NOSTRADAMUS (1503-1566)
"Nostradamus" është emri i latinizuar i
Michel de Nostredame, doktor dhe astrolog francez që jetoi nga 1503 deri
1566 dhe që u bë një nga profetët më të mëdhenj që ka njohur bota.
Nostradamus lindi në St. Remy në Francë në 13 dhjetor 1503 nga prindër
të pasur.
Thuhet se të dy gjyshërit e tij kanë qenë parashikues,
ndonëse jo aq sa do të bëhej nipi i tyre. Gjyshërit e Nostradamusit
kishin parashikuar
ngjarje nëpërmjet vizioneve që kishin patur. Të dy
ishin astrologë të mirë dhe pikërisht prej tyre Nostradamus mësoi
astrologji.
Në moshën 21 vjeç, Nostradamus filloi studimet në
mjekësi, në universitetin Montpelier, në Francën jugore. Ishte student i
mirë dhe punonte shumë, por iu desh t'i ndërpriste studimet dy vjet më
vonë për shkak të Murtajës së Zezë që vrau njerëz të panumërt në Francë
dhe në Evropë.
Nostradamus la studimet dhe filloi të kurojë
njerëzit e prekur nga epidemia. Me këtë ai fitoi respekt të madh në
rrethet mjekësore dhe kudo. Nostradamus u bë një katolik i zjarrtë.
Prandaj,
kur Nostradamus hapi një klinikë në qytetin francez të Agen në 1529,
pasi ishte kthyer në universitet për të plotësuar studimet e tij
mjekësore, të gjithë menduan se ai sapo kishte nisur një karrierë të
gjatë dhe brilante mjekësore.
Por nuk qe e thënë të ndodhte
kështu sepse, shumë shpejt, Nostradamus e braktisi praktikën mjekësore,
ndoshta për shkak të vdekjes së papritur të gruas dhe dy fëmijëve të
tij, vdekje për të cilat Nostradamus dënonte veten sepse besonte se nuk u
kishte kushtuar shumë vëmendje.
Ai brodhi nëpër Evropë për
dhjetë vjet duke shkuar nga njëri qytet në tjetrin. Për të mbajtur
veten, merrej nga pak me mjekësi, ndonëse preferonte ta kalonte pjesën
më të madhe të kohës me astrologë dhe filozofë.
Në 1555,
Nostradamus shkroi librin e tij të famshëm të profecive të quajtur
"Shekujt" ku ai përshkruan profecitë e tij në formën e citimeve me rimë.
Në këto profeci, ai përdori shumë anagrama, alegorira, kalambura, fraza
me kuptime sekrete dhe zhargon shkencor për të fshehur kuptimet e
profecive. Pse e bëri këtë, akoma nuk është e qartë, por shumë besojnë
se arsyeja ishte të mbronte veten nga autoritetet kishtare të atyre
viteve.
Profecitë e vërtetuara të Nostradamusit
1. Gjatë
bredhjeve të tij nëpër Europë, Nostradamus takoi në Itali një prift të
ri franciskan me emrin Feliçe Përetti. Për habinë e kalimtarëve dhe të
vet priftit, Nostradamus u gjunjëzua papritur përpara tij duke i thënë,
"Hirësia Juaj" duke shtuar se ky prift i ri do të bëhej Papë. Asnjëri
nuk e besoi, por prifti i ri u bë Papë (Papa Sikstus V) në 1585 - 50
vjet pas bërjes së parashikimit dhe 19 vjet pasi Nostradamusi vet kishte
vdekur.
2. Nostradamus ka parashikuar me emër lindjen dhe bërjen
të famshëm të Lui Pastër, kimist dhe bakteriologjist francez me famë
(1822-1895). Ky parashikim është bërë 200 vjet më parë se të lindte Lui
Pastër.
3. Nostradamus ka parashikuar me saktësi lindjen e
prindërve të Hitlerit, hipjen e Hitlerit në fuqi, rënien e tij dhe
pasigurinë lidhur me fatin e tij. Nostradamus ia thoshte emrin Hister.
4.
Ka parashikuar me saktësi zjarrin e madh që i ra Londrës në 1666 dhe
faktin që do të digjeshin shumë kisha. Gjeti edhe ngjarjen edhe datën me
saktësi.
