Kush jam Unë ndaj amshueshmërisë? Kush jam Unë ndaj të kaluarës dhe ardhmërisë? A kam rast të di se kush jam Unë?
Ç’mund
të përgjigjeni? Absolutisht asgjë. Kurrgjë! Gati 99% të njerëzve nuk e
dinë se kush janë. Nuk e dinë Unin e vet. Ata 1% të njerëzve të cilët e
ditën Unin e tyre të vërtet arritën përndritjen përmes teknikës së
meditimit.
Kur njeriu për të parën herë shkeli në truallin e
Hënës, njerëzit e
zakonshëm menduan se më në fund pushtuan gjithësinë!
Komentatorët e radiove dhe TV-ve me ngazëllim brohoritnin se iu afruam
me tepër yjeve!...
Hëna është larg Tokës gjithsej 384.000 km,
ndërsa ylli më i afërt është Proxima Centauri, në largësi 4.27 vjet
drite, apo 400 bilion km! Në të vërtet ai yll na është para hundëve,
duke pasur parasysh gjerësinë e kozmosit. Konsiderohet se rrezja e
kozmosit, sa e njohim sot, është më e madhe me miliarda herë se sa
largësia që përmendëm ndaj yllit më të afërt.
Që të tregojmë se
cila është madhësia e kozmosit që e njohim deri në ditët e sotme,
sjellim këtë krahasim: xhylja e topit bashkëkohorë kalon një kilometër
në sekondë. Nëse xhylja e tillë do të udhëtonte në thellësitë e pafundme
të kozmosit, ajo do të duhej të udhëtonte pa ndërprerë, ditë e natë,
10.000 bilion vjet që të arrijë prej një skaji në skajin tjetër të
kozmosit. Kjo kohë është dy milion herë më e madhe se sa koha që kalon
prej fillit të Tokës dhe Diellit gjer më sot.
Kur të mendohet në
mundësin e jetës në gjithësi apo për vizitat e jashtëtokësorëve në Tokë,
përfshirë edhe mundësinë e dërgimit të radio sinjaleve, gjithmonë duhet
të mendohet në dimensionet e gjithësisë të cilat janë të pakuptueshme
për logjikën dhe matjet tona tokësore.
Nëse, për shembull,
civilizimet me intelekt të zhvilluar do të gjendeshin në largësinë prej
vetëm 1.000 vjet drite (viti i dritës është gjatësia e rrugës të cilën e
drita e kalon për një vit, ndërsa shpejtësia e dritës është 300.000
kilometra në sekondë), gjë që sipas vlerësimeve të shkencëtarëve është
gjasë shumë e vogël, atëherë deri te ata, xhylja e lartpërmendur do të
fluturonte “vetëm” 400 milion vjet. Anija kozmike e cila do të ishte
1.000 herë më e shpejtë se xhylja e topit, do të duhet të fluturonte
deri te fqinjët tanë më të afërt dhe të kthehet për rreth gjysmë milion
viti. Do të thotë se do të duhej të lansohej anija kozmike shumë më
herët se që është paraqitur paranjeriu i Neandertalit.
Shtrohet
pyetja: Kush mund të shkoj aq larg? Materia jo, natyrisht. Vetëm MENDJA
mund të fluturoj më shpejt se drita. Madje edhe ajo çka mendja
paramendon në gjithësi, s’mund të ndalet apo të pengohet! Pos faktit për
pengesat në vetë materien, shtrohet edhe një problem, e ai është KOHA
Kozmike!
Që të kuptoni se ç’është koha kozmike po bëjmë këtë
ilustrim. Supozojmë e Toka është e vjetër 4 deri 5 miliardë vjet dhe se
jeta mesatare e njeriut është 75 vjet. Atëherë Toka është e vjetër 60
milion jetëra të njeriut. Kjo është vjetërsia e planetit të Tokës, po ku
mbetet vjetërsia e galaktikës, metagalaktikave apo lashtësia e tërë
universit?
Të ndalemi për një kohë në këtë shembull: në Tokë
jeton një insekt i vogël i quajtur “Lule Uji”. Paramendoni se jetojmë sa
Lule Uji, e jeta e tij zgjat dy deri në tri orë! Ai insekt lind në një
ditë të bukur verore me diell rreth orës 19. Rritet, fluturon mbi moçal,
përfundon fluturimin e vet martesor duke lënë trashëgues dhe më në
fund, rreth orës 21, ngordh. Ai nuk kishte lidhje se dielli doli dikur
në lindje dhe që do të fshihet në perëndim. Insekti kurrsesi nuk di se
dje ishte ditë, mu si kjo e sotmja, dhe para së djeshmes qenë edhe shumë
ditë të tjera, madje shekuj të tërë, dhe se në sipërfaqen e tokës dikur
ecnin dinozaurët, brontozaurët dhe shumë e shumë zvarranikë gjigant.
