, ilaçet, etj… Ka një numër të lartë prindërish toksikomanë të cilët ndikojnë direkt tek fëmijët e tyre sepse fëmija është qënie imituese dhe ndjek modelin e prindërve. Sipas Hornay-t prindërit toksikomanë janë pesimistë dhe shfaqin tek fëmijët e tyre mungesë lumturie, narcizizëm dhe abuzim fizik.
Por duke e parë nga këndveshtrimi psikologjik vërejmë se Erikson deklaron se te gratë toksikomane ka një mungesë dhe pa aftësi për të ndërtuar një nivel mendor (një hapësirë të brendshme) në te cilën fëmija mund të zhvillohet. Tek fëmijët e nënave toksikomane vërejmë pasoja të rënda sociale. Ekziston papërshtatshmëria që e çon individin në një gjendje vuajtjeje dhe mungese mirëqënieje. Vërehet ndrojtja, d.m.th., fëmija është i turpshëm dhe nuk mund të krijojë raporte apo kontakte me të tjerët. Ata shpesh shfaqin shenja depresiviteti, ankthi, frike, trishtimi dhe shtim ose ulje të gjumit. Kërkimet mbi pasojat, mbi rreziqet konjitive të fëmijëve me prindër toksikomanë na japin informacione konkrete pasi këta fëmijë janë gjetur në marrëdhënie të këqija në shkollë, rrezikojnë në fjalë, kanë vështirësi të gjuhës dhe kanë shumë varfëri konjitive mbi testet e inteligjencës.
Nga të gjitha studimet e kryera, hipoteza e formuar dhe e mbetur është se te gjithë fëmijët me nëna toksikomane shfaqin probleme psikologjike e sociale. Studimet e fundit në lidhje me këtë temë të fëmijëve me prindër toksikomanë kanë përshkuar edhe zonën e Irlandës ku ende mbetet nje çështje pa zgjidhje. Ndryshimi midis nënës toksikomane dhe jo toksikomane është se nëna toksikomane ndryshe nga babai toksikoman, ka më shumë ndjeshmeri dhe në një pikë të caktuar ajo arrin të ndërgjegjësohet qoftë edhe për disa sekonda, ajo provon ndjenjën e fajit dhe ndjehet fajtore ndaj fëmijës për përdorimin e lëndës narkotike gjatë shtatëzanisë. Problemi kryesor mbetet varësia ndaj një droge të caktuar e cila shkakton probleme të larta në trurin e përdoruesit pasi në shumicën e rasteve rezulton totalisht shkatërruese pasi rritja pozitive e një fëmije është e lehtësuar nga prindër që janë te dashur, të ngrohtë dhe jo kërcënues.

 1. Happy parents, happy children!
Kjo temë ka tërhequr të gjithë mediat shqiptare e europiane, pasi fëmijët që mbartin këtë “sëmundje” rezultojnë të jenë fëmijë të pabindur, shkaterrues të objekteve, pronave dhe të gjithçkaje që i rrethon.
Arsyeja përse unë preka këtë teme dhe vendosa ta shqyrtoj është se dua të jap dhe të marr sa më shumë informacione, të zgjeroj dijen e secilit prej nesh dhe të parandaloj me aq sa mundem këtë fenomen negativ. Pasi nëna është dhe mbetet qënia më e bukur e më e dashur për të gjithë ne dhe fëmija krijesa më e paster që mbart toka jonë.
2. Numri i përdoruesve në vendin tonë.
Shqipëria sot numëron rreth 80.000 përdorues droge. Përdoruesit janë të shtresave të ndryshme sociale, por, së fundmi vërejmë një rritje të lartë të përdoruesve të seksit femër dhe përqindja e atyre që vendosin të dalin nga kjo gjendje është e vogël. Mund të themi me bindje që në krahasim me atë të përdoruesve është abstrakte?!
2.1. Shkaqet përse vjen kjo gjendje
Më kryesorja mbetet, numri i pakët i qendrave rehabilituese dhe mungesa e vendosmërisë së përdoruesve, mungesa e besimit në vetvete. Shumica e përdoruesve janë adoleshentë të cilët në fillim nisin të përdorin kanabis e kështu kalojnë tek drogat akoma më të rënda. Por, duke qenë se realiteti në vendin tonë është shumë i hidhur dhe fatkeqësisht mund të themi se mbështetja nuk është shumë e lartë, na duhet që gjithsecili prej nesh, i seksit mashkull apo femër të ndërgjegjësohet, të gjejë forcën dhe t’i mbajë sa më larg vetes këto drogëra. Pa prekur e pa dashur te diskriminoj asnjë individ them se një njeri i droguar apo një nënë toksikomane s’i sherben mirë askujt. Gjithçka na duhet është një jetë e shëndetshme dhe e mbushur me harmoni.

3. Mesazhi që unë percjell
Në çfarëdo niveli apo pozitë të jemi është se të gjithë ne mund të japim një kontribut në luftën kundër drogës. Kjo është një betejë për të drejtat themelore të njeriut, të drejtën e fëmijëve për t’u zhvilluar në një ambient familjar dhe social të shëndetshëm. Eshtë e drejtë e çdo individi të jetojë sa më bukur dhe sa më ngrohtë pranë gjirit të familjes. Le të japim sa më shumë dashuri, sa më shumë mbështetje, t’i përkrahim ato nëna dhe ata fëmijë, t’i ndihmojmë të largohen nga ajo rrugë.

Bibliografia:
Fatbardha Osmanaga, Vehbi Hoti (red.), Ludovik Shllaku (red.), “Psikologjia anormale: tekst universitar”, Shkodër: Camaj-Pipa, 2005;
Adem Tamo, “Psikologjia e këshillimit”. Tiranë: Albpaper, 2007;
Vuksan Kola (hartoi e red.), “Simptomatologjia e çrregullimeve mendore: tekst mësimor ndihmës për studentët dhe specializantët e Fakultetit të Mjekësisë”, Tiranë : Kad, 2004;
Lekë Sokoli, Flutura Açka (përg. për bot.), “Droga: historia, përkufizime, klasifikimi, përhapja, efektet, terapia”, Tiranë : Onufri, 1999;
Zihni R. Sulaj, Eduard Z. Kakarriqi (Red.), “Drogat dhe të rinjtë: gjithçka që duhet të dinë prindërit”, Tiranë : Ombra GVG, 1999;
Kadri Bicaj, Muhamet Kelmendi (red.), “Drogat, narkomania dhe kriminaliteti në botë”, Prishtinë: Universiteti “Iliria”, 2010.

Post più popolari

KERKO DETYREN TENDE