5. Parashikimi i Nostradamusit se mbreti Henri II i
Francës do të dëmtohej padashje në sy dhe në një pjesë të trupit
njëkohësisht dhe se ai do të vdiste më vonë për shkak të plagëve doli i
vërtetë në 1559. Atë vit, mbreti i ri francez u plagos aksidentalisht në
sy dhe në fyt, plagë nga të cilat ai vdiq më vonë.
6.
Nostradamus parashikoi me saktësi lindjen e Napoleonit dhe hipjen e tij
në fuqi në Francë. Ai parashikoi gjithashtu pamëshirëshmërinë e tij si
politikan, ngjadhnjimet e tij ushtarake dhe frikën që do t'u shtinte ai
Italisë, Spanjës, Anglisë dhe gjithë Evropës, internimin e tij,
arratisjen dhe mposhtjen e tij në betejën e Vaterlosë (1815). Ai
parashikoi gjithashtu vdekjen e Napoleonit në ishullin e Shën Helenës
dhe madje edhe faktin se do t'i mbante flokët të prera shkurt. Profeti i
madh përmendi dhe emrin e tij, Napoleon.
7. Profeti i madh
parashikoi abdikimin, në 1936, të mbretit Eduard VIII të Britanisë për
t'u martuar me gruan që dashuronte dhe hipjen pa dëshirë në fron të
vëllait të tij që u bë mbreti Xhorxh VI.
8. Nostradamus
parashikoi me emër diktatorin spanjoll Franko si edhe refuzimin që do
t'i bënte ai në 1941, në një mbledhje të anëtarëve të boshtit, për t'i
dhënë Gjermanisë dalje në Rivierë nëpërmjet Spanjës.
9.
Nostradamus parashikoi madje edhe vdekjen e tij. Kur një natë më 1
korrik 1566, një nxënës i tij, i quajtur Shavinjy, i tha natën e mirë,
Nostradamus iu përgjigj me emfazë, "Nesër, kur të lindë dielli, unë nuk
do të jem këtu". Të nesërmen në mëngjes ai u gjet i vdekur. Ai u varros
vertikalisht sepse ai nuk donte që dikush të ecte mbi trupin e tij. Pas
134 vjetësh, varri i tij në kishën e Shën Marthës në Salon, u hap për
t'u varrosur në një vend tjetër. Punëtorët gjetën së bashku me kockat
edhe një pllakë metalike ku ishte gërvishtur data "1700", pikërisht viti
që atij i hapën varrin. Ai e kishte parashikuar edhe këtë gjë.
EDGAR CAYCE (1877-1945)
Edgar
Cayce ishte padyshim shëruesi psikik dhe fallxhori më i famshëm që ka
njohur shekulli XX deri më sot. Edgar Cayce ka lindur më 18 mars 1877,
në një fermë të vogël pranë Hopkinsville, në Kentaki, ShBA. Ishte një
djalë i qetë dhe fetar. Rezultatet e tij në shkollë ishin nën mesatare.
Gjatë
jetës së tij si shërues psiqik, Edgar Cayce diagnostikoi dhe sugjeroi
me sukses kurime efektive për gati 15.000 njerëz të sëmurë, për shumicën
e të cilëve, mjekët e tyre kishin hequr shpresat. Edgar Cayce zakonisht
punonte falas. Kur diagnostikonte dhe sugjeronte kurën, ai ishte në
gjendje ekstaze. Diagnozat dhe kurimet e tij ishin kaq të suksesshme sa
që fama e tij u përhap në të gjithë Amerikën e Veriut dhe në Evropë.
Mijëra vetë i shkonin në shtëpi për ndihmë, ndonëse shumë të tjerëve ai u
dërgonte diagnozën dhe kurën me postë.
Edgar Cayce nuk ishte
vetëm një shëronjës me famë. Ai u bë edhe një profet i mirënjohur. Shumë
prej parashikimeve të tij janë vërtetuar dhe disa presin të vërtetohen.
Të gjitha parashikimet e tij, Edgar Cayce i bëri në çaste ekstaze dhe,
për fatin tonë të mirë, ai i shënoi të gjitha.
Profecitë e vërtetuara të Edgar Cayce
1. Ka parashikuar me saktësi fillimet dhe fundet e të dy luftave botërore.
2.
Ai profetizoi me saktësi zbulimin e Pergameneve të Detit të Vdekur.
