Whatsapp


Etichette

HISTORI PSIKOLOGJI LETERSI SHQIPE SHKENCA POLITIKE BIOLOGJI QYTETARI SOCIOLOGJI DREJTESI ESE ARGUMENTUESE JURIDIK PEDAGOGJI GJEOGRAFI EDUKATE SHOQERORE DIDAKTIKE BAZAT E FINANCES SHKRIM AKADEMIK FINANC BANK LETERSI BOTRORE GJUHE SHQIPE MATEMATIKE HISTORI SHQIPRIE SHKENCA JURIDIKE ANALIZE VEPRASH EDUKIM FIZIKE PSIKOLOGJI EDUKIMI ESE UNIVERSITETI POEZI MENAXHIM FINANCIAR MJEKESI KIMI PARAPSIKOLOGJIA EKONOMI INFORMATIKA ESE LETRARE MENAXHIM BIZNESI NJOHURI PER MEDIANIAN TRASHGIMI KULTURORE Anatomi ESE FILOZOFIKE GAZETARI INFERMJERI MENAXHIM TURIZEM SHKENC TOKE E DREJTA NDERKOMBETARE PUBLIKE HISTORI BOTRORE POLITIKAT E SIGURIS KOMBETARE E DREJTA E PRONES Histori e Mendimit Politik ALL POST AUDITIM BANKAR BAZAT E DEMOKRACISE DHE TE DREJTAT E NJERIUT ESE SHKENCORE FILOZOFI HISTORI ARTI HISTORI E EKONOMIS SHQIPTARE LETERSI MENAXHIM NDERTIMI MIKROEKONOMI POEMA PSIKOLOGJI REHABILITIMI BJOLOGJI EDREJTA E MJEDISIT FJALE TE URTA LEKSIONE AUDITIM MARDHENIA ME PUBLIKUN MASTER SHKENCOR Marrëdhënie Ndërkombëtare PSIKOLOGJI KESHILLIMI PSIKOLOGJI SHKOLLE SINTAKS TEORI E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE ANGLISHT EDUKIM MUZIKORE ESE ANGLISHT ESE INFORMUESE GJUHE INFERMIERI KERKIM SHKENCOR METODAT E EDUKIMIT EMPIRIK METODIKE ARITMETIKE PSIKOLOGJI ZHVILLIMI TEKNOLOGJI INFORMACIONI TRASHGIMI KULTURORE EUROPIANE APLIKIM KOMPJUTERIK BUJQESI ESE HISTORIKE ETIKA E TE USHQYERIT GUIDE TURISTIKE HIGJENE HYRJE NE PSIKOLOGJI INFORMATIK ISMAIL KADARE LETERSI PER FEMIJE MENAXHIM KLASE MESIMDHENIE ORGANET E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE PSIKOTERAPI SOCIOLOGJI EDUKIMI pyetjet e Licences ANALIZE sHARL BODLER Dituri natyre E DREJTA KUSHTETUESA EDUKIM FIZIK EDUKIM PER KARRIER KSHILLA SHTATZANIE LIBRA LEXO-SHKARIKO LOGJIKE MATURA SHTETERORE MBROJTJE DOKTORRATURE MIGJENI MUZIKE POLITIK ARSIMORE POLITIKA NE BE PSIKOLOGJI E ZBATUAR NE MESIMDHENIE RECENSION TEME DIPLOME hist

Prezantimi Rastit - Studim Rasti - Pedagogji


FAKULTETI I EDUKIMITDEGA: EPF

KURSI:PEDAGOGJI II
Tema :Studim rasti
DETYRE  KURSI
Në shkollat tona ndeshemi cdo ditë e më tepër me raste të fëmijëve që janë me autizëm.
Shkollat tona i kanë pranuar këto fëmijë me këtë problem pasi ka mësues të cilët kujdesen në mënyrë të vecantë për këta fëmijë por ka ende nga ato mësues të cilët i lënë nxënësit atje në qoshe të klasë, në bankat e fundit dhe kujtohen për ta
vetëm në raste kur mund të ken provime. Se gjatë orës së mësimit ata nuk kuptohen janë apo jo në klasë.

Unë kam shkuar në një nga shkollat 9-vjecare të qytetit bregdetarë të Durrësit për te studjuar nje femije. Është një shkollë në të cilën nuk ka shumë nxënës me aftësi të kufizuar, të tillë nxënës janë të rrallë. Në klasën ku unë kam shkuar për te bëre vezhgimin ishte rasti i një vajze me autizëm.
E cilësoj si fëmijë me autizëm duke u nisur nga karakteristikat që ka kjo kategori fëmijësh, kanë vështirësi përshtatje me grupin shoqëror, kanë vështirësi komunikimi, vështirësi në integrimin me grupin e shokëve, kanë vështirësi në imagjinatë, nuk përshtaten me lojrat e moshës së tyre etj. gjë që nga pamja e tyre e jashtme nuk dallohet janë si gjithë të tjerët.
Këto karakteristika kishte vajza qe quhej Blerta
Blerta  ishte një nga fëmijët më të urtë të klasës dhe në fillim kur unë hyra në këtë klasë më bëri shumë përshtypje dhe mendova se mos ishte e turpshme apo ishte mësuesja ajo që nuk e inkurajonte atë, por jo ishte e kundërta.Në një bisedë që bëra me mësuesen ajo më shpjegojë gjithcka me detaje: “Është vajzë e urtë, rri gjithnjë e vecuar nga shokët, sa herë që e pyes qoftë dhe për gjërat më elementare për shembull Çfarë bëre sot? ajo nuk përgjigjet ose do të flasë duke belbëzuar. Kur un i afrohesha dhe e pyesja ajo nk me përgjigjej dhe shfaqte po te njëjtin  tip si më shpjegoj dhe zysha e saj.
Në pamje te parë ajo te jepte përshtypjen si një njeri normal,si gjithë vajzat e asaj moshe,e urt,por qe i afrohej vetëm vellait te saj.Për mua ishte hera e parë te ndodheja pran një njeriu me aftesi te kufizuara e quaj kshu se në te vertet autizmi futet disi ne aftësit e kufizuara.Pra nga ato që shpjegova dhe me lart autizmi bën këshu pjes në aftësit e kufizuara.
Përderisa ajo është e vecuar nga grupi i shokëve të klasës natyrisht nuk mëson por dhe shokët e shoqet e klasës nuk e afrojnë e distancojnë, shoku i vetëm që ka në shkollë është i vëllai i saj edhe në pushim të gjatë qëndrojnë gjithnjë bashkë.

