Whatsapp


Etichette

HISTORI PSIKOLOGJI LETERSI SHQIPE SHKENCA POLITIKE BIOLOGJI QYTETARI SOCIOLOGJI DREJTESI ESE ARGUMENTUESE JURIDIK PEDAGOGJI GJEOGRAFI EDUKATE SHOQERORE DIDAKTIKE BAZAT E FINANCES SHKRIM AKADEMIK FINANC BANK LETERSI BOTRORE GJUHE SHQIPE MATEMATIKE HISTORI SHQIPRIE SHKENCA JURIDIKE ANALIZE VEPRASH EDUKIM FIZIKE PSIKOLOGJI EDUKIMI ESE UNIVERSITETI POEZI MENAXHIM FINANCIAR MJEKESI KIMI PARAPSIKOLOGJIA EKONOMI INFORMATIKA ESE LETRARE MENAXHIM BIZNESI NJOHURI PER MEDIANIAN TRASHGIMI KULTURORE Anatomi ESE FILOZOFIKE GAZETARI INFERMJERI MENAXHIM TURIZEM SHKENC TOKE E DREJTA NDERKOMBETARE PUBLIKE HISTORI BOTRORE POLITIKAT E SIGURIS KOMBETARE E DREJTA E PRONES Histori e Mendimit Politik ALL POST AUDITIM BANKAR BAZAT E DEMOKRACISE DHE TE DREJTAT E NJERIUT ESE SHKENCORE FILOZOFI HISTORI ARTI HISTORI E EKONOMIS SHQIPTARE LETERSI MENAXHIM NDERTIMI MIKROEKONOMI POEMA PSIKOLOGJI REHABILITIMI BJOLOGJI EDREJTA E MJEDISIT FJALE TE URTA LEKSIONE AUDITIM MARDHENIA ME PUBLIKUN MASTER SHKENCOR Marrëdhënie Ndërkombëtare PSIKOLOGJI KESHILLIMI PSIKOLOGJI SHKOLLE SINTAKS TEORI E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE ANGLISHT EDUKIM MUZIKORE ESE ANGLISHT ESE INFORMUESE GJUHE INFERMIERI KERKIM SHKENCOR METODAT E EDUKIMIT EMPIRIK METODIKE ARITMETIKE PSIKOLOGJI ZHVILLIMI TEKNOLOGJI INFORMACIONI TRASHGIMI KULTURORE EUROPIANE APLIKIM KOMPJUTERIK BUJQESI ESE HISTORIKE ETIKA E TE USHQYERIT GUIDE TURISTIKE HIGJENE HYRJE NE PSIKOLOGJI INFORMATIK ISMAIL KADARE LETERSI PER FEMIJE MENAXHIM KLASE MESIMDHENIE ORGANET E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE PSIKOTERAPI SOCIOLOGJI EDUKIMI pyetjet e Licences ANALIZE sHARL BODLER Dituri natyre E DREJTA KUSHTETUESA EDUKIM FIZIK EDUKIM PER KARRIER KSHILLA SHTATZANIE LIBRA LEXO-SHKARIKO LOGJIKE MATURA SHTETERORE MBROJTJE DOKTORRATURE MIGJENI MUZIKE POLITIK ARSIMORE POLITIKA NE BE PSIKOLOGJI E ZBATUAR NE MESIMDHENIE RECENSION TEME DIPLOME hist