(Pergamenet e Detit të Vdekur janë një grumbull dorëshkrimesh në gjuhët
hebraishte dhe aramaike, të cilat u zbuluan në disa shpella pranë Detit
të Vdekur, një liqen që shtrihet midis Izraelit dhe Jordanisë, midis
viteve 1947 dhe 1956. Shumë ekspertë besojnë se Pergamenet e Detit të
Vdekur janë shkruar diku midis viteve 100 p.e.r dhe 68 pas erës së re
dhe përmbajnë dëshmira të rëndësishme biblike).
3. Ka parashikuar
me saktësi kolapsin e bursës në Amerikë në 1929. Në 1929, bursa në SHBA
kishte vite që lulëzonte dhe dukej se ky lulëzim do të vazhdonte. Në
prill të atij viti, një aksioner i suksesshëm vajti te Cayce për ta
pyetur për të ardhmen e bursës. Pasi hyri në ekstazë, Cayce parashikoi
një rënie të bursës brenda disa muajve dhe e nxiti aksionerin që t'i
shiste të gjitha aksionet e tij. Aksioneri nuk i shiti aksionet e tij se
nuk besoi që kjo do të ndodhte. Sidoqoftë, pas gjashtë muajve ndodhi
kolapsi i bursës, i ashtuquajtur "e Premtja e Zezë". Aksioneri që nuk
dëgjoi këshillën e Cayce falimentoi.
4. Ka parashikuar me saktësi
vdekjen e Presidentit amerikan, Franklin Ruzvelt. Ka parashikuar
gjithashtu me saktësi vrasjen e Kenedit.
5. Ka parashikuar me saktësi krijimin e shtetit të Izraelit dhe pavarësinë politike të Indisë.
6.
Ka parashikuar me saktësi shpikjen e lazerit, ardhjen e një dallge të
madhe baticore në ishujt Filipine në 1926 dhe një tërmet në Kaliforni.
LOUIS HAMON (1866-1936)
Lindur
në Irlandë në 1866 nga një baba anglez dhe nënë franceze, Louis Hamon
ka qenë një "fallxhor" britanik, aftësia e shënuar e të cilit për të
parashikuar ngjarjet e ardhshme me saktësi, i dhanë atij famë në të
gjithë Evropën dhe Amerikën e Veriut gjatë pjesës së dytë të shekullit
XIX dhe fillimit të shekullit XX.
Hamon njihte palmistrinë
(shikimi i fatit në dorë), astrologjinë dhe numerologjinë për t'u bërë
parashikime mijëra njerëzve, duke përfshirë edhe ata të oborreve
mbretërore. Nga klientët e tij mbretëror mund të përmendim mbretin
Leopold II i Belgjikës, mbretin Humbert I i Italisë, mbretin Eduard VII
të Britanisë dhe car Nikola II i Rusisë. Hamon i dha vetes titullin Kont
dhe udhëtoi shumë nëpër botë.
Fallin ia mësoi e ëma, e cila i
mësoi gjithashtu edhe bazat e astrologjisë. Më pas, Hamon vajti në Indi
për të mësuar palmistrinë nga disa fise Hindu guru.
I gjatë dhe i
pashëm, Hamon pati shumë probleme me burrat xhelozë të disa prej
klienteve të tij. Ai vdiq në shtëpinë e tij në Hollivud në 1936.
Profecitë e vërtetuara të Hamon
1.
Hamon parashikoi me saktësi se politikani konservator britanik, Artur
Xheims Balfur, do të bëhej kryeministër i Britanisë. Ai u bë nga 1902
deri 1905.
2. Luis Hamon parashikoi me saktësi shkatërrimin e
nacionalistit irlandez Çarls Stjuart Parnel për shkak të një romance
dashurie. Kështu ndodhi me ekzaktësi.
3. Në 1900, shahu i
atëhershëm i Iranit e shpërbleu Hamonin për shkak se ky i fundit i
shpëtoi jetën. Hamon i kishte thënë të kishte kujdes se donin ta vrisnin
dhe Shahu shpëtoi se mori masat e duhura.
4. Hamon i parashikoi
me saktësi dramaturgut Oskar Uajld se ky i fundit do të shkatërrohej
shoqërisht dhe profesionalisht në qoftë se nuk hiqte dorë nga një aspekt
i papranueshëm i jetës së tij. Duket se Oskar Uajld nuk e mori parasysh
këtë këshillë, sepse shtatë vjet më vonë Uajld u dënua dhe u burgos për
homoseksualizëm.