Ndoshta kjo ndodhë edhe me ne, të robëruar në kohë, hapësirë dhe
materia.
Nëse në gjithësi ekzistojnë civilizime tjera, ato sigurisht jetojnë në fazën e tyre zhvilluese, siç pohojnë shkencëtarët.
Kthehuni pak rreth vetes dhe në vete, ndoshta aty fshihet përgjigja. Njihe veten - do ta njohësh tërë botën!
Ndërdija
dhe mbidija juaj janë detyrë e universit. Do të shihni e nuk ka asgjë
jashtë Jush e që nuk gjendet në veten Tuaj. Hapësirat e largëta dhe të
pakapshme gjenden në vetëdijen tuaj si pjesë përbërëse të saj. Nëse
gjenden qenie me intelekt në kozmos, atëherë, sigurisht që gjenden edhe
në Ju. Me teknikën e meditimit bini në kontakt me to, zbuloni botën e
tyre, mënyrën e jetesës së tyre. A duhet që vetëdija (lexo: qenia)
patjetër të jetë e përbërë nga materia? Jo, ajo është këtu në botën
materiale vetëm materie (lexo: trup). Trupi është “automjet” në këtë
botë materiale, ndërsa vetëdija është ajo e cila nuk vdes kurrë, sepse
është pjesë përbërëse e kozmosit (lexo: Zotit). Ne (vetëdija), vetëm
inkarnohemi prej jetës në jetë duke mësuar leksionet që i morëm nga i
Gjithëlarti - Atmani.
Për vetëdijen nuk ekziston koha (shembulli i
Lile Ujit), as hapësira, sepse ajo është pjesë përbërëse e të gjitha
këtyre. Ajo është gjithkund dhe e amshuar, thamë, pjesë integrale e çdo
gjëje. Ajo nuk duhet të jetë e robëruar në materie (trup), ajo mund të
ekzistojë edhe pa të, si vetëdije e pastër kozmike apo vetëdije e
universit. Por, mund të merr “automjetin” (trupin) e botës në të cilën
banon: për botën materiale - trup material, për botën frymore - trup
frymor, për botën astrale - trup astral, etj.
Shtrohet pyetja: A
ka jetë në diell, do të thotë intelekt? Po, ka, por trupat e tyre janë
të përbërë nga zjarri. Dhe automjetet e tilla për shpirtrat (vetëdijet),
mund normalisht të ekzistojnë në ato kushte që mbizotërojnë në diell.
Mjaft qesharake është që qeniet intelektuale të kërkohen në pafundësinë e
kozmosit në formën dhe përbërjen tonë: gjak, asht, mish, ujë...
Pyetemi: A do të mundej një qenie e këtillë të ekzistojë në diell apo në
ndonjë mes tjetër të kozmosit?!
Energjia e vetëdijes është
gjithkund rreth nesh dhe në ne. Sikur fije të qëndisura jetojnë në
pafundësi. Mirëpo, vetëdija ditore e shtynë atë që të njoh diç më tepër
për veten, e kjo njohje arrihet me meditim, me intensiv të ndriçimit. Ai
që kryen intensivin, arrin përndritjen, di çdo gjë për veten: kush
është, cilat janë detyrat e tij, cilat janë shtigjet e tij, cilat detyra
i janë dhëna në Tokë nga Zoti...
Ç’është ajo më e rëndësishmja, ai, Njeriu i Ri, di formën e vet fillestare të krijuar nga Zoti, vetëdijen e vet, Unin e vet...