Mësuesja është ajo që e inkurajon më tepër atë e ka ulur në bankë të parë dhe asnjëherë nuk harron ta aktivizojë gjatëvorës së mësimit, në momentin që mësuesja e pyet ajo skuqet dhe nuk do të flaës e ka të vështirë të komunikojë dhe dy fjalë që thotë thotë më vështirësi.
Blerta e kishte të vështirë të bënte qoftë dhe një figurë gjeometrike nuk ka arrinte të kuptonte se ku duhej të fillonte njëra vijë e trupit gjeometrik dhe ku mbaronte, aq të vështirë e kishte.
Pas disa dite studimi që bera në këtë shkollë bëra një bisedë me vetë vajzën në pushimin e madh, unë e pyesja dhe ajo nuk kishte dëshirë të fliste përgjigjeshin shokë e klasës ne vend të saj. Kur unë e pyeta “Pse nuk del në pushim” ajo “tha se nuk kishte ardh vëllai sot në shkollë se është sëmurë”-Kush merret me ty në shtëpi për të bërë mësimet” befas fytyrën ia mbuloi trishtimi dhe tha –“Asnjë nuk merret babi nuk vjen asnjëherë në shtëpi dhe ato pak herë që vjen, vjen dehur kurse mami është në punë dhe nuk ka kohë të merret me mua”
Mendova se ky mund të ishte shkaku kryesor që vajza qëndronte gjithmonë e distancuar nga grupi shoqëror.
Në një bisedë tjetër që pata me shokët e klasës ata më thanë “Ne nuk shoqërohemi me të sepse ajo nuk mëson dhe nuk bën flet me ne dhe kur e pyesim në për ndonjë gjë ajo nuk flet. Në fillim kur erdhi në klasën tonë prindërit tanë u ankuan tek mësuesja që ajo të mos qëndronte këtu por të shkontë në një shkollë tjetër por mësuesja nuk pranoi ajo është i vetmi person që merret me të jo se është e detyruar por do që dhe ajo të bëhet si ne. ndoshta dhe në shtëpi nuk para flet. E vecanta është se ne të gjithë kemi dëshirë te luajmë apo të dalim në orën e fiskulturës vetëm ajo nuk ka qef të luaj ose shpesh thotë që nuk di ta luaj këtë apo atë lojë, ne nuk e kuptojmë pse ajo nuk është si ne, sepse në pamjen e jashtme ajo nuk ndryshon fare nga ne.”
Shokët e saj cuditeshin me të por meqë mësuesja e aktivizonte shpesh gjatë orës së mësimit kishte ratse që nxënësit e afronin nuk e ditanconin si gjithmonë. 
Nga kjo kuptojmë se duhet të jemi ne mësuesit ata që duhet ti afrojmë, ti integriojmë ato në grupin tonë shoqëror sepse duke i ditancuar të gith ne këtë kategori atëhërë kush do merret me ta. Vetëm institucionet përkatëse? Jo,sepse kështu ata ngelin gjithmonë ashtu si janë nuk ndryshojn sepse do të qëndrojnë gjatë gjithë kohës me njerëz si vetë ato. 


Mësuesit e shkollave si 9-vjecare ashtu dhe shkollave të mesme janë ata që kanë peshën më të madhe ndaj këtyre fëmijëve. Sepse gjthcka fillon nga shkolla, dhe gjithcka që bëhët në të duhet të jetë në dobi të të gjithë kategorive të fënijëve që bëjnë pjesë në shkollë.
Një apael për të gjithë anëtarët e shoqërisë sonë si për njerëzit e thjeshtë ashtu dhe pë rata që janë njerëz me pushte : “Duhet të kthejmë sytë nga kjo kategori njerëzizsh sepse ata janë ata persona që kanë më tepër nevojë sesa kushdo tjetër për mbështetjen dhe përkrahjen tonë. Sado e vogël qoftë ndihma jonë për ta do jetë shumë, dhe duke kontribuar të gjithë me ndihmën tonë ndaj këtyre personave kjo ndihmë do të bëhet shumë e madhe”

Per cdo Detyre Klikoni ne faqen kryesore Home

Post più popolari

KERKO DETYREN TENDE