5. Në qershor 1911, Hamon paralajmëroi autorin
anglez Uilliam Stead se do të vdiste në qoftë se do të udhëtonte me ujë
brenda vitit që vinte. Stead nuk ia vuri veshin dhe u mbyt më 14 prill
1912 së bashku me Titanikun.
6. Hamon parashikoi me saktësi se
Presidenti Amerikan Grover Cleveland nuk do të zgjidhej për të tretën
herë siç mendonte vet Presidenti.
7. Në 1894, Hamon profetizoi me
saktësi se Lord Horacio Kitchener i Britanisë do të arrinte kulmin e
karierës së tij në 1914, por e paralajmëroi që të mos i hipte asnjë
anijeje kur të mbushte 66 vjeç. Lord Kitchener u bë Sekretar i Luftës në
1914, por ai u mbyt në moshën 66 vjeç kur, duke injoruar parashikimin e
Hamonit, hipi në një anije lufte britanike e cila ndeshi në një minë
gjermane.
8. Në 1904, ndërsa ishte në Rusi me ftesë të Car
Nikollës II, Hamon takoi profetin dhe hipnotizuesin autodidakt, Grigori
Rasputin, i cili e kishte inat miqësinë e Hamonit me Carin. Hamoni
parashikoi me saktësi se Rasputini do të vritej nga anëtarë të
aristokracisë ruse. Vrasja e Rasputinit ndodhi 11 vjet më vonë ashtu siç
e kishte përshkruar Hamon.
9. Louis Hamon parashikoi me saktësi rënien e Car Nikollës II, familjes së tij dhe fisnikërisë ruse.
ZHAN DIKSON
Zhan
Dikson, astrologia e famshme amerikane ka lindur më 1918 nga prindër që
kishin emigruar në Amerikë nga Gjermania. Në Kaliforni, një fallxhore
cigane i tha Zhanit se ajo dispononte fuqi psikike.
Zhan është
një katolike e zjarrtë dhe beson se fuqitë e saj psikike janë një
dhuratë nga Zoti. Zhan Dikson ka bërë shumë parashikime, shumë nga të
cilat janë realizuar (ndonëse shumë të tjera nuk janë realizuar).
Parashikimet e realizuara të Zhan Dikson
1.
Ajo parashikoi me saktësi jo vetëm zgjedhjen e Kenedit si President i
SHBA, por edhe vrasjen e tij. Thuhet se ajo është përpjekur disa herë
për të paralajmëruar Presidentin për vrasjen.
2. Zhan Dikson ka
parashikuar me saktësi vrasjen e udhëheqësit të të drejtave civile
amerikane Martin Luter King dhe të udhëheqësit indian, Mahatma Gandi, si
edhe vrasjen e senatorit amerikan Robert Kenedi.
3. Ajo
parashikoi me saktësi datat kur do të vdisnin Sekretari i Përgjithshëm i
OKB Dag Hamarskjold dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Foster
Dulles.
URSULA SOUTHIEL (1488-1561)
Një pjesë e mirë e
jetës së Ursula Southiel, njohur më mirë me emrin "Nëna Shipton", është e
mbuluar nga misteri. Legjenda thotë se ka shumë gjëra të pazakonshme në
zënien dhe lindjen e saj. Lindur në korrik 1488, thuhej se kishte qenë
jashtëzakonisht e shëmtuar. Në shkollë kishte qenë e shkëlqyer, por
pamja e shëmtuar dhe talljet dhe fyerjet e shokëve bënë që ajo ta
braktisë shkollën.
Pasi u martua me një marangoz të quajtur Tobia
Shipton, ajo u vendos në Skipton pranë Jorkut. Shumë shpejt ajo do të
bëhej e famshme me parashikimet e saja që përmbusheshin me një saktësi
të çuditshme.
Parashikimet e realizuara të Ursula Southiel
1. Ajo parashikoi me saktësi pushtimin në 1513, të Francës nga Mbreti Henri VIII i Anglisë.
2. Ursula parashikoi me saktësi zjarrin e madh të Londrës në 1666 dhe shkatërrimet e mëdha që shkaktoi.
3.
Nëna Shipton parashikoi me saktësi rënien e Kardinalit të fuqishëm
Tomas Volsey, shok i ngushtë i Mbretit Henri VIII. Ajo parashikoi me
saktësi edhe dështimin e planeve të Kardinalit për t'u arratisur për në
qytetin e Jorkut. Volsi u arrestua gjatë rrugës për në Jork.