Detyra e kujteses

Primo Levi ka qene i mbyllur ne Auschwitz. Ka vrare veten duke u hedhur nga shkallet e pallatit, ne vitin 1987. Ceshtja e tij eshte par excellence çeshtja jone.
Hurbinek ishte nje djale i vogel qe askush nuk ia dinte moshen, bashkatdhetaret e tij çifute mendonin se duhet te ishte rreth 3 vjeç. Nuk dihet ke kishte baba apo nene. Mbase i kishin gazuar qe diten e pare. Mbase ishte nje femije i lindur ne kamp, nga ndonje dashuri qorre ne kampin e vdekjes. Mbase ishte nje jete e ardhur ne kete jete thjesht per te thene se eshte e pamundur qe jeta te lulezoje ne kampin e vdekjes. Sepse Hurbinekun e vogel
tre vjeçar, nuk e pa me askush ku perfundoi. Nuk dinte te fliste, nuk dinte asnje gjuhe. Vuajtja e tij ishte pa goje, pa ze, nuk dihet çfare ndjente apo çfare shihnin syte e tij. Emri Hurbinek ishte nje emer i sajuar aty per aty, sepse djali i vogel nuk e dinte as emrin e vet, nese ka pasur ndonjehere nje te tille. Thjesht ca belbezime kishin bere qe ta pagezonin Hurbinek.
Vite me pas, Primo Levi, i dale nga kampet kocke e lekure, mediton papushim per Hurbinekun e vogel. Dhe thote : mire une qe e kam gojen dhe mund te flas per vuajtjet e mia, po per vuajtjet e Hurbinekut, kush do te flase ? Atehere Levi thote se NE NA BIE PERSIPER, SI NJE BARRE, DETYRA E KUJTESES. Ne duhet te deshmojme per te gjithe te pazeshmit, te pagojet.
Cfare eshte detyra e kujteses ? A eshte hakmarrje ? A eshte mllef ? A eshte nje ndjenje e mire apo e keqe ?
Levi shprehet : "Duam apo s'duam, ne jemi deshmitare dhe mbajme tere barren e kesaj".
Ne gjema njerezore si diktaturat, dikush duhet te jete aty qe te deshmoje, qe te thote fill e per pe, deri ne hollesite me te vogla, çfare ndodhte ne burgje, çfare ndodhte me torturat, me pushkatimet, me internimet, si thyheshin jetet njerezore, kockat e njerezve, te gjitha duhen thene. Kete e kane bere disa, e qe do te duhej te futeshin ne programet tona shkollore : me sa di une, Fatos Lubonja, si dhe Gezim Peshkepia (Jeruzalemi pati folur ca kohe me pare). Por nuk jane vetem keta te dy, jane qindra e mijera. E qe do te duhej t'i degjojme te gjithe. Per respekt, per detyre ndaj vetes. Nuk mund te rrish i pandjeshem ndaj viktimave te kauzave famekeqe naziste apo komuniste. Pavaresisht çdo lloj idealizmi, siç pellasin ca te tjere ketu. Idealizmi eshte nje fjale, ndersa jeta e dikujt eshte nje fryme.
Cfare eshte detyra e kujteses ?
Eshte nje detyre per te deshmuar dhe percjelle ne brezat e mepasshem gjithçka qe ka shkaterruar identitetin tone si njerez, si qenie njerezore. Kjo behet per dy arsye :
- per nderim ndaj viktimave (dmth koken nga pas)
- dhe per edukim te pasardhesve (dmth koken perpara).
Ndersa e para behet per te respektuar vete thelbin tend si njeri, e dyta behet ne forme mase mbrojtese, qe keto gjera te mos perseriten me. Me fjale te tjera, detyra e kujteses eshte higjienike (dmth pastrimi i shpirtit tone) dhe profilaktike (dmth parandalimi i kesaj semundje per me tej).
_______
Kur çifutet e pakte te shpetuar nga kampet u kthyen neper vende e tyre (shumica ne France), ata nuk flisnin, nuk deshmonin. Tmerri ishte teper i madh, e tejkalonte fjalen.
Por heshtja s'ishte e lidhur vetem me kete : kishte dhe nje arsye tjeter, perverse : askush nuk donte t'i degjonte. Viktimat, edhe te gjalle, edhe te vdekur, ishin bezdisese. Ata helmonin festen e fitores. Te gjithe donin te lodronin, lufta mbaroi, dhe askush s'ia hidhte syte viktimes menjane qe ishte kthyer ne memec.
Vone, shume vone, kane filluar te zgjidhen gjuhet e atyre pak te mbijetuareve.
________
Kur shqiptaret e Kosoves duan te deshmojne tmerret qe kane pesuar, edhe ketyre iu qepet goja nga serbet me pretekstin : te gjithe kemi vuajtur. Te gjithe ishim ne lufte. Cfare do te ndodhe me popullin shqiptar te Kosoves pas 80 vjetesh, kur te kene vdekur deshmitaret e tmerreve ? Kush do t'i kujtoje ata ? A do te jemi te sigurte se nuk do te ndodhe perseri ?
Perse te mbijetuarit çifute me ende ne krah numrat e tyre ne tatuazh brofen ne kembe kur pane ne TV trenat e mbushur me kosovare duke u shperngulur ? A nuk kishte nje perseritje ? A nuk kishte pamje qe atyre iu jane gdhendur perjete ?
Prandaj krimet duhet te kene fytyre, duhet t'i dime, t'i perfytyrojme, t'iu ikim shifrave. Te thuash se jane vrare 10 000 vete, kjo s'eshte asgje. Nuk na prek, eshte thjesht shifer. Por kur lexon deshmine e njerit prej ketyre dhjete mijeve, atehere kjo na prek ne mish, na rreqeth. Atehere krimi merr fytyre, e shohim duke u kryer, nderhyjme me mendjen tone per te mos u bere, lartesohemi pak si njerez, nxjerrim mesimet tona.
Nuk eshte kurre e teper qe viktima te shprehet, asnjehere. Te pakten askush ska te drejte morale t'i thote nje viktime : mjaft se na merzite. Sepse viktima nuk flet tani per vete, por flet per miqte e vet te derguar ne ate dynja, dhe ka ende frike mos perseritet. Ne fakt, viktima, me deshmine e saj, eshte thjesht duke na mbrojtur ne, qe nuk e kemi jetuar jeten e saj.

Piktura "Hurbinek e Henek" nga Alessandra Veccia

Post più popolari

KERKO DETYREN TENDE