www.sa-kra.ch
Etichette
HISTORI
PSIKOLOGJI
LETERSI SHQIPE
SHKENCA POLITIKE
BIOLOGJI
QYTETARI
SOCIOLOGJI
DREJTESI
ESE ARGUMENTUESE
JURIDIK
PEDAGOGJI
GJEOGRAFI
EDUKATE SHOQERORE
DIDAKTIKE
BAZAT E FINANCES
SHKRIM AKADEMIK
FINANC BANK
LETERSI BOTRORE
GJUHE SHQIPE
MATEMATIKE
HISTORI SHQIPRIE
SHKENCA JURIDIKE
ANALIZE VEPRASH
EDUKIM
FIZIKE
PSIKOLOGJI EDUKIMI
ESE UNIVERSITETI
POEZI
MENAXHIM FINANCIAR
MJEKESI
KIMI
PARAPSIKOLOGJIA
EKONOMI
INFORMATIKA
ESE LETRARE
MENAXHIM BIZNESI
NJOHURI PER MEDIANIAN
TRASHGIMI KULTURORE
Anatomi
ESE FILOZOFIKE
GAZETARI
INFERMJERI
MENAXHIM TURIZEM
SHKENC TOKE
E DREJTA NDERKOMBETARE PUBLIKE
HISTORI BOTRORE
POLITIKAT E SIGURIS KOMBETARE
E DREJTA E PRONES
Histori e Mendimit Politik
ALL POST
AUDITIM BANKAR
BAZAT E DEMOKRACISE DHE TE DREJTAT E NJERIUT
ESE SHKENCORE
FILOZOFI
HISTORI ARTI
HISTORI E EKONOMIS SHQIPTARE
LETERSI
MENAXHIM NDERTIMI
MIKROEKONOMI
POEMA
PSIKOLOGJI REHABILITIMI
BJOLOGJI
EDREJTA E MJEDISIT
FJALE TE URTA
LEKSIONE AUDITIM
MARDHENIA ME PUBLIKUN
MASTER SHKENCOR
Marrëdhënie Ndërkombëtare
PSIKOLOGJI KESHILLIMI
PSIKOLOGJI SHKOLLE
SINTAKS
TEORI E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE
ANGLISHT
EDUKIM MUZIKORE
ESE ANGLISHT
ESE INFORMUESE
GJUHE
INFERMIERI
KERKIM SHKENCOR
METODAT E EDUKIMIT EMPIRIK
METODIKE ARITMETIKE
PSIKOLOGJI ZHVILLIMI
TEKNOLOGJI INFORMACIONI
TRASHGIMI KULTURORE EUROPIANE
APLIKIM KOMPJUTERIK
BUJQESI
ESE HISTORIKE
ETIKA E TE USHQYERIT
GUIDE TURISTIKE
HIGJENE
HYRJE NE PSIKOLOGJI
INFORMATIK
ISMAIL KADARE
LETERSI PER FEMIJE
MENAXHIM KLASE
MESIMDHENIE
ORGANET E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE
PSIKOTERAPI
SOCIOLOGJI EDUKIMI
pyetjet e Licences
ANALIZE sHARL BODLER
Dituri natyre
E DREJTA KUSHTETUESA
EDUKIM FIZIK
EDUKIM PER KARRIER
KSHILLA SHTATZANIE
LIBRA LEXO-SHKARIKO
LOGJIKE
MATURA SHTETERORE
MBROJTJE DOKTORRATURE
MIGJENI
MUZIKE
POLITIK ARSIMORE
POLITIKA NE BE
PSIKOLOGJI E ZBATUAR NE MESIMDHENIE
RECENSION
TEME DIPLOME
hist
Post più popolari
-
ESE: Atdheu Im Atdhe, nje fjale qe menjehere te sjell ndermend vendlindjen tone te bukur. Per ne shqiptaret atdheu eshte shume i rende...
-
Ese letrare : Deshira ime Deshira ime . . Siç dihet çdo njeri ka dëshira. Një prej tyre jam edhe unë. Por kur bëhet fjalë vetëm për ...
-
Kafshet ne rrezik zhdukje neShqiperi Kafshët e rralla në vendin tonë prej disa vitesh janë rrezikuar të pakësohen si pasojë e dë...
-
“ I HUAJI ROMAN I MASËS APO I LEXUESIT TË SPECIALIZUAR” Hyrje Çfarë ndikimi ka tek ne si qenie njerezore ky roman?Albert Kamy...
-
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL ANALIZE LETRARE: KENGET E MILOSAOS - JERONIM DE RADA [ANALIZE LETRARE] KËNGA XX Poemat epiko...
-
Grupi i shtatëmbëdhjetë i elementeve kimike Ky grup përbehet nga këto elemente : Fluori Klori Bromi Jodi ...
-
Ç’fare eshte Organizimi i Komunitetit? Qëllimi kryesor i organizimit në komunitet, është të ndihmojë njerëzit të identifikojnë ne...
-
MBIERMRI Mbiemër quhet ajo pjesë e ndryshueshme e ligjeratës që emërton një tipa, cilësi të një frymori a të një sen...
-
Tema: Gjakmarrja Nje pellumb I bardhe fluturon ne qiellin me ngjyren e syve te sapo-qare, te vuajtur deri ne skuqje. Pershkon hapesir...