4. Ajo profetizoi me saktësi thyerjen nga britanikët të Armatës spanjolle.
HOMER LEA (1876-1912)
Lindur
në Cripple Creek, Kolorado, SHBA, Homer Lea vuajti qysh foshnjë prej
një defekti në shtyllën kurrizore që në moshën 12 vjeç e bëri të ishte
një kurrizo. Megjithëse ishte kurrizo dhe vetëm një metër e gjysëm i
gjatë, Homer ëndërronte të shkonte ushtar. Përpjekjet e shqetësuara të
të jatit për t'ia ftohur idenë e karrierës ushtarake dështuan.
Ndërsa
studionte në një kolegj, Homer mësoi gjuhën kineze nga një guzhinier
kinez që ai njohu atje. Homer iu vu studimeve të strategjisë ushtarake
për të cilën kishte prirje të mëdha. Më vonë, ndërsa studionte në
Universitetin Stanford, Homer u përfshi në një organizatë kineze që po
komplotonte rrëzimin e qeverisë së atëhershme kineze me mjete ushtarake.
Kaq shumë u përfshi në politikën kineze sa që ai më vonë u bashkua me
lëvizjen e Dr. Sun Jat Senit, qëllimi i të cilit ishte të "çlironte
Kinën ushtarakisht".
Homer u bë mik me Sun Jat Senin dhe ky i
fundit e zgjodhi atë Shef të Shtabit. Homer e ndoqi Sun Jat Senin dhe
revolucionarët e tij deri në Kinë ku aktiviteti i tij ushtarak çoi në
rrezikun real të arrestimit dhe ekzekutimit të tij. I ndjekur nga
autoritetet kineze, Homer ia mbathi për në Amerikë në 1901 ku vazhdoi të
mbështeste revolucionarët kinezë dhe nisi të shkruajë librin e tij të
parë.
Në librin e tij të quajtur "Vlera e Injorancës", ai bëri parashikimet e mëposhtme, të cilat dolën që të gjitha:
1. SHBA dhe Japonia do të bëjnë luftë me njëra-tjetrën.
2.
Në atë luftë, Japonia do të sulmonte fillimisht Filipinet dhe pastaj do
të bënte një sulm të befasishëm mbi Havai duke i shkaktuar flotave
amerikane humbje shumë të mëdha. Të gjithë e dinë se ç'dëme kolosale i
solli amerikanëve sulmi djallëzor i japonezëve mbi Përl Harbër vite më
vonë.
3. Gjermania do ta humbiste Luftën I Botërore.
Homer
Lea shkroi më vonë një libër të dytë profetik të cilin e quajti "Dita e
Saksonit". Në këtë libër ai parashikoi me saktësi rënien e perandorisë
britanike.
Në librin e tij "Vërshimi i Sllavëve" (që ai kishte
planifikuar ta botonte shumë më përpara se të vdiste më 1 nëntor 1912)
Homer bëri këto parashikime:
1. SHBA dhe Anglia do të përballen me rrezikun e fuqisë ushtarake ruse.
2.
Rusia do të pushtojnë Afganistanin dhe do të shtyhen më në jug drejt
Indisë dhe Persisë (Iranit). Homer Lea besonte se interesave të SHBA-së i
shërbehej më mirë nëse forca e saj ushtarake do të ishte e madhe.
Fjalët e tij të fundit përpara se të vdiste ishin: "Mbroni Amerikën!".
http://universexplorer.forumativo.com/t179-parashikuesit-me-te-medhenj-ne-bote
Etichette
HISTORI
PSIKOLOGJI
LETERSI SHQIPE
SHKENCA POLITIKE
BIOLOGJI
QYTETARI
SOCIOLOGJI
DREJTESI
ESE ARGUMENTUESE
JURIDIK
PEDAGOGJI
GJEOGRAFI
EDUKATE SHOQERORE
DIDAKTIKE
BAZAT E FINANCES
SHKRIM AKADEMIK
FINANC BANK
LETERSI BOTRORE
GJUHE SHQIPE
MATEMATIKE
HISTORI SHQIPRIE
SHKENCA JURIDIKE
ANALIZE VEPRASH
EDUKIM
FIZIKE
PSIKOLOGJI EDUKIMI
ESE UNIVERSITETI
POEZI
MENAXHIM FINANCIAR
MJEKESI
KIMI
PARAPSIKOLOGJIA
EKONOMI
INFORMATIKA
ESE LETRARE
MENAXHIM BIZNESI
NJOHURI PER MEDIANIAN
TRASHGIMI KULTURORE
Anatomi
ESE FILOZOFIKE
GAZETARI
INFERMJERI
MENAXHIM TURIZEM
SHKENC TOKE
E DREJTA NDERKOMBETARE PUBLIKE
HISTORI BOTRORE
POLITIKAT E SIGURIS KOMBETARE
E DREJTA E PRONES
Histori e Mendimit Politik
ALL POST
AUDITIM BANKAR
BAZAT E DEMOKRACISE DHE TE DREJTAT E NJERIUT
ESE SHKENCORE
FILOZOFI
HISTORI ARTI
HISTORI E EKONOMIS SHQIPTARE
LETERSI
MENAXHIM NDERTIMI
MIKROEKONOMI
POEMA
PSIKOLOGJI REHABILITIMI
BJOLOGJI
EDREJTA E MJEDISIT
FJALE TE URTA
LEKSIONE AUDITIM
MARDHENIA ME PUBLIKUN
MASTER SHKENCOR
Marrëdhënie Ndërkombëtare
PSIKOLOGJI KESHILLIMI
PSIKOLOGJI SHKOLLE
SINTAKS
TEORI E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE
ANGLISHT
EDUKIM MUZIKORE
ESE ANGLISHT
ESE INFORMUESE
GJUHE
INFERMIERI
KERKIM SHKENCOR
METODAT E EDUKIMIT EMPIRIK
METODIKE ARITMETIKE
PSIKOLOGJI ZHVILLIMI
TEKNOLOGJI INFORMACIONI
TRASHGIMI KULTURORE EUROPIANE
APLIKIM KOMPJUTERIK
BUJQESI
ESE HISTORIKE
ETIKA E TE USHQYERIT
GUIDE TURISTIKE
HIGJENE
HYRJE NE PSIKOLOGJI
INFORMATIK
ISMAIL KADARE
LETERSI PER FEMIJE
MENAXHIM KLASE
MESIMDHENIE
ORGANET E MARDHENIEVE NDERKOMBETARE
PSIKOTERAPI
SOCIOLOGJI EDUKIMI
pyetjet e Licences
ANALIZE sHARL BODLER
Dituri natyre
E DREJTA KUSHTETUESA
EDUKIM FIZIK
EDUKIM PER KARRIER
KSHILLA SHTATZANIE
LIBRA LEXO-SHKARIKO
LOGJIKE
MATURA SHTETERORE
MBROJTJE DOKTORRATURE
MIGJENI
MUZIKE
POLITIK ARSIMORE
POLITIKA NE BE
PSIKOLOGJI E ZBATUAR NE MESIMDHENIE
RECENSION
TEME DIPLOME
hist
Post più popolari
-
ESE: Atdheu Im Atdhe, nje fjale qe menjehere te sjell ndermend vendlindjen tone te bukur. Per ne shqiptaret atdheu eshte shume i rende...
-
Ese letrare : Deshira ime Deshira ime . . Siç dihet çdo njeri ka dëshira. Një prej tyre jam edhe unë. Por kur bëhet fjalë vetëm për ...
-
Kafshet ne rrezik zhdukje neShqiperi Kafshët e rralla në vendin tonë prej disa vitesh janë rrezikuar të pakësohen si pasojë e dë...
-
“ I HUAJI ROMAN I MASËS APO I LEXUESIT TË SPECIALIZUAR” Hyrje Çfarë ndikimi ka tek ne si qenie njerezore ky roman?Albert Kamy...
-
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL ANALIZE LETRARE: KENGET E MILOSAOS - JERONIM DE RADA [ANALIZE LETRARE] KËNGA XX Poemat epiko...
-
Grupi i shtatëmbëdhjetë i elementeve kimike Ky grup përbehet nga këto elemente : Fluori Klori Bromi Jodi ...
-
Ç’fare eshte Organizimi i Komunitetit? Qëllimi kryesor i organizimit në komunitet, është të ndihmojë njerëzit të identifikojnë ne...
-
MBIERMRI Mbiemër quhet ajo pjesë e ndryshueshme e ligjeratës që emërton një tipa, cilësi të një frymori a të një sen...
-
Tema: Gjakmarrja Nje pellumb I bardhe fluturon ne qiellin me ngjyren e syve te sapo-qare, te vuajtur deri ne skuqje. Pershkon hapesir...